Close
Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 183
  1. #101
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Besoj se eshte gabim qe eshte lene jashte Bylykbashi, pasi ai ka nje stil loje qe ngjan shume me lojtarin e perfaqsueses engleze, Gerard.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 26-08-2006 mė 08:32

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Tė gjitha "pse"-tė e trajnerit Bariē

    Kroati Oto Bariē ka rikthyer nė kombėtaren shqiptare tė futbollit portierin kosovar Arjan Beqaj, por ai nuk ka nisur njė ftesė pėr golashėnuesin mė tė mirė tė kombėtares, Alban Bushi. Pėr kėto dhe shumė tė tjera, ai ka folur ekskluzivisht pėr "Sportin shqiptar", duke pranuar qė tė diskutojė haptazi pėr tė ftuarit, tė paftuarit dhe planet e tij pėr muajt e ardhshėm.
    Sikurse dihet, Shqipėria mė 2 shtator do tė fillojė eliminatoret pėr nė Euro 2008-n, me ndeshjen e parė qė do ta luajė nė Minsk me Bjellorusinė vendase. Katėr ditė mė vonė, kuqezinjtė tanė do tė kthehen nė Tiranė pėr tė luajtur ndeshjen e dytė ndaj Rumanisė. Para ndeshjes sė parė ėshtė parashikuar qė kuqezinjtė tė bėjnė njė fazė tė vogėl pėrgatitore nė Hamburg tė Gjermanisė. Ndėrkohė, dje kroati ka shpallur listėn e kuqezinjve pėr tė dyja takimet dhe jep "pse"-tė e tij pėr ēdo zgjedhje dhe mosthirrje tė ndonjėrit.
    "Nė kombėtare janė thirrur kryesisht lojtarėt qė kanė luajtur kundėr San Marinos. Tefik Osmanin ia dhashė ekipit U 21. Pėr ekipin them se mbetet problematike ēėshtja e futbollistėve qė nuk kanė klube, apo kanė minutash tė vogėl nė radhėt e tyre,"- tė thotė nė fillim trajneri Bariē, kur e pyet pėr tė pėrzgjedhurit e tij.
    Trajnerit kroat i kujtojmė se kėsaj here ėshtė thirrur nė kombėtare portieri Arian Beqaj, qė nga shumėkush konsiderohet "gardiani" mė i mirė shqiptar, jo vetėm se ka luajtur nė kampionatin grek, qė ėshtė shumė herė mė lart se ai shqiptar, por edhe sepse ka njė eksperiencė tė duhur nė kėsi rastesh dhe po kalon njė formė tė mirė sportive me ekipin qipriot ku aktivizohet tani. "Beqaj ėshtė ftuar si portieri i tretė,"- tė thotė shkurt Bariē. E habitshme! Eshtė ftuar si portier i tretė njeriu qė ndėr vite ėshtė konsideruar portieri mė i mirė i huaj nė Greqi dhe ka marrė lėvdata tė shumta javore! Kur ia bėjmė tė ditura kėto fakte, qė pranon se i dėgjon pėr herė tė parė dhe nuk ia ka thėnė deri tani asnjeri, kroato austriaku arsyetohet me fjalėt: "Beqajn do ta shoh nga afėr nė stėrvitje dhe nėse ėshtė i mirė sa thoni ju, atėherė sigurisht qė do tė ketė rastin tė luajė. Por, duhet pranuar se tė dy portierėt e tjerė kanė qenė tė ftuar rregullisht nė grumbullimet e fundit tė kombėtares. Unė e di se kjo nuk ėshtė njė kombėtare ideale, por jam i bindur se ia kam qėlluar 90 % me ftesat e dėrguara".
    Trajneri Bariē ka arsyetime edhe pėr ftesėn qė i ka dėrguar Bledi Shkėmbit, tė cilin, ndonėse e njeh nga kampionati kroat, po ashtu e di se ka kohė qė nuk ka luajtur zyrtarisht dhe ėshtė pjesė e ekipit tė dytė ukrainas, Metalurg Zaporozhja. "E di qė Shkėmbi nuk luan, por deri sa nuk gjej lojtar mė tė mirė, atėherė u detyrova tė ftoj atė. E kundėrta ėshtė me Mukėn, qė nuk ka luajtur shumė te Brigeli. Kundėr San Marinos ai u tregua shumė i mirė dhe mua mė bindi me cilėsitė e tij. Dua tė jem i sinqertė me futbollistėt, pasi zėvendėsimet qė bėj dua tė jenė tė arsyeshme dhe mė tė mira se zgjedhjet fillestare qė i kam. Shembulli tjetėr, pse kam ftuar mbrojtėsin Dede, qė e kam ndjekur nga afėr dhe mė ka pėlqyer loja e tij, apo edhe vetė performanca qė ka treguar Salihi nė ndeshjet e fundit ndėrkombėtare, qė gjithashtu i kam ndjekur nga afėr,"- tė thotė trajneri Bariē.
    Nė bisedė e sipėr i pėrmendim trajnerit kuqezi se jashtė zgjedhjes pėr kėto dy ndeshje ka lėnė edhe golashėnuesin mė tė mirė tė kombėtares, Alban Bushi, i cili e ka filluar sezonin e ri me gol nė Greqi. "Bushin do ta shikoj nga afėr dhe ju premtoj se edhe ai do tė ftohet. Ju premtoj se do tė mundohem tė nxjerr maksimumin pėr sa i pėrket ndjekjes sė lojtarėve. Ju premtoj se formula ime e kombėtares do tė jetė "futbollistėt qė do tė jenė nė formė do tė ftohen pėr ndeshje, sepse ata vlejnė edhe pėr fanellėn kuqezi. Do t'i ndjek futbollistėt nė Shqipėri, qė janė potencial pėr nė kombėtare, por sidomos ata qė luajnė jashtė vendit," - thotė trajneri i ri i kuqezinjve. I pyetur pėr planet e tij nė tė ardhmen, Bariē shton: "Kryesorja, pėrsa u pėrket grumbullimeve tė kombėtares, do tė jetė pas 6 muajsh, pikėrisht atėherė kur unė pres tė kemi disa lojtarė tė rinj. Kėta tė fundit, qė janė piketuar, do t'i shėrbejnė kombėtares pėr njė kohė mė tė gjatė. Njė nga ata ėshtė edhe Besart Berisha, i cili pres tė marrė nėnshtetėsinė shqiptare dhe ta ftoj, sepse e kam ndjekur nė Bundesligė dhe ėshtė njė lojtar i vlefshėm," - e pėrfundon bisedėn telefonike trajneri i kombėtares, Oto Bariē, duke paralajmėruar konkurrencė tė re nė sulmin kuqezi.

    Shpallet lista e kuqezinjve pėr dy ndeshjet, me Bjellorusinė dhe Rumaninė
    Dede dhe Beqaj, risitė e Bariēit
    Trajneri i kombėtares shqiptare, Oto Bariē, ka publikuar mė nė fund listėn e lojtarėve qė do tė grumbullojė pėr ndeshjet zyrtare qė ekipi ynė do tė zhvillojė me Bjellorusinė dhe Rumaninė mė 2 dhe 6 shtator. Ashtu siē pritej, lista pėr dy ndeshjet e para eliminatore tė Euro 2008 s nuk ka pasur shumė surpriza nga lista pėr miqėsoren e San Marinos. Pas shumė kohėsh, nė kombėtare ėshtė rikthyer mbrojtėsi i Tiranės, Nevil Dede i cili nuk ėshtė se ka qenė shumė i pėlqyer nga trajneri Hans Peter Brigel. Edhe Arjan Beqaj mė nė fund ėshtė rikthyer nė kombėtare. Debatik Curri, i cili u grumbullua vetėm nė momentet e fundit nga Bariēi pėr San Marino, ėshtė konfirmuar pėr dy ndeshjet e shtatorit. Nga kampionati shqiptar, veē Bylykbashit, janė konfirmuar tė gjithė lojtarėt e tjerė, Muka, Xhafa, Lika, Hidi, Duro dhe Salihi. Kuqezinjtė pritet tė nisen ditėn e hėnė, nė orėn 8.30 tė mėngjesit, nė drejtim tė Hamburgut, ku skuadra do tė zhvillojė disa ditė stėrvitje dhe mė pas do tė udhėtojė drejt Minskut pėr tė zhvilluar ndeshjen mė 2 shtator.
    Lista e kombėtares
    1.Ilion Lika (Dinamo)
    2.Isli Hidi (Tirana)
    3.Arjan Beqaj (Anothorsis)
    4.Nevil Dede (Tirana),
    5.Armend Dallku (Vorskla Poltava)
    6.Erion Xhafa (Dinamo)
    7.Elvin Beqiri (Metalurg Donjeck)
    8.Adrian Aliaj (Pa skuadėr)
    9.Lorik Cana (Olimpik Marsejė)
    10.Klodian Duro (Tirana)
    11.Ervin Skela (Pa skuadėr)
    12.Edvin Murati (Pa skuadėr)
    13.Devi Mukaj (Tirana)
    14.Altin Lala (Hanover)
    15.Altin Haxhi (Ergotelis)
    16.Besnik Hasi (Lokeren)
    17.Blendi Shkėmbi (Metalurg Zaporozhje)
    18.Debatik Curri (Vorskla Poltava)
    19.Erion Bogdani (Siena),
    20.Igli Tare (Lacio)
    21.Edmond Kapllani (Karlsruhe)
    22.Hamdi Salihi (Tirana)
    23.Bekim Kastrati (Eintraht Braunshvajg)


    Bushati shpall Shpresėn anti Spanjė
    Trajneri i kombėtares Shpresa, Artan Bushati, ka shpallur listėn e lojtarėve qė ka grumbulluar pėr ndeshjen e radhės me ekipin e Spanjės mė 1 shtator. Trajneri shkodran ka grumbulluar 23 lojtarė. E gjithė skuadra ėshtė ajo qė ėshtė grumbulluar pėr ndeshjen me Sllovakinė. Bushati ka bėrė shumė pak ndryshime nė ekip. Skuadra e vogėl kuqezi do tė grumbullohet mė 27 gusht nė Durrės, nė hotel "Leonardo", dhe do tė stėrvitet nė Kamėz, Durrės dhe Shijak. Mė 1 shtator, nė "Selman Stėrmasi", ora 15.00 skuadra do tė pėrballet me ekipin U 21 tė Spanjės.
    Lista e Shpresės
    1.Andrea Koliqi (Selanik Greqi)
    2. Marjo Bytyēi (Besėlidhja)
    3. Xhimi Tufina (SRL Savona)
    4. Andi Lila (Besa)
    5. Erjon Dushku (Kastrioti)
    6. Dritan Smajli (Besėlidhja)
    7. Vangjel Mile (Konvsinger)
    8. Besian Ēeliku (Kastrioti)
    9. Bledar Hodo (Teuta)
    10. Renato Arapi (Besa)
    11. Emiliano Veliaj (Besa)
    12. Olgert Stafa (Luftėtari)
    13. Reztajld Agolli (Skėnderbeu)
    14. Elis Bakaj (Partizani)
    15. Gilman Lika (Vllaznia)
    16. Egert Kuēi (Elbasani)
    17. Alsid Tafili (Vllaznia)
    18. Oriand Abazaj (Shkumbini)
    19. Devis Mema (Apolonia)
    20. Eleandro Pema (Tirana)
    21. Mirel Ēota (Ivrea Torino)
    22. Bledjon Guga (Flamurtari)
    23 Tefik Osmani (Besa)

    Driton Latifi
    Sporti Shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-08-2006 mė 10:57

  3. #103
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pse duhet te arrihet nje marreveshje patjeter midis MKRST dhe FSHF-se per tu luajtur ndeshja Shqiperi - Rumani ne Qemal Stafa?

    Qemal Stafa eshte stadiumi me i rregulluar dhe me i madh i kombetares. Duke negociuar dhe ardhur deri te nje zgjidhje midis ketyre institucioneve, qe te gjithe dalin fitues sepse bileta shiten me shume (me shume ulese ne Qemal Stafa se ne stadiumet tjera) dhe keshtu te ardhurat nga kjo ndeshje rriten, pra me shume para ne dispozicion per tu ndare midis ketyre dy institucioneve, pastaj me shume tifoze do kene mundesine ta ndjekin drejtperdrejte lojen (pra me shume tifoze mund te kenaqen), pastaj duke qene se numri i tifozeve eshte me i madh edhe kombetarja do kete perkrahje nga nje numer me i madh njerezish.

    Qe te dyja palet si Ministria (Drejtoria e Stadiumit) ashtu edhe FSHF duhet te leshojne pe pak ne kerkesat e tyre dhe te arrihet sa me pare nje marreveshje me konsensus per stadiumin Qemal Stafa.

    I urojme nje fitore kombetares sone ne kete ndeshje e ne te gjitha ndeshjet tjera.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Pershendetje dodoni,

    Marreveshja midis drejtueseve te stadiumit kombetar Qemal Stafa dhe FSHS eshte arritur per ndeshjen me Rumanine. Drejtori Perikli Dhales ka theksuar se marreveshja eshte vetem per kete ndeshje. Mosmarreveshja ishte per ndarjen e fitimeve nga kjo ndeshje. Federata pa te drejte kerkon te marre nga fitimet e stadiumit Qemal Stafa duke ju bere presion se do ta zhvendosi kete ndeshje ne nje stadium tjeter meqe ajo e ka vete ne dore kete gje. FSHS nuk duhet te marri me shume se 10% te fitimeve nga shitja e biletave sepse nuk ka dhene nje qindarke per rregullimin e stadiumit. Ministria dhe drejtoria e stadiumit nga ana tjeter kerkojne me shume te ardhura sepse me grantin e kaluar per rregullimin e stadiumit abuzuan shume dhe futen me teper se cduhej para ne xhep. Kjo beri qe tapeti i stadiumit te prishej me shpejt nga cpritej dhe ne kete menyre tani ju duhen perseri para per ta rregulluar, para qe nuk ju a jep kush pas abuzimeve te bera, ndaj dhe ata perdorin ndeshjet e kombetares si objekt perfitimi te te ardhurave shtese. Te dyja palet e kane mendjen tek perfitimet private, dhe kur them private them ne xhepat e individeve dhe jo te institucioneve, prandaj kembngulin ne marrjen e nje perqindjeje sa me te larte fitimesh gje qe nuk i sherben aspak futbollit ne vend. me psohte keni materialin e botuar ne gazeten e sotme:

    Ndeshja mes Shqipėrisė dhe Rumanisė mė 6 shtator do tė luhet nė "Qemal Stafa" 29-08-2006

    Komision bipartizan pėr "Qemal Stafėn"

    Ndeshja Shqipėri Rumani do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Eshtė ky vendimi mė i fundit i dy institucioneve tė futbollit. Kėshtu, dje paradite, njė delegacion i FSHF sė dhe pėrfaqėsuesit e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa" janė takuar kokė mė kokė pėr tė diskutuar rreth mosmarrėveshjeve qė dy institucionet kanė prej disa kohėsh. Takimi ka zgjatur jo pak, por nė fund tė tij palėt i kanė mbyllur tė gjitha keqkuptimet dhe mosmarrėveshjet dhe kanė vendosur qė gjiganti shqiptar "Qemal Stafa" tė vazhdojė tė jetė shtėpia e kombėtares shqiptare. Akordi ėshtė arritur pas njė diskutimi tė gjatė mes palėve. Lajmi ėshtė konfirmuar dje pėr shtypin nga vetė sekretari i pėrgjithshėm i federatės, Roland Mici. Ky i fundit ka pohuar se mes drejtorisė sė stadiumit dhe FSHF sė ėshtė arritur njė marrėveshje pėr ndeshjen me Rumaninė dhe takimi do tė luhet normalisht nė stadiumin mė tė madh tė vendit. Palėt kanė rėnė dakord pėr pėrqindjet e biletave dhe anėn financiare. "Kemi zhvilluar njė takim me drejtuesit e stadiumit. Realisht takimi ka qenė i frytshėm. Palėt mė nė fund ranė dakord qė ndeshja me Rumaninė tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa"," ėshtė shprehur sekretari Mici. Ky i fundit, veē konfirmimit tė marrėveshjes mes stadiumit dhe FSHF sė, ka folur edhe pėr termat financiarė qė janė diskutuar nė takim dhe qė ka qenė themra e Akilit e mosmarrėveshjeve. "Me stadiumin ramė dakord qė ndeshja tė luhet nė "Qemal Stafa", duke ndarė tė ardhurat pėrgjysmė. Pra, 50 pėr qind ne dhe 50 pėr qind stadiumi. Biletat u vendos qė tė shtypeshin nga FSHF ja, pasi kjo e fundit ka sponsorė dhe duhet t'i pėrmbahet kontratės," ka pohuar Mici. Sekretari i pėrgjithshėm i FSHF sė ka shtuar se gjithashtu mes FSHF sė dhe sh.a. Qendra Sportive ėshtė rėnė dakord qė tė ngrihet njė komision bipartizan. Ky komision do tė menaxhojė shitjen e biletave pėr ndeshjen me Rumaninė. Pra, palėt kanė ngritur njė grup pune pėr shitjen e biletave. Me lėvizjen mė tė fundit tė stadiumit dhe FSHF sė ėshtė arritur marrėveshja qė ekipi kombėtar tė mos largohet nga stadiumi mė i mirė i Shqipėrisė "Qemal Stafa", qė ėshtė edhe legjenda e futbollit shqiptar.

    Olsi Avdiaj
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 29-08-2006 mė 12:51

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Kombėtarja shqiptare ka qenė e kompletuar dje pasdite nė stėrvitjen e parė nė Hamburg 29-08-2006

    Kuqezinjtė, nis fushata anti-Bjellorusi

    Kombėtarja shqiptare filloi dje zyrtarisht pėrgatitjet pėr ndeshjen eliminatore me Bjellorusinė. Paraditen e djeshme pjesa shqiptare e ekipit kombėtar ėshtė nisur nė drejtim tė Hamburgut. Pasi ka zbritur nė Hamburg, kombėtarja jonė ka udhėtuar drejt hotelit tė shqiptaro-kosovarit Xhelil Musa, ku pėr 4 ditė me radhė do tė akomodohet dhe do tė zhvillojė stėrvitje nė prag tė sfidės me Bjellorusinė. Sipas informacioneve tė marra nga shefi i sektorit tė ekipeve kombėtare, Besnik Ēela, rruga ka shkuar normalisht dhe ekipi ėshtė akomoduar nė hotelin gjerman. Edhe pjesa tjetėr e lojtarėve kuqezinj ka mbėrritur nga mesdita nė hotel. Kėshtu, lojtarėt nga kampionati grek, ai italian, por edhe ata qė luajnė nė Gjermani, Francė e Belgjikė, kanė mbėrritur nė orėt e pasdites nė hotel, duke e kompletuar kėsisoji kampin kuqezi. Edhe trajneri i ekipit kombėtar, Oto Bariē, dhe ndihmėsit e tij sė bashku me stafin kanė mbėrritur mė herėt nė Hamburg. Mbrėmjen e djeshme nė hotelin "Bei Musa Gruene Tane", qė ėshtė edhe rezidenca e ekipit kombėtar, i tėrė ekipi kombėtar ka qenė i plotė. Trajneri Bariē dje ka zhvilluar vetėm njė stėrvitje shkrydhėse, ndėrkohė qė sot pritet qė kroati tė zhvillojė dy seanca stėrvitore. Njėra do tė zhvillohet paradite, ndėrsa stėrvitja tjetėr do tė zhvillohet pasdite. Deri mė datė 31 gusht, kuqezinjtė do tė stėrviten me kėtė ritėm. Mė 1 shtator, skuadra jonė me ēarter do tė udhėtojė nė drejtim tė Bjellorusisė pėr tė luajtur mė pas mė dy shtator nė Minsk ndeshjen e parė zyrtare pėr Euro 2008 ėn. Mėsohet se tė gjithė kuqezinjtė e thirrur nga Bariē janė nė formė tė mirė sportive dhe pa asnjė dėmtim, pėrjashto kėtu Klodian Duron, qė ka pasur disa probleme muskulare, por qė sipas stafit mjekėsor kuqezi, janė plotėsisht tė kalueshme.

    Lista e kuqezinjve
    1.Ilion Lika (Dinamo)
    2.Isli Hidi (Tirana)
    3.Arjan Beqaj (Anothorsis)
    4.Nevil Dede (Tirana),
    5.Armend Dallku (Vorskla Poltava)
    6.Erion Xhafa (Dinamo)
    7.Elvin Beqiri (Metalurg Donjeck)
    8.Adrian Aliaj (Pa skuadėr)
    9.Lorik Cana (Olimpik Marsejė)
    10.Klodian Duro (Tirana)
    11.Ervin Skela (Pa skuadėr)
    12.Edvin Murati (Pa skuadėr)
    13.Devi Mukaj (Tirana)
    14.Altin Lala (Hanover)
    15.Altin Haxhi (Ergotelis)
    16.Besnik Hasi (Lokeren)
    17.Blendi Shkėmbi (Metalurg Zaporozhje)
    18.Debatik Curri (Vorskla Poltava)
    19.Erion Bogdani (Siena),
    20.Igli Tare (Lacio)
    21.Edmond Kapllani (Karlsruhe)
    22.Hamdi Salihi (Tirana)
    23.Bekim Kastrati (Eintraht Braunshvajg)


    Ekipi i Bjellorusisė
    Yuri Zhevnov (FC Moskva)
    Vasili Khomutovski (FC Tom Tomsk)
    Sergei Omelyanchuk (FC Shinnik Yaroslavl)
    Sergei Shtanyuk (FC Luch Energia Vladivostok)
    Dmitri Lentsevich (FC Torpedo Moskva)
    Aleksandr Yurevich (FC Shakhtyor Soligorsk)
    Aleksandr Shagoiko (FC Gomel)
    Aleksei Pankovets (FC Gomel)
    Dmitri Molosh (FC BATE Borisov)
    Timofei Kalachev (FC Rostov)
    Vladimir Korytko (FC Terek Chechenskaya Respublika)
    Aleksandr Kulchy (FC Tom Tomsk)
    Denis Kovba (FC Krylya Sovetov Samara)
    Maksim Romaschenko (FC Dinamo Moskva)
    Aleksandr Hleb (Arsenal FC)
    Oleg Strakhanovich (FC MTZ RIPO Minsk)
    Vitali Kutuzov (FC Parma)
    Vitali Bulyga (FC Tom Tomsk)
    Sergei Kornilenko (FC Dnipro Dnipropetrovsk)
    Artyom Kontsevoi (FC MTZ RIPO Minsk)
    Vitali Lanko (FC Spartak Nalchik)
    Vyacheslav Hleb (FC MTZ RIPO Minsk)


    TVSH, 100.000 euro pėr kuqezinjtė
    Televizioni Publik Shqiptar ka arritur dje njė marrėveshje me FSHF nė, duke blerė tė drejtėn televizive tė kombėtares shqiptare deri nė fund tė eliminatoreve pėr Euro 2008 ėn. Lajmi ėshtė publikuar dje nga FSHF. Sipas zyrės sė shtypit nė federatė, presidenti i federatės, Duka, dhe drejtori i TVSH sė Zheji janė takuar me njėri tjetrin. Ata kanė diskutuar gjatė nė lidhje me tė drejtėn televizive tė kuqezinjve pėr tė gjitha ndeshjet brenda deri nė fund tė Euro 2008 s. Nė paketė janė pėrfshirė edhe takimet miqėsore. TVSH ka rėnė dakord qė tė blejė tė drejtėn e kombėtares pėr 100.000 euro, duke zgjidhur pėrfundimisht edhe krizėn mes dy institucioneve.

    Duka dhe Mici, tė dy nė Zvicėr
    Presidenti i FSHF sė Armando Duka dhe sekretari Roland Mici do tė udhėtojnė sot drejt Zvicrės. Dyshja e FSHF sė do tė udhėtojė pėr tė marrė pjesė nė njė seminar tė UEFA s nė qeverinė europiane tė futbollit. Pas kėtij takimi, dyshja e FSHF sė do tė udhėtojė drejt Hamburgut.

    Olsi Avdiaj
    Sporti Shqiptar

  6. #106
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe mosthirrja e Redi Jupit me duket e pakuptimte.Nje lojtar me pervojen e tij !!Aktivizimi i tij ne ndeshjet e fundit i dha nje tjeter kolorit ekipit.

    Gjithashtu duhet te thirren edhe Gjasula dhe Agolli nga kampionati sviceran.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 29-08-2006 mė 13:06

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Sapo mora vesh se shpresat paskan fituar 2-0 me Vllaznine pretendente te ketij sezoni. Po ato shpresa qe moren ate barazim jashte fushe me Sllovakine, kane arritur te shperbejne shkodranet pretendente kete sezon te ri futbollistik me nga nje gol ne cdo pjese.

    Redi Jupi eshte nje lojtar me shume vlera. Aktivizohet rregullisht dhe eshte protagonist per ekipin e tij. Fatkeqsisht trajneri Otto Baric, ashtu si dhe Brigel, i ndalohet rreptesisht te therrase lojtare te cilet jane ne listen e zeze te anetareve te FSHF. Baric ndoshta nuk e di fare qe egziston nje lojtar shqiptar me emrin Jupi qe aktivizohet ne kampionatin Turk, i cili eshte me nje nivel disa here me te larte se ai joni. Gje qe u pa ne perballjen e Tiranes me Kaizersporin.

  8. #108
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Tulipani Zi
    Me produktive se Kuijt-van Persie, Petrov-Berbatov ose Mutu-Niculae?
    Tare ka kohe qe ka marre fund dhe ne nuk mund te luajme me dy sulmuesa te te njejtit tip. Ne krah te Bogdanit duhet nje sulmues i shpejte si Salihi. Ne nje ekip qe krosi pothuajse nuk ekziston fare nuk mund te luhet me dy "shtylla".

    Shiko ! Bogdani eshte sulmuesi me i mire i ketij grupi.Ne Seria A ai kohet i fundit asnjehere nuk ka dhene maksimumin e tij per frike te demtimeve.Nje Bogdan ne 100% te aftesive te tij eshte i nje niveli me Adrianon (psh).

    Tare ka shume eksperience dhe me koke eshte padyshim me i miri i lojtareve te sipermendur.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    E ke gabim Tulipani Zi, sulmuesi i gjate nuk perdoret vetem per te shfrytezuar kroset por edhe per te terhequr kundershtaret kur topi niset nga portieri. Ne kombetaren Shqiptare, nuk eshte e vertete se nuk perdoret krosi. Murati dhe Duro jane dy lojtare krahu shume te shpejte qe nese shperthejne ne krah e kapin kundershtarin ne befasi dhe ne kete menyre japin nje kros per Taren apo Bogdanin qe pret ne zone. Megjithese kjo skeme nuk aplikohet shume perseri nuk mund te thuhet se eshte inegzistente.

  10. #110
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Redi Jupi sezonin e kaluar luante ne Diarbakirspor qe tani ka rene ne ligen e dyte turke, kete sezon nuk e di se ku eshte duke luajtur. Mirepo, me ligen e dyte turke nuk mendoj qe dikush mund te kete vend ne kombetare.

    Pervec Gjasules e Agollit mund te ftohen prape edhe Dragusha e Bunjaku qe aktivizohen me Paderborn ne Bundesliga 2 dhe Genc Mehmeti qe luan bashke me Agollin ne Lucern. Baric paralajmeroj se pervec Berishes ne ndeshjet e rradhes do ftohen edhe Agolli e Mergim Mavraj (mbrojtes).

    Edhe une pajtohem me juve Qerim e E.T. ne lidhje me Bogdanin e Taren por mendoj qe sulmi duhet te kete nje lojtar te gjate (Bogdanin ose Taren) dhe nje lojtar te shpejte, driblues, dhe qe ka aftesi te mira te zoterimit te topit me kembe si Besart Berisha apo Hamdi Salihi psh. sepse nese luhet me dy sulmues te gjate, gjithe loja duhet te koncentrohet nga krahet pastaj. Nejse, Bogdani eshte i mire edhe me kembe, por Tare me kembe nuk eshte aq i mire edhe pse me koke eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 29-08-2006 mė 16:55
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •