Close
Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 183
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ishalla po na del i hajrit ky kroati do jete enderr per ne te kualifikohemi per ne europian

  2. #82
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Shqiperia ngjitet ne nje rekord te ri ne renditjet e FIFA's

    Ne renditjen e re te FIFA's te muajit Maj, Shqiperia eshte ngjitur 20 venda me lart, pra nje rekord i ri.

    Shqiperia ndodhet ne vendin e 65...



    Renditja e plote:

    http://www.fifa.com/en/mens/statisti...l-2006,00.html

  3. #83
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Shume vende paskemi hypur, kjo si rezultati qe patem ne grup per botrorin 2006, por mua kjo renditja sma mbush mendjen fare !


    Po te shikosh me kujdes jan ca skuadra siper nesh qe me futbollin skan te bejn fare po hajd mo ca me bo!

  4. #84
    Mire e thote ky mire po si shume yrysh ka mare , Luksemburgun para e kemi , ja te shohim
    Hollanden e kemi ne xhep
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  5. #85
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Miqėsorja e radhės

    -------------------------------------------

    Drejtuesit e FSHF-sė nuk kanė zgjidhur ende problemin e miqėsores sė muajit gusht tė pėrfaqėsueses shqiptare, edhe pse e kanė cilėsuar si prioritet njė gjė tė tillė, pas emėrimit tė trajnerit tė ri, Oto Bariē, 10 ditė mė parė. Sipas burimeve zyrtare tė FSHF-sė, alternativa mė e mundshme ėshtė Turqia, e cila
    nuk ka njė datė tė lirė, ndėrsa pritet me padurim njė pėrgjigje definitive e Anglisė, pėr njė miqėsore nė Londėr, mė 16 gusht. Dje, nė FSHF ka mbėrritur njė faks nga zyra e shtypit e Federatės Angleze tė Futbollit (FA), i cili i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sė drejtuar nga institucioni shqiptar pak ditė mė parė. FSHF dėrgoi pak ditė mė parė njė faks nė adresė tė FA-sė, duke i kėrkuar kėtyre tė fundit qė tė organizonin njė miqėsore nė Londėr, mė 16 gusht, meqė aktualisht Kombėtarja, me tė cilin kishin planifikuar tė zhvillonin ndeshje nė njė datė tė tillė, Greqia, ishte e pezulluar nga tė gjitha aktivitetet ndėrkombėtare. Pėrgjigjja e palės angleze ka qenė diplomatike, pasi nė faksin e mbėrritur nė institucionin shqiptar saktėsohej se do tė pritej edhe njė javė para se tė vendosej pėrfundimisht nėse do tė mbahej emri i Greqisė nė axhendėn e pėrfaqėsueses apo jo. Nė rast se hipoteza e dytė do tė merrej parasysh nga trajneri i “luanėve”, atėherė do tė merrej nė konsideratė edhe kėrkesa e FSHF-sė pėr tė zhvilluar njė takim mė 16 gusht, normalisht nė kryeqytetin anglez.
    Edhe pse pėrgjigjja nė fjalė ėshtė mjaft evazive, drejtuesit e FSHF-sė kanė vendosur tė presin edhe njė javė para se tė intensifikojnė kontaktet me drejtues tė federatave tė tjera, me tė cilat kanė lidhje. Nė “pole-position” qėndron pėrfaqėsuesja turke, me tė cilėn kanė filluar kontaktet e para prej mė se dy muajsh. Drejtuesit turq kanė rėnė parimisht dakord prej kohėsh, duke pasur parasysh se ata e kanė tė lirė datėn 16 gusht, pasi nuk kanė planifikuar njė miqėsore tė mundshme.
    Ndaj, kandidatura shqiptare ėshtė quajtur si mjaft e rėndėsishme edhe pėr Turqinė, e cila kėrkon tė pėrgatitė eliminatoret e Euro 2008, duke shpresuar qė tė kthehet mes ekipeve mė tė mira nė Evropė, pasi ka dėshtuar nė dy turnetė e fundit ndėrkombėtarė. Pėr mė tepėr, turqit kanė ende njė hesap pėr tė larė me kuqezinjtė, pasi duan t’i dėshmojnė opinionit publik se fitorja e tyre nė ndeshjen e fundit tė eliminatoreve tė Botėrorit nuk ishte e falur, por e merituar. Megjithatė, ata i kanė kėrkuar FSHF-sė tė nxitojė pėr tė pėrcaktuar detajet, nė tė kundėrt do tė kėrkojnė njė tjetėr kundėrshtar gjatė kėtyre ditėve. Si rrjedhojė, nėse FSHF nuk arrin tė rregullojė ēėshtjen e miqėsores brenda kėsaj jave, rrezikohet qė edhe hipoteza e “sigurt” turke tė bjerė poshtė.

    -------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #86
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar mė parė nga romeoOOO
    Shume vende paskemi hypur, kjo si rezultati qe patem ne grup per botrorin 2006, por mua kjo renditja sma mbush mendjen fare !


    Po te shikosh me kujdes jan ca skuadra siper nesh qe me futbollin skan te bejn fare po hajd mo ca me bo!
    romeoOOO une mendoj qe ki rezultat nuk eshte nga ndeshjet e kombetares ne grupe por kjo vjen si rezultat i nje sistemit te rij per renditjen e kombetareve, pra me pare kombetaret nga Afrika te cilat kane pasur me shume ndeshje kan qene me lart neve ndersa tani vleresohet ndrishe, por me rendesi eshte qe jemi me larte se kur,...
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bariē: Vetem 6 lojtare japin garanci

    ----------------------------------------------

    Trajneri i kombėtares shqiptare, Otto Bariē, po kalon ditėt tij tė fundit tė pushimeve, sepse sė shpejti do tė marrė rrugėn drejt Tiranės. Megjithėse koha nė dispozicion tė tij deri nė ndeshjen e parė zyrtare tė kuqezinjve, nė fillim tė shtatorit me Bjellorusinė, ėshtė shumė e paktė, kroati nuk ndihet shumė i shqetėsuar. Mbase nuk jepet, sepse mė poshtė, nė intervistėn e tij, zbulon se nė kokėn e tij janė fiksuar vetėm 6-7 lojtarė, qė ia kanė mbushur syrin nė kasetat filmike qė ka parė, ndėrsa tė tjerėt, siē e thotė edhe vetė, duhet t'i gjejė. Ai shprehet optimist nė kėtė drejtim, por mbase e ka fjalėn pėr njė tė ardhme jo dhe aq tė shpejtė, d.m.th. jo pėr ndeshjet e para eliminatore tė kėtij europiani, sepse sfida me Bjellorusinė po troket te dera. Madje, Oto Bariē, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė ketė mundėsi ta shikojė skuadrėn as nė ndonjė ndeshje miqėsore para asaj zyrtare, as nė ndonjė zbor disaditor, pasi edhe kjo mundėsi e fundit ka rėnė poshtė. Kjo, sepse klubet nuk i lejojnė lojtarėt e tyre tė jenė nė dispozicion tė trajnerit kuqezi veē datave tė lira tė UEFA-s. E vetmja mundėsi ka mbetur 16 gushti, datė e lirė pėr miqėsore.

    - Bariē, si e vlerėsoni eksperiencėn tuaj tė re nė stolin e Shqipėrisė?

    Pėr herė tė parė me pėrfaqėsuesen shqiptare do tė jem nė fushė mė 16 gusht. Pėr fat tė keq, kundėrshtar i kombėtares A do tė jetė pėrfaqėsuesja e kampionatit shqiptar. Kjo do tė jetė ndeshja e vetme pėrgatitore para pėrballjes me Bjellorusinė nė Minsk dhe me Rumaninė nė Tiranė, ndeshje kėto kualifikuese pėr kampionatin europian tė vitit 2008. Kundėrshtarėt tanė nė grup janė tė fortė, por jam i bindur se diēka do tė arrijmė.

    - Si ju duket kombėtarja e Shqipėrisė, aq sa e njihni?

    Mė e mirė nga sa e mendojnė shumė njerėz. Brigeli ka arritur qė tė bėjė diēka me kėtė skuadėr. Shqiptarėt kanė gjashtė a shtatė lojtarė tė shkėlqyeshėm, qė mė bindin vėrtet. Prandaj, mua mė duhet tė gjej edhe nja katėr a pesė tė tjerė, qė tė kemi njė skuadėr interesante, e cila sigurisht do tė jetė mė e mirė se deri mė tani.

    - Sipas jush, cilėt janė kėta lojtarė tė shkėlqyeshėm, tė cilėt e paskan vendin tė sigurt nė kombėtaren qė do tė drejtoni?

    Bogdani, Cana, Skela, Lala, Beqiri dhe portieri Lika janė baza e ekipit, te tė cilėt nuk dyshoj aspak. Ata e kanė vendin tė sigurt nė kombėtaren qė do tė drejtoj. Tė tjerėt, sikurse ju thashė, mė duhet t'i gjej.

    - Kemi informacion se kontrata juaj financiare me Federatėn Shqiptare tė Futbollit ėshtė shumė e mirė?

    Po, ėshtė e mirė.

    - 400.000 euro neto pėr sezon?

    Kėtė e thoni ju.

    - A ėshtė Shqipėria aq e mirė sa tė mund tė mposhtė Kroacinė?

    E dini si janė gazetarėt? Nė gazetat kroate ka dalė titulli "Shqipėria mund tė mundte edhe Kroacinė", duke m'u referuar mua. Kėtė nuk e kam thėnė kurrė dhe as qė do ta mendoja. Nė radhė tė parė pasi jam kroat. Pastaj se e di fare mirė cila ėshtė Kroacia dhe cila Shqipėria. E vetmja gjė tė cilėn e kam thėnė ėshtė se Shqipėria ime ėshtė aq e fortė sa mund t'i shkaktojė probleme Kroacisė, e cila sot nuk ėshtė aq e mirė sa mund dhe duhet tė jetė. Por gazetarit i ėshtė dukur shumė e butė kjo deklaratė dhe i ėshtė dashur ta pėrmirėsojė.

    - Duke zgjedhur Shqipėrinė, a e keni tradhtuar Qipron? Kemi dėgjuar se keni qenė kandidat i fortė pėr postin e trajnerit tė Qipros?

    Me Qipron kam diskutuar shumė seriozisht dhe nuk e kam tradhtuar. Pėr gjithēka ishim marrė vesh, por mė pas trajneri i tyre, mė duket se ėshtė njė grek, pas disa dėshtimeve, arriti ta ruajė postin e tij. Kėsisoji, nuk kishte vend pėr mua, kėshtu qė zgjodha Shqipėrinė.

    - Pse Qiproja dhe pse Shqipėria?

    Nė radhė tė parė se dua tė punoj, sepse mund tė jap ende shumė. Do tė doja tė jepja pėr Dinamon e Zagrebit, por nuk u kuptuam. Nė Qipro mė pėlqente klima, ashtu si edhe nė Shqipėri. Tirana ėshtė vetėm njė hap larg detit, ndėrsa nė Durrės ėshtė gati si nė Dubrovnik.

    Driton Latifi
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-08-2006 mė 16:36
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Igli Tare ne interviste

    ------------------------------------------------

    - Igli, pas vendimeve tė fundit tė gjykatės sportive italiane, Lacio e shikon veten nė serinė B. Si janė tanimė relatat Tare-Lacio?

    - Nuk ka ndryshuar asgjė. Unė jam lojtar i Lacios dhe ēėshtja ende nuk ėshtė mbyllur, ndaj nuk ka ndryshuar asgjė.

    - Kjo do tė thotė se Tare i qėndron besnik Lacios?

    - Unė kam kontratė me klubin lacial dhe dua ta respektoj atė, qoftė nė serinė A apo nė serinė B. E ardhmja ime do tė jetė te skuadra e Lacios, sido qė tė shkojnė punėt.

    - Tė flasim pak pėr kombėtaren. Ēėshtja qė "djeg" mė shumė ėshtė rinovimi i formacionit kuqezi...

    - Rinovimi ėshtė njė proces qė duhet bėrė ngadalė dhe nė pėrfundim tė ēdo edicioni, domethėnė ēdo dy vjet. Me termin rinovim nuk duhet abuzuar nga askush.

    - Trajneri Bariē ka deklaruar sė fundi se tashmė e ka njė bosht dhe se do tė rinovojė pjesėn tjetėr. Ju mė duket se nuk jeni pjesė e atij boshti. Si e gjykoni kėtė qėndrim tė kroatit?

    - Besoj se trajneri Bariē do tė ketė qenė shumė i emocionuar kur e ka bėrė atė deklarim. Natyrisht, nuk i vė faj, ishte intervista e parė si trajner i kombėtares shqiptare dhe mbase ka rėnė pre e emocionit. Ajo qė besoj unė ėshtė se trajneri Bariē nuk do ta presė kombėtaren me shpatė, nė pjesė, dhe ne do t'i gjendemi nė krah pėr ta ndihmuar. Ai thelbin e deklaroi. Ajo qė mė shqetėson mua ėshtė se nga e ka nxjerrė kėtė thelb.

    - Kjo ėshtė ironi?

    - Jo, ėshtė realiteti. Pėr mua deklarata e trajnerit Bariē ishte njė deklaratė emocionale.

    - Mos vallė mendoni se Bariē nuk ishte personi i duhur pėr tė ndėrmarrė kėtė nismė me kombėtaren tonė?

    - Jo, duke gjykuar nga CV-tė e paraqitura, pas asaj tė Nevio Skalės, ajo e Oto Bariēit ishte mė e sakta. Kjo qė kėrkoj tė them unė nuk ka tė bėjė me gjashtė emrat e pėrmendur dhe me tė tjerėt e lėnė jashtė.

    - Me se ka tė bėjė atėherė?

    - Me idenė e nisjes sė punės. Kjo mėnyrė pune lė pėr tė dyshuar, por kėtė do ta shohim mė vonė.

    - Meqė jemi te mėnyra e punės. Nė Kroaci ka luajtur Tirana, por pėrveē kėsaj, Bariē ka anashkaluar edhe ndeshjen e kampionėve tė Elbasanit. Kjo mėnyrė pune na duket shumė familjare, si e paraardhėsit tė tij...

    - Fillimi i mbarė ėshtė gjysma e punės. Mbase ai nuk e ka parė tė arsyeshme tė ndjekė skuadrat tona. Mesa duket kėrkon tė na shohė vetėm nė testin e 16 gushtit qė do tė zhvillojė kombėtarja A me atė B.

    - D.m.th nuk do tė ketė njė miqėsore tė mirėfilltė?

    - Unė jam njoftuar vetėm pėr njė pėrballje mes kombėtares A dhe asaj B.

    - Rikthehemi te rinovimi. Ju si e gjykoni ndėrmarrjen e tij?

    - Nuk duhet abuzuar me rinovimin. Shohim se bėhen shumė gjėra nė emėr tė rinovimit. Unė, Hasi apo tė tjerė jemi vėrtet nė moshė tė madhe, por ama nuk ėshtė ky thelbi i punės. Mungon ideja e rinovimit. Lojtarėt duhen pėrzgjedhur nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Deri mė sot ata qė kanė shkėlqyer janė afruar dhe askush nuk ėshtė bėrė pengesė pėr ta. Ne na duhet njė plan serioz. Intervista e Bariē nuk e pėrmbante kėtė. Mė la shumė dyshime. Por kėtė do ta tregojė koha.

    - Duket se nuk e aprovoni aspak...

    - Ajo ishte intervistė e dalė nėpėrmjet kasetave. Njė konkluzion i tillė mė duket i ēuditshėm. Besoj se do tė ishte mė e drejtė qė Bariē ta shikonte skuadrėn nga afėr. Ta shikonte nė ndeshje dhe pas tre-katėr muajsh tė jepte njė konkluzion mė tė qartė. Gjithsesi, siē e thashė mė lart, konkluzioni i tij ishte i ēuditshėm.

    - E ēuditshme ishte dhe deklarata e tij nė fillim se Shqipėria e mund Kroacinė, apo nuk e keni lexuar?

    - E kam lexuar dhe e kishte pėrgėnjeshtuar diēka tė tillė.

    - Pra, ju kėrkoni njėkohėsisht njė grup solid dhe njė rinovim tė kombėtares. Duket e vėshtirė apo jo?

    - Nėse bėhet nė mėnyrėn e duhur nuk ėshtė e vėshtirė. Patjetėr qė duhet grupi solid, por ama qė ky grup tė jetė sa mė i fortė duhet qė lojtarėt, tė cilėt e pėrbėjnė atė, tė jenė me kontrata tė rregullta nė klubet ku militojnė. Nė kombėtare nuk mund tė vijė cilido, vetėm se ka dėshirė pėr tė luajtur, nė kombėtare duhet tė vijė ai qė e meriton.

    - Edhe sa mund t'i japė Igli Tare kombėtares sonė?

    - E di qė ka njė fillim e njė mbarim. Fillimi im ka kohė qė ka kaluar, por as mbarimi ende nuk ka ardhur...


    Fanella kuqezi, krenaria mė e madhe e Iglit

    "E kam ndjerė veten gjithmonė krenar qė kam pėrfaqėsuar kombim tim dhe jam ndjerė i emocionuar sa herė qė kam pasur nė shpatulla fanellėn kuqezi! E them me plot gojėn qė nuk ka gėzim e kėnaqėsi tė dytė qė tė jetė e barazvlefshme me atė tė pėrfaqėsimit tė kombit tėnd. Unė e dua kombin dhe kombėtaren time dhe jam krenar pėr kėtė gjė."

    Jeto Selimi
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-08-2006 mė 16:37
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bariē: Premtoj njė ekip kombėtar modern

    --------------------------------------------

    Ashtu siē ishte parashikuar, trajneri kroat i kombėtares shqiptare, Oto Bariē, ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp, menjėherė pas pėrfundimit tė takimit mes pėrfaqėsuesve tė federatės. Ai iu pėrgjigj pyetjeve tė shumta tė gazetarėve dhe ndonjėherė pati edhe "fėrkim" mes pėrfaqėsuesve (Mici, Ēela, Bariē, Nurishmi) dhe medias, ku ndonjė pyetje shkaktonte mėrmėritje mes tė pranishmėve. E megjithatė, Bariēi dje ka folur hapur pėrpara mediave, ndonėse disa detaje iu lanė kohės, tė paktėn ashtu siē deklaroi vetė kroati.

    Takimi i djeshėm mes sekretarit Mici, Ēelės dhe trajnerit Bariē ka sjellė edhe vėnien e piketave tė para tė punės sė kroatit. Kėshtu, sipas asaj qė konfirmoi vetė trajneri dhe sekretari Mici, dje janė zhvilluar bisedimet e para rreth krijimit tė stafit, bisedime qė do marrin trajtė tė plotė nė ditėt nė vijim, nė mbledhjen e radhės tė komitetit ekzekutiv.
    "Ju gazetarėt kėrkoni tė dini gjithēka menjėherė. U zhvillua njė bisedė normale qė ka pasur si epiqendėr zhvillimet pėr muajin e ardhshėm tė skuadrės kombėtare. Kėto bisedime pėrfshijnė gjėra tė ndryshme, si akomodimi i lojtarėve, vendi ku do tė grumbullohet skuadra e tė tjera si kėto."

    Por, ndryshe nga trajneri Bariē, nė pėrfundim tė konferencės sekretari Mici ka saktėsuar se takimi ka pasur tė bėjė edhe me pagesat e pjesėtarėve tė stafit, sidomos tė zėvendėstrajnerit:
    "Mund t'ju konfirmoj se kemi biseduar edhe pėr detajet ekonomike tė ndihmėsit tė Bariēit. Pėr pagesėn e vetė trajnerit kemi rėnė dakord me kohė dhe ky ėshtė njė kapitull i mbyllur. Sot biseduam vetėm pėr ndihmėsin e tij."

    Miqėsorja

    Njė tjetėr temė e nxehtė ėshtė edhe miqėsorja e datės 16 gusht. Nga ajo qė dihet deri mė tani, kundėrshtari i vetėm i kombėtares sonė do tė jetė kombėtarja B, por trajneri Bariē ka konfirmuar dje se po vijojnė kėrkimet pėr njė pėrballje tė nivelit tė duhur:
    "Federata po kėrkon njė kundėrshtar tė fortė. Deri mė tani nuk e kemi, por shumė shpejt do ta kemi, sepse po zhvillohen bisedimet. Unė pres qė brenda javės tė mėsojmė emrin e kundėrshtarit tė kombėtares sonė."

    Ndėrsa nga ana tjetėr, sekretari Mici ka deklaruar se dje ka mbėrritur njė faks nga federata e Uruguajit, sė cilės i ėshtė kthyer pėrgjigje pozitive. Tani mbeten pėr t'u pėrcaktuar detajet dhe vendi i zhvillimit tė saj, nėse bien dakord tė dyja palėt.
    "Federata ka marrė njė ftesė nga homologia e saj uruguajane, e cila ėshtė shprehur e gatshme pėr njė takim miqėsor me Shqipėrinė. Ka mbetur pėr t'u pėrcaktuar vetėm vendi i zhvillimit tė takimit si dhe disa detaje tė tjera."

    Duke qenė se rinovimi i kombėtares sonė ėshtė dhe pikėsynimi kryesor i federatės (kualifikimi pėr nė europian ėshtė harruar), kroati Bariē do tė zhvillojė sot njė takim me trajnerin e Shpresės kuqezi, Artan Bushatin, me tė cilin do tė diskutojė pikėrisht pėr kėtė ēėshtje dhe pėr elementėt mė me perspektivė.
    "Kombėtarja kuqezi ka nevojė pėr lojtarė tė rinj. Unė kam pėrmendur disa emra, duke i cilėsuar tė domosdoshėm, por kemi shumė nevojė pėr frymė tė re. Nesėr (sot) kam njė takim me trajnerin e kombėtares U-21, Artan Bushatin, me tė cilin do tė diskutojmė pėr lojtarėt mė tė mirė tė rinj qė militojnė nė vend, por edhe pėr ata qė luajnė jashtė. Ne do tė bėjmė atė qė duhet nė kėtė drejtim dhe pėr kėtė jam i vendosur."

    I pyetur rreth pozicionit tė tij nė kombėtaren shqiptare nė njė kohė kur federata ėshtė pėrfshirė nė njė "luftė" gjyqėsore me MTKRS-nė, ku kjo e fundit deklaron paligjshmėrinė e FSHF-sė, Bariēi thotė se nuk ėshtė nė dijeni tė kėsaj, por ka shtuar se ka besim te ajo qė ka biseduar me zyrtarėt e federatės. Madje, edhe kur mėson se shteti ynė ka kontaktuar me ambasadat e Austrisė dhe tė Kroacisė nė vendin tonė, pėr ta njoftuar Bariēin se po nėnshkruan njė kontratė tė paligjshme me njė institucion tė paligjshėm, qė nuk njihet nga shteti, trajneri kroat u ka dhėnė njė "grusht tė fortė" deklaratave tė mėparshme tė drejtorit Spahiu pėr kėtė problem.
    "Unė besoj te njerėzit. Nėse ka diēka qė ėshtė e jashtėligjshme, ne do tė ulemi dhe do ta sqarojmė problemin. Por, nėse ėshtė ashtu siē mė thoni ju, mua nuk mė ka njoftuar njeri pėr diēka tė tillė, madje as ambasadat austriake e kroate kėtu nė Tiranė, ku kam miq e shokė. Madje, jo mė larg se pak ditė mė parė, mė uroi vetė ambasadori kroat nė Shqipėri pėr emėrimin tim si trajner i kombėtares shqiptare. E kemi lėnė qė tė darkojmė sė bashku tani afėr."


    10 ndeshje tė zhvilluara nga kombėtarja jonė nė eliminatoret e fundit kanė qenė nėn vėzhgim tė rreptė nga trajneri, i cili deklaron se, nėpėrmjet asaj qė ka parė, ka arritur tė mėsojė sesi funksionon kombėtarja jonė. Madje, ai ka premtuar se do tė rrisė nivelin e lojės sonė dhe se do tė punojė shumė fort.
    "Kam parė 10 kaseta tė takimeve tė Shqipėrisė nė eliminatoret e Botėrorit Gjermani 2006, dhe praktikisht i bie qė tė kem parė pjesėn dėrrmuese tė takimeve tė luajtura. Kam parė sesi funksionon kjo skuadėr dhe, duke i marrė parasysh tė gjitha, mėnyrėn e lojės dhe kohėn nė dispozicion, them se do tė pėrmirėsojmė mjaft gjėra. Unė dua qė tė bėj ndryshime dhe loja e pėrfaqėsueses shqiptare tė arrijė nivele europiane, tė bėhet mė moderne."

    "Lojtarėt aktualė tė kombėtares shqiptare janė lojtarė shumė tė mirė. Unė kam pėrmendur disa emra, si Skela, Lika, Bogdani e tė tjerė, por kjo nuk do tė thotė se lojtarėt e tjerė janė tė kėqinj."
    Kėshtu e nis Oto Bariē pėrgjigjen pėr pyetjen mė delikate dhe qė ka krijuar jo pak reaksion nė mediat sportive ditėt e fundit. Gjithashtu, ai mendon se do tė arrijė t'i shfrytėzojė tė gjitha potencialet qė do tė ketė nė dispozicion.
    "Kohėn do ta shfrytėzojmė nė maksimum dhe, pėrveē kėsaj, do tė shfrytėzojmė ēdo element tjetėr pozitiv. Unė kam njė vizion tė qartė dhe e di se ēfarė kėrkoj. Kombėtarja shqiptare nuk do tė varet nga njė futbollist, pasi do tė bėjmė ēmos tė kemi tė paktėn nga dy lojtarė tė denjė pėr ēdo rol. Ne do tė arrijmė tė mundim njė nga skuadrat e forta. Kėtė do ta bėjmė."

    Kualifikimi

    E ndėrsa dihet qė kundėrshtari mė i fortė i pėrfaqėsueses sonė ėshtė natyrisht dhe pretendenti kryesor pėr tė dalė nga grupi, Holanda, trajneri Bariē i ka idetė tė qarta nė kėtė pikė. Ai nuk kėrkon tė lėshojė "bomba" rreth kualifikimit, teksa shikon si mė jetike zgjidhjen e problemeve tė tjera.
    "Unė jam i ri kėtu dhe dua kohė. Do ta shfrytėzoj nė maksimum kėtė kohė. Unė premtoj qė do tė punoj. Nuk mund tė premtoj gjėra tė tjera. Do tė ishte e pabazė pėr shembull qė tė deklaroja se do tė mundnim Holandėn. Ne nuk jemi tė shkėlqyer, por do tė pėrmirėsohemi,"- deklaron Oto Bariē, trajneri i kombėtares shqiptare.

    Jeton Selimi
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-08-2006 mė 16:37
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #90
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Knej thote Shqiperia ka ekip te denje te perballet edhe me kroacine , nga ana tjeter pohon se nuk do kundershtar si Uruguai ne miqsore pasi jane shume te forte ??? Se marr vesh ku do te dali !!....preferon te masi forcat me san marinon qe eshte i nivelit te lushnjes dhe nuk preferon nje legjende te futbollit boteror pasi i duket shume i forte ...

    artikullin e keni tek www.balkanweb.com

Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •