Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 183
  1. #161
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nga nervozizmi qe nuk dija ku te shikoja ndeshjen (mgjs pashe vetem live results te BBC) dola te pija dhe me ra ne mendje te merrja ca shoke ne tel (qe kane sat) dhe i kam mbajtur ne tel. gjithe ndeshjes...duke me bo koment lol! Kur eshte bo goli...u tund lokali! Ky barazimi i pare jashte, eshte rezultat teper pozitiv dhe inkurajues per ne...dhe jam i sigurte qe edhe ne dhomat e zhveshjes ka shume buzeqeshje neper fytyra, duke mos perjashtuar tranierin, te cilit i uroj suksese dhe pres ti shikoj punen! ...Nje gote per Shqiperine...Hallall djema!

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po luksemburgu vetem 0-1 me hollanden?

  3. #163
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ja vlen barazimi se lozem jashte fushe e ishim ne dizavantazh deri ne fund....

    Na favorizoi edhe rezultati i Rumanise ,qe po fitonte deri ne fund 2-0 dhe hengri 2 gola ne 2 minuta ...Barazim 2-2 edhe Rumuni me Bullgarin...

    Kurse Hollanda po fiton me vujtje 1-0 m Luxemburgun ...minuta 75 ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #164
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Shqiperia po nuk nderroj aty dy sulmus anjorant (si lojtar) qe ka, s'ka per tbo na iher hajer.
    HOLLAND...

  5. #165
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shqiperia ne pergjithesi ne 20-30 minutat e fundit luajti mire, ne krahasim me pjesen e pare, ku ishte jo edhe aq mire! Definitivisht, meritonim kete barazim!

    Cana, ishte i mrekullueshem, ndersa edhe Taraja per cudi luante mire ne sulm sonte.

    Kush e ka ndjek ndeshjen ne Super Sport Premium 1, ai komentatori kur Tare nuk shfrytezoi nje rast me koke ja ben: O Zot, o Zot dhe u ndal. Sa publikisht qe shfaqin emocionet keto shqipot
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    LUKSEMBURG-HOLLANDE 0-1??????????????????????????????????
    kaq i forte luksemburguuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu uuu

  7. #167
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kėmba e Hasit i dhuron njė pikė Shqipėrisė
    Kuqezinjtė pėrulin Minskun, fillim i mbarė i Bariēit

    Minsk, 2 shtator - Kombėtarja shqiptare ka vuajtur shumė, por nė fund ka arritur tė marrė njė pikė tė merituar dhe tejet tė rėndėsishme nė ndeshjen e parė nė kuadėr tė eliminatoreve pėr Kampionatin evropian 2008, duke i mbyllur 90 minutat ndaj Bjellorusisė nė Minsk, me rezultat 2:2.

    Pjesa e parė nuk ka filluar ashtu siē duhet pėr kuqezinjtė, ngase qė nė minutėn e dytė ėshtė tundur rrjeta e portės sė Likės. Ka qenė Kalaēev, ai i cili ka shfrytėzuar hutinė e mbrojtjes shqiptare dhe nga krahu i djathtė ka dėrguar topin nė rrjetė, falė edhe reagimit tė dobėt tė Likės. Megjithatė pėr fat tė mirė, kuqezinjtė kanė reaguar mirė pas kėtij goli tė pėsuar dhe vetėm pesė minuta mė vonė kanė fituar njė penallti, pasi Lala ėshtė ndaluar nė mėnyrė tė palejueshme nė afėrsi tė portsė. I saktė nga pika e bardhė ka qenė Ervin Skela, duke i barazuar shifrat 1:1.
    Megjithatė presioni i bjellorusėve ka vazhduar, ndėrkohė qė entuziazmi nė tribuna ka qenė tejet i madh. Nė anėn tjetėr, pa siguria nė mbrojtjen shqiptare ėshtė rritur edhe mė shumė. Si rrjedhojė, nė minutėn e 24-tė, Maksim Romashēenko ėshtė harruar krejtėsisht i lirė nė krahun e majtė dhe me njė gjuajtje tė fortė brenda zonės ka dėrguar topin nė rrjetėn e Likės, pėr epėrsinė e vendasve, 2:1. Kombėtarja shqiptare ka reaguar menjėherė pas golit tė pėsuar dhe me anė tė Lalės dhe Haxhit, por ata nuk kanė shėnjestruar siē duhet portėn e vendasve. Presioni i kuqezinjve ka vazhduar edhe mė tej dhe kjo ka bėrė qė bjellorusėt tė tėrhiqen paksa nga loja e tyre nė mesfushė pėr ta kontrolluar futbollistėt shqiptarė. Kjo ka sjellė menjėherė edhe rezultatet e njė presioni tė madh tė djemve tė Bariēit, duke fituar 3 goditje kėndi brenda 15 minutave. Dhe jo vetėm kaq, nė minutėn e 38-tė Tare ka goditur mirė, por nuk ka mundur ta mposht dot portierin e bjellorusėve. Ndėrsa rasti mė flagrant ka qenė ai me anė tė sulmuesit tonė Bogdani, i cili vetėm njė minutė me pas, nė atė tė 39-tė nuk ka arritur tė shėnojė ballė pėr ballė me portėn. Minutat nė vazhdim janė zhvilluar tė ashpra nga tė dyja skuadrat dhe me faule tė shumta. Kjo ka sjellė edhe ndeshkimin me kartonė tė verdhė tė Lorik Canės nga gjyqtari kryesor. Dhe kjo mėnyrė loje ka vazhduar deri nė fund tė 45 minutave tė para, duke lėnė nė fuqi rezultatin Bjellorusi-Shqipėri 2:1. Njė pjesė e parė me dy fytyra pėrsa i pėrket kuqezinjve. Fillim i keq dhe i pakujdesur dhe njė reagim me vendosmėri dhe forcė, por me gabime foshnjarake nė mbrojtje, sidomos nga Aliaj dhe Dallku. Pjesa e dytė e ndeshjes sė kuqezinjve tanė kundėr Bjellorusisė ka filluar nė nivel tė lartė dhe menjėherė Bogdani ėshtė gjendur ballė pėr ballė me portėn kundėrshtare pas njė topi tė artė tė nxjerrė nga Lala, por gjyqtari kryesor e ka vlerėsuar si pozicion jashtė loje. Bariē nė pjesėn e dytė duke parė edhe defektet e Aliajt nė mbrojtje, ka bėrė edhe ndėrrimin e parė, duke futur Currin nė vend tė Aliajt. Kuqezinjtė nė minutat e para pas presionit tė bėrė nė portėn bjelloruse kanė arritur tė fitojnė dy goditje nga kėndi, ku Dallku ka patur rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, pasi ėshtė gjendur ballė pėr ballė me portėn, por s'ka shėnjestruar siē duhet. Epėrsia e futbollistėve kuqezi ka qenė e qėndrueshme nė minutat nė vazhdim dhe nė minutėn e 59-tė tė takimit Tare pėrpak sa s'ka barazuar pas njė goditjeje nga kėndi tė kalibruar pėr tė nga Skela. Bjellorusėt janė munduar tė dalin herė pas here nė kundėrsulm, por pa rezultat. Kombėtarja shqiptare duke kontrolluar mesfushėn ka bėrė njė lojė voluminoze nė mesfushė dhe sulm, por mbrojtja bjelloruse ka qenė e vėmendshme kundrejt topave qė furnizonin Taren dhe Bogdanin. Tekniku kroat Bariē ka bėrė edhe ndėrrimin e dytė tė tij nė minutėn e 74-tė tė takimit dhe ka futur nė lojė sulmuesin e tretė, Edmon Kapllani nė vend tė Skelės, i lodhur nga loja voluminoze qė ka bėrė. Pas minutės sė 76-tė` tė takimit Bjellorusia ėshtė zgjuar dhe ka arritur tė kontrollojė mesfushėn, pasi duke parė edhe largimin e Skelės reparti ėshtė dobėsuar disi, pasi Barriē ka dashur tė luaj tė gjitha kartat pėr tė barazuar rezultatin. Vėllimi i madh i lojės sė bėrė nga futbollistėt tanė e ka dobėsuar disi rendimentin dhe lojtarėt tanė janė treguar tė lodhur, gjė qė ka sjellur edhe nervozizėm dhe paqartėsi nė lojė, duke shkaktuar shumė faule. Madje duke parė edhe uljen e ritmit nga lojtarėt tanė nė mesfushė Bariēi, ka bėrė nė minutėn e 84-tė ndėrrimin e tretė dhe nė vend tė Lalės ėshtė futur Devi Mukaj. Edhe pse Bariēi ka rinovuar mesfushėn asgjė e re pėr t'u shėnuar pėr kuqezinjtė. Ndėrsa bjellorusėt kontrollonin me kujdes topin dhe rezultatin e arritur deri nė kėtė minutė. Por ja qė shpirti i kosovarit, veteranit tė madh Besnik Hasi, nuk ka dashur tė lėrė deri nė fund bjellorusėt tė gėzojnė dhe nė minutėn e 86-tė takimit pas njė faulli jashtė zone ka shėnuar njė gol spektakolar me anė tė njė goditje dėnimi, duke vendosur rezultatin pėrfundimtar 2:2. Bjellorusia ėshtė munduar nė minutat e fundit tė reagojė, por mė kot nuk ka premtuar koha pėr njė reagim tė tillė. Njė lojė e mrekullueshme nga ana e djemve tanė dhe njė shpirt i madh i dhėnė nė fushėn e blerėt qė ka sjellė edhe rezultatin e pritur edhe pse meritonim mė shumė. Njė ndeshje dhe sidomos njė pjesė e dytė e dominuar nga ne, ku kėtė e tregojnė edhe statistikat ku pėrqindja e topit e mbajtur nga kuqezinjtė ka qenė 46 me 54 pėr Shqipėrinė, goditje nga kėndi 9 me gjashtė pėr kuqezinjtė, e 14 gjuajtje nė kuadratin e portės me 11 pėr Shqipėrinė. Barazimi i marrė nė Minsk nga kombėtarja shqiptare ėshtė njė hap i madh pėr rrugėn e vėshtirė tė Euro 2008 dhe njė fillim i mbarė pėr ecurinė e mėtejshme nė kėtė kompeticion. Pas kėsaj ndeshjeje kombėtarja jonė do tė kthehet nė Tiranė ku do tė pėrballet tė mėrkurėn 6 shtator me Rumaninė.

    Blerim HALIMI & Plarent SHEHU



    Bjellorusi - Shqipėri 2:2

    Stadiumi "Dinamo" nė Minsk

    Bjellorusia: Komutovski, Kulēi, Korito, Omelianēuk, Shtaniuk, V. Hleb, Kalaēev, Kovba, Romashēenko, Hleb dhe Kutuzov.

    Shqipėria: Lika, Dallku, Hasi, Aliaj (Curri), Beqiri, Haxhi, Lala (Muka), Cana, Skela (Kapllani), Tare dhe Bogdani.


    marre nga futbolli.com

    Goldian, vetem ti e qellove nje prej golashenuesve. Une e qellova qe Shqiperia do shenoj dy gola dhe ate njerin nga distanca, dhe poashtu edhe njerin prej golashenuesve e kisha afer, vetem ne vend te gjakovarit te Prishtines Canes (qe une thashe qe do shenoj) shenoj gjakovari tjeter Hasi.

    Sidoqofte, ishte loje e mire e kombetares, dhe nje pike nuk eshte pak nga ky takim. Poashtu, barazimi i Rumanise me Bullgarine eshte gje e mire per kualifikimin tone, dhe fitorja minimale e Holandes poashtu sepse ul moralin e holandezeve dhe per golaverazhin ne pergjithesi.

    I urojme kombetares nje fitore ne Tirane tani me Rumanine, dhe nje barazim te Holandes me Bjellorusine, e mundesisht barazim edhe te Sllovenise me Luksemburgun, te merkuren.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga goldian
    LUKSEMBURG-HOLLANDE 0-1??????????????????????????????????
    kaq i forte luksemburguuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu uuu
    Me 11 Tetor, me ja msy Holandes per pike, s'ka tjeter...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ia vlen me e permend, ITALIA, qe vjedhi Kupen e Botes, eshte duke barazuar, ne shpi, me me me me... Lituanine...

    Eh, medet e moren zhabaret kot ate Kupe...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #170
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Ia vlen me e permend, ITALIA, qe vjedhi Kupen e Botes, eshte duke barazuar, ne shpi, me me me me... Lituanine...

    Eh, medet e moren zhabaret kot ate Kupe...
    (pa komente shume, se eshte llafosur Arb me mire, lol)


    Urime kombetares tone per kete barazim jashte. Heres tjeter me fitore .

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •