Close
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 183
  1. #111
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Bazuar ne lojtaret e grumbulluar dhe skemat e lojes te cilat pritet ti aplikoj Baric, une mendoj se formacioni i kombetares ne ndeshjen me Bjellorusine duhet te jete keshtu:

    Ne porte: Arian Beqaj

    Ne mbrojtje: Debatik Curri dhe Elvin Beqiri ose Nevil Dede (mvaresisht se cili eshte me ne forme nga ndeshjet e fundit dhe ne stervitje tani), ne krahun e djathte Armend Dallku dhe ne krahun e majte Altin Haxhi ose Erion Xhafa.

    Ne mesfushe: Lorik Cana (Lala rezerve ne kete rol) mesfushor shkaterrues, Ervin Skela (Devi Muka rezerve ne kete rol) fantazist, Klodian Duro ne krahun e djathte dhe Edvin Murati ne krahun e majte.

    Ne sulm: Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #112
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Sa pike do te mbledhi kombetarja .....

    Sa pike mendoni se do te mbledhi kombetarja ne eliminatoret per kampionatin europian?Mendimi im eshte ky: Me Hollanden 2 ndeshje 0 pike,me Rumanine 2 ndeshje 3 pike,me Bullgarine 2 ndeshje 1 pike,me Bjellorusine 2 ndeshje 3 pike,me Sllovenine 2 ndeshje 1 pike,me Luksenburgun 2 ndeshje 6 pike.Pra sipas parashikimit tim gjithsej do te grumbullojme 14 pike.Pres mendimet tuaja.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Trajneri i kombėtares, Oto Bariē, shprehet se ėshtė gati pėr sfidėn me Bjellorusinė 30-08-2006

    Bariē: E kam gati kurthin pėr Bjellorusinė

    Oto Bariē u lė nė "derė" topin fubollistėve tė kombėtares. Sipas tij, do tė jenė ata qė do tė vendosin fatet e ndeshjes me Bjellorusinė, qė do tė zhvillohet mė 2 shtator nė Minsk. Trajneri i kombėtares shqiptare gjithashtu ėshtė shprehur se ėshtė i kėnaqur me formėn e ekipit dhe se shpreson nė njė rezultat pozitiv nė ndeshjen e parė zyrtare tė kuqezinjve nėn erėn Bariē. Ka qenė Xhelil Musa, mikpritėsi i kuqezinjve, ai qė e ka pohuar dje njė fakt tė tillė nėpėrmjet linjės telefonike. Nė fillim, Musa tė flet shumė ngrohtė dhe shton se kushtet e ekipit kombėtar janė perfekte. Kombėtarja, sipas tij, ka zhvilluar njė stėrvitje vetėm pasdite, ndėrkohė qė paradite, pėr shkak tė shiut, ėshtė zhvilluar njė seancė teorike. Gjithsesi, Musa ka pranuar tė na transmetojė disa pėrshtypje qė trajneri Oto Bariē ka dhėnė kėto dy ditė. "Dje trajneri ka parė sė bashku me ekipin kasetėn e ndeshjeve tė Bjellorusisė. Ai u ka shpjeguar lojėn lojtarėve tanė dhe ka dhėnė edhe mjaft sugjerime pėr kundėrshtarėt," ėshtė shprehur Musa.
    Ky i fundit ka pohuar se Bariēi ėshtė shumė i kėnaqur nga gjendja e ekipit. "Lojtarėt nė pėrgjithėsi kanė gjendje tė mirė fizike. Janė nė formė dhe kjo mė gėzon. Kundėr Bjellorusisė kemi vetėm njė lojtar tė dėmtuar, Klodian Duron. Tė tjerėt deri tani janė nė gjendje tė mirė. Aktualisht e kam ngritur strategjinė anti Bjellorusi. Kėtė gjė ua kam bėrė tė qartė edhe lojtarėve tė mi. Shpresoj qė ata tė ma kenė kuptuar strategjinė. Nuk di ē'tė them tjetėr. Nė dorė ndeshjen me Bjellorusinė e kanė vetė lojtarėt. Do tė jenė ata qė do tė vendosin fatet e ndeshjes sė 2 shtatorit," mėsohet tė ketė thėnė Oto Bariēi. Ky i fundit, sipas Xhelil Musės, shpreson qė ditėn e shtunė kombėtarja tė marrė njė rezultat pozitiv. Kjo, sipas tij, do tė ishte shumė e rėndėsishme pėr moralin dhe gjithė ambientin e kuqezinjve.

    Olsi Avdiaj
    Sporti Shqiptar

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Kombėtarja shqiptare dje ka zhvilluar vetėm njė seancė stėrvitore nė Hamburg. Paradite kanė bėrė taktikė 30-08-2006

    Kuqezinjtė "studiojnė" Bjellorusinė

    Kombėtarja shqiptare vazhdon pėrgatitjet pėr ndeshjen e parė eliminatore me Bjellorusinė. Skuadra kuqezi, e cila ndodhet nė Hamburg prej ditės sė hėnė, vetėm sot ėshtė plotėsuar me tė gjithė lojtarėt e kombėtares. Me ekipin janė bashkuar lojtarėt qė luajnė nė kampionatin ukrainas, si Shkėmbi, Beqiri, Curri dhe Dallku. I gjithė ekipi ka qenė i plotė, me pėrjashtim tė Klodian Duros. Lojtari i Tiranės, prej ditės sė djeshme, nuk ka zhvilluar stėrvitje me ekipin. Sipas informacioneve tė marra brenda stafit tė ekipit kombėtar, ėshtė e sigurt qė Duro nuk do tė jetė pėr kėto dy ndeshje me Bjellorusinė dhe Rumaninė. Madje mesfushori mund tė mungojė edhe nė ndonjė ndeshje tė kampionatit. Gjithsesi, trajneri kroat dje paradite e ka pasur nė dispozicion tė gjithė ekipin kombėtar.

    Paradite vetėm seancė teorike
    Kuqezinjtė, paraditen e djeshme, e kanė pasur pothuajse pushim. Moszhvillimi i stėrvitjes sė paradites ėshtė justifikuar me kohėn e keqe. Sipas Xhelil Musės, mikėpritėsit tė kuqezinjve, shiu i madh ka bėrė qė stėrvitja e paradites sė mos zhvillohet. Kuqezinjtė, me nė krye trajnerin Oto Bariē, nuk janė stėrvitur, por pėr 3 orė me radhė kanė vėzhguar me kujdes ndeshjet e fundit tė ekipit tė Bjellorusisė. Sipas informacioneve, Bariēi u ka shpjeguar lojtarėve lojėn e kundėrshtarėve dhe se cilat janė dobėsitė dhe anėt e forta tė ekipit kundėrshtar. E gjithė skuadra ka diskutuar pėr lojėn dhe strategjinė qė do tė ndjekė ekipi ynė pėr ndeshjen me Bjellorusinė.

    Bie poshtė hipoteza pėr miqėsore
    Trajneri kuqezi Oto Bariē nuk ka pranuar dje qė tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore. Burime zyrtare pranė ekipit tonė kombėtar kanė bėrė tė ditur dje se trajneri kroat nuk ka pranuar qė tė luajė njė ndeshje miqėsore me Hanoverin e Altin Lalės. Mėsohet se Bariēi nuk ka pranuar qė ta rėndojė ekipin kombėtar me njė ndeshje kontrolli.

    Hoteli pushtohet nga tifozėt shqiptarė
    Tifozė tė shumtė shqiptarė kanė rrethuar dje hotelin ku ėshtė akomoduar ekipi kombėtar shqiptar. Shumė shqiptarė qė jetojnė nė Gjermani janė takuar me idhujt e tyre, madje kanė bėrė edhe disa fotografi. Interesimi i tifozėve shqiptarė ka qenė shumė i madh. Shumė prej tyre pritet tė vijnė edhe sot nė hotelin qė ndodhet nė Hamburg dhe ku qėndron kombėtarja shqiptare. Ndėrkohė, interesim tė madh pėr kuqezinjtė e Bariēit ka pasur edhe media gjermane. Shumė kanale televizive kanė ndjekur stėrvitjen e ekipit kombėtar shqiptar.

    Berisha: Dua tė jem me Holandėn
    Besart Berisha, talenti shqiptar qė luan nė Bundesligėn 1 me Hamburgun, nė takimin qė ka zhvilluar me trajnerin Oto Bariē ėshtė shprehur se kėrkon qė tė vishet sa mė shpejt kuqezi. Berisha ėshtė shprehur qė ka shumė dėshirė qė ta veshė fanellėn e ekipit kombėtar shqiptar qė nė ndeshjen me Holandėn. Pėr tė ky do tė ishte njė sadisfaksion i madh.

    Piturka: Tė fitojmė dy ndeshjet e para
    Ekipi kombėtar i futbollit tė Rumanisė filloi dje pėrgatitjet nė "Football House" nė kuadėr tė dy ndeshjeve tė para, me Bullgarinė ditėn e shtunė dhe Shqipėrinė tė mėrkurėn e ardhshme, tė vlefshme pėr Euro 2008 ėn. Lojtarėt e ekipit kombėtar rumun janė grumbulluar nė Kostancė, ku zhvilloi edhe stėrvitjen e parė me dyer tė hapura. Sipas trajnerit rumun Viktor Piturka, ndeshja e ditės sė shtunė ėshtė shumė thelbėsore, pasi Bullgaria vlerėsohet si ekipi i dytė favorit nė Grupin G, pas Holandės. "Ndeshja me Bullgarinė ėshtė e rėndėsishme pėr ne, e njėjta gjė vlen edhe pėr Shqipėrinė. Nėse do tė marrim gjashtė pikė, atėherė shanset tona pėr kualifikim do tė rriteshin shumė. Bullgaria ėshtė kundėrshtarja jonė kryesore, pasi vlerėsohet si ekipi i dytė pas holandezėve," - shpjegoi 50 vjeēari Viktor Piturka.

    Arian Beqaj e befason Bariēin
    Portieri prizrenas Arjan Beqaj qysh nė ditėn e dytė tė stėrvitjeve nė Hamburg ka lėnė pėrshtypje tė mirė se elektori Oto Bariē.
    Nė njė bisedė tė shkurtėr pėr "Sportin shqiptar", Bariē ka pranuar se ka ndėrruar bindja e tij pėr gardianin e portės. "Beqaj, duhet ta pranoj, mė pėlqeu nė stėrvitje, ishte shumė i mirė. Mendoj se ai i dėshmoi cilėsitė, ėshtė njėri nga tre portierėt e ftuar dhe nė bazė tė formės do tė shohim se cili do tė mbrojė kundėr bjellorusėve", tha Bariē. Klodian Duro ėshtė paraqitur i lėnduar nė Gjermani, e kjo ėshtė vėrtetuar pas rezonancės magnetike, por trajneri kroat tashmė ka menduar pėr zgjidhjen. "Duro ėshtė i lėnduar, por ėshtė nėn pėrkujdesjen e ekipit mjekėsor. Pėr ndeshjen e parė me bjellorusėt sigurisht do tė mungojė, ndėrsa nė takimin e dytė ka pak mundėsi qė tė kthehet, por do tė shohim. Nė pozitėn e tij mund tė luajnė disa lojtarė, mund tė lėvizė nė krahun e tij Lala, apo edhe Haxhi ose Mukaj". Tekniku i kuqezinjve pranon se pak e njeh kundėrshtarin e parė tė "fushatės Euro 2008". "E njoh pak Bjellorusinė, por them se do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė, ndonėse angazhimi ynė nuk do tė mungojė". Pėr deklaratėn e Hlebit, se Shqipėria ėshtė favorite e kėsaj pėrballjeje, Bariē tha: "Mendoj se nuk ėshtė logjike tė thotė ashtu, ndonėse secili ka drejtė ta shprehė mendimin e vet. Unė mendoj se ne nuk jemi favoritė".
    Nė ditėn e dytė, sipas burimeve, kuqezinjtė e kanė kryer analizėn e lojės sė tyre nga takimi i fundit miqėsor me San Marinon, ndėrsa nė ditėt e ardhshme do t'i shikojnė kasetat e ndeshjeve tė bjellorusėve. Kuqezinjtė kanė zhvilluar seancė stėrvitore pasdite, nė orėn 16.30. Tė hėnėn, me selektorin Oto Bariē dhe me shefin e sektorit tė ekipeve kombėtare, Besnik Qelaj, ka zhvilluar njė takim pune edhe futbollisti i Hamburg SV, Besart Berisha, i cili pritet t'u bashkohet kuqezinjve sapo tė pajiset me shtetėsinė shqiptare.

    Olsi Avdiaj
    Sporti Shqiptar

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post

    Ndeshjet e kombetares:
    Bjellorusi 02/09/06 Shqiperi
    Shqiperi 06/09/06 Rumani
    Hollande 11/10/06 Shqiperi
    Shqiperi 24/03/07 Slloveni
    Bullgari 28/03/07 Shqiperi
    Shqiperi 02/06/07 Luksemburg
    Luksemburg 06/06/07 Shqiperi
    Shqiperi 12/09/07 Hollande
    Sloveni 13/10/07 Shqiperi
    Shqiperi 17/10/07 Bullgari
    Shqiperi 17/11/07 Bjellorusi
    Rumani 21/11/07 Shqiperi


    Nga deshira e madhe per te pare kombetaren tone ne nje Kampionat Europian, mendoj se do te grumbullojme rreth 25 pike.

    Ndersa po te shikojme perballjet qe kemi dhe kuotat per cdo ndeshje te gjithe mendojne se ne do te marrim rreth 14-17 pike.

  6. #116
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Parashikimi im per ndeshjen me bjelloruset eshte se rezultatet e mundeshme jane keto.2-1,1-1,0-2.Nuk mund ta them cili ekip do ta fitoje ndeshjen, por duke qene se shumica e lojtareve bjelloruse luajne ne kampionatin rus,i cili ka kohe qe ka filluar ,them se Bjellorus eshte favorite.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Edhe mosthirrja e Redi Jupit me duket e pakuptimte.Nje lojtar me pervojen e tij !!Aktivizimi i tij ne ndeshjet e fundit i dha nje tjeter kolorit ekipit.

    Gjithashtu duhet te thirren edhe Gjasula dhe Agolli nga kampionati sviceran.

    Qerim! , Redi Jupi eshte bere pijanec dhe duhanxhi i keq dhe kete e di se e njoh personalisht!! Eshte lojtar shume teknik por kur luan 90 minuta mund ti duket topi shalqi nga qe nuk ka kondicion!!

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Bariē: E kam gati kurthin pėr Bjellorusinė






    Oto Bariē u lė nė "derė" topin fubollistėve tė kombėtares. Sipas tij, do tė jenė ata qė do tė vendosin fatet e ndeshjes me Bjellorusinė, qė do tė zhvillohet mė 2 shtator nė Minsk. Trajneri i kombėtares shqiptare gjithashtu ėshtė shprehur se ėshtė i kėnaqur me formėn e ekipit dhe se shpreson nė njė rezultat pozitiv nė ndeshjen e parė zyrtare tė kuqezinjve nėn erėn Bariē. Ka qenė Xhelil Musa, mikpritėsi i kuqezinjve, ai qė e ka pohuar dje njė fakt tė tillė nėpėrmjet linjės telefonike. Nė fillim, Musa tė flet shumė ngrohtė dhe shton se kushtet e ekipit kombėtar janė perfekte. Kombėtarja, sipas tij, ka zhvilluar njė stėrvitje vetėm pasdite, ndėrkohė qė paradite, pėr shkak tė shiut, ėshtė zhvilluar njė seancė teorike. Gjithsesi, Musa ka pranuar tė na transmetojė disa pėrshtypje qė trajneri Oto Bariē ka dhėnė kėto dy ditė. "Dje trajneri ka parė sė bashku me ekipin kasetėn e ndeshjeve tė Bjellorusisė. Ai u ka shpjeguar lojėn lojtarėve tanė dhe ka dhėnė edhe mjaft sugjerime pėr kundėrshtarėt," ėshtė shprehur Musa.
    Ky i fundit ka pohuar se Bariēi ėshtė shumė i kėnaqur nga gjendja e ekipit. "Lojtarėt nė pėrgjithėsi kanė gjendje tė mirė fizike. Janė nė formė dhe kjo mė gėzon. Kundėr Bjellorusisė kemi vetėm njė lojtar tė dėmtuar, Klodian Duron. Tė tjerėt deri tani janė nė gjendje tė mirė. Aktualisht e kam ngritur strategjinė anti Bjellorusi. Kėtė gjė ua kam bėrė tė qartė edhe lojtarėve tė mi. Shpresoj qė ata tė ma kenė kuptuar strategjinė. Nuk di ē'tė them tjetėr. Nė dorė ndeshjen me Bjellorusinė e kanė vetė lojtarėt. Do tė jenė ata qė do tė vendosin fatet e ndeshjes sė 2 shtatorit," mėsohet tė ketė thėnė Oto Bariēi. Ky i fundit, sipas Xhelil Musės, shpreson qė ditėn e shtunė kombėtarja tė marrė njė rezultat pozitiv. Kjo, sipas tij, do tė ishte shumė e rėndėsishme pėr moralin dhe gjithė ambientin e kuqezinjve.

  9. #119
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sport Expres, 30.08.2006 (Futboll)

    Berisha, gati per ne Amsterdam

    Besart Berisha eshte plot deshire e entuziazem per te veshur fanellen me ngjyrat kuqezi te Shqiperise, qe ne ndeshjen e 10 tetorit, ne “Amsterdam ArenA”, ku kombetarja do te ndeshet me portokallinjte e Holandes. Sulmuesi shqiptar, i cili luan me Hamburgun ne Bundesligen gjermane, ishte i pranishem te henen ne mbremje ne hotelin e kuqezinjve, ku darkoi me trajnerin Baric e shefin Besnik Cela. I prekur edhe nga pritja teper e ngrohte e grupit te lojtareve, Berisha shprehu deshiren per te perfunduar sa me shpejt procedurat per marrjen e nenshtetesise shqiptare, edhe per te luajtur menjehere me Shqiperine. 21 vjecari refuzoi me miresjellje ftesen per te folur me dy gazetaret shqiptare te pranishem, per shkak se me pare ka pasur probleme me keqinterpretimin e intervistave te tij, edhe per shkak te mungeses se rrjedhshmerise ne gjuhen shqipe. Nje interviste e munguar, por me premtimin per t’u bere me vone. Shefi i sektorit te ekipeve kombetare ne FSHF, Cela, u shpreh teper i kenaqur ne fund te bisedes dhe sqaroi se tashme Berisha i ka nisur dokumentat e duhur dhe se ato do te jene mbi tryezen e Celes kur ai te kthehet ne Tirane, pas takimit me Bjellorusine. “Do t’i bejme shpejt dosjen e nevojshme dhe do ta nisim ne presidence”, tha ai. “Shpresojme qe nenshtetesia t’i jepet sa me shpejt, sepse eshte nje sulmues me te dhena fantastike dhe trajneri Baric eshte i gatshem t’i jape besimin”.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Barlet23
    Qerim! , Redi Jupi eshte bere pijanec dhe duhanxhi i keq dhe kete e di se e njoh personalisht!! Eshte lojtar shume teknik por kur luan 90 minuta mund ti duket topi shalqi nga qe nuk ka kondicion!!
    Me thuaj kush nga lojtaret e Superliges qe ka grumbulluar Baric nuk i ka keto vese? Dede? Hidi? Xhafa? Muka? Lika? Perjashto Salihin se ai eshte ende i ri!

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •