Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 183
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ate deklaraten qe Shqiperia e ka skuadren me te forte se Kroacia Baric e pergenjeshtroi. Gazetari ia ka futur kot.

    E ka mire qe s'do te luaje me Uruguajin. S'ka kuptim te luhet ndeshja e pare me nje skuader kaq te forte. Megjithate tha "po s'gjetet tjeter, luajme edhe me Uruguajin".

  2. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gati “Kartoni i kuq” pėr Shqipėrinė

    Organizmat mė tė mėdha europiane dhe botėrore tė futbollit, FIFA dhe UEFA, kanė dėrguar paralajmėrimin e radhės pėr futbollin tonė qė ndoshta mund tė jetė i fundit, dhe mė pas nuk ngelet gjė tjetėr, veēse pėrjashtimi. Dhe pikėrisht, dje nė adresė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit ka mbėrritur njė faks nga FIFA dhe UEFA ku bėhet e ditur, se “kupa” tashmė ėshtė mbushur dhe nuk mban mė. Pas kėtij paralajmėrimi, futbolli shqiptar rrezikon shumė pėr tu pėrjashtuar nga tė gjitha aktivitetet europiane dhe botėrore, si nė rang kombėtareje ashtu edhe nė rang klubesh, ē’ka do tė ishte njė humbje e madhe pėr lojėn e topkėmbės.

    Njė lajm tė tillė e bėn tė ditur pėr mediat zėdhėnėsi i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Lysien Nurishmi. “Sot(dje) ka ardhur nė zyrat tona tė Federatės njė faks nga FIFA dhe UEFA ku na paralajmėrojnė me pėrjashtim nga tė gjitha aktivitetet futbollistike si kombėtaren ashtu edhe klubet. Nė faks thuhet se organizmat e futbollit janė njohur me presionet dhe kėrcėnimet qė kanė ushtruar persona tė tjerė ndaj anėtarėve tė Federatės, pėr t’iu marrė atyre dokumente tė firmosura ku tė kėrkohet mbledhja e Asmblesė sė Jashtėzakonshme tė FSHF-sė” deklaroi Nurishmi. Mė tej zėdhėnėsi vazhdoi duke sqaruar me shkeljen qė i ėshtė bėrė pavarėsisė sė Federatės. “Nė faksin e ardhur vihet theksi te mosrrespektimi i pavarėsisė sė Federatės qė pėrfshihet nė paragrafin 17 tė Statutit tė FIFA-s dhe nė paragrafin 7.5 tė Statutit tė UEFA-s. E gjithė kjo situatė nuk e ndihmon aspak futbollin tonė, por e rrezikon seriozisht atė pėr pėrjashtim si nga FIFA ashtu edhe nga UEFA” vazhdoi zėdhėnėsi i FSHF-sė.

    Ja njė pjesė e faksit qė ka mbėrritur nė zyrat e FSHF-sė. “I dashur zoti President, FIFA dhe UEFA janė informuar se shumė presione dhe kėrcėnime janė ushtruar mbi anėtarėt e komunitetit tė futbollit me qėllim qė tė siguronin prej tyre dokumente tė firmosura ku kėrkohej mbledhja e Asamblesė sė Jashtėzakonshme Zgjedhore tė FSHF-sė. Principi i pavarsisė sė Federatave tė Futbollit i pėrfshirė nė paragrafin 17 tė Statutit tė FIFA-s dhe nė paragrafin 7.5 tė Statutit tė UEFA-s nuk ėshtė respektuar nė Shqiperi. Te gjitha keto veprime, ndjekur nga muaj pengese, ndėrhyrjeje , akuza tė planifikuara nuk e ndihmojnė zgjidhjen e probleme qė mund tė ekzistojne. Mė shumė akoma, kėto veprime rrezikojnė prezencėn e futbollit shqiptar nė nivelet ndėrkombetare. Sinqerisht i juaji, Jerome Chmpagne Jacob Erel, i delegari i Presidentit te FIFA-s”.

    Ndėrkohė qė nė Kongresin Botėror tė FIFA-s qė u organizua nė muajin maj, Josef Blater pasi takoi presidentin Armando Duka, deklaroi se do tė organizonte njė takim tre palėsh, midis tij, Dukės dhe ministrit Bujar Leskaj por deri mė sot njė takim i tillė nuk ka ndodhur. FIFA dhe UEFA kanė dėrguar kėtė paralajmėrim qė ėshtė nė vazhdėn e shumė tė tjerėve qė janė dhėnė nga organizmat e futbollit europian dhe botėror dhe mund tė jetė “kartoni” i dytė i verdhė, qė rrjedhimisht sjell tė kuqin dhe daljen automatikisht nga “loja”.

    Nėse Shqipėria do tė pėrjashtohej nga aktivitetet futbollistike ndėrkombėtare atėherė, kjo gjė do tė sillte njė humbje tė madhe pėr futbollin tonė. Vendi ynė e ka provuar njė herė kėtė eksperiencė nė vitin 1996, kur edhe atėherė shteti do tė ndėrhynte nė punėt e Federatės dhe Shqipėria do tė pėrjashtohej pėr njė muaj nga organizmat e futbollit. Do tė duhej qė shteti tė kuptonte gabimin dhe tė tėrhiqej qė do tė bėnte qė futbolli tonė tė pranohej sėrisht nė europė dhe botė. Shpresojmė qė njė gjė e tillė tė mos tė pėrsėritet mė, por mesa duket shteti shqiptar nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet dhe futbolli tonė, tashmė e ka marrė rrugėn.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    FIFA paralajmėron sėrish Shqipėrinė

    FIFA dhe UEFA kanė paralajmėruar edhe njė herė Shqipėrisė se rrezikon qė tė mos luajė nė ndeshjet ndėrkombėtare nėse shteti vazhdon tė cėnojė pavarėsinė e futbollit. Ka qenė njė letėr e FIFA s ajo qė ka dhėnė edhe njė herė alarmin pėr pėrjashtimin e Shqipėrisė nga ndeshjet ndėrkombėtare. Jerome Champagne, i deleguari i presidentit tė FIFA s, dhe drejtori i federatave nė UEFA, Jacob Erel, kanė qenė ata qė kanė nėnshkruar letrėn. Pėrmbajtja e letrės ėshtė shumė serioze. Nė fillim, dy drejtuesit kanė pohuar se FIFA dhe UEFA janė tė informuar pėr ndėrhyrjet e shtetit nė zhvillimin e njė asambleje tė jashtėzakonshme.

    Po kėshtu, nė letėr dy drejtuesit e futbollit europian dhe botėror kėrkojnė qė shteti tė largohet nga pozicioni i tij nė ndaj FSHF sė, pasi mund ta pėsojė si federata fqinje. "FIFA dhe UEFA janė informuar se shumė presione dhe kėrcėnime janė ushtruar mbi anėtaret e komunitetit tė futbollit me qėllim qė tė siguronin prej tyre dokumente tė firmosura, ku kėrkohej mbledhja e Asamblesė sė Jashtėzakonshme Zgjedhore tė FSHF sė. "FIFA dhe UEFA, me keqardhje tė thellė, shikojnė se edhe pas paralajmėrimeve tė pėrsėritura drejtuar autoriteteve pėrgjegjėse qeverisėse nė disa raste (gjatė takimeve nė Tiranė dhe Nyon) dhe nga eksperienca e rasteve tė ngjashme nė vendet fqinje, principi i pavarėsisė sė federatave tė futbollit, i pėrfshirė nė paragrafin 17 tė Statutit tė FIFA s dhe nė paragrafin 7.5 tė Statutit tė UEFA s, nuk eshte respektuar nė Shqipėri. Tė gjitha kėto veprime, ndjekur nga muaj pengesash, ndėrhyrjesh, akuzash tė planifikuara me anė tė medias dhe fushatash pėrfolėse etj., nuk e ndihmojnė komunitetin e futbollit shqiptar tė adoptojė vendimet e nevojshme pėr zhvillimin e sportit tonė nė vendin tuaj.

    Gjithashtu kjo situatė, nuk e ndihmon as pėr zgjidhjen e problemeve qė mund tė ekzistojnė. Mė shumė akoma, kėto veprime rrezikojnė prezencėn e futbollit shqiptar nė nivelet ndėrkombėtare. FIFA dhe UEFA kėrkojnė qė FSHF t'u dėrgojė zyrtarisht njė kopje tė kėsaj letre autoriteteve pėrgjegjėse qeverisėse tė Shqipėrisė dhe strukturave tė tjera ashtu si dhe anėtarėve tė FSHF sė," thuhet nė letrėn e mbėrritur dje nė federatė. Duket se letra e djeshme paralajmėron hapur shtetin shqiptar qė tė largohet nga lufta me FSHF nė. Nė tė kundėrt, skuadrat, federata dhe futbolli nė pėrgjithėsi rrezikojnė pezullimin nga ndeshjet ndėrkombėtare.

    Olsi Avdiaj
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-08-2006 mė 16:38
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Para miqėsores sė parė me San Marinon, flet trajneri i kombėtares shqiptare, Oto Bariē 16-08-2006

    Bariē: Problem i madh, lojtarėt pa ekip

    Para shtatė vjetėsh, Oto Bariē ka debutuar nė pankinėn e Kombėtares sė Austrisė nė ndeshje kundėr San Marinos, e njė fillim tė njėjtė e ka zgjedhur edhe nė aventurėn e tij nė krye tė kuqezinjve, kur tė mėrkurėn (sot) Shqipėria do tė zhvillojė miqėsoren me kombėtaren modeste. "Me Austrinė kish njė fillim fitues, besoj se edhe nesėr (sot) ekipi do tė fitojė me San Marinon," - kujton Bariē, teksa flet nėpėrmjet celularit tė tij nga vendi i vogėl i Apenineve.
    Pas stėrvitjes sė fundit, tė martėn nė mbrėmje, ai ka folur pėr disa defekte evidente nė radhėt e kuqezinjve. "Mė duhet tė pranoj se kemi disa probleme tė vogla. Disa lojtarė kryesorė nuk kanė klube. Ka tė tjerė qė janė rezerva nėpėr klubet nga vijnė. Kjo dėshmon se ata, automatikisht nuk janė nė ritmin e ndeshjeve. Nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur me angazhimin e lojtarėve. Shoh se lojtarėt janė miq tė mirė ndėrmjet veti. Por, po ashtu, janė disa lojtarė qė nuk janė tė pėrgatitur fizikisht sa duhet. Megjithatė, nesėr do tė shohim se kush dhe ēfarė do tė japin nė fushė, pėr tė dhėnė njė vlerėsim mė tė saktė," - pohoi trajneri kroat, Oto Bariē. Ai shton se nuk e njeh kombėtaren e San Marinos, por shpreh respekt pėr tė. "Nuk e njoh mirė San Marinon dhe pak trajnerė e njohin nė pėrgjithėsi, por duhet marrė secili ekip seriozisht, pėr t'i treguar kualitetet," - pranon ai.
    Pas pak, trajneri i ri kuqezi kalon te ndeshjet kualifikuese, qė fillojnė nė shtator, pėr Euro 2008. "Nuk dua tė humbim me Bjellorusinė. Nuk kemi edhe shumė kohė dhe duhet tė reagojmė si duhet," - kujton ai pėr njė moment.
    I kritikuar pse i ka lėnė jashtė grumbullimit disa futbollistė, Bariē pranon se do ta pėrcjellė formėn e secilit, sidomos tė atyre qė luajnė jashtė Shqipėrisė.
    "Pas ndeshjes do tė mund tė flisja mė shumė pėr ekipin. Nuk dua tė flas pėr formacionin, por sigurisht do tė luajnė ata futbollistė qė janė paraqitur rregullisht nė ndeshjet e fundit. Nuk dua tė flas pėr individė apo edhe reparte tė fushės, nė veēanti. Do tė provoj 5 6 lojtarė pėr ta ruajtur vlerėn e ndeshjes dhe natyrisht do tė zėvendėsohen ata qė nuk do tė jenė nė ritėm tė lojės. Natyrisht, ka edhe lojtarė qė nuk i kam ftuar dhe qė mund tė mos i kem njohur, por do tė mundohem ta pėrcjell sa mė tepėr nga afėr formėn e futbollistėve shqiptarė nė ekipet e tyre, kudo ku ata luajnė," - shprehet mė tej trajneri kuqezi.

    San Marino, e parafundit nė Europė
    Kundėrshtari i kuqezinjve, San Marino, ėshtė kombėtarja e parafundit, nė renditjen e 52 kombėtareve europiane. Mė poshtė se San Marino ėshtė vetėm Luksemburgu, me tė cilėn Shqipėria ka luajtur dhe ėshtė ndarė pa gola para 4 viteve. San Marino zė vendin e 191 nė renditjen botėrore tė FIFA sė, deri sa Shqipėria ėshtė e 65 ta. Vetė Republika e San Marinos shtrihet nė 61 km katror, ndėrsa ka rreth 30.000 banorė, duke u llogaritur shteti i tretė mė i vogėl nė Europė.


    Kuqezinjtė provojnė shijet e Bariēit
    Dje kombėtarja shqiptare ka zhvilluar dy seanca stėrvitore nė San Marino. Kombėtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Oto Bariē sot nė orėn 20.30 do tė zhvillojnė ndeshjen e parė miqėsore nėn "erėn" e kroatit. Pėrballė, kuqezinjtė e Bariēit do tė kenė pikėrisht ekipin kombėtar tė San Marinos. Ndeshja ėshtė pėrcaktuar tė luhet sot nė stadiumin kombėtar tė Principatės nė orėn 20.30. Pra, kuqezinjtė prej dy ditėsh ndodhen nė San Marino, ku po pėrgatiten pėr ndeshjen miqėsore tė 16 gushtit. Tė hėnėn skuadra kuqezi ėshtė prezantuar para trajnerit tė ri. Vetė presienti i federatės Armando Duka, i ka prezantuar stafit tė ri tė kombėtares tė gjithė lojtarėt e ekipit kombėtar. Pas ceremonisė sė thjeshtė pėr tė gjithė lojtarėt ka folur trajneri Oto Bariē. Kroati ka folur para futbollistėve duke kėrkuar qė ata tė japin maksimumin nė ēdo takim. Ndėrkaq dje ka qenė radha e fushės. Trajneri kroat kishte parashikuar 2 seanca stėrvitore. Seanca e parė ėshtė zhvilluar rreth orės 11.00. Trajneri Bariē mė shumė ėshtė marrė me anėn taktike, ndonėse nuk ka harruar tė shohė edhe gjendjen e lojtarėve. Pas stėrvitjes sė paradites kuqezinjtė janė rikthyer nė fushė pėr tė zhvilluar stėrvitjen e pasdites. Edhe pasdite Bariē ka bėrė tė njėjtat gjėra qė ka zhvilluar paradite, mė shumė taktikė dhe pak stėrvitje fizike. Sipas informacioneve tė marra pranė ekipit kombėtar, Bariē mė tepėr ka parė gjendjen e atyre lojtarėve, tė cilėt ai mendon se mund tė luajnė nė miqėsoren e sotme.
    Formacioni, top sekret
    Ndonėse nuk ėshtė ndonjė miqėsore prestigjioze, trajneri Oto Bariē ka preferuar qė formacionin pėr ndeshjen e sotme ta mbajė top sekret. Kėshtu, sipas informacioneve tė marra nga burime pranė kombėtares, Bariē nuk ka pranuar tė japė 11 shen qė do tė luajė gjatė 90 minutave. Madje, formacionin pritet tė bėjė publik pėr lojtarėt, vetėm sot nė mesditė. Gjithsesi, njė gjė ėshtė e sigurtė. Me tė gjitha gjasat tė gjithė lojtarėt do tė luajnė nga njė pjesė loje nė takimin e sotėm, qė do tė nisė nė orėn 20.30. Edhe tė dėmtuar, sipas informacioneve nuk ka asnjė, kėshtu qė Bariē do tė ketė luksin e tė zgjedhurit mes 22 futbollistėve kuqezinj.

    Olsi Avdiaj
    Sporti Shqiptar

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    di gje njeri se kush kanal e transmeton ndeshjen?

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN
    di gje njeri se kush kanal e transmeton ndeshjen?

    Une di kush DUHET ti jap ndeshjet po nuk e di kush do ti transmetoj.

    Si jane kta robt me bo ndonje qiiindarke per vete ene se rrujne per popullin. FSHF kerko te bojne ndonje leke anesh se TVSH ska takat me pagu si kto kanalet me pagese. Po puna eshte une qe skam pare te shikoj kanale me pages si tja boj? ku ta shikoj kombetaren kur lu futboll? Skane turp vallai ne djall vafshin gjithe ata qe mendojne te bojne ndonje leke ne kurrize te popullit.

  7. #97
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mbas nje jave do te luhet ndeshja me Bjellorusine.

    Pikat e forta per Shqiperine.

    1.Trainer me shume pervoje ,mund te themi traineri me rezumene me te mire ne grupin tone kualifikues.
    2.Pervoja e lojtareve si Skela, Tare ,Bogdani,Lala, Hasi etj e cila mund te beje diferencen kurdo.


    Pikat e dobeta.

    1.Mesatarja e moshes e madhe.
    2.Stoli dhe kontigjenti i lojtareve qe mund te thirren nga kampionati shqiptar ,mjaft i dobet.



    Nje tjeter avantazh, qe kemi. Mendoj se dyshja sulmuese Tare-Bogdani, eshte dyshja sulmuese me produktive e grupit tone kualifikues.

  8. #98
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Nje tjeter avantazh, qe kemi. Mendoj se dyshja sulmuese Tare-Bogdani, eshte dyshja sulmuese me produktive e grupit tone kualifikues.
    Me produktive se Kuijt-van Persie, Petrov-Berbatov ose Mutu-Niculae?
    Tare ka kohe qe ka marre fund dhe ne nuk mund te luajme me dy sulmuesa te te njejtit tip. Ne krah te Bogdanit duhet nje sulmues i shpejte si Salihi. Ne nje ekip qe krosi pothuajse nuk ekziston fare nuk mund te luhet me dy "shtylla".
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  9. #99
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lista e plote lojtareve te grumbulluar per ndeshjen Bjellorusi-Shqiperi.

    LISTA EMRORE E LOJTAREVE QE DO TE GRUMBULLOHEN PER NDESHJEN ME BJELLORUSINE DATE 02-09-06 DHE RUMANINE DATE 06-09-06 PORTJERE 1. ILION LIKA 2. ISLLI HIDI 3. ARJAN BEQAJ MBROJTESA 1. ARMEND DALLKU 2. ERION XHAFA 3. ELVIN BEQIRI 4. ADRIAN ALIAJ 5. NEVIL DEDE 6. DEPATIK CURRI MESFUSHOR 1. KLODIAN DURO 2. ERVIN SKELA 3. EDVIN MURATI 4. LORIK CANA 5 .DEVI MUKAJ 6. ALTIN LALA 7. ALTIN HAXHI 8. BESNIK HASI 9. BLENDI SHKEMBI SULMUES 1. ERION BOGDANI 2. IGLI TARE 3. ETMOND KAPLLANI 4. HAMDI SALIHI 5. BEKIM KASTRATI TRAJNERI EKIPIT KOMBETAR OTTO BARIC

    Mendoj qe Edvin Murati (qe luan ne ligen e dyte greke tani), Blendi Shkembi (gjithmone rezervist ne Ukraine), e bile edhe Adrian Aliaj (pa skuader), nuk duhej te ishin ftuar fare.

    Besart Berisha, kishte dorezuar dokumentacionin per nenshtetesi shqiptare (sic shkruan gazeta Lajm e Kosoves e dites se djeshme) dhe shpejt do i bashkangjitet kombetares, bile mendoj se do duhej te ishte ftuar edhe per kete takim.

    Une mendoj qe dyshja jone sulmuese duhet te jete Erjon Bogdani - Besart Berisha.

    Bjelloruset thane qe favorite eshte Shqiperia ne kete takim. Nese i marrim 6 pike nga keto dy ndeshje (gje qe do jete shume e veshtire), atehere shansat per kualifikim rriten, nese i marrim 4 pike zbehen pak por prape jemi ne gare, kurse nese marrim me pak se kater pike kualifikimi do behet edhe me i veshtire se c'eshte tani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 25-08-2006 mė 23:17
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #100
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    As Arjan Beqaj, Klodian Duro, dhe Edmond Kapllani s'duhet te ishin ftuar megjithese Baric s'mund ta nderroje te gjithe ekipin prenda nje jave, duhet kohe per ti njohur lojtaret e rinj dhe ato ekzistues.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •