Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 76
  1. #61
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    “Unaza e Shkodrės”

    Kanė pasur zakon gjithmonė nė Shkodėr qytetarėt tė shprehen duke thėnė pėr njė rrugė rrethore imagjinare “unaza e Shkodrės”. Saktėsisht kjo unazė nuk ka egzistuar asnjėherė edhe nė diktaturė, sepse nuk u plotėsua me rrugė tė mirėfilltė dhe infrastrukturė tė rregullt sidomos nė lagjet e vjetra tė Shkodrės si Kiras, Ndocej Dudas, apo edhe nė Xhabije dhe “Qaf Hardhi” dhe mė lart nė “Arrėn e Madhe” apo deri nė Rus. Gjithmonė mungesa rrugėsh dhe katastrofė urbane dhe me qė bie fjala te urbani edhe ky ka njė linjė e cila pėr qytetin 130 mijė banorėsh pėrfshin vetėm 20 pėrqind tė tyre. Gjithsesi nė pėrpjekjen pėr tė imagjinuar “Unazėn fantazmagorike” tė Shkodrės gjithkush provonte se nė segmente tė ndryshėm tė saj kishte rrugė tė shtruara si kjo nė foto njė herė e njė kohė. Ajo shėrbente qė banorėt e shumė lagjeve perendimore nė Shkodrės ti ēonte nė zonėn industriale qė ėshtė edhe sot apo nė spital. Sot e 15-tė vite tė njė demokracie nė vazhdim ka edhe njė degradim arrogant dhe shpesh herė nerva shkatėrrues nė Shkodėr. Mirė se shumė investime ka dhe ato qė janė bėrė cilėsinė e kanė tė dobėt , por edhe rrugėt e mirfillta nė Shkodėr janė shkatėrruar dhe degraduar nė njė mėnyrė ku edhe centimetrat e asfalto betonit nuk janė kursyer. Mbas Tiranės, qyteti i madh i veriut ka segmentet rrugorė tė brėndėshėm mė tė gjatė nė Shqipėri. Pikėrisht ky qytet ka edhe segmentet mė tė gjatė dhe degraduar egzistues nė Shqipėri dhe investimet mė tė vogla dhe cilėsisht tė dobta mė tė pėrmendura pėr keq nė kėtė vėnd.
    Vetėm me 20 pėrqind tė rrugėve tė shtruara Shkodra ėshtė nė top listėn e qyteteve tė mėdhenj tė Shqipėrisė vėndi i parė dhe nuk ėshtė rekordi i vetėm negativ i qytetit tė madh qė ngjan si fshat i stėrzgjeruar, por i lėnė mbas dore nė urbanizim. Ajo qė ka edhe sot rėndėsi ėshtė se nuk ka pėr kėtė katrahurė urbane edhe fonde tė deklaruara tė sigurta deri tani pėr rregullimin e gjėndjes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #62
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Tregjet e Shkodrės

    “Supermarketet e Shkodrės” janė dy tre pika tė “Gabit” por qė nuk janė vetėm tregtarėt e “gabit” qė shesin nė kėto tregje. Vetėm kėto tregje nuk njohin “inflacion” dhe “recesion”. Po, ato kanė rritje tė vazhdueshme dhe mall gjithmonė e mė tė ekspozuar dhe tė firmave tė mėdha tė botės. Sa mė shumė dyqane bosh nė Shkodėr aq mė shumė kanė njerėz “supertregjet” e Gabit. Dy janė mė prosperozėt nė Shkodėr, tregu i fillimit tė Rusit mbas rrugės dhe ai i Perashit, mbas rrugės edhe ai. Kėto tregje kanė thyer edhe maninė e tregtarėve shkodranė tė cilėt i duan patjetėr dyqnet nė buzė tė rrugės mundėsisht nė trotuar. Tregjet e Gabit nuk kanė tabelė, nuk kanė hyrje madhėshtore, nuk kanė roje dhe nuk janė fare nė qėndėr tė Shkodrės dhe biles janė tė fshehur mbas pallateve. Por ato kanė cilėsinė mė tė mirė se dyqanet e Shkodrės dhe pėr mė tepėr lirinė e zgjedhjes dhe atė tė ēmimit. Shkurt janė tė pa konkurueshėm Me “turp” apo pa turp, shkodranėt vishen me firmatot e Gabit dhe ndjehen mirė, sepse me tė rejat kanė njė problem tė madh. Problemi mė i madh ėshtė cilėsia e dyshimtė dhe fitimi pėr copė shpesh herė dy-tre fish i cili ėshtė njė grabitje e ligjėruar qė tashmė e kanė kuptuar edhe “fėmijėt, fshatarėt dhe tė marrėt” siē thonė me gaz nė Shkodėr.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #63
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Banaku ėshtė armik i tregjeve shkodrane

    Kudo do tė ishte e pa imagjinueshme qė vėndi ku shet tė ketė banak dhe betoni tė rregullt me mbulesė dhe shitėsi tė krijojė njė banak tė dytė “interaktiv” pėrpara banakut tė vėrtetė dhe tė ndėrtuar pėr kėtė qėllim. Vetėm nė tregjet e Shkodrės “ban vaki” kjo dukuri e njė mentaliteti mesjetar dhe nė vazhdėn e “ēurbanizimit” total tė koncepteve tė dikurshme tė qytetit. Rasti ėshtė te tregu nė Rus ku banakėt janė dhe “tregtarėt” e famshėm e “zanatlinj” tė rrethinave tė Shkodrės, shesin me shpinė tė kthyer nga kėto banakė qė janė si nė tė gjithė tregjet e lira tė europės. Gjithsesi nuk ėshtė faji i tyre, por ėshtė faji i Bashkisė sė Shkodrės e cila i ka “kthyer shpinėn” rregullit dhe disiplinės tregtare nė Shkodėr. Si ky rast ėshtė e gjithė Shkodra, sepse kjo gjė ngjet edhe nė mes tė rrugėve tė qytetit ku dyqani ėshtė shpesh herė kot, sepse veprimtaria kryhet nė trotuarė dhe mundėsisht nė rrugė tė madhe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #64
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Mund tė pengohesh edhe nga kafshėt nė trotuar

    Kur themi se Shkodra nuk respekton ligjet e tregut dhe rregullin urban kjo nuk ėshtė pėr tė gjithė. Me siguri qė viēi i lidhur pėr katėrkėmbėt nuk ka dėshirė, por i zoti aty, kėrkon ta shesė tė shkretin dhe pėr ti “tėrhequr vėmėndjen” kalimtarėve e vendos kafshėn e shkretė nė mes tė trotuarit pėr ti penguar kalimtarėt me viēin e lidhur keqas. Nejse ky ėshtė njė moment tragjik reklame nė njė nga rrugėt qė tė ēon nė lagjen e vjetėr “Sarreq” , por pėrsėri kėtu fajin nuk e ka viēi dhe i zoti i viēit, por policia bashkiake dhe ajo e shtetit qė lejojnė si privatizimin e trotuarit, pėrdhunimin e viēit dhe sfidėn e fshatarit qė kujton se Shkodra ėshtė bahēja e tij ku mund tė bėjė ēfarė tė dojė kur ti dojė qejfi. Kjo punė ėshtė edhe me shitjen e pulave nė Rus dhe peshkut nė katėr – pesė pika tė qytetit. Gjithsesi Shkodra ėshtė e madhe dhe tolerante dhe kujdeset qė sėpaku mos ta shkelė viēin e lidhur qė me siguri nuk e di se ēfarė e pret, por rėnkon sepse i kanė lidhur kėmbėt tė cilat e bėjnė tė lirė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #65
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Malli hapet herėt pėrpara teatrit “Migjeni”

    Pėrfaqėsimi mė i lartė artistik dhe kulturor i Shkodrės ėshtė dhe mė komerciali nė qytet sepse rrerth e pėrqark tij shesin mbi 200 persona para dhe mbrapa, anash pėr ta rrethuar nė mėnyrė “dramatike” pėr tė bėrė njė “variete” tė plotė pikėrisht nė vėndin ku zor se janė luajtur mė tė bukura tė tilla shfaqe nė tė gjithė Shqipėrinė. Tregtarėt e rrethojnė atė nė mėngjez, duke e shpėrndarė mallin me rregullin e tyre tė dalluar i cili zė trotuarėt dhe krijon hapsira pėr vete nė qėndrėn e Shkodrės, pėr ta fyer atė ēdo ditė. Policia dhe Bashkia e kanė humbur pėrfundimisht “betejėn” me kėto tregtarė dhe tashmė ēdo gjė ėshtė nė pronėsinė e atyre qė nuk kanė asnjė meritė pėr kulturėn, artin dhe qytetarinė e Shkodrės. Megjithatė rrogave 15.000 lekėshe tė profesionistėve tė tempullit qė quhet teatri “Migjeni” busti i tė cilit pėr arsye thuhet “politike” ėshtė i syrgjynosur midis barakave, po ti shtosh nga njė 50 lekėsh tė tregtarėve qė shesin do tė ishin megjithmend dinjitoze dhe serioze. Por as kėtė nuk e ka menduar Bashkia dhe kėshilli Bashkiak i Shkodrės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #66
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Shkodra gjithmonė ka “shpikur”

    Kreativiteti nė Shkodėr ėshtė njė cilėsi e cila tashmė ka trajta tė jashtėzakoshme. KESH-i dhe sidomos punonjėsit e tij kanė edhe “fantazinė” maksimale nė kėtė kreativitet oi cili shėrben qė tė heqė lekėt nga arka e shtetit dhe ti ēojė nė xhepet e punonjėsve tė KESH-it. Nė fakt kasetat e KESH-it tė cilat duhet tė janė tė mbyllura dhe kur ka mbaruar edhe linja lihen tė hapura. Nuk ėshtė ndonjhė investim i madh , por nuk kryhet sepse punonjėsit duan qė banorėt tė zgajsin telat pėr tė marrė energji jashtė sahatit. Pastaj ato vijnė dhe i kėpusin telat sepse njerzit i paguajnė pėrsėri pėr ti lidhur po ato tela tė kėputur. Kėshtu grafiku ėshtė disa herė dhe xhepi i punonjsve tė KESH-it ėshtė i garantuar se ka diēka mbi rrogėn. Gjithsesi problemi pėr KESH-in nė Shkodėr nuk janė banorėt, por vetė KESH-i dhe kėtė tė gjithė e dinė nė Shkodėr. Ēdo inisiativė e mirė e marrė nga tė gjithė drejtorėt e kaluar nė KESH, ėshtė shfryrė, sepse tė parėt qė nuk duan rregull dhe standarte pune dhe disipline janė KESH-istėt tė cilėt nuk janė mėsuar (njė pjesė) tė jetojnė vetėm me rrogėn tė cilėn e kanė shumė mė tė madhe se mėsuesit, mjekėt dhe policėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #67
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Autostradat e kafshėve

    Shkodra ka disa rrugė tė mira tė cilat janė njė cilėsi tashmė e mirė e kėtij qyteti. Por ato janė akoma jashtė ndikimit qytetar dhe kontrollit policor rrugor sidomos pėr kafshėt qė fshatarėt e zonave i nxjerin nė rrugė tė madhe, sepse kėrkojnė kullotėn “mė tė mirė” tė mundėshme. Dhjetra aksidente ndėr tė cilat disa janė me vdekje nuk i kanė mbushur mendjen kėrkujt se kafshėt nuk duhet tė dalin nė rrugė. Segmenti i Velipojės, Zogajt dhe Muriqanit, por edhe superstrada nga Lezha e kėtej janė zona tė rrezikshme tė cilat nuk po afrohen me standartin normal tė largimit nga rrugėt rurale tė malit dhe tė fushės, qė nuk kanė tė bėjnė me ecjen me 60-80 km nė orė. Nuk janė vetėm lopėt dhe delet qė qėndrojnė ne mes tė rugės, por edhe gomarėt tė cilėt janė edhe mė tė pa bindurit nė lėvizje. Gjithsesi policia nuk mund tė gjobisė dot as kafshėt dhe as barinjtė modernė tė cilėt shpesh herė tallen me shoferėt. Por ka ndodhur qė edhe kanė nxjerrė armėn (barinjtė) kur makina ka vėnė nėn rrota delen apo lopėn dhe ka rrezikuar edhe drejtuesin e mjetit. E kjo ėshtė edhe natyra e kėtyre “autostradave tė kafshėve” nė rrugėt qė dalin nga qyteti i madh i veriut.
    Janė me qindra rastet kur njė furgon, autoveturė dhe motēikleta ka marrė para njė lopė, dele apo kafshė tjetėr nė rrugėn qė nuk ėshtė e tyre. Por ajo qė ėshtė me e keqa ka ndodhur qė pėr njė lopė njerzit kanė shkuar deri sa tė futen nė “gjak” sepse policia i ka pak zor kėto zgjidhje tė cilat sidoqoftė janė nė favor tė drejtuesve tė mjeteve dhe jo kafshėve dhe kafsharėve tė tyre. Mė e bukura ndodh kur nė rrugėn e Velipojės apo atė Lezhė-Shkodėr por edhe nė atė Shkodėr –Hani i Hotit, policia ndalon dhe kontrollon automjetet dhe rruga bllokohet nga bagėtitė nė segmente nacionale dhe tė trafikut internacional i cili pret me minuta dhe orė qė rruga tė lirohet nga kėto bagėti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #68
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Uzina “Drini” si pararoja e industrisė sė rėndė

    Kjo uzinė tashmė njė varrezė monumentale e socializimit me “Industri tė Rėndė” pėrdoret vetėm nė drejtorinė e dikushme tė saj si shkollė dhe njė pjesė e cila ėshtė privatizuar dhe prodhon artikuj druri. Nė fakt uzina “Drini” riparonte gjigandėt 20-40 tonalata tė hidroēentraleve me emrat kaq shumė tė njohur nė atė kohė si “Perlini” dhe “Centaur”kaminat gjigandė tė digave gjigande tė lumit Drin. Makineritė nuk ishin vetėm kineze dhe nga lindja, por edhe relativisht moderne si presa dhe torno apo freza dhe gjithfarė repartesh tė stėrmėdhenj qė mbanin nė punė tė gjithė kėtė industri tė rėndė nė Shkodėr. Uzina nuk ka qėnė njė rudiment trashanik i teknologjisė sė mbrapambetur ruse apo kineze, por njė pararojė teknologjie pėr ne, ku janė punėsuar mijra punonjės edhe ato tė profilizuar mė sė miri. Privatizimet, “raportet demokratike” nė kėto privatizime, stėrzgjatjet deri sa uzina largoi ēdo gjė tė mirė nėpėr shtėpitė e disa punonjėsve dhe tė shumtėn nė “Nikshiq” nė vitin 97-tė ku malaziasit arritėn tė mbledhin pėr hekur, milionat ton hekurishte qė nuk i kishin nė republikėn e tyre tė vogėl, shkatėrruan pa mėshirė njė nga uzinat e cila nga tė gjithė nė Shkodėr pranohet se po tė privatizohej pa u prishur do tė qe njė mbijetesė racionale e njė industrie e ngritur me djersėn e tė gjithė popullit. Pėrveē disa makinerive tė vogla tė transportueshme nė shtėpi si torno, ato tė mėdhatė nė njė pjesė tė madhe funksionojnė nė Malin e Zi dhe pėr kėtė ka dėshmitarė qė i kanė parė nė punė pėrveē atyre qė i kanė transportuar pėr atje sėbashku edhe me disa gryka topash nga repartet ushtarake jo shumė larg uzinės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #69
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Velipoja

    Rruga e shtruar, por jo deri nė fund.

    Fillimet e punimeve pėr ndėrtimin e rugės sė plazhit mė tė madh mbas Durrėsit por nė perėdnim tė Shkodrės janė nė vitin tashmė tė largėt 1994-5-sė. Njė fond prej qindra mijra dollarėve u dha sipas burimeve tė atėhershme dhe mbas nja dy gėrmimeve nė njė nga kthesat e malores u “pėrvodh” dhe nuk i dihet edhe sot fati i tij. Mbas viteve 98-tė rruga e Velipojės ka pasur grante tė ndryshėm tė cilat jepeshin copė-copė nė momentet e fushatave elektorale dhe qė shtonin kilometrat dhe nė vitin 2003 mbetėn tė “Ura e Gjolulit” pėr tė mos vazhduar mė. Fushata e fundit elektorale ja dha firmės “Papenburg” pėr ta pėrfunduar e cila tashmė ka shtruar 12 km e fundit deri afėr “Kishės sė Velipojės” aty ku janė rrėzuar plepat nga era duke lėnė edhe 3-4 km tė tjera pa pėrfunduar, sepse deri aty kanė qėnė edhe lekėt. Fundi, ka mė se 10-tė vite pėr tė mos qėnė i pėrfunduar segmenti mė i rėndėsishėm turistik nė veri tė vėndit i cili nė pikun e tij tė verės pėrmbledh mbi 400.000 pushues prej tyre mbi 15 mijė kosovarė dhe mbi 90 mijė pushues nga Tirana dhe rrethet e tjera tė Shqipėrisė kryesisht nga verilindja.
    Nisja e rrugės pėr nė Velipojė merr kthesėn e superstradės e cila nga Shkodra ėshtė vetėm 6 km nga qėndra, kurse nga Tirana vetėm 80 km tė cilėt pa vonesėn e daljes nga qėndra kryeqytetit, kryhen nė njė rrugė tė mirė pėr 1 orė dhe 10 minuta. Mbasi kalon fshatin e madh tė Bėrdicės fillon rruga e drejtė e fushave tė Trushit dhe kėtu fillon edhe ajo qė shkodranėt e quajnė “autostrada e lopėve” ku fshatarėt pa e prishur terezinė i lėnė lopėt dhe delet tė ecin nė mes tė rrugės gjė qė ka sjellė qindra aksidente tė cilėt kanė pėrfunduar dhe me vdekje.

    “Autostrada e lopėve”

    Nė vazhdimin e rrugės sa kalon maloren e Velipojės fillon edhe rruga e re e mbaruar, por nė vazhdim nga firma “Papenburg” dhe shihet qartė se po hidhej shtresa e fundit por po bėheshin dhe riparime nė shtresėn e parė tė prishur vende vende. Nė shumė pjesė tė rrugės ishte e qartė se duheshin vendosur muret mbrojtės sepse dherat dhe gurėt po dėmtonin pa pėrfunduar rrugėn e re.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #70
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    selia e PS simeken vila e vito korleones.

    ai semafori mas ferrave edhe bicikleta me 300 dryj ishin te forta.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Namik Hoti: Nė Shkodėr edhe magjypėt janė europianė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 02:03
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Jeta ne Shkoder
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 28-10-2002, 00:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •