Gjendet në dhomën e vet i pajetë. Familjarët: Jemi të habitur, se dimë shkakun
Vetëvaret i mituri, Dëshmitar i Jehovait
ELONA DAKA
ELBASAN
Do të vetflijo hem për idealet e Dëshmitarëve të Jehovait". Këto fjalë, familja dhe shokët i kanë dëgjuar shpesh nga goja e 15-vjeçarit Alfred Hoxha, i cili e ka bërë realitet një gjë të tillë paraditen e të së hënës. Pasi dushit, ka veshur rrobat më të mira dhe i ka dhënë fund jetës në një mënyrë tragjike, duke u vetëvarur në dhomën e vet. Ky ka qenë fati i të miturit Hoxha nga fshati Cestie i komunës Kajan në rrethin e Elbasanit. Një ngjarje e tillë ka tronditur familjen, komunitetin por edhe policinë e cila ende nuk ka arritur që të japë një shpjegim në lidhje me arsyet që e kanë çuar të miturin t'i japë fund jetës së vet.
FAMILJA
15-vjeçari Hoxha jetonte sëbashku me të ëmën, katër vëllezër dhe dy motrat në një banesë të thjeshtë. Mefaili, babai i tij prej shtatë vitesh qendronte si emigrant ekonomik në Greqi. Pasi kanë gjetur trupin e pajetë të Alfredit të afërmit e tij kanë mbetur të pafjalë. Sapo është lajmëruar për një ngjarje të tillë, Mefaili ka marrë rrugën nga shteti helen dhe është nisur menjëherë në drejtim të familjes së vet. "Nuk dimë çfarë të themi. Alfredi ishte një djalë i bindur, i sjellshëm dhe studioz", thotë me lot në sy i ati i të miturit. "Jam munduar që të punoj me sa kam patur fuqi në shtetin grek me qëllim që gruas dhe fëmijëve të mi të mos u mungojë asnjë e mirë materiale, por mesa duket nuk kam bërë sa duhet për ta", është shprehur mes dhimbjes dhe lotëve kryefamiljari. Ai thotë se gjatë qendrimit në Greqi e ndiente së tepërmi mungesën e familjes dhe ishte i vetëdijshëm që ata kishin akoma më shumë nevojë për përkujdesjen e tij dhe për këtë mundohej që të bënte maksimumim.
POLICIA
Gjatë marrjes në pyetje, shokët e 15-vjeçarit të vetëvarur, kanë thënë se e kishin dëgjuar shpesh që të fliste me zell për fenën e Dëshmitarëve të Jehovait. "Kishte shumë vite që ishte bashkuar me Dëshmitarët e Jehovait. Ne e kemi dëgjuar shpesh që të thotë se do të vetvritej për ta", thanë për policinë shokët e klasës së 15-vjeçarit. Gjithashtu, shokët por edhe banorë të zonës kanë pohuar se edhe prindërit e 15-vjeçarit ishin pjesëtarë të Dëshmitarëve. Fillimisht policia mendon se 15-vjeçari ka bërë vetvrasje si pasojë e tronditjes psikike por hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke vijuar, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
Gazeta Shqiptare
______________________________________________
Deshmitaret e Jehovahit po vrasin Shqiptaret.Ky eshte nje rast nga te shumtit qe kane ndodhur ne shqiperi.Femije te vegjel qe sakrifikojne vetveten per Jehoven..
Krijoni Kontakt