Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 93
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kur dritat ikin nga Tirana

    Kur dritat ikin nga Tirana

    Tė varfėrit, zi kė mbajnė?
    Nata ... vdiq pėrmbi Tiranė.

    Vetė Gjergji zbret nga kali
    Dhe vajton tek shatrivani.

    Shqiptar, o qengj qė pi dy nėna!
    Lokes sonė s’i ndrit ma Hėna.

    Kandil i fikun kthen kurrizin,
    Ikėn, tė ndriēojė Paradizin...
    wrong verb

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    kur dritat ikin nga tirana
    qirinin shpejt e ndjez nana

    fute koken ne krevat
    maje afer i uturak

    se rruges per banje nuk i dihet
    n'errsire kollaj i thy kryet

    prit nja dy ore te vin ti
    futi i tas llall edhe fli

  3. #3
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    poezi me vlera aktuale. ju lumte djema se ia qani hallin popullit te lodhur albanez.

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sot takova Mjerimin

    Sot takova Mjerimin.
    Kuvenduam pa fjalė, me tė parė,
    siē bėjnė metropoleve dy tė papunė
    tė heshtur
    e drodhėm nga njė cigare
    si tė dridhnim jetėn tonė.
    Mos e pini!
    Duhani dėmton rėndė shėndetin
    por jo mė shumė se gjendja burrin e papunė
    kur me sy viktime lutet: mua, mua,
    merrmė mua
    pėr punė;
    kur gjoksi i tij nė gulshe ngrihet, ulet, shkulet,
    si toka mijra vjet pėrpara nė lėvizjet tektonike
    ethshėm, pėrpijshėm,
    tabanin e detit ndėr flakė e ngre nė mal tė lartė
    dhe malin e lartė e zhyt si ishull tė humbur nė hartė.

    Sot takova Mjerimin.
    Pėr mesi e gėrryente uria
    e njoha nga vėshtrimi –
    kishte sytė e mia.
    wrong verb

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artist je o Diabol..

    Shum e bukur poezia..

    Vazhdo..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 02-03-2006 mė 16:36

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Tirana Dje....

    Rrugėt, bulevardet nė mes tė qytetit
    shtruar pllaka - pllaka nė kohė tė Italisė
    Ngriheshin madhėshtore zyrat e pushtetit
    Ballė pėrballė sterronin zyrat e Partisė!

    Nuk kaloje dot nėpėr trotuaret
    se ta bėnin "psst!"...ishte e ndaluar(!)
    Sharrė e Shtish Tufinė parcelat me varret...
    Gjysmėn e qytetit kishin spiunuar.

    Oficerė tė ngrysur, plot operativė
    njerėz qė vraponin rrugėve pa gdhirė
    gjyhė zyrtare "labēia", mishi me tallon
    spiunė vullnetarė, buka me racion!...

    Autobuzė tė shqyer, goja qelbej gjizė,
    vajza bukuroshe qė s'kishin haber
    ēfarė ėshtė deodoranti, endrrave vėnė vizė
    Anė e kėnd parulla: "Rroftė shoku Enver!"

    Nėpėr mure skuqnin shkrime aq tragjike
    "Jini vigjilentė!"...; "...armiku punon!"
    "Nafta gjaku i zi!"..., "Rroftė Kina mike!"
    Burgjet mbushur plot, jeta me tallon(!)

    Menxat e puntorėve pihej ujė me brrokė!
    Margarina luks, vaji me racion!
    Ligja 55 si skifter mbi kokė
    Shkruar nėpėr mure: “Kllasa edukon!”

    Populli festonte me aq shumė “gėzim”
    Festat e Partisė, festat e nėntorit
    Dilnim qė pa gdhirė nė parakalim
    Me surrat-zgėrdhirė – para Diktatorit!

    Iknin vitet shkonin, nč brenda kafazit.
    skllevėr tė Partisė, robėr tė Enverit!
    Armiqt rreth e rrotull plasnin prej marazit
    Shqipėria shkėmb nėn Dritė tė Fenerit…


    Ishim zemėr pula, ishim lepurusha
    Askujt nuk ia mbante, qė tė ēelte gojėn
    Komb pa dinjitet, shefa veshllapusha
    Qė tė nxinin jetėn, e tė merrnin bojėn!!!

    Shkruanin gazetat, vu Radio Tirana:
    “Novatorėt e shquar, e shpikėn traktorin!”
    Dikush vriste vehten me 4 – 5 plumba
    Nč s’na zinte gjumi kurrė pėr Diktatorin!

    “S’kishte gjumė Partia! S’kishte gjumė Enveri!”
    “Frynte erė e malit si grykė maliheri!…”……
    Popull frikacak qė nuk flinte gjumė
    Jeta njė batak – gjithandej spiunė!!!

    Kjo ishte Tirana, kryeqyteti ynė
    “Moj Parti e Punės, ty ta hangsha synė!”
    Populli nė kėmbė, Partia nė ballė
    Ndaj e morra pendėn, qė tok tė qajmė hallė!…
























    TIRANA SOT…

    Rrugėt, bulevardet anė e mbanė Tiranės
    “Shtrohen, regullohen” veē prej... Edi Ramės
    Kioskat, dhe barakat qė ishin buzė Lanės
    Rruspat i rrafshuan, vanė nė gropė tė samės.

    Pasi u mendova, se nga t’ja filloj
    Thirra ca kujtime nga viti 90-tė
    Po shkruaj pa hile, askush mos dyshoj!
    Tė mbrosh tė vėrtetėn – jo nuk ėshtė e lehtė!

    U “pėrmbys dynjaja”, ikėn dhe bllokmenėt
    Prona me sa mundi shkoj gjer tek pronari
    Ikėn sigurimsat erdhėn qen bir qenėt
    U sulėn mashtruesit me zhargon fshatari…

    Luftė midis krahinash, luftė Jug e Veri
    Ēdo faqe gazete e kishte njė klan
    Pastaj u lejuan dyqint qoftexhi
    Bėnin konkurencė brenda nė Tiran’...

    Erdh dhjetor 90-ta, u ngritėn studentat
    Dridhej e pėrdridhej Ramiz Pushtetari
    “Duam pluralizėm!” - shkruanin gazetat
    “Voice of America” dhe Azem Hajdari!

    U mbushėn tribunat me idealistė…
    plot u mbushėn sheshet mijra demokratė.
    Burgjet mbushur plot me Nacionalistė
    OKB-ja priste Ramizin e ngratė!…

    Shkoj edhe ēfarė tha, ai Ramiz Alija?
    Nė atė mexhlis foli pa kuptim:
    « As mbyllur – as hapur, s’do jetė Shqipėrija
    Bile s’do jetė Lindje – s’do jetė Perėndim(!)”

    Priste gjith atdheu, dridhej si nė ethe
    Tirana gumėzhinte u ndrru “qeverija”
    Iku “Tao Tao”…Ramiz kė na gjete!?
    Hajde “rinovim” po bante Partija!

    Shkoj njė qeveri dhe pastaj njė tjetėr
    Iku xhuxhmaxhuxhi qė na erdhi prapė(!)
    Se Ramiz Alija ishte stekė e vjetėr
    Nėntoka e Valiasit bėnte Demonstratė!!!

    Dridhej e pėrdridhej veē nga taksirati
    Hoqi Xhuxhi 2 dhe ndrroj qeverinė
    Vuri Ylli Bufin djalin e Sokratit
    Dhe nė mes tė Tiranės, vu Hajdin Sejdinė.

    Nisi “ko-qe-vari” tė na bėj biznese
    Me familjen Hoxha dhe Arben Alinė(!)
    Ramiz Gėnjeshtari bėri dy Kongrese
    E ndėrroj veē mbiemrin , mbajti Vazhdimsinė…

    Foli i shqetsuar Dritero Poeti
    Sesi Enver Hoxha na la veē gomarin.
    Delegatėt e Kuksit dhe ca nga bregdeti
    e pėrzunė me shqelma Dritero shkrimtarin…

    erdhi Marsi i dytė se “prilli i vrarė…”
    U vra Arben Broci nga mjeshtrat e krimit!
    U bė Xheli Gjoni Sekretarė i parė
    Dhe Ramiz Alija – president i vlimit…

    Nėnat seē u thinjėn, djemt po merrnin detin
    Jo, Ramiz Alija se lshonte pushtetin!
    Po e zgjidhi vota, shkuan komunistat!
    Erdhi Leka Meksi tok me PD-istat.

    U mblodh Parlamenti foli mazhoranca
    Parti e Ramizit shkoj pėr me rrujt planca!
    President votuan – herė e parė nė botė
    Namik Dokle morri nė votim: - 1 Votė(!)

    U gėzua kombi, nė Xhami e Kisha
    Bėnė tė gjithė bekimin: - rroftė Sali Berisha.
    Rrap e zhgrap “motori” me emrin Shqypni
    Ne kishim “pushtetin” – ata pasuri!



    U ēelėn dhjetė tyrbe dhe dyqind xhami
    Erdh’ korrik i parė, shkuam nė votime
    E humbi PD-ja – popull axhami
    Pushtetin Lokal ia dhamė Partisė Krime...

    Shkuan katėr vite u ēelėn 8 firma
    Mafia komuniste ēdo gja kish nė dorė!
    U banė sigurimsat krye piramida
    Bėnte plane greku me „trimat“ nė Vlorė !

    I forcuan radhėt veteran – prostatat
    Nisi Gramoz Ruēi grevat, demonstratat(?)
    Erdh 97-ta nė tė hyrė tė marsit
    U bė grusht i shtetit nga djal i Thanasit!

    Dhe u p-ordh PD-ja, na u p-ordh dhe shteti
    Mbeti vetėm Sala ...djemt i hante deti.
    Na doli jevgjitin u vu nė qoshé(?)
    Nisi Shqipėrija njė “epokė tė Re”

    Tek Shesh i Flamurit dilte Albert Shyti
    Ligjin bėnin bandat, ne shtėrgonim rrypin.
    Erdhi edhe Prodi, takoj Myrtezanė
    Ah Evropa kurvė – ta hėngsha hallvanė!…

    Rodhėn netė dhe ditė, u vra dhe pranvera(!)
    Mullixhiu e dh-jeu, se e dh-jeu vjerra(!?)…
    Kish sjellė Amerika si ambasadore
    Miss Mariza Linon njė femėr leshtore!!…

    Qė na bėri vendin taman “lesh me qime”
    Mbeti Shqipėrija si k-urvat jetime!
    Kush mė parė t’ia fuste, kush mė parė ta vidhte
    Evropa pu-tanė, Salėn nuk e pi-rdhte!

    Ja pra sot Tirana ēfarė porteti ka
    Tė vjedh Anastasi bashkė me gjithė vėlla!
    Vodhi qeverija qė ish nė pushtet
    Se Nėnė Shqipėrija kishte “pis milet!”...



    Po tė ishte popull, siē e do zamani
    Do ngrihej nė kėmbė, tė tundej vatani!
    Po kanė vdekur trimat, mbeti veē zagari…
    Ku ta gjej njė Burrė si Azem Hajdari !



    12 shtator 2002

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bordurave

    Ne ishim djemtė qė u rritėm nė bordura
    Qė kėngė kėndonim, ndėrmerrnim aventura,
    Ideologjitė e xhamta pėr ne ishin vitrina
    Qė krisjen mė tė madhe ja u dha shpina.

    Na shanė, na zbuan, na ngritėn gardhe e mure
    Por ne rimbinim mbi paretet e ēdo bordure.
    Sytė tanė nuk i magjepsėn parrullat boshe
    Por buzėqeshjet nė fytyra vajzash bukuroshe.

    Si neone shprese kur pėrreth ishte errėsirė,
    Bordurave ju dhamė statusin e botės sė lirė,
    Si konsuj tė vėrtetė lirisė i dhamė vizė,
    Kur na detyronin ti paguanim gjobė policisė.

    Revolucioni ynė i heshtur zgjati dhjetra vite
    Sa fjala e lirė triumfoi njė ditė prej dite;
    Salut! Djem tė djeshėm sot tė gjithė burra,
    Lavdi bordura!... Lėvduar qoftė arkitektura.
    wrong verb

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Diabolis
    Bordurave

    Ne ishim djemtė qė u rritėm nė bordura
    Qė kėngė kėndonim, ndėrmerrnim aventura,
    Ideologjitė e xhamta pėr ne ishin vitrina
    Qė krisjen mė tė madhe ja u dha shpina.

    Na shanė, na zbuan, na ngritėn gardhe e mure
    Por ne rimbinim mbi paretet e ēdo bordure.
    Sytė tanė nuk i magjepsėn parrullat boshe
    Por buzėqeshjet nė fytyra vajzash bukuroshe.

    Si neone shprese kur pėrreth ishte errėsirė,
    Bordurave ju dhamė statusin e botės sė lirė,
    Si konsuj tė vėrtetė lirisė i dhamė vizė,
    Kur na detyronin ti paguanim gjobė policisė.

    Revolucioni ynė i heshtur zgjati dhjetra vite
    Sa fjala e lirė triumfoi njė ditė prej dite;
    Salut! Djem tė djeshėm sot tė gjithė burra,
    Lavdi bordura!... Lėvduar qoftė arkitektura.

    Diabolis, ti shkruan shume bukur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-03-2006 mė 18:34

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx Mjeshter Agim qe shkruan ketu tek ne!

    Diabolo..

    Po te vjen e mbare kjo Pranvere..

    ---
    Si neone shprese kur pėrreth ishte errėsirė,
    Bordurave ju dhamė statusin e botės sė lirė,
    ---


    e bukur kjo .. nje perle e vertete..

    Ja paskeni nxjerre ujin e zi bordurave..lol.

    Jo un me shoket e mi as nuk uleshim..ne kemb rrinim .. e derr derr derr..

    Po shkruan gjera te bukura Diabolo..

    Thx..

  10. #10
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805
    Diabolis shume te bukura dhe reale....
    ****************************************

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •