Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    dr
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    13

    Mos toleranca gjelozia intelektuale

    Intelegjenca e Shqiperise ndodhet ne njekrize te papare,mendoj une ,sipas asaj qka kam mundur te shof ne parlamentin e Shqiperise,sjellje arrogamte te parlamentareve,koka e popullit tone.Si eshte e mundur qe intelektualet tone te mirren vesh ne qetesi e jo ne shtyrje fyrje si te ishit fare BASHIBUZUK te mesjetes.

  2. #2
    Tirona Observer

    Tė mėdhenjtė e vdekur dhe tė vegjlit e gjallė!
    Ylber Memia

    Pėr shqiptarėt, bashkėkombasit e tyre tė gjallė nuk kanė ndonjė vlerė apo kanė vlera fare tė pakta. Pėr tė vdekurit ėshtė ndryshe. Kur je i vdekur, madje sa mė thellė nė kohė, aq mė shumė tė respekton shqiptari! Edhe kur nuk tė njeh e nuk tė di se ē’ke bėrė, tė ngre lart pėr ato qė ka dėgjuar pėr ty. Bie fjala, unė vė bast se vetėm njė pėrqindje fare e vogėl e shqiptarėve e kanė lexuar veprėn e Konicės. Po kush nuk e mban Konicėn pėr tė madh e pėr nder tė kombit?!

    Do tė ishte interesante tė bėhej njė anketė me pyetje tė tilla: Cilėt politikanė pėlqeni nė Shqipėri? A ka shkencėtarė Shqipėria? A ka filozofė? Muzikantė? Piktorė? Shkrimtarė tė mirė? Diplomatė? Gazetarė? Zorr se do tė thoshte njeri se pėlqen ndonjė politikan. Ose edhe po tė ishte njė apo disa qė do thoshin mė pėlqen ky, do tė qenė ca mė shumė qė do tė thoshin se ky nuk merr vesh nga politika, se ishte gėnjeshtar, hajdut, i poshtėr. Shkencėtarė? E si mund tė ketė Shqipėria shkencėtarė?! Jo po dhe filozofė! Filozofėt e kanė mjekrėn deri nė gjoks. Si mund tė ketė Shqipėria filozofė?! Shkrimtarė janė nja dy apo tre, po dhe ata kanė tė gjitha tė kėqijat e botės, nuk kanė qenė nė burg, kanė bėrė ēmos tė rronin e mbijetonin diktaturėn, kanė pasur privilegje. Gazetarėt? E ku gjendet njė mendje pėr t’i pėlqyer ata?! Njėri ngri e tjetri ul. Po diplomatė? Bah, nga na dolėn kėta diplomatėt shqiptarė?! Muzikantė e piktorė as qė bėhet fjalė. Edhe kur kanė ndonjė sukses, e kanė kot, vjedhin notat e ngjyrat e tė tjerėve andej kėndej. (Vetėm pėr sportistėt mund tė dalin plot qė tė thonė: Si ore nuk ka Shqipėria sportistė?! Dhe do tė zėnė me radhė skuadrat dhe ekipet e botės ku lozin tė shkretėt shqiptarė).

    Por nuk ėshtė kėshtu. Shqipėria ore zotėrinj ka shkencėtarė, filozofė, shkrimtarė, politikanė, gazetarė, muzikantė, piktorė, kėngėtarė, sportistė dhe specialistė tė ndryshėm mjaft tė zotė. Mos prisni qė tė vdesin pa t’i mbani pėr tė mėdhenj. Ata qė nuk merren me fjalė, por dinė tė qėmtojnė veprat e tyre, shijojnė artin, muzikėn, lojėn e tyre, qė ndjekin me vėmendje kurbėn e karrierės sė tyre profesionale, ata e dinė se ē’vlerė kanė ata. Ėshtė vetėm injorancė e asgjė mė tepėr tė gjykosh mbi vlera qė nuk i njeh aspak, por vetėm i paragjykon se s’ka se si tė mund tė jenė nė lartėsitė korresponduese tė botės e tė kohėrave tė tjera.

    Pse vallė ėshtė krijuar kjo klimė? Nė radhė tė parė kjo ka tė bėjė me njė kompleks tė psikikės shqiptare. Shqiptari ėshtė njė individ fare pak modest. Shpeshherė ai ėshtė i bindur se i di tė gjitha e ėshtė i zoti t’i bėjė tė gjitha. Nuk ėshtė mė kot ajo barcaleta, qė “i vajti njėri njė miku tė lartė nė qeveri dhe i kėrkoi njė punė nė njė nga ministritė. Posi ore, i tha miku, do ta rregullojmė, po ē’punė mund tė bėsh ti atje? Nga roje deri ministėr, ja ktheu serbes mėtuesi”. Nė vazhdim tė kėsaj linje, duke qenė kėshtu, shqiptari ėshtė pakė (pakėz fare!) ziliqar. Vini re si e thotė ai pėr njė njeri qė nuk ja mohon dot zotėsinė: Ėshtė i zoti qeni! I shton edhe njė qen nė fund pothuajse patjetėr, sikur ia vė qė ta hajė.

    Veē kėsaj, thashethemnaja ka qenė gazeta mė popullore shqiptare e tė gjitha kohėrave. Shqiptarėt flasin e flasin e flasin. Jo gjithmonė gjėra tė vėrteta. Strumbullarė tė tėrė fjalėsh ku lakohen emra, poste, karriera. Gazetat, radiot e televizionet shpeshherė janė jehonė e kėsaj gazete tė madhe. Dhe duke qenė vend i vogėl e njerėzit janė me njohje tė shumta, jetėt njerėzore kryqėzohen shpesh. Gjithkush pėrbetohet se e njeh mirė filanin e fistekun, ia di tė tėrė biografinė, ia di dredhat, hiletė. Si mund tė jetė ai shkencėtar i madh?! Shkrimtar apo filozof?! Kurrėn e kurrės!

    Nga ana tjetėr, diktatura komuniste bėri shumė pėr barazitizmin e pavlerė tė vlerave. Ajo nuk mund tė pranonte qė Shqipėria tė kishte njerėz tė mėdhenj. Vetėm Partia ishte e madhe. Vetėm udhėheqėsi i madh i Partisė ishte i madh dhe qe fatkeqėsi qė ai kishte qėlluar prijėsi i njė vendi tė vogėl sepse meritonte njė vend mė tė madh. Diktatura e bjerri dinjitetin njerėzor tė krijuesve, artistėve, shkencėtarėve. Njė shkencėtar i madh si Prof. Eqrem Ēabej pėr shembull, jetonte nė njė shkallė pallati, ta zemė, me njė kasap, njė roje depoje apo njė karrocier. Duhet tė shkonte nė punė me njė autobus urban, ku ngjeshej si sardele me tė tjerėt, duhet tė mbante radhėn pėr qumėsht, duhet tė bėnte kėrkesė pėr njė autorizim televizori. Si tė gjithė.

    Vini re sot se sa nėnvleftėsohet prodhimi i kulturės shqiptare nė raport me kulturėn e botės. Me pak reklamė, librat e autorėve tė rėndomtė e komercialė tė botės shkojnė shumė mė tepėr se librat tė autorėve brilantė shqiptarė! Brilantė?! Mos ka lajthitur ky, mund tė thotė dikush. Jo zotėrinj, e pėrsėris edhe njė herė: brilantė! Rroni me kulturėn shqiptare, me shkencėn, me artin e saj dhe do tė shihni se nuk e pėrdor mė kot kėtė epitet. Mos prisni qė elita e kėsaj kulture tė vdesė, pa ta ngrini lart. Mos i vlerėsoni ata nga detaje tė rėndomta tė jetės sė pėrditshme, nga ndonjė qėndrim gjoja fyes pėr rrethana tė caktuara ndaj njė ēėshtjeje, njė partie, njė klani. Ai, Konica, qė pėrmenda nė krye nuk ka lėnė gjė pa thėnė pėr shqiptarėt e Shqipėrinė. Po vallė nuk i donte?! Ai dhe tė tjerėt e vdekur janė tė mėdhenj se nuk na prishin punė ne tė gjallėve. Tė gjallėt nuk mund tė jenė veēse tė vegjėl, se i kemi pėrditė pėrpara syve. Kur vallė do tė heqim dorė nga njė mendėsi e tillė?!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Si tė jetoim me kilturėn shqiptare me artin shqiptar me shkencėn etj...kur dihet fare mirė se ne pėlqeim qdo gjė qė nuk ėshtė shqiptare...se me tė huajėn mburremi, jemi mė tė menqur e mė tė mėdhenjė etj.Keni vėrejtur se edhe nė kėt forum shum fjali shkrimesh e pseudonimesh shkruhen nė gjuhė tė huaj ..pse..? dihet..janė mė tė "menqur",mė "madhor," mė" intelektual,"mė evroipian,amerikan ,vampira e dreqėn mė tė mėdhenjė..Do thoni : iu gjelozoi !jo asesi ,se edhe unė njo gjuhė tė huaja bile jo mė pak se ju ,iu garantoi..por:
    Ai qė flet gjuhėn e huaj pa nevoi iu thaftė gjuha nė gojė.

    "Mr.i dituri"

Tema tė Ngjashme

  1. Toleranca
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:08
  2. A duhet mbrojtur toleranca fetare e shqiptareve ?
    Nga Dr Rieux nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 18:19
  3. Ana tjeter e medaljes: Toleranca fetare vetem per jomuslimanet
    Nga StormAngel nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 09:38
  4. Toleranca Fetare NĖ Islam!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 15:40
  5. Toleranca fetare apo papergjegjshmeri?-nga Pirro Misha
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-01-2003, 07:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •