Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E ke gabim!


    Tradita ne perkufizimin e vet ESENCIAL, sic e kam theksuar ne disa vende tashme, eshte Jeta e Trupit te Zotit, Kishes dhe JO nje grumbull mesimesh dhe shkrimesh pervec apo perkrah atyre te Bibles. Vete Bibla, Dhiata e Re, eshte pjese e kesaj Jete, dmth Tradite te Kishes.
    Hedhja ne shkrim e kesaj Tradite, dmth Jete te Trupit te Krishtit, Kishes, behet vetem per nevoja praktike dhe jo per vet te pasurit e saj te shkruar si manual.



    Gabimi yt i dyte eshte, kur thua se Lutja per te vdekurit eshte tradite popullore, kur ajo eshte pjese e Sherbesave te tera, duke filluar me Meshen e deri tek Sherbesa e perkujtimit.


    Tradita e Kishes, pra Jeta e perditshme e Trupit te Zotit na jep me mijera shembuj te lutjes per te vdekurit besimtar dhe per dobine e tyre.

    A e ke lexuar ndonjehere jeten e Shen Joan Rusit te Ri se si flitet aty per ndermjetimin ndaj te vdekurve?

  2. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ashtu sic jam shprehur tek tema "Shpetimi", Lutja per te vdekurit dhe doktrina e Purgatorit, jane dy gjera te ndryshme, sado qe te perpiqen ekumenistet te gjejne pika te perbashketa.

    Lutja per te vdekurit ne K.O. behet qe Zoti te fale mekatet e tyre te vogla por te papenduara / rrefyera, dhe t'ua lehtesoje vuajten, ose t'u jape me shume ndricim.
    Madje, kjo lutje u sherben dhe shpirtrave ne Parajse, per te marre me shume bekime nga Zoti.

    Ndersa Purgatori eshte per shpirtrat e penduar, te cilet duhet te pastrohen per te shkuar te paster tek Zoti.

    Ne thelb nje mesim anti-kristian sepse mohon Pendesen dhe Faljen qe vjen prej saj.

    Kusari i kryqezuar dhe deshmia e Krishtit ndaj tij, jane mese te qarta per ta hedhur poshte kete doktrine te rreme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 02-05-2006 më 13:46
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #33
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Logjika jote 'kusariste' me lart eshte ne te vertete logjika legaliste racionaliste qe ti mendon se katoliket kane. Kjo eshte ironia e gjithe ketyre bisedave.


    Kusari, nqs do ta legalizosh dhe klasifikosh se ne cfare grupi hyn qe hyri direkt ne parajse, ne momentin qe beri pohimin e besimit, gjaku iu be deshmi dhe pendese e plote, ashtu qe s'kishte nevoje as per ushtrim pendimi me, madje as per pagezim, qe te hynte ne qiell.
    Sepse sic logjikon ti, mund - dhe ne fakt keni thene - qe ne baze te asaj qe Krishti i tha Kusarit, pagezimi nuk eshte i domosdoshem per shpetim por vetem pohimi i besimit.

  4. #34
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Seminarist,

    Purgatori eshte pjelle e llogjikes Legaliste Papiste.
    Per papet e mesjetes, nuk mund te dukej e pranueshme se dikush te falej thjesht me ane te Pendeses. Kjo eshte llogjika njerezore - Faji duhet denuar, pavaresisht se pendohesh, sepse ai ka cenuar drejtesine.

    Por kjo ne thelb eshte njerezore, dhe nuk ka te beje aspak me Zotin tone, i Cili eshte Dashuri, dhe fal pa kufi ate qe pendohet.

    Zoti nuk ben klasifikime. Ato i ben njeriu i rene.
    Ai nuk thote: Kusarin do ta pranoj direkt, ndersa keta te tjeret duhet te kalojne ca vjet ne Purgator qe te pastrohen, pastaj do t'i marr ne qiell.

    Ti nuk arrin te shohesh se prapa doktrines se Purgatorit fshihet tregetia e pafytyre e indulgjencave....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #35
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk mund te thuash se eshte pjelle e logjikes papiste, pasi ajo eshte perpunuar me se shumti jo nga papet. Mund te thuash qe eshte pjese e besimit te Kishes Katolike, por jo t'ia mveshesh si besim thjesht papes si individ.
    Psh, nuk mund te thuash qe papa iu imponua (Shen) Franceskut dhe me dhjetra e qindra vizionareve te tjere katolike, qe te shihnin ne vizionet e tyre purgatorin, se si denoheshin dhe pastroheshin shpirtet e besimtareve. Lexoje Fioretin....
    Po ashtu nuk mund te thuash te njejten gje per Padre Pion e diteve te sotme.


    Zoti ben klasifikime patjeter dhe 'do paguaje secilin sipas veprave te tij', jo te gjithe do te kene te njejten lavdi apo ndeshkim.

    Sic thashe, te qenit e Zotit Dashuri nuk konkludon se Zoti nuk mund te denoje apo ndeshkoje. Kjo nuk eshte pjese e besimit ortodoks.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    "Dale tu tregoj edhe një rast tjetër që të jeni më në gjendje që të kuptoni se si veprojnë ligjet shpirtërore. E shikoni atë pikturë?", pyeti At Maksimi dhe tregoi me gisht nga portreti i Atit Efrem. "Ai ishte një nga etërit dhe asketët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, një shenjtor bashkëkohor, një shenjt me dhunti të jashtëzakonshme hyjnore."

    "At Efremi," - vazhdoi at Maksimi, " shkoi në Malin e Shenjtë Athos kur ishte vetëm 20 vjeç. Që nga fillimi ai u bë një i varur i At Niqiforit, një eremit që jetonte në Katunaqia, një pjesë e thepisur e Malit Athos. Ishin të dy patriotë nga i njëjti qytet, Thebes. Për fat të keq, At Niqifori ishte një plak me huqe me një reputacionin e një burri tepër të ashpër dhe autoritar. Nuk ua rrëfej dot të gjitha vështirësitë që At Efremi duhet të kalonte gjatë kohës që po mësonte si murg i ri nga plaku. At Niqifori ishte kaq i pamëshirshëm, nuk dinte ç'ishte e mirë apo e keqe, asnjë gjurmë të simpatisë njerëzore, aspak dhembshuri. Etërit e tjerë që i njihnin thoshin: "Sa herë që shkonim të takonim At Efremin, nuk mund të qëndronim më shumë se 15-20 minuta se nuk e toleronim dot plakun e tij, kështu që na duhej të ngriheshim e shkonim." Etërit tanë arritën deri atje sa thanë se "Papa Niqifori mund të duket si njeri por në realitet është një egërsirë."
    - "Mbase ishte i sëmurë mendërisht," sugjeroi Maria.
    - "Kush e di? Mbase ishte," u përgjigj at Maksimi.
    - "Ose mbase ishte i pushtuar nga demonët?" - tha Antoni.
    - "Nuk do ta anashkaloja as atë mundësi", tha At Maksimi dhe vazhdoi. "Shumë herë At Efremi arriti atë pikë sa mendoi që të ikte e ta braktiste. Jo vetëm që po lodhej nga plaku por edhe kushtet për punë të vërtetë shpirtërore nuk ishin të pranishme. E kishin të pamundur që të uleshin e të hanin bukë të dy se Papa Niqifori do të bërtiste e ulëriste. Ishte një jetë martirizimi."
    - "Po pse vazhdonte të qëndronte me të?", pyeti Maria, "kjo nuk është normale", protestoi Maria duke bërë një pyetje që ne të gjithë kishim në mendje.
    - "Ah, kjo është një mister dhe një paradoks. At Efremi më tregoi veçmas kur i bëra të njëjtën pyetje se sa herë që vendoste të braktiste plakun, ai ndjente se Hiri i Perëndisë po e braktiste. Një herë një At tjetër e pyeti atë, "Si je at Efremi?" "Mire" - u përgjigj me keqardhje at Efremi. "Dhe si e ke atin tënd?" "Ma nxiu shpirtin o at, ma nxiu", u përgjigj At Efremi. E dini se çfarë ndodhi? Vetëm se nxorri ato fjalë nga goja për atin e tij shpirtëror ai e ndjeu se si Hiri i Perëndisë e braktisi për 6 muaj. Gjatë kësaj kohe ai vajtoi për humbjen e Hirit dhe u ndje shumë shumë keq. Imagjinoni! E sillni dot para sysh diçka të tille?"...

    At Efremi e ndjeu humbjen e Hirit sepse ai kish mendime negative, logismoi negative për atin e tij shpirtëror. Sa herë që i lindte mendimi që ta braktiste plakun, e ndjente se si Hiri e braktiste atë vetë. Kaloi plot 42 vjet në një gjendje të tillë plot vuajtje. Hyri në Malin Athos kur ishte 20 vjeç dhe ishte plot 62 vjeç kur Papa Niqifori vdiq. At Efremi më tregoi njëherë: "42 vjet plot, dhe asnjëherë nuk më thirri në emër. Gjithmonë mu drejtua me fjalë të rënda dhe mallkime."

    "Aty nga fundi i jetës, Papa Niqifori u çmend fare. Sa më shumë plakej aq më me huqe bëhej. Dhe At Efremi u detyrua që ta mbyllte në qelinë e tij në mënyrë që të mos vritej vetë apo të mos vriste njeri. At Efremi na thosh ne: "42 vjet, por ishin sekonda." Mu drejtua mua, "Më kupton se çfarë po të them apo jo? Ktheji ato 42 vjet në sekonda që të kuptosh se unë nuk u martirizova vetëm me ditë apo me orë por për sekondë."

    "Kur vdiq Papa Niqifori", vazhdoi At Maksimi, "i bënë ritet e varrimit." At Efremi si vartësi i tij, dhe ashtu siç ishte edhe zakoni, bëri një gjunjëzim dhe puthi për herë të fundit dorën e atit të tij shpirtëror. Në atë moment, Hiri Hyjnor i foli atij dhe i tha: "Ajo që bëre ti gjithë këto vite ishte Vullneti i Perëndisë." Dhe plaku iu përgjigj: "Dhe ma thua këtë gjë tani që ai vdiq? Për 42 vjet vajtova dhe t'u përgjërova ditë e natë që të më tregosh se çfarë të bëj. Po digjesha përbrenda dhe tani që ai vdiq ti me thua se ishte Vullneti Yt? Po sikur të kisha ikur?" Dhe Zoti iu përgjigj: "Po të kishe ikur nuk do të ishe atje ku je sot. Në fakt do të kishe humbur fare." At Efremi kërkonte zhvillimin shpirtëror. Kjo ishte ajo që donte dhe kjo ishte dhe ajo që arriti. Na thosh se si në analizën përfundimtare ati i tij shpirtëror e ndihmoi atë shpirtërisht. Dhe e kish seriozisht."...

    "Në fakt, kjo histori nuk përfundon këtu. Një ditë kur At Efremi ishte zhytur thellësisht në lutje ai pati një vegim. Falë Hirit të Shpirtit të Shenjtë ai mësoi se ati i tij shpirtëror, pas vdekjes, ishte ndarë nga Perëndia dhe po vuante në Ferr."
    "Që nga ai moment, At Efremi ndërmori një përpjekje shpirtërore tepër të rëndë që zgjati për vite të tëra, një përpjekje lutjesh, agjerimi dhe bamirësie në mënyrë që të çlironte atij e tij shpirtëror nga Ferri. U ul në gjunjë dhe i përgjërohej Perëndisë për mëshirë që ta falte atin e tij shpirtëror të vdekur dhe ta shpëtonte nga gjendja e tmerrshme në të cilën ishte. Për katër vitet në vazhdim At Efremi u lut pa pushim për hir të atit të tij shpirtëror. Sa herë që lutej ai shihte shpirtin e Papa Niqiforit që largohej sado pak nga Ferri derisa u çlirua plotësisht. Ai doli nga Ferri falë lutjeve të dishepullit të tij që kish tiranizuar për katër dekada."

    - "Përsëri nuk e kuptoj dot se si kjo gjë është e mundur", tha Maria dhe tundi kokën me mosbesim.

    "Shiko Maria", Eklesia(Kisha) ka fuqinë që me anë të lutjeve të shenjtorëve të shpëtojë shpirtrat e të vdekurve. Më beso, Eklesia(Kisha) e ka këtë fuqi. Sigurisht, për ata që e njohin jetën e Malit të Shenjtë Athos historia e At Efremit nuk është diçka e jashtëzakonshme. Gjatë viteve të pleqërisë dhe deri në vdekjen e tij At Efremi u nderua nga ata që e njihnin si një shenjtor i gjallë dhe një çudi-bërës, ashtu siç nderonin edhe At Paisios dhe At Porforin", - tha at Maksimi duke treguar me gisht nga fotot e dy etërve të nderuar dhe shenjtorëve të kohës sonë.


    .....

    Shkëputur nga libri "The Mountain of Silence - A Search for Orthodox Spirituality" (Mali i Heshtjes - Një kërkim për Spiritualitetin Orthodhoks) i autorit amerikano-qipriot Kyriacos C. Markides. Faqet 154-156. Përktheu Ilirjan Papa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-05-2006 më 10:33

  7. #37
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Seminarist,

    Pra, ne qofte se do lutemi per shpirtrat e te vdekurve ato kane mundesi shpetimi, ose te pakten do permiresohet gjendja e tyre. Ketu ka nje llogjike, por kjo llogjike nuk eshte Orthodhokse.

    Pra, ne nje menyre, 'detyrojme' Zotin te marri parasysh lutjet tona per shpirterat. ne fakt nuk te ve faj se keshtu ka mbizoteruar ne traditen popullore te Kishes si dhe mjaft gjera te tjera qe nuk kane te bejne me doktrinen.



    Citim Postuar më parë nga Albo
    "Në fakt, kjo histori nuk përfundon këtu. Një ditë kur At Efremi ishte zhytur thellësisht në lutje ai pati një vegim. Falë Hirit të Shpirtit të Shenjtë ai mësoi se ati i tij shpirtëror, pas vdekjes, ishte ndarë nga Perëndia dhe po vuante në Ferr."
    "Që nga ai moment, At Efremi ndërmori një përpjekje shpirtërore tepër të rëndë që zgjati për vite të tëra, një përpjekje lutjesh, agjerimi dhe bamirësie në mënyrë që të çlironte atij e tij shpirtëror nga Ferri. U ul në gjunjë dhe i përgjërohej Perëndisë për mëshirë që ta falte atin e tij shpirtëror të vdekur dhe ta shpëtonte nga gjendja e tmerrshme në të cilën ishte. Për katër vitet në vazhdim At Efremi u lut pa pushim për hir të atit të tij shpirtëror. Sa herë që lutej ai shihte shpirtin e Papa Niqiforit që largohej sado pak nga Ferri derisa u çlirua plotësisht. Ai doli nga Ferri falë lutjeve të dishepullit të tij që kish tiranizuar për katër dekada.


    "Shiko Maria", Eklesia(Kisha) ka fuqinë që me anë të lutjeve të shenjtorëve të shpëtojë shpirtrat e të vdekurve. Më beso, Eklesia(Kisha) e ka këtë fuqi. Sigurisht, për ata që e njohin jetën e Malit të Shenjtë Athos historia e At Efremit nuk është diçka e jashtëzakonshme. Gjatë viteve të pleqërisë dhe deri në vdekjen e tij At Efremi u nderua nga ata që e njihnin si një shenjtor i gjallë dhe një çudi-bërës, ashtu siç nderonin edhe At Paisios dhe At Porforin", - tha at Maksimi duke treguar me gisht nga fotot e dy etërve të nderuar dhe shenjtorëve të kohës sonë.





    Tannhauser, po tashti do heqesh dore nga AMATORIZMAT e tua? Ja ku e ke pergjigjen me siper, nese K.O beson se shpirtet e besimtareve ne boten e pertejme mund te ndryshojne gjendje me ane te lutjeve te Kishes.

  8. #38
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Tannhauser, po tashti do heqesh dore nga AMATORIZMAT e tua? Ja ku e ke pergjigjen me siper, nese K.O beson se shpirtet e besimtareve ne boten e pertejme mund te ndryshojne gjendje me ane te lutjeve te Kishes.
    Te kam dhene ndonjehere pershtypjen se u linda dje apo qe lexova nje liber dhe vij te bej te mencurin? Nuk e besoj...por edhe sikur ta kam dhene kerkoj ndjese.

    Ti si mendon, se nuk kam lexuar per At Paision apo per lutjet per te vdekurit? Por une te them se ne Orthodhoksi nuk ka purgator dhe lutjet per te vdekurit nuk e permiresojne gjendjen e shpirterave.

    Ne radhe te pare duhet te gjeje shembuj nga Bibla ose nga Eterit e medhenj te Kishes. Pastaj kur behen keto lutje thuhet <> dhe jo per permiresim te gjendjes shpirterore.

    Tashti do heqesh dore nga UNITIZMI?

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Tannhauser, po tashti do heqesh dore nga AMATORIZMAT e tua? Ja ku e ke pergjigjen me siper, nese K.O beson se shpirtet e besimtareve ne boten e pertejme mund te ndryshojne gjendje me ane te lutjeve te Kishes.
    Shembulli i jetes se At Efremit deshmon forcen e jashtezakonshme te lutjes (per te gjalle e per te vdekur) dhe jo ekzistencen e "purgatorit" ne dogmat e Kishes Orthodhokse.

    Ne radhe te pare duhet te gjeje shembuj nga Bibla ose nga Eterit e medhenj te Kishes. Pastaj kur behen keto lutje thuhet <> dhe jo per permiresim te gjendjes shpirterore.

    Cdo te diele, ne liturgjine hyjnore, ke nje litani lutjesh per te gjalle e per te vdekurit, emrat e te cileve zihen ne goje ne Hyrjen e Madhe ne Kishe te Priftit me Kupen e Shenjte ne dore.

    Ndersa ne sherbimin perkujtimor per te vdekurit, gjithe Kisha lutet me fjalet "I perjetshem, kujtimi".

    Albo

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Kendimi i Kur'anit edhe per te vdekurit (argumentet)
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 21-03-2022, 07:10
  2. Ritet mortore
    Nga Lioness në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-01-2013, 14:19
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Gottfried August Bürger
    Nga oiseau en vol në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 21:41
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •