
Postuar më parë nga
Seminarist
Bravo, Zombi....e ke gabim. Sidoqofte 'unti' nuk eshte lutje per te vdekurit, por per ata qe jane duke vdekur!
Manulaki,
se pari duhet dalluar se shembelltyra e Krishtit ben fjale per nje koncept te periudhes se DHV mbi boten e pertejme. Hebrejte besonin se pas vdekjes shpirti shkon ne Sheol, i cili ishte ndare ne dy pjese, nga e cila, pjesa e te drejteve quhej gjiri i Abrahamit. Gjiri i Abrahamit nuk ishte parajsa, pasi kjo ishte e mbyllur edhe per te drejtet e DHV. Vecse ne te nuk kishte vuajtje, por nje gjendje ngushellimi.
Ajo qe Krishti kerkoi te thosh me ane te shembelltyres eshte se njeriut i eshte dhene gjithshka per te shpetuar qe ne kete jete, se shpetimi gjendet e plote ne premtimet e Izraelit, profeteve dhe Shkrimit te Shenjte dhe se kush nuk beson ato dhe sikur te ngjallen te vdekurit prape nuk do besojne.
Me Krishtin, gjendja e te vdekurve ndryshoi, madje tek letra e Pjetrit thuhet se Krishti zbriti atje ku mbaheshin shpirtet ne burg qe nga koha e permbytjes dhe i cliroi me ane te shpalljes se Ungjillit.
Pra, shohim se ka pasur mundesi ndryshimi gjendje per shpirtet qe kishin shkuar ne ferr, ndryshe Krishti nuk do te mund ti clironte dot ata.
Ka pjese te DHV, psh tek Makabejte, qe protestantet e kane hequr, ku oferta per te vdekurit shihet si clirim per ato shpirte.
Sado qe realiteti i botes se pertejme kuptohej ne menyra jo te plota ne Izrael, madje edhe sot, ne periudhen e DHR ne nuk mund te flasim me detaj mbi boten e pertejme, ne pergjithesi, Kisha ka besuar (nga eksperienca me Zotin) se deri ne Diten e Gjykimit te fundit nuk ka vendime perfundimtare dhe se fati i shpirteve deri ate dite mund te ndryshoje sipas mases qe Hiri i Zotit e lejon.
Pas Gjykimit te Fundit, fati i shpirteve do te jete i perjetshem.
Keshtu qe Kisha e sheh si shume te domosdoshme lutjen per ata qe kane fjetur me Zotin, sepse ne fund te fundit, ne Krishtin nuk ka te vdekur dhe se Krishti eshte Perendia i te gjalleve vetem (dmth edhe atyre qe kane vdekur fizikisht).
Krijoni Kontakt