Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 108
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga F_LASKU
    Kjo qe thua ti Gio as qe vihet ne dyshim.Fundja fare allahu arab dhe jehova i jeruzalemit e tere zoterat e tjere linden si dogma e jetojne si dogma mes nesh per faktin se jemi te dobet.Na duhet dicka fund e kry e mire me na ngjall shpresat, e dicka qe denon me shuar egon e me na ndaluar nga te kqijat.Por se neve na duhet nuk eshte e mjaftueshme qe kjo te jete ashtu sic e duam ne.Kete absurditet e vertetojne fete vetvetiu.Nga njera ane te japin kurajo per te perballuar jeten se gjoja cdo fatkeqesi qe te ndodh eshte e shkruajtur ndersa nga ana tjeter del kusuri mangut se ky ekstremi..gjithcka eshte e shkruajtur... do te thote qe nuk ke liri.

    Ne fakt feja eshte ashtu sic e thote Marksi,opium per masat sepse jane masat ata qe i ikin lirise dmth pergjegjesise.Ndersa individet qe i studiojne dhe i kuptojne zgjedhin pergjegjesine dmth lirine para se te marrin opiumin. .Pervec atyre qe kan interesa pushteti etj etj
    Me fal, F Lasku, me duket se me ke keqkuptuar. Une po them qe "gjithcka nuk eshte e shkruar" - shiko postimin e pare. Zoti ka nje plan per ne, por ne nuk e ndjekim ate plan gjithmone. Nje njeri mund te ndodhet ne nje situate kur do te vrase nje njeri tjeter, por ai e ka ne dore qe te largohet nga ajo situate. Po ta vrase ate njeri, kjo zgjedhje eshte e atij njeriu, jo Zotit.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Jo bre shoki F lasku, as gje nuk po lo nga besimi im dhe nga kurani ime, po mundohem sa me qart edhe un te trregoj ...
    Fakte eshte qe zoti te ka kriju, mirpo aj nuk te ka kriju me ate ide qe ti te behesh mosbesimtar, por aj te ka kriju me ide te lire, mirpo aj e din te ardhmen tende (d.m.th e din iden tende te ardhmen) e per kete arsy te ka caktuar vendin se ku do te jesh, shkurt e trrup zoti te ka lexuar mendjen (iden) ty se qfar do te jesh ne kete bote ...
    Por duhesh te kesh parasysh qe vullnet te lire absulutisht nuk ka. Por ne qeshtje te besimit dhe veprave je i lire te besh qfar te duash, mirpo vjen edhe ajo dit kur nuk do ta kesh as ket liri qe e ke sod ...
    Zoti e din edhe te ardhmen kupto, e di qe eshte veshtir per ty ta kuptosh, por prap po te them BESIM hesapi (:, kurse ti nuk je Besimtar ...


    p.sh. Sikur psikologi qe e din iden tende se qfar mendon ti (:
    mirpo zoti eshte shummmmmm me i dishem se psikologi edhe i sakte 100% (:

    As un ndrryshe nuk di qysh me te spjegu ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 13-04-2006 më 11:37

  3. #73
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Gio
    Me fal, F Lasku, me duket se me ke keqkuptuar. Une po them qe "gjithcka nuk eshte e shkruar" - shiko postimin e pare. Zoti ka nje plan per ne, por ne nuk e ndjekim ate plan gjithmone. Nje njeri mund te ndodhet ne nje situate kur do te vrase nje njeri tjeter, por ai e ka ne dore qe te largohet nga ajo situate. Po ta vrase ate njeri, kjo zgjedhje eshte e atij njeriu, jo Zotit.
    Zoti semit eshte lemsh per vete, kot ngaterroheni me avokati, se vetem i hiqni humorin vetes. Fabula e tij do vetem pak vemendje:

    Ai krijon ciftin e njerezve, pastaj habitet qe ata te dy zgjedhin ate qe ai i kishte porositur te mos e benin. Prape, mos kujtoni se elementi surprize e pushtoi zotin sepse ai eshte, si e thone keto judeo-arabet: I gjitheditur!

    Por cuditerisht, kete zotin e librave e pushton zhgenjimi dhe perzen ciftin nga qejfi hyjnor, dhe i fut njerin ne parmende, dhe tjetren te laje rrobat te lumi e te beje byrek kur te vije burri nga puna. Pastaj, keta shumohen shume, po prape.. semundja ngjitese e mosbindjes si duket do jete pjese e evolucionit gjenetik ne tranzicionin nga mjedisi rrethanor hyjnor ne ate tokesor sepse trashegohet te pasardhesit e shumte qe gjenerohen nga ato dy tipat (besoj, se besimtaret jane teresisht te sigurte qe ka patur vetem nje cift, nga rrodhen te gjithe njerezit, apo jo?) dhe serish zullumet e panumerta sundojne kete bote. Zoti inatoset pasi duron lloj-lloj vesesh (mbase nga ato te tipit rrugaceror-blasfemik "in your face") nga pasardhesit e ciftit (A & E, sigurisht) edhe detyron nje fshatar te gjore, Noa, t'i futet nje kursi trajnimi intensiv per zdrukthtari. Motoja frymezuese e procesit praktiko-mesimor eshte: Te ndertojme nje barke gjigande ne menyre qe te shpetojne te gjithe speciet e kafshve, insekteve (peshqit jo, se ata notojne.. keta vertebroret e fundit, do e zbulojne me vone se perse do u nevojitet kjo cilesi - god's plan, no? peshqit nuk zgjedhin, vetem njerezit.. se mos e harrojme) dhe ne fund, sigurisht.. njeriun.. madje, disa njerez.. (eh, sa lezeton adhurimi andej lart ) ..te gjithe te tjeret, te asgjesohen! uh, se harruam me te rendesishmen: qellimin e zotit per gjithe kete marifet lojerash me hidrovore super-gjigande. Eshte qellimi fisnik e madhor: te zhduket e keqja..

    a te vazhdoj me tutje? A ia arrin ketij qellimi zoti?!

    Kjo s'kuptohet.. Ai do te zhduke te keqen? Por ai eshte i gjitheditur, dhe e di qe nuk do ta zhduke.. po prape, nuk e kthen doren mbrapsht per te hapur "rubinetat"..

    nejse, seriozisht tani, nje pyetje per ju besimtaret:

    A ka vullnet te lire vete zoti qe ju thoni?

    (se mos kujtohet ndonje dhe thote: perderisa ka popull te zgjedhur, kjo do te thote se ai zgjedh.. kjo gjeagjeza do te ishte per te vdekur gazit )

    me te mira, ose

    me kismet (fjale fataliste e fatit?) te jemi mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 13-04-2006 më 18:48
    Prektora

  4. #74
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    nejse, seriozisht tani, nje pyetje per ju besimtaret:

    A ka vullnet te lire vete zoti qe ju thoni?

    (se mos kujtohet ndonje dhe thote: perderisa ka popull te zgjedhur, kjo do te thote se ai zgjedh.. kjo gjeagjeza do te ishte per te vdekur gazit )

    me te mira, ose

    me kismet (fjale fataliste e fatit?) te jemi mire[/QUOTE]



    E zgjodha vetem kete pjese se vete tregove se te tjerat nuk i kishe pasur seriozisht.

    Pytja qe bere ti eshte e pa kuptimt!Po te mos kishte vullnet te lire atehere nuk do te ishte Zot.

    Te gjitha vullnetet e universit i nenshtrohen vullnetit te tij.Asgje nuk ka mbi te dhe cdo gje i nenshtrohet me vetedije apo pa vetedije.

    A mos i kontrollon ti organet e tua te mbrendshme siq jane qarkullimi i gjakut,punen e zemres,veshkav,frymemarrjen,lukthin,zorret,rigjene rimin e qelizave,nivelin e leukociteve dhe eritrociteve,aminoacidet,sistemin kompleks te te parit(shikuarit),te degjuarit,shqisat e te shijuarit,te nuhaturit,te prekurit,te qajturit te qeshurit,intuiten,fijet e zerit,kompleksitetin e nje qelize te vetme e cila e kryen saktesisht funksionin qe kryen dhe nuk devijon?
    Une them qe jo, dhe une them qe keto jane dhurate nga krijuesi yt.
    Paramendoje sikur te ishin lene ne doren tende te gjitha keto dhe imagjino veten ne nje pune te tille a do te kishe kohe te mirreshe me keto shkrime.Ose si do te flije naten me nje angazhim te tille ,mendoj se do te rrishe i zgjuar duke u frikesuar se mos po harron te marrish fryme e mos te flas per te tjerat.
    Pra falenderoje Zotin tend qe nuk ti la ty ne dore keto funksione vitale,e nese nuk e bene atehere te gjitha keto do te mallkojne dhe do te deshmojne kunder teje nje dite kur nuk ka asnje mbrojtje tjeter perveq Zotit te plotefuqishmit.

    Aq pak gjera kemi ne nen vullnetin tone(kuptohet ne kuader te vullnetit te Zotit) dhe ato i keqperdorim.Pra ne kemi mundesine te mendojme dhe te marrim nga depoja jone e mbrendshme qe na ka dhuruar Zoti dhe te veprojme varesisht se qfare zgjedhim nga ajo depo,pra te mira apo te keqija.Ketu vendose ti vete dhe nuk mund ta fajesosh Zotin.
    Dhe ka fakte qe Zoti nuk punon kurre keq.
    Po te mos ishte nata ne do te zhdukeshim nga faqja e dheut brenda disa javesh.
    Po te mos e kishte krijuar dhimbjen ,po si do te dinim ne se nje gisht ose nje kembe nuk eshte ne rregull.Apo do ta kuptonim kete pasi te ishte kalbur krejt.
    Po te mos ishte semundja nuk do ja dinim vleren shendetit dhe nuk do te kujdeseshim per higjienen personale ......etj.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Darwin, perse more po ben kete pytje PALIDHJE ...
    Pytja e juj ( Ateistave) dhe me e perferushme eshte : "Kush e krijoj Zotin"
    Kur ti merrni gjtiha pergjegjet ju, ateher ja fillonu me kesi pytje qe vetem femit bejin ksi pytje (:, e kam then kete edhe me par ...

    Edhe diqka pot trregoj, qe te mos vdesesh i pa e ditur per kete ...
    Profeti Nuh (noha), kur i ka mbledhur kafshet per ti futur ne Bark, ato kafsh kan qen kafsh Shtepiake, e jo gjith llojet e gjith kafshve e isnekteve ashtu siq thua ti.
    Keshtu besojim ne bismitaret musliman.

    Nejse bised te kendshem

    PAQ

  6. #76
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga F_LASKU
    Ku jane pergjigjet e arsyeshme qe keni dhene?Skeni sjellur asgje vecse supozimet tuaja qe bien ndesh me fene qe besoni.Fjollat konsistoi ne faktin qe jane shkruajtur disa gjera ne pergjithesi si psh kur do te lindesh vdesesh etj por mbrenda ketyre ke nje liri te vepruari.Kjo u hodh poshte sepse Allahu arab e ben me se te qarte kur thote qe nuk ka gje ne toke e ne qiej qe te ndodhi e mos te kete qene e shkruajtur ne Librin e Allahut arab.Pra jane versetet qe ju besoni qe e kundershtojne ne menyre te qarte cdo pergjigje te tuajen qe eshte pro vullnetit lire.
    Gabim, unë flas për caktimin, ti flet për shkruarjen, i.e. shënimet! Të jemi më të qartë, e marrim më shtruar. Caktim është vendimi- Allahu i Madhëruar ka vendosur që FL të lind në filan datën dhe të vdesë në filan datën. Si rezultat i caktimit të Zotit, FL lindi në po atë datë dhe do të vdes në datën e caktuar. Caktimin e Zotit nuk mund ta ndryshon askush.

    Kurse shënimet në Librin e qartë Levhi Mahfudh janë parashikimet (Dija Absolute e Allahut) e jo caktime. Aty është e shënuar çdo gjë që ti me dëshirën tënde ke zgjedh ta bësh. Është shënuar e tërë jeta jote, që ti e jeton ashtu siç ke dëshirë, në sajë të mundësive dhe lirive për të vepruar e që është parashikuar nga Zoti. E ke të qartë tani? Caktim dhe shënim janë dy gjëra të ndryshme.

    Pse të duket e pamundshme që Zoti të dijë të ardhmen? Një llogjikë e thjeshtë, siç kisha thënë më herët, Mençuria që krijoi gjithë këto detaje të Universit, s’do mend se e din paraprakisht si do të jetë përfundimi i Universit dhe çdo detaji brenda tij, inkuadruar edhe njerëzit.

    Pra ju besoni ne nje zot te padrejte.Ai i ka ndare njerezit qe para se ti krijonte dike per ferr e duike per parajse.Me c'te drejte te denon kur njeriu si krijese e tij nuk ben asgje tjeter vecse i bindet me "vullnet te lire" vullnetit tij,gjerave qe shkruajti ai.Cfare i kam bere une,x-iksi,y-ypsyloni?Qe me sjell ne jete pa me pyetur,me shkruan qe para se te me sjelle qe do mekatoj e pastaj me denon?Jam un qe mekatoj apo eshte ai qe tallet me mua?Me denon per mekatet kur vete ai ka dashur dhe e ka shkruajtur qe un do te mekatoj.Ndersa juve akoma e besoni.
    Ti mund të ankohesh vetëm se Zoti të sjelli në jetë pa të pyetur, por sa i përket bëmave tua, je i vetëdijshëm se i bën me vullnetin tënd. Fundja, ti edhe nuk beson në Zot, të paktën në fetë semite, kshu që sipas teje, krejt çfarë vepron ti janë vullneti dhe zgjedhja jote e lirë, kshu që s’ke pse ankohesh se Zoti të paska bërë ty padrejtësi duke të caktuar të jetosh ashtu siç jeton!

    Disa e kane keqkuptuar temen qe eshte e thjeshte e qarte qe ska nevoje per te meditu shume.Thone qe nese dua te leviz doren e leviz e kjo fale vullnetit tim te lire ose te pershendes apo zgjedh te bej dicka fale vullnetit tim te lire.Absolutisht nga pikepamja teologjike veprime te tilla nuk shihen si veprime fale vullnetit lire por si veprime qe ndodhin fale vullnetit dhe te shkruajtures Zotit,nderkohe qe neve na duket qe veprojme lirisht por eshte ai i madhi Allahu arab qe deshi dhe shkruajti keshtu dhe kjo ndodhi.
    Absolutisht e pavërtetë. Sikur të donte Zoti normalisht se çdo njeri do të vepronte sipas caktimit të Tij, kjo është e lehtë për tu bërë. Por sikur të ishte caktuar kjo, atëherë në botë do të mbizotëronte paqa, mirëqenia, dashuria, harmonia, lumturia, mirëkuptimi dhe absolutisht devotshmëria nda Zotit. Këtë e them duke u bazuar në Krijimtarinë e Zotit, çdo gjë që Ai krijoi është e përsosur, shembull konkret janë ligjet natyrore.

    Merre me mend fjollat e dashur, edhe per renien e nje gjetheje allahu i saharase ka gjetur vend qe te shkruaje daten kur do te gjelberoje,daten kur do te vyshket,e daten kur do te bie nga pema ne ndonje trotuar te kabulit psh.Pra Allahu jot ta ben te ditur se ne librin e tij jane shkruajtur edhe gjera te imta jo me ku do shkoje fjollat ne parajse apo ne ferr..
    Dhe pervec kesaj i ke te shumta hadithet nga muhamedi qe deshmojne qarte qe Allahu saharase i ka ndare robt qe para se ti krijonte disa per ferr e disa per parajse.

    6:59.
    Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi Mahfudh).
    57:22.
    Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.

    dhe tmerri i tmerreve,saracenlleku i sarecenlleqeve ne kete ajet

    11:6.
    Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
    A mund të më nënvizosh ti i nderuar fjalën caktim në ndonjërën nga këto ajete? Jo fjalën shënim, por caktim! Siç do të bindesh dhe vetë, në asnjërin ajet nuk shkruan se kjo është CAKTUAR nga Allahu i Madhëruar, por se është shënuar, që ka dallim të madh. Pastaj, në Kuran thuhet se çdo njeri përcillet nga dy engjuj, të cilët për çdo ditë, në çdo çast i shënojnë veprimet e njeriut. Kjo jo se Zotit mund ti ik ndonjë detaj, por thjeshtë për të dëshmuar se njeriu ka liri në veprim.
    Arsyeja që Allahu i Madhëruar na ka bërë të ditur këtë që thuhet në ato ajete që ke citu, është që të na binden këto kaptina të zbrazëta e të vogla njerëzore, se Ai është i Gjithëditur dhe është Falës dhe është Shpërblyes për ata njerëz që lejnë mënjanë mendjemadhësinë.

    ps, të lutem të jesh pak më i kujdesshëm me mënyrën si shprehesh me ato epitete fyese dhe blasfemuese për muslimanët!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  7. #77
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Citim Postuar më parë nga Bani gjk
    Fakte eshte qe zoti te ka kriju, mirpo aj nuk te ka kriju me ate ide qe ti te behesh mosbesimtar, por aj te ka kriju me ide te lire, mirpo aj e din te ardhmen tende (d.m.th e din iden tende te ardhmen) e per kete arsy te ka caktuar vendin se ku do te jesh, shkurt e trrup zoti te ka lexuar mendjen (iden) ty se qfar do te jesh ne kete bote ...
    Bani gjk,
    Ma qart se ta kam shpjeguar tek postimi i meparshem nuk besoj se shpjegohet.Po te perseris dhe njehere disa gjera qe duhet ti keshe parasysh.

    Allahu arab thote qe pa deshiren time dhe pa e pas shkruajtur un nuk ndodh asgje as ne toke e as ne qiej.E mohon ti kete?Nese jo atehere kujdes cfare shkruan sepse i del kundra asaj qe beson.Pra Ai Allahu jot ka dashur qe te krijoje nje njeri per parajse qe konkretisht ne forum quhen Bani gjk psh.Ai kete qe ka dashur e ka shkruajtur ne qitapcikun e tij me te tera detaj me detaj,ashtu sic ka shkruajtur dhe per nje gjethe qe bien nga pema,e me ne fund duke u mbeshtet tek deshira e tij dhe menyra se si te formesoi shkrun qe do te fuse ne parajsen e tij plot rrush e kumblla e me the te thashe.Menyra se si e koncepton ti raportin Zot-njeri ne pergjigjen tende nuk eshte krijus-krijese,por studjus-objekt.Dmth pak a shume ti e ven Zotin ne rol te dikujt qe din gjithcka rreth objektit(njeriut),por harron me te rendesishmen qe kjo dije e tij vjen pasi ai konsiderohet si krijus dhe zbatus i vullnetit tij.A me kupton?
    Ndersa ne anen tjeter i madhi xhelat Allah qe denon me furra qymyrguri,shi acid e rrufe bresher katran ferri deshi qe ne bote te sjelle dhe nje tjeter nje mosbesimtar.Pra ai deshi me vullnetin e tij te lire dhe krijoi e formesoi nje qe po te jep pergjigje ty.Ia shkruajti tere jeten ashtu sic deshi vete i madhi xhelat,e hedh e pret sa ktej sa andej,pra luan me te e me ne fund e hedh ne greminen e ferrit bashke me fatkeqet tjere.Pse valle kjo?Sepse ashtu deshi ai qe te behej...i madhi xhelat Allah.Nqs don dicka ai mundet i shkreti mjeran njeri ti dale kundra vullnetit tij?Jo nuk mundet.Atehere me cte drejte me hedh ne ferr kur un spo bej asgje tjeter vecse po i bindem verberisht kapricove te tija.
    Bani gjk dielli nuk mbulohet me shoshe e nuk ka pse i trembesh lirise.I lire nuk d te thote me mos qene i pushtuar nga tjeret.I lire shume here do te thote te jesh i lire nga dogma te tilla qe pjellin dogma pa mbarim.Pra ti beson ne nje Allah te padrejte qe duket sikur te jep mundesi me zgjedh por ne fakt jo.Nese ai ka dashur dhe ka shkruajtur qe do te mekatosh edhe sikur te vijne mundesite me mijra per te bere mire perseri tek mekati do te shkosh e anasjelltas.

    Dhe kur mendoj keto ndjehem me i lire dhe me i drejte ndaj vetes kur nuk besoj ne nje Zoti te tille qe ben kaubojsin
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  8. #78
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Ndersa per ty Fjollat kam nje pyetje te thjeshte dhe dua pergjigje te thjeshte sikur doje ti njehere e nje kohe.

    (supozojme)

    -A ndodh gje ne qiej e ne toke pa dashur i madhi Allah i saharase?
    -jo,thua ti
    -Atehere ata qe perfundokan ne ferrin e tij perfundojne sepse ashtu ka dashur ai..apo ai i shkreti(ja qaj hallin) don qe ta besojne e keta kryenecet se besojne?Pyes un
    -Nese ka dashur ai atehere kush eshte kriminel e mekatar ai qe vepron duke iu bindur vullnetit(deshires shkruajtur) te Allahut apo Allahu qe deshiron te tallet?
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Bani gjk
    Ende ti me ket PSEn a hehe. Edhe sa mi her duhet besimtart me tu pergjegje per keto pytje ???????? Apo je i pa marren vesh ???? Ato pytje qe i ke ber me lart ju eshte dhen pergjegjija qe 100mi her, kshtu qe nisja pytjeve tjera si p.sh: perse bora eshte e bardh, perse njeriu ka dy sy, perse nuk jemi 5 mtrra te gjat, perse ka vetem mashkuj dhe femra, perse nuk egziston edhe gjinija e trret etj etj etj etj, keto pytje te knaqin ty.
    Pergjegjia eshte then ne keto pytje, ty nuk te kan pelqyr pergjegjet ! Qfar Kerkon ateher ore djal ???????????????

    Paq
    Paqe bani_gjk,

    po qe se pergjigja juaj eshte e pallogjikshme ose e pabaze atehere nuk kam se si ta pranoje.

    Per Gio,

    nuk ja hedh njeri fajin Zotit pse vrasin njerezit,
    madje Zoti eshte i plotefuqishmi dhe e di pse-ne,

    vetem se shpjegimi qe japin fete eshte jo bindes.

    Pse mos te ekzistoje rimisherimi?
    Do kishte me shume kuptim se sa ajo qe thuhet ne fe.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    O F lasku, un mir shum po te kuptoj , por ti mua sje ka me kupton HIQ, ketu eshte dallimi !!! Ja nuk je ka mundesh me kuptu sepse nuk eshte ka ta kap trruni, ja nuk po ke deshir me kuptu, njera eshte ketu !!!!!!!!!!
    Un te them qe Zoti e din te ardhmen e ti me thua por aj e ka shkruajtur ne librin e vet !!! Qka eshte kjo fjal more !!!!!!!!!!

    Nermal qe aj me deshir me ka krijuar,por nuk me ka caktuar qe un te jem i mir apo i keq, apo ne parajs apo ne ferr, mirpo e ka shkruar se ku do te jem un, edhe i ka shkruar veprat e mija se qfar do te bej un, sepse e ka ditur te ARDHMEN,
    A kupton more ti qfar eshte mi dit te ardhmen ????????????????
    Se po me duket nuk paske njohuri qfar d.m.th mi dit te ardhmen !

    PAQ

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është vullneti i lirë?
    Nga Spirituoziii në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:53
  2. Dëshira dhe Vullneti
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 23:32
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Vullneti i lirë
    Nga PrInCiPiEl në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 01:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •