Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 108
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga F_LASKU
    Realitetiweb, po cfare vullneti te lire me ka dhene Zoti kur ai ma ka shkruajtur qe me pare se ku do shkoj,ne ferre apo parajse?Qe e din eshte pune tjeter qe e ka shkruajtur(pra vullneti i tij) eshte krejt tjeter.

    Mua si njeri nuk me ngel asnji fije vullnet i lire nese ai e ka shkrujt qe une do te vras dike,vendimi i tij do shkoje ne vend doemos.Dua s'dua un behem loder e mjere ne duart e tij.Qe me ka krijuar vetem per te me gezuar kur don ai, e per te me hidheruar kur don ai.Pastaj me merr shpirtin e me con atje ku e kishte percaktuar qe para se te me krijonte.
    Planifikimi i jetes tende nga Zoti eshte si ai rasti qe te duhet te udhetosh per ne nje vend. I merr te gjitha drejtimet ne internet per rrugen me te mire dhe me te shpejte, po ne (si njerez qe i dime gjerat me mire) mendojme: "Pse mos shkoj nga kjo rruga tjeter? Duket me e shkurter." Dhe shkon te rruga tjeter dhe te del qe ajo rruge eshte e mbushur plot me trafik, ura ne mes te rruges eshte demtuar dhe ka rene, te duhet te marresh nje detour tjeter dhe me ne fund arrin ne destinacion 5 ore me vone nga ajo koha qe te parashikoi harta dhe ti nuk e ndoqe. Keshtu eshte edhe puna e Zotit: Ai ka zgjedhur rrugen tende me te mire, po ne me kembenguljet tona kokeforte devijojme dhe marrim rruge te tjera duke i nderlikuar gjerat me shume dhe pastaj ja veme fajin Zotit. Zoti te jep nje keshille per mire, zgjidhja prape e jotja eshte.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Per SuiGeneris,

    Meqe Zoti ,Allahu,Jehovahu si te doni e quani, duke patur parasysh shpjegimin qe i jep feja, kuptohet qe edhe une besoj ne Zot por jo ne kete menyre te llogjikuari,
    me thuaj pak, kur ky Zot i di te gjitha çfare ishte/eshte dhe do te jete, atehere pse na krijoji?
    Kur Zoti krijoji Hitlerin e dinte qe ai do behej ai qe u be,
    Kur Zoti krijoji Iblisin(Satana) e dinte qe do e kundershtonteose nuk do ti bindej.
    Kur Zoti krijoji nje njeri te mire e dinte qe ai do behej i mire.
    Pra Hitleri ishte i keq se ashtu e krijoji Zoti, Ai Zot qe pranon se e ka krijuar te keqen.

    Nje Zot qe ka krijuar te miren dhe te keqen nuk mund te jete as i mire e as i keq.
    eshte ?!, mister.Te pakten nuk mund ti them meshiruesi meshirbersi pa i thene krijuesi i urrejtjes dhe vuajtjeve me te tmerrshme njerezore.

    Tani une nuk kam asgje kunder Zotit por pse na krijoji Zoti? dhe pse eshte e nevojshme te kete te keq? Eshte nje gje per qejf apo keshtu duhet?

    Mbase emocionet tona jane ushqim per Zotin(hipoteze).

    Nuk ka kuptim krijimi jone po ta marrim me shpjegimin e rendomte te ferrit dhe parajses dhe qe jetohet vetem nje here.

    Duke e permbledhur ate qe doja te thoja,

    Pse Zoti na krijoji duke e ditur se ku do shkojme?
    A ka ndonje fitim Zoti?

    Apo e mira dhe e keqja jane dy forcat meme ruajne ekuilibrin ne univers, pa te cilat asgje nuk do te ekzistonte.

    Dyshoj se puna e parajses dhe e ferrit te jete ashtu siç pershkruhet nga fete monoteiste, eshte me shume si nje çokollate qe genjen miliarda femije te rritur ne te gjithe boten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 13-04-2006 më 04:58

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Ende ti me ket PSEn a hehe. Edhe sa mi her duhet besimtart me tu pergjegje per keto pytje ???????? Apo je i pa marren vesh ???? Ato pytje qe i ke ber me lart ju eshte dhen pergjegjija qe 100mi her, kshtu qe nisja pytjeve tjera si p.sh: perse bora eshte e bardh, perse njeriu ka dy sy, perse nuk jemi 5 mtrra te gjat, perse ka vetem mashkuj dhe femra, perse nuk egziston edhe gjinija e trret etj etj etj etj, keto pytje te knaqin ty.
    Pergjegjia eshte then ne keto pytje, ty nuk te kan pelqyr pergjegjet ! Qfar Kerkon ateher ore djal ???????????????

    Paq
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 13-04-2006 më 08:29

  4. #64
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Ku jane pergjigjet e arsyeshme qe keni dhene?Skeni sjellur asgje vecse supozimet tuaja qe bien ndesh me fene qe besoni.Fjollat konsistoi ne faktin qe jane shkruajtur disa gjera ne pergjithesi si psh kur do te lindesh vdesesh etj por mbrenda ketyre ke nje liri te vepruari.Kjo u hodh poshte sepse Allahu arab e ben me se te qarte kur thote qe nuk ka gje ne toke e ne qiej qe te ndodhi e mos te kete qene e shkruajtur ne Librin e Allahut arab.Pra jane versetet qe ju besoni qe e kundershtojne ne menyre te qarte cdo pergjigje te tuajen qe eshte pro vullnetit lire.

    Pra ju besoni ne nje zot te padrejte.Ai i ka ndare njerezit qe para se ti krijonte dike per ferr e duike per parajse.Me c'te drejte te denon kur njeriu si krijese e tij nuk ben asgje tjeter vecse i bindet me "vullnet te lire" vullnetit tij,gjerave qe shkruajti ai.Cfare i kam bere une,x-iksi,y-ypsyloni?Qe me sjell ne jete pa me pyetur,me shkruan qe para se te me sjelle qe do mekatoj e pastaj me denon?Jam un qe mekatoj apo eshte ai qe tallet me mua?Me denon per mekatet kur vete ai ka dashur dhe e ka shkruajtur qe un do te mekatoj.Ndersa juve akoma e besoni.

    Disa e kane keqkuptuar temen qe eshte e thjeshte e qarte qe ska nevoje per te meditu shume.Thone qe nese dua te leviz doren e leviz e kjo fale vullnetit tim te lire ose te pershendes apo zgjedh te bej dicka fale vullnetit tim te lire.Absolutisht nga pikepamja teologjike veprime te tilla nuk shihen si veprime fale vullnetit lire por si veprime qe ndodhin fale vullnetit dhe te shkruajtures Zotit,nderkohe qe neve na duket qe veprojme lirisht por eshte ai i madhi Allahu arab qe deshi dhe shkruajti keshtu dhe kjo ndodhi.

    Un do te besoja ne fete semite nese thonin qe Zoti eshte edhe i padrejte e nganjehere i pelqen te beje kaubojsin me bijt e tij te mjere por qe eshte i drejte e i meshirshem nuk me mbushet mendja ..

    Ska se si te jete qe kur i ka ndare njerezit qe pa i krijuar disa per ferr e disa per parajse.Pa ju lene as vullnet te lire.Me keq se nje profesor qe para se te filloje viti shkollor i ndan nxenesit disa me note kaluese disa per vjeshte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga F_LASKU : 13-04-2006 më 08:47
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    F Lasku, ti ben mir se pari me debatu me Xfiles, shumm me let merresh vesh me te, sepse ju shkon muhabeti juve, por prap me merr mendja se do te kundershtohi ne disa qeshtje, sepse Xfiles beson ne Zot por jo ne fe, kurse ti nuk beson as ne zot as ne asgje ...

    Kshtu qe edhe ti ke marr pergjegje qe 100mi her, por tjeter eshte qe ti nuk don me kuptu. Ndoshta edhe i ke kuptu mirpo nuk te kan pelqyr pergjegjet ... Kshtu qe mos shkruaj palidhje qka nuk eshte e vertet ...

    Ato vargje qe i ke sjell ti, ato kan edhe komentime siq ka i ter Kuani, kshtu qe mos ja fut prap KOT te lutem , kur e din shum mir qe kurani duhet komentuar e jo ti marrim vargjet ashtu bukfalisht ...
    Po nejse nejse se ti vepron ashtu si te konvenon e jo si eshte rraliteti ...

    p.sh. UN nuk po kom Vullnet me bisedu me per kete teme heheh.

    PAQ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 13-04-2006 më 10:13

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ju po e beni Zotin sikur Ai s'ka pune tjeter po te tallet me jeten e njerezve. Pse ne vetem mendojme per Zotin kur na ndodh ndonje gje e keqe ose kur na duhet ai? Tjetri vrau nje njeri, ne ja veme fajin Zotit se ashtu ia kishte planifikuar jeten ai tjetrit? Mbase eshte me e lehte te justifikosh vendimet e tua ne jete duke ja vene fajin Zotit, por une mendoj se eshte shume me e guximshme te mbash pergjegjsi per vendimet e tua si individ dhe ti besh balle konsekuencave vete si individ.
    Ignore List: Den Bossi

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Papap sa interesant qe behi more burra, po nejsee

    Zoti e din te kaluaren te tashmen dhe te ardhmen, kshtu qe zoti kur i ka krijuar krijesat e veta, e ka ditur se si do te jen krijesat e veta, te mira apo te kqija, besimtar apo mosbesimtar.
    Pra zoti e ka ditur se qfare do te jet nje person gjat gjith jetes (p.sh, e ka ditur qe nje person ne fillim do te jet zullumqar dhe i keqe dhe pastaj do te pendohet dhe do ti kthehet rruges zotit, ose ne fillim do te jet besimtar dhe pastaj nuk dot besoj etj etj etj etj), pra per arsy qe e ka ditur te ardhmen ateher zoti ju ka caktuar se ku do te jet aj person, ne ferr apo parajs ... SEPSE e ka ditur se qka do te jet aje njeri dhe qka do te veproj aj njeri gjat jetes qe e ka.
    D.m.th Zoti e din edhe te ardhmen .... Nuk di qka ka ktu te pa qarte !!!!
    A mos ndoshta po te duket e pa logjikshme qe Zoti e din edhe te ardhmen ? qe te duket jo e logjikshme ateher trregom te lutem, ja nisim bisedes nga A e jo nga M, sepse gjdo send ka edhe rend.

    Mos me pyt me pytje qe jan pergjegjur qe 100mi her, sepse met vertet nuk kam vullnet mu pergjegjur.

    p.sh. Kur te them dua bised nga A ateher dua te me trregosh TI, se kush e krijoj Univerzin PERFEKT dhe krijesat ... Nese me thua un nuk e di, ateher edhe un po te them lexo dhe meso, sepse dikush e ka krijuar univerzin me gjallesa, nuk jemi krijuar rastesishte ashtu siq ka then Darwini me Marksin para 100 vjete, por jemi krijuar nga zoti siq kan then shkenctart qe kan qen shummm me te mdhej se ata ...

    PAQ

  8. #68
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Kjo qe thua ti Gio as qe vihet ne dyshim.Fundja fare allahu arab dhe jehova i jeruzalemit e tere zoterat e tjere linden si dogma e jetojne si dogma mes nesh per faktin se jemi te dobet.Na duhet dicka fund e kry e mire me na ngjall shpresat, e dicka qe denon me shuar egon e me na ndaluar nga te kqijat.Por se neve na duhet nuk eshte e mjaftueshme qe kjo te jete ashtu sic e duam ne.Kete absurditet e vertetojne fete vetvetiu.Nga njera ane te japin kurajo per te perballuar jeten se gjoja cdo fatkeqesi qe te ndodh eshte e shkruajtur ndersa nga ana tjeter del kusuri mangut se ky ekstremi..gjithcka eshte e shkruajtur... do te thote qe nuk ke liri.

    Ne fakt feja eshte ashtu sic e thote Marksi,opium per masat sepse jane masat ata qe i ikin lirise dmth pergjegjesise.Ndersa individet qe i studiojne dhe i kuptojne zgjedhin pergjegjesine dmth lirine para se te marrin opiumin. .Pervec atyre qe kan interesa pushteti etj etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga F_LASKU : 13-04-2006 më 11:02
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  9. #69
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Bani gjk ti thu edhe keshtu edhe ashtu.Dmth qe as ti vete se ke te qarte por kercen nga nje dege ne tjetren.Ti i nderuar, thua qe: Zoti para se ti krijonte njerezit e dinte kush do ta besonte dhe kush jo.E dinte kush do te behej i keq e kush i mire e me rradhe.Por ngaqe lendohesh kur te provokohet besimi ti len menjane kryesoren.Ok Allahu arab e dinte qe para se te krijonte se ku do shkosh ne ferr apo parajse.Por harron te mendosh se nga vjen kjo dije...pikerisht ketu eshte problemi.Ti je produkt i tij dhe nese ai e din se ti do te shkosh ne ferr e din sepse ashtu te ka formesuar,ashtu ta ka shkruajtur ne librin e tij.Nqs e din se ti do te shkosh ne parajse e din sepse ashtu te ka formesuar ashtu e ka shkruajtur ne librin e tij.Me qarte se kaq nuk di si ta shpjegoj.Pra ai e din vepren e tij te padrejte
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Jo jo ti je i lire te besh qka te duash, Zoti e ka ditur qe ti do te jesh ksi tipi dhe per kete arsy te ka caktuar ndonje vend. Ndoshta edhe parajsen sepse ka mundesi qe ti me ju kthy rruges zotit. Ket ti nuk e din, mirpo zoti e din, sepse zoti te njeh ty me mir qe ti e njeh veten. Zoti e din te ardhmen tende kurse ti jo ...
    E di qe te duket e veshtir kjo ta kuptosh, mirpo per kete arsy Fetart quhet BESIMTAR sepse besojm ... eti qe nuk beson quhesh mosbesimtar, sepse nuk beson (:

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është vullneti i lirë?
    Nga Spirituoziii në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:53
  2. Dëshira dhe Vullneti
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 23:32
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Vullneti i lirë
    Nga PrInCiPiEl në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 01:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •