Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 108
  1. #41
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    ...njerëzit kanë liri të zgjedhin rrugën e tyre, gjë që e thonë librat hyjnor.
    Kjo c'fare thuani i perngjane asaj proverbes te kinezit te vjeter qe thote:"te gjitha kepurdhat hahen,disa vetem njehere!"

    Rrugen e vet e zgjodhi edhe ai i "cmenduri" nga Afganistani,...por kur gjykatesi ngritet ne kembe dhe thote se profeti Muhamed ka thene qe ai qe e nderron fene duhet vrare,...atehere me te vertete e sheh se sa i/e lire je te besh zgjidhje !

  2. #42
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga unreal
    Kjo c'fare thuani i perngjane asaj proverbes te kinezit te vjeter qe thote:"te gjitha kepurdhat hahen,disa vetem njehere!"

    Rrugen e vet e zgjodhi edhe ai i "cmenduri" nga Afganistani,...por kur gjykatesi ngritet ne kembe dhe thote se profeti Muhamed ka thene qe ai qe e nderron fene duhet vrare,...atehere me te vertete e sheh se sa i/e lire je te besh zgjidhje !
    Prap gjykatësi nuk mund t'ia ndalon ndërrimin e fesë, pavarësisht, njeriu në bazë të vullnetit të lirë zgjedh dhe beson çfarë don... vetë fakti se ky tipi ka vendos ta ndërron fenë, dëshmon vullnetin e lirë... dënimi është diç krejt tjetër! Temë më vete.

    Unë asnjëherë nuk thashë se njeriu ka liri absolute!
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 27-03-2006 më 06:32
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Prap gjykatësi nuk mund t'ia ndalon ndërrimin e fesë, pavarësisht, njeriu në bazë të vullnetit të lirë zgjedh dhe beson çfarë don... vetë fakti se ky tipi ka vendos ta ndërron fenë, dëshmon vullnetin e lirë... dënimi është diç krejt tjetër! Temë më vete.

    Unë asnjëherë nuk thashë se njeriu ka liri absolute!
    Dmth njeriu eshte i lire te nderroje fene por duhet te vritet pastaj,
    Dmth ai ka vullnetin e lire te nderroje fene por pastaj i hiqet e drejta te jetoje.
    Nese ti e koncepton ne kete menyre vullnetin e lire ??????????!!!!!!!!!!.

  4. #44
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    ...

    <<...njerëzit kanë liri të zgjedhin rrugën e tyre, gjë që e thonë librat hyjnor...>>

    Fjolla e dashur, një pytje pa finesa; nese cdo gjë është e shkruar\paracaktuar nga Zoti, atehere si ndodh që njeriu të ketë vullnet të lirë?

    Gruaja ose mund të jete shtazane ose jo; ajo nuk mund te jete vetem pak shtatzane. Keshtu është edhe me lirinë, ose je i lirë të zgjedhesh rrugen tendë ose jo.

    ...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #45
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    ...

    <<...njerëzit kanë liri të zgjedhin rrugën e tyre, gjë që e thonë librat hyjnor...>>

    Fjolla e dashur, një pytje pa finesa; nese cdo gjë është e shkruar\paracaktuar nga Zoti, atehere si ndodh që njeriu të ketë vullnet të lirë?

    Gruaja ose mund të jete shtazane ose jo; ajo nuk mund te jete vetem pak shtatzane. Keshtu është edhe me lirinë, ose je i lirë të zgjedhesh rrugen tendë ose jo.

    ...
    kiniku i dashur, përgjigje pa finesa në pyetjen pa finesa, lexo postimin 31, se ndoshta sado pak të hyn në punë...

    Pse kush është duke të ndaluar ty të zhgjedhësh rrugën tënde? Por gjithsesi se megjithëse ti mundesh sot, ose përgjatë jetës tënde p.sh. të zgjedhish si do ta kalosh ditën/jetën, ku do të shkosh, çfarë do të bësh, kjo nuk do të thotë se këtë do të mund ta bësh pafundësisht, sepse dashur apo padashur, një ditë të vie koha dhe pa vullnetin tënd do të marrish rrugën për në gropë. Pra ke zgjidhje të lirë, brenda kufinjve të caktuar... jo absolute. Gjithsesi se ti nuk mund të zgjedhish ditën kur do të lindish, por gjithsesi se mund të zgjidhish a do të besosh në Zot apo jo... këtu edhe është thelbi i muhabetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 27-03-2006 më 08:46
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  6. #46
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    fjollat, kiniku (bile, sipas hipotezave tuaja monoteiste, te gjithe ne) po zbaton/jme nje plan, i cili (plani) eshte caktuar s´dihet se kur meqenese subjekti krijues/vezhgues i planit rrotullon ne duar (=eshte jashte) dimensionin kohor dhe natyror. Nese nuk eshte keshtu, por vertete "qenkemi te lire" atehere engjellin e drites + ciftin e pare personalisht do t´i quaja si figura letrare qe perfaqsojne luftetaret e lirise.
    Prektora

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Qe te zbulosh ato qe kerkon te mesosh te ftoj te lexosh Vladimir Lossky. Ta rekomandoj ta lexosh nese vertet je i interesuar te mesosh.

    Albo

  8. #48
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga darwin
    fjollat, kiniku (bile, sipas hipotezave tuaja monoteiste, te gjithe ne) po zbaton/jme nje plan, i cili (plani) eshte caktuar s´dihet se kur meqenese subjekti krijues/vezhgues i planit rrotullon ne duar (=eshte jashte) dimensionin kohor dhe natyror. Nese nuk eshte keshtu, por vertete "qenkemi te lire" atehere engjellin e drites + ciftin e pare personalisht do t´i quaja si figura letrare qe perfaqsojne luftetaret e lirise.
    Krejt sipas shpalljeve, plani i caktuar është të lind njeriu në filan datën në filan vendin dhe të qëndrojë gjer në filan datën... por mbrenda këtyre datave çfarë do të veprojë është e lënë në dorën e tij! Pra, vullneti i lirë (i kufizuar sipas aftësive njerëzore) ekziston në fetë monoteiste!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  9. #49
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Fjollat, nje pyetje kulturore..

    Naten e Kadriut, a ben/cakton ndonje gje zoti qe ka te beje me ecurine e metejshme te individit?

  10. #50
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Fjollat, nje pyetje kulturore..

    Naten e Kadriut, a ben/cakton ndonje gje zoti qe ka te beje me ecurine e metejshme te individit?
    Darwin, që të jetë pyetja kulturore, është mirë ta parashtrosh në mënyrë të kulturuar, duke iu referuar me emrin e drejtë: Nata e Kadrit e jo e Kadriut!

    Kjo natë e bekuar në të cilën filloi shpallja e Kuranit famëlartë, besohet të ketë një rëndësi tepër të madhe dhe të jetë më e vlefshme se një mijë muaj. Gjithashtu besohet se në këtë natë bëhet caktimi i ecurisë së individit brenda vitit, por në mënyrën siç kisha cekur në shkrimin tim të parë në këtë temë, sipas përcaktimit të njeriut. Megjithëse është temë delikate dhe nuk dua të shprehem në këtë mënyrë (për hir të respektit ndaj sureve Kuranore, një ndër të cilat është edhe sureja që flet për madhërinë e kësaj nate El- Kadr), do ta them se puna e caktimit në këtë natë është sikur puna e zhvillimit të planit dhe buxhetit vjetor p.sh. të qeverisë, që bëhet krejt në bazë të të arriturave të vitit të lënë mbrapa... pra sa ke punuar aq do të mund të gëzosh vitin e ardhshëm...

    Në vijim dy hadithe që automatikisht hudhin poshtë pretendimet se jeta e njeriut qenka një skenar i parapërgatitur nga Zoti dhe se njeriu qenka viktimë e Zotit (siç kishte pretenduar hapësi i temës), sepse Ai i paska caktuar të bëjë vepra për të cilat do të dënohen.

    “Ai që e gjallëron (me namaz dhe ibadet) natën e Kadrit me besim dhe shpresë (në shpërblim nga Zoti), atij do t’i falen gabimet që ka bërë përpara”. (Buhariu)

    Thuaj: “O Allah, Ti je Falës fisnik, e do faljen prandaj më fal mua” (Tirmidhiu)

    Pra, caktimi i Zotit në jetën e individit gjithsesi se ekziston (është një nga shtyllat e besimit islam), por sipas përcaktimit të njeriut...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është vullneti i lirë?
    Nga Spirituoziii në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:53
  2. Dëshira dhe Vullneti
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 23:32
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Vullneti i lirë
    Nga PrInCiPiEl në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 01:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •