Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 108
  1. #11
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anëtarësuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Kiniku,un nuk e di ne egziston apo jo Zoti?Prandaj me pelqen te shkruaj ketu tek Agnostet.Por meqe fete thone qe ai e ka shkruajtur ne librin e tij, qe para se te krijonte njerezit, se kush do shkoje ne parajse e kush ne ferr.Atehere e marrim si baze kete dhe arsyetojme.Sepse fete jane qe pretendojne per egzistencen e tij.Fete jane qe i mveshin atributet si i meshirshem dhe i drejte.Ku eshte drejtesia e tij?Te me sjelle ne bote me deshiren e tij.Te me formesoje e te ma shkruaj ne librin e tij qe para se me me krijuar, qe do te bej pune te keqia e do hyj ne ferr.Pse?Cfare i bera?Faji im eshte qe nuk i besoj fete apo eshte faji i tij,qe e ka shkruajtur keshtu dhe un i bindem se shkruajtures?
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga darwin
    ketu

    edhe

    ketu






    rruga drejt sherimit paska filluar.. jo keq!
    mos prit qe te mohoj ekzistencen e forcave mbinatyrore.
    Zoti dhe djalli ekzistojne dua apo nuk dua une.

  3. #13

    hmmmmmmmm

    Lasku per ty eshte shume e veshtir per tuiu pergjigjur kesaj pyetje,sepse perderisa sa ti nuk je ende i sgurt nese egiston apo jo zoti nuk ke pse kalon ne kete tem,ti ne rradh te pare beji pyetjen vetes per ekzistencen e Zotit te plotfuqishem pasaj kalo ne kete teme...Po meqe ra fjala per temen,dhe pe;" boja eshte thare dh epenat jane ngritur "per nje qe beson ne zot e di shum mire qe koha eshte krijuar bashke me krijimin e universit,,,dhe perderisa ALLAHU i gjithdijshem eshte ai qe krijoi gjithcka Ai eshte jasht te perceptuarit e kohes dhe universit ,pra ne krijesat e Allahut nga me e vogla te me e madhja jemi rober te zotit dhe rober te kohes qe ai na ka ven kurse ai eshte jasht asaj,Dhe ai e di se si do veprojm ne she cfar do meritojm ne, perderisa eshte jasht i plotfuqishem mbi kohen qe ai vet e krjoi.Ai e di kete,por nuk na e imponoi kete.Jemi ne qe do zgjedhim per ate qe allahu e di se cdo bejm.Eshte pak e veshtir per mendjen tone per te perceptuar kete gje,poo po te besh nje shembull te thjeshtuar kupthet me lehte...Allahu io plotfuqishem nuk na ka imponuar asgje,boja eshte thare dhe pena eshte ngritur sepse ai e di perpara se ne te veprojm.Kjo eshte e gjitha dhe ketu nuk ka imponim
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga F_LASKU
    Kiniku,un nuk e di ne egziston apo jo Zoti?Prandaj me pelqen te shkruaj ketu tek Agnostet.Por meqe fete thone qe ai e ka shkruajtur ne librin e tij, qe para se te krijonte njerezit, se kush do shkoje ne parajse e kush ne ferr.Atehere e marrim si baze kete dhe arsyetojme.Sepse fete jane qe pretendojne per egzistencen e tij.Fete jane qe i mveshin atributet si i meshirshem dhe i drejte.Ku eshte drejtesia e tij?Te me sjelle ne bote me deshiren e tij.Te me formesoje e te ma shkruaj ne librin e tij qe para se me me krijuar, qe do te bej pune te keqia e do hyj ne ferr.Pse?Cfare i bera?Faji im eshte qe nuk i besoj fete apo eshte faji i tij,qe e ka shkruajtur keshtu dhe un i bindem se shkruajtures?
    Kur eshte pyetur Karl Jungu,nxenes i Frojdit,psikolog,a beson ne zot,se ne punimet e tija nuk shprehet ne kete pikpamje,pergjigjet se nuk beson,ai thot besojne
    ata qe nuk jan te sigurt ne ekzistencen e Tij, Jungu thot une e di qe ka Zot.
    Une personalisht kur shoh nje blete,nje kolibri,nje lule shumengjyrshe,kur jam i vetedishem per ekzistencen time,pra kur mendoj, e dij qe eshte dikush qe me ka krijuar edhe mu edhe ato krijesa te mrekullueshme qe vetekzistojne.
    Sa i perkete asaj a do te shkojme ne parajs apo ferr,a eshte shkruar dhe cka eshte shkruar,Zoti ne Kuran thot qe cdo gje eshte e shkruar ne liber qe quhet Lehvi Mahfudh,por ne nuk e dime cka eshte shkruar dhe eshte e kote te mundohemi qe me logjiken tone njerezore te kuptojme logjiken e Tij,te gjitha ne kete drejtim do te jen vetem spekulime te mendjes tone.Konkretisht ti nuk e din a do te shkon ne parajs apo ferr,mirepo vetem nga ti do te mvaret fati jot,je i privilegjuar qe te bejsh zgjedhjen tende,pikrisht tash dhe cdo cast pas keti momenti mund te marresh vendim a do te behesh besimtar a jo.Dmth. ti nuk e din cka te eshte shkruar,je ne udhe kryq,ke dy mundesi ,te shkon djathtas kah besimi ose majtas kah injorimi.Hapi pare qe do ta bene do ta percakton ate qe te eshte shkruar dhe ky quhet Kaderi i Allahut.Mbaje ne mend, hapi i pare pas vendimit tende eshte zgjedhja jote...vullneti i lire
    Ndryshuar për herë të fundit nga buki19 : 10-03-2006 më 10:56

  5. #15
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga F_LASKU
    Tashi me c'te drejte ky Zot me dergon profete dhe libra te shenjte per te me udhezuar,une se besoj sepse ashtu e ka shkruajtur ai qe mos ta besoj e pastaj me kap e me hedh ne ferr?Eshte komedi per te qeshur e per te qare sebashku.
    Tragjikomedi hyjnore.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    buki19,
    pse na ka krijuar Zoti?
    kur ai nuk ka nevoje per ne pse na ka krijuar?
    nese dashuria ishte shkak per krijimin e njeriut pse ai krijoji njerezit te keq?
    ai e dinte qe do ndodhte ajo qe po ndodh, me mire te mos na kishte krijuar,
    ai ka ne dore te miren e te keqen, ai e krijoji te keqen.

    Ti do thuash qe ai po na sprovon,
    per ç'arsye po na sprovon? kot? per qejf?
    pse?
    do thuash qe ne nuk mund ta kuptojme,
    atehere te na e thote te verteten qe fshihet pas gjithe ketij teatri madheshtor , me siguri ne do kuptojme sikur te mundohet te na thote te verteten mbi krijimin e botes, pse u krijua bota. PSe duhet qe ne te sprovohemi. Pse duhet te ekzistoje e keqja, e keqa ekzistone sepse e ka krijuar zoti atehere pse duhet te denohen njerezit per diçka qe Zoti ja ka dhuruar.

    Vullneti i lire?
    bukur fort,
    merr nje gomar
    lere te eci ne nje rruge me balte dhe thuaji te mos behet pis, po qe se behet atehere denoje.

    keshtu jemi edhe ne,
    Zoti na ka dhene vullnetin e lire por na ka dhene edhe te miren e te keqen ,
    eshte si lojrat, çdo avantazh eshte i shoqeriar me nje disavantazh, zgjidh e merr po deshe.

    Ne fund mbase Zoti e ben kete me nje qellim ,e zeme se eshte qellim i mire, pse nuk na e shpjegon?

    marrim nje shembull per te vleresuar drejtesine e zotit.
    Ne fe thuhet qe nese nje bebe vdes ai shkon ne parajse automatikisht.
    nese jeton do perballet me mekatet e jetes dhe po qe se ben mekate do shkoje ne ferr, sa me shume te jetosh aq me shume do mekatosh.
    a trajtohen ne menyre te barabarte nga zoti bebja qe vdes dhe ai qe vazhdon te rritet?
    Jo sepse ai qe vdiq as qe shkruajti nje germe ne provim dhe mori 10 me yll kurse tjetri qe u mundua dhe e beri provimin ngeli ne klase.

    ky eshte nje nga shembujt absurd te drejtesise ne dy fete e medha monoteiste.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Xfiles Citim :pse na ka krijuar Zoti?
    Per te adhurar Zotin, nese thua pse ka nevoj Zoti per adhurim, ateher kur te vdes mundesh ta pysesh nese ti ipet rasti (por sma merr mendja se do te ipet rasti, sepse dot shkosh ne xhehnem, nese vdes me ket bindje heheh)

    Xfiles Citim :[kur ai nuk ka nevoje per ne pse na ka krijuar?
    Pun e Zotit eshte pse na ka krijuar , ka forc te bej qka te doj, ty as mu nuk te pyt.

    Xfiles Citim :[[nese dashuria ishte shkak per krijimin e njeriut pse ai krijoji njerezit te keq?
    Jo Zoti nuk i krijoj njerzit e kqi, por njerzt jon te kqi p.sh Paramendo te mos kishte egzistu e keqja, nuk do te dinim cila eshte e mira, ose te mos kishte egzistu uji nuk dot kishim ditur se qfar eshte etja etj etj, kto shembuj i ka ber einshtaini jo un hehe

    Xfiles Citim: ai e dinte qe do ndodhte ajo qe po ndodh, me mire te mos na kishte krijuar

    Po e dinte qe dot ndodhin gjith kto, e dinte qe dot kte njerz shum te kqi etj etj, por Zoti e dinte edhe se dot ket ndodhina shummmm te mira si p.sh me miljarda njez e adhurojn ne dit etj etj ...

    Citim: me mire te mos na kishte krijuar

    E din Zoti a eshte ma mir apo jo, ky eshte mendimi yt personal, per mendimin tim eshte qe shummm me mir qe na ka krijuar.

    Citim : ai ka ne dore te miren e te keqen, ai e krijoji te keqen.
    jo jo as pak nuk eshte e vertet, njeriu vet e krijoj te keqen.

    Citim i do thuash qe ai po na sprovon,per ç'arsye po na sprovon? kot? per qejf?
    pse?

    po na sprovon, sepse i keqi dhe i miri per Zotin nuk jan te njejt kapish?, dhe per ket arsy Sprov. Por ndoshta edhe prej qefit, po te them, ben qka te don Zoti sepse ka fuqi mbi fuqi, ti qe ja ki zili nuk kam qfar te bej heheh!

    Citim: do thuash qe ne nuk mund ta kuptojme,
    Shum e vertet eshte, qy sa mir po e din (:, e ke kapacitetin e vogel ti ne krahasim me ato te zotit, mos harro se e ke nje dije te kofizuar.

    Citim: atehere te na e thote te verteten qe fshihet pas gjithe ketij teatri madheshtor , me siguri ne do kuptojme sikur te mundohet te na thote te verteten mbi krijimin e botes,
    Kret te verteten po ta them

    Citim: pse u krijua bota.
    hahahahah oo Zot far pytje katastrofale hehehe nejse nejse
    p.sh Pse Bota eshte e rrumbullakt, psa bora eshte e bardh, pse bari eshte i gjelbert hahahahahah a din ti te me trregosh ??? Ose mos me trrego hiq se e di qe nuk e din te me trregosh heheh.


    Citim: Pse duhet qe ne te sprovohemi.

    Te thash nje her, qe i keqi dhe i miri nuk kan te njejtin vend (mbas vdekjes), mos i ben te njejtat pytje ka 100 her.

    Citim: Pse duhet te ekzistoje e keqja,
    hahahahah shiko mor veten ooo Djal, a te kam porositur more mos fol pa meduar dy her (per te miren tende) se kret forumin je ka ben per te qesh heheehe

    Citim: e keqa ekzistone sepse e ka krijuar zoti atehere pse duhet te denohen njerezit per diçka qe Zoti ja ka dhuruar.

    More i keq je ti qe bon ksi pytje (:, se zoti nuk ka krijuar send te keq, po eshte njeriu qe Ben keq dhe mir, Vullnet i lir.

    Citim Xfiles: Vullneti i lire?
    po po vullnet i lir.

    Citim: bukur fort,
    e di e di qe eshte buker

    Citim: merr nje gomar
    lere te eci ne nje rruge me balte dhe thuaji te mos behet pis, po qe se behet atehere denoje.keshtu jemi edhe ne,

    Jo jo per mua mes e ben ket krahasim me gomar, krahasime beni veti ti me gomar, sepse ka dallim shum njeriu prej gomarit.

    Citim: Zoti na ka dhene vullnetin e lire por na ka dhene edhe te miren e te keqen ,
    eshte si lojrat, çdo avantazh eshte i shoqeriar me nje disavantazh, zgjidh e merr po deshe.

    Edhe te miren edhe te keqen me plot deshir dhe me vedije e ben ti dhe un. Nuk eshte as pak loj.
    Kshtu qe shkan mjell ki me korr


    Citim : marrim nje shembull per te vleresuar drejtesine e zotit.
    Ne fe thuhet qe nese nje bebe vdes ai shkon ne parajse automatikisht.
    nese jeton do perballet me mekatet e jetes dhe po qe se ben mekate do shkoje ne ferr, sa me shume te jetosh aq me shume do mekatosh.


    Kush te ka then ty qe sa ma shum te jetosh aq ma teper do mekatosh ???
    A mos mundet me qen edhe kjo e mundeshme, qe sa ma shum te jetosh aq ma teper do fitosh (Sevape)? heheh po po pa tjeter eshte, por e mesove edhe ket gja sod (:!


    Citim: a trajtohen ne menyre te barabarte nga zoti bebja qe vdes dhe ai qe vazhdon te rritet?
    Jo nuk trajtohen, as kush nuk ka then qe trajtohen, Zoti eshte gjykats shummm me i aft siq mendon ti. Edhe diqka meso sonte Xfiles: edhe parajsa edhe ferri jan me grada d.m.th nuk eshte i barabart aj qe ka ber kret jeten mir dhe ka punuar per zotin sikur aj qe ka ber gjysen e jetes mir dhe gjysen e jetes te keqe, kapish?

    Citim: Jo sepse ai qe vdiq as qe shkruajti nje germe ne provim dhe mori 10 me yll kurse tjetri qe u mundua dhe e beri provimin ngeli ne klase.
    Qfar te them ktu, kur ato qe ke then shumica nuk jon te verteta.

    Citim: ky eshte nje nga shembujt absurd te drejtesise ne dy fete e medha monoteiste.
    papa qfar ka zbuluar ky Xfiles, e mposhti edhe kuranin edhe biblen mbas 2000 vjete heheh.

    Tash edhe diqka : Nen nje te kam then nje her se disa gjana kan rregulla dhe aq ma teper islami, ne duhet te ecim me rend A, B, C etj etj ti ende duhesh te mesosh se si duhet te ecim me rend.

    Nen Dy: Zotit mos i thuaj AJ apo AJO sepse nuk eshte gjini as mashkullor as femror dhe as gje qka e paramndon ti.

    Dhe nen tre: kur te merr ksi lloj shembuj te lutem shko ne tema homoristike sepse met vertet jan per humor disa fjal qe i ke then ti ktu.

    Nje nder emrat e zotit eshte : I Plotfuqishmi. kshtu qe prap po te them Xfiles, ben qka te don i madhi Zot, mundet edhe pa drretsina me be sepse ka forc, por nuk ben KURR.
    Po te mesoj edhe diqka per FE Xfiles: Po te trregoj nje ligj te zotit qe e ka len ne tok, e aj ligj quhet vdekja, ty a te pelqen apo nuk te pelqen nuk te pyt kush ty as mu, por thjesht eshte ligj i zotit qe ni dit qare nuk ki pa e zbatu.

    Kalofshit mir se i humba 30 min kot e kot, por inshALLAH Zoti nuk me Humb munin.
    Nuk eshte per ty Xfiles kjo, as mos merr te me thuash, po po pa tjeter do te shperblen zoti per ket muni qe po e ben, sepse e di qe do te shperblehem hehe shnet.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    F Lasku un nuk mundem ndrryshte te shpjegoj, perveq qe ta postoj nje pjes te kesaj teme, ti me dukesh njeri qe i shen disa gjana pak me gjersisht dhe per ket arsy mora mundit qe te shpjegoj ket tem.
    Aj vllau ( Rual partizan) shum mir e pat ne nje vend qe tha, eshte shum e veshtir per nje njeri qe nuk beson zotin 100% te kupton kto gjana, por me gjith ate shpresoj se nuk do behet polemik me ket postimin tim. Ato qe i kam nenvizuar kan nevoj per nje analiz me te hollsishme ... dhe ju lutem kush don ta kuptoj ket tem le te lexoj me vemendje.

    Libri:
    Tek e fundit, besimi ynë është se përcaktimi (kadā’) dhe vendimi Hyjnor (kader) janë një nga sekretet e Allahut, dhe nëse dikush mund t’i kuptojë ato siç duhen kuptuar, pa shkuar në asnjërin prej ekstremeve, ai është në të drejtë. Përndryshe, nuk ka nevojë që ai të sforcohet për t’i kuptuar ato ekzaktësisht, sepse atëherë mund të rrëshqasë dhe besimi i tij mund të prishet. Kjo është një nga temat më të vështira në filosofi dhe mund të kuptohet vetëm nga pak syresh.98 Për këtë arsye, shumë teologë (mutekelimūn) kanë rrëshqitur. Detyra për të arritur një të kuptuar të kësaj çështjeje është tepër e madhe për kapacitetin e një njeriu të zakonshëm. Për dikë mjafton të besojë në atë në mënyrë të përgjithshme, duke ndjekur thëniet e Imamëve tanë se: ajo është një realitet midis dy ekstremeve, d.m.th. që nuk ka as detyrim as vullnet absolutisht të lirë. Gjithsesi, kjo nuk është një çështje në të cilën duhet besuar pas një hulumtimi dhe mendimi të thellë.

    Zurāra e pyeti njëherë Imam Sādikun: ‘O prijësi im, çfarë thua për kadā-në dhe kader-in?’ Ai u përgjigj: ‘Unë them se kur t’i mbledhi robërit e Tij në Ditën e Gjykimit, Allahu do t’i pyesë për atë që u ka urdhëruar, e jo për atë që u ka caktuar.” (es-Sadūk, vep. cit., ff. 36-7)

    98 I pyetur njëherë mbi kader-in, Imam ‘Alīu u përgjigj: ‘Është oqean i thellë, mos u zhyt në të.’ Pasi u pyet sërish, Prijësi i Besimtarëve u përgjigj: ‘Është shteg i errët, mos ec mbi të.’ Njeriu pyeti për së treti. Atëherë, Imami i tha: ‘Është sekret i Allahut, mos fol për të.
    (es-Sadūk, vep. cit., f. 37; gjithashtu të shihet Nehxh ul-Belāgha, thënia 287).

    d.m.dh që nuk ka as detyrim as vullnet absolutisht të lirë.


    Ju Faliminderit Bani_gjk

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Bani gjk
    Xfiles Citim :[kur ai nuk ka nevoje per ne pse na ka krijuar?
    Pun e Zotit eshte pse na ka krijuar , ka forc te bej qka te doj, ty as mu nuk te pyt.
    atehere eshte si ne diktature, ben ça te doje, ketu ke te drejte.

    Kalofshit mir se i humba 30 min kot e kot, por inshALLAH Zoti nuk me Humb munin.
    Nuk eshte per ty Xfiles kjo, as mos merr te me thuash, po po pa tjeter do te shperblen zoti per ket muni qe po e ben, sepse e di qe do te shperblehem hehe shnet.
    Shpresoj ta shperblej Zoti mundin qe bere, humbe 30 min per te me thene ato qe perfolen zakonisht ne fe, ato qe degjojme çdo dite.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Ehh more i pa aft, po te them lexo, jo me paragjykime por kur te lexon per diqka mundohu me kuptu e jo me gjyku ku sja ke haberin.

    Nejse nejse, se mesim eshte edhe ky per ty, jam 100% i sigurt.

    Citim Bani_gjk :Nuk eshte per ty Xfiles kjo, as mos merr te me thuash
    Citim Xfiles: Shpresoj ta shperblej Zoti mundin qe bere ...
    Te thash qe kjo nuk eshte per ty, por ja qe nuk ke qfar te thuash tjeter perveq ksaj qe ke then.

    Selam (paq)

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A është vullneti i lirë?
    Nga Spirituoziii në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:53
  2. Dëshira dhe Vullneti
    Nga Cupke_pe_Korce në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 23:32
  3. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Komentet tuaja për zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Vullneti i lirë
    Nga PrInCiPiEl në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 01:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •