Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 85
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    - STOP Mashtrimit!! (Nga Bardhyl Mahmuti)


    Është një karakteristikë e përgjithshme e vendeve të demokracive perëndimore që pas periudhës 100 ditëshe të fillojë zbehja e reitingut të Qeverisë. Kjo dukuri është prezente edhe në vendet që janë drejt tranzicionit. Madje, në këto vende kemi edhe shembullin paradigmatik të Hungarisë, ku tallja me elektoratin dhe premtimet boshe çuan deri te një revoltë e përgjithshme.
    Maqedonia bën përjashtim nga kjo dukuri. Për « çudi » rejtingu i forcës politike që ka mandatin të qeveris shkoi në rritje të vazhdueshme. Sipas sondazheve të fundit, VMRO-DPMNE u shndërrua në forcë dominante të pakonkurrencë në bllokun maqedonas.
    Çka ndikoi në këtë fenomen ?Përçarjet e LSDM-së apo mospërmbushja e premtimeve ndaj shqiptarëve ? Ose të dyja bashkë ?!
    II.
    Reformat në vend dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, sidomos në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në institucionet shtetërore dhe publike, u propagandua me pompozitet si një nga prioritet kryesore të Qeverisë VMRO-DPMNE/ PDSH.
    Kjo propagandë u intensifikua sidomos pas miratimit nga ana e Qeverisë së Maqedonisë të strategjisë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat « të bashkësive joshumicë ».
    Sipas vlerësimeve të Qeverisë, kjo strategji do të përshpejtojë bindshëm implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Rikujtojmë se prioritet i kësaj strategjie do të duhej të ishte implementimi i thelbit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
    Qeveria e Maqedonisë vlerësoi se me miratimin e masave të propozuara në këtë strategji do të arrihen rezultatet e shumëpritura si përfaqësimi adekuat i të gjithë bashkësive etnike joshumicë në sektorin publik.
    Instrument i ri i politikës për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jetë prezantimi i Planit nacional për përfaqësim të drejtë, të cilin do ta sjellin ministritë dhe organet e tjera shtetërore, i cili do të dorëzohet në Agjencinë për nëpunës shtetëror. Programet qeveritare për të hequr diskriminimin e « bashkësive joshumicë » nuk është risi e kësaj qeverie. Dallimi qëndron se koalicioni i mëparshëm, ta zëmë, për vitin 2006 kishte paraparë rreth 700.000 euro për këtë qëllim ndërsa koalicioni aktual ka paraparë pesfishin e shumës së vitit 2006. Pra, 3.500.000 euro.
    Shuma e paraparë për programin e punësimit të shqiptarëve në vitin 2006 nuk u realizua as nga koalicioni LSDM/BDI për 7 muajt e qeverisjes në 2006 e as nga koalicioni VMRO-DPMNE/ PDSH, për 5 muajt e vitit 2006. Ku shkuan devizat e parapara për këtë qëllim ? Në rezervet devizore të shtetit !
    Viti 2007 vazhdon me avazin e vjetër. Në 3 mujorin e parë asgjë nuk u realizua nga shuma e paraparë për Programin e përfaqësimi adekuat të të gjithë bashkësive etnike. Ku shkoi shuma e paraparë për këtë 3 mujor ? Natyrisht, në rezervet devizore të shtetit !
    III.
    Kryeministri Gruevski, me 12 prill 2007, i shoqëruar nga Kabineti qeveritar, me bujë të madhe njoftoi opinionin se Maqedonia, nga rezervat devizore, do të kthen 137 million dollar të borxhit të jashtëm. Dhe atë, para afatit të paraparë !
    Për borxhet që ishin paraparë të kthehen deri në vitin 2021 shpenzohen rezervat e shtetit në vitin 2007! Për projektet që avancojnë të drejtat e shqiptarëve nuk ka para ! Vendim paradoksal ?! Jo ! Plotësisht logjik, me logjikën e zvarritjes së relizimit të projekteve që lidhen me heqjen e diskriminimit etnik në këtë shtet.

    IV. Ministrat e PDSH-së duhet të ngrenë zërin dhe të refuzojnë vendime që do t’u shërbejnë si pretekst, se gjoja nuk ka mjete, atyre që nuk janë të interesuar të heqin diskriminimin në këtë shtet. Ju duhet të keni në vazhdimsi parasyshë premtimet që i kemi dhënë elektoratit shqiptar.
    Po rikujtoj vetëm 4 premtimet që zv. Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, i sintetizoi si tepër urgjente në Konventën e Partisë :
    1.Të gjithë këtyre shqiptarëve të zonës numër 3 që ju ua ndëgjuat mbiemrat me "ov" dhe "ski" do tua ndërojmë në mbiemra shqip. Sa shqiptarët i kanë realizuar të drejtat e tyre këtu tregojnë këta mbiemra të tyre të bastarduar. Tentimi dhe tendenca e tyre për të na asimiluar nuk ka të ndalë;
    2.Partia Demokratike Shqiptare, për 60 ditë do ta sjell ligjin për dëshmorët e luftës së vitit 2001;
    3. Partia Demokratike Shqiptare do ta sjell ligjin për rehabilitim të invalidëve të luftës;
    4.Do të bëjë brenda dy muajve kompenzimin e plotë të dëmeve që i shkaktoi konflikti i vitit 2001. Pa eliminimin e pasojave të vitit 2001, Maqedonia gjithmonë do të jetë në krizë.
    Rezervat devizore mund të shfrytëzohen për projekte zhvillimore, për krijimin e vendeve të lira të punës, për riparimin e pasojave të ndryshme dhe për shumë e shumë punë të mira që do të ndikonin pozitivish si në rritjen e akumulimit të rezervave devizore ashtu edhe në çtensionimin e raporteve të përgjithshme shoqërore. Borxhi i afatizuar deri në 2021 mund të pres afatet e caktuara. Problemet e akumuluara, sidomos ato që lidhen me 2001, nuk presin 2021 ! Duhet t’i thuhet STOP Mashtrimit !

    Gazeta Lajme
    #VamosArgentina

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Ballisti,...

    provova te hap kete faqe, si duket nuk po funksionon .

    A ka mundesi qe ta sjellesh intervisten, pikerisht ne kete teme?

    Pershendetje

  3. #73
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Periodi
    Ballisti,...

    provova te hap kete faqe, si duket nuk po funksionon .

    A ka mundesi qe ta sjellesh intervisten, pikerisht ne kete teme?

    Pershendetje
    Me fal se gabim e paskam shkruajtur..www.albanur.net eshte dashtur, mirepo mundesh edhe keshtu www.bardhylmahmuti.com .

    p.s Intervista e Alsatit gjendet aty jo edhe Faktit.

  4. #74
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ncncncnc si eshte politika.

    Sa ishte Bardhyli ne PDSH s'kishte si Bardhyli. Tani qe iku - u be qyqja pa fole dhe qenka duke u argetuar ne ndonje qender luksoze te skijimit. Kush e di sa te zeza tjera do ia nxjerrin ne nje te ardhme te afert, te zeza qe ia paskan njohur qe nga koha kur eshte futur ne PDSH e qe atehere s'kane patur ndonje rendesi te vecante, ndersa tani qe iku - jane shume denigruese.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    edhe ketij Bardhylit s'po i zihet vendi vendë; më mirë ta marrë gomarin tim dhe të ec para me të

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Postime
    19

    Kycja, Ckycja Dhe Beteja E Bardhyl Mahmutit

    Largimi i Bardhyl Mahmutit nga DPA i "gëzoi" tejmase Titistët E DUI-t , por më shum e gëzoi një "leckaman" politik të DPA-së, të cilin me kohë e kam quajtur "Politikan me papuçe" një "pishpirik" me emrin Ernad Fejzullahu...
    Ky "TAHRETÇI" i TAÇIT... në një reagim të tij mundohet ti thot "diçka" Bardhylit ... halli i tij! U iritova tejmase kur lexova reagimin e këtij"KARA BATAKU" me emrin Ernad Fejzullahu, vendosa ti bëj një "reagim"... Pastaj u pendova dhe thash : Haj se ja bëj kur i vjen koha... sepse një gjë të tillë e kishte bë Musai, pra reagimi i Musa Lamallarit le të jetë një "selam" edhe nga unë për "politikanin me papuçe" apo "TAHRETÇIUN"e TAÇIT, sa për fillim...




    Shkruan Musa Lamallari në Albanur.
    (Shkas kercnimi i Ernad Fejzullahut, anetar i Kryesise se PDSH-se)


    Kur PPD u nda ne dysh ne vitin 1994, frakcioni i saj me shtojcen “SH”, që kishte bekimin e apetiteve të Salës së parë, për të subordinuar Tetovën dhe Prishtinën, kryesinë legjitime të Nevzat Halilit e quajtën “kryesi tradhëtarësh”, edhe pse kreu i saj kurrë nuk u shnderrua në rolin e vojvodës apo komitit në mbrotje të Ilindenit. Kurse bërthamat e rezistencës shqiptare të formuara nga atdhetarë shqiptarë dhe të përkrahura nga PPD, që atëherë ishte me tepër lëvizje shqiptare se sa parti, Menduh Thaçi, i pari, dhe disa të tjerë pas tij, i quajtën gardista të Nevzatit dhe Mitatit në shërbim të Beogradit. Tërë këtë “zbulim të zbuluar”, siç do ta quante Menduh Thaqi në vitin 1993, do ta ndihmojnë edhe disa protagonistë tjerë të infiltruar në bërthamat e rezistencës shqiptare, ku një prej tyre ka qenë: Refet Elmazi.

    Jo rastësisht afera e armëve në vitin 1993 shpërthen me arrestime në Tetovë dhe Gostivar dhe hallka e arrestimeve nuk mund të kalojë në qytetin e Shkupit, por ndalet në Dërvend me vrasjen e atdhetarit të shquar Halil Gerqecit në stacion të policisë si rezultat i dhunës nga mossuksesi i marrjes së deklaratës nga ana e tij. Zoti, e pastë në mëshirë, Halil Gërqecin! Me urdhër të qendrës, aktivistët nga Shkupi arrijnë shumë shpejt t’i largojnë nga Mqedonia dy anëtarë të KMK-së pas deklaratave kooperues të Refet Elamazit me organet e sigurimit të shtetit të brishtë sllavo-maqedon në formim, që atë kohë pas largimit të ushtrisë serbe nga Maqedonia, nuk kanë pasur kapacitete ushtarake për konfrontime me përmasa të mëdha me shqiptar, por edhe për shkak të faktorit ndërkombëtar dhe nga frika e ndonjë triki befasues të gjeneralëve të Millosheviqit. Për fuqinë kombëtare të PPD-së në fillim të viteve 90, më vonë për media do të prononcohet edhe vetë Pavle Trajanov: “Ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me Menduh Thaçin për shkatrrimin e krahut militant dhe të njësive paramilitare të PPD-së. Nuk kemi dashur të shohim një parti të fortë shqiptare në formim të shtetit maqedon”

    Nga ajo periudhë e viteve të 90-ta dhe deri më sot, në kontekst të statusit të shqiptarëve në Maqedoni nuk ka lëvizur asgjë në drejtim të kërkesave të formuluara në vitin 1990 nga lëvizjet e para politike shqiptare. Ka pasur zig-zage, tensione, kriza, ndryshime në struktura partiake, në sistem, hap pas hapi, jashtë sistemit, helmime, idesh krizash, rrahje, burgosje, vrasje, taktika politike, marreveshje fisesh, koalicione parimore, joparimore, lexime dosjesh nga një grup, pajtim elitash, grupeve të interesit, ka pasur edhe konflikt, kryengritje, luftë, por diçka substanciale që shqiptarët të jenë bartës të plotë të sovranitetit të Maqedonisë: JO. Faji për këtë JO të madhe, kur Maqedonia ndërtoheshte si shtet unitar nën komandë vetëm të sllavëve maqedon, është tek politikanët shqiptare që pranuan shkatrrimin e partisë lëvizje në fillim dhe kërkesat legjitime të shqiptarëve i margjinalizuan për akomodim të grupeve të tyre të interesit afatshkurtër në politikë dhe, në emër të këtyre interesave, luftuan pamëshirshëm çdo mendim opozitar shqiptar duke përdorur shpifje prej më të ndryshmeve. Më e keqja në gjithë këto ka qenë kur punësimet partiake janë shitur si realizim të kërkesave të të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni. Që hipokrizia të bëhet edhe më e madhe dhe shumë e padurueshme, ishte kur partia e Ali Ahmetit, si parti e dalur nga lufta, filloi t’i adaptohet lojës së mëparshme të lypësit, më takon kjo e drejtë, ky punësim, kjo drejtori, deri sa morën edhe guximin për të derdhur djersën e fondeve të diasporës në themelimin e degëve në Shtip, duke harruar luftën, invalidët e luftës, të burgosurit shqiptarë dhe gjithnjë gojën plotë e përplotë: MARREVESHJA E OHRIT.

    Kjo është një hyrje e vogël, e shkëputur nga ditari im i asaj periudhe, për t’u përgjigjur në kërcnimin e anëtarit të Kryesisë së PDSH-së, Ernad Fejzullahut: drejtuar veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare, Mr. Bardhyl Mahmutit, dhe postuar me “lezet” ne web faqen e tyre Zyrtare “Gurra” në internet. Arsyet pse unë reagojë janë të natyrës të së drejtës njerëzore për të qenë zot, siç ju thotë Bardhyli qytetarëve shqiptarë në Maqedoni. Asnjë politikanë deri sot nuk e ka përdor fjalën zot për qytetarët shqiptarë, pasi i kanë konsideruar vetëm turma dhensh që mund t’u vidhet vota e tyre e lirë sa herë që të kenë dëshirë dhe vetë ata të zgërdhihen të nesërmen para kamerave sikurse ska ndodhur asgjë. Në demokraci politikanët shqiptarë duhet të jenë të përgjegjshëm para se ta lëshojnë fjalën në letër për opinion. Fjalët më irituese dhe tepër armiqësore në formë kërcnuese në shkrimin e Ernad Fejzullahut, janë fjalët “qyqja pa fole”, “tekerlek” dhe “do të kesh pak telashe” E para, i konteston vendin e lindjes një veprimtari shqiptar, e dyta, i tregon se në PDSH ende vazhdon të luhet tekerlek me kokat e njerëzve, dhe e treta, paralajmeron telashe për të padëgjuarit. Tre fjalë, tre simbole dhe një TRINI. Njëshi në tresh dhe treshi në Njesh, të ruhet Puti i idolatrisë materile i riprodhuar në kokat e servilëve të PDSH-së që nga viti 1993. Jo Ernad, gjithashtu JO edhe ata që të rrin ty mbas, nuk është ashtu, nuk është koha e 93-së, as e 97-së dhe as e vitit 2000. Për fatin tënd të keq nuk janë edhe njërëzit e njëjtë.

    Kyçja e Mr. Bardhyl Mahmutit në Maqedoni dhe rreshtimi i tij në përkrahje të PDSH-së si opozitë në fushatën elektorale 2006 ka qenë dhe duhet të kuptohet si vlerë demokratike, që një veprimtarë shqiptarë si Bardhyli merr guximin qytetar të vendohet në anën e të dobëtit për shkak të politikës joproduktive integruese të Ali Ahmetit. Angazhimi i tij dhe marrëveshjet paraprake për të krijuar një bosht demokratik kanë qenë me kreun e PDSH-së dhe jo me ty, o Ernad Fejzullahu. Bardhyl Mahmuti nuk ka pasur bagazh të servilizmit dhe krimit në Maqedoni, sikur e ke ti, o i mjerë, me rastin e Kondovës në vitin 2000. Mos e harro këtë! Askund nuk mund të hasish se Bardhyli ka propaguar se është anëtarë i Kryesisë, as nuk ka pretenduar për poste: qoftë të deputetit, qoftë qeveritarë. Të gjithë ata që vizitojnë faqen e Bardhylit në internet www.bardhyl.com do të shohin deklaratën e tij se përse u angazhua në fushatën elektorale 2006. Kurse unë kam votuar për PDSH-n për ta dënuar inferioritetin e Ali Ahmetit karshi probatimit Branko dhe pse për ty dhe për qiftat si ti nuk e ka bërë një komision hetimore për t’ju nxjerr përpara drejtësisë si përgjegjës kryesor me rastin e Kondovës në vitin 2000.

    Ti fortë mire e di se çka ju ke thenë shkupjanëve tek shkallët e zyrës së PDSH-së. Këtë do ta kesh bagazh deri në ditën e Gjykimit. Në momentin kur shpirti yt do të ballafaqohet me dy engjujt trishtues. Aty do të jesh vet dhe nuk do ta kesh pranë PDSH-n. Ndaj, kërcnimi yt ndaj Bardhylit dhe fjalori i ulët është vetëm i yt, jo i PDSH-së. Vdiq koha kur përgjegjësit ia apostrofoni organeve të partisë. Askund në intervistën e Bardhylit në Alsat nuk e gjenë një akuzë më të vogël për anëtarësinë ose krejt Kryesine e PDSH-së, nuk gjenë përgjithësime, por përmend disa persona, ku një prej tyre je edhe ti. Bardhyli në Alsat flet për fenomene dhe hendikepet e PDSH-së në qeverinë e Gruevskit. Nuk e pranon teorinë e 11 deputetëve si arsye të mos realizohen premtimet paraelektorale të PDSH-së nga frika se Gruevski mund ta marr Ali Ahmetin dhe Ermira Mehmetin në qeveri. Askund nuk thotë se largimi i tij është i lidhur me rastin e ministrit Ilirian Beqiri. Ai thotë, “më vjen keq pse një praktikë e këtillë ndodh tek subjekti politik shqiptar si në të kaluarën”, bënë krahasime sikur dikush të përgatit nesër një dramë komike, ose cullakhane për Millosheviqin dhe ta shesin si vlerë arti tek shqiptarët që akoma presin të dijnë për fatin e mijëra shqiptarëve të vrarë me urdhërin e tij. Sikur ti qe e jep një version për largimin e Bardhylit, bashkëveprimtarët, shokët dhe diaspora shqiptare me kohë kanë qenë të informuar edhe për kyqjen e Bardhylit në fushatë të PDSH-së edhe për çkyqjen e tij sot. Shancën e patëm të kthehemi të gjithë nga e mbara, duke ua falur juve gjynahet dhe duke ja ulur Ali Ahmetit kibrin e Titos, vetëm për hirë që subjekti politik shqiptar të mos fragmentarizohet edhe më shumë se sa është aktualisht. Por, një ta dish, në të gjitha këto të këqija, në rrënjët e tyre ia nis e mira dhe rimëkëmbja, por pa ty dhe pa sojin tënd, o Errnad Fejzullahu.

    Nëse lezeti yt është të jesh në kryesi të PDSH-së dhe Iranin ta quajsh shtet diktatorial, pa dyshim ti tregon dhe vërteton arsyen e Bardhylit se çfarë xhahilash mund të ketë në Kryesi të PDSH-së. Krejt të këqijat mund të jenë në Iran, por Irani nuk është shtet diktatorial. Raporti i fundit i Bekerit rekomandon dialogun dhe pranimin e Iranit si lojtarë kryesor për paqë në Lindjen e Mesme. Mos e harro rekomandimin e aleatëve tanë perëndimore për udhëheqësit në Kosovë të kontaktojnë me lidhjet e tyre vetë Iranin, Libinë, Qatarin dhe Marokon në favor të rezolutës së pavarësisë së Kosovës. Ti je i pa cipë dhe stapiqë banderi në dije, o i mjere i kryeservilëve të mjerë në lezetin Havije. A e di ti cka është Havije?

    Nëse ti i thua gazetarit shqiptar “bukurosh” në thonjëza, atëherë nxjerre suratin tënd në sipërfaqe të shohim bukurinë tënde karshi gazetarit të Alsatit. Ç’lidhje ka intervista e Bardhylit në Alsat me përkrahjen që ky medium i ka bërë kampanjës së BDI-së. Eshtë e drejtë e Alsatit se kend e përkrah, sikurse që është obligim etik profesional të informojnë drejtë. A mos ëndrrove se me futjen në qeverinë e Gruevskit do të mund të përzihesh edhe në politikën redaktuese të Alsatit? Ky është mjerimi yt që ti nuk e kupton, ndaj ke mbetur të sillesh vërdallë rreth pordhave të Latasit në Sitel. Në gjithë këtë mllef sarkastik që ti e shpreh për gazetarin shqiptar duke përdorur thonjëza, tregon se ti në gjen e ke të fshehur vesin e keq të popullit te Lutit: perfiditetin seksual.

    Ç’kyçja e Mr. Bardhyl Mahmutit duhet të kuptohet poashtu vlerë demokratike. E kam përcjellur me vëmendje intervistën e tij në Alsat. Askund Bardhyli nuk ka përmend fyerje, shpifje, shantazhe për PDSH-n. Nëse Bardhyli flet për mospërmbajtjen e premitmeve nga Mendu Thaci, nuk flet për qyqet pa fole në shqiptari, nëse Bardhyli flet për servilizëm partiak, nuk flet për korrupcionin dhe vijat familjare të Menduh Thacit në biznes, nëse Bardhyli përmend treshin dhe emrin tënd, nuk flet se ka me ua cuar kokat tekerlek, nëse Bardhyli flet për anëtarësinë e shkëlqyeshme të PDSH-së, nuk flet për krimet dhe banditët që ua kanë zënë bishtin me dorë si në kohën e paraluftës. Nëse Bardhyli flet për të punësuarit e BDI-së, që largohen nga vendet e punës si rezultat i revanshizmit partiak për t’ia bërë qejfin Gruevskit, vërteton se angazhimi i tij në fushatë ka qenë vetëm reagim kundër krerëve të BDI-se, që nisën luftë në emër të idealeve kombëtare dhe përfunduan në prehër të probatimit Branko, duke lënë një varg problemesh të pazgjidhura, sic janë dëshmorët, invalidët dhe statusi i luftarëve, por më tepër duke pranuar Maqedoninë si shtet unitarist.

    Nëse doni të keni parti me servilë rreth e rrotull, me vazhdimësi të së vjetrës, autoritare, Bardhyli u thotë, “urdhëroni, ecni përpara, por jo edhe unë në të”. Nuk ua konteston aspak të drejtën juve që me vetëdëshirë keni zgjedhur të mbeteni thundrrinat e fundit të vasalitetit të Ilindenit. Por kësaj radhe kjo e keqe ka për t’u luftuar ndryshe. Kanë për të dalur gjitha gjynahet në shesh, do të flitet haptazi para qytetarëve shqiptar për 17 vjetët e fundit në Maqedoni.

    Do të kërkohet llogari pse kryesia e Nevzatit u quajt kryesi tradhëtarësh, kur Nevzati asnjëherë nuk është shnderruar në vojvodë si Mendu Thaçi dhe komitë si Ali Ahmeti. Kur të mblidhen të gjitha këto GRUMBULL: nuk shoh që ka ndryshuar dicka substanciale për shqiptaret nga 93 në favor të “atdhetarizmit” të premtuar të Menduh Thaqit dhe “çlirimit kombëtarë” të Ali Ahmetit në vitin 2001. Niqahet nuk janë të përhershme, votat e qytetarëve nuk janë pronë e askujt. Në demokraci nuk vlejnë niqahet, vlejnë premtimet dhe përmbushja e tyre nga premtuesit. Bardhyli ka bërë mirë që është larguar dhe prononcuar publikisht. Nuk e ka vendin te vojvodat dhe komitat e Ilindenit.

    Kur Bardhyli flet për intelektualët shqiptare, për energji të reja krijuese, që janë margjinalizuar nga politikat joproduktive, nga xhandarët partiak, tregon largëpamësi dhe shqiptarët i sheh të barabartë me të drejta për t’u kandiduar në çdo instancë organizative partiake. Edhe pse flet në superlativë për Arbër Xhaferin, shpresat e shqiptarëve dhe ardhmërinë e tyre nuk e mbështet në individin: Xhaferi.

    Bardhylit nuk i nevojitet Gjergj Elez Alija për tia mbuluar gjynahet politike dhe “bizneset me derivate nafte dhe cigare”. Kurse bardhylat tjerë shqiptarë nuk jane Ali Ahmeta me i hangër forat e predikuesve të Gjergj Elez Alijave në Maqedoni.

    Nëse dorëheqjet shihen si akt moral për ndalimin e shfaqjes së Titos, poashtu njëjtë duhet të këtë dorëheqje morale për mos realizimin e premtimeve brenda 60 ditëve. Bardhyli flet për bashkim, për raporte të reja me palën sllavo-maqedone, për relaksim brenda politikës shqiptare, për demokratizim të partive, për fuqi të reja që mund ta ecin procesin përpara në të drejta politike dhe jo qytetare.

    Bardhyli është autokritik në Alsat dhe tregon realitetin shqiptar në Maqedoni. Intervista e tij tregon se duhet të ketë demokratizim të partivive shqiptare: angazhim të intelektualeve, masa kritike për fenomenet politike, që nuk do të jenë predhë e xhandarëve partiak. Por më tepër në këtë intervistë kuptojmë se të arriturat e qytetarëve janë meritë e tyre dhe jo e politikanëve që kanë prashitur për 17 vjetë.

    Eshtë e vërtetë se disa projekte të realizuara gjate ketyre 17 vjetëve janë projekte të qytetareve (intelektualeve) shqiptare (jopartiak) te inicuara si ide ne levizjet e para politike shqiptare ne Maqedoni, por që rangohen si të drejta te qyteatreve dhe jo te drejta politike në shtetet demokratike ku ekonomia zhvillohet në bazë të logjikës së tregut dhe nevojës së qytetarit. Merrnie si shembull Nota Festin, UT, Sharri Këndon, TV private, gazetat private, Ditët e Naimit, Teatrin, botuesit privat, etj, të gjitha këto jane inciativa dhe organizime të qytetarëve dhe intelektulëve shqiptarë të hudhura si ide qysh në fillim të pluralizmit politik në Maqedoni.

    Me humbjen e levizjes shqiptare ne PPD dhe me instalimin e luftës partiake më vonë, këto organizime të qytetarëve nuk kanë pasur një zhvillim normal për shkak të kusuritjeve partiake të liderëve dhe oligarkive të tyre në terren për mbulesë të deshtimeve të tyre në planin e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni. Do të sjelli dy shembuj: Frakcioni i PPD-se me shtojcën “SH” në fillim karrieren e tyre e mbështetën në atdhetarizëm, kriza politike, në flamur, në UT dhe kur erdhën në pushtet përfunduan me një surrogatë të UT-së, që quhet universitet i Shtullit me disa punësime partiake, që u plasuan si të drejta politike për të fshehur monopolin e biznesit në emër të partisë dhe në kurrizë të qytetarit shqiptar.

    Eshtë fakt se privatizimi më i madhë i sipermarrjeve publike ka ndodhur në kohën e paraluftes në Maqedoni, në kohën e qeverisë Georgievski dhe PDSH-së. Në atë kohë qarkullonte një anekdotë në Shkup. Dikush e ka pyetur një të punuesuar në toaletin publik të Bit Pazarit: “Kush të punësoi ty, or vëlla? Ai përgjigjet:”Elham Zotit, partia e Menduh Thacit” Shembulli i dytë është i BDI-së. Kur keta vijnë në pushtet, duke i marr votat si krah lufte, duke menduar se edhe Nota Festi është pjesë e emërimeve të qeverisë, turrë e huxhum tek Këshilli i Nota Festit: “Mevlan, na jep vulat se tash ne kemi fituar!” Paramendo nëse gjaku i shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2001 është derdhur për me i marr vulat e Nota Festit! Kjo është një tragji-komedi e partive shqiptare kur lejojnë të përzihen të drejtat qytetare me te drejtat politike të shqiptarëve në Maqedoni.

    Kyçja, çkyçja dhe beteja e Mr. Bardhyl Mahmutit tregon ndarjen e këtyre dyjave, kërkon ndërtimin e raporteve të reja ne shtet, pasi që, edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia përsëri në Washington quhet FYROM dhe si e tillë ka mbetur me gjenratorë për riprodhim krizash në proces, i cili akoma s’ka perfunduar. Kur jemi te procesi, beteja e Bardhylit, ju tregon shenjat e krismave. E ato veç janë: presidenca e Cervenkovskit përjashton komitët e Ali Ahmetit, kurse Gruevski luan majtap me vojvodët e Menduh Thaçit.

    Ndryshime do të ketë dhe ndryshimet do të jenë të mëdha në shqiptari. Një here kam thenë në vitin 1994: qofshin shtatë vjetë sa shtatëdhjetë vjetë dhe shtatëdhjetë vjetë sa shtatë vjetë. Por gjithnjë, nuk jam i obliguar tua tregoj detajet, pasi po shpifni dhe po kërcnoni për hire të majtapizmit!?


    Besoj se ky shkrim i Musa Lamallarit flet shume per 17 vjetet e politikes shqiptare ne Maqedoni

  7. #77

    Shume vone Bardhyl

    Zotnia nuk paska poseduar asnje informate se kush eshte Menduh Thaci dhe cilet jane njerzit e tije , ky i shkreti nuk paska ditur as me te voglen gje per PDSH ne se si funksionon, po te pyeste cilindo anetare te PDSH se do tia tregonte , sidomos po te pyeste anetaret e larguar te saje do ta kuptonte se si funksionon PDSH ja .

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Shume interesant e gjithe kjo qe ndodhi me z.Mahmuti megjithate mudn te themi cka te duam por bardhyli ndikoi q ePDSH-ja te fitoje 11 depuetete. kete merite smundemi tia mohojme . Se nga gjithe kjo perfitoi dikush tjeter kjo eshte mesele ne vete.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

  10. #80
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ki de boje dam ne civili
    Sui generis

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •