Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 85
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Eugen22, eshte Bardhyl, jo Brdhyk.

    Nejse, ai ka qene nje njeri i "zoti", por vetem futja e tij ne PDSH, i uli vlerat e tij, mandej se me e keqja eshte se as per deputet nuk eshte. lol. lol.

    Edhe mandej e ofendon Ali Ahmetin, ncncncnc, injorant njeri, servil thacian, qe Taçi as per deputet nuk e futi. Leninist e Marksist i dalluar, injorant, njeri qe i sherben pushtetit sllavo-maqedon!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2004
    Vendndodhja
    zvicërr
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Eugen22, eshte Bardhyl, jo Brdhyk.

    Nejse, ai ka qene nje njeri i "zoti", por vetem futja e tij ne PDSH, i uli vlerat e tij, mandej se me e keqja eshte se as per deputet nuk eshte. lol. lol.

    Edhe mandej e ofendon Ali Ahmetin, ncncncnc, injorant njeri, servil thacian, qe Taçi as per deputet nuk e futi. Leninist e Marksist i dalluar, injorant, njeri qe i sherben pushtetit sllavo-maqedon!

    Davius,
    freno pak bre aman.... po si i thua njeriut injorant kur nuk e njeh! Më thuaj së paku një akt apo fjalë të tij që e bëjnë atë të tillë. Edhe një gjë: po të siguroj se në pastë bërë gjithçka, Bardhyli kurrë nuk i ka shërbyer pushtetit sllavo-maqedonas dhe me sa e njoh kurrë nuk ka për t`i shërbyer. Nuk mendon kurre se ndoshta ai u fut në PDSH për ta përmirësuar atë, apo si thojnë duhet të rrishë në mesin e mëkatarëve që t`i mësosh si të mos mëkatojnë. Dikush kur rrine me mëkatarë bëhet edhe vetë i tillë, por Jo Bardhyl Mahmuti.
    A te duhen luftetarë?
    Dhe arratinë armiku te marrë?
    A do botës ti vesh zjarrë?
    Merr nja dhjetë kosovarë.
    NOLI

  3. #23
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Es selamu alejkum wr wb

    Fakti qe nuk eshte i nominuar ne listat per deputet tregon se Bardhyli kurr nuk eshte dhen pas interesit te tij personal, gjithkush mund te flet çfar te don, por ata qe e njohin me se miri bashkeveprimtaret e tij, kryesia e LPK-se dhe UCKombetare e dijne se Bardhyli ishte shtylla kryesore e forces e cila shtypi Sllavo Maqedonasit dhe sjelli drit per Shqiptaret ne Maqedoni, ishte pikerisht Politika e Bardhyl Mahmutit qe i solli fitore UCK-se, jan keto pak fjale qe disa te cilt kan qen larg ndodhive dhe te vertetes ju duken perralla, vetem te jeni te bindur se tegjith ish Luftetaret e UCK-se dhe mergimtaret e dijne se kush eshte Bardhyli andaj sot e mbeshtesin.

    Dhe nje fakt, se Mr. Bardhyl Mahmuti tash per tash eshte kryesuesi i PDSH-se dhe ne te ardhmen ai shpresojme qe do te jet edhe oficialisht Kryetar i saj!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Pa dashur të anoj nga Ali Ahmeti apo Bardhyl Mahmuti, dhe pa dashur që të ndërhyj në debatet mes Davius dhe Enkeleasit, këtij të fundit (Enkeleasit) dua ti bëjë një pyetje lidur me Bardhy Mahmutin dhe qendrimet e tij politike.
    Pra, unë Enkeleasit i shtroj këtë pyetje:

    - Si e vlerson (komenton) ti personalisht letrën e "hapur" që para ca kohësh i pati drejtuar Bardhyl Mahmuti Arber Xhaferit, letër e cila me sa më kujtohet titullohej: "kush ta ka zënë bishtin me derë o Arber Xhaferi"?!!!

    Duke mos dashur që kësaj radhe ta shpreh mendimin tim personal për sa i përket angazhimit të Bardhyl Mahmutit në PDSH, unë do isha shumë mirnjohës nese Enkeleasi do të na e skjaronte edhe neve të tjerëve konvertimin e Bardhyl Mahmutit nga "anti PDSH" dhe "anti Arbër Xhafer", në një eksponent të lartë të PDSH-së, si dhe në një adhurues të flakt të Arbër Xhaferit.

    Gjithkush ka të drejtë të angazhohet në atë parti që atij i duket se i përfaqson idealet dhe interesat e tij, qofshin ato politike, kombtare, madje edhe materiale.
    Mirëpo, pavarësisht kësaj, unë mendoj se edhe në politikë njeriu duhet ruajtur moralin individual, sepse njerzit (populli) nuk kanë kohë që herë të të "lavdrojnë" e herë të të "shajnë", varsishtë nga "disponimi" apo interesi yt personal!


    Megjithatë, nuk e përkrahi aspak vlersimin paushall te Daviusit mbi veprimtarin e shquar dhe te paepur të çeshjes kombetare, Bardhyl Mahmutin .


    Përshendetje ..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Omar...

    Bardhyl Mahmuti e kishte rastin t'i prijë asaj Lufte sikurse edhe është lutur që ta bëjë këtë gjë. Por ai aso kohe oscilonte me veten dhe me të ardhmen e tij si politikan apo edhe si veprimtar. Tashti ishte i papërcaktuar rreth asaj se; a do të jetë veprimtar i PDK-ës, pstaj ishte emeruar Minister në Qeverin e Përkohshme, pastaj thoshte se do të ligjeron në Uni të Prishtines dhe në atë të Tetovës shkencat politike etj etj... E, deri sa ai kujtohej të tjerët hynë në Tanushë, Tetovë e Kumanovë, e qe besa vetëm edhe pak duhej e të binte edhe Shkupi.

    Menduh Thaqi në vitin 1994 pat deklaruar: nëse në Shqiperi në pushtet vie partia Socialiste ne do të jemi kunder vet shtetit amë - Shqiperisë"... Ja pra ky eshtë Menduh Thaqi. Ndersa Shqiperia duhet sido që të jetë; e kuqe e bardhë e verdhë, e Lirë e Pushtuar, E zonja e përkulur, e re e plakur, Shqiperia është ajo që na ka dhënë gjithmonë Nderë ngaqë nuk kemi qenë pa shtet e pa komb, kudo që kemi jetuar...

    Konflikti Bardhyl & Ahmeti i ka inatet e vjetra për hiq gjë. Këta të dy më shumë kanë gjëra të përbashketa që i bashkojn se sa që i ndajnë. Dhe kjo është për të të ardhur keq; sse përse është kjo gjë kështu siç është???

    Përshëndetje ...

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-11-2004
    Vendndodhja
    zvicërr
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga Periodi
    Pa dashur të anoj nga Ali Ahmeti apo Bardhyl Mahmuti, dhe pa dashur që të ndërhyj në debatet mes Davius dhe Enkeleasit, këtij të fundit (Enkeleasit) dua ti bëjë një pyetje lidur me Bardhy Mahmutin dhe qendrimet e tij politike.
    Pra, unë Enkeleasit i shtroj këtë pyetje:

    - Si e vlerson (komenton) ti personalisht letrën e "hapur" që para ca kohësh i pati drejtuar Bardhyl Mahmuti Arber Xhaferit, letër e cila me sa më kujtohet titullohej: "kush ta ka zënë bishtin me derë o Arber Xhaferi"?!!!

    Duke mos dashur që kësaj radhe ta shpreh mendimin tim personal për sa i përket angazhimit të Bardhyl Mahmutit në PDSH, unë do isha shumë mirnjohës nese Enkeleasi do të na e skjaronte edhe neve të tjerëve konvertimin e Bardhyl Mahmutit nga "anti PDSH" dhe "anti Arbër Xhafer", në një eksponent të lartë të PDSH-së, si dhe në një adhurues të flakt të Arbër Xhaferit.

    Gjithkush ka të drejtë të angazhohet në atë parti që atij i duket se i përfaqson idealet dhe interesat e tij, qofshin ato politike, kombtare, madje edhe materiale.
    Mirëpo, pavarësisht kësaj, unë mendoj se edhe në politikë njeriu duhet ruajtur moralin individual, sepse njerzit (populli) nuk kanë kohë që herë të të "lavdrojnë" e herë të të "shajnë", varsishtë nga "disponimi" apo interesi yt personal!


    Megjithatë, nuk e përkrahi aspak vlersimin paushall te Daviusit mbi veprimtarin e shquar dhe te paepur të çeshjes kombetare, Bardhyl Mahmutin .


    Përshendetje ..

    I nderuari Periodi,

    letra e hapur e marsit të vitit 2001 ku Bardhyl Mahmutit i drejtohet Arbër Xhaferit duhet të analizohet apo komentohet në kontekst të kohës kur është shkruar. Atëherë këta dy ndodheshin në dy taboret e kundërta nëse mund të thuhet kështu. Me gjithë kapacitetin intelektual që ka Arbëri, pati pjellë shumë llapsuse në dëm të luftës çlirimtare si p.sh. pati thë se "lufta ka për qëllim deligjitimimin e PDSH-së" Sa vlerësim i cekët kundrejt një lufte çlirimtare apo jo ! E të mos flasim për ata që kishte për rreth... Unë jam i bindur se në atë kohë, PDSH-ja si pjesë e koalicionit që mirrte vendime për bombardime mbi shqiptarët, ishte vetëm kukull, nuk kishte fuqi vendimmarrjeje dhe ishte ne shkatrrim e sipër si strukturë politike me që një pjesë e mirë e PDSH-istëve përkrahën luftën. Kundër këtyre të fundit, Menduhi villte vrerë... Ishte kjo atmosfera shqiptare kur Bardhyli i shkruan këtë letër Arbërit, i cili mezi pritke të jap ndonjë deklaratë ne televizionet shqiptare duke bërë analiza mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë... Ai i bie larg kosës, për të prerë afër... dhe pikerisht për këtë e kemi akoma në skenë. Sa i përket asaj se Bardhyli u bë eksponent i lartë i PDSH-së,mendoj se me këtë ai ka vetëm një qëllim...ta rrëzoj Aliun nga pozita pasiqë bënë politikë të dobët, dështoi që nga fillimi. Nëse thuhet se PDSH-ja ka kapacitet më të madh intelektual dhe politik dhe radhitet në mesin e partive të djathta, kjo është kështu jo në saje të punës së tyre por në saje të gabimeve të BDI-së, politikes së saj provençale dhe jonacionale. E të mos flasim për deklaratat e tyre pompoze dhe të marra. Në një që thuani më lartë nuk pajtohem: se Bardhyli na qenka adhurues i flakt i Arbër Xhaferit. Angazhimi i tij në këtë parti nuk i mveshë këtë veti. Nuk është tragjike angazhimi i tij në këtë parti. Më tragjike do të ishte heshtja dhe margjinalizimi i tij.
    A te duhen luftetarë?
    Dhe arratinë armiku te marrë?
    A do botës ti vesh zjarrë?
    Merr nja dhjetë kosovarë.
    NOLI

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Bardhyl Mahmuti e ndihmon PDSH-ne dhe gjasat tani jane reale qe te behet nje qeverisje anti komuniste ne maqedoni.
    Hallal i qofte se na e zbardhi fytyren Bardhyl Mahmuti

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    PARABOLLA - Nga Bardhyl Mahmuti

    I.

    Duke shfletuar shkrimet interesante që kisha grumbulluar gjatë studimeve të mia më ra në sy fjalimi i një burrështetasi, që nga pozicioni i Kryetarit të vendit mbron të diskriminuarit me një guxim të pashoq.

    Edhe pse e kisha lexuar disa herë dhe gati e dija përmendësh përmbajtjen e tij u shtrira në kanape dhe fillova ta rilexoj.

    Fjala është për John Fitzgerald Kennedy.

    Me 12 qershor 1963, përmes një fjalimi televiziv, presidenti amerikan iu drejtua kombit lidhur me racizmin dhe diskriminimin e zezakëve në SHBA.

    « Një foshnje zezake që lind sot në Amerikë, pa marrë parasysh se në cilin regjion të vendit, ka gjasat e përgjysmuara për të përfunduar shkollën e mesme, të cilën e beneficon një foshnje e bardhë, e lindur në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë; ka një të tretën e gjasave për të përfunduar studimet universitare; ka një të tretën e gjasave për të ushtruar një profesion liberal; ka dyfish gjasa më të mëdha të ndodhet i papunë; ka shtatë herë më pak gjasa të fitoj 10.000 dollarë në vit. Shpresa e tij për jetë është 7 vjet më pak se «i bardhi» dhe duhet të synojë të ardhura përgjysmë më të vogla se «i bardhi».

    Kemi të bëjmë parasegjithash me një problem moral. Është një çështje po aq e vjetër sa edhe librat e shenjtë dhe aq e qartë sa edhe Kushtetuta e SHBA-ve. Thelbi i çështjes është të dihet se a duhet të kenë të drejta dhe shanse të barabarta të gjithë amerikanët, nëse dëshirojmë t'i trajtojmë bashkëqytetarët ashtu siç dëshirojmë të jemi të trajtuar. Nëse një amerikan, për shkak të lëkurës së tij të "mbyllur", nuk mund të ushqehet në një restorant të hapur për publikun, nëse nuk mund t'i dërgojë fëmijët në shkollat më të mira publike, nëse nuk mund të votojë për njerëzit që e përfaqësojnë, nëse, me një fjalë, nuk mund të shijojë plotësisht jetën e lirë që ne e dëshirojmë të gjithë, atëherë cili prej nesh do të pranonte të ndërrojë ngjyrën e lëkurës dhe të zinte vendin e tij? Cili, pra, nga mesi ynë do të pranonte këshillat për durim dhe pritje? Njëqind vjet kanë kaluar që nga koha kur presidenti Linçon çliroi skllevërit; e megjithatë pasardhësit e tyre, nipërit e tyre, nuk janë ende të lire. Ende nuk janë liruar nga vargonjtë e padrejtësive. Ende nuk janë çliruar nga shtypja ekonomike dhe shoqërore dhe vendi ynë, përkundër asaj që shpreson dhe krejt asaj me të cilën mburret, nuk do të jetë plotësisht i lirë derisa të gjithë qytetarët nuk janë të lirë.

    Ne predikojmë lirinë dhe në këtë pikë jemi të sinqertë, dhe ne e çmojmë lirinë që e gëzojmë këtu. Por, a mund t'i themi botës, e që është shumë e rëndësishme, a mund t'i themi njëri-tjetrit që ky vend është një vend i njerëzve të lirë, pos „zezakëve"? Që ne nuk kemi qytetarë të rendit të dytë, pos zezakëve? Që ne nuk kemi sistem të klasave dhe kastave, që nuk kemi geto, që nuk kemi raca superiore, pos në raport me zezakët?".

    II.

    Zëri i TV-së m'i ndërpreu mendimet rreth përmbajtjes së këtij fjalimi. Mu duk se Branko Cërvenkovski fliste me një qetësi të paparë." Ne mund t'i themi botës se s'kemi qytetarë të rendit të dytë, pos shqiptarëve; ne mund t'i themi botës se nuk ka të privilegjuar në shtetin tonë, pos maqedonasve; ne mund t'i themi botës se nuk ka gjuhë të privilegjuar në shtetin tonë, pos maqedonishtes; ne mund t'i themi botës se nuk ka gjuhë të diskriminuar në shtetin tonë, pos shqipes; ne mund t'i themi botës se nuk ka burgosje arbitrare në shtetin tonë, pos ndaj shqiptarëve; ne mund t'i themi botës se nuk ka procese të montuara gjyqësore në shtetin tonë, pos ndaj shqiptarëve; ne mund t'i themi botës se nuk ka përdorim të dhunës policore në shtetin tonë, pos ndaj shqiptarëve; ne mund t'i themi botës se eskadronët nga ALFA deri te OMEGA nuk ushtrojnë dhunë në shtetin tonë, pos ndaj shqiptarëve; ne mund t'i themi botës se nuk ka vrasje "misterioze" në shtetin tonë, pos ndaj shqiptarëve; ...pos ndaj shqiptarëve...pos ndaj shqiptarëve...

    III.

    Refreni i përsëritur më këndelli.Disi më ngatërrohen karakteret e personazheve e xhelatëve në teatrit tragjik. Televizori ishte duke emituar intervistën e Ali Ahmetit dhënë RTV21 të Kosovës e jo fjalimin e Branko Cërvenkovskit.

    "Maqedonia për katër vite ka regjistruar një stabilitet jashtëzakonisht të fuqishëm..." (mungon fjalia "duke shtypur shqiptarët..."), "...Maqedoni ka ngitur një reputacion të mirë ndërkombëtarë..." ("duke shtypur shqiptarët..."-mungon) ...."dhe merita kryesore për këtë është e BDI-së". Këtu Ali Ahmeti ka plotësisht të drejtë! Merita për këtë i takon BDI-së. Ndërrova programin dhe morra veprën e Erazmo Roterdamit "Lavdërim Marrisë". Vazhdova leximin dhe disi më përziheshin personazhet....

  9. #29
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Es selamu alejkum wr wb

    Vetem ata qe nuk e njohin, dhe nuk DINE per veprat e tija kan guxim te ofendojne Bardhylin.

    Sado qe te mundoheni te shpifni dhe te ofendoni ate per X arsye dhe interesa personale mos shpresoni se populli nuk e din te verteten, ka kaluar ajo kohe kur 1 kafol dhe populli ka pohuar me koken posht e lart, populli e din shum mire punen dhe vepren e tij, populli i din aftesite dhe vlerat e tija si udheheqes andaj dhe i dhan voten PDSH-se e cila fitoi 11 deputet, perndryshe kjo parti do te fitonte me pak se aq deputet qe ka patur.

    Mirenjohjet dhe lavdratat per te jan me te shumta se disa ofendime qe pash ketu, andaj nuk kam arsye te merzitem dhe te dyshoj ne sinqeritetin dhe bujarine e Bardhylit, ju keshilloj edhe ju te lexoni se çka thone ata qe e din mire historine e Bardhylit dhe pastaj vlersoni, mos u merni me paragjykime dhe supozime jo reale.

    Me rrespekt
    Sllupçani

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Omar bukuroshi,

    Siq shihet , ti tani paske mesuar per Bardhylin.... dhe erdha e po na mban 'nasihat' neve qe e njohim nje çik me shum !!!

    Edhe ... a je ne dijeni si kaloi PDSH-ja ne Sllupçan diten e zgjedhjeve, hahahhahahaha .

    Po ta parshtroj kete pyetje, se kogja fort po sillesh nen firmen e Sllupçanit si perfaqesues gjeneral me te drejta exksluzive nga ajo Kala e pamposhtur...

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •