Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Qendra Kombetare Kinematografike

    Cfare ka bere Qendra Kombetare Kinematografike ne 4 vjet jete?

    Sa para jane financuar nga viti 1997-2000?
    166.551.183 leke

    Sa para jane financuar per vitin 2001
    80.000.000 leke


    Filmat qe jane realizuar gjate 4 vjeteve

    57 filma:

    16 filma artistike
    30 filma dokumentare
    11 filma te animuar


    Filmat qe jane ne projekt

    "Nata pa hene" i regjisorit Artan Minarolli.
    "Misteret e Butrintit" i regjisorit Vladimir Prifti.
    "Fshati pa shkalle" i regjisorit Mevlan Shanaj.
    "Shtepia e Beethovenit" i regjisorit Esat Mysliu.
    "0001" i regjisorit Fatmir Koci



    Filmi shqiptar ne agoni apo ringjallje...

    Prej kater vjetesh, nje Qender Kombetare Kinematografike ushtron aktivitetin e saj per prodhimin e filmave shqiptare. Pas agonise qe perfshiu gjithe institucionet ne vend, ashtu edhe Kinostudion Shqiptare, krijimi i saj lindi si domosdoshmeri per te mbajtur gjalle kinematografine shqiptare. Deri me sot ajo ka mundesuar realizimin e 16 filmave artistike. Fatkeqesisht vetem disa prej filmave qe jane realizuar si "Porta Eva", "Dasma e Sakos", "Kolonel Bunker" kane mundur te marrin vleresimin e publikut shqiptar, apo me sakte vleresimin e publikut tiranas. Kjo sepse filmat jane shfaqur vetem ne kinema "Millenium".
    Marre nga Koha Jone

    Qendra Kombetare Kinematografike deri tani ka marre prej buxhetit te shtetit rreth 220 milione leke te reja per prodhimin e 57 filmave te te gjitha gjinive (artistike, dokumentare dhe vizatimore). Por ne fakt shume pak njerez e dine se ekziston nje qender e tille, perderisa filmat per te cilet ajo jep OK-in, nuk jane shfaqur asnjehere. Atehere per cfare sherben nje derdhje kaq e madhe parash? Per ta mbajtur kete krijimtari ne arkiva?


    Drejtori i Qendres Kombetare Kinematografike Petrit Ruka pohon me keqardhje se "QKK aktualisht eshte vetem nje qender qe prodhon filma, cilesia e te cileve le shume per te deshiruar".


    Ruka vazhdon duke thene se ndoshta zgjidhja me e mire qe mund t'i jepet ketij problemi eshte reduktimi i numrit te filmave ne dy apo tre ne vit. Drejtori i QKK-se mendon se vetem keshtu mund t'i vihet fre prodhimit te filmave pa cilesi, duke perdorur gjithe fondet per krijimtari qe do te mund te mbetet ne kujtesen e shqiptareve. Ndersa shefi i projekteve prane ksaj qendre, Ibrahim Mucaj, duke mos marre fare parasysh se kater vjet do te mjaftonin per te krijuar nje strategji te qarte per funksionimin e saj pohon se "QKK nuk ecen sipas nje politike te vecante ne zgjedhjen e skenareve". Krijimin e nje politike te tille ku te mos i lihet hapesire censures, ai e sheh si dicka te domosdoshme per te ardhmen. Megjithate nje e mire ekziston ketu, pasi pothuaj te gjithe ata qe punojne ne kete institucion i dine te metat dhe te mirat e punes se tyre. E dine se keta kater vjet u kane sherbyer artisteve shqiptare per te bere "katarsis-in", sepse tematika e filmave i eshte kushtuar krejtesisht tjetersimit te njeriut gjate viteve te diktatures. Mucaj ne lidhje me kete renie ne perseritje shprehet se "Ndjehet nevoja e nje ndryshimi ne kete aspekt duke trajtuar larmi temash, pasi ka ardhur koha per te sjelle nje rreze drite".


    Per te ardhur keq eshte edhe mosfunksionimi i Shoqates se Kineasteve, e cila vetem gjallon, por pa nxjerre asgje ne drite lidhur me permiresimin e gjendjes se kinematografise shqiptare. "Mungesa e komunikimit, shkembimit te ideve dhe eksperiencave mes kineasteve tane nuk ndihmon ne krijimin e nje strategjie me perspektive, e cila do te shmangte njetrajtshmerine dhe cilesine e dobet te filmave", shprehet shefi i projekteve.


    Nga miratimi i skenarit te xhirimi i filmit

    Perzgjedhja e nje skenari behet nga nje bord keshillues, i cili pasi sheh se sa para ofron QKK-ja vendos per prodhimin e nje numri te caktuar filmash ne vit. Kur aprovohet nje skenar eshte e veshtire te gjendet menjehere financimi qe mbulon krejt filmin. Ekziston nje afat prej dy muajsh per gjetjen e financimit nga regjisori apo producenti. Qendra mund te siguroje vetem nje pjese te shumes qe nevojitet per realizimin e nje filmi, e cila sherben njekohesisht edhe si pasaporte per gjetjen e fondeve te tjera. Nese ky afat shkelet, autorit i digjet e drejta e realizimit te filmit duke iu dhene mundesia e aplikimit nga e para. Ndersa fondet e planifikuara per realizimin e ketij filmi i kalojne skenareve te tjera.


    Distribucioni - pikepyetja e madhe

    "Nuk e di". Keshtu i pergjigjet shefi i projekteve Ibrahim Mucaj pyetjes se si funksionon distribucioni ne QKK. Megjithese ligji per kineatografine parashikon qe ne kinemate shqiptare te shfaqen dy filma shqiptare ne muaj, aktualisht qendra ka nenshkruar nje kontrate me kinema "Millenium", e cila nuk po respektohet. Sipas Mucajt: "Ata nuk respektojne as derdhjen e 1% te te ardhurave prane QKK". Nje gje e tille ka drejtuar QKK ne Gjykate per mosrespektim te kontrates se nenshkruar. Megjithese ne qender ekziston zyra e distribucionit ajo eshte thuajse inekzistente, sepse puna e saj kufizohet vetem ne nenshkrimin e kontratave per mbledhjen e te ardhurave. Kjo zyre nuk merret fare me nenshkrimin e marreveshjeve me kanale televizive per transmetimin e filmave. Por sipas Mucajt "edhe vete televizionet nuk jane aspak serioze perderisa transmetojne filma te prodhuara nga Kinostudio, pa blere te drejten e autorit".


    Ne KKRT ka ekzistuar nje ligj ku percaktohej qe nje televizion per te marre licencen duhet te lidhe kontrate me regjisorin e filmit qe transmeton. Por ky ligj aktualisht nuk ekziston.


    "Une nuk e di se si do te realizohet te ne distribucioni i filmit shqiptar",shprehet perseri Mucaj ne lidhje me te ardhmen e ketij problemi.


    Petrit Ruka:


    A ekziston nje mekanizem kontrolli ne lidhje me administrimin e parave qe financohen nga shteti per prodhimin e filmave?


    Mekanizmi i kontrollit nuk eshte i sakte. E megjithate abuzime ne perdorimin e parave deri tani nuk kane ndodhur fale dy gjerave: se pari, nga serioziteti i krijuesve te cilet nenshkruajne kontrata ne qendren tone dhe, se dyti, fale rregullave dhe afateve qe permban kontrata. Kur japim preventivin per nje film ne kerkojme qe te na kthehen te gjitha faturat e detajuara per shpenzimet qe jane bere. Kontratat permbajne sanksione qe jo vetem nuk lejojne abuzime por parashikojne edhe gjoba qe mund te marre autori ne rast vonese dhe shkelje afati. Gjoba eshte 1% e shumes totale qe ka marre autori per prodhimin e filmit, per cdo muaj vonese.


    Nderkohe qe ne Europe aplikohet nje sistem sipas zerave ku nuk iu lihet shteg abuzimeve per shkak se vete producenti financon per nje film dhe nuk mund te rrezikoje.



    Kujt i takon e drejta e autorit ne rast se filmi eshte nje bashkeprodhim me te huajt?


    Ne nje bashkeprodhim e drejta e autorit(copyright) i takon atij qe ka derdhur mbi 51% te shumes per prodhimin e nje filmi.


    Ne te gjitha filmat qe jane realizuar me bashkeprodhim nga QKK kjo e fundit nuk ka financuar asnjehere,nuk e ka kaluar pragun e 51%. I pari rast qe qendra jone ka rene ne kontradikten e te drejtes se autorit lidhet me filmin "Parullat" te regjisorit Gjergj Xhuvani. Per realizimin e ketij filmi jane francezet ata qe kane financuar shumen me te madhe te parave ndaj u takon atyre e drejta e autorit. Dhe megjithese regjisori Xhuvani ka kerkuar disa here negativin e ketij filmi, i cili konsiderohet pasuri kombatere si nga francezet edhe nga shqiptaret ai duhet te bleje filmin e tij. Ka dy zgjidhje ky problem: ose regjisorit Xhuvani t'i jepet nga ana e QKK nje shume prej 20 milione lekesh per blerjen e negativit, ose t'i jepet nje mundesi distribucioni me nje afat dyvjecar dhe fitimet qe do te nxjerre t'i perdore per blerjen e negativit qe duhet t'ia dorezoje arkivit te qendres. Nje problem i tille ende nuk eshte zgjidhur. Eshte evidentuar kohet e fundit, por mesa duket do te jete edhe nje problem i se ardhmes perderisa do te vazhdojne te ekzistojne bashkeprodhime filmash ku financimet me te medha do t'i bejne te huajt.


    Gjithsesi derisa filmi flet shqip dhe dramaturgjia eshte komplet shqiptare, "konsiderohet" si shqiptar.
    Marre nga AlbMuzika


    Informacioni me lart mu duk interesant kjo eshte dhe arsyeja pse e hodha ketu. "Dhe ne vrisnim mendjen ku shkonin leket e shtetit "

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Me vjene mire qe shteti bene nje financim te mire per artin me te rendesishem. Por ne kete menyre eshte veshtire te mbijetoj. Duhet te gjeje metodat e vetefinancimit.

    Kinematografia eshte si cfaredo biznesi tjeter. Psh si nje restoran. Nese restorani eshte i mire, i paster dhe sherbehet ushqimi i mire njerzit do te vazhdojne te shkojne perseri ne ate restorant. Apo e kunderta.

    Qe kinematografia te mund te funksionoj ne menyre te sukseseshme duhet te trajtohet si nje biznes. Duhet te komercializohet. Ne jemi duke jetuar tani ne kapitalizem. Asgje nuk eshte fale.

    Do te ishte me mire nese nje pjese e ketij bugjeti te investohet ne kinemat e reja. Ato kinema do te gjeneronin me shume bugjet per filma. Sa me shume kinema, aqe me i mire bugjeti per realizimin e filmave.


    Kosova ke vetem dy kinema. Nje ne Prishtine e nje ne Gjilan. Nje qytez e vogel ku jetoj une ka kompleksin prej 14 kinemave. Sa kinema ka e gjithe Anglia? Nje zot e di.

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •