Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kush duhet ta gjykojë të shkuarën?

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi javën e kaluar me shumicë votash një rezolutë, e cila dënon krimet e kryera nga regjimet komuniste.

    Këshilli i Evropës është institucioni që i dedikohet promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë.

    Shumica e deputetëve nga 46 vendet anëtare votuan pro-rezolutës.

    Megjithatë, në Këshill nuk u miratua një listë me rekomandime, ku u bëhej thirrje qeverive që të merrnin masa për t'u siguruar se historia e krimeve komuniste nuk do të anashkalohej dhe harrohej.

    Por kritikët thonë se trajtimi i të shkuarës nuk bëhet me rezoluta.

    E shkuara, thonë ata, nuk u duhet lënë për gjykim politikanëve, por historianëve.

    Na shkruani mendimin tuaj. Kush mendoni ju duhet të gjykojë të shkuarën? Apo të vendosë për të?

    BBC.co.uk/albanian
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062
    Na shkruani mendimin tuaj. Kush mendoni ju duhet të gjykojë të shkuarën? Apo të vendosë për të?


    per te shkuaren duhet te gjykoje dhe te vendosi e ardhmja, d.m.th nipat dhe sternipat tane

    tani per tani problemi urgjent qe ka shqiperia eshte te fitoje kohen e humbur ,dhe te renditet ne krahun e vendeve me te perparuara te ballkanit dhe te evropes

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Keta karagjozet jane me te vertet interesante! Nxjerrin rezolute kundra "krimeve komuniste" dhe ne fund thone se gjykimin ia lejne historianeve!

    ku ku per ne
    hajde dru me pre!

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga arun
    Na shkruani mendimin tuaj. Kush mendoni ju duhet të gjykojë të shkuarën? Apo të vendosë për të?


    per te shkuaren duhet te gjykoje dhe te vendosi e ardhmja, d.m.th nipat dhe sternipat tane
    Fatkeqesisht nuk jane kaq te lehta gjerat, niperit tone do rriten me propaganden tone!

    Keshtu ne majen e shekujve propaganda transmetohet, kultivohet edhe stohet nga brezi ne brez. Ajo qe mbetet ne fund quhet Histori!

    "ku ku per ne
    hajde dru me pre"

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Historia eshte thjesht nje veper po aq fiktive dhe subjektie sa vet propoganda. Po te shihni tani ne shqiperi asnje nuk ka ***** ti jap komunizmit te pakten meritat qe me te vertete i perkasin. Natyrisht qe ka pas kriminalitet dhe burokraci, gjenocid dhe perndekje por fundi i fundit kane ndertuar gjithashtu dhe nje shqiperi te tere. Me aksione e me dhune por ama e ndertuan.

    Pra historia jone ose ajo e femijve do permendi vetem krimet e komunizmit duke lene pas nje mungese llogjike ne idete e prinderve ose gjysherve tane. Duke lene pas nje gati histori dhe duke e bere kete periudhe te papershkueshme nga shpirti i etur per dije.
    Pra c'mund te gjykoje historia?
    C'mund te gjykoje nje rezolute?

    Une besoj qe te dyja nuk jane mjeti i duhur. Natyrisht historia eshte nje menyre gjykimi ose gjykuese per periudha te ndryshme kohore por ajo nuk eshte e verber si drejtesia dhe nje peshore ne dore nuk e ka gjithashtu. Historia shkruhet dhe do te shkruhet gjithmone nga fitimtaret.
    Rezolutat jan akoma me te ndyra nqs kemi parasysh se nga kush shkruhen.

    Pra kush do gjykoje vepren komuniste ????

    Ata qe s'kane me cfare te merren tjeter. Dhe sido qe te vije puna, populli do thote ahah shkrim interesant do marri shkurt ne koshience dhe do te vazhdoje te shohi drejt se ardhmes.

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Rezoluta ishte thjesht nje sulm propagandistik i zarave brekegrisur te Europes (se Re) qe si "Gomere Troje" ne Europe mundohen te vene ne jete skenarin e Atlanticisteve per krijimin e nje Perdeje te Hekurt midis Europes (se vertete - France Gjermani) dhe Rusise.
    Me te drejte Zhuganovi po kompilon nje liste te krimeve te USA ne bote ne emer te "kapitalizmit" ku viktimat jane jo me pak se 30 miljon te vdekur!
    Asgje e madhe dhe e qendrueshme nuk eshte arritur pa sakrifica (dhe gjak)!
    Rusia kaloi nga feudalizmi ne epoken e sputnikeve....
    Kina kaloi nga koloni ne Fuqi te Madhe......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Fatkeqesisht nuk jane kaq te lehta gjerat, niperit tone do rriten me propaganden tone!

    Keshtu ne majen e shekujve propaganda transmetohet, kultivohet edhe stohet nga brezi ne brez. Ajo qe mbetet ne fund quhet Histori!

    "ku ku per ne
    hajde dru me pre"

    ke degjuar gje per problemin e dosjeve ne gjermanine e bashkuar mbas vitit 90

    u vendos qe dosjet te hapeshin mbas 99 vjetesh dhe qe...problemi urgjent qe kishte gjermania (dhe e ka deri diku edhe tani) ishte te rindertohet gjermania pastaj te mereshin me historine dhe te shkuaren

    kete gje duhej te benin edhe politikanet shqiptare sapo hyri demokracia ne fillim te viteve 90 ne shqiperi ,(por nje gje e tille nuk ndodhi) nese e ke harruar po ta kujtoj se nje nga gabimet dhe fajet qe beri monizmi-komunist ne shqiperi ishte edhe lufta e klasave,nese nje lufte e tille rihapet perseri do te thote qe riperseritet edhe njehere historia

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Pse e majta në Shqipëri nuk dënon genocidin komunist?
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 12:13
  3. Del Ponte: Serbia e gatshme të gjykojë krimet e luftës
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-07-2004, 21:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •