nga Katovica
Sikur Kanadaja tė ishte anėtare e Bashkimit Europian dhe nė referendumin e Kuebekut pėr pavarėsi mė 1995 tė kishte zbatuar kriterin qė BE sot po i vendos Malit tė Zi pėr referendumin e ardhshėm tė pavarėsisė, Kanadaja do tė kishte pushuar sė ekzistuari. Quebeku nuk arriti tė fitonte pavarėsinė pėr njė pėrqind diferencė me palėn tjetėr, ndėrsa Malit tė Zi Bashkimi Europian i ka vėnė tani kushtin qė nė referendumin pėr pavarėsinė, i cili pritet tė zhvillohet nė prill ose maj tė kėtij viti duhet qė votimi pro pavarėsisė tė jetė 55 pėrqind dhe vetėm ahere Mali i Zi do tė legjitimohet nga BE ja si i pavarur.
Pėrqindjet dhe statistikat e krijuara apo tė kėrkuara, qė po vėrtiten rreth referendumit tė ardhshėm tė pavarėsisė nė Mal te Zi, kanė krijuar njė situatė paradoksale nė raportet mes BE sė dhe Malit tė Zi. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit tė Malit tė Zi i dėrguan mė 23 shkurt njė letėr drejtuesve kryesorė tė Komisionit Europian, ku shprehin kundėrshtimin e institucioneve pėrgjegjėse ekzekutive dhe legjislative malazeze pėr kushtin qė u ėshtė vėnė nga i dėrguari i posacėm i BE sė pėr 55 pėrqindeshin e votuesve. Njė zgjidhje e tillė, thuhet nė kėtė letėr, nuk shihet nė ligjet e asnjė vendi anėtar tė BE sė dhe as ėshtė praktikuar nė ndonjė vend tė botės. Por statistikat dhe shifrat ravijėzojnė njė betejė tė madhe politike dhe juridike tė Malit tė Zi pėr tė arritur deri tek ėndrra e vjetėr pėr rikrijimin e njė shteti tė pavarur. Eshtė njė betejė stėrmadhe me statistikat dhe politikėn e statistikave.
Betejėn e hapi publikisht i dėrguari i posaēėm i BE sė pėr ēėshtjen e marrėdhėnieve Serbi dhe Mali i Zi, Miroslav Lajcak. Kushti i propozuar nga sllovaku Lajcak ėshtė qė nė referendumin pėr pavarėsinė e Malit tė Zi duhet tė votojnė pėr pavarėsinė 55 pėrqind e votuesve, qė rezultati tė njihet e tė pranohet nga BE ja. Janė tė panjohura mėnyrat e gjetjes sė kėsaj artifice statistikore me 55 pėrqind, kur nė tė gjithė botėn, nė tė gjithė llojet e zgjedhjeve dhe tė referendumeve, rezultati njihet nėse pėr tė kanė votuar 50 pėrqind plus njė. Ky ėshtė njė nga parimet kryesore tė demokracisė dhe tė zgjedhjeve, ku vendos parimi i shumicės.
Asnjė kushtetutė evropiane nuk e pėrmban kėtė kusht. As kushtetuta e Malit tė Zi nuk e pėrmban kėtė kusht, dhe ajo pėrcakton se opcioni pėrkatės duhet vetėm tė fitojė shumicen, pa pėrcaktuar se ēfarė numri. Podgorica i ka propozuar BE sė modelin danez, sipas tė cilit mjafton 41 pėrqind e votuesve tė kenė votuar pėr njė opcion dhe ata tė jenė mbi shifrėn, qė ka votuar tė kundėrtėn.
Vetė sllovaku Miroslav Lajcak nuk e ka shpjeguar deri tani as nė Podgoricė, as nė Beograd dhe as nė Bruksel, pėrse ai zgjodhi shifrėn 55 pėrqind dhe jo 54 apo 51.Nga pikpamja juridike kushti i paraqitur nga i dėrguari i BE sė se ėshtė jashtė ēdo logjike legale dhe sistemi demokratik juridik. Nga pikėpamja politike, nė disa rrethe diplomatike nė Bruksel shpjegimi ėshtė se ai ka njė prirje pėr pengimin e rezultatit pro pavarėsisė nė referendum. Kjo prirje buron, sipas disa diplomatėve, nga vullneti i tė dėrguarit te posacėm tė BE sė pėr tė shpikur njė kleēkė statistikore nė mbėshtetje tė vijės sė mbajtur nga disa shtete tė rendėsishėm nė BE, pėr ruajtjen me ēdo kusht tė unionit Serbia dhe Mali i Zi.
Disa diplomatė nė Bruksel, qė merren pothuaj pėrditė me Ballkanin, shpjegojnė se ka njė pėrputhje mes qėllimit tė Lajcakut dhe prirjeve tė tij proserbe, qė e kane origjinėn nė vitet e tij tė shėrbimit si ambasador ne Serbi. Duket se jo rastėsisht nė letrėn e dėrguar drejtuesve tė Komisionit Europian, udhėheqėsit malazezė theksojnė se propozimi i paraqitur nga i dėrguari i BE sė ēon nė njė bashkim federal mė tė fortė me Serbinė. Pėrsėri jo rastėsisht, partitė proserbe nė Mal tė Zi i dhanė menjėherė mbėshtetje propozimit tė tij.
Statistika eshtė lokalizuar edhe nga Serbia si fusha, ku do tė dalė dhe pėrligjet karta e bllokimit apo e sabotimit tė referendumit tė pavarėsise. Beogradi ėshtė shtyrė edhe mė tej, duke vėnė kushtin tjetėr statistikor, qė nė referendum duhet tė marrin pjesė domosdoshmėrisht mbi 50 pėrqind e votuesve tė regjistruar, megjithėse kushtetuta e Malit tė Zi nuk e pėrmban njė kuotė tė tillė pėr referendumin malazez tė pavarėsisė. Nėse nuk pranohet ky model statistikor, Serbia deklaron nė nivel qeveritar, se nuk do te njohė, pra dhe nuk do tė lejojė, pavarėsimin e Malit tė Zi.
Gjithmonė nė planin statistikor, Serbia po pėrpiqet tė detyrojė Podgoricėn dhe i ka paraqitur kėrkesa tė pėrsėritura zyrtare Brukselit tė detyrojė Podgoricėn tė lejojė shtetasit serbė, tė cilėt Beogradi thotė se janė malazez, tė marrin pjesė nė referendum. Legjislacioni malazez nuk e njeh kėtė tė drejtė dhe udhėheqja malazeze e ka refuzuar kėrkesėn e Beogradit sepse, duke njohur pėrvojėn serbe tė manipulimit tė statistikave e parandjen se numri i malazezėve tė dėrguar nga Serbia mund tė kalojė numrin e banorevė tė Malit tė Zi. Pėrvoja e sė kaluarės, deklaron kryeministri malazez Milo Gjukanoviē, ka treguar se Serbia ka tendencė tė ndėrhyrjes nė punėt e fqinjve dhe unė kam frikė se Serbia nuk ka nxjerrė mėsime nga e kaluara.
Eshte interesant se Serbia, ndėrsa kėrkon me insistim qe tė votojnė malzezėt, qė sipas saj janė nė Serbi, ka shprehur kundėrshtimin e saj pėr tė votuar malazezėt, qė janė nė shtete tė tjera nė Evropė, SHBA dhe Australi, qe tė marrin pjesė nė referendum. Qėllimi i ketij kundėrshtim serb ėshtė tė pengojė diasporėn e Malit tė Zi tė bashkohet me rrymėn pro pavarėsisė. Njerėz tė afėrt me qeverinė serbe pohojnė se qėllimi i kesaj taktike ėshtė sidomos te pengohen tė marrin pjesė nė referendum e tė votojnė shqiptarėt e Malit tė Zi, tė cilėt jetojnė nė SHBA, Australi apo shtete tė ndryshme tė Evropės. Sipas tyre, shqiptaret e Malit te Zi janė nė favor tė shkėputjes sė Podgoricės nga Beogradi dhe pėr daljen e Malit tė Zi si shtet i pavarur dhe ndaj duhen penguar me ēdo kusht tė votojnė.
Betejat statistikore tė Malit tė Zi nė rrugėn pėr pavarėsinė janė tė shumta. Nuk dihet pėrse BE ja, dhe dihet pėrse Serbia, nuk i kushtojnė rėndėsi pranimit te faktit zyrtar te rėgjistrimit tė popullsise nė Mal tė Zi nė kohėn e ish RSFJ se sė mė 1991, sipas te cilit nė Mal tė Zi vetėm 9 pėrqind e popullsisė ėshtė deklaruar si serbe mė 1991. Dhe befas statistikat politike serbe pretendojnė 50 pėrqind, per tė mos thėnė pretendimin ultranacionalist te mohimit tė sė drejtės dhe tė ekzistencės sė popullit malazez.
Eshtė bėrė e qartė pėr tė gjithė se Serbia, qė ka dominuar federatėn e mėparshme jugosllave, ka qenė dhe ėshtė kundėr tė drejtės sė ēdo populli tė kėsaj ish-federate pėr pavarėsi. Serbia ėshtė kundėr pavarėsisė sė Malit tė Zi. Sikundėr ėshtė kunder pavarėsisė sė Kosovės. Sikundėr ka qenė kundėr pavarėsisė sė Sllovenisė, Kroacise apo Bosnjės. Pėr Kosovėn argumenti i saj ėshtė se nuk ka qenė repulike dhe nuk i takon pavarėsia. Pėr Malin e Zi, qė ka qėnė republike, argumenti i saj ėshtė se duhet tė plotėsojė statistikat politike serbe. Dhe kjo shoqėrohet me kėrcėnimin pėr ta coptuar Malin e Zi, nėse do tė fitojė referendumi pėr pavarėsi, kėrcėnim tė cilin e bėri publikisht drejtuesi i partisė mė tė madhe tė parlamentit tė Serbisė, T.Nikoliē.
Statistikat po shėrbejnė si gjethe e fikut pėr njė politikė nacionaliste serbė. Ka shume rėndėsi tė kuptohet kjo nga njerėzit pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me Ballkanin ne Bruksel. Por gjasat jane qė konfuzioni mbi Malin e Zi dhe pėr Ballkanin tė shtohet mė shumė, nėse si emisare apo si tė dėrguar tė posaēėm nė terren do tė dėrgohen ambasadorė me nostalgji tė lexueshme proserbe.
Krijoni Kontakt