Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Peticioni i Lidhjes Qytetare Shqiptare për pavarësinë e Kosovës

    Falënderoj të ndëruarin, mikun tonë, i cili më njoftoi për këtë xhirim filmik.

    Miku jonë përndryshe ishte dhe akoma është njeri nder aktivistët e kësaj Lige Qytetare Shqiptaro Ameriakne.

    Shiqoni këto akuza të Sllobodan Millosheviqit por edhe përgjigjen e Diogardit ndaj akuzave të ketij monstrumi.

    Millosheviq akuzon Diogardin KLIKONI KËTU.

    http://aacl.com/

    Nënshkruani Peticionin për Fushatën Ndërkombëtare për Pavarësinë e Kosovës Tash

    ps: I mare nga Antari i Forumit Dardania.de Dilaver
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Deri tani kanë nënshkruar peticionin 12 374 SIGNATORIES !!!



    Fushata ndërkombëtare për
    Pavarësinë e KosovëS tash


    Thirrje për Veprim
    Kongresmenët Henry Hyde, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, dhe Tom Lantos, anëtari më i lartë Demokrat në këtë Komitet, i kanë dërguar një version të ri të letrës “Të Nderuar Kolegë” dhe një kopje të Rezolutës 28 të Kongresit, e cila thërret Shtetet e Bashkuara që të deklarojë përkrahjen për pavarësinë e Kosovës tash, të të gjithë 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara më 20 Janar 2004.

    Ne i bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve kudo në Ballkan dhe të gjithë njerëzve të interesuar për drejtësi dhe paqe afatgjatë në Evropën Juglindore që të përkrahin hapat kaq të rendësishëm që kanë ndërmarrë Hyde dhe Lantos, liderë të politikës së jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, për t’u siguruar që Kosova dhe Ballkani të jenë të lirë, sigurtë, demokratikë, dhe përparimatarë. Tani është koha për veprim. Ju lutemi, tregoni përkrahjen tuaj duke shënuar emrin dhe adresën tuaj në kutinë e dedikuar anash.

    Nënshkruani këtu

    Sinqerisht,





    Bordi i Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane

    Peticion
    Për Presidentin George W. Bush:

    Ne të poshtë-nënshkruarit i bëjmë thirrje administratës së SHBA-ve që të përkrahë kalimin e Rezolutës 28 të Kongresit, e cila thërret Shtetet e Bashkuara që publikisht të përkrahë pavarësinë e Kosovës tash dhe krijimin e një shteti sovran e demokratik të Kosovës, në të cilin rregulla e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve etnike apo fetare do të respektoheshin, si mënyra e vetme drejtë paqës dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    sipas titullit te temes po del se milloshi me diogardin po punoikan per pamvarsin e Kosoves haaaaaaaaaaa

    Millosheviq - Diogard (Peticioni për Pavarsinë e Kosovës)


    Von te paska dal gjumi ty balit ky peticion veq u krye por pa milloshin
    -------------------------------------------------------

    Kongresit Amerikan një peticion me mbi 1 milion nënshkriem për njohjen e pavarësisë së Kosovës - "Zëri i Amerikës"



    Shqiptarë të Amerikës i dorëzojnë Kongresit një peticion për njohjen e pavarësisë së Kosovës

    Për "Zërin e Amerikës" Astrit Lulushi

    16-03-2006

    Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e kryesuar nga ish ligjvënësi Zhozef Dioguardi, u dorëzoi mbrëmë zyrtareve të lartë të kongresit një peticion ku kërkohet me kembëngulje pavarësia e Kosovës. Ky peticion, nismë e lidhjes qytetare, qarkulloi nëpër Kosove e Ballkan për 2 vjet dhe përmban rreth 1 milonë nënshkrime.

    Kongresi amerikan ka tashmë në dorë peticionin. Dokumenti u mor mbrëmë në dorëzim nga kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Henri Hajd, i cili premtoi se do t‘ia dërgojë atë menjëhere Departamentit të Shtetit dhe presidentit Bush në Shtëpinë e Bardhë. Peticioni, një nismë e filluar 2 vjet më parë nga lidhja qytetare shqiptare amerikane, me moton “Pavarësia e Kosovës Tani”, i bën thirrje Shtëpisë së Bardhë të njohë vullnetin e një populli që kërkon sovranitet.

    “Me ketë peticion, Lidhja qyetetare shqiptaro amerikane”, tha ligjvenesi Hajd, “ka bërë një punë të shkelqyeshme, dhe kurrë nuk na le të harrojmë se Kosova e meriton të jetë e pavarur. Ju keni perkrahjen time dhe të kolegëve të tjerë si Benjamin Gillman, i cili megjithëse ka dalë në pension, ështe një figurë me ndikim në Kongres e në administrate”, tha kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Henri Hajd.

    Në ceremoni ishin të pranishëm edhe një numër shqiptaro amerikanësh, veprimtarë e anëtarë të këshillit drejtues të Lidhjes Qytetare, të ardhur nga shumë shtete të Amerikës. Ligjvënësi Hajd i siguroi ata se puna e tyre është një shërbim i madh patriotik në të mirë të kombit të prejardhjes së tyre si dhe një veprim që ndihmon në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë amerikane, ku liria e individit, liria e grupeve të pakicave apo organizitave lobiste jane të drejta të shenjta. “Ju siguroj se puna juaj nuk do te shkojë kot. Zoti i bekoftë shqiptarët”, tha ligjvënësi Hajd.

    Ndërsa ligjvënësi i njohur nga Kalifornia, Dana Rohrabaker tha se dëshira e popullit të Kosovës për pavarësi është jo me pak e zjarrtë sesa ishte dëshira e amerikanëve të shekullit të 18 për pavarësi nga Britania. Ai tha se këtë e kuptoi drejtpërdrejt gjatë vizitës së kohëve të fundit në Kosovë, ku pati takime me njerëz të moshave, shtresave e kombësive të ndryshme. “Për ta Kosovë e Pavarësi janë bërë tashë sinonim; fjalë të së njëjtit kuptim”, tha ligjvënësi Rohrabacker.

    “Peticioni u nënshkrua edhe nga disa qindra serbë, romë e ashkali si dhe nga disa perfaqësues të komuniteit ndërkombëtar në Kosovë”, thotë Sherli Kloyes Dioguardi, këshilltare e lartë për çështje të Ballkanit pranë Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.

    Kryetari i Lidhjes Qytetare, Zhozef Dioguardi thotë se petecioni është vazhdë e punës 20 vjeçare dhe e projekt rezolutave të njëpasnjëshme që kjo shoqatë lobiste shqiptaro amerikane ka paraqitur në Kongres për çëshjet shqiptare në Ballkan, e në veçanti për Kosovën.

    Në nismën për nënshkrimin e peticionit u ngazhuan shumë veprimtarë përfshi Faton Bislimin, shqiptaro amerikan që vazhdon studimet në universitetin e Harvardit.

    Ndërkohë që procresi i bisedimeve rreth statusit të Kosovës tashmë ka filluar, zoti Bislimi, një nga intelektualët lobistë më të rinj shqiptaro amerikanë, beson se vetem një njohje zyrtare e pavarësisë së Kosovës nga ana e Shteteve te Bashkuara, do t‘i jepte fund agonisë së një populli rreth statusit përfundimtar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 18-03-2006 më 18:48
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Që bëri, bëri shumë për cështjen e Kosovës, dhe të gjithë shqiptarëve ky farë Dioguardi, ky gjak i shprishur arbëri! Në prill të vitit 1993 ( gjatë vizitës së Papës në Shqipëri) po ky Dioguardi dha një intervistë për një të përditshme dhe në një rast u ankua: Më akuzojnë se unë gjithëcka bëjë e bëjë vetëm pse dua të bëhem një "Princ Vid" i shqiptarëve, andej e këndej kufiri! Ndërsa unë botërisht them se nuk synoj të bëhem princ Vid as në Shqipëri dhe as në Kosovë, porse dua të bëhem "mbret" i shqiptarëve në Kongresin dhe Senatin Amerikan, aty dua dhe mund të ndihmoj më shumë për cështjen shqiptare.
    Vërtetë, atë kohë, ishin ngritur disa zëra, nga vetë shqiptarët e Kosovës kundër Dioguardit dhe një ndër shpifjet ishte se ai gjithëcka bënë e bënë vetëm që të bëhet një " mbret" i shqiptarëve. Koha tregoi se shoifja ishte qesharake, por që fatkeqësisht shpifjet dhe mosmirënjohjet për punën e Diougardit mund të dëgjohen edhe sot.
    Sidoqë të jetë, një milion nënshkrime nuk janë pak dhe për këtë duhet përulur si organizatorëve ashtu edhe nënshkruesve. Shpresojmë se ky peticion do të mirret parasysh dhe do të jetë një argument më shumë për ata që mund të ndihmojnë në pavarsinë e Kosovës.

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Lidhja e dytë e Prizrenit
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •