Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kosovë: Një i vrarë e pesë të plagosur

    Mbrëmë në Deçan - një i vrarë e pesë të plagosur

    Deçan, 27 skurt - Mbrëmë në Deçan një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në qendër të qytetit, pas tyë shtënave me armë zjarri në një lokal.

    Zëdhënësi i SHPK-së në Pejë Avni Morina ka thënë se rasti ka ndodhur pas orës 19:00, në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Deçan.

    Me atë rast një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, dhe janë dërguar në spitalin e Pejës për mjekim. Policia po i vazhdon hetimet.

    Siç njoftohet nga burime të tjera, në këtë incidenti një apo më shumë persona të panjohur kanë shtënë me rafalë automatiku në drejtim të një lokali, në kohën kur në të kishte shumë mysafirë.

    Sipas mediave, ka mbetur i vdekur në vend Afrim Osaj nga Deçani, ndërsa plagë të rënda ka pësuar Zekë Gjikokaj, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja. Plagë të lehta kanë marrë edhe dy djemtë e Zekës, që po ashtu ishin në lokal, Kastriot e Taulant Gjikokaj, sikur edhe dy të afërm të tyre Asllan e Kreshnik Gjikokaj.

    Edhe këta, pas ndihmës së parë të dhënë në Deçan, janë dërguar në spitalin e Pejës.

    QIK-u


    I vrari, Afrim Osaj, eshte i vellai i REXHE OSAJT, njeri nder luftetarit me te shquar te FARK-ut.

    Rexhe Osaj, bashke me Bashkim Balajn, Sinan Musajn dhe Rame Idrizajn, besohet te jene vrare nga Daut Haradinaj dhe kater anetare te tjere te Grupit te Dukagjinit (qe tashme jane te burgosur).

    Nje djale tjeter i kesaj familje, Tasimi, eshte mbajtur per disa muaj i para-burgosur, i dyshuar per vrasjen e Enver Haradinajt (vellait te Ramush Haradinajt).


    Eh, tragjedi... pushka vella-vrasese nuk po ka te ndalur ne Dukagjin...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arb : 27-02-2006 më 12:36
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    mos hap keso tema o serb,se jane dhimbese dhe duhet te harohen keto lajme te hidhura
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Patrioti
    mos hap keso tema o serb,se jane dhimbese dhe duhet te harohen keto lajme te hidhura
    O Kryecetnik...

    A nuk e sheh se krimi ka ndodh diten e djeshme?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Mbrëmë në Deçan - një i vrarë e pesë të plagosur

    Deçan, 27 skurt - Mbrëmë në Deçan një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në qendër të qytetit, pas tyë shtënave me armë zjarri në një lokal.

    Zëdhënësi i SHPK-së në Pejë Avni Morina ka thënë se rasti ka ndodhur pas orës 19:00, në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Deçan.

    Me atë rast një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, dhe janë dërguar në spitalin e Pejës për mjekim. Policia po i vazhdon hetimet.

    Siç njoftohet nga burime të tjera, në këtë incidenti një apo më shumë persona të panjohur kanë shtënë me rafalë automatiku në drejtim të një lokali, në kohën kur në të kishte shumë mysafirë.

    Sipas mediave, ka mbetur i vdekur në vend Afrim Osaj nga Deçani, ndërsa plagë të rënda ka pësuar Zekë Gjikokaj, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja. Plagë të lehta kanë marrë edhe dy djemtë e Zekës, që po ashtu ishin në lokal, Kastriot e Taulant Gjikokaj, sikur edhe dy të afërm të tyre Asllan e Kreshnik Gjikokaj.

    Edhe këta, pas ndihmës së parë të dhënë në Deçan, janë dërguar në spitalin e Pejës.

    QIK-u


    I vrari, Afrim Osaj, eshte i vellai i REXHE OSAJT, njeri nder luftetarit me te shquar te FARK-ut.

    Rexhe Osaj, bashke me Bashkim Balajn, Sinan Musajn dhe Rame Idrizajn, besohet te jene vrare nga Daut Haradinaj dhe kater anetare te tjere te Grupit te Dukagjinit (qe tashme jane te burgosur).

    Nje djale tjeter i kesaj familje, Tasimi, eshte mbajtur per disa muaj i para-burgosur, i dyshuar per vrasjen e Enver Haradinajt (vellait te Ramush Haradinajt).


    Eh, tragjedi... pushka vella-vrasese nuk po ka te ndalur ne Dukagjin...

    Me ngjane si Amerika ne vitet e `30-eta.

    Kaotike,..prostitucione,droge,vrasje,korrupcion,mj erim....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Përse të mos hapen këto tema o "Patriot", sado që të dhumbëshme janë? Plaga që fshihet nuk shërohet kurrë! Këto tema jo vetëm që duhet hapur, porse vrasësit dhe atyre që i paraprijnë vrasjeve s´duhet lënë vend askund.
    Vërtetë nuk pajtohem me atë, stërhollim në kryelajm që i bëhet ngjarjes. Do të deshiroja që kjo e keqe të këtë ndodhur ( e keqe më e vogël) për prapanica të sllaveve që vijnë për tu shitur në Kosovë e shqiptarët si "patriot" ngrehen kundër njëri tjetrit për prapanica ruse, serbe, bullgare, moldave
    Sidoqë të jetë shumë keq! Qoftë ky rasti i fundit e vëllavrasjeve ndër shqiptarë!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Me ngjane si Amerika ne vitet e `30-eta.

    Kaotike,..prostitucione,droge,vrasje,korrupcion,mj erim....
    Po ju (LDK-AAK)e keni pushtetin pra po pyes edhe une perse???
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e gjen ketu ne forum nje shkrim qe e ka sjell llapi ktu e disa muaj perpara per nje far komisar halil katana ..oficer i mejdan klos blush nanosave.. ku ai i jep direktiva uck idriz daut toger generallit se si "me i prit" farkistat..

    aty jan fillimet e krimit.. tek metodat e mendesite enveriste qe i thithin e i pervetsojne si sahara shiun injorantet enveriste te Kosoves e behen vrases te bashkatdhetareve te tyre e ja nxijne faqen fisit e shpise per 100000 vjet..

    Ngushellime Familjeve te te Vrareve e Plagosurve..


    Edhe njiher bindem kur moti kam than se.. TMK e SHPK duhet pastruar sic pastrohen nji gjiriz..prej mutsihaneve e vrasesve..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Per Brarin

    postue nga LLapi ne
    http://www.forumishqiptar.com/showth...201#post501201


    .................................................. ..

    KUDUSI LAMA-GJENERALI I LUFTËS


    Tahir Zemaj, humbi betejën neë Dukagjin,shkoi në Tiranë si “triumfator”,ndërsa u kthye në Kosovë me 300 forca pasi hyri NATO!!!


    Kolonel Halil Katana



    Historija nuk muind të harroi bëmat e Tahir Zemës, i cili në kohën e ofenzivës serbe, I mashtroi efektivat që kishte nën komandë, duke iu thëneë “Tani UÇK –ja mbaroi, të tërhiqemi, dhe pasi I nxorri nga kufiri në Shqipëri I shpërndau. Mendoi se ata djem kanë një detyrë që një ditë, t`I kërkojnë llogari Tahirit.
    Historija nuk mund të harroi,gjithëashtu ,braktisjen e spitalit me luftarë të plagosur dhe lënjen e tyre në mëshirëm e përbindësve të Arkanitserb.Ai e arriti këtë duek I mashtruar ushtarët e tijë duke u thënë:”Të largohemi se spitalet me të plagosur nuk I prek askush.Ato I merr në mbrojtje kryqi I kuq ndërkombëtarë”.
    Dhe ushtarët e shkretë ,dukepasur besim te komandanti I tyre ie “ditur, I lan shokët e tare të plagosur dhe ikën.Atje shkuan forcat serbe të silët e spërkatën me benzinë dhe I vunë zjarrin spitalit me të gjithë të plagosurit e Dukagjinit, të cilët I shkrumbuan për së gjalli!Tahir zema mban përgjegjësi për jetën e këtyre njerëzve. Dhe çudia më e madhe ishte se pas të gjitha të bëmave të tja të zeza, pasi I shkaktoi aq dëm luftës në Dukagjin, pasi e qarmatosi popullsinë dhe ua dorëzoi armët sërbëve, pasi I la në mëshirë të zjarrit të gjithë ata të plagosur,pasi I shpërndau edhe luftëtarët e vet, u kthye në Tiranë duke raklamuar vten si një komandant triumfator në bataja më 16 apo 17 shtator(nuk më kujtohet saktësisht), “ministri” Bukoshit,
    Në atë kohë kolonel Krasniqi , I jep gradën e kolonelit,në një ceremoni që u transmetua nga tv. Shqiptar!
    Pas shtatorit `98, ngjarjet ngjarjet rrodhën me shpejtësi te¨madhe. UÇK-ja, pas një tërheqje operative nga ofenziva serbe, filloi ta marrë veten shumë shpejt, duke krijua njësi të mëdha, brigada dhe duke u organizua edhe më mirë.
    Erdhi pranvera e `99-së, filluan bombardimet e NATO-s u fuqizua UÇKe-ja e cila kaloi në ofenzivën e përgjithshme derisa u fut triumfalisht në qytetet e Kosovës si ushtri qlirimtare e denj për emrin e saj.
    Gjatë gjithë kësaj kohe, derisa njësitet e UÇK-së dhe SH P luftonin në Kosovë, Tahir Zema nuk dihej se qka bënte jasht Kosovës, në Shqipri a ndokund tjetër.Vetëm nga fundi i luftës ai formoi qendrën stërvitore në Droj të Mamurasit me rreth 300 djem, të cilët nuk i dërgoi të luftonin në kosovë atëherë kr luftohej, por kërkoi të i dërgoi pasi ishte krye lufta.Dhe unë, tashmë, kisha shumë arsye dhe fakte të pakundërshtueshme se trupat e Tahir Zemës përbënin një ogur të zi për fatet e Kosovës, prandaj në asnjë mënyrë nuk duehj lejuar të futeshin atje.
    Është rasti të bëjë një parantezë : UÇK-ja asnjëherë nuk i ka kërcnuar dhe rrezikuar depot e USH.Unë i dija parimet e kësaj ushtrije, moralin e saj kombëtarë dhe disiplinën e saj.Prandaj që kur u thyen depot në vitin 98 dhe u grabiten disa mortaja , unë i kisha thënë ministrit tonë të mbrojtjes dhe strukturave tona kombëtare armet duhet ti ken grabitur forcat e Bukoshit.Kështu edhe kur humben raketat nga depot e Qafë Mollës, u thash të mos i kërkojnë askund tjetër veqse në Mamuras, te Tahir Zema. Dhe atje u gjetën.


    Epizodi i dytë tash pas luftës


    Lufta në Kosovë përfundoi më 9. qershor 99.Katër ditë më parë Tahir Zema dorëzoi raketat e grabitura në depot e USH –ë dhe u nis me trupat e tij të armatosura për tu futur në Kosovë.Edhe në këtë rast veproi djallëzisht. Nga gryka e Morinit, ndërsa trupat e armatosura i nisi drejt Tropojës, për ti kaluar andej nga rruga e Koshares në Junik,dhe vet do të dilte ti priste po aty.
    Ushtarakët e Tropojës, komandanti i brigadës Halil Kuqina, shefi i policisë ushtarake,Rexhep Kortoqi , dhe nga dega e rendit publik Jaho Mullosmani e Fatmir Hakla, të informuar për lëvizjet e këtyre forcave, u dolën përpara në Dojan dhe i ndaluan. Pasi i ndaluan dhe biseduan me ta, Halili dhe Jaho , më morrën në telefondhe më than se ata donin të futeshin në Kosovë.Unë ju thash :
    -Tani lufta ka mbarua dhe në Kosovë nuk futen më forca të armatosura,vetëm populli që kthehet në shtëpitë e veta, sepse situatën tani e ka marrë në dorë NATO-ja.Prandaj të çarmatosen.
    -Po na thonë « jemi forca të UÇK-së”.
    -Të çarmatosen , ua përserita edhe një herë.
    -Do të shkojmë te komandant Ramushi, po na thonë.
    -Shumë mirë, të çarmatosen,të shkojnë te Ramushi pa armë dhe pasi të shkojnë te ai , do t`iu dërgoi unë armet po të mi kërkoi Ramushi.
    Sapo e ndërpreva bisedën me Tropojën, u lidha menjiher me Ramush Haradinajn dhe e pyeta nëse kishte dijeni për këto forca.
    -Forcat e mija ,tha Ramushi , i kam këtu në zonën Dukagjinit, nuk kam të tjera në Shqiperi.
    Hyra në lidhje me shefin e SHP të UÇK-së, Agim Çekun.Edhe ai më tha se nuk kam njohuri për ato forca , dhe qëllimin e tyre.
    Këmbënguljes sime për t`u çarmatosur ,oficerët që komandonin forcat e Tahir Zemës iu përgjegjën me argumentin tjetër.” Ne kemi ardhur këtu për tu futur në Kosovë me lejen e Qeverisë shqiptare.
    Kur më raportuan për këtë pretendim në telefon,unë u shqetsova për së tepërmi.Si është e mundur ,thash me vete, dhe kërkova të lidhem me ministrin e Mbrojtjes , por ai nuk u gjet(ishte ditë e diel).Kërkova ministrin e rendit,as ai nuk u gjet.Atëherë kërkova të lidhem me kryeministrin Pandeli Majk, por më then se kishte shkuar për vizitë në Korqë.Këmbëngulja ime për tu lidhur me kryeministrin më mundësoi të më lidhin me ministrin Hajdaraga, i cili më the se “Nuk dijë gjë”.
    - Me që nuk dini ju , e di unë…ia ktheve me njfarë revolte...
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jaho Mullosmani e Fatmir Hakla, të informuar për lëvizjet e këtyre forcave, u dolën përpara ....

    thot halil katana..



    Pra FARKU trajtohet si Ushtri Armike nga Kriminelet e katan klos mejdanit.. dhe ata e ndjekin e pergjojne dhe informojne..

    dhe dihet.. se cfar mbolli kjo urrejtje e eksportuar te kanibalet daut e idriz me shoke..

    Jaho Salihi e Fatmir Haklaj dy kanibale te njohur .. vrases e perdhunues e spiun te flliqur..

    Ata e vrane Heroin e Demokracise Azem Hajdarin..

    Thx RTP..

    Shkrimet e Kudusiut e Katanes jan te mbushura me genjeshtra .. a thua se ngjarjet jan para 3000 vjetesh..

    nejse.. kriminelet po gjejne Komoditet si ne Tirane si ne Prishtine..

    turp..

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  4. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •