Si ndjehesh para kamerave Lunesta? A ke veshtiresi ne te shprehur? Ndjehesh e liruar apo e shtrenguar?. Do te bejne spikere ne ATSH qe te kesh mundesi te rrish 24/7 me mikrofon tek goja se ke qef ti.Postuar më parë nga Lunesta
Si ndjehesh para kamerave Lunesta? A ke veshtiresi ne te shprehur? Ndjehesh e liruar apo e shtrenguar?. Do te bejne spikere ne ATSH qe te kesh mundesi te rrish 24/7 me mikrofon tek goja se ke qef ti.Postuar më parë nga Lunesta
Një kryeministër i përkushtuar antikorrupsion
Tom RIDGE
I dashur Kryeministër,
Së pari dua t'ju shpreh vlerësimin tim personal për ju dhe ftesën tuaj për të kaluar disa ditë më ju dhe anëtarë të qeverisë tuaj, për forcat e armatosura dhe të policisë, për kolegët tuaj dhe pjesëmarrësit këtu. Dje, unë dhe Kryeministri sëbashku me anëtarë të ekipit të tij kemi biseduar gjatë për çështje të sigurisë dhe për çështje të tjera për bashkëpunimin ndër Atlantiko-Europian, ku jemi të përfshirë dhe ku shpresoj të përfshihemi akoma më tej. Megjithëse unë nuk jam më pjesë e administratës amerikane, dhe ai që nuk është pjese e administratës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur flet në emër të saj, megjithatë unë kam këtu Steve Zate nga Departamenti i Shtetit, kështu që ai mund të korigjojë gjithçka që unë e them gabim. Unë dua ti them publikisht Kryeministrit dhe popullit të tij se administrata amerikane u është shumë mirënjohëse për partneritetin që keni treguar në mbështetje të përpjekeve ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin me anë të trupave tuaja në vende të ndryshme të botës, me gatishmërinë tuaj për tu përballur me sfidat ekstremiste, dhe me anë të bashkëpunimit tuaj me ne në përpjekje për të eliminuar futjen e organizatave terroriste nëpër OJQ. Në emër të Shteteve të Bashkuara dhe në emrin tim personal do të doja t'ju falenderoja për këtë mbështetje. Unë jam i kënaqur nga bisedimet që patëm dje për çështje që Kryeministri dhe ekipi i tij ju folën juve sot, dhe do të doja t'i ndaja me ju këto përshtypje të mira për Shqipërinë, e kam fjalën kryesisht për përpjekjet në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Jam përpjekur t'i përmbledh konkluzionet e ndryshme që pata nga takimet e djeshme dhe mendoj se fjalët më të mira për t'i përshkruar ato janë, përkushtim, entuziazëm dhe vendosmëri, të cilat unë i gjeta në këtë qeveri.
Së pari është përkushtimi i jashtëzakonshëm nga ana e Kryeministrit për të ç'rrënjosur korrupsionin nga shteti dhe për të eliminuar forcat e errëta të krimit të organizuar, sepse isntitucionet e një shteti demokratik bazohen mbi besueshmërinë që qytetarët e tyre kanë tek këto institucione, dhe qytetarët nuk kanë për ti përkrahur institucionet demokratike derisa këto të fundit të eliminojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kështu që, është shumë e qartë se ky është një vend i përkushtuar ti ç'rrënjosë të dyja këto. Pa dyshim zhdukja e korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioriteti kryesor në Shqipëri.
Ekziston entuziazmi për bashkimin me NATO-n, dhe një përkushtim i ligjshëm që kjo të bëhet deri në vitin 2008. Unë kam biseduar dje me Gjeneral Pëllumb Qazimin rreth modernizimit të ushtrisë. Është e qartë se Shqipëria pret që të gjithë ata që kërkojnë të bashkohen me Kartën e Adriatikut ta shohin këtë si një pasaportë jo vetëm për një të ardhme të sigurt por gjithashtu për prosperitetin e së ardhmes sepse kjo çon në bashkimin me botën, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, por dhe të vendeve të tjera të Kartës së Adriatikut. Ne jemi të përgatitur që të jemi aleatë të fuqishëm ushtarakë, partnerë ekonomikë dhe kudo tjeter që të jetë e nevojshme. Përsa i përket përkushtimit, është e qartë së ka përkushtim nga ana e qeverisë së Shqipërisë për tu bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, përpjekjet e dukshme për të luftuar korruspsionin dhe krimin e organizuar, nënkuptojnë një prioritet të lartë, por gjithashtu transparencë më të madhe në protokollin e qeverisë. Ndërtimi në mënyrë të veçantë i një infrastrukture ekonomike por gjithashtu i një ekonomie taksash e cila do të jetë në favor të investimeve ndërkombëtare është një nga prioritetet e qeverisë. Diskutimi i sotëm tregoi përkushtimin, entuziazmin dhe vendosmërinë për të përfituar nga mundësitë që i ofron Shqipërisë anëtarësimi në NATO dhe BE.
Fjala e Tom Ridge në tryezën për çështjet e sigurisë, mbajtur të hënën në Tiranë
Tom Ridge
Ish- Guvernator i Pennsylvania-s per dy legjislatura (1994-2001)
Ish- minister per sigugurine ne USA (Secretary of Homeland Security 2001-2004)
Mik i ngushte i presidentit Bush
Ndoshta kandidat per president i republikaneve ne 2008
Alush Xhihani do të arrestohej dje, por nuk është gjetur në shtëpi. Në pranga ish-zëvendësi i tij dhe dy qytetarë
Pronat, në kërkim ish-deputeti i PS
Llambi Kallço
Policia e Durrësit prangosi dje gjatë mbasdites ish-zëvendëskryeregjistruesin e pasurive të paluajtshme në Durrës, Rezart Skrapari, si dhe shpalli në kërkim ish-kreun e hipotekës, Alush Xhihani. Ish-deputet i Partisë Socialiste për 4 vjet, Xhihani, do të kishte përfunduar edhe vetë në pranga sepse për të ishte prerë fleta e arrestit. Por, kur policia ka shkuar të kontrollojë shtëpinë e tij e ta prangosë, ai nuk gjendej aty. Policia nuk bëri të ditur nëse ai ndodhet në Durrës apo në ndonjë qytet tjetër, përveç faktit se Xhihani ndodhet në Shqipëri.
Përveç Skraparit, në prangat e policisë ranë Ilir Vogli dhe Adrian Lloshi. Asnjë prej tyre nuk kishte patur ndonjë funksion në administratën e mëparshme të hipotekës së Durrësit, ata janë qytetarë të thjeshtë. Përveç faktit se akuzohen nga policia që, në bashkëpunim me Xhihanin dhe Skraparin, kanë përfituar sipërfaqe të mëdha tokash në Durrës, me pa të drejtë. Nga ana tjetër, dy ish-drejtuesit e hipotekës akuzohen për abuzime dhe vjedhje që u ka lejuar dy qytetarëve të përfitojnë në kurriz të të tjerëve.
***
Policia e qytetit bregdetar ka qenë shumë e rezervuar për të dhënë informacione për arrestimet e djeshme. Sipas saj, prangosja e Skraparit, Voglit dhe Lloshit dhe shpallja në kërkim e Alush Xhihanit është bërë pas urdhrit të dhënë nga prokuroria e rrethit të Durrësit.
Sipas të dhënave të para në lidhje me këtë çështje, bëhet fjalë për shkelje dhe abuzime me rreth 2800 m ² tokë në zonën bregdetare të Durrësit, veçanërisht në atë të Shkëmbit të Kavajës. Një pjesë e madhe e të cilave, sipas dyshimeve, është regjistruar nga dy krerët e hipotekës, pa të drejtë, në favor të Ilir Voglit e Adrian Lloshit. Policia tha se nuk përjashtohet mundësia edhe e arrestimit të personave të tjerë në lidhje me këto abuzime.
Disa muaj më pare, policia e Durrësit prangosi disa sekserë dhe persona që kishin abuzuar në bashkëpunim në administratën e hipotekës e Durrësit. Mes tyre ishte specialisti hartograf B.Seferi dhe shtetasja S.Z.
Me tokën e Durrësit, sipas të gjitha gjasave, nuk ka abuzuar vetëm Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por edhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, i cili në harkun kohor maj 2001- dhjetor 2002 dha 212 vendime kompensimesh fizike, 190 prej të cilave rezultuan me probleme të mprehta. Rreth 900 pronarë u përjashtuan nga kompensimi i 150 mijë m² tokë, prej të cilave 90 mijë m² në plazhin e Durrësit dhe 60 mijë në qytet. Dëmi që iu shkaktua shtetit u llogarit në 378,5 milionë lekësh. Në lidhje me këto shkelje u ulën në bankën e të akuzuarve një vit më parëk ish- kryetari i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave V.Hila dhe disa persona të tjerë.
Shkeljet
Arrestime të paralajmëruara
Durrës- Arrestimeve të djeshme i paraprinë në shtyp deklarimet e drejtorit të ri të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme së Durrësit, Edmond Hoxha. Ai deklaroi për “Shekulli”-n vetëm disa ditë më parë se nga kontrollet që i janë bërë dokumentacionit ekzistues në hipotekë ka rezultuar se rreth 4 000 raste kanë probleme nga më të ndryshmet duke filluar nga mosplotësimi i saktë i dokumentacionit nga ana e qytetarëve, aplikimi me vonesë, përplasje përsa i përket hipotekimeve të objekteve të ndryshme në të njëjtën sipërfaqe pas bërjes së axhornimit hartografik të pronës etj. 4 000 praktika kanë rezultuar me probleme në hipotekën e Durrësit. Rasti më flagrant, sipas drejtorit të hipotekës së Durrësit, është ai i kompensimit të pronave, veçanërisht në zonën e plazhit. “Ndonëse ka patur një urdhër të prokurorisë nr 3615 dt 10.06.2004 për bllokimin e kompensimit të pronave, një urdhër tjetër nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe një urdhër nga kryeregjistruesi, me nr. 160 dt 3.7.2003 për bllokimin e këtyre kompensimeve, ato kanë vazhduar në mënyrë jo ligjore. Siç dihet, në lidhje me këto raste kompensimesh ka pasur dhe procese gjyqësore sepse ka patur vërejtje për abuzime të shumta”,-thotë ai. Sipas Hoxhës, ka patur edhe raste të rënda shpërdorimesh të dokumentacionit dhe të mosmirëmbajtjes së tij. “Një nga këto është ai i planshetave (skicat e tokës) të të gjitha fshatrave të Durrësit që janë gjendur të hedhura në korridoret e institucionit. Këto dokumentacione tepër të rëndësishme tani janë arkivuar dhe mbahen në kushte sigurie të plotë. Që nga data 6 shkurt 2006 ato administrohen nga përgjegjësi i hartografisë”.
Kush është Alush Xhihani
Me një moshë rreth të 40-ave, i martuar, Alush Xhihani. ka bërë deputetin para se. të bënte kreun e hipotekës së qytetit të dytë në Shqipëri, për nga madhësia. Më saktë, ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste për katër vjet , 1997-2001, për Qarkun e Durrësit, për zonën elektorale të Shijakut. Përpos kësaj, Xhihani ka qenë anëtar i kryesisë së PS-së së Durrësit, deri në zgjedhjet e fundme, prej të cilave përfundoi si anëtar i thjeshtë i partisë.
Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme elektorale në 3 korrik 2005, Alush Xhihani ishte kryetar i komisionit të votimit, përfaqësues i PS-së, në zonën elektorale të Shijakut.
08/03/2006
shekulli
g55
Data: 13/03/2006, ora
Një anëtar një shkelm në PS-në e Vlorës
Armë dhe grushta në PS-në e Vlorës. Bashkim Habili dhe Shpëtim Gjika rrihen mes tyre për karrigen e kryetarit të Vlorës ndërsa nga sherri nuk mund të mungonte Mezan Malaj që u angazhua fami9ljarisht për të zgjidhur me dhunë pronblemet
Armë dhe grushta në PS-në e Vlorës. lajmi ëhstë bërë I ditur dje nga qytetei bregdetar që është gjendur nën sherret e pafund të PS-së për postin e kryetarit socialist të rrethit. Ashtu sic edhe pritej mbledhja e djshme mes klaneve që synojnë kreun e PS-së gati sa nuk ka përfunduar në dyluftime të tipit kaubojs të SHBA-së së viteve 1700.janë sekuestruar armë nga ndërmjetësit që kanë ndërhyrëpër të ulur gjkrat e socialistëve që kujtojnë se qytetei bregdetar meriton ata për qeverisjen. Bashkim Habili ish kryertari i PS-së së Vlorës dhe kryebashkiaku Shpëtim Gjika në rolin e "sherifëve" janë kapur me grushta në mbledhjen e Vlorës. Jashtë spektaklit nuk ka mbetur as Mezan Malaj që sipas informacioneve ka patur rol kyc në sherrin e nisur për uzurpimin e fronit të PS-së në Vlorë. Ky i fundit është angazhuar familjarisht së bahsku me djalin e tij në reagimin e dhunshëm të palëve të PS-së.Gjendja nuk ëhstë qetësuar për asnjë moment ndërsa procesi i zgjedhjeve një antar një votë ka katandisur në një zhvillim nën moton: "Një anëtar një shkelm në PS-në e Vlorës". Duke parë rrjedhën e ngjharkeve dhe rrezikun e përgjakjes së mbledhjes së djeshme, ata që kanë qenë më të logjikshëm kanë arritur të carmatosin drejtuesit dhe ish drejrtuesit e PS-së për të shmangur më të keqen.E gjithë panorama e krijuar ka qenë një "Far Ëest" i vrëtetë ku u kujtuan ngjarjet në perëndimin e egër amerikan gjatë shekullit të 18-të. Njerëzit e Ps-së nuk kanë respektuar as zakonin e vjetër kanunor shqiptar që përpara se të hynin në kuvend të dorëzonin të paktën armët duke hedhur në kosh në këtë mënyrë të gjithë kujdesin dhe makiazhin që kryesocialisti Rama bëri dje nga Athina për parimin e zgjedhjeve një anëtar një votë duke kujtuar se 100 antrët e degës së parë socalie në greqi ishin 10 fishi. Arsenali i armëve dhe gjuha e përdoruru gjatë mbledhjes së djeshme të PS-së në Vlorë gtregoi se në një bashkim individësh me intresa vetëm për puhstet nuk ekziston as cëhstja e ideve progresiste dhe as filozofia e të bërit politkë. "Sherifët", "kaubojsit" apo "gangsterët" që u shfaqën dje në Vlorë mes parrullave për modernizim apo ecje përpara ishin karikaturat e vërteta të së majtës që shkon drejt dekompozimit
Re. Po.
Bujar Nishani, e cilësoi dje si të turpshme dhe rrugaçërore sjelljen e një grupi të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët qëlluan dhe goditën me grushta punonjësit e sigurisë së Kuvendit.
Zëdhënësi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, e cilësoi dje si të turpshme dhe rrugaçërore sjelljen e një grupi të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët qëlluan dhe goditën me grushta punonjësit e sigurisë së Kuvendit. Nishani tha se një akt i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e parlamentarizmit pluralist shqiptar dhe shtoi se dhunimi i punonjësve të shtetit përbën një precedent të rrezikshëm. Ai i bëri thirrje kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të mos deformojë situatën e ndodhur dhe të mos bjerë pre e një grupi anarshist brenda Partisë Socialiste. "Në këtë sallë po krijohen precedente të papara më parë. Ka disa seanca që Grupi parlamentar i Partisë Socialiste jo vetëm që shan, ofendon, por është shënuar edhe rasti më i paprecedent në historinë e parlamentarizmit pluralist shqiptar, që deputetët e opozitës gjakosin punonjësit e gardës. Ishte një sjellje e turpshme dhe rrugaçërore e një grupi deputetësh socialistë, të cilët në precedentin e parë të historisë së pluralizmit dhe jetës parlamentare pluraliste në Shqipëri, deputetët e opozitës qëllojnë me grushta dhe rrahin punonjësit e shërbimit të brendshëm, disa familjarë që janë të punësuar në organet e shtetit për të siguruar jetesën e familjes së tyre. Siç e patë edhe vetë, dy deputetët socialistë Rrapush Tola dhe Fatmir Xhindi kanë goditur me grushta në mënyrë rrugaçërore punonjësit e Gardës së Republikës, këta ushtarakë të nderuar që janë në këtë vend vetëm në zbatim të detyrës së tyre që ua detyron ligji", u shpreh ndër të tjera Nishani. Ai theksoi se është për të ardhur keq që një ish-ministër i Brendshëm, Petro Koçi, nuk pranon të zbatojë një vendim të Byrosë së Parlamentit, por me mjete të dhunshme u turret dhe ofendon punonjësit e gardës, i shan dhe në bashkëpunim me deputetët e tjerë socialistë ekzekutojnë sjellje të papara dhe të padëgjuara më parë në parlamentin shqiptar. Zëdhënësi i Grupit parlamentar më të madh në Kuvend tha se të gjitha pamjet filmike janë lehtësisht të dallueshme dhe tregojnë qartë se deputetët socialistë kanë goditur me grushte punonjësit e Gardës së Republikës. Sipas tij, kjo dhunë është bërë për të penguar zbatimin e rregullores, pasi duke iu referuar vendimit të dy ditëve më parë të Rregullores së Kuvendit, Nishani tha se ajo ka marrë një vendim të caktuar ndaj një deputeti të caktuar. "Nuk ka pasur asnjë precedent më parë në historinë e këtij parlamenti, kur deputetët, të cilësdo forcë apo cilitdo krah politik, nuk zbatojnë një vendim të byrosë, por me mjete të dhunshme dhe me sjellje rrugaçërore ndaj punonjësve që janë të ngarkuar nga ligji për zbatimin e rregullores, të ushtrojnë dhunë dhe ta thyejnë atë", shpjegoi Nishani. Ai sqaroi se rregullorja është e qartë dhe momenti i kontrollit të hyrjes së deputetëve në sallën e parlamentit është një eksperiencë disavjeçare e parlamentit shqiptar dhe një eksperiencë që haset në të gjitha institucionet e vendeve demokratike të botës. Ai tha se moszbatimi i këtyre rregullave do të thotë dhunim dhe mungesë respekti ndaj institucioneve.
Kandidatja për kryetare e PS-së së Vlorës akuzon Edi Ramën dhe kryesinë qendrore të socialistëve, se kanë manipuluar deri në 40% zgjedhjet në degën e Vlorës, sipas të ashtuquajturit parim "një anëtar-një votë"
Procesi zgjedhor në qytetin e Vlorës është kontestuar ashpër nga ish-kandidatja për kryetare e degës së kësaj partie në qytetin bregdetar, e cila sqaron se nga 60% e pjesëmarrësve në votime, 35% e votave u manipuluan në favor të kandidatit tjetër, Besnik Deda, që u ndihmua edhe nga qendra e partisë në Tiranë.
Kandidatja për kryetare e PS-së së Vlorës akuzon Edi Ramën dhe kryesinë qendrore të socialistëve, se kanë manipuluar deri në 40% zgjedhjet në degën e Vlorës, sipas një të ashtuquajturi parim "një anëtar-një votë". Ajo është tërhequr nga gara, duke bojkotuar procesin e duke u shprehur se parimi i shpallur me bujë nga kryetari Rama nuk është gjë tjetër, veçse një mekanizëm që kërkon të fshehë pallatet e shumta dhe depozitat e fryra bankare. "Gjej rastin të shpreh qëndrimet e mia dhe të stafit mbështetës për realitetin e hidhur të deformimit të procesit zgjedhor në PS-në e Vlorës, nga një fushatë partiake normale, në një maskaradë lidhjesh interesi dhe klanizmi të skajshëm me motivin e vetëm për forcimin e pozitave të grupimit aktual në drejtimin e Bashkisë Vlorë, nën "bekimin" dhe të pjesëve të veçanta të kupolës së partisë në qendër. Thelbi i bojkotit tim, në vetvete sensibilizon anëtarësinë për vëmendje dhe vigjilencë, sepse mbrapa maskës "ëngjëllore" të kryetarit të emëruar të partisë, shihet fytyra e vërtetë e pushtetit të pallateve shumëkatësh dhe interesat e tyre që, me Vlorën i lidh vetëm karrikja e pushtetit e depozita bankare", shprehet Marika Çakërri.
Sipas saj, ballafaqimi partiak i datës 11/03/2006 rezulton i deformuar dhe përfundimisht, i dështuar. Në procesin e votimit mori pjesë anëtarësia joreale dhe e siguruar në mënyra nga më të çuditshmet. Megjithëse të tre konkurrentët, në thelb ishin për anëtarësinë e certifikuar të KZE-ve, nga verifikimi dhe përzgjedhja e bërë nga KZT Tiranë, doli se efekti i manipulimit ishte nga 8-10%. Autor dhe përgjegjës direkt i këtij meskiniteti është komisioni zgjedhor i PSSH-së.
Ditën e votimit, me skenar të përgatitur mirë nga Bashkia Vlorë, u manipulua me përdorimin e certifikatave, me efekt dhe në ndihmë të kandidatit Deda, 5-7%. Po ashtu, votimi në grup i ekipit të femrave, një grupi futbollistesh, një grupi studentesh të infermierisë dhe i gjithë administratës së Bashkisë, si dhe i një grupi të shkollës "Qemal Ataturk", jep një diferencë prej 10-15%.
Provohet se në ndihmë të kandidatit preferencial janë aktivizuar dhe pjesë të strukturës së PSSH-së, Tiranë, ku ka të vëllain Besnik Deda, duke nxjerrë prej sirtarëve të pluhrosur të selisë rozë, karta të vjetra anëtarësie, me efekt 5-6%.
Anëtarësia socialiste u shtua fiktivisht, gjë e cila reflektohet me pjesëmarrjen vetëm 60% në votime. Përllogaritjet e përgjithshme provojnë se efekti real i manipulimit shkon deri në 35% të numrit të votuesve.
Policia: Ja vrasjet e bandës së Lul Berishës dhe Indrit Dokles (nipi i Namik Dokles, djali i vellait)
Hapen letrat e organizatës kriminale të Lulzim Berishës. Në një konferencë shtypi të mbajtur dje, Ministria e Brendshme deklaroi se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është shkatërruar grupi kriminal i Lul Berishës dhe Klodian Saliut.
“Shkatërrohet një organizatë kriminale me aktivitet trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh”, shkruhet në kreun e deklaratës së Ministrisë së Brendshme. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, “strukturat e Policisë së Shtetit, të Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve te Rënda, pas një pune intensive realizuan shkatërrimin e një organizate kriminale të kryesuar nga shtetasit Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. “Ky i fundit është vrarë në vitin 2005”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Sipas saj, “aktiviteti i kësaj organizate ka nisur në vitin 1994. Ajo është përgjegjëse për trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh.
Vrasjet
Në dokumentin e policisë dhe Prokurorisë thuhet se, organizata kriminale është autore e disa vrasjeve të ndodhura në qarqet Durrës e Tiranë që nga viti 1998 e në vazhdim. Sipas komunikatës zyrtare, ngjarjet për të cilat fajësohet grupi kriminal i Lulzim Berishës e Klodian Saliut janë: vrasja e shtetasit Dritan Sallaku më 17 tetor 1998 në qytetin e Durrësit, vrasja e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosja e shtetasit Marsel Sotiri më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të rrethit të Durrësit, vrasja e shtetasit Marsel Sotiri më 22 gusht 1999 në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit, vrasja e shtetasit Dritan Disha më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit si dhe vrasja e shtetasit Ervin Lame, kryer më datë 14 janar 2002 në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit.
Organizata kriminale
Komunikata e Ministrisë së Brendshme thotë se, “në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata kriminale është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. “Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha është përgjegjëse për vrasjen e shtetasit Klodian Saliu më 26 shkurt 2005, në fshatin Maminas të rrethit të Durrësit”, tha Ministria e Brendshme. Sipas saj, organizata kriminale e Klodian Saliut, pas vrasjes së këtij të fundit është kryesuar nga shtetasi Indrit Dokle. Grupi i drejtuar prej këtij shtetasi, sipas njoftimit zyrtar, është përgjegjës për “vrasjen e shtetasit Avni Gashi, ndodhur më 13 tetor 2005 në Tiranë. Kufoma e Avni Gashit pas vrasjes në Tiranë është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit. Më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, shtetasin Ilir Koldashi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. Sipas saj, kjo organizatë është përgjegjëse edhe për një sërë vrasjesh të mbetura në tentativë ndaj shtetasit Lulzim Berisha.
Vrasësit me pagesë
Ministria e Brendshme akuzoi të dyshuarit se kanë rekrutuar edhe vrasës me pagesë për realizimin e qëllimeve të tyre. “Për qëllimet e tyre, ata kanë rekrutuar edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. Sipas saj, aktualisht hetimet kanë realizuar arrestimin e shtetasve: Dritan (Adriatik) Coli, 35 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, Elvin Hoxhosmani, 23 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, Alban Neli, 27 vjeç, Spartak Kalthi, 18 vjeç, lindur në Burrel, Selman Heti, 23 vjeç, Altin Olloni banues në Tiranë dhe Altin Nikolla, 23 vjeç, banues në fshatin Shkallë të rrethit të Durrësit.
Grupi
Në deklaratën e saj, Ministria e Brendshme tha se shtetasit Indrit Dokle, Kujtim Buna e Serdian Sulejmani gjenden të arrestuar që nga vrasja e Ilir Koldashit. “Dy pjesëtarë të kësaj organizate, Julian Mece dhe Jurid Xhunga, janë arrestuar nga policia italiane për trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftim. Sipas tij, Policia e Shtetit po vazhdon masat intensive të kërkimit për arrestimin e shtetasve Lulzim Berisha, 34 vjeç, lindur e banues në qytetin e Durrësit, Plaurent Dervishaj, 33 vjeç, lindur e banues në Durrës dhe Indrit Kujtim Taullaj, 31 vjeç, lindur e banues në Durrës.
Organizatat
Organizata Berisha
Lulëzim Berisha (I cilësuar nga policia si drejtues)
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullaj
Organizata Saliu e Dokle
Klodian Saliu (I cilësuar nga policia si drejtues)
Indrit Dokle (I cilësuar nga policia si drejtues pas vrasjes së Klodian Saliut)
Elvin Hoxho]smani (I cilësuar nga policia si vrasës me pagesë)
Selman Heti (I cilësuar nga policia si vrasës me pagesë)
Spartak Kalthi (I cilësuar nga policia si vrasës me pagesë)
Alban Neli (I cilësuar nga policia si vrasës me pagesë)
Dritan Coli
Altin Olloni
Altin Nikolla
Kujtim Buna
Serdian Sulejmani
Julian Mece
Jurid Xhunga
Viktimat e vrasjeve
Dritan Sallaku
Viron Curri
Arjan Paja
Marsel Sotiri
Dritan Disha
Ervin Lame
Avni Gashi
Ilir Koldashi
Hetimet
Të gjitha përfundimet e deklaruara dje nga Ministria e Brendshme janë rezultat i hetimeve të zhvilluara vitet e fundit nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për hetimet lidhur me vrasjet brenda organizatës, ose ngjarjet kur organizata ka qenë autore e ekzekutimeve. Fillimisht, Prokuroria ka identifikuar autorët e ngjarjeve dhe më pas ka zbuluar grupin ku ata bënin pjesë. Pas kësaj, hetuesit pretendojnë se kanë gjetur edhe shkaqet e vrasjeve dhe urdhëruesit e dyshuar të tyre. Nga hetimet e të gjitha rasteve njëra pas tjetrës, organet e rendit kanë ndërtuar skemën e deklaruar dje lidhur me funksionimin e organizatës kriminale.
Goditja
Deklarata e djeshme e Ministrisë së Brendshme pretendon shkatërrimin e organizatës kriminale të Lulzim Berishës dhe Klodian Saliut. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, disa prej anëtarëve të grupimeve janë arrestuar dhe disa janë vrarë. Pjesa tjetër është ende e lirë. Burimet zyrtare nga Prokuroria dhe Policia sqaruan se, fjala “shkatërrim” është përdorur me idenë e zbulimit të krimeve, autorëve, ngritjen e akuzave dhe dërgimin e dosjeve për gjykim me emra konkretë personash. Dosjet e para në ngarkim të të dyshuarve pritet të nisen për në gjykatë brenda pak ditëve.
Lulzim Adem Berisha
35 vjeç, lindur e banues në qytetin e Durrësit. U akuzua dje nga policia si drejtuesi i organizatës kriminale të krijuar në vitin 1994, e cila dyshohet për disa krime
Indrit Mensur Dokle
22-vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë. U akuzua dje nga policia si drejtues i grupit të mbetur pas vrasjes së shtetasit Klodian Saliu
Klodian Saliu
I ekzekutuar në moshën 29-vjeçare nga një atentat në fshatin Maminas, më 26 shkurt 2005. I akuzuar nga policia si anëtari kryesor i grupit të mbetur pas ndarjes nga organizata e Berishës
Lul Berisha, si i mbijetoi akuzës për trafikun e 1 ton heroine
Rikthimi në atdhe që e shpëtoi nga burgu italian
Shpëtimi nga akuzat e rënda të ngritura nga prokurorët e Antimafias italiane pas arrestimit 6 vjet më parë, ishte vetëm një pjesë e mirë e fatit të Lulzim Berishës.
Mbërritja e tij në Shqipëri nuk e detyroi të bënte ndonjë ditë burg, por e vuri në shënjestër të disa atentateve të rënda. Por, çfarë ka ndodhur me biznesmenin e njohur durrsak gjatë këtyre viteve? Lulzim Berisha u arrestua pas një aksioni të Antimafias italiane plot 6 vjet më parë. Sipas prokurorëve të këtij shteti, Berisha akuzohej se kishte trafikuar rreth 1 mijë kg heroinë drejt Gjermanisë, duke kaluar nëpër territorin e Italisë. Në kohën e arrestimit, më 24 mars 2000, në një restorant luksoz të Riminit, ndaj Berishës ishte plotësuar një dosje voluminoze, sipas së cilës ai drejtonte një grup prej 30 personash. Në të deklarohej, se grupi i Berishës kishte trafikuar 1 ton heroinë, duke e transportuar atë nga Shqipëria në Itali nëpërmjet porteve të Barit, Brindizit dhe Ankonas e më pas në Gjermani. Veç akuzës për drogë, mbi të u ngrit edhe ajo për shfrytëzim prostitucioni të vajzave shqiptare. Qendra e trafikut ishte veriu i Italisë, ndërsa protagonistë të tij ishin emigrantë shqiptarë me dokumente të rregullta, që i ishin bashkuar grupit për shkak interesash, apo lidhjeve personale mes tyre. Berisha njihej si person që hynte në Itali nëpërmjet linjave të avionit dhe udhëtonte me makinë luksoze. Në të njëjtën kohë, kur pas arrestimit të tij nga policia italiane, Interpoli shqiptar përgatiti dokumentet e ekstradimit në vendin tonë, drejtësia gjermane bëri të ditur nisjen e një procesi ndaj tij nën akuzën e trafikut të drogës. Pas disa muajsh Berisha përfundon në Shqipëri, ku dosja e tij shënohet e pastër dhe 29-vjeçari rezulton i lirë. Që nga periudha e kthimit në atdhe, Lul Berisha është bërë shpesh shënjestër e atentateve, por ka shpëtuar gjithmonë pa rrezik për jetën. Duket se frika nga persona me të cilët ishin prishur marrëdhëniet e detyruan atë të lëvizte vetëm me makina të blinduara, ndërsa vila e tij 4-katëshe vëzhgohet nga disa minikamera.
Vrasja e Saliut
Më 27 shkurt 2005 ekzekutohet në autostradë 29-vjeçari Klodian Saliu. Ish-miku i Lul Berishës, i riu nga Durrësi u qëllua në afërsi të Marikajt, ndërsa po udhëtonte në mbrëmje me makinën e tij. Në makinën e Saliut ndodhej dhe një shoku i tij, i cili mbeti i plagosur. Autorët u dyshua se kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tjetër dhe kur kanë qenë paralel me Saliun e kanë qëlluar atë me breshëri automatiku. Menjëherë pas krimit, policia pohoi se krimi kishte ndodhur për hakmarrje.
Atentati i Dervishit
Më 1 tetor 2002 në mes të qytetit të Durrësit, pikërisht pranë Torres Veneciane plagoset në një atentat Plarent Dervishi, kunati i biznesmenit Lulzim Berisha. Ai po lëvizte me makinën e tij kur nga një makinë tjetër ku ndodheshin disa persona është qëlluar me breshëri automatiku. Pas kësaj ngjarjeje policia pohoi se shkak është bërë përfshirja e protagonistëve në trafiqe ilegale, pasi në një makinë të bllokuar u zbulua dhe një peshore droge. Veç të plagosurit nuk u gjetën emrat e personave që qëlluan.
Ekzekutimi i Gashit
Më 13 tetor 2005 gjendet kufoma e 24-vjeçarit Avni Gashi, i cili pas ekzekutimit ishte hedhur buzë rrugës nacionale Tiranë-Durrës. Sipas policisë, Gashi, me banim në Durrës, pasi ishte vrarë në një tjetër vend, ishte transportuar nga autorët në afërsi të fshatit Romanat. Viktima ishte kthyer nga Italia në vitin 2001 dhe nuk kishte emigruar sërish. Megjithë dyshimet, policia nuk ngriti një pistë konkrete për vdekjen e tij.
Vrasja e Koldashit
Mbrëmjen e 30 tetorit 2005 ekzekutohet në Tiranë Ilir Koldashi. Ai ka qenë duke kaluar mbrëmjen në pub “Fashion”, kur ka takuar disa persona të njohur të tij. Pas një debati me ta, sherri është spostuar jashtë ambienteve të pub-it. Në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit 2005, policia ka gjetur kufomën e Ilir Koldashit. Për këtë vrasje fillimisht u akuzuan dhe arrestuan Kujtim Buna, Serdian Sulejmani dhe Indrit Dokle. Por, pas hetimeve të thelluara, Prokuroria akuzoi vetëm për moskallëzim krimi Kujtim Bunën dhe shtetasin Indrit Dokle.
Atentati në lokal
Më 5 maj 2005 Lulzim Berisha qëllohet me 8 plumba pistolete, duke mbetur i plagosur nga atentati bashkë me një kushëri dhe një shok të tij. Paraditen e kësaj date ai ndodhej jashtë lokalit “C’era una volta”, kur është qëlluar me disa plumba njëri pas tjetrit. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të ditës, por autori nuk ngurroi të qëllonte me armë zjarri, ndonëse në atë orë kishte një fluks të madh kalimtarësh. Sipas dëshmitarëve, afër tavolinës është afruar një person, i cili ka nxjerrë nga poshtë xhaketës pistoletën. Ai është parë të largohej pas pallateve, duke u shpëtuar syve të dëshmitarëve okularë. Megjithë hetimet dhe përshkrimin fizik të autorit ai nuk u identifikua.
Antitanku në banesë
Mbrëmjen e 4 dhjetor 2005, mbi makinën e blinduar të Lul Berishës qëllohet me predha antitank. Por, megjithë fuqinë e madhe, shënjestra e autorëve i ka shpëtuar këtij atentati, të rrallë në llojin e vet. Në makinë me 34-vjeçarin udhëtonte dhe kunati i tij, Plarent Dervishi. Të dy sapo i ishin afruar vilës së biznesmenit të njohur në Durrës dhe Dervishi ka zbritur për të shtypur butonin e hapjes automatike të derës së vilës. Sipas policisë, njëra prej predhave me gjatësi 1 metër kishte shpërthyer, ndërsa e dyta jo. Pas gjuatjes me to, autorët qëlluan dhe me automatikë, por të dy personat nuk mbetën shumë të lënduar prej atentatit.
KLD rrezon kerkesen e ministrit Bumci kunder gjyqtarit Artan Gjermeni
Fati i Gjermenit dhe mjerimi i drejtësisë
Nga Ina Koxha
TIRANE (28 Mars)- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka rrezuar sot me shumice votash kerkesen e Ministrit te drejtesise Aldo Bumci per procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni. Ne seancen e sotme u dëgjuan argumentet e paraqitura nga Ministri i Drejtësisë, si dhe masa e propozuar për shkarkim nga detyra. Më pas u vijua me dëgjimin e parashtrimeve të zotit Gjermeni. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në diskutime paraqitën argumente pro dhe kundër në lidhje me këtë procedim. Pas shumë debatesh, me shumicë votash, Këshilli vendosi të rrëzojë kërkesën për procedimin disiplinor ndaj zotit Artan Gjermeni.
Më pas u procedua edhe me verifikimin e mandatit të zotit Artan Gjermeni si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.
Nga Ina Koxha Balkanweb
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Fati i Gjermenit dhe mjerimi i drejtësisë
Artur KOPANI
Nëse ke bërë krime dhe do një vrimë të futesh, bëhu anëtar i Këshillit të Lartë i Drejtësisë. Artan Gjermeni, autor i një sërë aktesh të dënueshme, ku më të paktat mund të jenë korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar, u bë dje anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Çudia më e madhe është se Gjermeni u zgjodh anëtar i KLD-së vetëm fare pak orë pasi institucioni i kryeprokurorit Sollaku i lëshoi një letër dore, që e lironte nga mali i akuzave të formuluara një muaj më parë nga Ministra e Drejtësisë. Mbi Gjermenin rëndonin një sërë akuzash për krime që ai i kishte kryer gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar apo edhe kryetar gjykate. Ai akuzohej për korrupsion, tjetërsim pronash dhe deklarim të rremë të pasurive të tundshme dhe të patundshme. Ai akuzohej edhe si bashkëpunëtor i krimit të organizuar, pasi me vendimet e tij të paligjshme kishte liruar trafikantë të njohur droge. Të gjitha akuzat ishin të provuara nga Ministria e Drejtësisë, në bazë të kontrolleve të ushtruara prej tyre dhe dokumentacionit të ofruar në dispozicion të Prokurorisë. Një pjesë e këtyre provave u bënë të njohura edhe për publikun.
Por, ajo që mund të dukej çudi për çdo sistem që funksionon në bazë të ligjit dhe garanton drejtësi për gjithë shtetasit, nuk ka pse të kualifikohet me të njëjtin emër në Shqipëri. Gjermeni u zgjodh dje anëtar i KLD-së nga një shumicë ortakësh të tij, drejtues të piramidës së sistemit gjyqësor ose drejtues të një prej pushteteve më të korruptuar në vend dhe Europë. Gjermeni u zgjodh nga një përfaqësi që në shumicën e saj mban përgjegjësinë kryesore për frenimin e reformave në drejtësi dhe mosinstalimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
Gjermeni, sikurse edhe pritej, po korr frutet e sistemit që ai dhe një bandë të inkriminuarish kanë mbjellë gjithë këto vite në drejtësinë, politikën dhe administratën shqiptare. Gjermeni u zgjodh për të qenë krah atyre që me muaj me radhë po luftojnë të ngrijnë përpjekjet e mazhorancës së re për të pastruar ambientin e politikës, drejtësisë dhe administratës nga të korruptuarit, trafikantët dhe kriminelët. Ai hyri në strofkull jo vetëm për të qenë i mbrojtur, por edhe për të shërbyer për ata që e kanë mbajtur dhe ushqyer gjithë këto vite jo për vlera, virtyte, profesionalizëm, qytetari, por për arsyen e vetme se është një prej tyre, është një si ata dhe mund t'u japë mbrojtje.
Është më shumë se fat ajo çfarë Gjermeni përjetoi një ditë më parë. Jo vetëm se nuk kishte kush ta ndëshkonte, por ai kishte një shumicë të tërë të KLD-së që priste e mbledhur për ta votuar, për t'i dhënë imunitet, për ta garantuar. Nisur nga shumica e KLD-së pro tij dhe po të mos dinim se Sollaku është gjithnjë zemërgjerë me këtë kategori njerëzish, mund të justifikonim kryeprokurorin për vërtetimin që i dha Gjermenit, pasi kushdo mund të devijonte nga profesionalizmi dhe ndershmëria përballë një shumice të inkriminuar që kontrollon sot sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sinkronizimi i veprimeve të këtyre segmenteve mafioze në shtetin tonë na tregon se sa të thella i ka rrënjët krimi i organizuar dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë.
Duke parë se sa i mirëorganizuar është ky sistem i trashëguar nga qeverisja e socialistëve, vërtet nuk duam ta mendojmë dy herë hamendjen se kjo KLD nesër mund të zgjedhë edhe Aldo Baren në radhët e saj. Ai është një prej tyre që është në hall dhe ka nevojë për ndihmë.
Me aktin e fundit, KLD ka humbur çdo lloj autoriteti drejt të cilit shqiptarët mund të shohin për të garantuar reformimin e sistemit të drejtësisë dhe respektimin e të drejtës së tyre. Nëse duhet një reformë në drejtësi apo në institucione, ajo duhet të fillojë nga KLD. KLD ka kohë që nuk është më një institucion që përçon drejtësi, është një nga institucionet e pushtetit gjyqësor ku drejtësia, ligji dhe morali nuk përbëjnë standarte të funksionimit të saj. Institucione të tilla që shndërrohen dhe vihen haptas në shërbim të botës së errët të krimit, nuk i vlejnë shoqërisë. Nëse kjo bandë që kontrollon drejtësinë në Shqipëri nuk respekton kurrfarë ligji, neni apo paragrafi, përse u dashka që shoqëria shqiptare të kujdeset shumë për këto institucione që kanë kompromentuar modelet e njohura në Europë. Shumica që qeveris sot këtë vend, e cila e ka marrë mandatin jo vetëm për premtimet e saj, por edhe për nevojën jetike të shoqërisë shqiptare për t'u ndarë njëherë e mirë nga sisteme, institucione dhe praktika që i kanë grabitur dhe robëruar tetë vitet e fundit, duhet me kurajo të kërkojë modele që lejojnë ndarjen e shtetit nga krimi. Sa kohë që KLD ka Gjermenin dhe shumicën që zgjodhi Gjermenin, shoqëria jonë është vërtet në kërkim të një ombrelle të re institucionale në sistemin e drejtësisë që do të mbrojë qytetarët dhe garantojë reformat dhe integrimin e shpejtë të Shqipërisë në strukturat euroatlantike.
duhet patjeter nje ndryshim ne kushtetute.
psh te kemi president te zgedhur me vote e jo me muhabete sa tek dolce vita sa tek florida.
ky i zgedhuri me muhabete vendos edhe per gjykatat edhe per prokurorine.
me nje fjale parlamenti eshte mulli pa uje.
Krijoni Kontakt