Bibla juaj eshte e korruptuar!
vazhdim
3. Tė krishteret adhurojne tre perendi - dhe Perendia nuk ka bir
Triniteti ėshtė gjithmonė pengesa mė e madhe e pandryshueshme e myslimanėve ndaj Ungjillit dhe devijimi i shumė bisedimeve prej shumė ēėshtjeve produktive. Qė nė fillim duhet tė thuhet qė ėshtė vetėm njė qenie i cili plotėsisht mund tė kuptojė natyrėn e Perėndisė, dhe ky ėshtė Vetėvetja. Mirėpo nė Bibėl janė shumė informata pėr karakterin e tij trinor. Kurani ka gabuar nė portretizimin e Trinitetit si Maria dhe Jezusi si dy perėndi tė ndarė pėrveē Allahut:
O Jezus, biri i Marisė! Prej teje u ėshtė thėnė njerėzimit: Mė respektoni mua dhe nėnėn time si dy perėndi pėrveē Allahut? (sura 5:116); Si mundet Ai [Perėndia] tė ketė fėmijė, kur pėr Atė nuk kishte grua? (sura 6:101); Nė tė vėrtetė ata kishin dyshime i cili tha: Allahu ėshtė Mesia, biri i Marisė (sura 5:17);
Mė tej u dashtė tė largohet prej madhėshtisė sė jashtėzakonshme tė Tij qė Ai tė ketė bir (sura 4:17). Ky portretizim i krishterėve duke besuar se Perėndia e mori Marinė si gruan e tij dhe ajo dhe foshnja e tyre, Jezusi, u bėnė dy perėndi tė ndara ėshtė si njė ofenzivė pėr tė krishterėt ashtu edhe pėr myslimanėt, edhe pse ėshtė evidenca qė sektet heretike tė dėbuara nė Arabi ishin mėsuar nė kohėn e Muhamedit (e njohur si Mariamia apo Kolorodian). Fatkeqėsisht kur themi Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė, edhe pse ne nėnkuptojmė se Ai ėshtė Fjala e pakrijuar e pėrjetshme e Perėndisė, i barabart nė ēdo respekt dhe plotėsisht hyjnor, myslimanėt nė mendjen e tyre e dėgjojnė Perėndia kishte marrdhėnie seksuale me Marinė dhe ajo e lindi Jezusin. Ėshtė vitale tė mos u thuash qė Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė myslimanėve - kjo nuk e rrezikon ungjillin, pasi qė janė shumė mėnyra tė tjera tė afirmimit tė hyjnisė sė tij pa e pėrdorur pėrshtatjen por keqkuptimin e plotė tė frazės Bir i Perėndisė, siē do ta shohim mė poshtė.
Shenjat ndihmuese duke pėrfshirė surėn 2:177 i cili nė arabisht ibni-sabili e ka kuptimin biri i rrugėve por ėshtė i pėrkthyer si udhėtar- ashtu si Jezusi i cili nuk kuptohet si njė bir fizik i Perėndisė, kėshtu qė njė udhėtar nuk kuptohet si i atėsuar nga rruga, sura 85:22 ėshtė mbajtur nga shumica e myslimanėve (suni) qė nėnkuptohet se Kurani ėshtė i pakrijuar, ekziston me Perėndinė qė nga fillimi. Nėse fjala e Perėndisė Kurani ėshtė i pėrjetshėm dhe i pakrijuar, pse atėherė ėshtė problem qė Jezusi, Fjala e Perėndisė tė jetė i pėrjetshėm dhe i pakrijuar? Nė tė vėrtetė nuk mund tė jetė qė Fjala e Perėndisė tė mos ketė ekzistuar kurrė pasi qė nė brendėsi ėshtė njė pjesė e Perėndisė. Interesant, sura 4:171 thotė qė Jezusi ėshtė njė Fjalė prej Perėndisė dhe Shpirti i tij, edhe mė tutje Shpirti (nė arabisht Ruhim Minh) ėshtė identifikuar si thelbi i Vetė Perėndisė (sura 2:253 Ne e mbėshtetėm [Jezusin] me Shpirtin e shenjtė, 12:87, 58:22).
Nė Kuran Jezusi ka atribute tė cilat asnjė qenie njerėzore nuk mund ti ketė: Ai u lindė nga njė virgjėreshė (sura 21:91 - kush ishte babai i Jezusit duke u bazuar nė Kuran?) dhe ishte i pamėkat (sura 19:19). Si fėmijė ai i bėri zogjėt nga balta dhe u fryu jetė atyre, pra dhuntia e jetės ėshtė diēka qė vetėm Perėndia mund tė jep (sura 3:49 - kjo ndodhi nė fillim u shfaq nė ungjillin heretik tė Tomės nė shekullin e dytė pas vdekjes). Ai i shėronte njerėzit qė ishin tė lindur tė verbėr, i kuronte leprozėt dhe i ngriste tė vdekurit; Ai kishte njohuri se ēka kishte tė fshehur nė shtėpitė e njerėzve (sura 3:49). Ai kishte fuqi tė ndėrhynte (sura 3:45 - njėrin prej tyre e solli afėr Allahut) pra vetėm Perėndia mund tė ndėrhyjė (sura 39:44); Ai mund ti falte mėkatet (sura 61:12), dhe vetėm ai i dinte orėt e Gjykimit (sura 43:61)!
Njė mysliman mund tė pėrmend se nė Bibėl Jezusi asnjėherė saktėsishtė nuk ka thėnė qė Ai ėshtė Perėndi dhe nuk ka bėrė si Perėndi. Mirėpo, tė dhėnat janė prezantuar dhe ai i lejonte njerėzit ta formojnė mendimin e tyre. Bibla kategorikisht e mohon se ka mė shumė se njė Perėndi (Ligji i Pėrt. 6:4 ZOTI Perėndia yt ėshtė Njė - ky varg ėshtė theksuar nga Jezusi te Marku 12:29; shih po ashtu Jak. 2:19). Fjala hebreje nėnkuptohet si nė shumės, p.sh. ėshtė pėrdorur te Zbulesa 2:24 (dy do tė bėhen njė mish i vetėm). Perėndia flet nė shumės p.sh. Le ta krijojmė njeriun sipas imazhit tonė (Zbulesa 1:26) dhe nuk ka ne mbretėrojmė nė hebraisht. Te Zbulesa 1:2-3 ne i shohim tė tre Personat e Trinitetit nė veprim, Perėndinė, Fjalėn dhe Shpirtin, dhe te Mateu 28:19 emrin e Jezusit nė tė tre Personat.
Jezusi kishte fuqi jo vetėm pėr tė shėruar por edhe pėr ti falur mėkatet, dhe ne ende mėkatojmė kundėr Perėndisė, i cili ka autoritet pėr ti falur mėkatet pėrveē Perėndisė (Marku 2:7)? Kush tjetėr pėrveē Perėndisė mund tė kėrkojė qė dashuria e jonė pėr atė duhet tė jetė e jashtėzakonshme qė tė gjitha marrėdhėniet tona tė tjera tė duket si urrejtje nė krahasim (Luka 14:26)? Pasi qė Perėndia e bėri Sabatin, vetėm Perėndia mund tė jetė Zot i Sabatit, po ashtu Jezusi e pėrdori kėtė emėr pėr vetveten (Marku 2:28). Jezusi e kaloi gjykimin pėr fatin tonė tė pėrjetshėm (Mat. 25:32, Gjoni 5:22) dhe ėshtė me ne pėrgjithmonė (Mat. 28:20). Ai tha se ai ishte bari i mirė (Gjoni 10:11) po ashtu Perėndia ėshtė bariu ynė (Ps. 23:1). Ai ėshtė drita e botės (Gjoni 8:12) po ashtu Perėndia ėshtė drita dhe shpėtimi ynė (Ps. 27:1) Ai e zbatoi emrin e shenjtė Unė Jam tė Perėndisė (Eksodi 3:14) pėr Vetveten (Gjoni 8:58) dhe u gjuajt me gurė pėr blasfemi. Nė gjykimin e tij, kur u pyet nga prifti i lartė nėse ai ishte Biri i Perėndisė (njė titull mesianik, por jo titull qė vetvetiu proklamonte hyjni, sikurse Jezusi e vė nė pah te Gjoni 10:34-36), Jezusi u pėrgjegj, Unė jam. Dhe ju do ta shihni Birin e Njeriut tė ulur nė tė djathtėn e Pushtetit dhe duke ardhur me retė e qiellit. (Marku 14:62). Kjo ishte njė referencė e drejtėpėrdrej te Danieli 7:13-14, Birit tė Perėndisė tė cilit iu dha i tėrė autoriteti dhe tė gjithė njerėzit e adhurofshin atė. Kjo ishte njė deklaratė e qartė e hyjnisė qė ishte e mjaftueshme pėr dėnimin e Jezusit me vdekje. Edhe pse pėr myslimanėt ėshtė problem tė pranojnė qė Jezusi me tė vėrtetė ka vdekur (shih Pyetjet Vdekjeprurėse 5) aty nuk mund ta mohojnė qė Jezusi ishte dėnuar pėrfundimisht me vdekje.
Kur njė mysliman thotė nuk mund tė ketė Trinitet ai e kufizon Perėndinė, pasi qė Perėndia mund tė bėjė gjithēka (sura 5:17,19). Nė tė vėrtetė te sura 27:8 ne lexojmė qė Perėndia iu shfaq Moisiut nė njė shkurre duke u djegur (Eksodi 3:2). Nėse Perėndia e ul veten deri nė shfaqjen sikurse zjarr, sigurisht se ai mund ta pėrul veten qė tė shfaqet si njė njeri (Fil. 2:7) - pas tė gjithave, njė qenie njerėzore ėshtė shumė ma shumė se sa zjarri. Pastaj pyetja bėhet jo: Si mundet Perėndia tė bėhet njeri, por pse u bė Ai?
vazhdon-->
Krijoni Kontakt