Kur Perendia s’ka grua, atehere si na paska bir?
vazhdim
Jezusi dhe Adami
Muslimanët argumentojnë që Jezusi nuk është ndryshe nga Adami. Fakti është që megjithëse Jezusi dhe Adami erdhën në këtë botë në mënyrë të mrekullueshme, Jezusi ekzistonte përpara se të vinte këtu në tokë në formën njerzore. Ai tha, “Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.” Në një rast tjetër ai i pyeti judenjtë, “Ç’u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?” Ata i thanë: “i Davidit.” Ai u tha atyre: Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë: “Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t’i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua?” Në qoftëse Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?” Por asnjëri nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej..” (Mateu 22:41-45 krahaso me Psalmin 110:1). Në këtë mënyrë Jezusi tregoi superioritetin e tij përmbi paraardhësit e tij fizikë, që përfshijnë edhe Adamin.
Gjithashtu, tek Gjoni 1:1-3 thuhet, “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.” Pra, Jezusi ekzistonte përpara çdo krijese tjetër, dhe Bibla thotë që nëpërmjet Tij u krijuar gjithaçka që ekziston.
Sipas mësimeve biblike Jezusi është Adami i Dytë. Tek 1 e Korintasve lexojmë: “Kështu edhe është shkruar: ‘Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë; por Adami i fundit është Frymë që jep jetë. Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori. Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli. Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët. Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.”
Përfundimi
Si përfundim duhet të sqarojmë që muslimanët e kundërshtojnë idenë e Jezusit si Biri i Perëndisë për shumë arsye të tjera më të konsiderueshme, por në këtë artikull ne u munduam që të merreshim vetëm me keqinterpretimet dhe kritikën islamike në lidhje me idenë e birësisë biologjike të Jezusit. Ne pamë që bazat kuranore të kësaj kritike janë shumë të dobëta dhe të pajustifikuara biblikisht. Dhe si rezultat argumentat dhe kritikat e muslimanëve sot gjithashtu janë të pabaza dhe të pavërteta sipas Kuranit. Sidoqoftë, vendimin përfundimtar le ta marri vetë lexuesi.
FUND
toni77
Krijoni Kontakt