Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 190
  1. #51
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Jemi nje komb shume tolerant. Te gjithe na kan shaluar, rromaket, turqit, helenet, sllavet....
    Do e pyesja kete djalin ketu qe me sa e di tha qe eshte nga minoriteti grek ,se si do te ndodhte me nje shqiptar ne nje forum grek ,sikurse ai te vepronte keshtu sic ben ky ketu?
    Ky bile edhe me arrogance pyet se kush jane minoritaret ne Greqi!

    Shkolla e shkolla po punojne ne Shqiperi qe njeri sja ka idene se cka jane.
    Nuk ka asnje kontrolle se cka jane e as cka mesohet ne to.
    Une nuk jam kunder shkolles por duhet te dihet se ne teritor te kujte eshte dhe me cfare planprogrami punojne.

    Politikanet premtojne sa jane ne opozite, sa i hipin kalit keta e ndryshojne muhabetin.
    Mos po iu vjen era edhe nje here piramidave?
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 27-02-2006 më 09:15
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Postime
    22
    Ore tanhauser policanioti prap i fute hundet ti ore.Po ata dymilione arvanitas cfare i quan ti.Pse nuk hapi asnjehere shkolla shqipe greqia per ta por i la pa shkolla dhe tani kan harruar te flasin shqipen.Po ta thashe nje here keni gjetur dhe beni ju jevgjit e europes Po ata 200000 cam qe jane ne shqiperi pse nuk ua kthen tokat e marra greku.Me mire mos fol o trangull se te bie ere goja

  3. #53
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    ............. ah si nuk e kam nji grusht te ran, e ta zhduk greqine fare nga harta, ta zmadhoj nje qik detin mesdhe.
    Ergo cogito, ergo sum!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Çdokush duhet te mundohet t'i pergjigjet nje pyetjeje: A eshte kjo nisme thjeshte nje perpjekje e qeverise greke per te kontribuar ne fushen e arsimit dhe per t'i bere te mundur edukimin ne gjuhen amtare minoritetit te saj, apo nje perpjekje ne kuader te realizimit te se famshmes Megali IDEA? Nese eshte e para, athere nuk ka asgje te keqe- ne nje ane arsimi eshte diçka pozitive, dhe ne anen tjeter eshte e drejte e grekeve te Shqiperise te arsimohen ne gjuhen meme. Pergjigjen e kesaj pyetjeje duhet ta kerkojme me sinqeritet, nese pretendojme se me te vertete na intereson se ç'po ngjet atje. S'ka pse te perdoret kjo gje per te shitur patriotizem e per te share greket, megjithese nuk shoh asgje te keqe qe dikush te shohe me dyshim nje ngjarje te tille. Ka shume arsye per kete. Eshte fakt qe greket e duan Himaren dhe qe per nje pjese te mire te Jugut te Shqiperise kane pretendime. Dihet mire se si kane ndryshuar gjerat ne ato zona keto vitet e fundit dhe si vazhdojne te ndryshojne vazhdimisht.

    Personalisht them se koha do i sqaroje gjerat, ndaj s'dua te behem partiazn i flakte i njeres ane ose tjetres. Sidoqofte, edhe sikur te mendojme me te keqen, ate qe shumices ne FSH nuk i pelqen, te mendojme se kjo po behet me qellim greqizimin e jugut shqiptar, nuk duhet te bertasim e te çirremi si te marre por te shohim ç'nuk shkon me shqiptaret.
    E pare e punes, patriotizmi eshte ne maksimum, dhe eshte per te ardhur mire, por nese ky patriotizem eshte i sinqerte pse duhet te kemi frike? Une kam degjuar qe himariotet (pavaresisht nga ç'thote Albo se jane minoritar) jane shqiptar te flakte... E dyta, mendoj se ne shqiptaret jemi ne poziten e atij qe rrota i ka zene bishtin. Nuk fiton gje duke bertitur, duhet te besh ndonje gje per te levizur rroten. Te gjithe ankohen per emigrantet qe nuk kane shkolla shqip ne Greqi, por te mos harrojme se ata emigrante atje kane shkuar per faj te shqiptareve. Une po te isha grek do thoja, ose rrini sipas kushteve te mija ose shkoni ne Shqiperi, mos beni llafe. Nuk eshte nje sjellje shume korrekte, dhe ka edhe qendrime me njerezore, por tek e fundit e pranueshme. Shqiptaret le te ndertojne Shqiperine qe te mos kene nevoje te shkojne ne Greqi, keshtu do jene rehat. Gjithashtu, duhet ta proanojme se Shqiperia ka nevoje per Greqine per t'u futur ne BE, keshtu qe pranimi i kushteve te tyre eshte praktitkisht i detyrueshem. Heret a vone do ndodhte. Do doja te dija ç'do bente ndonjeri prej jush po te ishte Kryeminister i Shqiperise. Ja, ua them une: te njejten gje qe beri Berisha. Pra, mendoj se duhet bere autokritike per te pare çfare nuk shkon me ty, qe te kuptosh se pse i huaji ben ç'te doje.

    Nuk po them se greket jane te sinqerte ne çeshtjen e shkollave, perkundrazi ka standarte te dysfishta dhe hipokrizi, por ata e dine se ne nuk kemi takat t'u imponojme gje, ndersa ata bejen ç'te duan me ne, keshtu qe...Ata e dine mire kete, e kane kuptuar me koeh...vetem shqiptaret nuk duan ta kuptojne.



    ___________
    P.S. Me kan kenaq disa shkrime ketu te "patrioteve" qe akoma bejne lufte me otomoanet.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    07:00/27.02.06 - Shkolla greke ne Himare: Kendohet hymni grek dhe flamuri grek, qeveria shqiptare me dy qendrime, opozita pa qendrim


    Hapja e shkolles greke ne Himare eshte shoqeruar me disa reagime. Qeveria e Shqiperise ka reguar me dy menyra. Zevendesministri i integrimit Gajo ka deklaruar se hapja e shkolles shqipe eshte nje gje shume e mire per komunitetin sipas tij grek qe jeton ne Himare.
    Ndersa zevendesministri i energjitikes Bojaxhi eshte shprehur kundre saj dhe e ka konsideruar ate te paligjshme.
    Ndersa opozita shqiptare, PS, LSI, PSD deri tani ka heshtur lidhur me hapjen e kesaj shkolle.
    Ndersa hapja e shkolles ne Himare u shoqerua me hymnin grek dhe flamurin grek. Gjuha zyrtare ishte greqishtja.
    Ndersa zevendesministri grek u shpreh lidhur me hapjen e shkollave shqipe ne Greqi per mbi 600 mije shqiptare se ne te ardhmen mund te hapet ndonje shkolle shqipe.|||Lajme.Net|||

  6. #56
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Greqizimi i Himares pa dyshim perben deshtim te Historise tone Kombetare.... jo sepse do mesojne femijet greqisht atje por sepse dikur ter bregu i Jonit deri ne Peloponez banohej nga komunitete te dendura shqipfolese te cilat jo vetem qe jane zhdukur ne Greqi por po fillojne te zhduken edhe brenda Shqiperise! Dhe keto nuk i ka shkruajtur as Cabeji e as Konica i kane shkruajtur njerez me njohuri te gjera historike (lexoni psh. Alain Ducellier "Shqiptaret ne Greqi, shek 14-17").

    Personalisht kam nje fare prej'ardhje nga keto zona dhe i kam vizituar shpesh, qysh ne 1993 kur ende ne keto fshatra flitej Shqipja e deri me sot ku shikon nje tjeter pamje te ketyre fshatrave!

    Pra ajo shprehja, "shkollat greke ne Himare, duhej ishin hapur me kohe", ne 1990 dukej shprehje pa vend! (Do thosha se edhe sot eshte shprehje pa vend nese mendojme sesa pak nxenes kane mbetur ne Himare, megjithate kete e tejkalojme per hir te drejtes te cdo bashkie te ket shkollat e veta!)

    Sigurisht qe gjerat asnjehere nuk jane bardhe e zi, sepse mbase ne keto zona e ndjenin me shume te nevojshme ne ate kohe qe te perdornin me teper Shqipen sesa sot, mundet gjithashtu qe te ekzistonin ndjenja te brendeshme qe ne lirimin e sistemit u bene me te dukshme etj. etj. Por te gjitha keto pak me interesojne!

    Ajo qe me shqeteson me teper eshte mungesa e shtetit tone ne keto zona! Sepse akoma edhe nese ne nuk i quajme minoritare keta njerez de facto jane kthyer ne minoritare dhe perbejne nje vecanti nga shumica shqiptare.

    Pra eshte turp per ne te na vijne institucionet e Athines dhe te na ndertojne shkolla greke, te na paguajne mesuesit etj. etj., aq me keq kur behet fjale per arsimin e detyrueshem fillor! Pervec turp eshte edhe rrezik, deshtim dhe zhgenjim per nje komb qe lloj-lloj zarbosh shoviniste te vijne dhe te na i hapin keto shkolla (biles mbrapa shkolles greke te Korces fshehin kokat shoviniste si puna e Karaxaferit, Velopulos etj. qe jo vetem nuk ngurojne te shprehin cdolloj urrejtje kundra kombit tone por na dalin dhe na kerkojne zaptimin e Stambollit nga Greket apo na thone se holokausti eshte genjeshter apo se nazizmi i beri mire njerezimit)! Ja pra keshtu lloj tipash vijne e fusin hundet brenda ne Shqiperi, dhe ne i mirpresim!

    Pra deshtimi me i madh i politikes shqiptare eshte se duke e tjakalur problemin i lejoi te tjereve qe te luajne rolin e ndermjetesuesit midis shtetit dhe minoritetit! Po eshte logjike kjo? Si eshte e mundur qe keta shtetas shqiptare per te drejtat e tyre te ankohen neper konsullatat greke apo neper keshillet europiane apo neper partite greke te cdo lloj ngjyre? Pra ky shteti jone cfare dreq shteti eshte kur gjithmone duhet t'ia kujtoj Athina te drejtat e ketyre shtetasve, cfare dreq shteti eshte ky qe i lejon te tjereve te na krijojne shtet brenda shtetit? Pse duhet qe te behet Omonia, PBDNJ apo kushdo tjeter monopolizues i te drejtave minoritare kur ne kete shtet kemi, teorikisht, institucione dhe organe demokratike si avokati i popullit, gjykata e larte, ministria e drejtesise, ministria e kultures etj.

    Pra ky eshte problemi me i madh i Tiranes qe i ka lejuar kujdo zarboje te monopolizoj te drejtat e minoritetit ne vend qe te gjej dialogun e hapur dhe te drejt per drejt me minoritetin. Sigurisht qe minoriteti duhet te ket te drejtat e veta per organizim social (Omonia) apo politik (PBDNJ) por shteti nuk duhet te zevendesoj minoritetin me disa degjenerata te politikes dhe korrupsionit qe edhe nga vet minoriteti jane te urryer!

    Pra te zbresi me shpesh kryeministri apo presidenti ne keto zona dhe mos presi vetem fushaten elektorale! Dhe nese ne ia arrijme vet qe ti perballojme keto probleme atehere e hedhim poshte cdo dialog me Greqine qe ka per synim te uli imazhin e vendit tone. Greqia midis minoritetit donte te na linte jashte nga Liga e Kombeve dhe nga OKB, midis minoritetit na zaptoi tokat gjate Luftes se Pare Ballkanike dhe gjate L1B dhe L2B dhe midis minoritetit po na len jashte inisiativave europiane. Dhe ne cfare bejme: fshihemi si miu! Ne vend qe ti tregojme Greqise Gjykatat Europiane per cdo padrejtesi qe na akuzon!

    E pra ceshtjet dypaleshe nuk zgjidhen me "mjete miqesore dypaleshe", qe na permendin ministrat e jashtem grek kur i referojme pronat e Cemeve! Perderisa Greqia e mban veten per shtet status quo dhe kaq vjet cirret qe problemet me Turqine duhet ti zgjidhin gjykatat... te njejten gje te bej edhe me Shqiperine!

    Nese Tirana e gjen fjalen e drejt per drejt me minoritetin nuk ka pse ti frikesohet Greqise dhe as gjykatave nderkombetare, se deri tani vet Greqia nuk do zgjidhje ligjore te ceshtjeve! Dhe nese ne hapim rrugen e zgjidhjes ligjore te problemeve dypaleshe vetem fitim do kemi, mund te fitojme te drejtat e Cameve dhe mund te fitojme edhe imazhin tone perballe Europes qe per vite me radhe Athina po e menderos (duke perdorur edhe politikanet tane te korruptuar)! Dhe nese ne e gjejme dialogun e hapur me minoritetin, jo me Dulen apo Papulian, ne nuk kemi pse ti frikesohemi nje zgjidhjeje ligjore! Dhe kush ka dyshim se ne keto Gjykatat Europiane do behen dallime pro Greqise ben gabim, sepse ne keto gjykata jane marre vendime kundra shteteve si Franca e Anglia e kush po llogarit me per Greqine (qe i eshte nxirre lista nga vendimet e Helsinkit per dallime kundra minoritareve te Greqise!).

    Pra me pak fjale... minoriteti eshte problem per faktin se Tirana nuk interesohet seriozisht dhe sepse Athina e perdor politikisht duke i bere vicklka Shqiperise ne lidhje me probleme te tjera qe asnje lidhje nuk kane me minoritetin, eshte problem gjithashtu se Greqia e perdor kundra ceshtjes came dhe keshtu i largohet zgjidhjes ligjore te problemit! Keshtu para ketyre manovrimeve greke, qe kaq shume po na kushtojne per nje shekull te tere, Tirana e ka per detyre te gjej dialogun me minoritetin, ti zgjidhi problemet dhe ti largohet dialogut te skrupullt te Athines dhe t'ia sqarojme ketyre zoterinjeve se duam zgjidhje ligjore!

    Dhe vetem keshtu do zgjidheshin me mire edhe problemet e minoritetit edhe problemet e Shqiperise!


    Tani.... nese ekziston ndonje idealist qe beson se Athina emancipohet me te vertet per minoritetin, le te shikoj se ku jane investimet me te medhaja te Athines ne Shqiperi dhe kundershtimet me te medha diplomatike dhe pastaj e kupton vet sesa i rruhet Athines per minoritetin! Gjithashtu minoritaret e ndergegjgjshem te Omonias mire do benin te kerkonin te drejtat e komunitetit te tyre (shumica) qe tani ndodhen ne Greqi ku iu mohoen te drejtat me te thjeshta (si e drejta e siguirse trupore qe policet e Athines pa asnjefare shkaku e shkelin, e drejta e personalitetit, e drejta e lirise, e drejta e nje gjykimi te drejte etj. etj.) dhe askush nuk flet!

    Gjithashtu konkluzioni i sperpermendur, se Greqia me te vertet nuk interesohet per Himaren (perderisa edhe ujesjellsin e Himares e bene firmat italiane!!!) duhet te na hapi njecik syte: Greqia nuk do bashkim me zonen minoritare (vetem ndonje anadollak grek do mendonte nje gje te tille), keto gjera kane kaluar tashme ne histori. Gjithashtu mos harrojme sesa te pavlefshme jane keto per Greqine kur nuk kane asgje dhe kur akoma edhe Epiri Jugor ka mbetur zona me e pazhvilluar e BE (nderkohe qe per Shqiperine kane vlere te madhe turistike)! Greqia do thjesht te kontrolloj gjithe Shqiperine kryesisht ekonomikisht sepse vetem ne Ballkanin e coptuar mundet Greqia te bej politike ekonomike! Gjithashtu perballe negociatave ballkanike Athina kerkon te ket fjale politike ne Tirane per te ndaluar fuqizimin e faktorit shqiptar ne Ballkan (aq me teper kur faktori shqiptar po fiton bonus ne SHBA dhe Gjermani!). Por qe te realzioj kete qellim Greqia duhet te ket edhe mbeshtetjen apo te perdori si vegel minoritetin qe keshtu do i lejoje te nderhyje ne punet e brendeshme shqiptare! Prandaj ne kete moment Greqia eshte edhe armik i autonomise se minoritetit sepse nese minoriteti behet autonom atehere nuk do ket fjalen qe gezon ne kete moment ne Kuvend. Greqia kerkon qe PBDNJ te jet forca e trete politike ne vend, ajo force qe nga vota e saj varet krijimi i qeverise. Ne dy fushatat e para elektorale te Shqiperise Greqia dhe PBDNJ pothuajse ja kishin arritur qellimit, por ne kete fushaten e fundit per shkak te percarjes se PS dhe per per shkak te percarjeve nderminoritare PBDNJ nuk eshte forca e trete!

    Pra edhe sfida me e madhe e Tiranes duhet te jet ulja e influences greke ne politiken tone!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Gjatë fjalës së tij, zv/ministri grek ka pohuar “Hapja e shkollës është një hap i parë i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian”.
    Nuk e dija qe gjuha me pershtatshme per ne BE na qenka greqishtja, me duhet te nderroj mendim pasi kisha menduar se ishte anglishtja...

    Nejse nese keto jane hapat e pare te Albanise drejt integrimit uroj qe hapat e mevonshem te jene me te rendeshishem si psh. hapja e ndonje universiteti grek andej nga Gjirokastra..Rrofte qeverija patriotike e Berishes!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #58
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga oev
    Erdhi me ne fund tan tani ose tam tami...

    Mik, kendej nga Europa, ku je dhe ti, se helbete Greqia eshte BE, minoritare quhen te gjithe ato grupe qe jane ne numer me te vogel, dmth ka nje shumice, ka dhe nje pakice, dhe nuk ka asnje rendesi fakti pse ato jane aty e pse jane pak.

    Ketu ka psh minoritet homoseksualesh, ke degjuar per kete ? Po minoritet te dukshem, ke degjuar ? E kane fjalen per minoritete per shkak te ngjyres se lekures, sepse shihen larg qe jane te zinj dhe quhen minoritet i dukshem. Minoritet i padukshem psh jane shqiptaret ketu, vishen mire dhe jane te bardhe.

    Dua te them or ti tan, qe edhe ato emigrantet quhen minoritare, sepse jane me pak sesa greket qe jane atje. Ok per kete ?

    Kurse per minoritare siç e kupton ti, mund te kete or tan, por puna eshte qe te dalesh e te kerkosh, te pakten ne libra. Po ka shtet ne Ballkan qe nuk ka minoritete te njeri-tjetrit brenda ? Dhe na doli keshtu Greqia qe vetem ajo nuk na paska ! Eh more tan, mire mire, bjeri tam-tamit...
    Ne radhe te pare, eshte Tannhauser se si ti nuk do te mar nje cifte e te ta le zogun pa pende keshtu dhe une nuk dua te ma lesh nick-un gjysem.

    Sa per emigrantet me thuaj nje shtet (te BE-se meqe u rreferove) qe kane te njejtat twe drejta me popullsite native (pra, te votojne, te vene ne ushtri dhe bla bla). Greqia nuk ka minoritete etnike dhe keshtu nuk detyrohet nga asnje ligj te njohi c'do lloj pakice. ne qofte se shqiptaret duan te hapin shkolla le te hapin, te interesohet shteti shqiptar dhe te hapin jo nje po dhjetra. Askush nuk e ndalon.

    Por emigrantet e Shqiperise jane me zgjedhjen e tyre ne ate shtet dhe nuk mund (ne asnje menyre) te behet krahasimi me minoritetin grek ne Shqiperi.

    Citim Postuar më parë nga atdhetari81
    Ore tanhauser policanioti prap i fute hundet ti ore.Po ata dymilione arvanitas cfare i quan ti.Pse nuk hapi asnjehere shkolla shqipe greqia per ta por i la pa shkolla dhe tani kan harruar te flasin shqipen.Po ta thashe nje here keni gjetur dhe beni ju jevgjit e europes Po ata 200000 cam qe jane ne shqiperi pse nuk ua kthen tokat e marra greku.Me mire mos fol o trangull se te bie ere goja
    Ata mer baloz nuk e konsideruan kurre veten shqiptar apo minoritar por grek qe ne vendosjen e shtetit te pare grek. Dhe numri i tyre egzakt nuk dihet por edhe dy milione qe mund te jene sot jane te perzier me greket dhe pasi kaluan nja 500 vjet qe iken nga Shqiperia. Nuk te arrin kjo ty qe ti besh greke?

    Citim Postuar më parë nga xeni
    apo nje perpjekje ne kuader te realizimit te se famshmes Megali IDEA?
    Kjo endra e 'megali ideas' riciklohet ne Shqiperi kot me kot sa per te frikesuar kalamqte. Kufijte e Shqiperise me Greqine (si kufij me BE dhe NATO) jane me te sigurtat dhe te palevizshme.

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Greqizimi i Himares pa dyshim perben deshtim te Historise tone Kombetare....
    C'fare thu mer Kryeplak? Gjithmone ka pasur Himara minoritare, ku e pe ti 'greqizimin'?

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kryeplak
    Plotesisht dakort me ty, ata jane abandonuar e greku ben ca te doj, e keta tanet jo vetem nuk levizin asgje, e bejne dicka , po u aprovojne dhe keto veprime te jashteligjshme vetem per ate karriken e vogel mbi lumin Shkumbin.

    Politika shqiptare, qe kurre nuk u ngrit mbi nivelin zero, ne keto 15 vjet, ka abandonuar jo vetem keto zona qe sulmohen nga ekstremi grek shovinist, po edhe ne e me gjere.

    Se gjerat jane te lidhura, po te interesoheshin ata, nuk do linde ky problem fare qe lindi ne 200, pra u krijua ne keto 10 vjet e shteti jone sberi asgje e aq me teper vene e i dhurojne shovinisteve keto gjera.

    Jo vetem i ka abandonuar, po shume ne Tirane, mediokra te shkalles se mbi maksimales qe eshte sot, pandejne qe shqiperia eshte unaza dhe blloku, e jugun e quajn grek, e madje nuk levizin as nje gje, qe dhe kjo shqiperi qe kemi eshte teper e vogel pas grabitjeve pa mas te tokave e shkombetarizimeve e asimilimeve nga te kater anet e shqiperise qe ngelen jashte kufirit.

    Politika shqiptare ne keto 15 vjet zboi ose detyroi te linin vendin, nga 1 milion te 1.5 milion emigrant shqiptar, gje qe se beri dote dhe Miloshevici me tanke e ushtri.

    Une jam nga jugu, minoriteti ka 15 vjet i eshte lene ekstremit grek, e atyre njerezve qe dhe ne greqi vet greket i konsiderojne si idjot e ekstremist.

    Kseta caktojne lideret e tij e gjithe levizjet, shteti shqiptar duhet te qe prezent aty, se jane qytetar te tij, kane kombesine greke po shume grek qe une i njoh jetojne ne athine e thone jemi nga shqiperia, se dhe per ta ka pasur nje racizem ne athine e greqi, plus nuk jane trajtuar keq ne shqiperi, sidomos ne gjirokaster kane pasur gjithe perparesite nga qytetari tjeter shqiptar.

    Njoh shume grek ne minoritet, qe i rine larg ketyre ekstremisteve e shovinisteve grek se e kuptojne se kerkojne ti manipulojne iderat e tyre ekstreme, e ne fund keta do ta vuajn se keta jetojne me shqiptaret perdite.

    Edhe kjo politike qe ka bere greku, dardha bishtin prapa e ka, do krijoj nje klime e nje atmosfere shume te keqe, sic po krijon per vet minoritetin ne shqiperi qe te jetojne me shqiptaret, e kjo do jap efektin e kundert nga ai qe ekstremistet ne greqi mendojne, e kjo dihet e eshte provuar ne shume vende, e kur kjo klime do jete konfliktuale e perhereshem kush do te jetoj ne si minoritet aty.

    Ne fund qe te dy krahet jane njelloj ne kete gje, se jane te deshtuar ne politike e te deshtuarit i merr ca te duash.

    Duhet te inkurajojme e mbeshtesim cdo veprim te cdo zyrtari qe akoma i vjen ne mendje se ka gjak shqiptar e po ben nje krim per shqiperine.

    Pra zv,minitrin Gjergj Bojaxhiu qe refuzoi kete ceremoni e nxorri qe ajo qe e paligjshme duke pa patur frik se riskon dhe veten nga perplasjet politke.

    Si Ilir Meta para disa vitesh qe refuzoi prere kerkesat greke per c'regjistrimin e shqiptareve e regjistrimin si donin ata [kjo ne kuptimin e veprimit nuk flas pe politik].
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 27-02-2006 më 12:37

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Ne radhe te pare, eshte Tannhauser se si ti nuk do te mar nje cifte e te ta le zogun pa pende keshtu dhe une nuk dua te ma lesh nick-un gjysem.
    Sa per emigrantet me thuaj nje shtet (te BE-se meqe u rreferove) qe kane te njejtat twe drejta me popullsite native (pra, te votojne, te vene ne ushtri dhe bla bla). Greqia nuk ka minoritete etnike dhe keshtu nuk detyrohet nga asnje ligj te njohi c'do lloj pakice. ne qofte se shqiptaret duan te hapin shkolla le te hapin, te interesohet shteti shqiptar dhe te hapin jo nje po dhjetra. Askush nuk e ndalon.
    Por emigrantet e Shqiperise jane me zgjedhjen e tyre ne ate shtet dhe nuk mund (ne asnje menyre) te behet krahasimi me minoritetin grek ne Shqiperi.
    Ata mer baloz nuk e konsideruan kurre veten shqiptar apo minoritar por grek qe ne vendosjen e shtetit te pare grek. Dhe numri i tyre egzakt nuk dihet por edhe dy milione qe mund te jene sot jane te perzier me greket dhe pasi kaluan nja 500 vjet qe iken nga Shqiperia. Nuk te arrin kjo ty qe ti besh greke?
    Kjo endra e 'megali ideas' riciklohet ne Shqiperi kot me kot sa per te frikesuar kalamqte. Kufijte e Shqiperise me Greqine (si kufij me BE dhe NATO) jane me te sigurtat dhe te palevizshme.
    C'fare thu mer Kryeplak? Gjithmone ka pasur Himara minoritare, ku e pe ti 'greqizimin'?

    Ske faj ti o Tannhauser nga minoriteti ne Dropull.
    Se ju zbuat Camet, e per 200 vjet shteti grek nuk njohu asnje shqiptar qe e zuri kufiri ne greqi e nuk hapi asnje shkolle shqipe aty, e ne ju mbajme ju me temena e na kerkoni dhe kondita.

    Hidhni gure mbi shqiperine, se eshte e dobet sot.
    Po neser kur peshorja do ndryshoj, se kjo eshte ligj i historise e nuk e ndalon dote, si do tja beni me kaq gure qe ne keni hedhur, se do tju vine pas.

    Se me radhe eshte ajo pune, ti e di shume mire ca ishit ju ne te shkuaren, e mos me fol pe antikitetin po gjysherit e stergjysherit tuaj i dini mire ca ishin e ca benin.

    Bota eshte me rota, ne kemi pjesen e keqe tani, po kjo te gezon se neser do jete pjesa tjeter, edhe ti duhet te mendohesh se neser ca do besh kur peshorja te ndryshoj, qe ka filluar qe tani.

    Qe dhe nje trim i madh, qe mundte gjithe boten, qyhej Miloshevic, po sot eshte ne kafaz!!??

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •