Close
Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 190
  1. #151
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Po mundohesha te gjeja fjalen e sakte per te perkufizuar me nje fjale te vetme situaten politike te Shqiperise. Pas leximit te disa prej postimeve e gjeta me ne fund: MYNXYRE (kush nuk di c'do te thote le te hape ate librin e madh te gjelber me kapak roze qe quhet FJALOR I GJUHES SE SOTME SHQIPE) .Dhemb te dashur shqiptare dhemb shume plaga qe historia na ka "taksur" duke pasur fqinje kaq te urryer; por me shume dhemb turpi! Turpi i ketij shkombetarizimi nuk kapercehet as me vere as me buke, madje as me premtime te rrema te nje "asocimi" me nje pjese te kontinentit ne te cilen vete gjendemi! Shkolla eshte edukim-thone mendejt e ndritura ketu! Po doemos kur keni shitur gjysmen e shpiriti (apo mos valle te terin, edhe me shume sec keni?) hiqeni edhe si te emancipuar! E pra te dashur shqip-foles (nuk mund t'iu drejtohem si bashkatdhetare fatmiresisht) dijeni se shkolla eshte vertete baza e edukimit! Prandaj pas revolucioneve e ndrrimeve te sistemeve politike mesuesit ishin te paret ata qe e pesonin. Sepse jane pikerisht mesuesit ata qe krahas gjeografise e historise kane te drejten morale te edukojne pollitikisht. ME thoni cfare do ti mesoje nje mesues grek , qe urren shqiptaret, disa femijeve qe as vete nuk dine c'jane, ne gjuhen greke per me teper? Mos do ti tregoje per luftrat shekullore te komit tone? Per historine e Skenderbeut? Do ti ushqeje dashuri e krenari per popullin shqiptar? Te mjeret ju per mendte qe keni e te mjeret ne qe rrime e ju leme te flisni! Dikush shtonte se ketu ka kolegje turke . Po vertet! Edhe ai gabim eshte por sido qe te vije puna me sa di une mgjth. nxenesit e kane te detyruar turqishten , ata prape mbeten shqiptare, e quajne veten shqiptare dhe politikat turke kane mese nje shekull qe nuk jane armiqesore ndaj nesh! Ketu ka edhe shkolla italiane e amerikane. Le te kete edhe spanjolle e suedeze them une! Vetem kurre e theksoj kurre mos pacim fattin e mjere te degjojme gjuhen e nje populli qe ka per te mbetur bastard e dhelper si ne kohet kur paten shkelqimin e tyre te vetem me nje hero virtyti i vetem i te cilit qe DINAKERIA!

  2. #152
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Eshte me e lehte per mua qe te injoroj driteshkurtesine dhe idiotesite e nje "nacionalizmi infantil" te shumeve prej jush, por do te beja nje gabim te madh po tu injoroja. Gabimi eshte qe do tu lija ne injorancen tuaj qe nuk arrini te shikoni dot me larg se ajo mendja juaj e vogel.

    Por para se te shkruaj per temen, dua tu nxjerr ne drite ate problemin e madh fare qe shprehin shkrimet tuaja: mosnjohjen e identitetit te vertetete kombetar shqiptar, qe ju shtyn qe ti jepni nje perkufizim te ri identitetit tone kombetar: "identiteti yne kombetar eshte gjithcka jo-greke, jo-sllave, jo-turke, jo-......." Pra nuk na thoni se cfare jemi, por na thoni se cfare nuk jemi. Fatkeqesisht, nuk ka ilac te castit per tu bere qe te kuptoni identitetin e vertete kombetar shqiptar, ate identitet qe na e kane lene amanet brezat ne shekuj, dhe jo ate identitet qe adoleshentet e shekullit te XXI shpikin ne mendjet e tyre te vogla.

    Ju hidheni perpjete per hapjen e nje shkolle ku mesohet greqisht krahas gjuhes shqipe ne Himare, sikur ububu na pushtoi Greqia, por harroni qe 20% e gjithe popullsise se Shqiperise, 20% e 3.5 milion banoreve, 1 ne pese shqiptare, jeton e punon ne Greqi si emigrante prej vitesh. Nuk kam degjuar ndonje "patriot" nga ju me lart te dali e te revoltohet per "asimilimin kulturor grek" te atyre 600 000 shqiptareve qe mendohet se punojne/jetojne ne Greqi? Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte fakti se produktet e shkollave te larta greke, qe marrin pjese ne kete forum dhe japin mendim per kete teme, hedhin idene e "asimilimit kulturor te Himares", kur vete keta jane ne zemren e shoqerise/shkollave greke prej vitesh, dhe jo ne bishtin e humbur te kalit me emrin Himare. Dhe per me teper, gati 80% e ju qe jepni mendim as nuk e dini ku bie Himara dhe cila eshte gjendja e saj demografike. Himara sot eshte nje fshat ne te cilin jetojne vetem pleq e plaka qe zgjohen nga gjumi vetem kur kamerat e televizioneve apo vizitoret nga Athina dhe Tirana kujtohen qe tu bejne nje vizite!

    Lereni Himaren rehat, lerini edhe pleqte e plakat e Himares ne hallet e tyre, lerini edhe qeverine shqiptare te beje punen e saj, pasi te jete per ju, ju vetem ne nje vrime i bini fyellit. Dhe ajo qe eshte me e keqja eshte ideja se i bini bukur!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-03-2006 më 01:09

  3. #153
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pa marr parasyshë se qka ngjet me Himarën tendencat për heneluzim dhe aneksim të një pjese të teritorit shqiptar nga ana e Greqisë është dhe mbetet synim i kahershëm i politikës greke.
    Sa i përket asaj se shum shqiptar punoin e jetoin në Greçi për kafshatën e gojës,kjo trgon se sa "të zot"kemi qenë në të kaluarën dhe jemi tani.
    Mjer ne për kokat tona çë kemi.
    -----------------------------------
    Shqiptarët e gjorë me koka të zbrazta e me këmbë të zbathura shkelin mbi tokën e vet prej floriri.
    Kjo thënje vlenë për të gjithë shqiptarët e trojeve etnike.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Grupi i auditimit zbardh pronësinë e objektit ku u ndërtua shkolla greke. Bollano ka gënjyer për pronësinë

    “Shkolla, pronë e Bashkisë dhe jo e Kishës”


    L. Çela

    Godina ku para dy javësh është përuruar hapja e shkollës greke i përket Bashkisë së Himarës dhe jo Kishës Ortodokse. Kryetari i Bashkisë, Bollano, ka deklaruar se godina i përket Kishës Ortodokse, por është pikërisht kontrolli i Ministrisë së Brendshme ai që hedh dritë mbi vërtetësinë e pronës së kësaj godine. Në bazë të dokumenteve të gjetura në Bashkinë e Himarës dhe nga verifikimi i evidencës kontabile të kësaj njësie të qeverisjes vendore, rezulton se godina pranë kishës në Himarë është pronë e bashkisë. Po kështu, ndërtesa është e evidentuar në aktivet e qëndrueshme të trupëzuara me vlerë të mbetur më datë 31.12.2005, prej 214 588 lekësh. Ndërsa për sa i përket investimit të kryer për rikonstruksionin e kësaj godine, grupi i auditimit ka vërtetuar akuzat e anëtarëve të këshillit bashkiak se askush nuk ka dijeni se sa është vlera e financuar dhe se nga kush erdhën paratë për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Në akt-verifikimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se “në zyrën e arkivës dhe të financës në Bashkisë Himarë nuk ekziston asnjë lloj dokumentacioni mbi këtë investim”. Ndërkohë që nga grupi i kontrolli bëhet me dije se nuk bëhet fjalë para të shpenzuara vetëm për rikonstruksionin e godinës, por edhe për objektin “Rruga e Kishës Himarë”. Edhe për këtë objekt nuk ka qoftë dhe informacionin më minimal mbi vlerën e objektit apo dhe financuesin e tyre. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Himarës ka deklaruar se këto objekte janë realizuar nga Kisha Ortodokse, ndërkohë që në bashkinë nuk ekziston asnjë lloj kontrate, situacion punimesh, preventiv, aktmarrëveshje apo dhe ndonjë dokument tjetër që të lejojë të kryhen këto investime. Ndërkohë, kryetari i këshillit bashkiak, Savo Prifti, ka akuzuar Bollanon për investime mafioze të rikonstruksionit të shkollës. “Kur jo vetëm ne, por askush në Himarë nuk ka as edhe informacionin më minimal se kush është financuesi i rikonstruksionit të shkollës dhe të ujësjellësit të Dhërmiut, po kështu dhe sa është vlera e tyre. Për mendimin tim, jemi përballë faktit të investimeve mafioze. Deri sa këto investime nuk janë të deklaruara dhe nuk ka qoftë edhe një copë letër që të vërtetojë lëvrimin e këtyre fondeve, nuk di se ç’emër mund të kenë tjetër këto investime”, -thotë Savo Prifti.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 16-03-2006 më 09:13
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Himarë, abuzime të rënda në investime publike

    Nuk ka asnjë dokument mbi projektet e realizuara gjatë vitit 2005 në Bashkinë e Himarës

    Himarë, abuzime të rënda në investime publike

    Kontrolli i Ministrisë së Brendshme: Nuk ekzistojnë dokumente mbi projektet e realizuara në Himarë

    Lindita Çela

    Kryetari i Bashkisë së Himarës ka abuzuar me fondet dhe ligjin mbi pushtetin vendor. Pikërisht në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e Ministrisë së Brendshme pas një kontrolli të ushtruar në Bashkinë e Himarës. Pothuajse të gjitha akuzuat e hedhura nga anëtarët e këshillit bashkiak mbi Vasil Bollanon janë vërtetuar nga grupi i kontrollit të Ministrisë së Brendshme. Në akt-procesverbalin e grupit të kontrollit të Ministrisë së Brendshme është shkruar e zeza mbi të bardhë, se një sërë projektesh janë zbatuar Himarë pa kaluar për miratim në këshillin bashkiak të këtij qyteti. Po kështu, në raport thuhet se shkeljet kryesore për projektet e realizuara janë se nuk ka dosje përkatëse. Më pas, si shkelje të rënda dhe me pasoja ekonomike janë renditur shkeljet e ligjit mbi prokurimet publike. Veç kësaj, krupi i kontrollit ka arritur në përfundimin se për pjesën më të madhe të projekteve nuk janë bërë likuidimet financiare për projektet zbatuara në Himarë. Po sipas kontrollit të Ministrisë së Brendshme, dokumente të cilat disponohen nga gazeta, nga ana e Bashkisë së Himarës nuk janë kryer procedurat e prokurimit për pjesën më të madhe të projekteve të realizuara gjatë vitit 2005
    Kontrolli
    Në kohën që Vasil Bollano organizon përurimin e shkollës greke, një grup ekspertësh të Ministrisë së Brendshme, sapo kishte përfunduar kontrollin e aktivitetit të Bashkisë së Himarës për vitin 2005. Grupi i auditimit të Ministrisë së Brendshme ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore dhe financiare në Bashkinë e Himarës dhe kjo vetëm për blerjet dhe prokurimet e bëra nga kjo bashki në vitin 2005. Nga dosja e projekteve të kontrolluara ka rezultuar se në asnjërën prej tyre nuk janë kryer procedurat e prokurimeve si dhe në bashki nuk ka asnjë doje për këto investime. Po kështu nuk janë bërë as likuidimet financiare, çka do të thotë se askush zyrtarisht nuk ka idenë se sa para janë hedhur apo janë harxhuara në projektet që janë realizuar në zonën e Himarës. Po kështu, nga kontrolli i ushtruar rezulton se për tre projekte të investuara në territorin e Himarës gjatë vitit të kaluar nuk ka situacione përfundimtare për vlerat e investimit të kryera si dhe nuk ka as edhe një kontratë apo marrëveshje mes investitorëve dhe Bashkisë së Himarës. Po kështu kontrolli ka konstatuar se për projektet e investuara nuk janë të deklaruara vlerat e investimit, si dhe nuk ekzistojnë preventivat. Shkeljet e konstatuara nga grupi i auditimit të ministrisë së Brendshme janë pikërisht akuzat që anëtarët e këshillit bashkiak të Himarës kanë hedhur ndaj kryetarit të bashkisë. Savo Prifti, kryetari i këshillit bashkiak në Himarë, ka deklaruar se në këtë qytet ka investime mafioze dhe se askush prej anëtarëve të këshillit nuk ka qoftë informacionin më minimal mbi investimet e kryera dhe përdorimin e fondeve të akorduara për Bashkinë e Himarës.
    Abuzimet
    Në Bashkinë e Himarës jo vetëm që nuk ekziston asnjë dokument mbi investimet e kryera, por askush nuk ka idenë se vlerës financiare të projekteve, pasi nuk ekziston as preventivi më i rëndomte. Kështu për objektin “shpim i puseve të ujit Himarë”, grupi i kontrollit ka konstatuar se nga ana e Bashkisë së Himarës nuk janë kryer procedurat e prokurimit. Po kështu në zyrën e arkivës së kësaj bashkie nuk ka dosje për këtë investim si dhe nuk janë kryer likuidimet nga zyra e financës së bashkisë. Edhe nga verifikimet e bëra në degën e thesarit të rrethit Vlorë, ka rezultuar se nuk se nuk ka likuidime nga kjo qeverisje vendore për këtë investim të kryer në Himarë, vlerën e së cilit nuk e di askush. Në raport thuhet se kryetari i bashkisë, Vasil Bollano, ka deklaruar se projekti “Shpim i puseve të ujit Himarë”, është një investim i kryer nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë me fonde të akorduara nga Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit. Po sipas kontrollit, thuhet se ky investim është realizuar pa miratimin e këshillit bashkiak dhe kjo bie në kundërshtim me ligjin për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Po në të njëjtat kushte është realizuar edhe objekti “Tendat e qytetit Himarë” dhe objekti tjetër “Ujësjellësi i Dhërmiut”. Edhe në këto dy projekte nuk ekzistojnë dokumente që të përcaktojnë vlerat reale të objekteve. Po kështu, nuk ka një shkresë formale miratimi nga ana e këshillit bashkiak të Himarës për këto objekte. Në akt-verifikimin thuhet se në Bashkinë e Himarës nuk janë gjetur as edhe një dokument që të vërtetojnë kryerjen e procedurave të prokurimeve po kështu për realizimet tyre nuk ekziston as edhe një dosje. Kryetari i bashkisë për projektin “Tendat e qytetit Himarë”, ka deklaruar se është një investim i kryer nga biznesmenët e këtij qyteti. Ndërkohë që grupi i kontrollit nuk ka gjetur në Bashkinë e Himarës asnjë lloj kontrate me këto biznesmenë. Ndërsa për “Ujësjellësin e Dhërmiut”, Bollano është shprehur se është një investim i një organizate joqeveritare, por në Bashkinë e Himarës grupi i kontrollit nuk ka gjetur as edhe një lloj kontrate me ndonjë OJF. Po sipas grupit të auditimit, për këto projekte të realizuara në Bashkinë e Himarës nuk ka situacione përfundimtare për vlerën e investimeve të kryera dhe për shkeljet e konstatuara përgjegjësia bie mbi kryetarin e bashkisë, Vasil Bollano, dhe përgjegjësen e zyrës së financës, Lefteri Prifti.

    Prifti: Bollano nuk pranon të japë informacion

    Kontrolli i grupit të auditimit të Ministrisë së Brendshme s’ka bërë as më shumë dhe as më pak veç verifikimit të akuzave të anëtarëve të këshillit bashkiak të Himarës ndaj kryetarit të bashkisë, Vasil Bollano. Në ndryshim me deklaratat e tyre, në akt-verifikimin e grupit të auditimit është e shkruar e zeza mbi të bardhë të gjitha shkeljet legjislative të kryera nga Bollano. Pothuajse një pjesë e anëtarëve të këshillit bashkiak kanë deklaruar për “Shekullin”, se për investimet e kryera në Himarë askush nuk ka qoftë edhe informacionin minimal nga autoritetet vendore, sepse nuk ekziston qoftë dhe një dokument për të vërtetuar këto investime. Po në të njëjtin konkluzion ka dalë dhe grupi i auditimit i Ministrisë së Brendshme. Shkeljet e vërtetuara zyrtarisht i ka denoncuar publikisht edhe anëtari i këshillit bashkiak, Milo Petromilo. Sipas tij, projektet si ai i “Shpimit të puseve të ujit Himarë”, ai i “Tendave të qytetit”, i “Ujësjellësit në Dhërmi”, i “Rikonstruksionit të godinës së shkollës”, ai i “Rrugës së Kishës”, të realizuara gjatë vitit të kaluar jo vetëm që nuk iu dihet vlera financiare, po as edhe investitori i këtyre punëve. Petromilo ka akuzuar Bollanon për shpërdorim fondesh, madje edhe për shkelje të ligjit mbi pushtetin vendor. Po e njëjta akuzë është bërë edhe nga kryetari i këshillit bashkiak, Savo Prifit. Sipas tij, do të jetë kontrolli i Ministrisë së Brendshme që do të vërtetojë akuzat e anëtarëve të këshillit, ndërkohë që zyrtarisht asnjë prej këtyre anëtarëve nuk ka informacion mbi rezultatet përfundimtare të grupit të auditimit. “Nëse ne flasim vetëm nga ajo çfarë shohim dhe dëgjojmë këtu në Himarë, pasi z. Bolano nuk pranon të japë qoftë dhe informacionin më minimal. Do të jetë grupi i kontrollit ai që do të vërtetojë zyrtarisht akuzat tona”, - thotë Savo Prifti. Dhe në fakt, grupi i kontrollit të Ministrisë së Brendshme, nëpërmjet konkluzioneve të nxjerra, s’ka bërë gjë tjetër veçse ka zyrtarizuar akuzat e anëtarëve të këshillit bashkiak të Himarës për kryetarin e bashkisë, Vasil Bollano.


    Shekulli
    16/03/2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 16-03-2006 më 09:14
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    E Shtune, 06 Maj 2006


    QEVERIA, "OK" SHKOLLES GREKE NE HIMARE

    Dy muaj me pare u inagurua shkolla greke "Omiros" ne Himare. Keshilli i Ministrave e licencoi dje .Licencimi i shkolles vjen menjehere pas takimit qe kryeministri Berisha pati me homologun grek

    Markel Bejdo
    Qeveria ka licencuar dje shkollen ne gjuhen greke ne Himare. Ky vendim i qeverise vjen pas dy muajsh kur shkolla greke u inagurua ne pranine e zv/ministrit te Jashtem te qeverise greke, Stilionidhis. Licencimi i kesaj shkolle vjen menjehere pas takimit te kryeministrit Berisha me homologun e tij grek, Karamanlis.
    Keshtu, dje qeveria ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te nenit 44 te ligjit nr.7952, date 21.6.1995, "Per sistemin arsimor parauniversitar", te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Arsimit dhe Shkences, Keshilli i Ministrave ka vendosur dhenien e lejes per hapjen e institucionit arsimor, privat, parauniversitar, shkolle 9 vjecare, "Omiros", qe do te zhvilloje mesimin edhe ne gjuhen greke, ne qytetin e Himares.

    Per zbatimin e ketij vendimi eshte ngarkuar Ministria e Arsimit, e cila do te ndjeke te gjitha procedurat per zbatimin e procedurave ligjore per arsimimin, edukimin dhe formimin ne kete institucion. Pas inagurimit te shkolles greke ne Himare, me 27 shkurt te ketij viti, Ministria e Arsimit me nje qendrim zyrtar te saj beri te ditur se autoritetet perkatese nuk kishin marre lejen nga ministria per hapjen e kesaj shkolle. Nje qendrim i tille erdhi pas disa perplasjesh te perfaqesuesve te qeverise shqiptare gjate ketij inagurimi.

    Perplasja
    Ne ceremonine e inagurimit te shkolles greke ne Himare, si perfaqesues te qeverise shqiptare ishin caktuar zv/ministri i Energjetikes, Gjergj Bojaxhiu, si dhe zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo. Por nderkohe, Bojaxhiu nuk ka marre pjese ne ceremonine e parashikuar pas informimit se Keshilli Bashkiak i Himares nuk e kishte miratuar kete shkolle.

    Nderkohe, zv/ministri i Integrimit, Gajo, ka qendruar ne ceremoni dhe ka pohuar se shkolla greke eshte e aprovuar nga shteti shqiptar dhe se hapja e saj eshte nje gje shume e mire per komunitetin e Himares.

    KJ

  7. #157
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Qeveri plerash.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    13
    si mund te ma shpjegoni qe per kete teme .flasin emra te tille si: sabriu,abdiu,ramiu.novruzi,sulejmani,osmani,sullta ni,xhaferi,pejkamberi,omeri etj.dhe nuk flasin asili,kristo,thoma,kozma,jani,niko,etj,etj qe jane nga keto zona por me siguri te paret qe permenda jane me trimadhe me patriota ha ha.

  9. #159
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Problemi nuk qendron te Greket qe hapen nje shkolle Greke ne Himare por problemi qendron te ne. Nese greket duan te hapin shkolla ketu te ne le te hapin nese kane para per te derdhur dhe studente qe do te shkojne ne keto shkolla. Problemi eshte se ne si shqiptare nuk bejme asgje te hapim shkolla shqipe ne Greqi, ne kemi rreth 1 milione shqiptare atje, pse nuk bejme disa shkolla shqipe?
    Ne shajme te tjeret se po na asimilojne, po ne cfare po bejme vete per t'u mos asimiluar? Nese ti je shqiptar tamam edhe sikur 1000 shkolla greke te kete ne Shqiperi ti nuk shkon te ato shkolla por shkon te shkollat shqiptare.PO sa shkolla shqiptare ka ne Greqi?
    PO ne Turqi ku sipas disa studiuesve ka rreth 2 milione shqiptare?
    Pse kerkojme fajin te te tjeret por jo te ne?
    Ne jemi shtet demokratik dhe nese dikush, le te themi nga Burkina Faso, kerkon te hape nje shkolle dhe ka parate per te investuar, atehere le ta hape. Por kur nuk ka asnje student ne ate shkolle a na prish shume pune neve?

  10. #160
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Qeveri plerash.
    Prit dhe disa kohe sa te forcoje shtetin nuk duam prape prifterinjte ortodokse te ngrejne firma piramidale megjithese vendin e tyre do ta zejne bankat greke.

    Rryma antigreke per shtetin shqiptar ne kete moment nuk eshte strategji e sakte sipas te djathtes.Fuqizim pastaj ne hale te shkojne te gjithe minoritet e shitura per nje kacidhe greke.

Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •