Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 190
  1. #131
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Di raste shume interesante me himariotet.Kam njohur nje himariot qe shqiptareve ju thoshte se eshte grek, ndersa grekeve ju mburrej se eshte shqiptar.

    Mendoj se kjo ceshtje nuk eshte midis Greqise dhe Shqiperise ,por nje ballafaqim midis ortodoksise dhe myslymanizmit.Shteti grek rreket te perfitoje nga gjema qe ju ka rene mbi krye shqiptareve, ekzistencen e feve te ndryshme.Myslymanizmi deshtoi ne orvatjen e tij per ti mbledhur te gjithe shqiptaret nen nje hiresi te vetme.Aty ku u takua ortodoksia (apo krishterimi !!) dhe myslymanizmi u ngjizen dhe linden kamikaze.Himariotet jane ca kamikaze ne vetvete.Kamikaze ndaj shpirtit te tyre ,ndaj origjines se tyre kombetare,ndaj shqiptarise se tyre.Aty ku ka me shume se nje fe, njeriu nuk beson asnjeren, sfidon zotin, perqafon djallin.Ateizmi i imponuar nga Enver Hoxha arriti ta zbuse sadopak kete fenomen, por varferia dhe skamja e trasheguar prej tij, ngjalli dhe rizgjoi kujtime te vjetra pleqsh,mite mesjetare te harruara,hakmarrje anadollake etj.Himara eshte vetem nje shkendije e nje zjarri qe mund te shihet kudo, ne Shqiperi por edhe ne Kosove.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 01-03-2006 më 15:26

  2. #132
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E ke gabim, Himarjotet nje dhe Mirditoret dy ishin nder te vetmit qe i ruajten me dhembe doket dhe fene e tyre. Kjo qe po ndodh tani eshte fenomen i vonet dhe eshte nje ekuacion qe ka shume me teper variabla se sa e paraqet ti apo shume te tjere(dmth orthodhoksia), dhe shume nga keto variabla jane akoma te panjohura. Por kryesorja do thoja une, qe u shkruajt dhe me siper nga disa te tjere eshte qe Himara eshte lene ne harrese totale nga qeveria. Ju do thoni shume jane lene ne harrese totale. Kjo eshte e vertete, ne periudhen post90 shume vende u lane ne harrese e cdo gje u perqendrua tek Tirana, por Himara nuk ka vuajtur vetem ne kete periudhe, por as ne periudhen e komunizmit nuk pati asnje investim. Eshte e vetmja krahine qe kur u be gati Akademia e Shkencave te botonte historiken e krahines, u dha urdher nga partia dhe nuk ju botua ky historik(dhe ne fakt Himara botimi i Akademise se Shkencave ka dalur tani per here te pare per publikun e gjere, kur gjerat po marrin rrugen e m....). Nderkohe qe minoritaret greke trajtoheshin me mire se Shqiptaret, ishin ne qeveri, ne kuvend(jane akoma ne te gjitha hallkat) ne parti kudo, Himarjotet quheshin greke. Aresyea tjeter pse Enveri i shpartalloi(dhe nuk ka qene i vetmi qe ka dash me i heq qafe, Shiko me siper qe edhe Ali Pasha deshte ti shfaroste sic beri me Sulin nje tjeter krahine heroike) eshte sepse Himarjotet nuk ju binden partise dhe nuk votuan fare ne zgjedhje por iken se e dinin se cdo i priste nen komunizem. Vizioni i Himares ishte pak a shume vizioni qe kishte dhe guvernatori i asaj kohe Kostantin Boshnjaku e njerez te shquar shqiptare qe kane studiuar jashte dhe erdhen qe ta ngrejne shqiperine, por u rrezuan nga nje mbetes klase. Kjo e kam thene erdhi per aresye se Himara ka qene autonome gjithmone, te pakten 500 vitet e fundit, qysh kur u shpall principate e Gjon Kastriotit e deri mbas revolucionit te 1821. Jugu ka qene gjithmone me i shkolluar(nuk dua te bej diskriminime prandaj po e shpjegoj dhe aresyen pse) sepse e kishte me kollaj te ikte ne itali e nga italia ne tere evropen, nderkohe qe veriu ka qene gjithmone i izoluar nga serbet dhe gjithmone ne lufte me ta per ekzistence. Nese qeveria nuk ja jep tokat Himarjoteve, duke qene se vetem ate gje kane, dhe greku i ben premtime, i mbyt me para, e me lloj lloj favoresh(shiko ckam shkruajtur me siper se ku fillluan keto favore) i con televizionet celulare etj, pra nuk i len 200 vjet mbrapa, normale qe dhe ata duke qene se jane mesuar ndryshe nga te tjeret, dhe kane patur gjithmone autonomi te brendeshme, bejne traplliqe te tilla dhe sic e the dhe vete kendej mburren me grekun qe jan shqiptar, e kendej mburren me shqiptarin qe jane greke. Nuk besoj se Himarjotet jane akoma ne fazen e krizes se identitetit me shume se ne fazen e teorise se bythes dhe te marrim cte mundemi, ashtu sic po shnderrohet pak a shume tere shqiperia me klasen politike qe kemi ketu e 70 vjet se pak a shume vazhdimesi eshte.
    Aresyet pse greku i do jane kryesisht historike... kush nuk do nje popull qe deri para pak viteshe akoma i thurrte kenge Pirros se Epirit, vecse ne shqip. Nuk ka popull ne Europe te kete ruajtur me kaq xhelozi rrenjet e veta, ne kuptimin qe t'i rrezatoj ato akoma ne folklor. Prandaj dhe Himarjotet nese vjen dita qe do vihen nen Greqine, do shperndahen lart e poshte neper ishuj ashtu sic ka ndodhur me arvanitet e Morese, qe te humbin sa me shpejte identitetin e tyre dhe ne, cdo lidhje historike qe mund te kemi me Epirin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 01-03-2006 më 15:45
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #133
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Politika eshte si nje loje shahu. Duhet te japesh qe te maresh.
    Kete kerkon te beje edhe Berisha. Greket do hapin me vone shume shkolla shqipe ne Greqi, perndryshe shkollat greke tek ne, perseri do mbyllen. Kjo varet nga ne.
    Ne do jemi me te fituar sepse ne Greqi ka shume shqiptare.

  4. #134
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Politika eshte si nje loje shahu. Duhet te japesh qe te maresh.
    Kete kerkon te beje edhe Berisha. Greket do hapin me vone shume shkolla shqipe ne Greqi, perndryshe shkollat greke tek ne, perseri do mbyllen. Kjo varet nga ne.
    Ne do jemi me te fituar sepse ne Greqi ka shume shqiptare.
    Oh kjo na qenka Politika!

    Habitem sa shume qeveria shqipatre ka besim ne Greqin!Apo eshte kjo vetem nje imagjinat se do haben dhe shkolla shqipe ne Greci?!!Mbaseeeee.

    Mua ajo qe po me habite tek ti eshte si do te jeni ju me te fituar se sa greqia?!!!
    U hap nje shkoll Greke ne Himar,ku u kendua himi Grek,,,Ku ndegjohen thirrjet se "Himara eshte e Greqis"&"Duam te bashkohem me Greqin"...e tje.Dhe nga ky konkluzion ti del se shqiperia do te dali ajo e fituara!!!

    Ti thua se perseri shkolla do mbyllet,,,,aman do zoti se sa kam dijeni une nga ajo qe lexova sot ajo shkolle eshte e ndertuar pa lejendertimi!

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Himara shqiptare dhe thirrjet për bashkim me Greqinë

    Himara shqiptare dhe thirrjet për bashkim me Greqinë

    Në Himarë u hap një shkollë e re, në të cilën do të flitet dhe do të mësohet greqisht. Deri këtu nuk ka asgjë të re apo ndonjë problem. Gjithçka duket si një kopjon libri. Edhe mbledhja e një tufe njerëzish në këtë oborrin e kësaj shkolle të re, apo shkuarja në të e kreut të bashkisë së Himarës, apo e të ftuarve të tjerë. Sërish asnjë problem. Por problem është kur për përurimin e këtij kulti të arsimit vjen një qeveritar i një shteti të huaj, i cili jo vetëm që nuk shkel në asnjë vend tjetër të Shqipërisë, por edhe fjalën e rastit në tubimin përurues e mban me nota të thella nacionaliste greke. Problem është kur shkon edhe një zëvendësministër shqiptar dhe, në një kohë kur as nuk është miratuar ligjërisht ngritja e këtij institucioni, e përuron dhe përqafohet “nxehtësisht” me kolegun e tij grek. Problemet këtu lindin sa një vargan.

    Pse një zëvendësministër grek?

    Në fakt është e çuditshmja ardhja e një zyrtari kaq të lartë të vendit fqinj thjesht për inaugurimin e një shkolle, e cila ende nuk dihet mirë në do të funksionojë apo jo. Mirëpo, parë në vazhdën e veprimeve më të fundit që vijnë nga pala greke, ky veprim duket se merr ngjyra dhe kuptime të tjera, e jo ato që deklaron qeveritari grek, apo ai shqiptar që e shoqëronte. Zv/ministri i Jashtëm grek, i quajtur Stilianidhis, i cili nuk mori as mundimin më të vogël që pas Himarës të shkelte dhe Tiranën zyrtare, e konsideron hapjen e shkollës greke në Himarë si një hap përpara i marrëdhënieve ndërmjet vendit tonë dhe Greqisë. Në fakt, hapja e një shkolle, dihet nga të gjithë që vetëm në marrëdhëniet bilaterale midis shteteve nuk ndikon. Shumë-shumë, një institucion shkollor, për më tepër i arsimit të ulët siç është ajo që u inaugurua në Himarë, mund të ndikojë në arsimimin disi të komunitetit të zonës dhe vetëm kaq. Nejse. Sipas tij, shkolla në Himarë ishte e domosdoshme për atë pjesë të minoritetit grek që flet këtë gjuhë për që nuk ka patur mundësi ta shkruajë atë. Në fakt zoti Stilianidhis, në këtë deklaratë shfaq hapur tendencën e tij negative ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pse? Thjesh, sepse ka afro pesëdhjetë vjet që kurrë minoritarëve grekë nuk i është mohuar e drejta e arsimimit. Përkundrazi, ata janë favorizuar thuajse në çdo rast të verifikuar, shumë më shumë se shqiptarët autoktonë, jo thjesht sepse nëpër zonat minoritare vazhdojnë të funksionojnë shkolla në gjuhën greke që nuk i kanë as 5-6 nxënës për klasë, por edhe në të drejtat e studimit nëpër shkollat e larta të Shqipërisë, ku ata janë shkolluar në cilindo fakultet që kanë dashur, duke diskriminuar në një mori rastesh nxënësit autoktonë shqiptarë. Greku Stilianidhis është shprehur shumë entuziast për hapjen e shkollës në Himarë por përsa i përket fëmijëve shqiptarë në Greqi, ai thotë se ende në qeverinë helene nuk është diskutuar hapja e një shkolle në gjuhën shqipe, edhe pse në Greqi jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh. Ai vetëm tha: “Qeveria ku unë bëj pjesë ndoshta në të ardhmen mund të diskutojë për hapjen e një shkolle shqipe. Për momentin jo”. E turpshme, apo jo?!

    Po zëvendësministri shqiptar çdo në një shkollë ende të palicensuar?

    Albert Gajo, zv/ministri i Integrimit, e ka konsideruar dje hapjen e shkollës greke në Himarë si një gjë shumë të rëndësishme dhe shumë të mirë për komunitetin. Duke e konsideruar të gjithë ceremoninë si një promovim i edukimit, ai ka pohuar se shkollat nuk mund të sjellin asgjë të keqe përveç gjërave të mira. Teorikisht dhe demagogjikisht z. Gajo ka të drejtë. Mirëpo z. Gajo fsheh shumë të arsye të tjera, si përshembull: Pse inaugurimi i një shkolle duhet të tërhiqte vëmendjen e vetë qeverisë greke që dërgoi këtu një nga zyrtarët e saj më të lartë? Unë jam i bindur se ky zëvendësministër i Jashtëm grek, nuk e ka haberin se çmund të ndodhë, përshembull, në shkollat periferike të Athinës, pa folur më tej për ato të Janinës, apo edhe Selanikut. Pse pikërisht ai erdhi në përurimin e një shkolle krejt periferike, pikërisht në Himarë? Kjo është një pikëpyetje që në fakt duhet të marrë një përgjigje. E njejta gjë vlen edhe për zyrtarin e lartë shqiptar. Pikëpyetja më e madhe është se çfarë mund ta lidhi Albert Gajon me komunitetin e Himarës. Kur e pa që erdhi në Himarë, pse nuk e shoqërojë zotërinë grek edhe në Tiranën zyrtare zoti Gajo? A i kërkoi vallë në takimin që pati me të edhe një shkollë për ato dhjetëra mijëra fëmijët shqiptarë që bredhin rrugëve të Greqisë gjysëm analfabetë, për të mos thënë krejtësisht analfabetë, aq sa kanë filluar të harrojnë edhe gjuhën shqipe? Në rast se nuk ia ka kërkuar ç‘deshi atëherë Albert Gajo në Himarë përkrah grekut Stilianidhis, plot buzëqeshje hipokrite?
    Shqiptarët provokohen edhe në vendet e shenjta të arsimit, Himara përçahet
    Edhe pse ishte planifikuar për të qenë thjesht një takim ceremonial, në mes të popullit për të përuruar shkollën e re në gjuhën greke, ende pa filluar mirë takimi i kapërceu caqet duke u shndërruar në një shfaqje të “patriotizmit helen” të një tufe njerëzish, që edhe përballë qeveritarit shqiptar, të ardhur enkas nga Tirana i ftuar nga kryebashkiaku i Himarës, nuk ngurruan të shfryjnë në klithma si “Rroftë Greqia”, “Himara është e Greqisë”. Ata nuk ngurruan as edhe të këndojnë himnin grek, në një vend që ka derdhur tonelata gjaku në mbrojtje të shqiptarizmës. Dhe qeveritari shqiptar buzëqeshte pa pikë kuptimi e as nuk guxoi që të paktën të këndohej edhe himni shqiptar, meqë “ende Himara është në Shqipëri”. Të paktën gjeografikisht. Pavarësisht se është mbytur nga flamujt dhe simbolet e tjera greke, dhe shqiptarët shqiptarë ende nuk guxojnë të marrin asnjë masë për rikthimin e normalitetit.

    Kjo interviste eshte marre nga botimi online i gazetes Sot(por s'ka vene kujt i eshte marre)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #136
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga Arcimedes
    Kshu e kshu punet. Mbas ja 10 vjetve jane hapur ndoshta ja 10 shkolla Greke ne Shqiperi dhe nje shkolle Shqiptare ne Athine. Mbas ja 20 vjetve jane hapur 50 shkolla Greke ne Shqiperi dhe 5 shkolla Shqiptare ne Greqi.

    Keshtu more djale i mire po te hapim shkolla Greke ne Shqiperi, keshtu mund te perfundoi dhe historia e ka vertetuar kete gje.
    Kjo qe keni shkruar me siper eshte teresisht histeri momentare. Nuk e di po pse ne Shqiptaret nuk i japim fare kredit vetes qe kemi mbijetuar ne Ballkan per mijera veta edhe e arritem pa asnje shkolle Shqipe. Shkollat Greke kane ekzistuar ne territorin e Rep. se Shqiperise ashtu sic kane ekzistuar ato Turke e Italiane dhe rezultati ka qene zero asimilim.

    Ajo cka kam konstatuar une eshte nje Helenizim i tre fshatrave te zones se Himares ne keto 200 vjet. Ato fshatra sot kane ngelur bosh. Vertete qe zona te tera arvanitase u Helenizuan pasi u gjenden nen Greqi po Helenizmi ne Shqiperi te Jugut nuk do te kete sikur Greku te hedhe edhe miliarda euro pasi eshte pjese e territorit te Shqiperise. Nqs Himara do mbushej me turiste Greke gjate veres atehere do shqetesohesha ndopakez po derisa aty te mesyjne Tiranasit cdo vere nuk ka nevoje te veme ujin ne zjarr.

    Ne Shqiptaret nqs dime nje gje ne kete jete eshte te mbijetojme. Greku ka marre pakes revansh per momentin por mos harro qe e kishim ne dikur per rreth 300 vjet packa se nen fezen e Turkut.

    Ne u jemi sulur Himarioteve a thua se ata po bejne ndonje gje ndryshe nga ata 600,000 Shqiptaret qe emigruan ne Shqiperi dhe jane kail te shesin nene e babe per nje cope dokument.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    E Enjte, 02 Mars 2006


    POLLO PER SHKOLLEN PRIVATE NE HIMARE

    Kryeministri, pro hapjes se kesaj shkolle
    Ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, eshte pronocuar per mediat ne lidhje me shkollen private ne Himare. Ai ka theksuar se “Nuk ka pse te trembet njeri nga nje shkolle normale. Nese duhet te trembemi apo me mire te them te jemi te kujdesshem, kete duhet ta bejme per ato gjera qe frymezojne percarje, urrejtje, dhe intolerance. Dhe shkolla private ne Himare qe une e kam miratuar dhe e kam propozuar para nje jave ne Keshillin e Ministrave, nuk mendoj se eshte e tille.

    Por kuptohet qe sipas ligjit shqiptar Keshilli i Ministrave eshte i vetmi qe ka te drejte te jape licence per keto lloj shkollash dhe mendoj qe do ta shqyrtoje kete kerkese ne nje nga mbledhjet e ardhshme dhe mendoj qe do te miratohet, sic e dini edhe kryeministri eshte shprehur publikisht ne favor te shkolles private ne Himare, e cila permban edhe greqishten ne programin e saj.” Ne fjalen e tij, ministri Pollo theksoi se
    “Jam i zhgenjyer nga deklaratat e disa politikaneve te opozites, por e gjej te pavend edhe menyren se si u soll nje pjese e shtypit me kete ceshtje. Nuk mund te duartrokas patriotizimin e flakes se kashtes dhe as emocionet driteshkurtra. Me duket e tepruar mania per te sensacionalizuar gjithcka dhe per te kerkuar gjilperen ne kashte edhe kur kuptohet qarte se ajo nuk e ka vendin aty.
    Vendime te tilla nuk jane te lehta, por ne to duhet te udhehiqemi nga parimet e vlerat tona.
    Jemi te gjithe dakord se himariotet jane shqiptare, por gjithashtu mund te biem dakord se ata ndryshe nga minoritaret e dropullit jane bilingue, jane dygjuhesh dhe flasin njelloj si shqipen, ashtu edhe greqishten dhe nderkohe qe ata gjuhen shqipe e mesojne dhe e kultivojne nga klasa e pare, ne arsimin baze, ne arsimin e mesem dhe eventualisht ne universitet, kjo nuk ndodh per gjuhen tjeter dhe nese komuniteti himariot apo nje pjese e tij do qe permes nje shkolle private, pra jo te financuar nga shteti, te kete elementet e kultivuar te gjuhes greke, ne menyre qe kur te shkoje nje dite ne Korfuz a Janine te dije te flase qarte apo te formuloje nje shkrese, kjo me duket nje kerkese e drejte”.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    ARKA E KUVENDIT DHE SHKOLLA E HIMARËS

    As Ahmet Zogu dhe as Enver Hoxha, megjithëse në kohëra të ndryshme janë quajtur diktatorë dhe ishin krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, nuk i lejuan shkollat greke në Shqipëri. Pikërisht për të mbyllur shkollat greke, Zogu bëri mbylljen edhe të shkollave amerikane në Shqipëri, ndërsa tani, pasuesit e tij, lënë të vijë, pa pyetur askënd dhe askurrë, njëfarë zëvendësministri grek i punëve të jashtme, që as nuk begenis të shkojë në takim me homologun e tij shqiptar, që injoron gjithçka që është shqipe, që dëgjon dhe brohorit parullat për Greqinë e Madhe, dhe zoti Berisha, po atë ditë, mjeshtërisht, sulmon opozitën dhe ndryshon rrjedhën e mendimit politik në Shqipëri.

    Shkruan : BEDRI ISLAMI

    Në të vërtetë, ajo që po ndodh prej disa ditësh në parlamentin shqiptar, ndoshta krejt mirë mund të përkufizohej me një thënie të rastësishme të drejtueses së emisionit të lajmeve në VizionPlus: "Për të qarë dhe për të qeshur".
    Mirëpo, thënë të drejtën, skena të tilla, sado mëshirëse deri në dhimbje, nuk janë as të parat dhe nuk do të jenë as të fundit në parlamentin shqiptar, në të cilin mungojnë shumë nga mendjet e frytshme të vendit tonë, e në të cilin janë shumë nga më të paarsyeshmit që mund të gjenden në politikën shqiptare. Duke qenë kështu, pra mes një zallamahie që sa vjen e rëndohet apo lehtësohet, personalisht nuk jam edhe aq shumë i tronditur. Ai stan, atë bulmet ka. Njerëzit mund të presin gjithçka prej "burrave" që ulen dhe zbresin shkallëve të parlamentit, mirëpo, po ashtu, gjithherë do të ndjehen të zhgënjyer.
    Pra, nuk jam i shqetësuar nga e gjithë kjo zallamahi. Kur në pasditen e së dielës, 26 shkurt, po përsëritej me forcë se pas disa çasteve do të kishte një konferencë shtypi të papritur, e po ashtu edhe të paplanifikuar, të kryeministrit të Shqipërisë, zotit Berisha, mendimi im i parë ishte në reagimin e tij të mundshëm ndaj faktit se diçka më shumë se njëqind kilometra larg selisë së tij dhe selisë së parlamentit, pa asnjë lloj licence dhe leje nga Këshillat e Rregullimit të Territorit, ishte ngritur edhe një shollë tjetër në gjuhën greke. Pra, një shkollë, në të cilën, ndoshta që javën e ardhshme, më shumë se njëqind e njëzet nxënës shqiptarë të Himarës, e nesër ndoshta edhe më shumë, do të bënin mësimet e tyre në gjuhën greke, do të ulnin kokat nën vërvëllimën e flamurëve grekë dhe, kjo është tepër e mundshme, më parë se të mësonin himnin kombëtar të vendit të tyre, do të mësonin atë të një vendi të huaj.
    Zoti Berisha nuk e bëri këtë. Në momentin e së vërtetës ai mjeshtërisht e delegoi gjithë lojën politike aty ku ai mendoi se ishte më e nxehtë, ku ishte më intriguese dhe gjithçka tjetër, pra gjithçka që kishte ndodhur pak orë më parë në Himarë, kaloi në murin e heshtjes.
    Ora e së të vërtetës për Shqipërinë ishte pikërisht ajo që do të thuhej dhe qëndrimi që do të mbahej ndaj përdhunimit të gjithçkaje shqipe në Himarë, ndaj thirrjeve në gjuhën helene për Greqinë dhe për bashkimin e Himarës me të, në proklamimin e të pavërtetës së himarjotët janë grekë dhe se jeta e tyre është e lidhur vetëm me shtetin grek, në faktin se një zëvendësministër i punëve të jashtme të Greqisë, që nga Athina, merr rrugën dhe vjen në këtë trevë për të përuruar një maskë dhe pas maskës një goditje të ashpër ndaj shtetit shqiptar.
    Berisha mjeshtërisht, kjo nuk i duhet pohuar, përmes akuzave, të sakta ose jo, por tepër të përsëritura dhe po ashtu tepër të gjykuara, solli në rendin e ditës disa nga emrat e kundërshtarëve të tij politikë, më aktivët në ditët e fundit, të cilët, meqë kam shumë kohë larguar nga Shqipëria, nuk e di nëse janë apo jo pjesë të bandave mafioze. E di mirë se, ashtu si po shkonin punët, në tetë vite të qeverisjes së majtë, galopi i korrupsionit ishte i ndjeshëm, por kjo nuk ishte as e re dhe as e papritur. Megjithëse jam larg dhe duke mos pasur ndoshta krejt informacionin e duhur, thuajse të gjitha ato që Berisha tha në konferencën e shtypit të së dielës ishin të njohura për mua, me përjashtim të akuzës ndaj zotit Klosi.
    E panjohura për mua ishte në faktin tjetër se, duke luajtur fshehtazi, shqiptarëve po u fshihen të vërteta të tjera, që janë njëqind herë më të mëdha dhe më me pasoja se sa zallamahitë e "plangprishëve të parlamentit". Deputetët, nëse do të kishin atë ndjenjë që thonë se e kanë, duhej të ndalin në mes të gjitha seancat e tjera dhe të shtronin para vetes dhe njerëzve që i kanë zgjedhur pyetjen se deri kur dhe deri kur do të shkojë shteti shqiptar me shkyrjen e portave të saj e në dobi të vërshimeve të ashpra nacionaliste panhelenike.
    Me dhjetëra herë, me akuza synimkëqija, janë akuzuar socialistët në pushtet, se duke bërë lojën e grekut, hapën portat e Shqipërisë. Nuk i marr në mbrojtje, të ishte për mua, si e kam thënë që në vitin 1991, në shkrimin tim "Rreziku tek porta", me grekët do të ishim fqinj, ndoshta edhe të mirë, por gjithsecili zot në vendin e tij.
    Tani, kur erdhën demokratikasit në pushtet, miqësia me helenët, shkoi edhe më larg. Prijatari i kësaj "miqësie" është zoti Berisha, i cili në takimet dypalëshe me kryeministrin grek, bëri aq shumë premtime, saqë nuk i ka bërë askush tjetër. Ai përsëriti edhe një herë lejimin e shkollave greke në çdo vend të Shqipërisë, dhe të parat vendime që nënshkroi ministri i sotëm i arsimit, janë ato për hapjen e dy shkollave greke, në Korçë dhe në Himarë. As Ahmet Zogu dhe as Enver Hoxha, megjithëse në kohëra të ndryshme janë quajtur diktatorë dhe ishin krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, nuk i lejuan shkollat greke në Shqipëri. Pikërisht për të mbyllur shkollat greke, Zogu bëri mbylljen edhe të shkollave amerikane në Shqipëri, ndërsa tani, pasuesit e tij, lënë të vijë, pa pyetur askënd dhe askurrë, një far zëvendësministri grek i punëve të jashtme, që as nuk begenis të shkojë në takim me homologun e tij shqiptar, që injoron gjithçka që është shqipe, që dëgjon dhe brohorit parullat për Greqinë e Madhe, dhe zoti Berisha, po atë ditë, mjeshtërisht, sulmon opozitën dhe ndryshon rrjedhën e mendimit politik në Shqipëri.
    Përse zoti Berisha deklaron në një emision TV se do të ishte ndoshta e arsyeshme të bëhej një regjistrim i ri i popullsisë, ku secili të dëshmonte vetë përkatësinë e tij kombëtare. Përse PD i rikthehet edhe një herë këtij propozimi të rrezikshëm, i cili, edhe para më shumë se 12 vitesh është shtruar prej tyre dhe është rrëzuar nga parlamenti, pas fjalës së argumentuar të zotit Baleta? Përse këta parlamentarë që zihen, me të drejtë ose pa të drejtë, nëse u bë votimi si donin të majtët apo si vendosën të djathtët, nuk u ndalën, të paktën për mirësi politike dhe të bënin një apel, jo edhe shumë të ashpër, sepse shumëve u mungon dinjiteti, kur shteti helen grabit pronat e çamëve. E dinë ata se çfarë do të kishte bërë shteti grek nëse një minoritari do i ishte marrë një copë toke, e dhënë me reformën e vitit 1946 dhe që ka qenë dikur pronë e Libohovitëve? Do të kishim në drejtimin e Shqipërisë dhjetëra deklarata, mbyllje kufijsh, dëbime masive, fshesa të hekurta dhe fshesa të gjakshme.
    Sot e gjithë ditën njerëzit merren me parlamentin, ndërsa ora e së vërtetës nuk është aty. Në parlament është ora e sharjeve, grindjeve, dhunës…ndërsa e vërteta është tek ajo që po luhet pas skenës së politikës së sotme, por nga vetë politikanët- humbja e dinjitetit kombëtar.
    Kur të kujtohemi, do të jemi të vonuar.

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Per mendimin tim s'ka nevoje te zgjatet me ky muahbet. Mjaft u ankuat. Nese jeni patriote e shqiptare te devotshem, shkoni ne Shqiperi edhe futjuni punes beni diçka.

  10. #140
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Aman mer se na cmendet me budallalliqe te gjithe. Mire ja u ka thene [xeni] kthehuni ne shqiperi edhe beni ju nje shkolle shqipe jo greke ne himare. Po mire nje pyetje per ju patriotet e greqise Pse nuk u ngritet e te akuzonit qeverine ne kohen kur kolegji turk u hap ne tirane apo kjo nuk ishte shitje e shqiperise ?


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •