Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 190
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2004
    Postime
    253

    "Ketu nuk eshte Greqi", te pakten akoma jo.

    "Kjo eshte nje detyre e shtetit shqiptar per ti deshmuar fqinjeve dhe botes se Shqiperia i respekton te gjitha te drejtat e minoriteteve ne vend dhe nuk i tregon me gisht e lufton, por i integron ata me te drejta te plota ne cdo sfere te jetes se vendit, qe nga shkollimi e deri ne nivelin me te larte te perfaqesimit ne qeverisjen e vendit."

    Po "fqinjet" cfare na kane deshmouar ne deri me sot? Pse sja u kerkon kete miqve te tu greko-europian.
    Nuk ja futka kot Abdi Baleta. Ja kishte premtuar Berisha grekve dhe ja plotesoje deshiren. E pastaj kush ja paska mohuar te drejtat. I gezojne dhe me teper sec duhet. Sot bertasin "Himara eshte greke" neser per dicka tjeter.
    Sa per gjuhen Shipe ne ate shkolle do kete rendesine e lendes se fiskultures ndoshta dhe me pak.

    Mendo sikur te kishte greke, qe te flisnin si kjo vajza e fundit ne vendin te tyre. Nuk do arrinte puna te qarqet nacionaliste se dhe femijet e filloreve do ta "mbysnin ne dru".
    Ne ate shkolle e me te tjera qe duan te hapin, do fillojne te pergatiten "kuadrot" e ardhshem qe do drejtojne kete vend.

    Apel. Nese kane ngelur akoma nacionaliste shqipetare ne Vlore, ti vene Zjarrin sa me pare.

  2. #42
    C'fare deshironi ju njerez ?!!!!!
    Shkolla per Shqipot ne greqi , jeni te ftohur te gjithe !
    E haruat kaq shpejt studendin shqiptar ne greqi qe i takonte me ligjin e atjeshem si nxenesi me i mire i shkolles te mbante flamurin grek ne parakalim dhe u be ceshtje dite ne te tera mediat dhe televizionet me kundershtime dhe diskutime teper te ''zjarta''!
    Deri sa me vdekje u kercenua femija dhe familja e tij nqs vertet ai deshironte te bente nje gje te tille !
    Hajd te mira dhe le te jemi te ndergjegjshem lidhur me situaten , dhelpra greke do beje cmos , do ti luaje te gjitha guret nen rogoz , por e ka te kote , evropa e njeh mire!
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  3. #43
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Nuk qaj hallin tani për një shkolle greke që u hap në Shqipëri, por qaj hallin se ky është vetëm fillimi i hapjes së shkollave të tjera greke, ngase synimet greke dihet cfarë janë dhe miratimet e qeverive shqiptare poashtu! Fundja duket se grekut edhe as që i duhen miratimet derisa asnjëherë nuk kanë hasur në kundërshtimet e qeverive shqiptare. Greku sillet në Shqipëri sikur të jetë në territorin e vet. Bashkësia e Himarës nuk paska miratuar hapjen e shkol¨¨es greke, por crëndësi ka kjom kur autoritetet greke tashmë sillen sikur Shqipëria të jetë teritor grek!
    Nuk jam kundër shkollave të askujt dhe as asaj greke, porse në këtë rast, derisa në Greqi nuk durojnë të flitet shqip as në rrugë (edhe pse atje jetojnë me miliona arvanitë apo shqiptarë të emigruar në kohë më të re), kur shqiptarët vriten për një flamur apo për një këngë në festë gëzimi, hapja e shkollës greke në Shqipëri, është më tepër se një provokim ndjenjash, është një hap politik me një qëllim të caktuar që shqiptarët kaherë e kanë ditur. Thash shqiptarët kaherë e kanë ditur e nuk thash për qeveritë:Alia, Nano, Berisha, Fino, Majko, Meta e sërish Berisha (futi të gjitha në një thes), të cilat ndoshta as sot nuk dijnë se c bëjnë apo c kanë bërë, por vazhdojnë të marrin" dhurata të danajve". Nuk është e cuditshme, të gjithë janë kuadro të një shkolle ku parësore është "internacionalizmi" dhe doemos "fqinjësia e mirë", qoftë edhe në dëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

    Shqipërisë nuk i duhen edhe shumë shkolla greke, ndoshta edhe ndonjë serbe, ndërsa një turke, më sa kamë lexuar, është hapur në Tiranë! "Mini ka kaluar për mustaqe"!

  4. #44
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Thumbs down Janina i perket Shqiperise

    E rrethuar me flamuj grekë dhe e shoqëruar nga thirrjet “Himara i përket Greqisë!”, është inauguruar dje hapja e shkollës së parë 9-vjeçare greke.

    Në prani të autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, të ardhur enkas për këtë ceremoni, është zyrtarizuar premtimi, se në shtator të këtij viti nxënësit minoritarë nga Himara dhe rrethinat e saj do të mësojnë në dy gjuhë, shqip dhe greqisht.
    Gjatë paradites së djeshme, qyteza e Himarës është mbushur nga qindra banorë të zonës dhe të ardhur nga emigracioni, të cilët mbanin në duar flamuj grekë. Rreth orës 13:00 në Portin e Sarandës ka mbërritur zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Stildhjanidhis, i cili në shoqërinë e ambasadorit grek Karkabasis ka vazhduar rrugën në qytezën bregdetare, ku ndodhej dhe zv.ministri shqiptar i Integrimit, Albert Gajo, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano etj. Në fillim të ceremonisë për hapjen e shkollës greke janë zhvilluar karnavale në sheshin kryesor të Himarës, të organizuara nga Shoqata e Gruas Himarjote për Integrim, në bashkëpunim me bashkinë. Një orë më vonë, përfaqësuesit e dy shteteve dhe qytetarët janë mbledhur para godinës dykatëshe, ku prej shtatorit do të nisë mësimi në gjuhën greke. Aktualisht, godina e shkollës me 9 klasa është e boshatisur, por gjatë muajve në vazhdim ajo do të pajisjet me materiale shkollore dhe mjete mësimore. Financimi për hapjen e kësaj shkolle është bërë nga ana e qeverisë greke dhe me kërkesë të organizatës “Homeri”, e cila mori miratimin e palës shqiptare. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në godinën e shkollës valëviteshin flamuj grekë, ndërsa në mes të kësaj turme dallohej një flamur i vetëm shqiptar. Banorët e Himarës kanë lëshuar disa herë thirrje, se “Himara i përket Greqisë!”, madje në fund të inaugurimit u dëgjua himni grek, i cili këndohej nga të gjithë të pranishmit. E gjithë ceremonia është mbyllur me një kokteil, ku është kënduar dhe vallëzuar me këngë dhe valle greke. Sipas të dhënave, shkolla është rikonstruktuar pas hapjes së parë të saj në vitin 1870. Më pas, në vitin 1945 është mbyllur nga pushteti i kaluar dhe për dhjetëra vite ka qenë e braktisur. Zv.ministri i Jashtëm grek ka udhëtuar më pas për në Vuno, ku ka takuar banorë të zonës për të diskutuar problemet që ata kanë. Banorët kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën e pajisjes me karta dhe dokumente të rregullta nga ana e autoriteteve greke, pasi, sipas tyre, ka shumë vonesa.




    http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe13/1.htm

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Unë personalisht nuk jam kundra hapjeve të shkollave greke ne Shqiperi, por nga ana tjetër duhet sa më parë të hapen shkolla shqiptare ne Greqi. Greket flasin vazhdimisht për të drejtat e njeriut, por ata harrojnë të drejtat e shqiptarëve ne Greqi. Në fakt, nuk e kanë aq fajin greket, por qeveria shqiptare qe nuk e kërkon një gjë të tillë.

    Është e palejueshme që fëmijët tanë të mos dinë të shkruajnë shqip. Ashtu si grekët kanë shkollat e tyre në Amerikë, Australi, Gjermani etj, kështu edhe ne duhet të kemi shkollat tona në Greqi. Në mos shkolla, të paktën mësime të gjuhës shqipe në shkollat egzistuese.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #46
    shtriga Maska e shtrigaa
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    kudo midis jush
    Postime
    290
    lenci mir thua ti po kujt ja thua.
    dhe kendej lart nga veriu qe ishte nje kurs shqip po behen gati ta presin se ska financim me.
    Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
    Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
    Jam_Ajo

  7. #47
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga Albo
    ka edhe minoritare shqiptare ne Greqi
    Cilet jane keta minoritare shqiptare ne Greqi? Mos quhen emigrantet minoritare?

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Postime
    22

    Hapet shkolla greke, Himara, thirrje për bashkim me Greqinë

    Gjatë ceremonisë së inaugurimit është folur vetëm greqisht dhe janë lëshuar parulla nacionaliste greke

    Hapet shkolla greke, Himara, thirrje për bashkim me Greqinë


    Lindita Çela

    HIMARË- Ajo që duhet të ishte thjesht një ceremoni e rëndomtë zyrtare që do të finalizohej me prerjen e një shiriti inaugurues është shndërruar dje në një miting elektoral të organizatës OMONIA në qytetin e Himarës. Thirrje antishqiptare si dhe parulla për bashkim me Greqinë, kanë qenë lajtmotivi kryesor i kësaj ceremonie. Ka qënë OMONIA dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Vasil Bollano, ata që kanë organizuar festë si dhe janë kujdesur që në të, të mos ketë pjesëmarrës të padëshiruar. Kështu jo çdo himariot ka guxuar dje të ngjitet në zonën e quajtur Himara Fshat, aty ku edhe u inaugurua shkolla nëtëvjecare. Kjo është shkolla e parë në gjuhën greke në Himarë qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, gëzimi për hapjen e shkollës në gjuhën greke është shuar menjëherë pasi të pranishmit kanë parë se kishin përballë vetëm një ndërtesë me katër mure por asnjë bangë apo send tjetër që të tregonte se bëhej fjalë për një shkollë. Të vetmet gjëra që tregonin se aty mund të bëhej një shkollë ishin disa libra të vjetër, në gjuhën greke, të cilët ishin hedhur në një prej korridoreve të ndërtesës. Kjo ishte shkolla që himariotët e inaguruan dje me hare këngë dhe parulla antishqiptare.
    ***
    Nën thirrjet “Rroftë Greqia”, “Himara është e Greqisë” si dhe duke kënduar himnin kombëtar grek, himariotët kanë pritur dje ardhjen e zv/ministrit të jashtëm të qeverisë greke, Stilionidhis në qytetin e tyre. Megjithëse festa në këtë qytet ka nisur pa zbardhur ende dita, zv/ministri grek ka mbërritur në vendin ku do të inaugurohej shkolla vetëm rreth orës 14 e 30 minuta. Ai ishte i shoqëruar në këtë ceremoni nga zëvëndës i integrimit, Albert Gajo, dhe nga një sërë diplomatësh grekë. Me të ardhur “miqtë” të pranishmit në ceremoni kanë gjetur edhe rastin për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Duke folur vetëm në gjuhën greke, banorët kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre ndaj shtetit shqiptar. Pas kësaj, gjithçka është shndërruar në një festë për ta. Kjo festë është shoqëruar me thirrje për bashkim të Himarës me Greqinë, edhe pse aty ndodhej edhe një përfaquesi i shtetit shqiptare. Situata progreke ka vazhduar përgjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit të shkollës së re ku nuk është folur as edhe një fjalë në gjuhën shqipe.
    ***
    Gjatë fjalës së tij, zv/ministri grek ka pohuar “Hapja e shkollës është një hap i parë i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian”. Zëvendësministri grek i konsideroi himariotët, duke iu drejtuar me fjalët “atdhetarë”, se ata janë një urë e bashkëpunimit të Shqipërisë me Greqinë dhe se hapja e kësaj shkolle, sipas tij, do të ndikojë në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ndërkohë, po kaq i lumtur për hapjen e shkollës në gjuhën greke ishte edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Sipas tij, pas 60 vjetësh, himariotët mundën të realizonin ëndrrën e tyre të mësimit në gjuhën amtare. Pas kësaj fjalie, Ballano nuk ka mundur që të japë detaje të tjera në lidhje me shkollën pasi ato nuk janë saktësuar ende. Ai nuk ka ditur që të shpjegojë se cili do të jetë profili i kësaj shkolle 9- vjeçare; sa nxënës do të hyjnë në të si dhe nëse në këtë shkollë do mësohet vetëm në greqisht apo edhe në gjuhë të tjera.

    Himara ndahet për ceremoninë e shkollës
    Ceremonia për inaugurimin e shkollës në gjuhën greke ka përçarë popullin e Himarës duke bërë që një pjesë e tij të mos shkojë. Këta banorë të Himarës kanë qëndruar larg festës dhe nuk kanë pasur guximin që të kundërshtojnë thirrjet antishqiptare të lëshuara në të. Një ndër këta njerëz është edhe Lefteri, i cili pothuajse që në mëngjes ka kundruar të gjithë panoramën pa guxuar të jetë pjesë e saj. Ai tregon se nuk është kundër hapjes së shkollave në gjuhë të huaja por ato duhet të jenë në gjuhë që vërtetë mund t’i shërbejnë të ardhmes së fëmijëve himariotë dhe jo në greqisht. Sipas tij, të gjithë fëmijët e Himarës dinë greqisht dhe nuk kanë nevojë që të bëjnë shkollë për këtë gjuhë. Të njëjtin mendim ka dhe një tjetër banor i Himarës, i cili duke qenë se është pjesë e strukturës së një partie shqiptare nuk dëshiron që të identifikohet. Ai shpjegon se mësimi i gjuhëve të huaja është kulturë por se kjo kulturë po trumbetohet ndryshe në qytetin e tij. Një përçarje është vënë re dje edhe ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë shqiptarë që duhet të ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Gjergj Bojaxhi, zv/ministri i Energjitikës, ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë ceremoni pasi e ka konsideruar shkollën greke si të jashtëligjshme. Ndërkohë, zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo, ka qëndruar në ceremoni dhe ka pohuar pas saj se shkolla greke është e aprovuar nga shteti shqiptar dhe se hapja e saj është një gjë shumë e mirë për komunitetin e Himarës.

  9. #49
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Erdhi me ne fund tan tani ose tam tami...

    Mik, kendej nga Europa, ku je dhe ti, se helbete Greqia eshte BE, minoritare quhen te gjithe ato grupe qe jane ne numer me te vogel, dmth ka nje shumice, ka dhe nje pakice, dhe nuk ka asnje rendesi fakti pse ato jane aty e pse jane pak.

    Ketu ka psh minoritet homoseksualesh, ke degjuar per kete ? Po minoritet te dukshem, ke degjuar ? E kane fjalen per minoritete per shkak te ngjyres se lekures, sepse shihen larg qe jane te zinj dhe quhen minoritet i dukshem. Minoritet i padukshem psh jane shqiptaret ketu, vishen mire dhe jane te bardhe.

    Dua te them or ti tan, qe edhe ato emigrantet quhen minoritare, sepse jane me pak sesa greket qe jane atje. Ok per kete ?

    Kurse per minoritare siç e kupton ti, mund te kete or tan, por puna eshte qe te dalesh e te kerkosh, te pakten ne libra. Po ka shtet ne Ballkan qe nuk ka minoritete te njeri-tjetrit brenda ? Dhe na doli keshtu Greqia qe vetem ajo nuk na paska ! Eh more tan, mire mire, bjeri tam-tamit...

  10. #50
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    ..ne greqi me duket se nuk ka shkolla shqipe, ato nukj lejohen mesa di une( arsyeja si gjithmone, na urrejne).
    tani a jemi budallenj ne rraca jone , apo jemi te paret qe po hedhim hap drejt solidaritetit dhe integrimit????????????
    kjo pyetje retorike
    Ergo cogito, ergo sum!

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •