Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 190
  1. #31
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ilirian, mos prish temen duke u kapur me gjera qe s'kane lidhje me temen. Pastaj habiteni ku u shkojne postimet. Ketu nuk po diskutohen shijet e njerit apo tjetrit ne zgjedhjen e pseudonimit ne forum. Ka tema te tilla nga PDG po je i interesuar.

    Oiseau, Makiaveli i pare dhe i fundit (i mirefillte dmth) ne historine shqiptare ka qene Gjergj Kastrioti.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Irritimi eshte kaq i madh se u hap shkolle greke ne Himare,apo se shteti yne ne kete 15-vjecar mbushur me emigrim rrugeve te Greqise nuk beri asnje perpjekje per te rene dakort te hapen shkolla shqipe ,per qindra-mijera shqiptare?
    uk eshte aspak problem hapja e shkolles greke ne Himare,perderisa paska edhe Korce e Tirane.
    Problem eshte mos hapja e shkollave shqipe ne Greqi.
    Aty te kerkoje shteti yne te drejtat e mijera shqiptareve si puna e Ramadanit dhe Pajtimit qe pershendeten "jasu" mes trenave dhe autobuzeve.Dhe femijeve greqisht u flasin dhe nga Agron vaprojne ei pagezoje Harallamb.
    Kolomb, po keto gjera, mendoj jane te lidhura.

    Po te qe interesuar politika jone, qe ka kapur peng shtetin, per te forcuar shkollen shqiptare ne shqiperi e ndalonte keto perpjekje te shovinisteve grek, do qe kujdesur dhe per jashte, dhe per edukimin e shqiptareve ne shtetet e tjera.

    Pra eshte e njejta shtys qe do regullonte te dyja e tani nuk eshte.

    Se nuk e cajne koken brenda Shqiperise, llogarite ta vrasin mendjen per ata jashte qe i kane nxjerre nga defteri, e qe vet nga mosqeverisja ne shqiperi kane prodhuar nga 1 -1.5 milion emigrant ne nje vend me 3.5 milion banor ne 15 vjet.

  3. #33
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nuk i vjen e keqja nga nje shkolle shqiperise. Shkolla vetem dije perhap. E keqja na vjen nga ata driteshkurter qe i sulen edhe shkolles me duf e urrejtje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Ilirian, mos prish temen duke u kapur me gjera qe s'kane lidhje me temen. Pastaj habiteni ku u shkojne postimet. Ketu nuk po diskutohen shijet e njerit apo tjetrit ne zgjedhjen e pseudonimit ne forum. Ka tema te tilla nga PDG po je i interesuar.
    Oiseau, Makiaveli i pare dhe i fundit (i mirefillte dmth) ne historine shqiptare ka qene Gjergj Kastrioti.
    Me vjen keq, tani vetem te mos shkruajm fare ne forum pastaj.
    Une ju referova emrit nje moment , po nga qe ajo e kapi e vazhdoi biseden ketu u hap ky muhabet.
    Dhe po te shikosh pse une per here te pare ju referova emrit te saj, qe se gjithe postimi i saj qe me etiketime personale per mua, gje qe une dhe pse ju referova si emer nuk i bera asnje etiketim ta ulja.

    Ja po e rive gjysmen e tij
    [Eshte gjynaf qe njerez te rritur (sipas ligjit) te bejne te tilla diskutime plot vrull pa pasur idene e atyre qe thone....]

    PS: Forumi Shqiptar ka regullat e tij e une kam shkruar brenda tyre, sa kohe qe komunikojme e sperdorim ofendime e fjale te ulta ca problemi ka, ndryshe nuk do ta mirnim mundimin te shkruanim se forumi i lire eshte.
    Po je moderatore duhet te na nxites te marim pjes e jo dekurajosh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 26-02-2006 më 21:38

  5. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Zv/ministri nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit duke e konsideruar shkollën si një objekt të jashtëligjshëm

    Shkolla greke, përplasje në qeveri

    Bojaxhiu: Shkolla greke është e jashtëligjshme

    Ened Janina

    TIRANË- Shkolla greke në Himarë është e jashtëligjshme dhe për pasojë zyrtarë të shtetit shqiptar nuk mund të marrin pjesë në inaugurimin e saj. Kjo është deklarata e bërë dje nga zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, në një televizion privat pasi ka braktisur inaugurimin e shkollës. Bojaxhiu është nisur nga Tirana për të marrë pjesë në këtë inaugurim por gjatë rrugës ka mësuar se Këshilli Bashkiak i Himarës nuk e kishte miratuar këtë shkollë. Gjithashtu edhe Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë nuk e ka miratuar rikonstruksionin e kësaj shkolle. “Unë nuk mund të merrja pjesë në një inaugurim të paligjshëm dhe për këtë arsye u largova”,- ka thënë dje Gjergj Bojaxhiu.
    Paraditen e djeshme, zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, është nisur nga Tirana për të marrë pjesë në inaugurimin e dy objekteve të reja në territorin e Bashkisë Himarë. Këto dy objekte janë një shkollë në Himarë ku mësimi do të bëhet në gjuhën greke si dhe një pompë e re uji në fshatin Dhërmi. Vajtja e zv/ministrit Bojaxhiu në Himarë ishte iniciuar nga një shkresë e dërguar disa kohë më parë në Ministrinë e Ekonomisë se në Shqipëri do të vinte zv/ministri grek i Punëve të Jashtme, Stilianidhis, për të inauguruar dy objektet e lartpërmendura. Teksa po shkonte në Himarë, Bojaxhiu ka kontaktuar me kreun e Këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, në lidhje me inaugurimet që do të bëheshin atje. Gjatë bisedës së kryer me Priftin ai ka mësuar se Këshilli Bashkiak i Himarës nuk ishte informuar aspak për këto dy inaugurime. Madje Këshilli Bashkiak nuk e kishte miratuar projektin për hapjen e shkollës greke në Himarë. Shoqata të huaja greke dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, kishin filluar procesin për hapjen e shkollës greke por ata nuk kishin gjetur mbështetjen e Këshillit Bashkiak. Gjatë votimit në lidhje me këtë çështje, Këshilli Bashkiak e kishte rrëzuar projektin për hapjen e shkollës greke. Ndërkohë në lidhje me këtë shkollë ishte shfaqur edhe një problem tjetër. Ajo do të hapej në një godinë ku më parë kishte qenë një shkollë shqiptare dhe kjo godinë i ishte nënshtruar një rikonstruksioni. Edhe rikonstruksioni i shkollës ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme pasi Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë nuk e kishte miratuar këtë gjë.
    Pasi është njohur me këto probleme zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu ka kërkuar një takim me homologun e tij grek. Ky takim do të zhvillohej në ambientet e Bashkisë së Himarës por është refuzuar nga kreu i këtij institucioni, Vasil Bollano. Ky i fundit nuk ka lejuar Bojaxhiun që të takohet me homologun grek në lidhje me këtë çështje. I gjendur përballë kësaj situate zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhiu, nuk ka marrë pjesë në inaugurim por është larguar. Edhe pse ishte nisur nga Tirana enkas për të marrë pjesë në këtë inaugurim Bojaxhiu është larguar pasi ai është i jashtëligjshëm. Pas këtij veprimi, zv/ministri ka shpjeguar se duke qenë se bëhej fjalë për një objekt të jashtëligjshëm ai nuk mund të inaugurohet nga një përfaqësues i shtetit shqiptar. “Meqenëse ndërtimi dhe funksioni i kësaj shkolle nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak si dhe nga KRRT-ja e Himarës, ajo është e paligjshme. Unë nuk mund të merrja pjesë në një inaugurim të paligjshëm”,- ka thënë dje Bojaxhiu.





    27/02/2006
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #36
    rrugaç Maska e misterioz
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Vendndodhja
    rrugeve
    Postime
    74
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ata kane cdo te drejte te kerkojne mesimin e gjuhes greke krahas asaj shqipe ne shkollen e tyre te re. Dhe kjo nuk perben aspak problem, problemi zanafillen e vete e ka ne mendjen e atyre qe duan tu mohojne minoriteteve te drejten e mesimit te gjuhes ametare, ose me keq, mohimin fare te ekzistences se tyre.

    Kjo eshte nje detyre e shtetit shqiptar per ti deshmuar fqinjeve dhe botes se Shqiperia i respekton te gjitha te drejtat e minoriteteve ne vend dhe nuk i tregon me gisht e lufton, por i integron ata me te drejta te plota ne cdo sfere te jetes se vendit, qe nga shkollimi e deri ne nivelin me te larte te perfaqesimit ne qeverisjen e vendit.
    Po te drejtat e çameve Albo kur do shikohen?????
    Po respektimi i te drejtave i te gjithe emigranteve shqiptare qe punojne ne Greqi.

    Lexoni pak nji pjese te artikullit tek "Koha Jone".
    Duke qenë se ishte një shkollë greke, gjatë ceremonisë është kënduar himni grek, i cili gjithashtu është shoqëruar edhe me reagime emocionale ku nga të pranishmit janë dëgjuar thirrje të tipit “Himara është greke”, “Duam të bashkohemi me Greqinë”


    Thone qe oreksi vjen duke ngrene.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Bie ideja e komunitetit pasi shkolla nuk eshte aprovuar nga perfaqesusit e tij ne bashki.
    Shekulli

    Gjatë ceremonisë së inaugurimit është folur vetëm greqisht dhe janë lëshuar parulla nacionaliste greke

    Hapet shkolla greke, Himara, thirrje për bashkim me Greqinë


    Lindita Çela

    HIMARË- Ajo që duhet të ishte thjesht një ceremoni e rëndomtë zyrtare që do të finalizohej me prerjen e një shiriti inaugurues është shndërruar dje në një miting elektoral të organizatës OMONIA në qytetin e Himarës. Thirrje antishqiptare si dhe parulla për bashkim me Greqinë, kanë qenë lajtmotivi kryesor i kësaj ceremonie. Ka qënë OMONIA dhe kryetari i bashkisë së qytetit, Vasil Bollano, ata që kanë organizuar festë si dhe janë kujdesur që në të, të mos ketë pjesëmarrës të padëshiruar. Kështu jo çdo himariot ka guxuar dje të ngjitet në zonën e quajtur Himara Fshat, aty ku edhe u inaugurua shkolla nëtëvjecare. Kjo është shkolla e parë në gjuhën greke në Himarë qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, gëzimi për hapjen e shkollës në gjuhën greke është shuar menjëherë pasi të pranishmit kanë parë se kishin përballë vetëm një ndërtesë me katër mure por asnjë bangë apo send tjetër që të tregonte se bëhej fjalë për një shkollë. Të vetmet gjëra që tregonin se aty mund të bëhej një shkollë ishin disa libra të vjetër, në gjuhën greke, të cilët ishin hedhur në një prej korridoreve të ndërtesës. Kjo ishte shkolla që himariotët e inaguruan dje me hare këngë dhe parulla antishqiptare.
    ***
    Nën thirrjet “Rroftë Greqia”, “Himara është e Greqisë” si dhe duke kënduar himnin kombëtar grek, himariotët kanë pritur dje ardhjen e zv/ministrit të jashtëm të qeverisë greke, Stilionidhis në qytetin e tyre. Megjithëse festa në këtë qytet ka nisur pa zbardhur ende dita, zv/ministri grek ka mbërritur në vendin ku do të inaugurohej shkolla vetëm rreth orës 14 e 30 minuta. Ai ishte i shoqëruar në këtë ceremoni nga zëvëndës i integrimit, Albert Gajo, dhe nga një sërë diplomatësh grekë. Me të ardhur “miqtë” të pranishmit në ceremoni kanë gjetur edhe rastin për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Duke folur vetëm në gjuhën greke, banorët kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre ndaj shtetit shqiptar. Pas kësaj, gjithçka është shndërruar në një festë për ta. Kjo festë është shoqëruar me thirrje për bashkim të Himarës me Greqinë, edhe pse aty ndodhej edhe një përfaquesi i shtetit shqiptare. Situata progreke ka vazhduar përgjatë gjithë ceremonisë së inaugurimit të shkollës së re ku nuk është folur as edhe një fjalë në gjuhën shqipe.
    ***
    Gjatë fjalës së tij, zv/ministri grek ka pohuar “Hapja e shkollës është një hap i parë i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian”. Zëvendësministri grek i konsideroi himariotët, duke iu drejtuar me fjalët “atdhetarë”, se ata janë një urë e bashkëpunimit të Shqipërisë me Greqinë dhe se hapja e kësaj shkolle, sipas tij, do të ndikojë në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ndërkohë, po kaq i lumtur për hapjen e shkollës në gjuhën greke ishte edhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Sipas tij, pas 60 vjetësh, himariotët mundën të realizonin ëndrrën e tyre të mësimit në gjuhën amtare. Pas kësaj fjalie, Ballano nuk ka mundur që të japë detaje të tjera në lidhje me shkollën pasi ato nuk janë saktësuar ende. Ai nuk ka ditur që të shpjegojë se cili do të jetë profili i kësaj shkolle 9- vjeçare; sa nxënës do të hyjnë në të si dhe nëse në këtë shkollë do mësohet vetëm në greqisht apo edhe në gjuhë të tjera.

    Himara ndahet për ceremoninë e shkollës
    Ceremonia për inaugurimin e shkollës në gjuhën greke ka përçarë popullin e Himarës duke bërë që një pjesë e tij të mos shkojë. Këta banorë të Himarës kanë qëndruar larg festës dhe nuk kanë pasur guximin që të kundërshtojnë thirrjet antishqiptare të lëshuara në të. Një ndër këta njerëz është edhe Lefteri, i cili pothuajse që në mëngjes ka kundruar të gjithë panoramën pa guxuar të jetë pjesë e saj. Ai tregon se nuk është kundër hapjes së shkollave në gjuhë të huaja por ato duhet të jenë në gjuhë që vërtetë mund t’i shërbejnë të ardhmes së fëmijëve himariotë dhe jo në greqisht. Sipas tij, të gjithë fëmijët e Himarës dinë greqisht dhe nuk kanë nevojë që të bëjnë shkollë për këtë gjuhë. Të njëjtin mendim ka dhe një tjetër banor i Himarës, i cili duke qenë se është pjesë e strukturës së një partie shqiptare nuk dëshiron që të identifikohet. Ai shpjegon se mësimi i gjuhëve të huaja është kulturë por se kjo kulturë po trumbetohet ndryshe në qytetin e tij. Një përçarje është vënë re dje edhe ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë shqiptarë që duhet të ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Gjergj Bojaxhi, zv/ministri i Energjitikës, ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë ceremoni pasi e ka konsideruar shkollën greke si të jashtëligjshme. Ndërkohë, zv/ministri i Integrimit, Albert Gajo, ka qëndruar në ceremoni dhe ka pohuar pas saj se shkolla greke është e aprovuar nga shteti shqiptar dhe se hapja e saj është një gjë shumë e mirë për komunitetin e Himarës.


    27/02/2006
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shikoni standartet e dyfishta, mungeses se moralit, qe na bejne neve po vete veprojne ndryshe, dhe dyfytyresine e ironine e zv.ministrit grek.

    Zv/ministri i Jashtëm grek pohon se hapja e shkollës në Himarë forcon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona

    Stilianidhis: S’është diskutuar hapja e shkollave shqipe në Greqi


    Shekulli

    Zv/ministri i Jashtëm grek, Stilianidhis, e konsideron hapjen e shkollës greke në Himarë si një hap përpara i marrëdhënieve ndërmjet vendit tonë dhe Greqisë. Sipas tij, shkolla në Himarë ishte e domosdoshme për atë pjesë të minoritetit grek që flet këtë gjuhë për që nuk ka patur mundësi ta shkruajë. Në një intervistë për “Shekullin” Stilianidhis është shprehur shumë entuziast për hapjen e shkollës ndërkohë që deklaron se ende në qeverinë helene nuk është diskutuar hapja e një shkolle në gjuhën shqipe, edhe pse në Greqi jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh.
    Zoti Stilianidhis, si e konsideroni hapjen e shkollës greke në Himarë?
    Unë e thashë edhe gjatë fjalës sime përballë banorëve himariotë se hapja e kësaj shkolle shënon një hap përpara në bashkëpunimin që ekziston ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Këtu jetonte një komunitet që deri më tani nuk ka patur mundësi të arsimohet në gjuhën që flet, ndërsa tashmë kjo gjë është bërë e mundur. Minoriteti grek në Shqipëri është një urë bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe me hapjen e kësaj shkolle është realizuar një prej ëndrrave më të mëdha të këtyre banorëve.
    A është diskutuar në qeverinë tuaj për hapjen e shkollave shqipe në greqi?
    Shteti që unë përfaqësoj ndjek një politikë të gjithëpërfshirjes së të gjithë popujve fqinjë që jetojnë tek ne. Po kështu ne kemi dhënë kontributin tonë për të ndihmuar në integrimin e popujve tanë fqinjë në familjen e madhe europiane. Ne jepi përpjekur të investojmë jo vetëm në ndërtimin e shkollave e kishave por edhe projekteve të tjera të rëndësishme dhe një prej tyre është ai i ujësjellësit. Deri më tani kemi investuar në ndërtimin e 30 shkollave dhe kjo jo vetëm në jug të shqipërisë por edhe në veri. Kjo është politika që ne ndjekim për të ndihmuar popujt tanë fqinjë në integrimin në familjen europiane
    Hapja e shkollave shqipe në Greqi, a është diskutuar?
    Unë thashë sot këtu se minoriteti grek në Shqipëri është një urë miqësie ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, po kështu janë edhe shqiptarët në Greqi. Deri më tani asnjë prej shqiptarëve që jetojnë në Greqi nuk iu është mohuar e drejta e shkollimit apo e ndjekjes së fakulteteve në vendin tonë. Kështu që edhe ata shqiptarë që jetojnë në Greqi japin kontributin e tyre në marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona.
    Po përsa i përket hapjes së një shkolle shqipe në Greqi a ekziston mundësia?
    Qeveria ku unë bëj pjesë ndoshta në të ardhmen mund të diskutojë për hapjen e një shkolle shqipe. Për momentin jo.

    27/02/2006
    KATEGORIA:

  9. #39
    shtriga Maska e shtrigaa
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    kudo midis jush
    Postime
    290
    Shkolla greke ne Himare duhej ishte hapur me kohe, jo sepse keshtu duan Tirana apo Athina, por se keshtu duan ata banore te Himares qe jane minoritare. Ata kane cdo te drejte te kerkojne mesimin e gjuhes greke krahas asaj shqipe ne shkollen e tyre te re. Dhe kjo nuk perben aspak problem, problemi zanafillen e vete e ka ne mendjen e atyre qe duan tu mohojne minoriteteve te drejten e mesimit te gjuhes ametare, ose me keq, mohimin fare te ekzistences se tyre.

    Jo vetem ne Himare, por ne cdo fshat minoritar te Shqiperise duhet te kete shkolla greke, per aq kohe sa keto shkolla nuk jane nje barre per shtetin shqiptar dhe financohen nga shteti grek dhe per aq kohe sa ne ato shkolla krahas greqishtes mesohet edhe shqipja. Kjo eshte nje detyre e shtetit shqiptar per ti deshmuar fqinjeve dhe botes se Shqiperia i respekton te gjitha te drejtat e minoriteteve ne vend dhe nuk i tregon me gisht e lufton, por i integron ata me te drejta te plota ne cdo sfere te jetes se vendit, qe nga shkollimi e deri ne nivelin me te larte te perfaqesimit ne qeverisjen e vendit.

    Cdo shkolle greke qe hapet ne Shqiperi, do te pasohet me hapjen e nje shkolle shqiptare ne Greqi. Sic ka minoritare greke ne Shqiperi, ka edhe minoritare shqiptare ne Greqi, dhe kur i krahason keto dy numra, numri i shqiptareve eshte disa here me i madh ne Greqi se sa i minoritetit grek ne Shqiperi. Sipas kesaj llogjike te thjeshte, pala shqiptare eshte disa here me e interesuar per shkollimin e atyre qindra mijerave emigranteve dhe femijeve ne gjuhen shqipe ne Greqi, se sa eshte pala greke per shkollimin e minoritareve te pakte qe kane ngelur ne token shqiptare.

    Hapja e shkollave greke ne Shqiperi dhe hapja e shkollave shqiptare ne Greqi eshte nje hap i madh ne permiresimin e maredhenieve midis dy popujve dhe kjo nuk do te kish ndodhur nese REALPOLITIKA e dy kryeministrave aktuale te te dy vendeve nuk do te kish zevendesuar politiken e emocioneve te rruges se nacionalisteve kokeboshe si ne Shqiperi edhe ne Greqi. Nese per nacionalistet greke/shqiptare minoritetet apo emigrantet jane nje "e keqe", per qeverite e te dy vendeve emigrantet dhe minoritet jane materialet e ngritjes se urave te miqesise midis dy popujve me te lashte te ballkanit.

    Pergezimet me te mira qeverive te dy vendeve pasi nuk eshte aspak e lehte te ndermarresh hapa te tilla kur perballesh me injorancen dhe ksenofobine e rruges ne te dy anet e kufirit.

    Albo

    Tani ngelet te hapen shkolla Shqipe ne Greqi. Po patem qeveri mase dikur do behet.
    Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
    Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
    Jam_Ajo

  10. #40
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shqiperi, perurohet shkolla greke ne Himare. Degjohen thirrje gjate ceremonise: Duam te bashkohemi me Greqine

    Ora: 16:15
    NGa Elona Mamushi


    HIMARE (26 Shkurt)- Perurohet ne Himare shkolla e re 9 vjecare greke. Shkolla u hap me fondet e qeverise greke dhe me kerkesen e organizates “Homeri”. Ne perurimin e kesaj shkolle ka marre pjese zv/ministri i jashtem grek, Stilianidhis dhe zv/ministri shqiptar i energjitikes, Gjergji Bojaxhi. Ne cermonine e zhvilluar u kendua himni grek nderkohe qe jane degjuar thirrje “Himara eshte greke”,” duam te bashkohemi me Greqine”, etj.

    Kjo shkolle eshte hapur me leje te ministrit te arsimit Genc Pollo, pas shqyrtimit te kerkeses se bere nga organizata “Homeri”. Ketu do të studiojnë rreth 120 nxënës dhe ku mësimet do të zhvillohen në dy gjuhë në shqip dhe greqisht. Shkolla eshte institucioni i pare arsimor në gjuhën helene pas shumë dekadash në këtë zonë. Pas perurimit te shkolles ne Himare, zv/ministri i Jashtem grek Stilianidhis eshte nisur per ne fshatin Dhermi per te peruruar nje ujesjelles te ndertuar me fonde te qeverise greke.

    Hapja e shkollë së Himarës vjen pas deklaratave të muajit tetor 2005 të ministrit të jashtëm Mustafaj, i cili u shpreh se nuk kishte asnjë problem për hapjen e institucioneve arsimore ne gjuhe te huaj, qoftë edhe në Himarë. Hapja e një shkolle në gjuhën greke në fshatrat e Himarës është një kërkesë e vjetër, kryesisht e PBDNJ dhe elektoratit të kësaj partie në këtë zonë.(/Balkanweb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •