Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 190
  1. #181
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    plazhist ato qe thua ti jane te verteta, por prapeseprape nese nje segment i popullsise tone ndjet ne identitet si grek ti je i detyruar si shtet demokratik te respektosh deshiren e tij dhe ta akomodosh kete deshire brenda mundesive, te pelqen apo ste pelqen. Diskutimi eshte ne rrafshin e se drejtes, jo ne rrafshin historik. Nuk i thua dot tjetrit pse ndjeheshn grek, apo homoseksual ti, por e respekton deshiren e qytetarit tend per sa kohe qe deshirat e tij nuk bien ndesh me kushtetuten. Kushtetuta eshte themeli i shtetit demokratik perendimor e jo paragjykimet popullore. Me kete qe po them nuk po mbroj greket por konceptin e lirise. Ne te njejtin gjykim nuk mund te thuash se 'nuk e hap shkollen greke sepse greku nuk ka hapur shkollen shqiptare'. Shkollen ne e hapim jo per inat apo kenaqesi te grekut por sepse keshtu e gjykojme te drejte dhe te ndershme ne.

  2. #182
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Himarjotet nuk ndihen grek. Ore ke shkuar ne Himare ndonjehere ti sic iki un vit per vit apo jo qe jam andeja ? Pse flet me kaq kopetenca. Nuk ndihet njeri grek atje, eshte nje grup i nxitur nga jashte, pjesa tjeter ESHTE LODHUR TE ANKOHET PER QEVERINE QE KA 60 vjet qe i ka lene pa drita, pa infrastrukture minimale, pa kanale televizive, pa PRONA(ata vetem ate menyre jetese kane te ngrejne ndonje hotel e te jetojne rehat) me tre kater gazeta te qelbura shqiptare qe shkojne atje disa here ne jave e kaq. Provo te jetosh ne ate realitet dhe e shef veten ti si ndihesh. Eshte ndryshe te jesh shqiptaro-amerikan dhe te ndihesh dhe shqiptar dhe amerikan ose vetem amerikan, dhe eshte ndryshe te jesh EMIGRANT NE VENDIN TEND sic jane Himarjotet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #183
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Jam dakort me hapjen e shkollave greke ne Shqiperi, vetem kur raporti i shkollave greke te jete i njejte me raportin e shkollave shqiptare ne Greqi ne krahasim me minoritetet perkatese. Nqs kane mbetur 50 mije greke te mirefillte ne Shqiperi, dhe kemi te pakten 500 mije shqiptare ne Greqi, (pa llogaritur arvanitasit e asimiluar) atehere i bie qe per cdo shkolle tek ne te kete 10 ne Greqi.

    Per me teper, nqs eshte e vertete se deklarata te tilla jane bere ne Himare (fatkeqesisht nuk kam akses te stacioneve shqiptare ketu) si psh: Himara eshte greke etj, vendosja e nje shkolle atje (e paligjshme nga ana e ndertimit mesa duket) nuk eshte nje objekt arsimor, por nje vegel politike e qarqeve ekstreme nacionaliste, te cilave te dyja qeverite duhet t'i shmangen. Jam pro te drejtave te minoriteteve, por zbatimi dhe respekti i ketyre te drejtave duhet te jete dypaleshe.
    Kuptohet, per shkak te realitetit ekonomik shqiptar, synimeve te te ardhmes per anetaresimin ne BE etj, marredheniet e mira me Greqine jane te rendesishme. Por pala shqiptare ne negociata duhet te ruaje dinjitetin e nje kombi mijevjecar dhe jo te zvarritet drejt qellimeve tona per te ardhmen. Ne nje skenar realpolitik te marredhenieve ne Ballkan, dreqi ta marre si nuk doli nje Makiavel Shqiptar?!
    Po ricitoj postimin tim ne faqet e para te kesaj teme. Dhe doja te shtoja dhe dicka tjeter. Sic kam thene dhe me lart, nje shkolle ne Himare nuk eshte fundi i botes. Per me teper, as qe mund ta shoh si kapitulim ndaj imperializmit kulturor sic eshte shprehur Qafiri, sepse kam aq besim dhe krenari ne kulturen shqiptare qe ka perballuar veshtiresi me te medha nder shekujsh sesa nje shkolle greke. Por e perseris dhe me siper, lojrat e disa qarqeve ekstreme, paaftesia e qeverise sone ne negociata te tilla, paaftesia e qeverise sone te per te mos qene ne gjendje te siguroje disa te drejta minimale shkollimi te shqiptareve ne Greqi, keto jane per mua problemet thelbesore, qe si rrjedhoje bejne qe nje institucion edukues te shihet me kaq urretje.

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2006
    Postime
    62
    Nuk do ti kundervehm asnjeri ose asnjeres nga sa lexova me larte .

    nuk thashe qe himariotet jan greker nuk e ber kete gabim por ne himare e ne zonat perrethe ka mos te themiqe ka ne te gjithe shqiprin.

    Ne as nje rradhe te shkrimit tim nuk kam thene qe te mos hapen shkolla greke kudo qe te jet e nevojshme por kjo duhet te jet reciproke nga te dyja palet njerez jane ata e njereze jemi ne.

    Nuk flas me ndjenjen e RACIZMIT nuk e kam e nuk ekam ndjere ndonjher por na e treguan vllezrit e motrat tona qe jetojne atje se cfar heqin atje flas per shqiptaret se keshtu u ndame ne .

    Cdo shqiptar qe eshte jashte e ka per KRENARI TE THOTE QE ESHTE SHQIPTAR ndersa ne greqi ndodhe e kunderta do thoni nuk ka mundesi.

    Te marrim rastin E VORIO EPIRIOTIT TE LINDUR NE TIRANE pirro dhima i shkolluar e i stervitur ne tirane e ne intervista te ndryshme nuk i tha vetes shqiptar qe para ca vitesh shteti i ndaloj hyrjen ne shqiperi,pastaj si vende demokratik qe jemi jju dha leja kur sollen eshtrat e sportistit ALEKSANDER KONDI.

    Ku ne nje kohe cdo sportist qe jep ne nje vende te huaje eshte krenar per vendin e tij nga qe te jet

    Kurse per dritat problem ka pasur e ka gjithe shqiperia ndersa per gazeten nuk munde te them gje se nuk kam qen ne pushtet per televizorin e mbanin ne stacione greke ......etj.........

  5. #185
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Per me teper, as qe mund ta shoh si kapitulim ndaj imperializmit kulturor sic eshte shprehur Qafiri, sepse kam aq besim dhe krenari ne kulturen shqiptare qe ka perballuar veshtiresi me te medha nder shekujsh sesa nje shkolle greke. .
    Une per bese s'kam asnje besim (por kam krenari) ne aftesine mbijetuese te 'kultures' shqiptare sidomos ne situaten e tanishme boterore. Shembuj humbje gjuhe nder shqiptare ke plot ne kufij (flas per poshte ne Greqi e siper ne Mal te zi e Serbi). E po te vijne brenda shtetit 'nacional' ...me duket shuplake fytyres. Nuk luhet vetem me interesat e disa katunareve Himarjote (aka 'mo t'bukrit e shpendve') ketu. Ceshtja eshte tejet filozofike.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #186
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    O shqiptare kerkojeni fajin te vetja juaj .....
    Ju shani pse hapen nje shkolle por nuk shikoni se me qindra vete qe kane punuar ne greqi e kur kthehen ne Shqiperi flasin greqisht me njeri-tjetrin dhe ne bare e lokale ne Shqiperi e Kosove degjon vetem muzike greke dhe kur u thua te te vene nje shqiptare te shohin shtrember......
    Pse askush nuk flet per kete fenomen por bertitni per nje shkolle greke?
    Shqiptaret po veteasimilohen, nuk besoj se po u thote ndonje grek qe te flasin greqisht edhe kur jane ne Tirane.....
    Pse nuk i shikoni gjerat sic jane?

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Cdo vend hap shkolla te krijoj qytetar te denje e te nevojshem per vendin e tij.......per te zhvilluar mbajtur e mbrojtur ate.

    Ne hapim shkolla......te krijojme grek[nga shqiptaret e abandonuar]....pra anti qytetar e anti shtetshqiptar e anti shqiptar........te krijojme luftetare te 'vorio epirit'...qe te luftojne shtetin tone ne njemije menyra per greqine e vorio epirin........pra mbjellim shkaterimin e konfliktin.

    E kur akoma shteti grek nuk ka hequr ligjin e luftes me ne, e kur ai akoma nuk pranon per 20 vjet [qe nga rivendosja e plote e mardhenieve] te shenoj kufirin me ne, e kur perdite nga te gjitha nivelet ne greqi degjon 'luften per vorio epirin'.

    Si ajo barsoleta qe tjetrin e hante luani e ai mendote mos jam ne ender! e me e keqia kur e le ate vete te vij e te haj??!!

    Duke qene nga Gjirokastra e njohur mire greket--------arsye e nderhyrjes greke-----eshte qe keta tanet---nuk thane nje JO DHE KAQ SI MAQEDONIA E VOGEL E AS SHTET---dhe e beri grekun te ulej qe dhe kishte te drejte per maqedonine----po kane 15 vjet si ato laviret jo po po jo ---e dihet kur luan keshtu ai nuk te ndahet.

    E ne Athine ka nga ata qe sduan tja dine per keto........po kur krahu ekstrem shovinist grek...shperblehet nga qeveritaret tane......ata fuqizohen ne Athine e justifikojne politikat e tyre......e thone qe kane dhene rezultat....e duhet te investojme ne kete drejtim........E kunderta do qe po ne ti bllokonim e do bllokonim kete krah shovinist edhe aty...edhe aty do shihej si bela mes dy vendeve e qe nuk jipte asnje perfitim.


    Jane ca linja qe nuk kalohen e dyer qe nuk hapen , se pasojat jane qindra vjecare.

    Dhe gjithe ndikimi qe ka qene ne Himare nga greqia, e pikepyetjet qe veme ne Jane ata shqiptare a greke?-------vine nga shkolla qe hapi greku aty 100 vjet me pare e qe nga politika per greqizimin e himares qe nga shkollat, feja , e sigurimi e ushtria qe ai ka bere ne ate krahine qe nga krijimi i shtetit grek.

    Keta qe na drejtojne sot.......per ate karrike te qelbur.......shesin cdo gje...e pasojat do ti kene ata qe do vine nga pase........se keto institucione te 'Vorio Epirit' do mbjellin konflikt e lufte aty.

    Ne anen tjeter ...greqia qe ka mare nga ne ca deshi........Arten, Janinen , Camerine etj etj.......e ska te ngopur......me keto qe ben........thjesht do mbaj te hapur lojen e kufive.........qe ajo eshte fitimtare deri tani........po ne nje te ardhme e kur te rrotullohet rrota e historise......qe nje here favorizon njeren pale e nje here tjetren nuk do jete............e shtetin shqiptar ajo nuk e zduk dote deri ne shkumbin............e ne nje kuptim kur balancat e gjerat te ndryshojne keto gjera do ti kthehen ne te kundert....pak a shume te njejten gje ka bere dhe me vendet e tjera ne rajon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-05-2006 më 11:44
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    O shqiptare kerkojeni fajin te vetja juaj .....
    Ju shani pse hapen nje shkolle por nuk shikoni se me qindra vete qe kane punuar ne greqi e kur kthehen ne Shqiperi flasin greqisht me njeri-tjetrin dhe ne bare e lokale ne Shqiperi e Kosove degjon vetem muzike greke dhe kur u thua te te vene nje shqiptare te shohin shtrember......
    Pse askush nuk flet per kete fenomen por bertitni per nje shkolle greke?
    Shqiptaret po veteasimilohen, nuk besoj se po u thote ndonje grek qe te flasin greqisht edhe kur jane ne Tirane.....
    Pse nuk i shikoni gjerat sic jane?
    PASKEMI QENE NE NJE MENDJE! TAMAM NUK ME VJEN KEQ QE QEVERIA GREKE DONTE TE INVESTONTE NE HAPJEN E NJE SHKOLLE GREKE NE SHQIPERI, POR E KEQJA JONE QENDRON ME THELLE! DHE KETE E DIME MIRE TE GJITHE NE!
    GREQIA NA KA BLERE NE NJE FARE MENYRE SHPIRTRAT E SHUMICES SE SHQIPTARVE SEPSE SHUMICA GENJEHEN ME NJE COPE KARTE, ME CA LEKE TE FLLIQURA. ESHTE E VERTETE QE SHQIPTARET VINE NGA NJE SISTEM TEPER I VARFERUAR NE TE GJITHA ASPEKTET POR KJO SDO TE THOTE QE DUHET TE SHES SHPIRTIN DHE DINJITETIN ! ESHTE E VERTETE SE JETON NJE KOMUNITET PREJ 1MILJON SHQIPTARESH NE TROJET GREKE POR NUK KA AZGJE PER TE CILEN ATA DUHET TE NDIHEN MIRNJOHES NDAJ GREKVE, ATA PO E PAGUAJNE SHTRENJTE CDO QINDARKE DHE SECONDE TE JETUAR ATJE, DHE QENDRIMI TYRE ATJE ESHTE I FITUAR DHE APSOLUTISHT PER ARSYE SE SHTETI GREK PO TREGOHET HUMANITAR ME TA. KESHTU QE SHQIPTARET KUDO QE JANE SIDOMOS ATA QE JETOJNE NE TROJET GREKE DUHET TE NDERGJEGJSOHEN PER VLERAT DHE IDENTITETIN E TYRE, SEPSE NDERMJET KETYRE VLERAVE TE PARET TANE KANE MBIJETUAR DHE KANE SFIDUAR POLITIKEN SHOVINISTE GREKE DHE DO JENE PO KETO VLERA QE DO VAZHDOJNE TE NA INTEGROJNE DREJT TE ARDHMES! IDENTITETI NUK SHITET PER AZGJE NE BOTE BASHKATDHETARET E MI!
    failure is not an option!

  9. #189
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Isha me nje shok ne nje lokal ketu ne Tirane dhe aty ksihte vetem muzike greke e asnj lloj muzike tjeter. Pashe qe banakieri dhe kamarieri flisnin greqisht me njeri-tjetrin megjithese kur na mori porosine na foli ne shqip. E pyeta shokun tim se pse keta flasin greqisht e m'u pergjigj se keta jane shqiptare nga fshatrat e Tepelenes, den baba den shqiptare por kane punuar disa vite ne Greqi e tani kane ardhur ketu ne Tirane kane hapur lokal dhe u duket si krenari e snobizem te flasin ne greqisht.... Vura re qe ata flsinin greqisht edhe me kliente te tjere qe ishin te gjithe ish-emigrante ne Greqi.
    Mos valle greku po u vinte pistoleten te koka ketyre e u thoshte qe te flisnin greqisht? Keta qe deri para disa vjeteve dinin vetem gjuhen e nenes, shqipen, papritur na u bene grekofone dhe u vjen si ulje te flasin ne shqip edhe ne Tirane...
    Mos ka gje faj Greqia ketu???????Une shoh fajin te shqiptaret qe e perbuzin gjuhen e tyre dhe asimilohen vetem pse kane jetuar disa vite ne Greqi.

  10. #190
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Se kup!!
    Kaq e rendesihme eshte nje shkoll e till per ata?!

    Besoje se cdo gje ka ardhur ne baz te ndonje kerkese nga vete HIMARIOTET.!!
    Feel the pump √

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •