Close
Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 190
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Shume bukur, po kjo preokupon nje shtet (ose te pakten nje administrim), gje qe greket nuk kishin. Se kete e bene grupe qe nuk kishin lidhje me shtetin grek.

    Ne 1922 si pakice myslymane greqia mund ti kishte zbuar por i perjashtoi nga kjo mareveshje. Karakteri i marebeshjes ishte ai fetar dhe jo etnik.

    Une nuk mbroj shpernguljen e cameve por te pakten nuk injoroj dhe rethanat ne te cilat u be ajo.

    1. Gjendje lufte greqi-shqiperi (pas 1940)

    2. Pozite armiqesore e cameve kundra grekeve (dhe e kunderta)

    3. Camet nuk ishin fukarenjte e dynjase por ishin bejlere me tokat me te medha

    4. Pozite e ashper kunder grekeve gjate okupimit italian (bashkpunim me italianet)

    Asnjeri (edhe une) nuk thote se ishte e drejte shperngulja dhe pergjithesimi ne kriminele i 40 000 vetave por e njejta gje nuk u be me suditet, e me gjermanet e tjere? Mund te gjesh drejtesi brenda L II Boterore?

    Camet pse nuk vene ne gjyqin e Strasburgut, i pengon ndonjeri?

    Po pas Luftes II Boterore qeverite e mevoneshme "demokratike" greke pse nuk u kujdesen per "Ceshtjen Came" po e injoruan dhe e injorojne akoma?

    Sic jane krijuar kushtet sot mendoj se camet veshtire te rikthehen ne Greqi, por nga ana tjeter kane cdo te drejte te pretendojne pronat e tyre ose me sakte demshperblimin per keto per keto prona te cilat jane sekuestruar nga shteti grek...Dikur camet ishin shtetas greke dhe me ligj nderkombetar asnje shtet Demokratik nuk ka te drejte ti rrembeje pronen shtetasit te vet....
    Jam i sigurte se po shkuan ne HAGE camet patjeter do te fitojne kompesimin e pronave te tyre....


    Le te kthehemi tek tema ne fjale, pra shkolla ne Himare...Per mendimin tim nuk do kisha asnje kundershtim nese hapej nje shkolle private ne Himare, por nese kjo shkolle hapet me te njejtin status sic jane hapur ne Dropull (apo gjetke ku me te vertete jane minoritare) atehere eshte e papranueshme, pasi Himara nuk eshte njohur si zone minoritare e as nuk eshte e tille.....Tre fshatra te Himares vertet jane greqishtfoles por ne teresine e vet krahina e Himares eshte teresisht shqiptare...
    Edhe keto fshatra qe flasin greqisht jane te vetedijshem per identitetin e tyre shqiptar plus qe dihet edhe historikisht se si keta himariote e mesuan greqishten si dhe shkaqet apo rrethanat historike...

    Kam frike se ne Himare luhen interesa me te medha se ajo e nje shkolle greke mos harrojme se Himara ka nje potencial turistik te tipit te rralle ne Evrope...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    tani_26

    As shkolle privat e as shteterore greke nuk duhet hapur ne Himare dhe pik.

    Ajo nuk eshte shkolle,[se shkolle ka Himara] ajo eshte nje arme e shovinizmit per te greqizuar jugun e shqiperise.Nuk eshte shkolle.

    Himara e tre fshatrat nuk jane greqishtfolese

    Greqishta eshte futur aty se greku qe kur beri shtetin para 200 vjeteve , eshte interesuar e ka bere gjithe ato perpjekje, presione, pare, te kete shkolle greke ne himare e ka pasur derin e 1945sen.

    Plus dhe Kisha Greke, e gjithnje dhe ne kohen e turkut , me ane te kishes ka dashur te greqizoj Himaren.

    Pra gjuha greke eshte futur aty vetem nga keto.

    Po i le keto do futet greqishtja prape.

    Prandaj duhet ti ndalosh.

    Kenget vallet ne gezime vdekje etj keta i kane te gjitha ne shqip po gjuha greke eshte futur nga keto.
    Shkolla greke qe nga krijimi i shtetit grek , dhe perdorja e kishes, qe nga koha qe kisha Shqiptare nuk qe shkeputur po dhe me vone.
    Nga breza te tera qe kane kaluar nga shkolla greke e kisha greke, ka bere punen e saj te fut greqishten .

    Keto jane instrumentat qe futen greqishten aty.

    E po le keto do kesh greqishte.

    Prandaj greku investon e cnuk ben ti instaloj keto prape, se pa to nuk ka greqishte
    .

    Se shqipja edhe pse ska pasur ne shekuj shkolle e nuk qe gjuha e institucioneve mbijetoi ne Himare e gjithe shqiperine se qe gjuha qe flitej .

    Lexoni per Himaren

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=43123

    Me te mira
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 01-03-2006 më 10:34

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    tani_26

    As shkolle privat e as shteterore greke nuk duhet hapur ne Himare dhe pik.

    Ajo nuk eshte shkolle,[se shkolle ka Himara] ajo eshte nje arme e shovinizmit per te greqizuar jugun e shqiperise.Nuk eshte shkolle.

    Himara e tre fshatrat nuk jane greqishtfolese

    Greqishta eshte futur aty se greku qe kur beri shtetin para 200 vjeteve , eshte interesuar e ka bere gjithe ato perpjekje, presione, pare, te kete shkolle greke ne himare e ka pasur derin e 1945sen.

    Plus dhe Kisha Greke, e gjithnje dhe ne kohen e turkut , me ane te kishes ka dashur te greqizoj Himaren.

    Pra gjuha greke eshte futur aty vetem nga keto.

    Po i le keto do futet greqishtja prape.

    Prandaj duhet ti ndalosh.

    Kenget vallet ne gezime vdekje etj keta i kane te gjitha ne shqip po gjuha greke eshte futur nga keto.
    Shkolla greke qe nga krijimi i shtetit grek , dhe perdorja e kishes, qe nga koha qe kisha Shqiptare nuk qe shkeputur po dhe me vone.
    Nga breza te tera qe kane kaluar nga shkolla greke e kisha greke ka bere punen e saj te fut greqishten.

    Keto jane instrumentat qe futen greqishten aty.

    E po le keto do kesh greqishte.

    Prandaj greku investon e cnuk ben ti instaloj keto prape, se pa to nuk ka greqishte
    .

    Se shqipja edhe pse ska pasur ne shekuj shkolle e nuk qe gjuha e institucioneve mbijetoi ne Himare e gjithe shqiperine se qe gjuha qe flitej .
    Merre pak me shtruar se kush nxitohet rrezohet....

    Fiilimisht ia vlen te theksohet qe Shqiperia eshte shtet Demokratik dhe ne asnje menyre nuk mund te ndalohet hapja e kurseve apo shkollave private..Ashtu sic ka shkolla private turke, angleze etj..nuk ka arsye qe te ndalosh dhe shkollat greke..Problemi qendron kur kjo shkolle hapet nga shteti shqiptar si detyrim ndaj minoritetit grek... Kjo gje nuk duhet te lejohet...
    Qe flasin greqisht 3 fshatrat ate "e di dhe bufi" por duke pasur parasysh faktin
    "se si u greqizuan" keto fshatra gjate shekujve si dhe rrethanat historike nuk na falet ne shqiptareve te 2006 qe te lejojme greqizimin e metejshem te Himares..Do ishte mekat ndaj Himares dhe ndaj Kombit!


    Me vjen keq qe nuk pashe ketu te theksohet fakti qe pse jane te pakenaqur Himariotet ndaj Tiranes zyrtare. Ja disa arsye:

    Pushtetaret e Tiranes e vizitojne kete krahine vetem kur ka zgjedhje...

    Ne Himare investimet jane te pakta....

    Ne Himare kanalet telizive shqiptare nuk egzistojne shohin vetem greqisht...

    Himarioteve u jane grabitur tokat nga pushtetaret mafioze te Tiranes..etj..


    Pra para se te "mallkojme" greket apo himariotet me pare duhet te shohim dhe disavantazhet e politikes se ndjekur nga Qeverite shqiptare ndaj kesaj krahine....

    Pra Himares me pare i nevojitet zhvillim ekonomik e me pas nacionalizem ...
    Le ta zhvillojme Himaren dhe mos ti leme vend abuzimeve apo qellimive te klaneve te caktuara greke.
    Himara nuk duhet te bjere pre e Athines apo politikave jo te duhura te Tiranes. Le ta bejme Himraren perle te Turizmit Shqiptar e do shihni se sa "greke" do ndjehen himariotet.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 01-03-2006 më 10:54
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #124
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Personalisht me behet qejfi qe ju harit kesaj dite,se ata e kane kerku me kohe ket gje.
    Wild and crazy can't be lazy

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    tani_26

    Une nuk fsheh gje, une them hapur kush e ka mbjelle greqishten aty, e jane keto instrumenta qe greku kerikon ti rifus e riinstaloj prape.

    Ka nje perceptim te gabuar ne shqiperi qe se njohin jugun dhe automatikisht aprovojne CA TE PAVERTETA.
    Greqishtja ne Himare u fut, per nje arsye te thjeshte.
    Punoi shteti grek qe nga krijimi i tij e kisha greke, ne menyre te panderprere
    .
    Prandaj , nga qe ai , me teorine e vorio epirit .
    Shteti shqiptar nuk duhet te jap leje per asnje shkolle private a shteterore.
    Eshte e drejta e tij, dhe ka nje arsye shume te forte.
    Kjo eshte e drejta e ketij shteti, mund te duket ekstreme po ta krashasosh me Ameriken e Kandane.
    Po miret se ke te besh me ektremista e shovinista, e me ballkanin ku dihet mire ca kane bere keta e instrumentat e tyre.e kur shpallet hapur 'Himara greke' 'bashkim me greqine'?!
    Greqishtefoles do kete ne Himare sa aty te kete shkolle greker.
    Shkolle shqipe atje nuk ka pasur e shqipja ka rrojtur ne shkekuj.
    Be ndryshimin.
    Pra sa te kete shkolle greke ne Himare, do kete greqishtfoles aty. se jane keto qe do mbjellin greqishten greqizimin e me radhe te gjitha aty,sic kane bere dhe ne te kaluaren..
    Prandaj shteti jone duhet ta mbaj mbyllur kete dere per shovinizmin.
    Ka pasur arvanitas ne greqi e shqiptar kudo ne te qe i zuri kufiri ne te.
    Shteti grek per 200 vjet nuk u hapi asnje shkolle e nuk i la, e i asimiloi, megjithese qene shqipfoles e shqiptare.
    Tani ca te flasesh me shume.
    Kryeministri e qeveria jone po e lane, thjeshte e bejne per karrige, e Grekut me keq do ti shtohet oreksi, e neser do kerkoj nje gje me te madhe, pervoja e ketyre 15 vjeteve ka treguar kete.
    Prandaj ne si shqiperi kemi kaq probleme , e prandaj dhe ne te ardhem do kemi akoma me probleme se ne ne rrenje nuk i kapim gjerat e leme gjera qe shkaterojne vendin e stabilitetin e tij.
    Nuk behet e ecen nje vend NQS qytetaret e tij nuk jane te perkushtuar ndaj atij vendi e per vendet e vogla e nje nacionale si ne po nuk kane nje atdhetarizem pozitiv qe shtyn e eshte baza e cdo gjeje.
    Keto shkolla do mbjellin geto te huaja ne vendin tone, e ate gjuhen qe sot themi nje pjes e Himares flet greqisht po harojme e nuk e themi PSE AJO FLET GREQISHT E LEME KETO QE E KANE MBJELL GREQISHTEN ATY

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=43123
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 01-03-2006 më 11:52

  6. #126
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Shume diskutime paska kjo teme e s'po e merr vesh i pari te dytin me duket. Duke marre shembull nga nje postim i meparshem qe na kishte sjelle nje pjese nga libri i P.Markos po sjell nje shkrim te Moikom Zeqos ku ai e ngre shume lart kete zone dhe ka shume te dhena ne lidhje me historine e saj. Shume prej jush mund ta kene lexuar me kohe megjithate me cpo shof nga postimet them se do benin mire ta rilexonin

    TE VERTETA TE PANJOHURA E TE PATHENA PER HIMAREN

    Nga Dr.MOIKOM ZEQO

    Himara,- princeshe e gjenezave te mugeta

    Para disa ditesh bera nje udhetim ne Himare dhe ne treven e Bregut te
    Detit. Gjate viteve kam kaluar shpesh nepermjet Himares per me ne
    Jug. Gjate udhetimit te fundit qeshe me i perqendruar dhe m'u duk se
    optika e shikimit me solli detaje dhe motive, qe kurre nuk i kisha
    pare me pare. Dukshmeria e pejsazhit, njerezit, monumentet, ne kohera
    te ndryshme mund te lexohen dhe te kuptohen ndryshe nga i njejti
    person. Kjo varet nga fuqia hulumtuese, pasurimi diturak i njohjes
    dhe koncepteve. Treva e Himares eshte e pashembullt dhe e
    jashtezakonshme ne pikepamje gjeografike, ekologjike dhe te
    trashegimise historike dhe kulturore. Himaren une mund ta krahasoj me
    nje Princeshe te Magjepsur ne Gjume. Kjo princeshe e gjenezave te
    mugeta duket se ka lindur nga nje epos i tej-jetshem, befas eshte
    ngurrosur e shtrire buze detit dhe pret te zgjohet dhe ende nuk eshte
    zgjuar. Kjo metafore buron nga perrallat dhe ju lutem shume mos e
    keqkuptoni dhe as mos e shperdoroni, por une kam deshire te besoj ne
    nje zgjim te ri te kesaj Princeshe !

    Emri, projekt mitologjik I vjeter

    Emri i Himares si toponim permendet te Homeri te pakten qe nga
    shek.XIII para Krishtit. Asnje emervend i Shqiperise nuk eshte kaq i
    lashte dhe kaq i vjeter sa ai i Himares. Marin Barleti e citon
    Homerin, ai shkruan se kjo eshte Himara e Odiseut "vend malor
    kundrejt Korkyres me popull te pamposhtur, luftarak.". Nga fjala
    Himare ka rrjedhur dhe emri Kimera, nje lloj kafshe hibride, qenie
    mitologjike me trup dhie dhe koke luani, me bisht gjarperi. Njihet
    nje skulpture ne historine e artit e quajtur si Kimera etruske, e
    derdhur ne bronx. Mitologet dhe historianet e artit nuk kane dhene
    ende nje shpjegim te kenaqshem perse eshte krijuar ne perfytyrim nje
    qenie e tille hibride, sic jane fjala vjen sfinkset, sirenat,
    kentauret, grifon-_tj. Qeniet hibride jane si nje kozmogoni e vogel
    ne miniature te Akrokerauneve, ku pjese te vecanta formojne nje te
    tere. Keshtu mund te bashkohet trupi i nje dhie me koken e nje luani,
    apo dhe me nje gjarper mitologjik si per te metaforizuar nje
    bashkejetese te totemit te malit, te dhise, te totemit te luanit, si
    nje fuqi siperore dhe te totemit ilir te gjarperit si nje fuqi
    ktonike e thellesive te tokes. Pra ne vete emrin e Himares ka nje
    fantazi te brendshme dhe potenciale, nje projekt mitologjik shume te
    vjeter. Himara eshte nje nga perlat e Kaonise ilire ne shekuj,
    banoret e brigjeve te saj jane quajtur fisi i Kerauneve (nga emri i
    vargmalit).

    Zeusi i kerauneve me i vjeter se ai i mitologjise greke

    Vete kreshtat malore te Akrokerauneve, ose Maleve te Vetetimave kane
    qene sipas profesorit te Kembrixhit, Hamond, qe une kam patur rastin
    ta takoj ne Tirane para shume viteve djepi i lindjes se kultit te
    Zeusit, qe ka si atribut rrufene. Ky prototip i Zeusit u zhvendos me
    vone ne Olimp te Greqise. Zeusi i kerauneve perfaqeson keshtu nje
    mitologji paragreke, qe duhet marre ne konsiderate nga studjuesit.
    Emri i malit te ikes shpreh pikerisht nje emer binjak te Maleve te
    Vetetimave. Gjithnje i kam menduar keto ide, sidomos kur beja zhytje
    nenujore ne Palase, Dhermi, Porto Palermo dhe sidomos ne Gjirin e
    Gramates ne Karaburun. Para shume kohesh konsulli francez Pukevil, qe
    ka jetuar ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ka shkruar i entusiazmuar
    per brigjet e Himares, duke qene akoma me i skajshem ne idete e tij.
    Ai ka shkruar " nese Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himares per
    skenen e "Iliades", gjerat do te kishin marre rrjedhe tjeter. Kaonia
    (Himara) eshte vendi ku magjistarja ircea, e porositi Odiseun te
    ruhej nga sirenat, perroi i Himares, qe zbret nga ika ka patur
    emrin "Feniks", qe te kujton jo aq shpendin magjik, qe ringjallej nga
    hiri i tij, sipas konceptit te egjiptianeve te vjeter, por ndoshta
    shtegtimet e popullit te cuditshem te fenikasve". Pukevili mendon se
    ne Himare ndodhet Burimi i Argjendte qe e permend Plini. Ne
    dokumentet mesjetare permendet Burimi Mbreteror ku vinin dhe
    perandoret e Bizantit. Per Himaren dhe Kaonine kane folur Herodoti,
    Tukiditi, Skymni, Livi, Virgjili etj. Ne kete zone ka gojedhena
    lokale per shpellen e Polifemit, ku pati aventuren e tij te
    pabesueshme dhe te paharruar Odiseu. Duket sikur parahistoria
    zanafillore e Himares eshte sperkatur me yllesi perendish dhe qeniesh
    te shpirtezuara. Kaq shume autore legjendare te antikitetit kane
    folur per te per te mos harruar me vone, gjeniun e romantizimit,
    poetin Bajron, i cili ka shkruar vargje te shkelqyera per himariotet
    luftetare.

    Francezi Leon Rei: "Shqiperia mund te mburret me historine e Himares"

    Arkeologu francez Leon Rei ka skalitur keto fjale: "Nese Shqiperia ka
    me se te mburret, ajo, ne rradhe te pare duhet te mburret me
    historine e Himares". Dhe ja ne Palase para shume vitesh eshte gjetur
    nje perkrenare bronxi tipike ilire e shek.V para Krishtit. Per fat te
    keq kjo perkrenare sot eshte zhdukur. Eshte e pafalshme qe nga shteti
    shqiptar nuk jane organizuar ekspedita arkeologjike ne Himare.
    Themelet e mureve te kalase se Himares kane gure te medhenj
    qiklopike, te tipizuara si mure pellazgjike, qe te pakten jane te
    lashte nga shek.V para Krishtit. Padyshim ne keto mure jeta ka qene
    akoma me e vjeter.

    Fshatrat e Himares, qytete te vogla te lashta

    Nje force e cuditeshme, nje lloj elani jetesor, sic do te thoshte
    filozofi Bergson, e ka ngritur jeten e njerezve ne shpatet e Bregut
    te Detit, duke i emertuar perfundimisht ata si bregdetas. Fshatrat e
    Himares mund te quhen si qytete te vogla, teper te lashta, qe
    perbejne nje bizhuteri perrallore. Shtate fshatrat e Himares si ne
    nje numer padidik Palasa, Dhermiu, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhesi,
    Qeparoi. Por ne dokumente flitet edhe per nje koncept me te gjere te
    Himares, ku perfshihet dhe Nivica, Piqerasi, Lukova, Dukati, Radhima,
    Tragjasi, Gumenica, Terbaci, Lopesi, Mavlova, Vranishti, Smokthina,
    Kallarati, Lepenica, Progonati, Tepelena, etj etj.

    Por une dua te perqendrohem tek vendbanimet e bregdetit dhe jo tek
    shtrirja e ndikimit administrativ ne periudhe mesjetare. Himara eshte
    e vetemjaftueshme ne krejt deshmite e saj qe jane deshmi te klasit te
    pare, por fatkeqesisht shume pak te studjuara. Kryemonumeti eshte
    deti perrallor Jon, qe lidhet me legjenden shume te hershme te Jonit
    si bir i Dyrrahut, te cilin e vrau gabimisht Herakliu dhe e hodhi
    trupin e tij ne det, duke marre deti perfundimisht emrin Jon, te nje
    nipi te dinastise se mbreterve ilire te Durresit. Ne librin
    tim "Panteoni ilir" kam shkruar gjeresisht per legjendat jo greke te
    qerthullit te Durresit, qe jane pak me te lashta se shek.VII para
    Krishtit. Kjo eshte arsyeja, qe piktori shtegtar anglez Eduard Lir
    pikturoi ne brigjet e Himares disa mrekulli, qe nuk ka askush fuqi
    t'i harroje. Eduard Lir sic deshmon ne ditaret e tij e shkroi emrin
    me skalitje ne nje nga shkembenjte e Himares, por ky mbishkrim, qe
    eshte nje lloj gjerdani perlash per ne shqiptaret ka humbur si shume
    deshmi te tjera nga pangopesia e harreses.

    Damiani, personazhi arberor i Himares

    Pashe dhe vezhgova ne menyre te vecante Kalane e Himares. Muret
    pellazgjike qene teper te dukshem, hijerende dhe te lexueshem. Mbi to
    dukeshin mbeturinat e rindertimit te kesaj kalaje nga Justiani i
    Madh, Perandori ilir i Bizantit. Kjo kala pati dhe nje rindertim ne
    shek.XII gjate betejave apokaliptike te normaneve nga njera ane dhe
    bizantineve dhe arberve nga ana tjeter. Me 1537 ne Himare erdhi nje
    nga sulltanet me te medhenj te te gjithe koherave, Sulejman Kanunliu.
    Kronistet osmane thone se nje djale himariot, i quajtur Damian, u
    hodh nga nje vend i fshehur per t'a vrare Sulltanin, ndersa ai
    pushonte. Rojat e Sulltanit e copetuan me jatagan Damianin, por
    s'munden te copetonin dhe te vdisnin imazhin kujtesor te ketij Muc
    Shavola arber. Duket se figura e Damianit fluturon si nje binjak
    ajror, e prej enderre i te njejtit fat tragjik te shqiptarit Milosh
    Kopiliqi ne Fushen e Mellenjave, ne Kosove me 1389, ku pasi vrau
    Sulltan Muratin, u masakrua edhe vete. Kuptohet se Sulltan Sulejman
    Kanunliu e bombardoi kete keshtjelle. Por himariotet nuk u nenshtruan
    dhe kjo krahine aq shume qe e plotfuqishme saqe Perandoria Osmane u
    detyrua t'i njihte nje lloj autonomie dhe per kete shpalli Venomet e
    Himares, qe u shkruan ne pllaka bakri te medha, ku shpallej urbi et
    orbi vetqeverisja e himarioteve, mospagimi i taksave dhe e drejta per
    te perdorur flamurin e tyre te lundrimit ne anije.

    Protagonizem himariot ne historine e Shqiperise

    Historia na thote edhe te tjera motive shume te cuditeshme. Himarioti
    Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjese ne Kuvendin e Lezhes dhe u
    vra ne betejen e Torviollit me 40 trima te tij me 1444. Me 31 gusht
    1431, i biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, Gjoni zbret nga Italia ne
    Himare dhe cliron tere zonen dhe keshtjellen e Borshit. Madje u kap
    rob dhe komandanti osman Sulejman Pashe Eunuku, qe Gjon Kastrioti ja
    dhuroi mbretit te Napolit. E kush e ka shkruar valle historine e
    robit te luftes, gjeneralit eunuk ne Napoli te Italise? Askush! Dhe
    nje tjeter histori eshte magjepse. Princi Balsha i II ka qene
    zoterues i Himares, pas vdekjes se tij zoteruese qe gruaja Komita
    Muzaka. Ne perfytyrimin tim gjithnje ka qene shqetesues motivi se si
    ka jetuar dhe cka bere kjo femer qe historia e permend jo rastesisht.
    Jeta e Balshes II dhe e Komita Muzakes mund te kishte zanafilluar nje
    roman te shkelqyer per mesjeten. Po per c'arsye valle shkrimtaret
    shqiptare i dijne kaq pak keto histori te vendit te tyre? Pushtimi
    osman eshte nje histori kryengritjesh te himarioteve. Himariotet nuk
    kane reshtur per te patur lidhje em Evropen Perendimore. Me 12 korrik
    1577 pleqte e Himares dergojne nje leter per Papen, te cilen e
    derguan ne Rome Gjik Kola me Gjergj Katasin. Ne kete leter ata i
    thone Papes se jane arber, se krenohen me Skenderbeun dhe se kerkojne
    qe Europa t'u jape arme per te luftuar kunder pushtuesve. Nje leter e
    dyte i eshte derguar Papes me 1581, ku i thone se jane gati 50.000
    luftetare shqiptare te ngrihen ne kryengritje. Papati i Romes beri
    dicka tejashtezakonshme: nisi misionare katolike gjate shekujve XVI-
    XVIII. Per dy shekuj me rradhe keta misionare te ditur, pjesa me e
    madhe me origjine shqiptare, bene te mundur qe te gjallerohej
    shqiptaresia, te levrohej gjuha shqipe. Shenimet e ketyre misionareve
    mund te botoheshin ne nje liber te madh, qe mund te quhet Libri
    Evropian i Himares. Ky liber duhet botuar edhe ne shqip sepse jane te
    pakta vendet ne Shqiperi, qe mund ta kene kete deshmi monumentale. Ne
    shek.XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil
    Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe ju
    dergua caresesh "Flasim shqip, ate gjuhe qe flitet ne tere Shqiperine
    deri ne Bosnje". Me vone jane po himariotet, qe i dergojne leter
    mbret Ferdinandit te IV ne Itali. Te tera keto letra jane nje nga
    korrespondencat me te cuditeshme ne kohera qe kane bere shqiptaret me
    Evropen.

    Historia e kapetanatit bregas

    Por shume himariote edhe kane merguar. Shqiptare nga Himara shkuan ne
    ishujt Hidra, Speca, Poro, si dhe ne keshtjellen e Peloponezit.
    Kapedan Kristo Bega nga Vunoi, u vra ne Mesolongj me 40 himariote ne
    fillim te Revolucionit Grek. Shume nga trimat dhe heronjte e ketij
    revolucioni qene nga Himara. Me 1818 Regjimenti Shqiptar ne Korfuz
    luftoi per mbrojten e Psares. Anglezi Millingen ka
    shkruar "Himariotet kishin pamje me luftarake ne tere ushtrine. Nuk
    kane dallim nga shqiptaret e tjere. Veshja dhe gjuha - krejt e
    njejte". Kush e ka shkruar kete histori kaq te cuditeshme dhe te
    nderthurrur? Per fat te keq askush. Trimat e Himares u bene te
    famshem ne bote. Merkur Bue Shpata qe gjeneral i pathyeshem deri ne
    Spanje, Zhonopulli arriti dhe graden e Feldmarshallit ne Spanje,
    Konstandin Kasneci qe gjeneral i shquar i Austro-Hungarise, Pano
    Vixhili u be Konsull i Rusise ne Arte. Ndoshta shqiptaret nuk e dine
    qe e motra e Heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko
    Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin,
    komandant gjithashtu i shquar. Gjeneral Dhimiter Leka qe himariot ne
    Napoli. Pikerisht Dhimiter Lekes Jeronim De Rada i kushton kryevepren
    e tij "Milosao". Ruhet korrespondenca e nipit te Dhimiter Lekes,
    Gjergj Bazile me De Raden. Nje djale nga Vunoi qe ne truprojen e
    Bajronit me 1921 ne Mesolonji, sic deshmon ne shkrimet e tij Eduard
    Lir. Andrea Pavllo Vreto nga Dhermiu ka shkruar dhe botuar ne Napoli
    librin "Histori e Skenderbeut". Odise Kasneci dhe Sokrat Leka kane
    qene veprimtare te Lidhjes se Prizrenit, dega e Gjirokastres. Jani
    Minga dhe Halim Xheloja qene nismetaret e pare te shkollave shqipe ne
    Bregdet. Petro Marko dhe Stefan Duni nga Dhermiu morren pjese ne
    Luften e Spanjes. Madje nje himariot tjeter ka marre pjese ne luften
    per clirimin e Kubes. Himariote te tjere kane luftuar edhe ne Egjipt
    edhe ne Moldavi. Mbi Viktor Emanuelin e II gjate pushtimit fashist ne
    Shqiperi qelloi nje djale i ri, qe ishte edhe poet, Vasil Laci nga
    Piqerrasi. Gaqo Trola nga Vunoi krijoi me 1942 elegjine e kenduar per
    vrasjen e Qemal Stafes. Mos ju duket e paket dhe e shpifur kjo
    histori Eshte absolutisht e vertete.

    Dua te skicoj dicka edhe per nje institucion shekullor luftetaresh qe
    quhet Kapetanata e Himares. Me trimat himariote kishin graden
    Kapetane. Ata njiheshin te tille ne Napoli, Venedik dhe Korfuz. Ata u
    shquan si kapetane ne disa breza si Kasnecajt ne Vuno, Gjikajt dhe
    Lekajt ne Qeparo, Rexhajt ne Himare. Edhe studimi i ketij
    institucioni ushtarak i familjeve te permendura himariote meriton nje
    liber me vehte. Himara i ka patur lidhjet me Evropen te perjeteshme.
    Jano Kasneci u shkollua ne Padova, Kosta Ndruci dhe Spiro Kasneci u
    shkollua ne Napoli, Llambo Rexho dhe Kole Mishili u shkolluan ne
    Venedik etj.

    Historia e Kishes katolike ne Himare

    Ata gershetonin kulturen evropiane me shqiptaresine. Nuk eshte e
    rastit, qe Papa Dhimitri nga Dhermiu perktheu ne shqip katekizmat, u
    hapen shkolla shqipe gjate shek.XVI-XVIII. Historia e Kishes Katolike
    ne Himare nuk mund te zhduket dhe nuk mund te mohohet. Po keshtu as
    ajo e Kishes te Ritit Lindor, te monumenteve kishtare me afreske te
    mrekullueshme, madje dhe me shenime kronikore, qe per fat te mire i
    ka botuar i ndjeri Theofan Popa. Per shkak te levizjes neper bote, ne
    Itali, Spanje, Greqi, France, ne Rusi, ne Amerike, ne Meksike,
    Argjendine, Australi dhe Kube ndodhte qe gjate kthimit te tyre ne
    atdhe himariotet te flisnin pervec shqipes gati te gjitha gjuhet e
    tjera te medha te botes. Kjo poliglosi, te kujton dicka nga bota e
    sotme globale, shpreh interesa te shumfishta kulturore dhe gjuhesore.
    Ne keto brigje kane qendruar figura te medha te kombit shqiptar si
    Ali Pashe Tepelena, Hoxhe Tahsimi, Abdyl Frasheri, madje dhe Naim
    Frasheri, i cili gjate kohes qe qe nepunes dogane ne Sarande erdhi
    dhe ne Llogara dhe ne Himare, Ismail Qemali, erciz Topulli dhe Mihal
    Grameno (prej Gramenos ruhen disa pershkrime te bukurive natyrore te
    Himares). Gjate Luftes Antifashiste, himariotet u treguan trima. Nga
    gjiri i tyre lindi nje nga mjeshtrit e paharruar dhe te shqetesuar te
    gjuhes shqipe, i mrekullueshmi Petro Marko. Jo rastesisht, Petro
    Marko la amanet qe t'i varrosej trupi ne Dhermi, ne vendlindje. Sa e
    pafundme qe qenka Himara!

    Dramat e gjeneruara nga shovinizmi i te tjereve

    Por Himara ka dhe drama te medha. Shovinistet greke e kane synuar
    pambarimisht, madje e kane deklaruar Himaren "krahine autonome", kane
    bere masakra. Keto gjera ndodhin ne histori. Shqiptaret e Dhermiut
    kane emigruar ne ishullin e Korfuzit, ata te Himares ne Krete, ku
    mesuan dhe gjuhen greke. Dhermiu e ruan dhe sot dialektin grek te
    Korfuzit dhe himariotet intonacionin e greqishtes se Kretes. Shkollat
    greke kane ndikuar ne greqizmin e Himares. Ka shume beteja politike,
    teper arkaike. Ne epoken globale keto beteja jane jashte kohe dhe te
    sforcuara. Nuk mendoj qe te mos flitet greqisht ne Himare, nisur nga
    nje vizion kulturor i shumefishte me duket se greqishtja, qe perdoret
    ne Himare eshte nje element kulturor, qe krijon nje element gjuhesor
    pasurie te vecante. Meqenese kjo ka ndodhur historikisht ne nuk mund
    ta c'bejme historine. Po nuk eshte njerezore dhe as e drejte te
    zhduket gjuha shqipe ne Himare. I ndjeri miku im Petro Marko e ka
    shprehur kete shqetesim si askush. Petro Marko do ta apostoloje shqip
    ketu perhere. Te gjitha partite politike duhet te kene parasysh boten
    globale dhe jo koncepte qe sjellin tension te kote. Bota eshte e lire
    dhe e hapur, por nuk duhet te kete deformim te lirise te askush,
    qofte tek ai qe flet shqip dhe qofte tek ai qe flet greqisht. Ky
    eshte nje problem delikat, qe mbart disa here edhe probleme te medha,
    madje dhe hakmarrje politike. Kjo eshte ne kundershtim me vizionin e
    ri emancipues te botes. Nuk besoj se keto gjera do te zgjidhen me
    politika te sforcuara. Besoj ne nje realitet ku etnite dhe popujt do
    te vellazerohen dhe nuk do te shpikin kufinj te rinj. Populli
    shqiptar eshte mik i popullit grek, por une besoj thellesisht dhe pa
    lekundje se edhe populli grek eshte mik i popullit shqiptar. Eshte e
    papranueshme nxitja e urrejtje etnike dhe ideja e kantonizimit,
    pikerisht ne epoken e madhe te hapjes se kufijve, madje te zhdukjes
    se kufijve.

    Asnjehere nuk me ka mahnitur Kalaja e Himares si kete here. Brenda
    rrethit te saj eshte nje lagje ndertesash prej guri me dritare te
    medha, te stilit dalmato-venecian. Ndikimi i Venedikut ketu ka qene
    shekullor. Deri me 1947 ka ekzistuar reliefi me figuren e luanit te
    Shen Markut, qe me pas e cuan ne fondet e Muzeut Arkeologjik te
    Tiranes. Ky reliev nga Vunoi i duhet rikthyer Vunoit. Shtepite e
    stilit dalmato-venecian te keshtjelles se Himares duhen restauruar,
    banoret qe i kane braktisur shtepite duhet te rikthehen. Nje lagje me
    shtepi te tilla ndodhet ne Ulqin, shtepi te ngjashme ka ne Budva, ne
    Tivar, dy te tilla jane ende dhe sot ne Durres. Ky stil arkitekturor
    eshte nje deshmi e forte. Shtepite e keshtjelles se Himares mund te
    kthehen ne shtepi muzeore, fjala vjen Muzeu i Tradites fetare, i
    etnografise dhe kenges popullore, i shkolles shqipe, i bashkejeteses
    se traditave gojore greke, i traditave ikonografike ne shekuj, i
    heronjve himariote etj. Pa harruar edhe nje muze arkeologjik, qe do
    te kishte nje ekzotike te pashlyeshme.

    Ne Vuno pashe shtepine e tipit kulle, te Odise Kasnecit, qe eshte nje
    kryeveper. Perse te mos kthehet ne muze te rralle? Te tere kishat e
    zones se Himares kane vlera artistike. Pse mos te publikohen me
    albume afreskat dhe ikonat e shkelqyera? Pse mos te ngrihet ne Palase
    nje skulpture bronxi e Jul Qezarit, i cili ka qene aty ne vitin 48
    para Krishtit?

    Ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje syte

    Asnje zone e Shqiperise nuk ka per ta arritur shkelqimin e k`nges
    popullore dhe polifonise shqiptare, sidomos te Pilurit. A mund te
    harrohen kengetaret e medhenj dhe te pazakonte si Neco Muko, qe botoi
    dhe dy libra muzikore te quajtura "Lyra himariote"? Ai i kendoi
    dertit te perjetshem erotik, qe e metaforizon si "Lulja jeshile". A
    mund te harrohet Nase Beni dhe poeti popullor me i shkelqyer dhe i
    famshem i Shqiperise se sotme, pilurioti Lefter ipa? A mund te
    harrohet Katina Bejleri kjo kengetare e madhe e Himares? Ne shtepine
    e Lefter ipes pashe me syte e mi pllaken matrice te gramafonit, ku me
    1924 ne Paris Neco Muko incizoi kryevepren "Vajza e Valeve". M'u
    drodhen duart kur e preka kete pllake. Ai nje enderr perralle kam ne
    koke idene qe te behet nje skulpture vigane e "Vajzes se Valeve" per
    t'u vendosur mbi nje platforme mbi siperfaqen e Detit Jon. Kjo do te
    bente pershtypje te jashtezakonshme ashtu sic ben edhe Statuja e
    Sirenes se Anderstenit e vendosur mbi ujerat e Amsterdamit. Kjo
    statuje do te na kujtonte mallin, apoteozen e dashurise, tragjedite e
    shpresen. O Zot, ka ardhur koha qe politika shqiptare t'i ktheje syte
    nga Himara. Kjo Princeshe ne Gjume padyshim qe do te zgjohet. Amen!



    (2003)
    To look life in the face....

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pse shkaktohen debate sa here qe kemba e ndonje Qeveritari apo politikani grek shkel Himaren?

    Lexoni pak historikun e vizites se z.ministrit te Jashtem grek ne Shqiperi..Kush ishte preteksi i vizites dhe kush ishte qellimi i vertete i saj...Kujdes "Kali i Trojes" egziston akoma por nuk egzistojne "Hektoret dhe Priamet" e Tiranes...Tani sapo lezova materialin nga vizita e zv. Ministrit Stilianidhis ne Tirane..
    Lezoni detajet:

    Συνέντευξη ΥΦΥΠΕΞ κ. Ευρ. Στυλιανίδη στη "ΝΕΤ 105,8"



    Αθήνα, 25 Φεβρουαρίου 2006

    κ. Γ. ΚΑΠΟΠΟΥΛΟΣ: Καλή σας μέρα κ. Στυλιανίδη, νομίζω ότι αύριο πάτε στα Τίρανα για το trafficking , έτσι δεν είναι;

    κ. ΕΥ. ΣΤΥΛΙΑΝΙΔΗΣ: Αύριο πάμε στα Τίρανα για να υπογράψουμε μια συμφωνία – πρότυπο, την οποία η χώρα μας συνάπτει με την Αλβανία, η οποία αφορά εξειδικευμένα τα παιδιά των φαναριών.

    Δηλαδή αναφέρεται στην ειδική μέριμνα που πρέπει να υπάρχει και προστασία προς τα παιδιά – θύματα trafficking και προωθείται η συνεργασία μεταξύ των δύο κυβερνήσεων και των υπηρεσιών των δύο κρατών, για την επαναπροώθηση, την αποκατάσταση και την επανένταξη των παιδιών – θυμάτων παράνομης διακίνησης.

    κ. Γ. ΚΑΠΟΠΟΥΛΟΣ: Εκτός από την Αλβανία βέβαια το πρόβλημα υπάρχει, υποθέτω και με όλες τις γειτονικές μας χώρες. Εκεί τι κάνουμε;

    κ. ΕΥ. ΣΤΥΛΙΑΝΙΔΗΣ: Κατ’ αρχήν να πούμε ότι είναι 3 ειδών οι κατηγορίες των θυμάτων. Είναι τα παιδιά, είναι βεβαίως οι γυναίκες που εκβιάζονται για να μπουν στην πορνεία, αλλά είναι και οι εργαζόμενοι οι οποίοι ουσιαστικά τυγχάνουν θύματα εκμετάλλευσης από διάφορα κυκλώματα δουλεμπορίας.

    Perkthim..


    Interviste e zv. ministrit te Jashtem Stilianidhis dhene radios shteterore NET

    Athine 25 Shkurt 2006


    Gazetari:
    Miremengjes z. Stilianidhi, kam pershtypjen se neser do shkoni ne Tirane per fenomenin trafficking, eshte kjo e vertete?

    Ministri:
    Neser shkojme ne Tirane te nenshkruajme nje marreveshje e cila ka te beje me "femijet e Semaforeve"...
    Dmth ka te beje me kujdesin dhe mbrojtjen qe duhet te tregohet per femijet -viktima te trafikut te paligjshem...

    Gazetari:
    Pervec Shqiperise sigurisht problem besoj se ka edhe me vendet e tjera fqinje. Ketu cfare bejme?

    Ministri
    Fillimisht ia vlen te theksojme se ka tre lloj apo kategori viktimash. Jane femijet, jane sigurisht femrat te cilat i detyrojne te ushtrojne prostituticionin, mirepo jane dhe te punesuarit te cilet shpeshehere shfrytezohen nga rrjete te ndryshme te trafikimit te emigranteve..


    Pra ky ishte qellimi i vizites se ministrit grek kur nisej per ne Shqiperi...

    Lexoni intervistat pas mberritjes ne Shqiperi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 01-03-2006 më 12:30
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #128
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Karaburun:
    Nje pjese te asaj qe po flisja une e ka shkruar Gunnar nepermjet artikullit te Moikom Zeqos. Nje liber tjeter interesant qe mund te shikohet dhe qe ka boll referenca eshte ai i Dhimiter Pilikes : Pellazget dhe origjina jone e mohuar, i cili flet shume persa i perket epirit kryesisht dhe si dhe kur lindi qyteterimi atje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Dhe tani e ka radhe intervista dhene radios "105,5 ΣΤΟ ΚΟΚΚΙΝΟ"


    Συνέντευξη ΥΦΥΠΕΞ κ. Ευρ. Στυλιανίδη στον ρ/σ "105,5 ΣΤΟ ΚΟΚΚΙΝΟ"


    Αθήνα, 27 Φεβρουαρίου 2006


    ΔΗΜΟΣΙΟΓΡΑΦΟΣ: Να καλημερίσουμε σε αυτό το σημείο τον Υφυπουργό Εξωτερικών τον κ. Ευριπίδη Στυλιανίδη, ο οποίος βρίσκεται στην Αλβανία. Κύριε Υφυπουργέ καλημέρα.

    κ. ΕΥ. ΣΤΥΛΙΑΝΙΔΗΣ: Καλή σας μέρα.

    ΔΗΜΟΣΙΟΓΡΑΦΟΣ: Κύριε Υφυπουργέ βρίσκεστε στην Αλβανία για ποιο λόγο;

    κ. ΕΥ. ΣΤΥΛΙΑΝΙΔΗΣ: Είμαστε σε μία επίσκεψη για δύο σκοπούς. Χθες επισκεφθήκαμε την περιοχή της Νοτίου Αλβανίας της Βορείου Ηπείρου, δηλαδή την περιοχή των Αγ. Σαράντα και της Χειμάρρας, όπου εγκαινιάσαμε δύο σημαντικά έργα του HELLENIC AID, της Υπηρεσίας Διεθνούς Αναπτυξιακής Συνεργασίας, ένα εκ των οποίων ήταν πάντα διαχρονικός στόχος και επιθυμία του ελληνισμού, της ελληνικής εθνικής μειονότητας εδώ, το κτίριο του σχολείου της Χιμάρας και το άλλο αφορούσε την υδροδότηση του χωριού Δρυμάδες.

    Παράλληλα εκεί είχαμε συνάντηση με τις τοπικές αρχές, τους αιρετούς άρχοντες δηλαδή και διασφαλίσαμε την παροχή ενός οικοπέδου απ’ τον Δήμαρχο των Αγ. Σαράντα για την οικοδόμηση ενός άλλου καινούριου ελληνικού σχολείου σε μια περιοχή που το έχει και ανάγκη και το ζητούσε επί δεκαετίες.

    ΔΗΜΟΣΙΟΓΡΑΦΟΣ: Πως υποδέχθηκαν οι Βορειοηπειρώτες αυτή την ενέργεια της ελληνικής κυβέρνησης; Για τα εγκαίνια του σχολείου δηλαδή.

    κ. ΕΥ. ΣΤΥΛΙΑΝΙΔΗΣ: Ήταν μία συγκινητική στιγμή, διότι σκεφτείτε ότι οι άνθρωποι αυτοί έχουν περάσει πάρα πολλές δοκιμασίες και το σχολείο ήταν ένα όνειρο πολλών δεκαετιών και πολλών γενιών τολμώ να πω, για το οποίο πολλοί φυλακίστηκαν, καταδικάστηκαν, κυνηγήθηκαν απ’ το προηγούμενο καθεστώς.

    Εγώ επισκέφτηκα την περιοχή μαζί με το συνάδελφό μου της αλβανικής κυβέρνησης, Υφυπουργό αρμόδιο για τα θέματα ευρωπαϊκής ενσωμάτωσης και περάσαμε το μήνυμα ότι πραγματικά όχι μόνο ανταποκρινόμαστε στην επιθυμία του τοπικού πληθυσμού, αλλά δημιουργούμε και όλες εκείνες τις προϋποθέσεις, ώστε η ελληνική εθνική μειονότητα να παίξει τον ρόλο της γέφυρας φιλίας και συνεργασίας μεταξύ των κρατών και των λαών μας.


    Athine 27 Shkurt 2006
    Gazetari.
    Ne kete moment le ti urojme miremengjes zv.ministrit te Jashtem zotit Stilianidhis i cili ndodhet ne Shqiperi. Zoti minister, miremengjes!

    Ministri: Miremengjes.

    Gazetari. Zoti minister ndodheni ne Shqiperi per cfare arsye?.


    Ministri:
    Ndodhemi ne Shqiperi per 2 arsye. Dje vizituam zonen Jugore Shqiptare te Epirit te Veriut, dmth. zonat e Sarandes dhe te Himares ku inaguruam 2 vepra te rendesishme te HELLENIC AID, Sherbimit (fondacionit) Nderkombetar te Zhvillimit dhe Bashkepunimit, njera nga keto vepra ishte nje qellim i vazhdueshem kohor dhe deshire e hellenizmit, e minoritetit kombetar grek te ketushem, pra kjo veper ishte godina e shkolles se Himares, kurse vepra tjeter eshte ndertimi i ujesjellesit te fshati "Dhrimades" (greqisht).

    Gjithashtu paralelisht kishim nje takim me autoritetet lokale, (kryetar bashkie etj), dmth te siguruam dhenien e nje trualli nga Bashkia e Sarandes per ndertimin e nje shkolle greke tjeter te re ne nje zone ku edhe e ka nevoje edhe e kerkonte per dhjetera vjet.

    Gazetari: Si e priten Vorio Epiriotet kete veprim te Qeverise Greke? Dmth. inagurimin e shkolles.

    Ministri. Ishte nje moment prekes,sepse mendoni ckane hequr keta njerez dhe shkolla greke ishte nje enderr e dhjetera viteve dhe shume brezave mund te them, dhe per kete qellim keta njerez u perndoqen, u denuan dhe u burgosen nga regjimi i kaluar.

    Une i vizitova keto zona bashke me homologun tim shqiptar te Qeverise Shqiptare, zv.minister per Integrimin ne BE dhe percollem mesazhin se jo vetem reagojme ndja deshirave te popullates lokale, por krijojme te gjitha kushtet ne menyre qe Minoriteti Kombetar Grek te luaje rolin e ures se bashkepunimit dhe miqesise midis shteteve dhe popujve tane....




    Ky material eshte i marre nga faqja e Ministrise se Jashteme greke...Komentet i beni vete...







    Lajmi i ri ketu eshte se u ble trualli dhe pritet ndertimi i shkolles tjeter ne Sarande! Le ta gezojne qeveritaret shqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 01-03-2006 më 12:43
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #130
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Evropa or mik qe se dike fare me shume kujdeset per ruajtjen dhe mbeshtetjen e minoriteteve sesa per ato qe thu ti. Ai greku qe thu ti flet si bilbil se i ka krahet e ngrota prapa vetes nga evropa qe vdes per te kriju icik te drejta te barabarta dhe bashkejetese kombesh. Kjo eshte a-ja e BE si kocept.

Faqja 13 prej 19 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •