Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Standartet e hyrjes në Evropë?

    Po lexoja dikur nje artikull te priftit katolik Gjergj Meta tek gazeta standart dhe sipas tij manastiret(kuptohet katolike) ishin nje pjese e civilizimit te Europes.Me fjale te tjera Gjergj Meta e permende se keto ishin dhe standarte te Europes.


    Si mendoni ju kush jane standartet e hyrjes ne Europe dhe pse?

    Mos flisni se e ema ne maje te thenes ju lutem.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Arrnubi

    Ja ku qendron shqetesimi i deputeteve evropian per hyrjen e Shqiperise ne Evrope! Rreziku i terrorizmit islamist qe perkrahet haptasi edhe nga Arrnubi&Co




    Zgjedhjet dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike, shqetësimet kryesore të parlamentarëve evropianë

    Shqipëria në Konferencën Islamike, PE, amendament në marrëveshjen e MSA

    Sot, Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian do të votojë, pas amendamenteve të shumta, raportin për marrëveshjen e asociim - stabilitetit me Shqipërinë.

    Viron GJYMSHANA

    Tri javë, pas performancës së kryeministrit Sali Berisha para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, ishte po ky institucion që rimori edhe një herë tjetër në shqyrtim, dje pasdite, aprovimin nga ana e Parlamentit Evropian të marrëveshjes së asocim - stabilitetit me Shqipërinë. Kësaj radhe, ishte europarlamentarja britanike, baronesha Sarah Ludford që drejtoi seancën, gjatë së cilës parlamentarët evropianë si Doris Pack, Panajotis Beglitis, Çarls Tannock etj., diskutuan edhe një herë tjetër rreth raportit të eurodeputetit estonez, Tomas Hendrik Ilves, rreth së ardhmes së marrëdhënieve BE - Shqipëri. Duhet theksuar që në fillim se debatet e djeshme e bënë edhe një herë tjetër të qartë se edhe nëse Parlamenti Evropian do të aprovojë në muajin shtator marrëveshjen e Asocim-Stabilitetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ky aprovim do të shoqërohet me kushte tejet të vështira. Kjo u kuptua nga vërejtjet, konstatimet dhe propozimet e pothuajse të gjithë europarlamentarëve që u shprehën gjatë këtij sesioni.
    Amendamentet
    Raportuesi i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për Marrëveshjen e Asocim-Stabilitetit me Shqipërinë, Tomas Ilves, i pohoi tërthorazi vështirësitë e adoptimit të projektrezolutës për Shqipërinë, kur u shpreh se europarlamentarët kanë paraqitur 42 amendamente shtesë projektrezolutës së tij për Shqipërinë, të cilat ai ka arritur t’i përmbledhë në 8 amendamente kompromisi. Në atë mori amendamentesh dhe propozimesh, ku ndër të tjera të tërheqin vëmendjen ato të partneritetit evropian përkundrejt anëtarësimit apo ku i kërkohet Shqipërisë që këtej e tutje të luajë një rol më konstruktiv ndaj zgjidhjes së statusit të Kosovës, bien në sy qartë dy çështje, të cilat duket se përbëjnë edhe shqetësimin kryesor të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian. Shqetësimi i parë ka të bëjë me zgjedhjet. Eurodeputetja gjermane Doris Pack, ishte krejtësisht e qartë kur deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë gjithmonë problematike dhe me parregullsi të shumta. “Kështu nuk mund të vazhdohet më, nëse Shqipëria dëshiron me të vërtetë të afrohet me Bashkimin Europian”, - tha ajo. Pasi përshkroi historikun e zgjedhjeve të manipuluara dhe të parregullta, eurodeputetja gjermane e bëri të qartë se treni i Shqipërisë drejt Evropës do të ndalet nëse edhe zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen me të njëjtat probleme dhe parregullsi si të mëparshmet. Nga fjala e saj u kuptua se pozita dhe opozita do të vihen tani para një presioni të fuqishëm nga ana e BE-së për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare, ose të paktën si ato që janë zhvilluar në Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera të Evropës Juglindore. Konsensusi për regjistrin e zgjedhësve, reforma e sistemit zgjedhor etj., duket se do të vazhdojnë të mbeten nën vëzhgimin e vazhdueshëm të instancave evropiane që merren me Shqipërinë. Por përveç problemit themelor të zgjedhjeve, Doris Pack nënvizoi me forcë nevojën e vazhdimit të luftës kundër krimit të organizuar, domosdoshmërisë së pavarësisë së gjyqësorit dhe lirisë së mediave etj., kambana këto që duket se binin për shumicën.
    Konferenca islamike
    Një çështje tjetër të cilën deputetët e Parlamentit Evropian e trajtuan gjerë e gjatë, ishte ajo e rrezikut të fundamentalizmit islamik në Shqipëri. Eurodeputeti britanik, Çarl Tannock, la qartë të kuptohet se ai nuk ishte i bindur nga përgjigjja relativizuese që dha për këtë çështje kryeministri shqiptar gjatë seancës së 21qershorit. Sipas tij, qenia e Shqipërisë si anëtare e Konferencës së Vendeve Islamike bie në kundërshtim të hapur me dëshirën e saj për t’u anëtarësuar në familjen e bashkuar evropiane. Rreth kësaj çështjeje diskutuan gjatë edhe drejtuesja e seancës, baronesha britanike Sarah Ludford, Doris Pack etj. Madje raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Tomas Ilves, pranoi se ai nuk ishte në dijeni të këtij fakti, pra që Shqipëria ishte anëtare e kësaj konference. Nga ana e saj, Ludford, ndër të tjera, u shpreh se pak nga pak me zgjerimin e saj BE-ja po u afrohet shteteve me shumicë myslimane, prandaj duhet treguar kujdes në kuptimin dhe trajtimin e fesë dhe kombit në këto vende, në bashkëjetesën e shekullarizmit me islamin etj. Si përfundim, europarlamentarët ranë dakord që për këtë çështje, pra për rolin e fesë islame në Shqipëri, si dhe pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Vendeve Islamike, të diskutohet përsëri deri në aprovimin nga ana e Parlamentit Evropian të raportit për Shqipërinë në seancën plenare të parashikuar për t’u mbajtur në muajin shtator. Por si masë të menjëhershme Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian propozoi që për këtë problem të shtohet edhe një amendament i veçantë, që do të duhet të aprovohet gjatë votimit të raportit sot paradite.

    Gazeta Shekulli


    Cappu

Tema të Ngjashme

  1. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  3. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •