Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Jeta nën gërmadhat e dashurisë

    Ëndërr reale

    Ëndërrova diellin të strukur në gjiun tim, ëndërrova aq fuqishëm sa rrezet e tijë më ngrohën tërë truopin, çdo qelizë e pasuruan me nergji të re, energji që gjer më tani nuk e njihja, energjinë e dashurisë! Nuk ishte diell i zakonshëm ai, ishte dielli që tek unë solli rrezet e tua, ngrohtësinë tënde dhe dashurinë e pafund të ruajtur për mua!
    Një drithërimë në rritje më përshkoi tërë trupin dhe dalëngadal u shëndrrua në tërmet që çdo ind timin e bëri të kërcej me vallen e dashurisë.
    Pastaj po ky diell u shëndrrua në një ylber shumëngjyrësh, në ylberin e premtimit të dhënë për dashuri, ylberin e shpresës, ylberin e dëshirës për jetë. Po ky ylber të cilin në ëndërr e kalova, nuk më ndërroi gjininë (sikur thuhet në përralla) por më fali krahët, një palë krah të lehtë që të fluturoj drejt teje, drejt përqafimit tënd, drejt lumturis së pafund, drejt realizimit të premtimit.
    Dhe sa qudi, ishte kjo një ëndërr që më nxorri gjumin dhe kur ngadal hapa sytë, isha me ty, në përqafimin tënd, i zhytur në lumturin e pafund njerëzore, kurse ti kokën mbaje mbështetur në krahërorin tim dhe lehtë shumë lehtë pëshpërisje ca fjalë falënderimi për perëndinë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por një e dija se isha njeriu më i lumtur në botë...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    E dua letërsinë
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    krijim poetik apo huazim i nje reje dogmatike

    e lexova ,kete version tuajin ,eshte mire,por sme ngjan me nje sens te te krijuari poetik,mbase eshte thjesht nje figurim ne menyre me teper e pare me syrin e nje kronike,se me dogmatiken e krijimit
    nuk eshte fyerje,kjo,por eshte nje kritike arti ,sepse letersia nuk mund te perceptohet pa kritiken letrare
    suksese ne punen tuaj krijuese ne vazhdim

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    risela,
    Kritika e permireson njeriun e ne veçanti ate qe merret me shkrime, nese kjo kritike eshte qellimmire. Besoj qe kritika yte eshte me qellim pozitiv dhe se nuk ka tendence te thyerjes se vullnetit tim per te shkruajtur.

    Nje gje vura re ne kete kritike, citoj: "E lexova, kete versionin tuaj"??? sikur ky postim i imi nuk eshte origjinal dhe se kam bere plagjiat te modifikuar?? Te lutem ma thuaj ku eshte origjinali, sepse une nuk njoh nje te tille...
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    E dua letërsinë
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    ja cmund te quhet version apo krijim

    menyra ime e gjerave krijuese ka te beje me idene se ai qe shkruan duhet te sjelle nje bote poetike te fshehur brenda indeve te nje poeti te mirefillte
    e quajta version menyren tende te te shkruarit pasi dashurine e ke sjelle ne kete sfond si dicka tashme te programuar
    si lindje
    si perjetim
    si ndjenje qe mbetet
    ky eshte konceptimi ndertues qe ke bere
    ndersa ne hartimin e frazave poetike ke perdorur nje sens te mirefillte tendin krijues
    mendoj qe dashurine e ke pare ndryshe ne boten tende poetike dhe po ta kishe dhene me ate figuracion dhe forc shprehese do ishte me origjinale
    pra vetem fakti tashme i kryer i nje njdjenje per mendimin tim duhej pare me thelle


    e bej kete vleresim pasi jam studiuese e artit ,e njoh kete fushe ,dhe mendoj qe nje qe shkruan duhet vleresuar
    dhe duhet pare tere kohen me sens kritik se ndryshe sdo ekzistonim si krijues
    ne perfundim te uroj suksese ne punen tuaj krijuese dhe ne drejtimet e tjera
    risela

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Risela,

    Meqë merresh me artin e letërsisë, do të ishte mirë të bëje dallimin në mes të një poezie dhe një proze. Unë kultivoj kryesisht poezinë që është vlerësuar nga shumë anëtarë të forumit dhe në rrethin tim nga ata që më kanë lexuar. Si rezultat i këtyre vlerësimeve këtë muaj do të dal nga shtypi përmbledhja ime e parë me poezi, pas së cilës do të keni mundësi të bëni kritikë në çdo punim veç e veç. Ndërsa sa i përket prozës sime të sjellur në Këndin Letrar dhe përmbajtjes së saj, unë kam sjellur një pjesë të përjetimeve të mia, jo vetëm si punim prozaik, por si një përshkrim të një ndodhie, pa zbukurime letrare të veçanta, por nga zemra në letër, ashtu sikur edhe janë të gjitha shkrimet e mia. Më sakt, unë shkruaj që të më kuptojnë të gjithë dhe jo vetëm ata që studjojnë letërsinë sikur puna yte, sepse konsideroj se këtu ka kategori të ndryshme lexuesish të cilëve nuk duhet mbushur kokën me filozofi, por duhet sjelluar para tyre ndjenjat tona dhe afinitetet tona letrare,ashtu si i ndjejmë ne që shkruajm.
    Sidoqoftë unë e kam thënë më lart në këtë temë, se e pranoj kritikën nëse ajo është qëllimmirë.

    Me respekt Poeti
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Jeta nën gërmadhat e dashurisë

    Jeta nën gërmadhat e dashurisë.

    Filluam ta kultivojmë dashurinë nga hiqgjë, filluam në një moment që as vet nuk e dinim se si ndodhi dhe kurë ndodhi ai kalim i kufirit nga shoqëria në dashuri. Ishim ende të rinj, ende ishim në botën e ëndërrave dhe ende kujtonim se jeta është një lojë. Ishim të lidhur në një shoqëri, kishim respektin ndoshta të tepërt për njëri tjetrin, por nuk e vërenim se ky nuk ishte thjeshtë respekt, ishin shkëndijat e para të një dashurie që po lindte. E kaluam kufirin e hollë që këtë shoqëri e ndanë nga dashuria, kufirin e hollë që ia ndërron kuptimin jetës dhe hap horizontet e reja të saj.
    Ia dham njëri tjetrit premtimin, u betuam në dashurinë tonë dhe në gjunjë kërkuam nga njëri tjetri që të mos ndahemi kurrë. Ishin vitet më të lumtura të jetës, vitet kur fluturonim në krahët e erës, kur asgjë nuk mund të na pengonte, kur kujtonim se gjithëçka që fluturon edhe mund të hahet, se jeta është një kopsht i bukur me lule dhe sikur të gjitha gjërat e bukura që nuk zgjasin shumë, edhe dashuria jonë nuk zgjati më shumë se një verë. U ftoh së bashku me ndërrimin e stinëve, së bashku me dimrin u ftoh edhe kjo dashuri, të cilën nuk arrijtëm ta ngrohim aq sa duhet që të mbijetoj dimrin dhe të lulëzoj edhe më shumë me lulëzimin e pranverës.
    Tani po jetojmë në gërmadhat e një dashurie të tretur dhe tanimë të harruar, një dashurie që për fat të keq na shoi të ardhmen dhe na e nxiu të kaluarën tonë. Eh gërmadhat e dashurisë që po na rëndojnë jetën dhe që po na fundosim çdo ditë e më shumë në thellësitë nga të cilat nuk ka kthim.
    Gërmadhat e dashurisë…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    E dua letërsinë
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    monolog apo krijim artistik

    sa duhet justifikuar emri POET
    nese je i tille duhet te gjesh menyren per te hyre ne rrugen e artit krijues permes nje bote poetike
    e lexova me vemendje kete pjese tuajen
    ne disa ndertime;poetike jeni i sakte,por ne menyren e konceptimit si e tere artistike me duket se e gjeni veten ne nje rrjedhe monologu te se kaluares me ate qe la pas
    dashuria si ide duhet pare e arrire ne art nga nje poet me trauma dhe qetesine qe mbart ne vetvete
    pjesa mbyllese eshte arrire nga ju flas nga ana krijuese si poet,kurse pjesa hyrese me teper eshte nje forme -ndertuese ;ja,ishim u rritem
    me kupton se cdua te them
    mendoj se do ishte me ne boten poetike te kapej vetem nje detaj i lindjes se kesaj dashurie pshm nje ecje femijerore
    vetem me kete element do kishe arritur ta ndertosh me bukur kete ide qe ke dashur te arrish permes titullit;jeta nen germadhat e dashurise
    ky ishte mendimi im qe i bej nje kolegu -ne art
    dhe jo me tendence -larguese nga rruga e tij krijuese
    suksese ne krijimet tuaja te mevonshme
    me mirenjohje RISELA

    te pershendes me ca vargje te miat



    NJE DJEP I DJEGUR LEKUND ERERAT NE TUNDJEN E DUARVE TE NJE NENE
    NJE VAJ I PERGJUMUR RIZGJON SHAMINE E LOTEVE TE SAJ
    NJE PELHURE E ENDUR ME GISHTERINJTE E SE HARRUARES
    LUAN ME PERPTYPJEN E NJE PESHTYME TE THARE NE UJEVAREN E NJE SHPIRTI TE HARRUAR

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Poeti pergezimet e mia dhe vleresimin maximal.


    Dito.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Falënderimi im

    Citim Postuar më parë nga Dito
    Poeti pergezimet e mia dhe vleresimin maximal.


    Dito.
    Dito, respekt per ty dhe falenderim per vleresimin.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    E kisha një parandjenjë se dashurinë tonë do ta mbulojnë gërmadhat?! Vallë zemra qenka parashikuese e fatit? Dukej sikur një lëkundje e vogël, sikur një përkundje, nanurisje dukej sikur një puhi a fllad pranvere, por paskësh qenë tërmet, një tërmet shumë shkallësh, që shemb gjithëçka mbi tokë. Kujtoja se dashuria jonë është më e fortë edhe se tërmeti, më e fortë se edhe stuhia, më e fortë se xhelozia (ah kjo e fundit, ç’më thau trupin), por e paskam pasur gabim, totalisht gabim. Dhe tani kur gabimi nuk mund të përmirësohet (shpresoj të jem gabim), më mbetet vetëm të pastroj gërmadhat dhe të provoj që nën ato gërmadha të gjej grimcat e dashurisë së shkatërruar!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •