Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216

    Kur i humbim ata qė i duam!

    KUR I HUMBIM ATA QĖ I DUAM!

    Gjatė jetės sonė patjetėr se pėrballemi edhe me dhembje tė shumta, dhembje qė tejkalohen me lehtėsi dhe tė atilla qė lėnė gjurmė gjatė tėrė jetės sonė. Njė nga kėto dhembje (them njė, sepse janė tė shumta) ėshtė ajo mė e rėnda, ajo gjurmėt e tė cilės janė tė pashlyeshme tė cilat i bartim me vehte nė varr, pra dhembje qė vdesin sė bashku me ne, dhembja qė e pėrjetojmė vetėm kur humbim dikė tė dashur tė zemrės, dikė qė ka qenė pjesė e pandarė e jona, dikė qė ėshtė gdhendur nė qenien tonė. Mirėpo edhe kėtė dhembje nuk e pėrjetojnė tė gjithė njėsoj, nuk e reflektojnė tė gjithė njėsoj. Njė pjesė e njerėzve janė shumė tė ndjeshėm dhe dhembjen e tyre e reflektojnė me lot, me kujė, me shuarje tė tyre tė ngadalshme dhe qė nė personalitetin e saj/tij shkaktojnė ērregullime emocionale dhe shėndetėsore. Pjesa tjetėr ėshtė mė stoike dhe dhembjen e pėrballojnė mė leht apo e mbajnė nė vetvehte duke mos e ekspozuar dhe duke u munduar ta ngulfasin nė vehten e tyre, gjė e cila personin qė ka kėtė dhembje e bėn shumė nervoz, shumė tė ndjeshėm dhe edhe mė tepėr tė mbyllur nė vetminė e saj/tij.
    Bazuar nė kėto qė shkruajta mė lart, do tė doja tė iu shtroja kėto pyetje:
    1. Si e pėrjetoni dhembjen pėr humbjen e mė tė dashurve (lus qė dhembjen pėr humbjen e mė tė dashurve tuaj tė mos e pėrjetoni kurrė, por meqė jemi tė vdekshėm, atėherė do ta pėrjetojmė herėt apo vonė).
    2. Cila do tė ishte kėshilla juaj pėr ata qė e kanė pėrjetuar kėtė dhembje dhe
    3. Cila nga mėnyrat e tejkalimit tė dhembjes pėr ju ėshtė mė e pranueshme.

    Paraprakisht kėrkoj falje pėr rikujtimin e dhembjes, por kujtoj se duke bashkėbiseduar dhembja tejkalohet mė leht.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  2. #2
    carpe diem... Maska e angellove
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Vendndodhja
    aty ku asgje s'me prek
    Postime
    6
    Mire e the...Te gjithe jemi te vdekshem dhe heret ose vone te gjithe do ta provojne. Problemi eshte tek kapercimi i kesaj dhimbjeje. Vendosa te shkruaj ne kete teme pasi me prek personalisht, e kam provuar cdo te thote te humbasesh nje njeri te afert, shume te afert (kam humbur vellain tim te vetem ne moshen 23 vjecare). E kam provuar se cdo te thote te cohesh cdo mengjes dhe te shohesh se ky person s'eshte me prane teje, s'do ulet me ne tavoline me ty, s'do ngaterrohesh se kush ta ngreje pjaten nga tavolina. Pasi edhe gjerat me banale tani te duket me te rendesishmet.
    Ti thua, se ka menyra te ndryshme te perballimit te dhimbjes. Eshte e vertete. Ndryshe e kam perjetuar dhe kaluar une, ndryshe prinderit e mi, per te cilet ka qene godija me e rende qe kane marre dhe pse kane kaluar 8 vjet plaga qendron e hapur dhe s'ka per t'u mbyllur kurre.
    Sot me shume se kurre e ndjej mungesen e tij, vetem tani qe kam mbetur vetem (sepse s'kam vellezer e motra te tjera) e kuptoj se sa i rendesishme ka qene ai per mua...
    Poet, ti shtrove 3 pyetje dhe une shkurtimisht po te pergjigjem:
    1. Si e perjetoj? Mundohem ta mbaj mend ashtu sic ishte dhe te kujtoj vazhdimisht edhe zenken me te vogel dhe kurre te mos heq nga portofoli fotografine e tij.
    2. Keshilla ime do ishte: Asgje s'vlen me shume se jeta. Ashtu sic nena ime po e kalon edhe pse me shume veshtiresi, jeta vazhdon...Asgje s'e kthen mbrapsht ate qe na la.
    2. Ajo qe thashe me pare. Edhe pse eshte plage qe nuk mbyllet kurre, njeriu duhet te forcohet pasi nese ndodhet ne kete bote e ka nje mision dhe duhet ta coje deri ne fund.

    Zemra ime ka shume dhimbje dhe nuk shprehet me fjale. Nese njerezit e dashur nje dite largohen nga ne, do te thote se keshtu duhet te ndodhe, mjafton te ruash arsyen qe t'u qendrosh prane atyre qe kane nevoje per ty.

    Ju faleminderit..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    angellove,

    Se pari dua te te shpreh ngushellime per humbjen e vellaut dhe shpresoj se kjo dhembje e cila kuptohet se nuk kalon kurre, nuk do te te shkaktoj te ērregullime tjera emocionale.
    E kam thene se te gjithe ne jemi ballafaquar, ose do te ballafaqohemi me nje ndjenje te tille, por eshte qeshtja se si mundemi me lehte dhe me me pak pasoja ta tejkalojme dhembjen e shkaktuar nga hiret e jetes. Ėshte e dhembshme ēdo ndarje, dhe ajo e perkohshme, por me siguri se ndarja e perhereshme eshte diēka qe len pasoja ne ne.
    Ju desheroj me gjithe zemer qe te gjeni qetesine shpirterore. Kujtoj se eshte me vend qe te ruani kujtimin per te dhe qe ne ēdo hap ti kujtoni bemat e tij dhe raportin tuaj, por jo edhe ti nenshtroheni zhgenjimit, sepse jeta do te vazhdoje dhe duhet te vazhdoje edhe me tutje edhe pa ata qe kane qene pjese e jetes sone.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #4
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anėtarėsuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Jeta eshte e gjate dhe ka nje pafundesi momentesh te hidhura dhe te dhimbeshme qe vihesh ne prove per ti perballuar.Humbja me e hidhur per mua ka qene vdekja e babait tim para dy vjetesh.Ishte nje ngjarje qe megjithse e prisja me ka shokuar dhe tronditur shume.Per mua ishte jo vetem nje prind por ishte edhe nje shok shume i mire,kishim gati 10 vjet qe kishim ngritur nje biznes se bashku dhe c`do dite dilnim ne pune bashke,te gjitha problemet dhe hallet i diskutonim bashke,vdekja e tije ka lene nje boshllek te madh tek une,nuk ka dite qe nuk e kujtoj zerin e tij te qete dhe te shtruar apo shprehjet e tije ne situata ta ndryshme.Nuk dij a ekziston jeta e pertejme por do te isha i lumtur po te ekzistonte sepse nje njeri i mire sic ishte babai im eshte e sigurte qe ka vendin me te mire ne parajse.
    nuk me kujtohet

  5. #5
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anėtarėsuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga angellove
    Mire e the...Te gjithe jemi te vdekshem dhe heret ose vone te gjithe do ta provojne. Problemi eshte tek kapercimi i kesaj dhimbjeje. Vendosa te shkruaj ne kete teme pasi me prek personalisht, e kam provuar cdo te thote te humbasesh nje njeri te afert, shume te afert (kam humbur vellain tim te vetem ne moshen 23 vjecare). E kam provuar se cdo te thote te cohesh cdo mengjes dhe te shohesh se ky person s'eshte me prane teje, s'do ulet me ne tavoline me ty, s'do ngaterrohesh se kush ta ngreje pjaten nga tavolina. Pasi edhe gjerat me banale tani te duket me te rendesishmet.
    Ti thua, se ka menyra te ndryshme te perballimit te dhimbjes. Eshte e vertete. Ndryshe e kam perjetuar dhe kaluar une, ndryshe prinderit e mi, per te cilet ka qene godija me e rende qe kane marre dhe pse kane kaluar 8 vjet plaga qendron e hapur dhe s'ka per t'u mbyllur kurre.
    Sot me shume se kurre e ndjej mungesen e tij, vetem tani qe kam mbetur vetem (sepse s'kam vellezer e motra te tjera) e kuptoj se sa i rendesishme ka qene ai per mua...
    Poet, ti shtrove 3 pyetje dhe une shkurtimisht po te pergjigjem:
    1. Si e perjetoj? Mundohem ta mbaj mend ashtu sic ishte dhe te kujtoj vazhdimisht edhe zenken me te vogel dhe kurre te mos heq nga portofoli fotografine e tij.
    2. Keshilla ime do ishte: Asgje s'vlen me shume se jeta. Ashtu sic nena ime po e kalon edhe pse me shume veshtiresi, jeta vazhdon...Asgje s'e kthen mbrapsht ate qe na la.
    2. Ajo qe thashe me pare. Edhe pse eshte plage qe nuk mbyllet kurre, njeriu duhet te forcohet pasi nese ndodhet ne kete bote e ka nje mision dhe duhet ta coje deri ne fund.

    Zemra ime ka shume dhimbje dhe nuk shprehet me fjale. Nese njerezit e dashur nje dite largohen nga ne, do te thote se keshtu duhet te ndodhe, mjafton te ruash arsyen qe t'u qendrosh prane atyre qe kane nevoje per ty.

    Ju faleminderit..
    Shume e dhimbsur historia jote.Me beri pershtypje kurajo jote BRAVO.
    nuk me kujtohet

  6. #6
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404
    ..................angjellove.............te kutpoj krejtesisht sepse dhe vet e pata nji fat te keq te perjetoj vdekjen e motres sime 21vjeqare, disa plag nuk mund as te shprehen...sepse gjithenje mbesin ne zemrat tona te fresketa qe nuk mund te harrohen gjeri sa te vdesimi edhe ne.... vitet kalojne por zemra e plagosur per keto raste nuk sherohet kurr.

    poet, te pershendes, une jam Linda_Spanje, por ja per her te par hyra ne ket forum ne ket muaj met 23.02 dhe siq po shifet mi kan mderruar temat apo mi kan shelyer, nuk i kuptoj fare, per ket arsye u kundershtova dhe per fat te mir me perjashtuan. kejo eshte nji pun qesharake, nuk merr pjes ne ket tem...
    pershendetje te gjitheve, dhe kalofeshi mir.

  7. #7
    carpe diem... Maska e angellove
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Vendndodhja
    aty ku asgje s'me prek
    Postime
    6

    Ju faleminderit te gjitheve!

    Ne kete forum ka shume tema, por kur behet fjale per tema qe te prekin thelle personalisht, do te ndalesh se s'ben te japesh opinionin tend...
    Poet, Dielli qe lind, xixellonja faleminderit per fjalet tuaja.
    Dielli qe lind, dua te te shpreh ndushellimet e mia per babain tend, uroj qe jeta te te forcoje se jam e sigurt se babai yt ndihet krenar per ty dhe per menyren si po e perballon. Ata edhe pse na kane lene fizikisht, jetojne dhe do te vazhdojne te jetojne perjetesisht ne zemrat tona.

  8. #8
    Far away! Maska e Eraaa
    Anėtarėsuar
    02-02-2003
    Postime
    161
    Dhimbja e njeriut te dashur qenka shuem e veshtire, po me e veshtire dhe me shkatruse eshte kur e ke prane dhe mendon qe do e humbasesh nje dite. Jeton me shpresen kaloi e sotmja , e nesermja e kshu me radhe.
    Sot premtova qe do behem me e forte,(te pakten kshu ngushlloj veten time) pasi pa dashje lotet e derdhura mund ti bejne keq pa e menduar.
    Nuk di cte them por ngushllime ju te tjereve.
    Live your beliefs and you can turn the world around.

  9. #9
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anėtarėsuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Ligjit te natyres nuk i shmangesh dot.....por c'te besh ne ato raste kur njerezit e humbin njeri tjetrin per budallalleqe/kryenecesi?? Kjo eshte pity!!!
    If I Only Could....

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Me vjen keq per te gjithe ata qe kane humbur njerezit e tyre me te afert dhe kjo eshte shume e dhimbshme per te gjithe. Edhe une kam humb njerin prind para 7 vjeteve dhe akoma me duket si enderr jo si nje gje reale. Momenti i pare i perjetimit te nje dhimbje do te thoja eshte shume i dhimbshem per te gjithe por ja qe kjo dhimbje do te degezohet e rritet me shume me kalimin e kohes. Them keshtu sepse cdo dite qe kalon sjell nder vete nje lajm te mire apo te keq. Dhe... kur degjon se dikush tjeter ka vdek.... Prandaj kjo dhimbje(vdekja) ska per te mbaruar kurre. Ajo ka per te qene tamam si nje dhimbje pa fund per te gjithe njerezit dhe ska per te rreshtur kurre. Sa per pyetjete e tua poet do te thoja se perjetimi i dhimbjes eshte shume i madh nga te gjithe por sic i thone nje fjale guri pelcet ne te tilla raste dhe njeriu jo. Njeriu eshte me i forte. Do sdo njeriu i shkrete do ta kaloje dhimbjen nen vete se ska ca te beje sado ti mungoje ai person ai perseri ska cfare te beje me derisa edhe ai te mbylle syte njehere e pergjithmone. Une e di sa e veshtire eshte te hapesh syte ne mengjes dhe mos ta shofesh ate person rreth e rrotull teje apo me keq te mos ndiesh keshillat e tij ne jeten tende. Te mos ndiesh pjesmarrjen e tij ne gezimet dhe hidherimet e tua etj. Por ja qe jeta vazhdon dhe ne duhet te behemi te forte. Menyra me e mire per te kaluar nje dhimbje per mua do te jete kur ti jeton me kujtimet e ketij personi. Me fjalet qe ai thoshte me shpesh. Me deshirat qe ai kerkonte nga jeta dhe nga ty dhe ti besh realitet deshira te tij njelloj sikur te ishin Amanete te pacituara.

    Edhe njehere Me vjen shume keq per te gjithe ata qe kane humbur njerezit e tyre me te afert. Shpresoj qe koha tjua qetesoje dhimbjet tuaja

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Kėngė pėr dashurinė
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  3. Red Sox-Yankees sfida e përjetshme
    Nga kolombi nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 409
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 02:18
  4. Hapja e dosjeve tė sė shkuarės komuniste
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 24-12-2004, 20:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •