Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947

    Mukja, kuvend bashkimi i të gjithë shqiptarëve

    Mukja, kuvend bashkimi i të gjithë shqiptarëve
    (Dërguar më: 01/08/09) Adriatik Alimadhi

    Jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët të mos harrojnë tradhtinë e komunizmit, të dënojmë tradhtarët e kësaj marrëveshje prej sllavo-komunistëve, por nga ana tjetër duhet ta festojmë këtë ditë të madhe të bashkimit të shqiptarëve, këtë kuvend të madh të patriotëve shqiptarë. Kjo është ditë e bekuar e bashkimit për të gjithë shqiptarët.
    Është një kënaqësi e veçantë të shkruash në emër të atyre burrave që i falën atdheut gjithçka që kishin më të shenjtë si: Mid’hat Frashëri, Vasil Andoni, Hysni Lepenica, Abaz Ermenjit, Hasan Dosti, Safet Butka, Skënder Muço, Tëfik Sfiri, Jup Kazazi, Zef Pali e dhjetëra nacionalistëve të tjerë, të cilët vunë në themelet e kombit tonë jo vetëm vuajtjet dhe sakrificat, por edhe gjakun e tyre për bashkimin dhe vëllazërimin kombëtar.
    2 gushti i vitit 1943 nuk mund të vinte rastësisht, ai vinte nga fryma e bashkimit të shqiptarëve qysh nga Kuvendi i Lezhës, frymës kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, të shtetit të parë shqiptar të vitit 1912, të Kongresit të Lushnjës (i cili ishte një guxim kombëtar), por dhe vazhdimësi e plotë e nacionalizmës shqiptare të prillit të vitit 1939. Në ditët e para të prillit 1939, populli shqiptar rrëmbeu armët dhe luftoi kundër okupatorit italian, duke treguar në këtë mënyrë se ai nuk mund të duronte robërinë e zezë. Edhe në këto momente të vështira, i biri i Abdyl Frashërit, Mid’hat Frashëri e patriotë të tjerë ideojnë nacionalizmën e parë shqiptare të përbërë nga tetë pika, që më vonë u quajt organizata e Ballit Kombëtar, në të cilën i bënë thirrje kombit shqiptar që të bashkohej në luftë kundër okupatorit për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri të bashkuar dhe të vëllazëruar. Në mënyrë të veçantë, ne vitet 1942-1943 ishin çetat nacionalistë ato që patën zhvilluar disa luftime të ashpra kundër okupatorit italian, ku në ndonjë rast nuk mungoi dhe bashkëpunimi me krerët e frontit nacional-çlirimtar.
    Çetat nacionalistë të Hysni Lepenicçs, Safet Butkës, Abas Ermenjit, Abdullah Allarupi, Tofik Sfiri, Ismail Golemi si dhe çetat e tjera të Kavajës, Shkodrës, Skraparit, Lushnjës, Mallakastrës, Beratit, Kuçovës, Fierit, Elbasanit, Korçës, Durrësit e deri në Malësi të Madhe etj, shfaqën asaj kohë jo vetëm trimërinë dhe guximin atdhetar, por edhe vizionin e tyre perëndimor, të cilit i përkisnin. Në këto kushte, prijësit e nacionalizmit shqiptar e panë plotësisht të arsyeshëm bashkëpunimin me komunistët, duke kërkuar bashkimin si një trup i vetëm në luftën kundër okupatorit dhe më pas vendosjen e pluralizmit politik ne Shqipëri. Ka qenë kjo arsyeja që Mid’hat Frashëri e përgatiti me kujdes këtë takim dhe me përgjegjësinë e plotë për fatet e kombit. Mukja u kuptua prej burrave të atëhershëm të kombit tonë, si moment kyç në historinë e gjithë shqiptarëve. Dua të kujtoj se dy kanë qenë momentet në të cilat përfaqësuesit e nacionalistëve dhe ata të frontit nacional-çlirimtar zhvilluan debate të ashpra. Problemi i parë lidhej me Kosovën, përfaqësuesit e fronit nacionalçlirimtar ngulen këmbë që kjo çështje të anashkalohej dhe të lihej për më vonë, ndërsa nacionalistët vendosen me argumente serioze se çështja e Kosovës patjetër duhej të vendosej për zgjidhje, duke legjitimuar edhe nëpërmjet Proklamatës. Gjithashtu, çështja e regjimit pas fitores ndaj okupatorit u kalua përmes debatesh të ashpra, ku nacionalistët ishin të prirur të ndiqnin modelet dhe praktikat perëndimore të funksionimit të shtetit, ndërsa nacionalçlirimtaret u gjenden të papërgatitur përballë kësaj situate.
    Të dy këto shqetësime, më vonë morën përmasa të mëdha, për shkak se komunistët shqiptar donin të shisnin Kosovën tek Beogradi, ndërsa pushtetin e donin për vete, pa e ndarë me askënd. Ndriçimi që i është bërë Mukjes deri me sot më ngjan se komentet duhet të jenë sa më të pakta. Shteti i ardhshëm shqiptar, ashtu siç e përfytyronin dhe donin nacionalistët, do të ishte një shtet i popullit, i realizimit të aspiratave të tija etnike dhe demokratike, një shtet me struktura krejtësisht perëndimore. Dhe, pikërisht në aspiratën etnike të tij, Balli Kombëtar do të goditej rëndë prej flirtit të komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë. Partia Komuniste Jugosllave kurrsesi nuk munde të lejonte që pikërisht PKSH-ja, ajo krijesë e saj, të bashkëpunonte me nacionalizmin e kulluar shqiptar. Karta e Atlantikut për vetëvendosjen e kombeve do të ishte për ta vetëm një kartë demagogjike, që luhej deri në përfundimin e luftës. Por, nacionalizmi pansllav kishte përgatitur taktika e strategji të reja, duke nisur që nga shtabi Ballkanik e deri tek bashkimi i Shqipërisë e Kosovës si republikë në kuadër të Jugosllavisë federale. Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, ata që dikur Enver Hoxha i quan profesorët e vet të pagabueshëm, ishin në fakt ideatorët e gjithë asaj tragjedie, e cila për nga përmasat e saj do të mbetet sigurisht në ekstremin e një vëllavrasjeje të paragjykuar.
    Se çfarë ishin këta komunistët shqiptarë të asaj kohe, vështirë ta përfytyrojë dikush që nuk e ka jetuar katrahurën shqiptare në ato vite. Në emër të gjeneralizmit Tito, këta dy kriminelë sllavë jepnin urdhra për krijim batalionesh e brigadash partizane, i udhëhiqnin këta “nga fitorja në fitore” dhe godisnin me çdo mjet dhe mënyrë nacionalizmin e ndershëm shqiptar.
    Fatkeqësia e disa shqiptarëve të mjerë në vitet 1944-1945, ishin se u bindën plotësisht që Shqipërinë e çliroi “shoku Tito” dhe aspak gjaku i shqiptarëve. Dy kriminelë sllav, me të marrë vesh ç’ndodhi në Mukje (atëherë ata merreshin me formimin e brigadës së Mehmet Shehut), u alarmuan menjëherë dhe vrapuan të shkundin Enver Hoxhën nga gjumi. Shumë pjesëmarrës të veprimeve komuniste pas Mukjes dëshmojnë edhe sot për atë që ka ndodhur. Por, ndërsa sot është e qartë se kush e denoncoi Mukjen si tradhti, njihet gjithashtu se cili inicioi luftën vëllavrasëse duke përpjekur të vriste dy zogj me një gur. Ky ishte pikërisht Dushan Mugosha, i cili këmbëngulte që të goditej Balli Kombëtar nga njëra anë, dhe të luftohet edhe armiku nga partizanët shqiptarë si në Shqipëri dhe në Jugosllavi.
    Lidhur me fillimin e luftës civile, në librin e tij titulluar, “Fitorja e hidhur”, ser Rexhinald Hilbert, pjesëmarrës në misionin anglez në Shqipëri 1943-1944, shkruan: “Është gjetur ai që ka ndezur luftën civile në Shqipëri. Siç është shprehur në vlerësimin e fundit të përdyjavshëm, ai është një i huaj komunist serb dhe quhet Ali Dushanovic…”. Në vlerësimin e tij, Hilbert mbështetet në një dokument të publikuar më 9 janar nga një punonjëse e shërbimit të fshehtë anglez, Margaret Hezlak, e cila me këtë rast informon eprorët e vet. Lufta vëllavrasëse e nisur në shtatorin e vitit 1943, përfundimisht shënon vijën e demarkacionit midis dy forcave të vetme politike shqiptare, të Ballit Kombëtar dhe komunistëve. Madje, kjo vijë demarkacioni do t’i ngjante një humnere gjigante ardhur jo për shkak të tërmetit natyror, por si rrjedhojë e internacionalizmit “bamirës” proletar, të përqafuar përjetësisht prej bolshevikëve shqiptarë. E keqja është se kjo luftë vëllavrasëse, e cila u iniciua prej kriminelëve sllavë, u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë shtetin amë si dhe në Kosovë e Maqedoni, e në të gjitha trevat shqiptare.
    Të udhëhequr prej partisë “nënë” jugosllave, shqiptarët komunistë i drejtuan armët vëllezërve dhe baballarëve të tyre. Në këto kushte, mjaft djem të prirë për të përqafuar sllavizmin u zhgënjyen, të tjerët në radhët e çetave nacionaliste u vranë, u masakruan e pushkatuan. Në mesin e shekullit 20, idealet merrnin jetë njerëzish të pafajshëm në Ballkanin gjaknxehtë.
    Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format edhe mbas prishjes së kësaj marrëveshje nga sllavo-komunistët, që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë, por kjo ishte e pamundur. Kriminelët komunistë filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katërta anët e Shqipërisë .
    E filluan nga Gjirokastra, duke vrarë Rukmedin Dino me katër vetë, tradhtuan çetën e Hysni Lepenicës, duke vrarë 34 komandantë çetash.
    Vranë në Devoll shqiptarin nga Kosova, Zia Gashin, Hadi Kazimatin me 6 të tjerë, vranë me atentat sekretarin e rinise së Ballit Kombëtar, Hazis Shara, masakruan ne Matjan të Lushnjës 67 ballistë. Serisht vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushuin, Sefedin Haderri, Boco Kalo, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun, me gjithë të birin 15 vjeç, Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato.
    Sërish në Korçë, çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi në mënyrë më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët. Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat, Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, sërish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Çamin. E pra, të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipskës, në Voskopojë të Korçës. Zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 180 vet, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë, këmbë e kokë, të cilët ishin nga qytetet Vlorë, Berat, Korçë etj. Në Tiranë, më 14 nëntor 1944, në hotelin ‘Bristol’, sot Muzeu Kombëtar, vrasin 14 vetë: Isamil Petrela, tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, së bashku me pesë të tjerë.
    Këto janë disa nga statistikat të cilat tashme janë të dokumentuara, por nga arshivat tona mund të themi me siguri se janë 4000 deri në 6000 shqiptarë. Këto krime barbare kanë kryer komunistët në luftën vëllavrasëse, ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 1943-1944. Ishin me dhjetëra burra nacionalistë, që duke mos duruar dot gjakderdhjen e shqiptarëve, u larguan për të vazhduar luftën dhe punën e tyre në mërgim kundër ideologjisë komuniste, por eshtrat e tyre treten akoma në dhe të huaj. Dëshmorët e Ballit Kombëtare janë me qindra e me mijëra, duke rënë për çështjen kombëtare. Mbas pushtimit të Shqipërisë nga komunistët, serish vazhduan të merrnin udhë pushkatimet, vrasjet, burgosjet, internimet dhe dëbimet për 50 vjet ndaj kësaj shtrese më fisnike të kombit shqiptar.
    Prandaj menduam ta bëjmë këtë shkrim me titull: Të mos harrojmë tradhtinë e komunizmit, por të festojmë Mukjen, si kuvendin e bashkimit të shqiptarëve.
    Edhe sot, fryma, mentaliteti komunist po shoqërojnë politikën shqiptare, fyerjet, sharjet, pabesia, tradhtia, kërcënimet, shpifjet, gënjeshtrat po i mbajnë të përçarë shqiptarët, thjesht për interesat e tyre personale dhe partiake. Gjej rastin në këtë ditë të shënuar të bashkimit dhe vëllazërimit të shqiptarëve, t’i bëj thirrje politikës shqiptare të përcjellin frymën e bashkimit, dhe jo të përçarjes, frymën e vëllazërimit, dhe jo të ndarjes, frymën e dashurisë, dhe jo të urrejtjes. I bëj thirrje qeverisë shqiptare, historiografisë shqiptare, që në tekstet shkollore të historisë të largojnë frymën dhe mentalitetin komunist, duke e zëvendësuar atë me frymën kombëtare, që brezat e rinj të edukohen me ndjenjën e atdhedashurisë, patriotizmit dhe historia e Shqipërisë të futet në shtratin e plotë të saj kombëtar. Në historinë e Shqipërisë të vendosen dhe të trajtohen disa dokumente, fakte dhe ngjarje. të cilat janë në përputhje me frymën kombëtare si ‘Nacionalizma Shqiptare’, prill 1939, ‘Dekalogu i Ballit Kombëtar’, i vitit 1942, ‘Marrëveshja e Mukjes’, gusht i vitit 1943.
    I propozoj qeverisë shqiptare që në Mukje të ngrihet muzeu i këtij Kuvendi kaq të rëndësishëm, për t’ju përcjellë vizitorëve dhe gjithë shqiptarëve frymën e Bashkimit dhe Vëllazërimit Kombëtar. Ky pra, është dhe duhet të jetë misioni fisnik i çdo shqiptari të ndershëm, për t’i shërbyer forcimit dhe lartësimit të kombit tonë. Në mbështetje të kësaj fryme, i bëj thirrje Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi dhe i kërkoj të vlerësojë kontributin e të gjithë patriotëve shqiptarë dhe nga ky proces shqiptarët do të dalin më të bashkuar drejt rrugës së pajtimit kombëtar. Nëse nuk realizohet kjo, pajtim kombëtar nuk do ketë.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ti mire e ke kete shkrim po me rendesishme eshte te heqim produktin e ri e te komunizmit katovicen e qelbur shqiptare qe e nga prone te Enver Hoxhes e beri ne kalim pronesie te pasardhesit e vet.
    Askush nuk meret me katovicen shqiptare po dijeni pa u shkulur nga rrenjet ajo komunizmin do ta kemi ne dere sic e kemi.
    Lereni te shkuaren e meruni me te tashmen ne doni ti lini bijve tuaj nje Shqiperi normale jo komunisto hibride sic eshte sot.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Juanito02 ky shkrim ka te beje me ate qe po ndodh sot ne Shqiperi.per fat te keq vazhdon e njejta perçarje mes atyre qe qeverisin kete popull me ato qe e pregatiten kete çorbe 50 e ca vite me pare. kush harron historine eshte i detyruar ta perserise thote nje i ditur dhe politika tek ne ne vend qe te bashkohen per te miren e ketije populli qe nuk i mbarojne vuajtjet rrine e shofin njeri tjetrin si hasem.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja qe skemi faj as une as ti qe politika postkomuniste perdor metoden perca e sundo akoma.
    Skemi faj as une as ti qe shqiptaret ngelen peng i batakcinjve politike, dhe me e keqja skane as sy ne balle ta shohin realitetin e hidhur e te luftojne per ta permiresuar.
    Ketu ne usa ku jam ata pak te huaj qe me njohin dhe njohin sadopak shqiperine nje pyetje te vetme retorike me bejne.
    Po mire xhanem si ka mundesi te ricikloni ne politike ata njerez qe ju shkaktuan aq vuajtje ne 97 kur morem rruget ne e ikem nga syte kembet.

  5. #5
    Ka disa rrefime edhe ketu qe lidhet me fillimshkrimin me larte !

    http://tvklan.tv/emisioni.php?id=360#

  6. #6
    Ditari i Reshat Agajt: Takimi me Kadri Hazbiun,- E more Reshat ,a fitove luften

    Ai kujton se më pas Tirana u mbush me ushqimet e çokollatat e UNRA-s (Organizata Ndihmëse Amerikane e Pasluftës), e cila e mbushi Tiranën me bukë të bardhë si bora dhe me lloj-lloj ushqimesh e artikujsh. Erdhën pas saj dhe misionet ushtarake e amerikane, që u pritën me ftohtësi nga qeveria dhe me gjithë zemër nga populli shqiptar, i cili mendonte dhe shpresonte se ditë të mira, ditë lirie, do të vinin për të nga ndikimi i aleatëve të mëdhenj, fituesve të luftës së madhe. Reshati shkruan në ditar: “Shtypi komunist përditë i binte kokës edhe Anglisë, edhe Amerikës, në fillimin e Luftës së Ftohtë, që atëherë kish filluar me ngut në të dy anët e perdes së hekurt. Rusia nuk binte asgjë ndër ne, veç ç’merrte ajo dhe Jugosllavia nga ekonomia jonë e shkatërruar nga lufta. Për ata kishte veç fjalë të mëdha e të ëmbla, si aleatët e përjetshëm të Shqipërisë, si vëllezërit e proletariatit, kurse për anglezët dhe amerikanët, që e mbushën Shqipërinë me bukë dhe ilaçe, veçanërisht me DDT, që e shpëtoi popullin nga malaria e morrat, asnjë fjalë të mirë, asnjë fjalë mirënjohjeje! Me të vërtetë, të vinte ndot në këtë kohë ta quaje veten shqiptar. Shqiptari ka pasur traditë që ta nderojë mikun që i vjen në shtëpi dhe ta presë me bukë e zemër, me atë që i ka dhënë Zoti, ndërsa komunistët jo vetëm që s’u dhanë gjë këtyre miqve, që po u binin kaq të mira dhe i mbushën me armë e flori gjatë luftës, po i shanin e i përdornin në një mënyrë me të vërtetë të neveritshme. Veçanërisht shtypi komunist”.

    Ai kujton se rusët dhe jugosllavët e zbrazën tregun shqiptar. Sjell si shembull se kur Shefqet Musaraj u kthye nga një vizitë e shkrimtarëve shqiptarë në Moskë, i tregoi se në një magazinë moskovite kishte gjetur sapun “Luks” të fabrikës Pogu të Shkodrës sonë, kurse në Tiranë s’gjeje një copë sapun të tillë, sikur të vrisje shtatë, si i thonë.


    Une mora vetem nje fragment nga ky ditar i shkruar,per me shume mund ta lexoni ketu http://www.standard-al.com/tekst.php?idt=18182

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Me inters me u lexue per kete teme:

    G.Hoti, Peza dhe Mukja

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Sipas mendimit tim "Marreveshja e Mukjes" ka qene nje tradheti e madhe e kryer nga te dy palet !
    Te dy palet ne fshehtesi dhe pa miratimin e popullit shqiptar , po merreshin vesh per ndarjen e pushtetit pas lufte ! Nderkohe qe vendi ishte nen cizmen fashiste !

    KESAJ I THONE SHQIP "FSHATI DIGJET DHE KURVA KRIHET" !

    Te tjerat jane te gjitha demagogji dhe maskarallek i paster ! As Balli nuk kishte ***** dhe kellqe te perpiqej per "ceshtjen kombetare" (se pastaj do te pyesnim se perse nuk kishte bere gje deri atehere ?) dhe as Ushtria nacional Clirimtare nuk kishte ***** te merrte dhe mbante me dhune territoret e banuara nga shqiptaret !

    Por si duket vetem kjo cope leter , i ka mbetur ne dore Ballit per te lare fuytyren per pozicionimin e tij pro okupatorit gjate L II B.

    Pra e thon shkurt , pasi bashkoi njerezit dhe armet me okupatorin , tani ngrihet dhe na bon edhe rolin e viktimes , me shpresen se shqiptaret kane harruar ???!!!!

    Ikni mer lal i ka nda historia keto gjona qy ne kohen e vet , cfare jane keto muhabete ?

    Vazhdoni tundeni si flamur Mutjen !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Eleminimi i gjithe elmenteve atdhedashes nga te dyja krahet Balliste dhe komuniste ishte veper e ketije hiene me gjithe mugoshat dhe popoviçet qe e komandonin.
    mbas lufte bashkimi doganor mes Jugosllavise dhe kryetarit te pederave komuniste shqiptare dha fryte te nenjehereshme me zbrazjen totale te atyre pak gjerave qe i paten mbetur ketije populli te pervuajtur.
    edhe ngritja flamurit te dashnorit te enver hoxhes Titos ne kishat e qytetit te Shkodres ishte veper e ketije llumi qe pasardhesit e tije edhe sot i thurin lavde. ai ka qene semundja me e keqe e mundeshme qe mund ti binte popullit Shqiptar.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  10. #10
    Fragmente nga debati në Mukje për çështjen e Kosovës:




    Gogo Nushi, përfaqësues i PKSH: - Ç’na duhet Kosova, ne kemi hallin e Shqipërisë!

    Besnik Çano, përfaqësues i rinisë nacionaliste: - S’ka shqiptar që nuk e do Kosovën, përveç atyre që i shërbejnë serbit.

    Myslym Peza: - Kosovën na e ka falë fashizmi. Ne nuk pranojmë dhurata nga fashizmi.

    Nexhat Peshkëpia: - Kur të humbet ora dhe një i huaj e gjen dhe ta kthen, ajo nuk duhet pranuar, kur është jotja?!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •