Autori i Lajmit:
Diana Gellci
Nuk ka se si te mos emocionohesh, por edhe gezohesh kur degjon per arritjen e artistes se re amerikane me origjine shqiptare Shaqe Kalaj, me te cilen vetem pak dite me pare patem nje bisede shume te ngrohte e te perzemeret.
-Kush eshte Shaqe Kalaj?
-Une jam nje artiste shqiptaro-amerikane, qe kam lindur ne Malin e Zi dhe jam rritur ne Livonia te Miciganit. Kam perfunduar studimet universitare per Pikture dhe Grafika ne Wayne State University.
Me pas vazhdova studimet pas-universitare ne Eastern Micigan University ku mora njekohesisht edhe diplomen e mesuesise. Momentalisht po punoj qe te licensohem ne artin e udheheqjes artistike. Punimet e mija i kam ekspozuar brenda dhe jashte Amerikes.
-A mund ti tregoni lexuesit tone per rrugen tuaj drejt artit?
- Isha vetem tete vjece kur me vdiq babai dhe krejt instiktivisht fillova te merrem me nje art krejt individual derisa sa shume shpejt kuptova se isha krejt ne gjendje te krijoja ne menyre dy-dimesionale. U duk qarte qe kisha talent. Isha ne kerkim te asaj se kush isha dhe kush do te behesha. Ne te vertete, kur rrembehesh nga arti, duhet ndjekur shpirti dhe pasioni. Dhe une ashtu bera. E ndjej se arti eshte ne vetvete nje udhetim gjate te cilit qenja transformon vetveten.
-Ju jeni rritur ne Amerike, si ndodhi qe e gjeni frymezimin ne kulturen shqiptare?
-Une jam amerikane me origjine shqiptare. Vemendja ime kryesore eshte perqendruar ne ndryshimet midis mashkullit dhe femres e vecanerisht ne rolin e femres ne shoqeri. E rritur midis dy kulturave te ndryshme, kam arritur ne fakt te kuptoj konceptin kulturor te te qenit femer ne te dyja keto kultura dhe rolin perkates te femres ne keto shoqeri. Tashme jam ne gjendje qe keto reminishenca kulturore ti derdh ne artin tim. Ne te njeten kohe, duke u edukuar si shqiptare une arrij te kuptoj edhe me qarte rolin e femres ne shoqerine moderne. Keshtu, ne nje eksopzite hapur kohet e fundit ne Saitamo te Japonise ne Muzeun Modern te Artit, une u paraqita me vepren artistike te titulluar Gruaja amerikane. Ne kete veper une kam dashur te shpreh presionin qe ushtron realiteti kulturor mbi vajzat dhe grate e reja, te cilat, ne kushte te tilla, duket skane zgjidhje te tjera pervecse ti nenshtrohen ketij realiteti. Ne punimet e mija te ardheshme do te doja te eksploroja historine e veshjes martesore shqiptare dhe si e rregullon pamjen femra shqiptare. Dua qe ti nderthur te dyja keto ide, pamjen dhe veshjen e femres shqiptare ne kohe. Do te kisha deshire qe te organizoja nje cfaqje te tille ne nje format modern duke vecuar idene se cfare do te thote te jesh shqiptare sot.
-A mendon se arti e kultura shqiptare shtojne dicka te vecante ne nje profil artisti?
- Pa diskutim. Shiko artisten e madhe meksikane Frida Kahlo qe i solli botes kaq shume nga kultura dhe arti qe e rriti. Apo artistja tjeter kubane, Ana Mendieta qe erdhi ne Amerike si nje vajze e vogel dhe kur u kthye ne atdheun e saj beri skulptura brilante. Une mendoj se pak a shume autobiografia ime e ndikon punen time artistike direct dhe indirect. Kam pergatitur nje punim qe do te paraqitet ne Woods Gallery te qytetit Huntington Woods ne Micigan. Quhet Fjala dhe Besa e
Baca Kurtit. Keshtu, ne kete pjesez arti une kam dashur te risjell kete hero shqiptar dhe dashurine e tij per shqiptaret. Ne menyre krejt simbolike une kam lidhur zemren e tij me zemren e nje shqiponje. Ne njeren dore ai ka nje pushke dhe ne tjetren shterngon njerezit. Kam dashur te them keshtu se ka motive te forta ne heroizmin e ketij trimi. Besoj se cfare e ben te vecante kulturen shqiptare nga kulturat e tjera eshte fjala e dhene. Ishte besa ajo qe e mbante Baca Kurtin te forte ne mbrojtje te njerezve te tij dhe ishte perseri besa qe e mban ate ende gjalle midis shqiptareve.
-Nese ekziston, si do ta shpjegonit ndryshimin midis artistit femer dhe mashkull?
-Une besoj se ka nje lidhje midis gjinise dhe menyres se si merr forme piktura. Ka shume artiste femra perpara meje qe e kane vene re kete dhe kane rikrijuar femren dhe boten e saj. Gjate gjithe se ashtuquajtures histori modern te artit, femra ka qene objekti artistik qe ka perbere subjektin e vepres, ndersa mashkulli ka qene shpikesi dhe krijuesi.
Grate artiste ne histori duhet te kene nje kendveshtrim original qe do ta ndryshoje lidhjen e tyre me ate art ku ato jane konsideruar thjesht si objekte. Ne levizjet moderne, grate artiste sigurisht qe e kane femren si pjese te artit te tyre, por ndryshimi kete rradhe qendron ne faktin se ato perbejne nje object dhe subjekt shume aktiv. Tashme spikat e nderlidhur ajo se cfare do te thote te jesh femer ne kohen e sotme me karakteristikat e vecanta femerore.
Si artiste mua me intereson dhe me frymezon qenja e femres. Se pari, menyra se si une e ndjej dhe e kuptoj artin tim eshte shume femerore. Se dyti, sigurisht, ndersa mua me intereson cdo gje qe ka lidhje me qenjen njerezore ne pergjithesi, si femer nuk mund te mos ve re padrejtesite e kesaj bote dhe vecanerisht ato qe kane lidhje me te qenit femer.
-Cfare interesash te tjera ka Shaqe Kalaj?
- Oh, shume Me pelqen shume joga. Eshte dicka e mrekullueshme jo vetem si ushtrim fizik por edhe nje menyre per te rigjetur veten. Shpesh e kap veten duke vallezuar ndersa jam duke pikturuar. Me pelqen vallezimi. Nderkaq, uji ze vend te rendesishem ne jeten time, dhe kjo ka bere qe te jem shume e lidhur edhe me notin. Nder te gjitha, leximi eshte dicka krejt thelbesore qe nga njera ane me frymezon e nga ana tjeter ushqen mendimet e mija. Dashuria ime me e madhe, kuptohet, mbetet arti dhe mesimi i artit. Jam shume e ndjeshme ndaj potencialit artistik njerezor dhe mundesise per ta konkretizuar ate.
Nderkaq, si artiste, besoj se ekspozimi i veprave dhe kontakti me audience e rrit artistin. Per kete arsye une perdor te gjitha mundesite per te ekspozuar punimet e studenteve te mij.
Ne Qershor te vitit te kaluar kam punuar me nje grup femijesh qe ekspozuan veprat e tyre ne Galerine Peace ne Detroit. Objekti i krijimit te tyre ishin te drejtat e femijeve.Mua me pelqen te provoj vazhdimisht ushqime te reja, edhe pse jam vegjetariane. Keshtu per shembull, tani me shijon shume ushqimi Indian. Ndersa veren e kaluar, kur isha ne Meksike, provova lloje te ndryshme ushqimesh meksikane dhe tani vdes per gjellet meksikane. Por sigurisht vendi i pare ne te gjitha i mbetet byrekut shqiptar, atij me djathe, sigurisht.
-Cfare tjeter do te kishe deshire te shtoje ne biseden me lexuesin shqiptar?
- Fola shume per idete e mija, por do te kisha deshire te shpjegoja edhe filozofine time si artiste. Cdo artist ka stilin dhe menyren e vet te te berit art. Por kur nje artist zgjedh vetem nje menyre te shprehuri, ne nje lloj menyre e ka kufizuar veten. Personalisht mundohem te jem spontane ne ide, forma dhe ne mjetet qe perdor per te shprehur artin tim.
Momentalisht po punoj ne gjinine e portretit realist dhe kam ne plan te vazhdoj me disa variante abstraksionite me teknika te perzjera. Ne ekspoziten qe hapet se shpejti kam punime druri qe dallohen per format e tyre te palatuara.
Frymezimin e mora nga Outsider Art dhe se fundi nga Pop art. Por me mire te them se eksplorimi i artit ne vetvete me jem kaq shume kenaqesi. Ne pergjithesi me pelqen cdo gje ka lidhje me artin.Se fundi, ajo cfare desha te theksoj eshte nje deshire kaq e madhe per ta njohur me mire gjuhen shqipe.
Po digjem nga deshira per ta perfeksionaur gjuhen time amtare ne te gjitha kuptimet dhe dua ta bej kete patjeter sepse e ndjej qe kjo eshte menyra me e mire per ta shprehur veten sinqerisht. Po te rritesh ne Amerike, eshte krejt e mundur te humbesh cdo gje, perfshi edhe veteven edhe se nga vjen. Por gjithmone e ke mundesine te fillosh nga e para. Kjo me ben edhe me te vendosur ne qellimet e mija.
Krijoni Kontakt