Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Model i ri politik i LDK-së per Prishtinen "Loja e kapuçave"

    Model i ri politik i LDK-së per Prishtinen "Loja e kapuçave"

    Pesë degët e LDK-së te Prishtinës i ofrojnë elektoratit që gjatë qeverisjes së tyre, të gjitha problemet që ka Prishina do të zgjidhen me "lojën e kapuçave"

    Agim Vuniqi, Michigan, SHBA

    Politika "parimore" e LDK-së ka filluar të tregojë edhe rezultatet e para në vendosjen e "pushtetit demokratik" në nivel lokal. Kolegjiumi i pesë degëve të LDK-së, të Prishtinës, sfidon kryesinë e LDK-së dhe kryetarin e saj me "lojën e shtatëshit" (kryetar i komunës mund të jetë çdo njëri nga shtatë të parët, është ky modeli i rrotacionit, i njohur nga sistemi socialist vetëqeverisës, i zbatuar ne komitetin qendror të LKJ-së dhe në vetë kryesinë e ish "RSFJ-së") që bie në kudërshtim me deklarimet e anëtarëve të kryesisë se LDK-ja për transparencën e plotë para elektoratit. Kjo më shumë i ngjanë "lojës se kapuçave" ku si humbës do te mbetet elektorati (po që se rrumbullakson LDK-në), ai do të nënçmohet dhe përqeshet në vazhdimësi.

    Edhe pse eshte shume pak i njohur ne politike modeli "loja e kapuçave", kjo në të vërtetë shpjegon krizën disavjeçare në tabllon politike të shqiptarëve, dhe atë gjithnjë, duke u fshehur pas "paravanit demokratik". Ajo që bie në sy më së shumti është refreni propagandistik ku përshëndetet një pjesë e elktoratit "në emër të presidentit Rugova", ashtu siç shprehet kryetari i tyre "në emër të popullit", që për ironi në emër të po këtij populli nga gjyakatat e "KSAK" (shqiptare e serbe) janë dënuar: Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Mentor Kaçi, Tahir Meha, Ekrem Kryeziu, Hashim Thaçi, Ram Buja, Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Mehmet Hajrizi, Albin Kurti..., janë dënuar me mija të rinjë (shume prej tyre kane vdekur neper burgjet shqiptaro-serbe nga torurat më çnjerezore, për të cilët poeti Zeqir Gërvalla ka shkruar vargje gjaku, për mësuesin Fazli Grajqevci e për shumë Fazli Grajqevca të tjerë) që kërkonin mëvetësi, që kërkonin demokraci, qe nuk ishte asgjë tjeter..., ishte vetëm një tregues i qartë që shqiptarët kërkonin pavarësi, kerkonin integrimin e natyrshëm me viset tjera shqiptare, arritjet e të cilëve po i shfrytëzonë LDK-ja për qëllime thjesht materiale (që u shprehë gjatë qeverisjesë dyvjeçare me Prishtinën, ku u uzurpua dhe plaçkitë pasuria e paluajteshme e Kosovës, nga këshilltarët komunal të LDK-së në Prishtinë).

    Çka do te thote ky "cirk" demokratik, kjo është vetëm një përpjekje për të bërë një spustim nga qëndrimi i OSBE-së, që kandidati për kryetar komune duhet të paraqesë pasurinë individuale dhe të familjes, dhe me "lojën e kapuqave" të "bishtërohet" ky qëndrim i njëjtë për të gjithë, kjo tregon shumë qartë se LDK-ja është një grupacion politik i "të korruptuarëve" (kuptohet jo te gjithë), ku interesat individuale janë mbi ato të anëtarësisë por edhe të elektoratit. Si mund te shpjegohet ndryshe fakti që LDK-ja që pretendonte në vazhdimësi të mbante pushtetin qendror dhe atë lokal, nuk është në gjendje të harmonizojë qëndrimet me pesë degët e LDK-së të Prishtinës, kjo tregon frakcionizmin brenda radhëve të LDK-së (atëherë kur preken interesat e ngushta), ku interesi material është mbi të gjitha, është mbi ligjin, mbi rregullat zgjedhore, është mbi popullaten e saj, është mbi Kosovën.

    Sfida e pesë degëve të LDK-së tregon anarkinë totale brenda radhëve të LDK-së, ku ëmblema e partisë kryetari i saj, është politikan i "hargjuar" që udhëheqë vetem nje grup njerezish që janë në presidencë. Si mund të arsyhetohet fakti që një grup i rebeluar i jo më pak se pesë degëve del me qëndrime të veta që janë në kolizion me qëndrimet e kryesisë se LDK-së, kjo tregon se çdo gjë që premtojnë është "prashitje në ujë".

    Edhe një gjë që duhet të kuptojë votuesi shqiptar se shalli i Rugovës nuk i mbulon të gjitha komunat e Kosovës (si duket jo atë të Prishtinës), komunat duhet t'i drejtojnë të aftit, profesionistët e jo ata qe bien "sexhde" para shallit të tij, e këtë e materializojnë duke mbushur xhepat e vet, këtë e dëshmonë edhe rebelimi i pesë "mahallave" të LDK-së dhe modeli i tyre "loja e shtatë kapuçave"
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Zoterinjve Agim Vuniqi dhe Albanino!

    Lufta kunder korrupsionit eshte me rendesi si ne Kosove dhe Shqiperi.
    Shume shqiptare qe marrin detyra zyrtare shfrytezojne funksionet per tu pasuruar per vehte dhe tallen me popullin.
    Te shqetsohesh per kete eshte krejt normale dhe ju beni mire qe kritikoni por mire eshte edhe me emra dhe fakte ne se kini.

    Fraza juaj ketu me poshte:

    "Ajo që bie në sy më së shumti është refreni propagandistik ku përshëndetet një pjesë e elktoratit "në emër të presidentit Rugova", ashtu siç shprehet kryetari i tyre "në emër të popullit", që për ironi në emër të po këtij populli nga gjyakatat e "KSAK" (shqiptare e serbe) janë dënuar: Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Mentor Kaçi, Tahir Meha, Ekrem Kryeziu, Hashim Thaçi, Ram Buja, Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Mehmet Hajrizi, Albin Kurti..., janë dënuar me mija të rinjë (shume prej tyre kane vdekur neper burgjet shqiptaro-serbe nga torurat më çnjerezore, """

    eshte pak bombastike dhe e adresuar jo aty ku duhet.

    Kur flet RUGOVA "ne emer te Popullit" nuk eshte e njejta gje sikurse Slogani i regjimeve staliniste "ne emer te popullit je i arrestuar" qe perdorej ne ish Bashkimin Sovietik ose ne Shqiperine staliniste dje ose ne Kosoven nen okupimin Serb.

    Ata qe e kane perdorur kete slogan ( KGB-ja sovietike, StaSi Gjermano-lindor, UDB-ja jugosllave ose Sigurimi Shqiptar) nuk kane asnji lidhje me programin e LDK-se, me elektoratin e LDK-se me vizionet e Ldk-se dhe aq me teper me personin e Ibrahim Rugoves, familja e te cilit e ka ndjere ne Palce pasojen e sloganit "ne emer te popullit".

    Pra juve po spekuloni me hipokrizi marksistesh te dala bojet.
    Dilni me mir hapur e deklaroni aty ku e keni hallin tuaj te madh.
    Ju marksistet kosovare (qofshit ne Kosove a Nju jork) vazhdoni te jeni te demshem dhe anakronike dhe se per ju Rugova eshte ARMIKU me i MADH dhe se vet Slobodani e Shesheli me shoke..
    Ju nuk kuptoni dhe nuk doni te kuptoni se RUGOVA eshte udheheqesi shpirteror i Shumices se Popullit te Kosoves dhe Presidenti zyrtar i saje.
    Ne emer te ketij populli flet RUGOVA...dhe ju ne se nuk e doni ate popull shkoni ne Kamboxhia a Zimbabve e eksperimentoni Stalinizmin tuaj fshatar te ndryshkur.

    Kaq per sot.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17
    Kur ne politike mungojne argumentat, kundershtaret nisin fushaten e sulmeve personale karshi njeri-tjetrit. Shkrimi i mesiperm eshte pikerisht ne kete kuader pasi nuk argumenton por shfaq hapur histerine politike ndaj kundershtareve.

    Dr. Rugova eshte presidenti i Kosoves, dhe nuk eshte vetem presidenti i atyre qe votojne per LDK-ne por gjithe shqiptareve ne Kosove. Mesohuni ti respektoni njerezit e zgjedhur, pasi kjo eshte pjese e demokracise.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Realiteti dhe alternativa politike shqiptare
    Nga Ibro-Arpeba në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 10:59
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •