Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    me ane te perkthimit?
    Me kete c'do te thuash se nuk e kuptova?

    Per te tjerat prit pergjigje...

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Une jam ortodoks dhe jo anti-latin. Cilido qe tregon gabimet, fallcifikimet etj te papatit eshte anti-latin? (sipas teje)
    Ti je orthodhoks, pra SHERBETORI I PERENDISE, dhe si i tille nuk te takon te gjykosh as njerezit, as Papat, as historine, as te shkuaren, as te ardhmen. E vetmia gje qe ben nje besimtar i devotshem eshte hedhja e hapave te tij drejt Perendise me lutje qe jeta e tij te permbushi Vullnetin e Perendise.

    Mos e ngaterro detyren e historianit me detyren e besimtarit te thjeshte. Vete thua qe ti je orthodhoks, por gati ne cdo shkrim tendin ne kete forum ke sjelle fakte qe nuk kane lidhje gati fare me Orthodhoksine apo Besimin Orthodhoks, por vetem me kontekstin historik te Krishterimit. Konteksti historik eshte i rendesishem por nuk ka asgje te perbashket me besimin orthodhoks qe nuk eshte nje besim i vdekur neper faqe librash, eshte besim i gjalle.

    Si fryma latine si fryma helene jane te huaja per Kishen Orthodhokse dhe jo pak here pergjate historise Kishes dhe Eterve te saj u eshte dashur te mbrojne Orthodhoksine si nga herezite perendimore, edhe ato lindore.

    Albo

  3. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Tani une nuk di c'fare do te thuash ketu me larte ti Albo. Une nuk kam treguar thjesht nje histori por kam treguar perpjekjet e hershme te papatit per nderhyrje ne doktrinen e krishtere, qe atehere qe kisha ishte NJE.

    Ty mundet te mos te interesoje, por orthodhoksia nuk eshte vetem te vesh te Dielen ne Kishe apo te besh nje rrefim.

    Kerkimi i te vertetes nuk eshte ne punen e nje ortodoksi?

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te njejtat perpjekje dhe nderhyrje jane bere dhe nga Konstandinopoja qofte ne fushen dogmatike, qofte disiplinore, qofte dhe ate politike edhe athere kur Kisha ishte NJE formalisht. Te thashe se po te krahasosh historine e shtate sinodeve ekumenike, konstantinopoli eshte gjendur ne krah te herezise shume me teper here se sa roma. Ne fakt roma ka qene kampionia e ortodoksise.

    Keshtu qe Roma latine nuk qendron me poshte (jo se jo) se kryeqendra e krishterimit helen.


    Mjere shqiptaret, dhe aq me teper mjere Kisha ne pergjithesi ne te gjitha krahet qe eshte gjendur midis ketyre dy aspekteve boterore brenda trupit te vet.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tani une nuk di c'fare do te thuash ketu me larte ti Albo. Une nuk kam treguar thjesht nje histori por kam treguar perpjekjet e hershme te papatit per nderhyrje ne doktrinen e krishtere, qe atehere qe kisha ishte NJE.
    Ti akoma nuk njeh sic duhet thelbin e Orthodhoksise. Misioni yt si besimtar orthodhoks ne kete bote nuk eshte "te njohesh historikun e Kishes Orthodhokse" apo "te denoncosh perpjekjet e Papatit", misioni yt eshte te hedhur hapa drejt Perendise ne rrugen e shenjterimit te jetes tende. Dhe jeta e nje besimtari te krishtere Orthodhoks fillon e mbaron ne Kishe. Asgje nuk eshte me me vlere mbi kete bote se sa Misteri i Mistereve te Kishes, Trupi dhe Gjaku i Krishtit qe cdo besimtar e merr cdo te djele gjate kungimit.

    Njohja e historise nuk ka asnje fare lidhje me Besen Orthodhokse, pasi nuk eshte dicka shpirterore, eshte thjeshte dije, kulture.

    Kerkimi i te vertetes nuk eshte ne punen e nje ortodoksi?
    Cdo njeri qe e kerkon te verteten jashte Kishes dhe Mistereve te Saj, eshte nje njeri heretik me mendime heretike pasi keto mendime dhe perfundime nuk jane mesimet e Kishes, nuk kane dale nga Tradia e Shenjte Apostolike qe gjejme ne Kishe, jane produkte te mendjes se semure njerezore.

    Ajo e "vertete" qe ti ze ti ne goje eshte "e verteta njerezore". Ajo e Vertete per te cilen vuan shpirti i cdo njeriu eshte e Verteta Hyjnore, dhe ajo nuk fitohet duke lexuar librat e historise por vjen nga lart, nga Hiri qe Ati leshon mbi kryet e cdo besimtari me anen e Shpirtit te Shenjte. Po te harxhoje po aq kohe sa ke harxhuar per te mesuar "te verteten njerezore" per te mesuar edhe te Verteten Hyjnore, nuk do te ishe duke treguar me gisht nga Perendimi dhe nuk do te beje me faj asnje njeri, por do te ishe duke kerkuar falje per mekatet e tua.

    Albo

  6. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Albo,

    ti nuk me thua asnje konkrete mbi temen kurse per te tjerat jane thjeshte thenie a posteriori.

    Pse?

    Sepse othodhoksia na arriti keto dite ne kete menyre fale klerikeve dhe njerezve qe e mbajten te paster besimin.

    Ky besim qe kemi une, ti, tjetri luftoi herezite, i denoi dhe mban fjalen e Zotit.

    U desh te mbahen sinode te tera, qe te mbrohet ortodoksia (pra besimi i drejte) midis te cilave edhe sinodi ekumenik i VIII qe denoi filioque-n e papikeve.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •