Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Isidori Mercatoris Decretalium Collectio

    Peshkopet e Romes, domethene papet, ishin gjate mesit te shekullit te IX Serji i II (844-7), Leoni i IV (847-855) dhe Benedikti i III (855-8), njerez qe te tre me aftesi te kufizuara. Ne fakt pape, mbi keta te tre ishte Kardinali (=i oborrit) dhiaku dhe keshilltari i etyre Nikollau, qe trashegoi te fundin ne thron si Papa Nikolla i I. Nikolla i I ishte njeri me ambicie dhe aftesi te medha, dhe me ambiciozi nga te gjithe Papet e historise. Eshte Papa i pare qe kerkoi me force dhe me shume subversion te 'vishet' me fuqi politike me te madhe nga fuqia e dy perandoreve me te medhenj te kohes, te Bizantit dhe te Frangeve. Kete fuqi universale e kerkoi duke paraqitur te quajturat <> qe permblidheshin ne ato Pseudoisidoriane.

    Dihet se nga fillimi i shekullit te IV c'do Pape konsideronte veten me larte nga peshkopet e tjere te Kishes, nje mbi-peshkop dhe te vetmin dhe supermin prijes te Kishes ne Toke. Prandaj dhe papet adoptuan titullin e meparshem pagan <> (pontifex maximus) qe e mban deri sot, por disa nga Papet si Leoni i I dhe Gregori i I ishin monumente te kesaj arogance. Vecse te gjithe para Nikolles e shikonin madhesine e tyre vetem ne Kishe. Idea e fuqise politike te Papes se Romes u poq vetem gjate shekullit te IX, me infuencen e Kalifatit te myslymaneve Arabe, te cilet deri atehere sudonin Kartagjenen, Spanjen, Siciline, ishuj te tjere dhe Italine e jugut. Vikariati papik eshte nje imitim i kalifatit myslyman, por u zhvillua ne Perendimin Romak qe kishte edhe tendencen edhe traditen sepse qe nga vitet e Roma prokristiane (edhe ne demokraci edhe gjate perandorise) perandori ishte gjithmone edhe pontifex maximus para perndive.

    Perandor i fundit i ketij titulli ishte Konstandini i Madh. Ishte pra Perendimi i njohur me idene e Qesaropapizmit, kalifatit apo vikariatit. Kurse ne Lindje, te ciles qender ishte Greqia, idea e kalifatit ishte shuar qe ne kohen e epokes Mikenase. Kaq pra tradita edhe infuenca e Arabeve ndermorren qe te piqet ne Perendim ideja e qesaropapizmit, qe Papa i Romes, te mbreterise se sterlashte te botes, eshte kalif, domethene me ty fuqite, edhe ate politike ate shpirterore.

    Papa eshte edhe sot edhe kryetari me i larte i nje shteti (i cili eshte permbledhur ne nje bllok urban sa per te qene) edhe kryeta i nje 'Kishe'.



    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 24-02-2006 mė 10:58

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Dekretet pseudoisidoriane u fallcifikuan dhe u paraqiten ne Perendim gjate viteve 847-852, domethene 10 vite afersisht, para se te behet faktikisht Pape Nikolla i I, gjate viteve qe ishte ende kardinal. Shume historiane dhe teologe sot besojne se fallcifikues i ketyre dekreteve ka qene vete Nikolla, i cili ishte i pari qe u referua fuqise se tyre qe te 'vishej' edhe me fuqine politike.

    Dekretet pseudoisidoriane, qe quhen zyrtarisht Decretalium Collectio, domethene permbledhje dekretesh, qe akreditohen si permbledhje tek Isidor Merkatori (Isidori Mercatoris Decretalium Collectio, bot. H. Denzinger, PL 130). Ky Isidorus Mercator, ose sipas disave Peccator (=mekatari, mbiemer per te karakterizuar shpesh murget) supozohet se eshte Isidori i Ispalise (Sevija e sotme)! Collectio decretalium eshte nje permbledhe e madhe me dekrete fallco qe akreditohen papeve te lashte te Romes dhe me tekste kanonike fallco midis te tjerave me e njohura eshte <<falja konstandiniane>>.

    Kjo e fundit eshte "dekret" i Konstandinit me te cilin falet tek Papa i Romes Silvester (314-335) dhe ne te gjithe pasardhesit e tij fuqia superme politike mbi te gjithe Token, me e madhe dhe nga ajo e Perandorit, dhe falen dhe nderime dhe benefite te tjera.

    Per Konstandinin e Madh dhe kthimin e tij (konvertimin) ne te Krishtere ne Perendim thuhen shume, krejtesisht ndryshe nga ato qe thuhen ne Lindje. Si per shembull se ky perandor, i huaj fillimisht per Krishterimin, u semur nga lepra dhe u sherua nga Zoti me perpjekje te te Papes se Romes, Silvestrit, dhe prandaj u konvertua ne te Krishter. Si shperblim perandori nxori ''urdherin'' <> qe titullohet Edictum domini Constantini Imperatoris (PL 130, 245-252) dhe datohet ne 27/2/314. Ne kete papa i Romes quhet vazhdimisht <> (pontifex summus) (PL 130, 245b; 246b), <> (papa universalis) (PL 130, 245b; 247b; 251a) dhe <> (pater universalis) (PL 130,246c)



    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vzahdon....

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Po perkthej disa nga pseset e ketij dekreti...

    Ne fillim thuhet, se falja (dhurata) behet per te gjitha ato qe Papa me fuqine e Zotit beri dhe shpetoi perandorin Konstandin (PL 130, 245b). Me poshte thuhet se:ngaqe <PL 130, 248c). Dhe me poshte: <> (PL 130, 248d).

    Dhe me poshte behet e qarte se fuqia papike do perhapet ne: << Kaq ne Lindje aq edhe ne Perendim, nga Veriu ne Jug, nga Judea deri ne Greqi dhe ne Asi, ne Thraki, ne Afrike ne Itali dhe ne ishujt e tjere>> (PL 130, 249c). Domethene Papa kerkonte fuqi ne gjithe boten e njohur deri atehere (pro-Kolombit dhe pro-Marko Polo).


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 24-02-2006 mė 11:31

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Dhe pas ketij shkrimi arogant dhe fallco, qe te kthehem ne realitetin historik, theksoj se ne vitin 314 Konstandinopoli nuk ishte e krijuar si qytet, Konsandini nuk ishte ende Perandor i Lindjes, qe mbreteronte Licini, dhe as ishte monokrator ne ato vende qe me pas i "fal" tek Papa. Kurse nga ana tjeter Konstandini, ndaj Papa Silvestrit, sillej gjitmone ne menyre armiqesore. Patriarkia e Jeruzalemit nuk ishte krijuar ende, por ne vend te saj ishte arkiepishkopia e gjithe Palestines, peshkopia e Qesarise.

    Por edhe sikur te ishte atehere Konstandini perandor i vetem (monokrator) nuk do ishte e mundur te falte as ai as njeri tjeter nje fuqi me te madhe nga ajo qe zoteronte. Eshte sikur te themi se nje dhika mund te emeroi nje peshkop apo nje prefekt te emeroi nje mbret. Nje tjeter qe duhet shenuar eshte armiqesia ndaj Konstandinopolit ne kete dekret pasi patriarkia e Konstandinopolit vendoset e treta ne Lindje, dhe e katerta, d.m.th. e parafundit ne gjithe Kishen. Sigurisht qe kemi te bejme me Nikollen e I.

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tann,

    mundohu te perkthesh mire (dhe i padeshperuar). Psh jo Serji, po Sergji, as 'falje pseudo-konstantianiane' por 'donacione pseudo-konstantiniane'.

    Duhet te kuptosh se falsiteti i atij donacioni u zbulua po ne Itali, gjate periudhes se rilindjes, pasi ai donacion, nga analiza historike e imter e atyre viteve te modernizmit te hershem europian, rezultoi se kishte gabime dhe se duhej te ishte veper falsifikuese.

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    mundohu te perkthesh mire (dhe i padeshperuar). Psh jo Serji, po Sergji, as 'falje pseudo-konstantianiane' por 'donacione pseudo-konstantiniane'.
    Kete e pranoj, sepse fjalori im nuk eshte aq i pasur ne shqip. Dhe sigurisht nuk ndryshojne kuptimin e temes. Ne qofte se e bejne kerkoj falje.

    Duhet te kuptosh se falsiteti i atij donacioni u zbulua po ne Itali, gjate periudhes se rilindjes, pasi ai donacion, nga analiza historike e imter e atyre viteve te modernizmit te hershem europian, rezultoi se kishte gabime dhe se duhej te ishte veper falsifikuese.
    Une e tregova pse ishte falco dhe kush e falcifikoi. Sigurisht nuk e zbulova une.

    Por thelbi eshte gjetke. Di te na thuash c'fare perfitime kishte Kisha e Perendimit ne baze te ketyre dekrteteve dhe si i mbante per te verteta?

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk ke thene (sidoqofte, qe se ke per detyre) se kur u kuptua te qenit fals i donacionit. U zbulua ne Itali ne shek.16, gjate renosances, fale metodave moderne te analizes historike. Falsifikime historike ka pasur dhe ne Lindje. Psh, legjenda se peshkopi i pare i Bizantit ka qene Andrea, vellai i Pjetrit, eshte nje nder to. Edhe kjo legjende, u sajua per perfitime pushteti, qe Konstantinopolit ti jepej, pervec prioritetit politik dhe ai apostolik.


    Nqs, do te lexosh literature anti-papike (sic te pelqen ty ky mbiemer), lexo John Romanides.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ja ky eshte keqkuptimi yt klasik. Une nuk shikoj te gjej fakte anti-latine se une nuk determinohem nga te tjeret. Pra nuk quhem anti- (qe nenkupton nje perkufizim qe preokupon nje tjeter).

    Une jam ortodoks dhe jo anti-latin. Cilido qe tregon gabimet, fallcifikimet etj te papatit eshte anti-latin? (sipas teje)

    Sa per ato te Lindjes shkruaj nje teme (edhe ti) De Erroribus Orientalis dhe e diskutojme...

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ja ky eshte keqkuptimi yt klasik. Une nuk shikoj te gjej fakte anti-latine se une nuk determinohem nga te tjeret. ..


    Me fal....mos po me thua gje se shkrimi hapes i kesaj teme nuk eshte 'te shikuar per te gjetur fakte anti-latine dhe se nuk eshte determinim nga te tjeret' me ane te perkthimit?

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Sa per lindjen, ku lindi Nestorianizmi? Nga herezite e diskutuara ne shate sinodet e para ekumenike, sa preken fronin e Konstandinopojes dhe sa ate te Romes? Nuk ka pasur cezaropapizem ne lindje? Perandori i shfronesote si ti donte qejfi patriket. Madje dhe ortodoksia kur fitonte ia dedikonte qenies ne pushtet perandorit ortodoks. dhe po ashtu kur persekutohej, e kishte nga perandori heretik.
    Ka qene per shkak te perandorit qe Konstandinopoja ia mori Heraklese, nen varesine sufragane te se ciles numerohej ne fillim, dhe u be metropoli, eksarki e patrikane.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •