Peshkopet e Romes, domethene papet, ishin gjate mesit te shekullit te IX Serji i II (844-7), Leoni i IV (847-855) dhe Benedikti i III (855-8), njerez qe te tre me aftesi te kufizuara. Ne fakt pape, mbi keta te tre ishte Kardinali (=i oborrit) dhiaku dhe keshilltari i etyre Nikollau, qe trashegoi te fundin ne thron si Papa Nikolla i I. Nikolla i I ishte njeri me ambicie dhe aftesi te medha, dhe me ambiciozi nga te gjithe Papet e historise. Eshte Papa i pare qe kerkoi me force dhe me shume subversion te 'vishet' me fuqi politike me te madhe nga fuqia e dy perandoreve me te medhenj te kohes, te Bizantit dhe te Frangeve. Kete fuqi universale e kerkoi duke paraqitur te quajturat <> qe permblidheshin ne ato Pseudoisidoriane.
Dihet se nga fillimi i shekullit te IV c'do Pape konsideronte veten me larte nga peshkopet e tjere te Kishes, nje mbi-peshkop dhe te vetmin dhe supermin prijes te Kishes ne Toke. Prandaj dhe papet adoptuan titullin e meparshem pagan <> (pontifex maximus) qe e mban deri sot, por disa nga Papet si Leoni i I dhe Gregori i I ishin monumente te kesaj arogance. Vecse te gjithe para Nikolles e shikonin madhesine e tyre vetem ne Kishe. Idea e fuqise politike te Papes se Romes u poq vetem gjate shekullit te IX, me infuencen e Kalifatit te myslymaneve Arabe, te cilet deri atehere sudonin Kartagjenen, Spanjen, Siciline, ishuj te tjere dhe Italine e jugut. Vikariati papik eshte nje imitim i kalifatit myslyman, por u zhvillua ne Perendimin Romak qe kishte edhe tendencen edhe traditen sepse qe nga vitet e Roma prokristiane (edhe ne demokraci edhe gjate perandorise) perandori ishte gjithmone edhe pontifex maximus para perndive.
Perandor i fundit i ketij titulli ishte Konstandini i Madh. Ishte pra Perendimi i njohur me idene e Qesaropapizmit, kalifatit apo vikariatit. Kurse ne Lindje, te ciles qender ishte Greqia, idea e kalifatit ishte shuar qe ne kohen e epokes Mikenase. Kaq pra tradita edhe infuenca e Arabeve ndermorren qe te piqet ne Perendim ideja e qesaropapizmit, qe Papa i Romes, te mbreterise se sterlashte te botes, eshte kalif, domethene me ty fuqite, edhe ate politike ate shpirterore.
Papa eshte edhe sot edhe kryetari me i larte i nje shteti (i cili eshte permbledhur ne nje bllok urban sa per te qene) edhe kryeta i nje 'Kishe'.
vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....
Krijoni Kontakt