Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Gjendja ekonomike ne Kosove

    Per gjendjen ekonomike ne Shqiperi eshte hapur nje teme qe ne forumin e vjeter, teme qe besoj se do te gjeje zhvillim edhe ne te ardhmen.


    Mendova se do te ishte e pershtatshme qe ketu te diskutonim edhe per ekonomine e Kosoves.

    Per kete une gjeta si pike mbeshtetje nje studim per llogari te FMN-se te publikuar ne dhjetor te 2001.


    Studiuesit vleresonin qe institucionet ekonomiko-financiare te ngritura ne Kosove per nga zhvillimi qe kane marre jane krejtesisht te pavarura nga Republika Federale Jugosllave. (Tashme ky term nuk ekziston me, artikulli u publikua me 16 dhjetor 2001). E kjo megjithese sipas rakordimeve te Rambujese sistemi monetar Republika Federale Jugosllave pritej te mbetej pergjegjese per politiken monetare, per politikene e doganave, per taksat federale ne territorin e Kosoves


    UNMIK-ut si organ drejtues i Kosoves, me mabrimin e luftes iu dha mundesia per te qene fleksibel, fleksibilitet qe sic shfaqet sot eshte shfrytezuar pozitivisht ne drejtim te ngritjes dhe konsolidimit te institucioneve ekonomiko-financiare qe paraqiten si me poshte:



    1- Central Fiscal Authority ( Autoriteti qendror fiskal)

    Ky institucion merret me Formulimin e buxhetit, implementimin e tij, politiken e taksave, administrimin. Ne Dhjetor te vitit 1999 u pergatit prej ketij institucioni Buxheti i pare i Konsoliduar i Kosoves (Kosovo Consolidated Budget), qe mbulonte shpenzimet e qevrise qendrore, komunave dhe ndermarrjeve publike. Nuk ka me trasferta midis ketij buxheti dhe atij te Jugosllavise.

    2- Department of Reconstruction

    Qe ka per qellim rindertimin dhe pergatitjene programit te investimeve publike.

    3- a new tax system and tax administration

    qe ka per qellim sigurimin e burimeve per buxhetin e konsoliduar te Kosoves dhe zevendesimin e strukturave paralele te taksave qe u zhvilluan gjate viteve ’90.

    4- a new Customs Department (Departamenti i Doganave)

    bazohet ne nje sistem te thjeshte, pa kufizime sasiore dhe me nje tarife te unike prej 10%.

    5- the Banking and Payments Authority of Kosovo (BPK) – Institucioni Bankar dhe i Pagimeve

    qe ka per qellim vendosjen e sistemit per pagesat brenda vendit, per te licensuar dhe per te mbajtur nen kontroll bankat vendase, per te siguruar likuiditet, aftesi per te paguar dhe funksionim te rregullt te sistemit financiar ne Kosove.
    Me shtimin e numrit te bankave ne Kosove, te cilat tashme jane pjesamrrese ne sistemin e pagesave institucioni ne fjale nisi organizimin e nje sistemi interbankar per qartesimin dhe shlyerjen e borxheve.




    Tendencat dhe politikat e sotshme ekonomike

    Pas heqjes se autonomise ne vitin 1989, Kosova u ndesh me disinvetim masiv ne ekonomi.

    Per kete ne artikull paraqitet nje tabele e flukdit te invstimeve ne sektoret e ndryshem te ekonomise. (Si njesi baze merret gjendja ne vitin 1971 ku sasia e investimeve ne cdo sektor barazohet me 100)

    Industri dhe miniera

    1980: 294
    1988: 89
    1990: 28

    Bujqesi

    1980: 409
    1988: 248
    1990: 116

    Sherbimet publike dhe ndertimtaria

    1980: 291
    1988: 196
    1990: 188

    Investimet totale:

    1980: 274
    1988: 115
    1990: 68


    Konflikti i 1999 shkaktoi shkaterrimin e infrastruktures ekonomike dhe humbje te medha ne kapitalin human. Dy te tretat e shtepive ishin demtuar rende ose ishin shkaterruar; 40 % e burimeve ujore ishin te ndotura; rruget, urat dhe infrastruktura kishin mbetur te demtuara dhe nje pjese e mire e territorit ishte e minuar. Por me me rendesi ishte largimi i kapitalit human nga Kosova. Deri para luftes postet manaxheriale dhe profesionale ne ndermarrjet kryesore te Kosoves i mbanin punonjesit serbe te cilet me mbarimine luftes u larguan nga Kosova. Si pasoje e largimit te tyre, ne Kosove u paraqit nje mungese e theksuar ne numrin e punonjesve me aftesi te larte profesionale.

    Problem mbetet regjistrimi i statistikave ekonomike. Nuk ka statistika zyrtare per agregatet makroekonomike, perfshire llogarite kombetare, inflacionin, tregtine dhe flukse te tjera financiare me pjesen tjeter te botes. Zyra Statistikore e Kosoves po pergatit veprimtarine e saj me asistencen teknike te donatoreve, por statistikat vitale per popullsine, regjistrimi i biznesit per firmat e medha dhe monitorimi i cmimeve ende mungon.
    Deri ne kohen e pergatitjes se artikullit ishte bere e mundur nje analize e standarteve te jeteses ( ne bashkepunim me Banken Boterore) dhe nje analize e pare e biznesit. Perjashtim nga keto mangesi ne te dhena paraqesin financat publike, ku ne dispozicion te qeverise jane vene te dhena te sakta statistikore.

    Sic u tha me siper te dhenat statistikore ne lidhje me llogarite kombetare jane jo te sakta dhe bazohen me shume ne vleresime te cemtral Fiscal Authority, Banking and Payments of Kosovo, UNMIK Deprtments dhe IMF staff.


    Ato ofrojne si nje shifer te mundshme 2,75 – 3,25 miliarde DM ( US $ 700-750 per fryme popullsie)


    Ne tabelen studiuesit paraqesin per ilustrim jane dhene vleresimet fillestare, me pas ato te rishikuara dhe ne fund parashikimet per vitin 2001.

    Me poshte po paraqes te dhenat e rishikuara per vitin 2000 dhe ato te parashikuara per vitin 2001. Shifrat jane ne Milione DM, me perjashtim te atyre pikave ku ka indikim tjeter.


    Prodhimi i brendshem bruto (GDP)

    2000: 2956
    2001: 3708

    GDP per fryme popullsie (ne US $)

    2000: 735
    2001: 880

    Rritja ne perqindje e GDP nominale

    2000: ...
    2001: 25

    Rritja ne perqindje e GDP reale

    2000: ...
    2001: 16

    Te ardhurat kombetare bruto (GNI)

    2000: 3106
    2001: 4008

    Te ardhurat e disponueshme kombetare bruto (GNDI)

    2000: 5350
    2001: 6480


    Konsumi

    Privat:

    2000: 3450
    2001: 3912

    Publik:

    2000: 319
    2001: 598


    Investimet

    Private

    2000: 529
    2001: 686

    Publike/Te financuara nga jashte

    2000: 1046
    2001: 1415


    Eksporte

    Tregti

    2000: 21
    2001: 43

    Sherbime

    2000: 383
    2001: 424


    Importe

    Tregti

    2000: - 2414
    2001: - 2869

    Sherbime

    2000: - 379
    2001: - 502




    Transfertat neto nga jashte

    2000: 2244
    2001: 2472



    Ne saje te ketyre te dhenave mund te flitet per nje rritje dyshifrore te GDP-se. Rikonstruktimi i ndertesave dhe infrastruktures eshte i dukshem; prodhimi bujqesor eshte rritur me 20-30% ne krahasim me vitin 2000; ofrimi i sherbimeve publike eshte duke u permisuar; sektori i sherbimeve private eshte zhvilluar ne menyre te dukshme. Prodhimi industrial mbetet akoma problematik, megjithate ringritja e tij vihet re ne sektore si: perpunimi i produkteve bujqesore, prodhimi i pjeseve per makina, i pijeve jo alkoolike.
    Duke qene se vleresohet nje inflacion i shkaktuar nga rritja ne nivelin e cmimeve te produkteve jo-ushqimore, institucionet vleresuese parashikojne nje GDP ne vitin 2001 prej DM 3,5 – 4 miliarde. (ose US $ 850 – 950 per fryme popullsie)

    Niveli i te ardhurave te disponueshme qendron mbi ate te GDP, pasoje kjo e asistences nga jashte.Te ardhurat e disponueshme kombetare bruto gjenden ne nivelin 175 % te GDP, importet tregtare ne nivelin 80 % te GDP dhe konsumi ne nivelin 120 % te GDP te 2001. Kjo u be e mundur nga numri shume i madh i transfertave nga jashte, nga burime zyrtare sikurse dhe nga Kosovaret e emigruar.


    UNMIK dhe IMF staff japin keto vleresime per transfertat zyrtare nga jashte (te dhenat ne milione DM)


    Asistence humanitare

    2000: 200
    2001: 100

    Dhurime buxhetore

    2000: 285
    2001: 202

    Rindertimi

    2000: 1009
    2001: 1320

    TOTAL

    2000: 1494
    2001: 1622

    (si perqindje e GDP)

    2000: 51
    2001: 44

    Transfertat private per te cilat nuk ka te dhena zyrtare vleresohet te arrijne ne vleren e 750-850 milione markave cdo vit dhe kane per qellim financimin e konsumit private dhe riparimin e shtepive private.
    Keto transferta kane bere te mundur mbulimin e deficitit te madh ne tregti. Ringritja e numrit te popullsise, duke perfshire ketu dhe ish-te debuarit, coi ne ringritjen e kerkeses per mallra vendas dhe ne rritjen e konsumit privat. Megjithese jo bazuar ne te dhena te sakta, mund te flitet per 10.000 punonjes ne stafin e UNMIK-ut, 5.000-10.000 ish-te debuar te punesuar ne agjenci dhe organizata te ndryshme joqeveritare dhe rreth 40.000 pjesmarres ne trupen e KFOR-it.

    Varferia ne Kosove eshte mjaft e perhapur, por relativisht e ceket.

    Sipas nje vleresimi te Bankes Boterore rreth 50% e popullsise ne Kosove ka nje konsum nen nivelin e varferise. Megjithate madhesia e ketij ndryshimi qe e vogel: mesatarisht, nivelet e konsumit per te varferit do te duhej te rriteshin me me pak se
    16 % ne menyre qe te sigurohej eliminimi i varferise.

    Ne Kosove vihet re nje shperndarje e rrafshte e te ardhurave (me nje vleresim te koeficientit Gini prej 29%).
    Varferia ekstreme eshte sipas vleresimeve e kufizuar: perqindja e popullsise qe i perkiste kesaj kategorie perbente me pak se
    12 %.


    (vijon)

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vazhdim!



    Financat publike


    Problem shfaqet ne manaxhimin e financave te sektorit qeveritar i cili paraqet fragmentim dhe standarte raportimi dhe kontabiliteti jo te konkorduara.


    Struktura e Buxhetit

    Buxheti i Pergjithshem: Kostot periodike te qeverise; administruar nga CFA; financuar nga te ardhurat lokale dhe nga dhurimet e huaja.

    Buxheti i konsoliduar i Kosoves (KCB): Buxheti i Pergjithshem + bashkite + ndermarrjet publike; i monitoruar nga CFA; financuar nga te ardhurat lokale dhe nga dhurimet e huaja.


    Sektoret qe ndodhen jashte ndikimit te buxhetit jane si me poshte:


    Rindertimi: shpenzimi i kapitalit; administruar nga Departamenti i Rindertimit; financuar nga dhurime te huaja.

    UNMIK: pagat e stafit te UNMIK-ut; administruar nga UN; financuar nga UN dhe nga donatore.

    KFOR: administruar dhe financuar nga vendet donatore


    Buxheti bazohet ne te ardhura shume te ulta, gjithashtu aftesia e UNMIK-ut per te marre borxh eshte e kufizuar. Si rrjedhim politika fiskale ka shume pak vend per manovrim dhe varet nga ndihmat e huaja.
    Te ardhurat e pergjithshme fiskale perbenin 15-20 % te GDP te 2000-01, dhe rreth 80% e tyre te siguruara ne kufi, sepse megjithe permiresimet ne kohet e fundit, miratimi qe gjejne keto masa brenda vendit eshte akoma i ulet.
    Burimet kryesore te te ardhurave per Buxhetin e konsoliduar te Kosoves jane:

    - nje takse akcize mbi prodhimet e naftes
    - nje takse ne nivelin e 10 % per prodhimet e importit
    - nje Takse e Vleres se Shtuar qe zevendesoi takse mbi fitimin e biznesit ne korrik te 2001.

    Nuk ka taksa direkte, megjithese ne plan eshte futja e taksave mbi rrogat dhe fitimet ne vitin 2002.

    Shpenzimet, duke perfshire dhe rindertimin, mberriten ne nivelin e 55% te GDP-se se vleresuar ne 2000 dhe 2001. Diferenca mes te ardhurave dhe shpenzimeve ne buxhet u mbulua nga ndihmat e donatoreve.


    Mbeshtetja nga donatoret u pakesua gjate vitit 2001.
    Per te kompensuar kete mungese u shfrytezuan te ardhurat e sigururara nga burime te brendshme, duke perfshire ketu nje rritje te shpejte ne aktivitet dhe permiresime ne administrimin e taksave dhe doganave.
    Te ardhurat ne Buxhetin e pergjithshem te vitit 2001 u vleresuan me DM 538 milione, nderkohe qe plani kish qene per DM 338 milione.

    Per vitin 2002 parashikohet vendosja e taksave mbi pagat dhe fitimet. Kjo do te shoqerohet me nje renie te asistences financiare nga donatoret ne lidhje me shpenzimet periodike sikurse dhe ato per rindertimin.


    Ndermarrjet publike

    Veprimtaria dhe manaxhimi i ndermarrjeve publike ve ne dyshim punen e forcave drejtuese.

    Ndermarrjet kryesore publike ne Kosove jane:

    - The electricity generation and distribution company (KEK)

    - Posts & telecommunications (PTK)

    - Pristina Airport

    - Kosovo Railways

    - Nje numer ndermarrjesh lokale te ujesjellesit, grumbullimit te mbeturinave dhe te ngrohjes.


    KEK eshte ndermarrja me problematike. Makinerite perballen me amortizimin dhe nga energjia elektrike e prodhuar rreth 1 / 3 humbet si pasoje e humbjeve teknike ose vjedhjeve, nderkohe qe me pak se gjysma e energjise se vene ne dipozicion ne rrjet arrin te paguhet realisht nga konsumatoret. Numri i punonjesve eshte ne nivelin e 10.000 veteve. Si pasoje KEK eshte shpenzues i madh ne kuadrin e buxhetit vjetor. KEK nuk eshte ne gjendje te mbuloje nevojat e brendshme me energji elektrike e per kete arsye nderprerjet e energjise elektrike jane te shpeshta.


    PTK eshte nje ndermarrje mjaft fitimprurese dhe kjo si pasoje e pozites se saj monopoliste dhe nje koncesioni qe ajo i ka dhene nje firme te huaj per venien ne pune e rrjetit te telefonise celulare. Eshte ndermarrja me nivelin me te larte te te ardhurave vjetore ne sektorin e ndermarrjeve shteterore. Problemet me te cilat ndeshet kjo ndermarrje jane: ato te kontabilitetit te brendshem, veprimet financiare nuk jane transparente, mikeqyrja nga UNMIK eshte e dobet dhe raportimi tek autoritetet fiskale eshte i dobet.

    Kompleksi minerar i Trepces perben gjithashtu nje ze te rendesishem ne buxhetin e shtetit. Ka nje strukture te integruar vertikale qe perfshin industrine nxjerrese, ate te shkrirjes, ate perpunuese, etj. Trepca ka sot rreth 4.000 punonjes nga 10.000 qe ka patur fillimisht dhe operon ne minimumin e kapacitetit te vet. UNMIK ka vleresuar se per revitalizimin do te nevojiteshin kosto ne nivelin e DM 100 milioneve. Ajo qe mbetet e paqarte eshte se cilat pjese te ndermarrjes do te jene te afta te mbijetojne ne nje kendveshtrim afatgjate.
    Duke qene se pjesa me e madhe e aktiviteteve te ndermarrjes zhvillohen ne enklavat serbe, Trepca perben dhe nje ceshtje delikate politike.


    UNMIK parashikon per vitin 2002 vendosjen e nje sistemi te sigurimeve sociale, sistem qe deri me sot ka munguar ne Kosove. Do te jete nje sistem prej tre shkallesh.
    Shkalla e pare: sistemi i ri eshte i parashikuar qe te siguroje nje minimum ne siguri sociale per te moshuarit permes nje pensioni te pergjithshem Basic Citizens
    Shkalla e dyte: te krijohet nje sistem i detyruar teresisht i financuar per kontribuesit e rinj
    Shkalla e trete: te krijohet mundesia e ngritjes se fondeve private per pensionet.
    Shkalla e pare do te mbulohet nga te ardhurat e buxhetit.




    Sektori Financiar


    Sistemi bankar gjendet ne fillimet e tij, por nderkohe kakrakterizohet nga nje mbikeqyrje e rrepte.


    Me mbarimin e luftes ndermjetesimi financiar ne Kosove mungonte teresisht dhe transaksionet financiare kryheshin vetem mbi baze Cash-i.

    Sot ne Kosove operojne:
    - 7 banka te licensuara
    - 15 institucione mikro-financiare


    Dy nga bankat dhe pjesa me e madhe e institucioneve mikro-financiare jane te krijuara dhe financuara nga donatoret, dhe me perjashtim te njeres, kane permasa te vogla: Bilanci i pergjithshem i bankave tregtare ne fund te gushit 2001 mberrinte ne pak me shume se DM 400 milione. Perjashtim ben MEB (Micro-Enterprise Bank), nje banke ne pronesi te huaj ne kapitalin baze te ciles perfshihen dhe institucione si EBRD (European Bank for Reconstruction and Development) dhe IFC(International Financial Corporation). Ne shumen e bilancit te pergjithshem te gjithe sistemit bankar vetem kjo banke eshte e perfshire me me shume se 50 %.
    Depozitat bankare mberrijne ne nivelin e DM 364 milione (me pak se 10 % e GDP se vleresuar), nderkohe qe kreditet bankare te sektorit privat mberrijne ne nivelin e 27 milioneve (me DM 29 milione shtese te leshuara nga institucionet mikro-financiare). Pjesa me e madhe e ketyre krediteve kane per qellim financimin e tregtise dhe sherbimeve.
    Me asistencen e FMN-se UNMIK-u ne nentor te vitit 1999 pergatiti nje program per licensimin, rregullimin dhe mbikeqyrjen e bankave. Qe prej atehere BPK (The Banking and Payments Authority of Kosovo)eshte insitucioni i cili ka per detyre mbikeqyrjen e institucioneve financiare ne Kosove.

    Problemet me te cilat perballet ky institucion jane varesia nga buxheti per te siguruar mbeshtetje financiare dhe problemet e kontabilitetit te brendshem.



    Nje sektor tjeter do te shqyrtohet me poshte, ai i sigurimeve, qe ne vitet 1999-2001 njohu nje ngritje dhe nje krize.



    Nentor 1999
    UNMIK vendos qe per mjetet motorrike te dores se trete te behet i detyruar sigurimi prane institucionit perkates. Per kete arsye hapet edhe rruga per ndertimin e ketyre institucioneve. U leshua fillimisht nje urdherese administrative qe vendoste kerkesat per licensimin e kompanive te sigurimit: DM 5 milione ne sasi kapitali baze (mund te ishte dhe nje deklarate komerciale krediti); marreveshje risigurimi (nga ana e institucioneve); dhe stafi i pershtatshem. Ne kete urdherese qe u leshua nuk specifikohen standarte mbrojtese dhe nuk krijohet asnje organ mbikeqyres. Si rrjedhoje brenda nje kohe shume te shkurter “mbijne”
    5 shoqeri sigurimesh.


    Prill 2000
    Si pasoje e ankesave te paraqitura ne lidhje me praktikat e konkurrences, UNMIK leshon nje urdherese te dyte duke specifikuar pagesat minimale, komisionet dhe diskontet maksimale te lejueshme per kontratat e sigurimit. Ne pergjigje te ketij caktimi ne menyre administrative te cmimit, numri i veprimtarive te paligjshme u rrit ndjeshem duke perfshire deri edhe dhune e kriminalitet.


    Korrik 2000
    Bashkepronari i nje prej shoqerive te sigurimit ben kerkese per nje license banke dhe BPK zbulon se ai nuk eshte i pershtatshem per te ndertuar nje institucion financiar. UNMIK me ne fund arrin te kuptoje gjeresine e problemeve ne sektorin e sigurimeve.


    Tetor/Nentor 2000
    UNMIK kerkon informacion financiar nga shoqeria e sigurimit, informacion te cilin shoqeria refuzon ta veje ne dispozicion. Keshilltari legal i UNMIK-ut konfirmon se brenda kornizes legale ekzistuese, shoqeria nuk eshte aspak e detyruar qe te veje ne dispozicion informacion financiar. UNMIK dhe BPK vendosin te krijojne nje rregull te ri mbi sigurimet dhe te kerkojne asistence. Nderkohe shoqerite ekzistuese vazhdonin te zhvillonin veprimtarine e tyre ne kornizen ekzistuese.


    Maj 2001
    Sipas rregullit te ri, akoma ne fazen e projektimit, UNMIK mund te rinovoje licensat e shoqerive ekzistuese te sigurimit brenda tre muajsh, me kushtin qe ato t’i nenshtrohen auditimit te veprimtarise se tyre financiare. Brenda korrikut te vitit 2001 ishin vene ne qarkullim rreth 189.000 deshmi sigurimi me nje te ardhure totale (nga pagesat per keto deshmi) prej DM 67 milione. (rreth 1, 5 % e GDP se vleresuar)


    Shtator 2001
    Me projektin e rregulit te ri ende per t’u rishikuar, UNMIK zgjat licensta e shoqerive te sigurimit, nen kushtin qe ato te depozitojne 40 % te pagesave te tyre te pamerituara me BPK. Ne te njejten kohe BPK fillon procesin e vleresimit te auditimeve ne menyre qe te vleresoje gjendjen e shoqerive ekzistuese te sigurimit dhe te gjithe masave te nevojshme me karakter ndreqes.


    Tetor 2001
    U vu ne zbatim rregulli i ri dhe mbikeqyrja e shoqerive te sigurimit i kaloi BPK-se.



    Shenim: Situata me shoqerite e sigurimeve paraqet tipare te ngjashme me zhvillimin qe moren piramidat ne Shqiperi. Une besoj se vetem nderhyrja ne momentin e duhur nga UNMIK dhe BPK e shpetoi sektorin e sigurimeve nga nje katastrofe, gje qe ne Shqiperi u be me shume vonese.



    (Vijon)

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Politika ekonomike ne plan afatshkurter



    Nje nga asetet kryesore te Kosoves eshte popullsia e re e saj. Sipas te dhenave te fundit, me shume se 50% e popullsise eshte nen moshen 25 vjec. I nevojshem eshte investimi ne sektorin e arsimit ne menyre qe kjo popullsi e re te realizoje gjithe potencialin e saj.

    Asistenca nga vendet donatore pritet te vije duke u ulur, dhe investimet afatgjate kerkojne burime te tjera nga ato te lartpermendurat.
    Nje tjeter pike lidhet me faktin se investuesit private te brendshem e te huaj nuk do te investojne ne Kosove per aq kohe sa nuk eshte percaktuar statusi perfundimtar i saj.


    Transfertat nga jashte do te pesojne renie.

    Ne keto transferta perfshihen:

    ---
    Ndihmat nga vendet donatore te cilat drejtohen kryesisht ne financimin e shpenzimeve buxhetore

    ---
    Ndihmat per rinkonstruktim, qe priten te bien nga 1.3 Miliard ne vitin 2001 ne 300-400 Milion ne vitin 2004

    ---
    Transfertat private – nuk dihet akoma me siguri se cila do te jete ecuria e tyre.


    Ne teresi, transfertat e huaja priten te bien nga 67% e GDP se vleresuar ne vitin 2001 ne 15-20% ne vitin 2004.

    Politika ekonomike afatshkurter duhet te arrije te zhvilloje kapacitetin e brendshem prodhues dhe te thelloje integrimin e ekonomise se Kosoves ne ate te rajonit dhe pjeses tjeter te Evropes.

    Unmik dhe PISG (Provisional Institutions of Self-Government) duhet te perqendrohen ne kater prioritete:

    - Qendrueshmeria fiskale
    - Thelllimi i sektorit financiar
    - Zhvillimi i sektorit privat
    - Qeverisje e mire


    Qendrueshmeria fiskale nenkupton nje mbajtje ne te te njejtin nivel te rritjes se shpenzimeve e rritjen e burimeve ne dispozicion.
    Rritja ne te ardhurat nga brenda vendit do te jete i vetmi burim qe do te mund te kompensoje pakesimin e ndihems financiare nga jashte. Kjo do te kerkoje nje dore me te forte te UNMIK-ut dhe PISG-se ne vendimmarrje.

    Politika e taksave duhet te synoje thjeshtesine. Kjo nenkupton:

    - taksa te ulta dhe uniforme dhe
    - nje baze te gjere per taksat

    Ne vitin 2002 do te vihen ne zbatim taksat per pagat dhe fitimet dhe ne vitin 2003 taksa mbi te gjithe llojet e te ardhurave


    Manaxhimi i shpenzimeve do te jete nje tjeter element i rendesishem ne nje shikim afatmesem.

    - nevoja per shpenzime kapitali do te mbetet e larte, investime jane te domosdoshme investime ne sektorin energjitik
    - shpenzimet sociale jane te nevojshme – edukimi dhe shendetsia, se bashku me venien ne funksionim te sistemit te pensioneve
    - shpenzime ne drejtim te shlyerjes se asaj pjese te borxhit te ish-Jugosllavise qe bie mbi Kosoven dhe ne drejtim te zevendesimit te aktiviteteve qe jane te financuara direkt nga donatoret.


    Ne manaxhimin e shpenzimeve ben pjese dhe niveli i larte i pagave per fuksionaret nderkombetare. Ky ze perben pjesen kryesore te Buxhetit te Pergjithshem. Mbipunesim ka pasur ne sektorin shendetsor dhe ne Trupen Paqeruajtese te Kosoves (Kosovo Protection Corps)
    Renia ne nivelin e pagave do te shoqerohet me nje racionalizim te sektorit publik duke filluar qe prej vitit 2002.

    Ne sektorin e ndermarrjeve publike me rendesi eshte rritja e transparences dhe pergjegjesise.

    Ne ngritjen e sistemit te pensioneve duhet patur parasysh aftesia mbijetuese e tij.
    Rreziku per sistemin e ri eshte se pensioni baze per qytetarin (the Basic Citizen’s Pension) do te mund te vendoset ne nje nivel qe nuk eshte i perballueshem nga ana fiskale. Rendesi ka qe ky nivel te jete ne perputhje me burimet e disponueshme, dhe te pershtatet ne menyre transparente dhe te depolitizuar.


    Thellimi i sektorit financiar

    Cili eshte roli i ndermjetesve financiare?
    Eshte vleresimi dhe cmimi i rrezikut, alokacioni i kursimeve, financimi i investimeve dhe perforcimi i praktikave te mira te kontabilitetit dhe te manaxhimit, duke pasur si rrjedhoje nxjerrjen ne drite te ekonomise se zeze.

    Problemet qe paraqet sistemi financiar ne Kosove jane si me poshte:
    - mungesa e besimit tek bankat
    - mungesa e manaxhereve dhe supervizoreve te trajnuar dhe me eksperience
    - kornize e dobet legale per biznesin privat
    - pasiguria politike qe spraps investuesit e huaj.

    Cfare perparimesh ka patur deri me sot?

    Sistemi bankar po rritet me shpejtesi – Kontribut ne kete po jep
    - rritja e depozitave dhe e nje portofoli te shendetshem kreditesh
    - venia ne jete ne kohen e duhur e nje kornize rregulluese dhe puna e BPK per te vendosur dhe perforcuar standardet te larta kontrolli



    Per nje zhvillim te metejshem nevojiten reforma ne sektoret e meposhtem:

    - legjislacioni per falimentimin
    - venia ne jete e nje regjistri te pronave
    - pagimi i punonjesve publike dhe furnizueseve permes depozitave direkte bankare
    - roli kontrollues i BPK (The Banking and Payments authority of Kosovo) duhet te perforcohet edhe me tej


    Zhvillimet ne sektorin e sigurimeve

    Pozitive ne kete sektor eshte marrja ne dore nga ana e BPK e kontrollit te ketyre shoqerive.
    Problematike mbeten kostot qe rrjedhin prej shoqerive te sigurimit qe nuk zoterojne kapitalin baze.

    Pritet qe ne te ardhmen si pasoje e nje ekspertize domethenese ne mbarevajtjen financiare BPK-se do t’i kalohet e drejta e mbikeqyrjes dhe mbi format e reja te ndermjetesve financiare qe do te shfaqen ne Kosove, duke filluar me fondet e investimit.

    Per te realizuar keto, BPK duhet te kete autonomi operacionale dhe financiare. UNMIK duhet te shqyrtoje nje plan per kapitalizimin e BPK.



    Zhvillimi i Sektorit Privat


    Si paraqitet ekonomia ne Kosove sot?

    Mjaft e gjalle, por ne te shumten e rasteve e kufizuar ne sherbimet jozyrtare.

    - eshte e permasave te vogla
    - jashte rrjetit zyrtar te taksave
    - e pafuqishme perballe krimit

    Eshte nje aktivitet qe deshmon per shpirtin ndermarres te kosovareve.
    Por nuk mund te perbeje nje baze te shendoshe per nje zhvillim te qendrueshem.


    Celesi per transformimin e aktiviteteve ekzistuese ne nje sektor modern biznesi eshte nje kornize e pershtatshme legale dhe nje aparat institucional per ta mbeshtetur ate.


    UNMIK ka vene ne jete nje pakete baze ligjesh qe perfshijne:

    - nje ligj kontratash
    - nje ligj shoqerish
    - nje ligj per investimet e huaja
    - nje ligj per doganat dhe akcizat
    - nje ligj per shkembimin e huaj
    - nje ligj per bankat
    - nje ligj per sigurimin e aseteve te luajtshme


    Plotesim per kete pakete ligjore do te ishte:

    - legjislacion mbi falimentimin
    - legjislacion per mbrojtjen e konkurrences, ate te hipotekave
    - ngritja e nje kadastre dhe nje regjistri pronash.



    Plani i Privatizimit te ndermarrjeve publike

    Kjo eshte nje pike qe duhet pare me kujdes. Ajo ve ne dukje nje rrezik te mundshem nga shpronesimi i pronareve te meparshem apo pretendenteve per pjesmarrje ne kapitalin e ndermarrjes. Ketu perfshihen pretendimet e vjetra serbe dhe marreveshje koncesionesh me shoqeri te huaja qe mund te pengojne shitjen e shoqerive shteterore ne Kosove.

    Kjo mangesi u vu ne dukje nga sherbimet legale te OKB-se pas nje interpretimi qe ato i bene marreveshjes UNSCR 1244.


    Si paraqitet ky plan privatizimi?

    Permban tre kanale privatizimi:

    „Spin-Offs“: asetet e ndermarrjeve qe mund te terheqin akoma investime te reja mund te transferohen ne nje ndermarrje te re, plotesisht te zoteruar nga ndermarrja ekzistuese. Kjo e fundit eshte zoteruese e te gjithe kaoitalit te huaj te se rese. Shoqeria e vjeter me pas do te likuidohet ( ne baze vullnetare ose me falimentim ) ose te transformohet, nderkohe qe shoqeria e re do te kerkoje per investues te rinj.

    „Transformimi“: Aksionet e ndermarrjeve qe jane akoma ne gjendje qe te permbushin kerkesat minimale te kapitalit, por qe veshtire se do te terheqin investues strategjike do t’u shperndahen punetoreve (60%) dhe pjesa tjeter do t’i jepet KTA (Kosovo Trust Agency). KTA do te jete nje agjenci publike e vecuar nga UNMIK (duke e mbrojtur ne kete menyre UNMIK nga borxhe te mundshme), e qeverisur nga nje Bord Guvernatoresh te caktuar nga SRSG (Special Representative of the Secretary General), dhe e ngarkuar me nxitjen e rikonstruksionit dhe privatizimit te ndermarrjeve ne te cilat ajo zoteron aksione.

    „Likuidimi“: Ndermarrjet te vleresuara si jo te afta per te mbijetuar do te likuidohen ose do te riorganizohen permes falimentimit.


    KU qendron rendesia e procesit te privatizimit:

    - do te zberthente potencialin e aksioneve akoma me vlere ne ndermarrjet ekzistuese
    - do te eliminonte nje burim borxhesh gati-fiskale
    - do t’i vendoste keto ndermarrje ne nje fushe konkurrence me ato te sektorit privat
    - do t’i jepte nje sinjal domethenes agjenteve ekonomike brenda dhe jashte Kosoves oer kursin qe ka vendosur te ndjeke ekonomia ne Kosove.




    Qeverisje e mire

    Problematike shfaqen ne ditet e sotme:

    - korrupsioni
    - evazioni fiskal
    - krime te tjera ekonomike
    - rreziku nga krimi i organizuar nderkombetar


    Krimi ekonomik

    Ne nentor te 2001 UNMIK inicoi punen mbi nje Strategji kundra krimit ekonomik, qe perfshin krijimin e nje njesie te Krimit Ekonomik.


    Elementet e nje qeverisje te mire jane pervec ligjit dhe rregullit si me poshte:

    - koordinimi dhe pergjegjesia ne vendimmarrje
    Problematike – burokracia, zgjatja e procedurave si pasoje e rishikimeve ligjore apo e vendimeve buxhetore. Kjo eshte e lidhur me kosto ekonomike per te dyja palet.

    - Struktura institucionale e financave publike
    Siaps kornizes kushtetutes, autoriteti qe percakton politiken fiskale ne Kosove do te ndahet midis SRSG (Special Representative of the Secretary – General) dhe qeverise qe ka dale nga zgjedhjet e pergjithshme.
    SRSG mban pergjegjesi per: vendosjen e parametrave financiare dhe politike per buxhetin dhe mbajtjen e autoritetit mbi disa sektore te caktuar te shpenzimit publik, per politiken e taksave dhe administraten.

    - Mbulimi i Buxhetit te Konsoliduar te Kosoves
    KCB mbulon vetem nje pjese te shpenzimeve publike: shpenzimet e investimit mbeten jashte, sic mbeten edhe veprimtari te tjera jashte-buxhetore te financuara nga donatoret.






    Shenimi im

    Materiali qe une paraqita si me lart eshte nje prove me shume se ekonomia ne Kosove ka filluar te marre forme dhe te qartesoje levizjet e saj. E rendesishme dhe shume pozitive eshte qe UNMIK po e nderton ate per te qene e afte qe te mbijetoje e pavarur.

    Sikurse edhe ekonomia e Shqiperise dhe ajo e shume vendeve te tjera ne zhvillim edhe ekonomia e Kosoves perben nje eksperiment shume te mire per politikat ekonomike qe mund te implementohen ne situata dhe vende te ndryshme.
    Megjithate ndertimi i saj mund te bazohet ne eksperienca te njohura, sic eshte ajo e Bosnjes pas luftes, apo dhe e Shqiperise pas 1990 – si vende ballkanike.


    Ne artikull u permend si nje element shume i rendesishem kapitali human qe ekziston ne Kosove; Nje popullsi ku me shume se 50% e banoreve jane nen 25 vjec.
    Besoj se kjo do te ishte endrra e cdo shteti evropian qe tani lufton me problemin e nje deficiti te mundshem te sistemit te pensioneve. Planet per investime ne sistemin arsimor dukej se perbenin nje objektiv te politikes se UNMIK-ut. Kjo eshte nje mase shume pozitive. E rendesishme eshte qe njerezit te nxisin femijet e tyre te shkojne ne shkolla – ne Shqiperi qe prej disa vitesh po ndodh pikerisht e kunderta, ne pamundesi ekonomike prinderit po i terheqin femijet nga bankat e shkolles.


    Duhen akademike qe te ndertojne bazat e shtetit dhe te ekonomise.
    Ne kete kuader pra ka nevoje per ekonomiste dhe juriste.

    Por ka nevoje urgjente per inxhinjere ndertimi, elektronike, per informaticiene, per agronome.
    Pa pasur keto njerez me pergatitje ne shkolla te larta dhe njekohesisht dhe staf te pergatitur ne nivel teknik (pra shkollash te mesme) askush nuk do te kete interes te investoje ne Kosove (ketu perfshij edhe Shqiperine).

    Ekonomite tigre sic quhen ato aziatike (Taivan, Kore e Jugut, Malajzi, Indonezi) kane arritur ne nivelet e sotme pikerisht duke filluar nga nje baze qe ishte ajo e sigurimit te kapitalit human, e venies ne dispozicion te nje popullsie te shkolluar perballe fluksit te kapitalit te huaj qe ishte i interesuar te hynte ne ato vende.

    Pa kete kapital Kosova do te mbetet e varur nga ndihmat e te huajve dhe nuk do te ofroje bazen per te terhequr investime direkte.



    Ne kete drejtim une do te vleresoja si shume te rendesishem bashkepunimin e Univ. Teknik dhe ate Bujqesor te Tiranes me ate ne Prishtine.

    Tek forumi Ceshtja Kombetare po diskutohet dicka e ngjashme, por duke diskutuar per ekonomine arrihet te jepet nje argument me shume per domosdoshmerise se unifikimit te sistemit arsimor shqiptar dhe ate te bashkepunimit te ngushte pertej kufirit, shkembimin e profesoreve, vendosjen e statusit Gastprofessor – Guest Professor ne periudha prej nje ose me shume semestrash etj.




    Do te mundohem qe kete teme ta pasuroj me te reja te vazhdueshme nga ekonomia e Kosoves.
    Por te ftuar jeni te gjithe!


    Pershendetje
    Dita

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ares
    Anėtarėsuar
    30-06-2002
    Vendndodhja
    Danimark
    Postime
    22
    mua sme pelqen ekonomia
    God Save My Nation

  5. #5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Per kah po shkon ekonomia e Kosoves?

    Ja nje artikull interesant mbi ekonomine dhe gjerat qe po behen per ekonomine e Kosoves.


    Kryeministri Rexhepi, nė Berlin, nė kėrkim tė investimeve ekonomike

    Javėn e ardhshme, kryeministri i Kosovės viziton Gjermaninė

    BERLIN, 15 JANAR
    - Kryeministri i Qeverisė sė Kosovės, Bajram Rexhepi, javėn qė vjen, nga e mėrkura deri tė dielėn, do tė qėndrojė nė Berlin. Vizita e kryeministrit Rexhepi ka karakter ekonomik, dhe siē ėshtė planifikuar, ai gjatė qėndrimit tė tij nė kėtė vend tė fuqishėm ekonomik do tė zhvillojė njė varg takimesh me afaristė dhe investitorė tė interesuar gjermanė qė me kapitalin e tyre duan tė shkojnė nė Kosovė. Po kėshtu takime tė veēanta, kryeministri Rexhepi do tė zhvillojė edhe me pėrfaqėsues tė instituteve ekonimike gjermane me seli nė Berlin. Mes tjerash, Rexhepi i cili do tė pėrcillet nė kėtė vizitė nga kėshilltari i tij pėr ēėshtje ekonomike, Safet Merovci, do tė takohet me pėrfaqėsues tė “Ėinkelman Institut”, tė cilėt janė tė interesuar pėr investime nė fushėn e ndėrtimit tė spitaleve, ngritjen e infrastrukturės shėndetėsore, pastaj pėr ndėrtime fabrikash nė sferėn e prodhimeve elektronike, si dhe takime do tė ketė edhe me pėrfaqėsues tė firmės sė njohur pėr mobile, IKEA. Eshtė parashikuar qė kryeministri i Qeverisė sė Kosovės gjatė qėndrimit tė tij ta vizitojė edhe Panairin mė tė madh nė botė tė gastronomisė dhe prodhimeve bujqėsore “Java e gjelbėr”, panair ky i cili do tė duhej tė shėrbente pėr shkėmbime informatash dhe shikime shansesh pėr paraqitje dhe eksporte tė prodhimeve kosovare jashtė vendit. Kryeministri Rexhepi gjatė vizitės sė tij, po kėshtu do tė ketė edhe takime me pėrfaqėsues tė mediave gjermane nė Berlin.

    Marre nga Koha.net

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Morina i ankohet Bearparkut pėr padėgjueshmėrinė e PTK-sė

    Zef Morina dhe Andy Bearpark takohen qė t’i definojnė kompetencat nė lėmin e transportit dhe telekomunikaciont

    PRISHTINĖ, 15 JANAR
    - Kreu i Shtyllės sė BE-sė nė UNMIK, zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Transportit dhe tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, janė mbledhur tė mėrkurėn pėr tė bėrė dert paqartėsitė rreth kompetencave dhe tė shqyrtojnė mundėsitė pėr njė bashkėpunim mė tė mirė mes vete. Takimi ishte bėrė me iniciativė tė Ministrit tė Transportit dhe Telekomunikacionit, Zef Morina, i cili dėshiron t’i jetėson kompetenca qė i takojnė me kornizė kushtetuese. Ministri Morina u ankua se fjala e qeverisė nuk ishte respektuar nga Posta dhe Telekomi i Kosovės, qė as sot nuk ua kishte sjellė njė raport financiar qė e kishte kėrkuar tash dy tre muaj. Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Andy Bearpark, e vlerėsoi si shumė thelbėsor takimin, pasi aty do tė mund tė diskutohen kompetencat, bashkėpunimi dhe problemet mes trekėndėshit udhėheqės tė telekomunikacionit, aviacionit dhe hekurudhave. Kompetencat janė tė ndara mes ministrisė, AKM-sė e AQF-sė dhe vetėm harmonizimi i operacioneve tė kėtyre tri organeve pėr arritjen e njė objektive tė pėrbashkėta mund tė tregohet i suksesshėm, sipas Bearparkut. Shefi i Shtyllės sė BE-sė pranoi se probleme ka si pasojė e mėnyrės sė komplikuar tė ndarjes sė kompetencave, por ky takim ishte rast i mirė pėr tė filluar. Ministri Morina tha se ishte nė interes tė tė gjitha palėve - Qeverisė e UNMIK-ut qė tė ekzistojė njė bashkėpunim efektiv. Ai ceku se ministria e tij kishte mė sė shumti funksione tė rezervuara, por edhe ato bien nėn ombrellėn e ministrisė, ministria nuk ka gjithmonė qasje nė informata e vendime. “Kemi vėshtirėsi pėr shkak tė mosqartėsimit tė kompetencave, gjėrat nuk janė qartėsuar. Nė telekomunikacion sipas kornizės kushtetuese vetėm ndarja e frekuencave ėshtė e rezervuar”, tha ministri Morina. Prej njė korrikut, Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ka marrė kompetencat mbi Postėn dhe Telekomunikacionit e Kosovės. Ministri Morina nuk ėshtė i vetmi qė ėshtė ankuar pėr pamundėsi tė ndikimit nė kompaninė e PTK-sė. Nė njė intervistė tė mėparshme pėr “Kohėn ditore”, kryeministri Bajram Rexhepi ka pohuar se qeveria nuk kishte qasje apo informata rreth financave tė PTK-sė. Kritika kryeministri kishte edhe pėr AKM-nė. Pėrkitazi me aviacionin, funksion i rezervuar nga UNMIK-u, ministri falėnderoi Andy Bearparkun qė i kishte angazhuar nė bisedime rreth strategjisė sė aviacionit e sidomos pėr interesimin qė tė gjindet njė kompani ajrore qė do tė pėrfaqėsonte interesat e Kosovės. Hekurudhat janė lėnė anash, por ndoshta pasi kjo kėrkon mė shumė kohė e para, thekson Morina. Pas krijimit tė AKM-sė, sipas tij, kėto gjėra po anashkalohen. “Ndoshta ėshtė kohė e shkurtėr prej njė korrikut tė vitit tė kaluar, por nuk jam i kėnaqur me bashkėpunimin e gjertanishėm me AKM-nė, jo vetėm sa i pėrket PTK-sė, por edhe aviacionit e hekurudhave”, ėshtė shprehur Zef Morina, ministėr i Transportit dhe i Telekomunikacionit.

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Kundėr “shtetit” apo kundėr politikės sė gabuar tatimore

    Tė gjitha defektet qė krijon tatimi i lartė nė paga

    ASTRIT GASHI


    Pa dallim pėrkatėsie politike apo grupi, shoqėria kosovare nė tėrėsi, qė nga punėtorėt e thjeshtė e deri tek intelektualėt dhe pėrfaqėsuesit e zgjedhur me votėn e popullit, si asnjėherė tjetėr mė parė ka dalė “unison” pėr tė kundėrshtuar dyfshimin e normės sė tatimit mbi paga. Njoftimi i administratės tatimore se nga janari do tė fillojė tė aplikohet normė e re tatimi mbi paga qė ėshtė dyfish mė e madhe se ajo qė u pagua gjatė 2002, ishte sinjal pėr shoqėrinė kosovare pėr t’u hedhur kundėr kėsaj ideje. Administrata tatimore, njoftimin e saj e mbėshteti nė detyrimin qė ajo ka pėr tė aplikuar tek tatimpaguesit Rregulloren mbi tatimin mbi paga, tė nėnshkruar nga shefi i UNMIK-ut, Michale Steiner, qysh nė ditėt e para tė marrjes sė “fronit” nė Kosovė. Rregullorja pėr tatimin mbi paga precizonte se qė nga janari i vitit 2003, norma tatimore qė do tė aplikohet mbi pagat do tė jetė 0-10- 20. Kjo normė sipas rregullores ėshtė dyfishi i normės qė aplikohej nė vitin 2002, e qė ishte 0-5-10. Punėtorėt, tė vetmit tė cilėt preken nga vendimi i ri, kėrcėnohen me daljen nė rrugė dhe me “traizira”. E pakėnaqur me rrogat e tyre edhe ashtu tė vogla punėtoria e Kosovės, nuk mund ta bėjė ballė dot faktin se edhe njė pjesė shtesė e parave, sado e vogėl qė tė jetė ajo, do t’u hiqet nga rrogat. Pakėnaqėsia e punėtorėve pėrkrahet nga eskpertėt vendas tė politikės fiskale, por edhe nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisė. Tė gjithė kėta thonė se dyfishimi i taksave ėshtė bėrė nė kohė jo tė duhur dhe pa u shqyrtuar si duhet rrethanat ekonomike dhe sociale nė vend. Argumeneti bazė i anės tjetėr, tė atyre qė qėndrojnė pas ligjit tė punuar, pėrmbyllet me njė fjalė tė vetme: pa paguar tatimet nuk mbahet shteti, duke dashur qė gjithė revoltėn ta pėrshkruajnė mė atė fjalė raciste qė e pėrdorin njė pjesė e ndėrkombėtarėve e qė thotė: kosovarėt nuk dinė ēka janė tatimet, sepse nuk janė mėsuar tė paguajnė aso. Normėn e re tatimore kosovarėt mė shumė e shohin si ndėshkim pėr ata qė duan tė kontribuojnė nė buxhetin e shtetit, ndėrsa falje e atyre qė bėjnė kontrabandė apo dhe bizneseve qė nė forma tė ndryshme i ikin tatimit.

    AQF-ja ishte destimulative

    Tatimi mbi paga, nė secilin vend tė Evropės, pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė tė hyrave nga taksat tė njė shteti. Nė Kosovė me normėn e re tatimore, kjo gjė nuk do tė ndodhė. Sikur tėrė punėtoria kosovare tė paguante tatimin, tė hyrat vjetore prej tij nė buxhet do tė ishin 20 milionė euro, apo mė pak se 5 pėr qind tė shumės sė plotė tė buxhetiti tė vendit. Kjo pjesmarrje e vogėl e tatimit mbi paga nė buxhet vjen mu pėr shkak tė politikės sė gabuar fiskale tė drejtuar nga AQF-ja, e cila ka stimuluar tregtinė, ndėrsa me tė gjitha mjetet ka destimuluar prodhimin vendor, sė kėndejmi edhe punėsimin. Ndėr tatimet e para tė vendosura nė vend, ishte tatimi mbi repromaterialet, me vlerė unike tė shtrenjtė pėr gjithė rajonin, prej 15 pėr qind. Ky tatim i lartė, bashkė me dhėnien e preferencave tregtare Maqedonisė dhe mbulimin e pjesėrishėm me dogana nė kufijtė me Malin e Zi, ka bėrė qė kosovarėt tė heqin dorė nga prodhimi dhe qė tė gjithė tė bėhen tregtarė. Destimulimi i prodhimit vendės, me siguri se ka pasur ndikim nė numrin e papunėsisė. Me politikėn e saj tatimore AQF-ja nuk mund tė pres qė tė mbush buxhetin nga pagat, por nga mbledhja mė e sukseshme e mjeteve nė dogana dhe tatimeve tė brendshme nga bizneset. AQF-ja nuk mund tė llogarisė qė nga qytetarėt e Kosovės, me paga shumė tė ulėta, tė kompensojė njė 20-pėrqindėsh tė mjeteve qė nuk po arrin t’i mbledhė nga bizneset.

    Bie fuqia blerėse

    Politika tatimore e Kosovės, me destimulimin e prodhimit, ekonominė e Kosovės e ka mbėshtetur nė konsumin. Me vendimin e fundit ajo duket tė kėtė bėrė hap tė kundėrt me kėtė. Ngarkimi i qytetarėve me taksa shtesė dėmton konsumin prej tė cilit ėshtė mbajtur ekonomia e Kosovės. Tregtarėt kanė futur mallra, qytetarėt e kanė blerė atė me ēmime tė shtrenjta. Fitimi i madh u ka mundėsuar tregtarėve tė zgjerojnė biznesin e tyre dhe tė rrisė pėr njė apo dy numrin e tė punėsuarve. Shitja ka shkuar mirė pėr shkak tė prezencės sė madhe tė ndėrkombėtarėve tė punėsuar nė Kosovė. Nė tė njėkohėsisht kanė kontribuar edhe mostatimimi i pagave tė qyteravėve, posaēėrisht tė atyre qė kanė punuar nė institucionet qeveritare e joqeveritare ndėrkombėtare. Elementi i parė dhe ai mė i rrezikshėm nė rėnien e konsumit ėshtė fakti se fuqia blerėse tė cilėn e ka siguruar stafi ndėrkombėtar ėshtė sė paku pėrgjysmė mė e vogėl. Tregtarėt, qė mallrat e tyre i shesin me ēmime tė larta, tashti mbėshteten nė parat e konsumatorėve vendės. Me tatimet e reja fuqia blerėse e kėtyre do tė bėhet edhe mė e vogėl, seē ishte deri tani. Ulja e fuqisė blerėse, pos nė standardin jetėsor tė qytetarėve, do tė ndikojė negativisht edhe tė bizneset, te tė cilat rėnia nė masė tė madhe e konsumit do tė reflektohej me mbylljen e disa bizneseve apo zvogėlimin e tyre, nė vijim tė saj edhe zvogėlimin e numrit tė punėtorėve. Pos kėsaj nė treg do tė mund tė krijohej njė fenomen problematik i cili do tė shpiente kah recesioni i ekonomisė, kur oferta tė jetė shumė herė mė e madhe se kėrkesa e konsumatorėve.

    Paga nuk ėshtė fitim

    Argumenti tjetėr mbrojtės pėr dyfishimin e tatimit ėshtė se shkalla tatimore nė Kosovė ėshtė mė e ulėta nė Evropė dhe rajon. Njė konstatim i tillė qėndron, por rrethanat nė mes vendeve tė Evropės dhe Kosovės dallojnė. Pikėsėpari, nuk ka vend nė Evropė, i cili ka prag kaq tė ulėt tatimor. Nė secilin vend tė Evropės shuma prej 250 eurosh do tė konsiderohej si asistencė sociale, ndėrsa qė rroga vjetore mė e madhe se 3000 euro qė tatimohet edhe me shkallėn 20 pėr qind, me siguri se do tė bėnte pjesė nė nivelin e parė tatimor. Nė njė rrogė tė lartė nė Gjermani, ndalesat mė tė mėdha nė paga arrijnė shumėn 45 pėr qind. Nė kėto ndalesa hyjnė shkalla mė e lartė e tatimit nė paga, kontrubuti pensional, kontributi shendetėsor, sigurimi i invaliditetit dhe tri taksa tė tjera. Kosova ėshtė ndėrkaq vendi mė i varfėr nė rajon. Problemi me politikėn fiskale nė Kosovė qėndron mu te fakti se ajo ėshtė njė kopje nga politika qė mbajnė vendet e zhvilluara. Rezultatet e kėsaj “indigoje” politike tė AQF-sė janė tė dobėta sepse rrethanat nė Kosovė ndryshojnė. Kosova nuk ėshtė vend i zhvilluar dhe ajo nuk mund tė adoptojė njė politikė tatimore tė vendeve tė zhvilluara. Politika tatimore kėtu duhet tė jetė nė funksion tė zhvillimit.

    Koha

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Economic Basics

    Currency:
    The Yugoslav Dinar is the official tender, but all convertible currencies may be used. De facto the Euro is used for the large part of transactions.

    Location factors:

    Educated workforce;
    Low and transparent tax system;
    Exports exempted from VAT and customs duties;
    Free trade with the EU for almost all goods under the Stabilisation- and Association Process;
    High purchasing power through remittances.

    Natural resources/ reserves:

    Lignite 18.3 bn tons, of which 12 bn tons reserves;
    Bauxite 6 bn tons, of which 1.7 bn tons reserves;
    Lead and zinc 21.6 bn tons;
    Ferronickel 14 mn tons (est.);
    Magnesite 4.5 mn tons, of which 1.7 mn tons reserves.

    Enterprises:

    47,918 enterprises registered in June 2002;
    ca. 43,000 with 4 employees or less;
    approx. 51 % in trade, 10 % in manufacturing;
    ca. 60 public utility service providers (energy, water, waste, railways, airport, post & telecom);
    ca. 510 socially owned enterprises (SOEs); average capacity utilisation 30 %;
    13 successful leasing contracts for SOEs (mainly in food processing and construction).

    Banks:

    7 licensed banks with 100 branches in October 2002.
    11 micro finance institutions.



    Macroeconomic Data 2002

    GDP: € 1.99 bn (est.).

    Growth rate: 7 % real (est.).

    GNP: € 2.4 bn (est.).

    Disposable Income: € 4.0 bn (est.).

    Consumption: € 2.45 bn (est.).

    Savings: € 0.3 bn (est.).

    Investment: € 1.6 bn (est.).

    ca. 55 % of consumption and investment produced locally.

    Remittances: € 0.5 bn (est.).

    Economically active population (age of 15 – 65): 55 % of population (est.).

    Employed: ca. 183,000, of which 121,000 in private enterprises.

    Unemployed: 245,000 registered in March 2002 (but up to 50 % by ILO method).

    Inflation rate: ca. 6.5 %.

    Interest rate: 15 % – 22 % p.a. on enterprise loans from
    commercial banks; 32 % p.a. from micro finance institutions.

    Bank deposits: € 389 mn in August 2002 (rising from € 116 mn in April 2001).

    Exports: € 201 mn.

    Imports:

    € 2,27 mn total including aid;
    commercial imports € 759 mn;

    Import structure 2001:

    Macedonia 25 %
    Serbia 20 %
    EU and Switzerland 15 %
    Turkey 11 %
    Slovenia 6 %
    Montenegro 6 %
    Bulgaria 6 %
    Albania 3 %
    Bosnia 3 %
    Croatia 3 %
    Rest of World 2 % (estimates)



    Budget 2002 (Mid Year Review)

    Revenue: € 398 mn.

    Expenditure:
    € 937.1 mn in total.
    € 380 mn recurrent expenditure.
    € 522.7 mn capital expenditure, of which € 410.9 mn covered through donor grants to the Public Investment Programme.

    Revenue/ GDP: 20 %.

    Tariff duties:

    Customs duties: 10 % on imports, with few exemptions;
    Excise tax on fuel, tobacco alcohol and certain luxury goods (cars, TV etc.), specific rates for certain goods and ad valorem for others;
    No duties and taxes on exports.

    Taxes in place:

    VAT: 15 %;
    exemption for exports;
    Property tax, for municipalities’ revenues;
    Profits tax, 20 %, replacing the presumptive tax;
    Wage tax, progressive up to 10 %.


    Information on taxes, budget and procurement: www.kosovo-cfa.org.



    Commercial law (UNMIK Regulations and Assembly Laws)

    Regs. in place:

    Sales contracts (Reg. 2000/68);
    Foreign investment (Reg. 2001/3);
    Pledges (Reg. 2001/5);
    Business organizations (Reg. 2001/6);
    Insurance regulation and supervision (Reg. 2001/25);
    Payment transactions (Reg. 2001/26);
    Essential labour law (Reg. 2001/27);
    Standards for financial reporting (Reg. 2001/30);
    Establishment of a Pledge Filing Office (Reg. 2001/32); Establishment of the Kosovo Trust Agency (Reg. 2002/12); Establishment of a Special Chamber of the Supreme Court (Reg. 2002/13); and others.


    Under preparation:

    Bankruptcy;
    Mortgages;
    Competition;
    Claims registration;
    Intellectual property rights;
    Banking;
    and others.


    Regulations available at: www.unmikonline.org/regulations/index.htm.
    Andreas Wittkowsky (compiled from various UNMIK sources)

  9. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Baliqi rriti pėr 50 pėr qind ēmimet pėr shėrbimet mjekėsore

    Pa asnjė konsultim dhe me gjithė refuzimin e ministrit tė Ekonomisė dhe Financave

    ALTIN AHMETI

    PRISHTINĖ, 3 SHKURT
    - Ministri i Shėndetėsisė, Numan Baliq, ka filluar tė aplikojė njė udhėzim asministrativ, sipas tė cilit ēmimet pėr shėrbimet mjekėsore rriten 50 pėr qind, edhe pse udhėzimi nuk ėshtė nėnshkruar nga ministri i Ekonomise dhe Financave, e as qė ėshtė shqyrtuar ndonjėherė nė takime tė Qeverisė sė Kosovės. Udhėzimi administrativ i nėnshkruar nga Baliqi, ėshtė refuzuar tė nėshkruhet nga ministri i Financave dhe i Ekonomisė, Ali Sadriu, me arsyetimin se bie ndesh me Rregulloren pėr buxhetin, e cila thotė se mbledhja e fondeve jashtė buxhetit tė Kosovės ėshtė e paligjshme. Udhėzimi administrativ i nėnshkruar nga ministri Baliq ka filluar tė aplikohet nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė ministrit me Rregulloren 2001/19 “, tha zėdhėnėsi i Ministrisė sė Shėndetėsisė, Sabri Halili. Ai tha se nuk e di pėr ēfarė arsye ministri Ekonomisė dhe Financave, Ali Sadriu, nuk e ka nėnshkruar kėtė udhėzim administrativ. “Ministri Baliq ka tė drejtė tė nxjerrė udhėzim administrativ pėr participimin. Nuk kam njohuri se pse ministri i Financave nuk e ka nėnshkruar”, tha z.Halili. Ai u pėrgjigj njėjtė edhe nė pyetjen se pse z. Baliq nuk e ka diskutuar ngritjen e ēmimeve nė Qeverinė e Kosovės. “Ėshtė e drejtė e ministrit. Nuk ka pasur nevojė tė diskutohet nė Qeveri”, u pėrgjigj z. Halili. Nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave nuk gjetėm njeri tė gatshėm qė do tė pėrgjigjej zyrtarisht. Por, burime brenda Ministrisė thanė se ministri ka refuzuar ta nėnshkruajė udhėzimin pasi qė pėrmes kėtij paricipimi krijohen fonde jashtė buxhetit qė ėshtė qė e paligjshme. “Udhėzimi i Baliqit nuk parasheh qė paratė e mbledhura nga participimi tė kalojnė nė buxhet, ashtu siē ėshtė bėrė me participimin e studentėve. Ndaj ėshtė refuzuar tė nėnshkruhet nga ministri i Ekonomisė dhe Financave”, tha burimi nė kėtė ministri. Ndėrsa kėshilltari i kryeministrit, Rexhep Hoti, u shpreh se ēdo krijim i fondeve jashtė buxhetit tė Kosovė ėshtė i paligjshėm. “Qėndrimi i Qeverisė sė Kosovės ėshtė se ēdo mbledhje fondesh jashtė buxhetit tė Kosovės ėshtė i paligjshėm. Rritja e ēmimeve pėr shėrbimet mjekėsore nuk ka qenė asnjėherė nė rend tė ditės nė mbledhjet e Qeverisė” , tha z.Hoti. Kryetari i Komisionit pėr Buxhetin nė Kuvendin e Kosovės, z. Haki Shatri, u shpreh se kur bėhet fjalė pėr vendime tė tilla, ato duhet tė kalojnė edhe nė Kuvendin e Kosovės. “Sipas Kornizės kushtetuese ēdo gjė qė ka tė bėjė me fonde qė ndikojnė nė rjedhat e buxhetit duhet ta marrin miratimin e Kuvendit tė Kosovės”, u shpreh z.Shatri. Ai theksoi se paratė qė mblidhen nga institucionet parimisht duhet tė kalojnė nė buxhetin e Kosovės dhe pastaj ato t’iu rikthehen shėrbimeve qė i kanė mbledhur ato. “Kėshtu ėshtė vepruar me Ligjin pėr pyjet dhe Ligjin pėr mbrojtjen e ambientit. Nė qoftė se shiten p.sh. drutė nga pyjet e njė komune atėherė pagesa bėhet pėr buxhetin e Kosovės dhe mė pas i rikthehen komunės”, pėrfundoi z.Shatri.

    Sipas ēmimeve tė reja tė pėrcaktuara nga udhėzimi administrativ i ministrit tė Shėndetsisė, pėr njė vizitė nė ambulancėn specialistike nė spital, Institutit tė Mjekėsisė sė Punės nė Gjakovė, Qendrės pėr Shėndet Mendor, ose tė QKU-sė, pa udhėzim tė mjekut nga qendra e mjekėsisė familjare, apo nga institucionet private shėndetėsore, do t’u paguhen 15 euro. Tridhjetė euro do tė paguhen pėr lejen e vozitjes sė lėshuar nga konzoliumi i profesionistėve dhe po kaq pėr njė tomografi tė kompjuterizuar. Implementimi i pace-makerit do tė kushtojė 50 euro, laparoskopia 50 euro, ndėrsa mjekimi intensiv qendror do tė kushtojė 70 euro. Dita e qėndrimit nė spital nė dhjetė ditėt e para do tė kushtojė 2 euro, ndėrsa nė Qendrėn Spitalore nė Prishtinė 4 euro pėr dhjetė ditėt e para. Ekzaminimet diagnostike me aparaturė EKG, EEG, EMNG, ergometria, gastroskopia do tė kushtojnė nga 10 euro, etj.

    Koha

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    As 10 milionė euro nuk i mbyllėn tė gjitha vrimat nė rrjetin e “Termokosit”

    Pse Prishtina nuk kanė ngrohje tė mirė as kėtė dimėr

    SALIE GAJTANI
    PRISHTINĖ, 2 SHKURT


    Agjencia Evropiane e Rindėrtimit planifikon qė sė shpejti tė shpallė njė tender tė ri pėr rregullimin e njė nėnstacioni, qė do tė krijonte parakushte pėr furnizimin me tė mirė me ngrohje pėr lagjen “Kodra e Diellit”, nė Prishtinė. Tenderi do tė shpallet brenda dy javėsh, ndėrkaq pas dy muajsh pritet tė caktohet fituesi, nė mėnyrė qė nga fundi i prillit tė fillon riparimi i kėtij nėnstacioni, i ka thėnė “Kohės ditore”, Henk Schaberg, menaxher i sektorit energjetik pranė AER-it. “Ky projekt do tė kushtojė njė milion euro dhe besohet se me kėtė punė do tė zgjidhet problemi i ngrohjes pėr kėtė lagje”, ka theksuar Osman Hajdini, mbikėqyrės i ngrohjes rajonale pranė AKM-sė. Banorėt e kėsaj lagjeje qė nga paslufta nuk e kanė “ndier” ngrohjen nėpėr banesat e tyre, edhe pse gjatė tre vjetėve pėr riparimin e “Tremokosit” janė investuar afėr 10 milionė euro. Gjatė kėsaj kohe “Termokosi” ka “pėrpirė” miliona euro me anė tė projekteve qė kanė financuar donatorė tė ndryshėm, por cilėsia e furnizimit me ngrohje vazhdon tė jetė e dobėt.

    Nga rrjedhjet, nė kolaps

    Vetėm gjatė kėtij dimri qytetarėt e Prishtinės shpeshherė janė ankuar se me ditė tė tėra nuk kanė pasur “asnjė minutė” ngrohje, pėrfshirė kėtu edhe qendrėn e qytetit. Derisa nė “Termokos”, arsyetonin nė mėnyra tė ndryshme mungesėn e ngrohjes. Sė fundi, drejtori i saj, Bashkim Ibrahimi, i ka thėnė “Kohės ditore” se ai mė nuk dėshiron tė flasė pėr asgjė, ngase pėr tė gjitha gjėrat nė “Termokos” pėrgjegjėse ėshtė AKM-ja. Ndėrkaq, Hajdini nga AKM-ja ka pėrmendur pothuajse tė gjitha investimet qė janė bėrė nė ngrohtoren e Prishtinės, duke thėnė se “qė nga viti 1999 donatorėt i janė qasur zgjidhjes sė problemeve nė ‘Termokos’”. Donatore e parė ka qenė GTZ-ja gjermane, e cila nė vitin 1999 dha 500 mijė marka pėr aktivizimin e “Termokosit”. Me kėtė donacion janė bėrė riparimet e domosdoshme nė pajisjet prodhuese dhe me kėtė janė krijuar kushtet pėr tė filluar puna nė ngrohtore. Ky ka qenė tenderi i parė, i cili ėshtė realizuar po kėtė vit dhe ėshtė menaxhuar nėpėrmjet vetė GTZ-sė. Nė vitin 2000 dhe 2001 Agjencia Suedeze pėr Zhvillim dhe Rekonstruim ka dhėnė donacione tė kosiderueshme gjatė dy vjetėve, me dy projekte pėr rehabilitimin e rrjetit distributiv. Megjithatė, rrjeti ende mbetet njė prej pikave mė problematike nė sistemin e ngrohjes qendrore nė Prishtinė, ka vlerėsuar Hajdini. Sipas tij, “problemi qėndron tek sistemi i vjetėruar, i cili ėshtė ndėrtuar nė vitin 1978 dhe gjatė gjithė kėtyre viteve askush nuk ėshtė pėrkujdesur pėr mirėmbajtjen e tij”. Ai ka thėnė se rrjeti distributiv i ngrohjes qendrore tė Prishtinės i ka afėr 58 kilometra gypa, i cili ėshtė i vjetėruar dhe vazhdimisht pėrballet me probleme teknike dhe me rrjedhje. Nėpėrmjet kėtyre dy projekteve, tė cilėt janė udhėhequr dhe janė kontraktuar nga SIDA,janė rehabilituar afėr 9 kilometra gypa, por tė tjerėt kanė mbetur ashtu siē kanė qenė. Hajdini sqaron se me formimin e Departamentit tė Shėrbimeve Publike, njė pjesė e buxhetit ėshtė harxhuar pėr rregullimin e sistemit tė mazutit, qė ėshtė implementuar nėpėrmes njė tenderi qė ka shpallur vetė Departamenti, ndėrsa dy vitet e fundit pėr riparimet nė “Termokos” ėshtė aktive edhe AERi. Me gjithė realizimin e kėtyre projekteve, Hajdini ka pranuar se gjendja e furnizimit me ngrohje qendrore nė Prishtinė nuk ėshtė e mirė. Ai posaēėrisht ka pėrmendur “Kodrėn e Diellit”, duke thėnė se problem pėr ngrohje nė kėtė lagje ėshtė sistemi distributiv. “Nė momentin kur “Termoksit” shkon me presion mbi 13 atmosfera, shkaktohen rrjedhje tė mėdha nė sistem pėr shkak tė vjetėrsisė sė gypave. Pėr kėtė arsye, i ėshtė dhėnė urdhėr “Termokosit” qė tė mos tentojė tė ngrisė shtypjen, pėr arsye se vjet ka pasur njė rėnie tė tėrėsishme tė sistemit pėr shkak tė humbjeve tė mėdha tė ujit, nė momentin kur ėshtė tentuar tė furnizohet me ngrohje kjo lagje”. Sipas tij, alternativa e vetme pėr kėtė lagje ėshtė ndėrtimi i njė nėnstacioni tė ri, qė po planifikohet tė jetė gati pėr sezonin e ardhshėm tė ngrohjes.

    A kishte dėshtuar “Mitsiu Babcock”
    Sė fundi, z.Hajdini nuk ėshtė shprehur shumė i kėnaqur me punėn e kompanisė sė fundit “Mitsiu Babcock”, e cila ka punuar pėr “Termokosin”. Derisa zyrtarė tė AER-it e thonė se janė ndarė shumė tė kėnaqur me punėn e kėsaj kompanie. Kjo kompani ka fituar tenderin e shpallur nga AER-i mė 31 tetor tė vitit 2001 dhe afati pėr kryerjen e punimeve ka qenė 31 tetori i vitit 2002. “Sipas kontratės, punėt ėshtė dashur tė kryhen me 31 tetor tė vitit 2002, por pasi qė kompania “Mitsui Babcock” ka filluar punėt nė prill tė vitit 2002, ėshtė vėrejtur se kishte edhe shumė punė tė tjera qė nuk parashiheshin nė kontratė, AER-i ka vendosur tė vazhdojė kontratėn mė kėtė kompani, e cila ka qenė e autorizuar tė punojė vetėm nė rrjetin primar”, ka thėnė Schaberg. “Nė kontratėn e bėrė me kompaninė angleze ‘Mitsui Babcock’, kemi nėshkruar qė tė rregullohet gjithēka qė ne kemi mundur tė paguajmė”, ka theksuar ai. Mėsohet se vetėm ky projekt pėr “Termokosin” ka kushtuar afėr 3,8 milionė euro. Schaberg ka paralajmėruar se AER-i do tė vazhdojė tė investojė nė “Termokos”, duke shtuar se “AKMja nė bashkėpunim me ‘Termokosin’ kanė hartuar njė plan operativ, qė tė nisė pėrmirėsimi i cilėsisė sė shėrbimeve tė tyre, gjė e cila do tė ishte kusht pėr investime tė mėtutjeshme nga ana e AER-it”.

    Koha

    P.S. Lus qe kjo teme ti bashkangjitet temes se Dites.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bisedimet pėr statusin e Kosovės nė tetor 2005
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  2. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •