Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Dhjetė vjet “belesh”

    Njė mijė e njė pikėpyetje

    IBRAHIM REXHEPI


    Trusti pėr Kursimet Pensionale do tė jetė institucioni me fuqi mė tė madhe financiare nė Kosovė. Ai sivjet pret qė nė konto tė ketė edhe 34 milionė euro sa pritet tė kursejnė punėtorėt. Kėtyre mjeteve duhet shtuar edhe dhjetė milionė tė grumbulluar deri tash. Do tė thotė se pėr njė vit e gjysmė tė punės Trusti..., do tė ketė 45 milionė euro. Pėr kėtė shumė tė mjeteve atij do t’ia kenė lakmi tė gjitha bankat komerciale nė Kosovė, tė cilat nuk kanė njė kapital tė tillė, pos dy qė mund tė kenė mė shumė mjete nė depozita. Pėrgjegjėsit nga Trusti..., qė nė ditėt e para kanė pėrjashtuar mundėsinė qė me kėto mjete tė menaxhojė ndonjė institucion kosovar, apo qė tė plasohen nė Kosovė. Sipas tyre, pėr kėtė nuk ka siguri. Sipas kėsaj, tė gjitha kursimet, qė nė fund tė kėtij vitit mund tė jenė deri nė 50 milionė euro, do tė plasohen jashtė Kosovės. Pėr mungesė tė sigurisė! Ndoshta zyrtarėt nga Trusti... kanė kutinė e vet pėr tė matur shkallėn e sigurisė sė kapitalit tė investuar nė Kosovė. Mirėpo, vlerėsimi i tyre ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me atė qė administratori Michael Steiner dhe kryeministri Bajram Rexhepi iu thonė investitorėve tė ardhshėm nė Kosovė. Ata pėrbetohen pėr shkallė tė lartė tė sigurisė sė kapitalit, pėr funksionimin e ligjeve dhe tė institucioneve. Dy vlerėsime kundėrthėnėse pėr njė problem: pėr sigurinė e kapitalit nė Kosovė. Madje, me vlerėsime tė kėtilla do tė fillojnė edhe shumė procese nė ekonomi, posaēėrisht ai i privatizimit, pėrmes tė cilit pritet qė nė Kosovė tė vijė kapitali i jashtėm. Edhe disa banka komerciale nė Kosovė nuk flasin aq zėshėm pėr pasigurinė e kapitalit. Mirėpo, ato duke mos pėrfillur aq shumė kėrkesėn e kosovarėve pėr kreditim dhe duke plasuar mjetet jashtė Kosovės, sikur injorojnė kėtė treg. Injorojnė edhe depozituesit, tė cilėt, pa marrė parasysh rrethanat, megjithatė iu besojnė kėtyre bankave. Mirėpo, ka dallim tė madh ndėrmjet sjelljeve tė bankave komerciale dhe tė Trustit pėr Kursime Pensionale nė Kosovė. Sė pari, bankat pa marrė parasysh se ku kanė mjete, duhet tė jenė tė gatshme qė nė ēdo kohė tė bėjnė pagesa, varėsisht nga kėrkesat e komitentėve. Po ashtu, tė kenė nė gjendje mobile edhe sasinė e mjeteve qė nė njė moment kėrkohen pėr tėrheqjen e pagave. Ato madje arsyetohen edhe me faktin se duhet tė mbajnė mjetet jashtė, meqenėse nga Prishtina nuk mund tė bėjnė asnjė pagesė nė cilindo vend tė botės. Njė arsyetim qė mund tė kuptohet, por nuk krijon mbulesė pėr vėllimin e madh tė mjeteve qė janė nė plasmane jashtė Kosovės, por me njė shkallė tė ulėt tė interesit. Ndėrkaq, Trusti..., do tė grumbullojė mjete pėr dhjetė vjet, dhe pikėrisht atėherė mund tė nisin edhe pagesat e para pėr pensione. Pra dhjetė vjet mjetet i kanė “belesh”. Mund t’i plasojnė kudo, kryesisht diku larg, pėr shkak tė pasigurisė sė kapitalit nė Kosovė. Nėse pėr njė vit grumbullohen 34 milionė euro, atėherė nuk ėshtė vėshtirė tė llogaritet se ēfarė shume mund tė jetė nė qarkullim brenda njė dekade. Plus kamatat. Dhe derisa kryeadministratori dhe kryeministri pėrbetohen dhe rrahin gjoks pėr shkallėn e lartė tė sigurisė nė Kosovė, kjo demantohet me sjelljet e institucioneve kosovare. Dhe vėrtet krijohet dilema e madhe: kujt t’i besojnė, fjalėve tė pushtetarėve, apo veprimeve konkrete tė isntitucioneve qė kanė para. Kjo dilemė mund tė zgjidhet shumė lehtė: mund t’iu besohet zyrtarėve, po qe se ata krijojnė mekanizma (ligje) qė kapitalin ta ruajnė dhe ta garantojnė nė Kosovė. Nuk ėshtė ky kurrfarė cenimi i lirisė sė qarkullimit tė kapitalit. Me kėtė do tė dėshmohej se Kosova di t’i krijojė dhe t’i ruajė paratė.

  2. #12
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Banka qendrore ka shkurtesėn, por jo edhe emrin

    BPK-ja heq dorė nga pagesat komerciale dhe organizohet si bankė qėndrore

    ALTIN AHMETI

    PRISHTINĖ, 14 SHKURT
    - Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave tė Kosovės, BPK, qė nga 27 shkurti, do tė marrė tė gjitha funksionet e njė banke qendrore. I vetmi pėrjashtim qė do ta dallojė atė nga bankat e tilla tė cilitdo vend do tė jetė poltika monetare, sepse Kosova nuk ka monedhė tė veten dhe banka qendore nuk mund tė ketė edhe kėtė funksion. Nė ditėn e parafundit tė muajit shkurt, Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave tė Kosovės do tė ndėrpresė tė gjitha punėt qė iu takojnė bankave komerciale. “Mė 27 shkurt do tė bėhet mbyllja e pagesave, ndėrsa ky funksion do t’iu kalojė bankave komerciale. BPK-ja deri tani ka kryer kėto pagesa pėr shkak tė mungesės sė bankave komerciale, ndėrsa tani nuk ndihet mungesa e tyre”, theksoi drejtori i Bordit tė Drejtorėve tė BPK-sė, Ajri Begu. Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave tė Kosovės do ta ndryshojė edhe emrin. “Ende nuk ėshtė vendosur se si do tė quhet Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave tė Kosovės. Sigla do tė mbetet e njėjtė, BPK, por shkronja P nuk do tė nėkuptojė pagesat. Emėrtimi pagesa do tė hiqet”, shtoi z.Begu. Ai pėrjashtoi mundėsinė qė BPK-ja pas 27 shkurtit tė quhet Banka Popullore e Kosovės, pėr shkak se siē tha ai, Kosova nuk ėshtė shtet. “Po hyjmė nė njė fazė tė zhvillimeve cilėsore, ku BPK-ja pėr nga forma dhe pėrmbajtja po u afrohet bankave qendrore”, shtoi mė tutje z. Begu. Sipas tij, i vetmi funksion qė nuk do tė marrė BPK-ja ėshtė funksioni i politikės monetare. “Me pėrjashtim tė politikės monetare do t’i kryejmė tė gjitha funksionet e tjera”, pohoi z.Begu. Bashkė me marrjen e funksioneve tė bankės qendrore, pritet tė bėhet edhe kosovarizimi i kėtij institucioni. Stafi vendės do tė marrė kompetencat e zėvendėsdrejtorėve, poste tė cilat deri tani drejtoheshin nga ndėrkombėtarėt. “Jemi nė vitin e procesit tė kosovarizimit, ku disa funksione kyēe do tė kalojnė nė duar tė vendėsve. Zėvendėsdrejtor pėr mbikėqyrjen e sistemit bankar do tė jetė vendės, po ashtu edhe zėvendėsdrejtori pėr pagesa. Vendėsit do tė jetė edhe udhėheqėsi i departamentit pėr komapnitė e sigurimeve”, theksoi z.Begu. Pėr marrjen e funksioneve tė bankės qendrore nga ana e Autoritetit tė Bankave dhe tė Pagesave tė Kosovės ėshtė paraparė tė mbahet njė ceremoni festive ku do ta marrin pjesė edhe figura tė larta tė politikės nė Kosovė.

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pershendetje
    Ju uroj per hapjen e kesaj teme Dita si dhe sjelljen e gjithe ketij informacioni, desha te dij burimin e informacionit, pra ka ndonje faqe interneti ekskluzive per ekonomine e Dardanise, dhe nese ka, keni mundesi qe te na tregoni.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Patjeter qe kete burim mundem t'jua tregoj.

    Studimi i paraqitur shkurtimisht ne krye te kesaj teme eshte nje studim i FMN-se me titull:


    Progress in Institution-Building and the Economic Policy Challenges Ahead

    I pergatitur nga G. Demekas, Johannes Herderschee dhe Davina Jacobs

    6 dhjetor 2001




    Informacion te dites nga Kosova mund te gjesh ne faqen e UNMIK-ut ne internet dodoni.


    http://www.unmikonline.org/


    Ketu do te mund te gjesh dhe buxhetin e Kosoves per vitin 2002, nje reviste te perdymuajshme: Focus Kosovo dhe UNMIK chronicle, perditesim ngjarjesh.

    Mund te shfrytezosh pastaj makinat e kerkimit ne internet, mjafton te zgjedhesh fjale qe kane te bejne me ekonomine apo gjendjen financiare ne Kosove.

    Po keshtu mund te kerkosh brenda faqes se:

    FMN: http://www.imf.org

    ose

    Bankes Boterore: http://www.worldbank.org

    perseri duke perdorur si objekt kerkimi Kosoven.


    Shendet!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Me vjen mire qe kjo teme eshte sjelle ketu. Nuk kam ditur pothuajse fare per ekonomine e Kosoves dhe mu dha mundesia te mesoj dicka. Flm

  6. #16
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Fabrika nė Shkabaj do ta shuajė etjen e prishtinasve

    Nė “Batllavė” prezentohet projekti pėr ndėrtimin e fabrikės pėr pėrpunimin e ujit

    BURIM QELA

    PRISHTINĖ, 26 SHKURT
    - Liqeni i Batllavės asnjėherė nuk ka mbajtur mė shumė rezerva uji, sesa nė kėtė dimėr, ndėrsa, banorėt e Prishtinės edhe mė tej ballafaqohen me restrinksione. Kjo gjendje pason nga kapaciteti i vogėl i Fabrikės sė pėrpunimit tė ujit. Ky fyt i ngushtė evitohet vetėm me ndėrtimin e fabrikės sė re, ėshtė thėnė tė mėrkurėn nė zyrtat e ujėsjellėsit regjional “Batllava”, gjatė prezentimit tė nevojave pėr ngritjen e kėtij objekti, qė mund tė kushtojė 95 - deri 100 milionė euro. Ēaush Bajrushi, drejtor i ujėsjellsit “Batllava” gjendjen e furnizimit me ujė tė pijshėm i pėrshkruan si tė rėndė. Sipas tij, “projekti ideor ka pėrfunduar dhe tani po shqyrtohet drafti i projektit kryesorė pėr njė zgjidhje afatgjate”. Ndėrsa Vladimir Mikule, drejtor teknik i kompanisė “Hydroprojekt”, nga Praga, prezantoi draftprojektin kryesor tė pėrpiluar nga kjo kompani. “Ne kemi njė histori tė gjatė tė punės nė Kosovė, qė nga vitet shtatėdhjetė dhe tetėdhjetė, ku kemi punuar nė shumė projekte tė rehabilitimit tė sistemeve ujore”, tha Mikule, sipas tė cilit, pjesa mė e rėndėsishme e projektit ėshtė ndėrtimi i njė fabrike tė ujit nė Shkabaj. “Fabrika e ujit ėshtė projektuar nė dy linja tė pėrpunimit qė jep mundėsi tė operimit tė ndryshėm, varėsisht prej stinėve”, tha Mikule. Ismet Beqiri, kryetar i KK tė Prishtinės, tha rritja e shpejtė e numrit tė banorėve tė kryeqytetit ka bėrė tė domosdoshėm realizaimin e njė projekti tė tillė. Ai premtoi se “KK-ja do tė pėrkrahė kėtė projekt sipas mundėsive, si nė aspektin e kėshillės, ashtu edhe me mjete financiare”.

    Koha

  7. #17
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Fabrikat e para qė do tė dalin nė tender

    Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit bėhet gati pėr privatizmin e ndėrmarrjeve shoqėrore

    Fabrika e tullave “Ringov” Pejė


    Fabrika e tullave “Ringov” nė Pejė, prodhimin e ka filluar mė 1947. Deri nė vitin 1989 ajo ishte nė kuadėr tė njė kompanie ndėrtimore tė kėtij qyteti e cila falimentoi. Qė nga ky vit, kjo fabrikė ėshtė pavarėsuar. Ndėrmarrja shoqėrore “Ringov” ka 81 punėtorė dhe nė vitin 2001 kishte njė qakrullim vjetor prej 615 mijė euro. Ajo ka mundėsi tė prodhojė 10 milionė copė blloqe tė formatit normal, ndėrsa ka shfrytėzuar vetėm gjysmėn e kapacitetit tė instaluar. Ndėrsa, sipas njė prospekti tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, pajimet e kėsaj fabrike kryesisht datojnė nga viti 1987/88 dhe ato janė tė prodhimit jugosllav. Ndėrkaq, pasluftės janė blerė disa pajime kryesisht nga Italia, por ka edhe raste kur ato janė marrė nga tregu turk, gjerman dhe jugosllav. Objektet ndėrtimore tė kėsaj fabrike janė ndėrtuar suksesivisht qė nga vitit 1971 deri mė 1989.

    “Termosistemi” Rahovec

    Sipas AKM-sė fabrika e shkėmbyesve tė nxehtėsisė dhe e teknikės ftohėse “Termosistemi” nė Rahovec ka filluar tė ndėrtohet nė vitin 1987, kurse prodhimin me 100 punėtorė e ka filluar mė 1991. Nė vitin e parė, me 56 punėtorė kishte njė qarkullim prej 735 mijė euro. Pajimet e saj janė relativiste, tė reja dhe universale. Datojnė nga viti 1985 dhe kanė prejardhje nga Maqedonia, Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja. Ndonėse e ngritur me destinim pėr prodhimin e elementeve ftohėse, kryesisht pėr energjetikė, ajo edhe nė vitet e para tė punės nuk kishte aq sukses. Pas luftės, ka ndryshuar struktura e prodhimit, kryesisht nė treg dalin me frigoriverė, friza, kaloriferė dhe 50 artikuj tė tjerė, por qė nuk mjaftojnė tė shfrytėzohet i tėrė kapaciteti i fabrikės. “Tė bėhemi realė, ėshtė iluzore tė mendohet se do tė aktivizojmė tėrėsisht prodhimin, posaēėrisht prodhimin e shkėmbyesve tė nxehtėsisė. Ky prodhim, nė rrethanat e tashme nuk ka treg. Tash kemi 50 prodhime standarde, ndėr tė cilat vitrina tė ndryshme horizontale me qelq, me vėllim tė ndryshėm, nga inoxi, apo pa tė, frigoriferė tė ftohjes sė thellė, kaloriferėt dhe kolektorė solarė”, i kishte deklaruar para disa muajsh gazetės “Koha ditore” Selami Osa, drejtor i kėsaj fabrike. Prodhimet e “Termosistemit” kanė plasman tė sigurt dhe kėtu asnjė artikull nuk qėndron nė stoqe.

    “Energoinvesti” Prishtinė

    “Enegroinvesti” nė Prishtinė ka mbajtur vetėm emrin e njė konglomerati tė dikurshėm tė Basonjė e Hercegoviėns, nė kuadėr tė sė cilės ishte para vitit 1990. Ėshtė themeluar mė 1980, e specializuar pėr prodhimin e komponenteve elektrike qė pėrdoren nė sistemet pėr kontroll elektrik. Nė vitin 2001 kishte njė prodhim tė pėrgjithshėm prej njė milion eurosh, kurse nė pjesėn e parė tė vitit ta kaluar - 500 mijė euro. Sidoqoftė, sipas AKM-sė, pjesa mė e madhe e kapaciteteve nuk ėshtė pėrdorur pėr destinimin qė kishte. Objektet e “Energoinvestit” janė nė gjendje tė mirė, kryesisht tė ngritura mė 1997. Ajo shtrihet nė katėr hektarė nė zonėn industriale tė Prishtinės. Prodhimi i saj i pasluftės kryesisht ėshtė nxitur pėr shkak tė kėrkesave tė mėdha nė sektorin individual. Me pak investime, sipas vlerėsimeve tė AKM-sė, kjo fabrikė mund tė jetė mjaft e suksesshme.

    Fabrika e tullave “Pėrparimi” nė Skėnderaj

    “Pėrparimi” ėshtė njė fabrikė relativisht e re dhe me njė strukturė atraktive tė prodhimit. Ka kapacitet vjetor pėr prodhimin e 12 milionė tjegullave, 18 milionė blloqeve tė formatit normal, 30 milionė tullave tė fasadės dhe 20 mijė copė tullave tė plota. Kjo fabrikė ka rifilluar prodhimin vjet, pas aftėsimit pėrmes donacioneve nga Qeveria japoneze. Ndėrkaq, ndėrprerja e prodhimit ka ndodhur pėr shkak tė problemeve me importin e mazutit dhe rėnie e kėrkesės nė treg, pėr shkak tė sezonit tė dimrit. Mirėpo, kjo ėshtė njė situatė momentale, e cila nuk duhet tė ndikojė nė uljen e vlerės sė kapitalit dhe tė rėndėsisė qė ka nė treg “Pėrparimi” i Skėnderajt.

    “Lepenci” nė Kaēanik

    Ėshtė njėr ndėr fabrikat mė tė vjetra nė Kosovė. Dikur kėtu nė mėnyrė primitive bėhej prodhimi i gėlqeres - gurė, mė vonė edhe pluhur. Sipas tė dhėnave nga Oda Ekonomike e Kosovės, ajo punėson 200 puynėtorė dhe ka kapacitet pėr prodhimin e 800 mijė tonė gėlqere pluhur. Teknologjia nė furrėn e re ėshtė e ruajtur, ndonėse ajo pėrherė ėshtė ballafaquar me mungesėn e gazit, si karburant i nevojshėm pėr pėrpunimin e gurit gėlqeror. Rezervat e gurit gėlqeror ndodhen nė afėrsi tė fabrikės. Para njėzet vjetėsh ėshtė ngritur separacioni, i cili ka ndikuar nė shfrytėzimin racional tė gurit gėlqeror.

  8. #18
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ēfarė kompetenca mori dhe pret tė marrė Ministria e Ekonomisė dhe Financave

    Ministria kėrkon qė tė formohet shėrbimi doganor i Kosovės

    ALTIN AHMETI

    PRISHTINĖ, 24 SHKURT
    - Javėn e kaluar, kryeadministratori i Kosovės ia “dorėzoi” disa kompetenca Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave. Sipas deklaratės sė ministrit tė Ekonomisė dhe Financave, Ali Sadriu, kėsaj ministrie i janė transferuar komptencat e Bordit pėr Rishqyrtim tė Pavarur nė administratėn tatimore, Bordit pėr Raportim Financiar dhe buxheti i administratės tatimore. Sipas ekspertėve tė ministrisė, qė preferojnė tė mbesin anonimė, Bordi pėr Rishqyrtim tė Pavarur, ėshtė njė lloj tribunali pėr kontestet e administratės tatimore me tatimpaguesit, ndėrsa Bordi pėr Raportim Financiar ėshtė i pavarur dhe merret me miratimin e standardeve tė kontabilitetit, certifikimin e auditoreve etj. Ndėrsa buxheti i administratės tatimore, qė u tha se do tė kalojė nė kompetencat e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave ka tė bėjė me pagesėn dhe shpenzimet e kėsaj administrate. Pėr drejtorin e administratės tatimore do tė ketė njė konkurs dhe ai do t’i raportojė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave.

    Ēfarė kompetenca kėrkon ministria

    Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, Muharrem Shahini, thotė se duke u bazuar nė tė drejtat qė ofron Korniza kushtetuese, Minstria e Ekonomisė dhe Financave i ka identifikuar pesė fusha kryesore tė pėrgjegjėsisė qė duhet tė barten nė kėtė ministri. Pėrgjegjėsinė parėsore pėr zhvillimin e buxhetit vjetor dhe shumėvjeēar pėr tė gjitha organizmat buxhetore, pėrgjegjėsinė parėsore pėr zhvillimin e legjislacionit mbi ndarjet buxhetore pėr tė gjitha organizata buxhetore, integrimin e administratės tatimore, pėrgjegjėsitė administrative dhe operacionale nė fushėn e doganave dhe kompetencat pėr zhvillimin e kontrolleve financiare tė tė gjitha organizatave buxhetore. “Kėto kompetenca lėnė tė drejtėn pėrfundimtare finale qė pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm tė vendosė pėr ato”, thotė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Ekonomisė.... z.Shahini. Sipas tij, mbajtja e mė shumė se njė trupi pėr menaxhimin e aspekteve tė Buxhetit tė Konsoliduar tė Kosovės, politikave dhe administratės sė tė hyrave e shpenzimeve, kėshillave fiskale mbi prioritetet e qeverisė, etj., “mund tė nėnkuptojė qė cilėsia e vendimmarrjes do tė zvogėlohet dukshėm dhe transparenca buxhetore dhe koordinimi do tė pengohen nė mėnyrė dramatike”. “Kufizimi i sferės sė shtrirjes sė kontrollit financiar vetėm nga MEF, do tė zvogėlojė besimin e opinionit publik nė qeverinė dhe do tė zvogėlojė transparencėn pėr ekzekutimet dhe shpenzimet e buxhetit”, shton mė tutje z.Shahini.

    Ministria kėrkon edhe mė shumė

    Ministria e Ekonomisė dhe Financave ka paraqitur dhe disa kompetenca shtesė, tė cilat kėrkon qė t’i barten asaj. “Ministria kėrkon qė tė krijohet shėrbimi doganor i Kosovės, i cili do tė ishte sikurse administrata tatimore njė departament nė ministri. Zyrtarėt e kėtij shėrbimi do tė punonin dhe do tė trajnoheshin nga Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut, ndėrsa udhėheqėsi i kėtij departamenti do tė emėrohej nga Qeveria apo Kuvendi”, ėshtė kėrkesa e parė e ministrisė pėr kompetencat shtesė qė kėrkon ajo. Nė arsyetimin e saj pėr kėrkimin e kompetencave pėr formimin e kėtij shėrbimi thuhet se ministria do tė inkurajonte formimin e tij gjatė 2003. Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut do tė vazhdonte tė ishte agjenci udhėheqėse nė administratėn doganore, kurse personeli i saj do tė kalonte nė SHDK. Kjo ministri gjithashtu kėrkon qė kompetencat pėr emėrimin e udhėheqėsit tė administratės tatimore tė barten nga PSSP, nė Qeveri apo Kuvend dhe kjo tė ndodhte gjatė kėtij viti. Nė lidhje me buxhetin, kėrkohen kompetencat pėr pėrcaktimin e parametrave fillestarė financiarė dhe politikė pėr buxhetin qendror dhe legjislacionin mbi ndarjet buxhetore, tė zhvilluara dhe tė propozuara nga Kuvendi, apo Qeveria. Edhe kjo pėrgjegjėsi do tė duhej tė bartej gjatė 2003. Ndėrkaq, kompetencat pėrfundimtare pėr kėtė tė barten nė vitin 2005.

  9. #19
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    P-ja e padefinuar

    Ekopolitikė

    IBRAHIM REXHEPI


    Nga fundi i vitit 1999, Ajri Begu, drejtor i Bordit tė Guvernatorėve, me optimizėm tregonte pse akronimi i Autoritetit tė Bankave dhe Pagesave tė Kosovės, institucion i sapoformuar atėherė, ėshtė BPK, e jo ABPK. “Kosovarėt janė mėsuar me BPK-nė. Kjo shkurtesė ishte edhe nė tė kaluarėn. Nė tė ardhmen kjo shkurtesė mund tė lexohet si Banka Popullore e Kosovės. Kėtė institucion do ta ketė Kosova”, komentonte z. Ajri Begu. Dhe pikėrisht nė fund tė shkurtit tė kėtij viti Kosova do tė ketė BPKnė, por jo edhe pėrmbajtjen e kėtij akronimi. Dihet se shkronja B do tė thotė bankė, ajo K - Kosovė, por P-ja ende nuk ėshtė identifikuar. “Do tė jetė njė rast i mirė ndoshta pėr njė tender ku do tė definohej emri i saktė i BPK-sė”, thotė si me shkak znj. Kim Ree, drejtoreshė e BPK-sė. Por, mosdefinimi i shkronjės P nuk do tė jetė pengesė, qė nga dita e parė e marsit BPK-ja, pėrkatėsisht Autoriteti i Bankave dhe i Pagesave i Kosovės tė lirohet nga tė gjitha punėt qė u takojnė bankave komerciale. Ajo do tė merret me punėt e bankės qendore, e cila nė shumė vende emėrtohet si bankė nacionale, shtetėrore, apo kombėtare. Njėkohėsisht kėtė ditė bėhet edhe bartja e kompetencave. BPK-ja do tė udhėhiqet nga stafi vendės, kurse ndėrkombėtarėt do tė jenė nė cilėsinė e kėshilltarit. Formimi i BPK-sė ishte edhe fillimi i krijimit tė njė sistemi tė ri bankar nė Kosovė. Ka licencuar, kontrollon dhe mbikėqyrur shtatė banka komerciale me gati njėqind filiale e ekspozitura. Meqenėse ēdo rajon i Kosovės ėshtė mbuluar me sė paku dy banka, apo njėsi bankare dhe ėshtė arritur njė shkallė e lartė e efikasitetit tė tyre, BPK-ja mė nuk e sheh tė arsyeshme qė tė kryejė punėt qė nė fakt nuk i pėrkasin asaj. Ajo sėrish do tė mbikėqyrė dhe do tė kontrollojė bankat dhe me kėtė formė tė punės ajo garanton edhe depozituesit nė bankat komerciale. Por, sėrish BPK-ja nuk do tė jetė njė bankė e vėrtetė qendrore. Asaj edhe pėr njė kohė do t’i mungojė elementi qė mė sė miri e identifikon si institucion shtetėror: politika monetare. Kjo bankė nuk do tė emetojė para, por, si deri tash, do tė shfrytėzojė euron. Meqenėse valuta evropiane ėshtė nė pėrdorim nė Kosovė, do tė thoshim se BPK-ja nuk ka pėr detyrė tė emetojė paranė. Mirėpo, si nė ēdo shtet tjetėr tė eurozonės, po tė kishte tė gjitha inxherencat e bankės qendrore, atėherė do tė krijonte opolitikėn monetare dhe do tė mbikėqyrte realizimin e saj. Transofrmimi i BPK-sė dhe bartja e kompetencave nga ndėrkombėtarėt te vendorėt shenon njė ecje cilėsore pėrpara. Ky institucion ėshtė shumė mė afėr qėllimit qė tė jetė bankė qendrore, fakt qė varet nga proceset politike - statusi i Kosovės. Marrja e BPK-sė me punė mė tė avancuar tash iu krijon hapsirė mė tė madhe bankave komerciale. Me faktin se ato nė depozita mbajnė afėr 420 milionė euro, shifėr qė mbahet nė kėtė kuotė qė nga janari i vitit tė kaluar, tregon pėr njė gjendje stabile tė tyre. Mund tė bėhet vėrejtje pse vetėm njė e pesta e kėtyre mjeteve janė nė plasmane - kredi, pse kamatat janė kaq tė larta dhe pse afati i kthimit ėshtė i shkurtėr. Nuk qėndron arsyetimi se shkalla e rrezikut ėshtė e lartė. Kėtė e demanton fakti se vetėm 1,7 pėr qind tė plasmaneve janė tė sėmuara. Ndėrkaq, ky hezitim ėshtė i kuptueshėm kur arsyetohet me faktin se sistemi ekonomik nė Kosovė nuk ėshtė i rrumbullakuar dhe se ekonomia nuk ėshtė e pėrgatitur tė absorbojė mė shumė mjete financiare. Mirėpo, bankat komerciale duhet tė ofrojnė edhe produkte tė tjera bankare, e jo tė merren vetėm me shėrbime tė transferit tė mjeteve, apo me ndonjė kreditim tė vogėl. Shtimi i efikasitetit dhe niveli mė i lartė i shėrbimeve nė bankat komerciale fuqizojnė bankėn qendrore, por njėherėsh ngjallin besimin e kosovarėve nė bankat. Prandaj, kjo mund ta krijon edhe njė parakusht, pos atij politik, qė shkurtesa BPK tė lexohet Banka Popullore e Kosovės.

  10. #20
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    600 milionė dollarė pėr 111 kilometra rrugė, tė gjėrė 28 metra

    Drejtoria e Rrugėve ofron projektin pėr pjesėn kosovare tė korridorit Durrės-Prishtinė-Nish

    ALTIN AHMETI PRISHTINĖ, 11 DHJETOR
    - Drejtoria e Rrugėve e Kosovės nė bashkėpunim me ekspertė vendės, ka pėrfunduar studimin pėr pjesėn kosovare tė Korridorit Durrės-Prishinė-Nish, nga Vėrmica deri nė Merdare, pas njė pune trivjeēare. Studimi i pėrfunduar, i cili gjatė javės sė kaluar i ėshtė dėrguar kryetarit tė Kosovės, kryeministrit dhe Ministrisė sė Transporteve, sipas pėrllogaritjeve tė kėtij grupi do tė kushtojė reth 600 milionė euro, ose mė saktėsisht reth 5,7 milionė euro pėr ēdo kilometėr. “Kemi kryer studimin pėr pjesėn e rrugės qė kalon nėpėr Kosovė. Nė studim janė propozuar tri variante tė mundshme nga do tė kalojė ajo, por varianti mė ekonomik dhe me mė pak probleme pėr t’u ndėrtuar, kap njė gjatėsi prej 111 kiometrash duke filluar nė Vėrmicė dhe pėrfundon nė Merdare”, thotė drejtoresha e Drejtorisė sė Rrugėve, Kaqusha Jashari. Ajo shton se rruga e gjatė prej 111 kilometraash, parashihet tė jetė autostradė e nivelit mė tė lartė, 28 metra e gjėrė, me gjashtė korsi dhe me njė vijė ndarėse prej njė metre, njėkohėsisht duke pėrfshirė tė gjitha parametrat bashkėkohorė, deri tė mbrojtja e mjedisit. Arsyeja qė ka shtyrė ekspertėt qė tė pėrcaktohen pėr njė rrugė tė cilėsisė mė tė lartė, ka qenė kunkurrenca me korridoret e tjera pėr mallrat e transportit. “Duke marrė pėr bazė interesat e shteteve gravituese pėr t’iu afruar sa mė shumė vendeve evropiane dhe atyre mesdhetare, destinimi i rrugės do tė ishte para sė gjithash transporti i mallrave dhe i udhėtarėve. Duke u nisur nga ky fakt ėshtė e domosdoshme qė kjo rrugė tė ndėrtohet nė nivel tė kategorisė sė autostradės nė tėrė gjatėsinė e saj. Vetėm kėshtu do tė tėrhiqte transportin e mallrave”, thuhet nė studim pėr arsyeshmėrinė e rrugės. Studimi pėr kėtė pjesė kosovare tė korridorit Durrės-Prishtinė-Nish, filloi para tre vjetėsh, me njė iniciativė tė drejtoreshės sė rrugėve, Kaqusha Jashari, dhe disa inxhinierėve tė tjerė. “Studimin e kemi filluar para tre vjetėsh dhe e kemi pėrfunduar kėto ditė. Nė fillim, punės ia kemi nisur katėr veta nga Drejtoria e Rrugėve, ndėrsa mė vonė na janė bashkėngjitur edhe shumė inxhinierė dhe ekspertė tė ndryshėm, tė cilėt kanė dashur tė japin kontributin pėr kryerjen e studimit tė kėsaj rruge. E gjithė puna e grupit prej reth 15 ekspertėve ka qenė vullnetare”, thotė drejtoresha e Drejtorisė sė Rrugėve tė Kosovės, Kaqusha Jashari.

    Tri varianet e rrugės

    Nė studimin qė i ėshtė dorėzuar kryetarit, kryeministrit dhe Ministrisė sė Transporteve janė dhėnė tri variante tė mundshme nga mund tė kalojė traseja e kėsaj rruge. Varianti i parė nis nga Morinė-Vėrmicė- Prizren-Therandė-Prishtinė- - Merdare. Grupi e ekspertėve qė ka kryer studimin pas konsultimeve ka rėnė dakord qė ky variant ėshtė vlerėsuar si mė i pėrshtatshmi, sepse i plotėson tė gjitha kushtet teknike. “Traseja e re ėshtė mė e shkurtėr, reth 111,65 kilomtera, kalon nė terren fushor stabil dha jashtė vendbanimeve. Pėrmes kėtij variianti mundėsohen lidhjet optimale tė rajoneve, kryeqytetit dhe aeroportit si dhe lidhja mė e shkurtėr me Korridorin e 8-tė”, thuhet nė studimin e rrugės. Varianti i dytė pikėnisjen e ka tė njėjtė me variantin e parė: Morinė- Vėrmicė-Prizren-Carralevė- Komoran-Prilluzhė-Luzhan-Merdare. “Edhe ky variant ėshtė gjithashtu rrugė e re mė tė gjitha kushtet teknike dhe cilėsi tė autostradės nė gjatėsinė prej 120 kilometrash. Kalon nėpėr terren fushor, por ėshtė diskutabil, sepse pėrshkon edhe pjesėn ku planifikohet zhvillimi i KEK-ut. Ky terren ėshtė jo aq stabil dhe ėshtė mė larg kryeqytetit”, thuhet nė sudim pėr variantin e dytė. Ndėrsa varianti i tretė kalon nėpėr rrugėn ekzistuese, pėrfshin zgjerimin dhe rikonstruimin nė bazė tė kushteve dhe elementeve teknike pėr autostradė. Nisjen e ka nga Vėrmica, kalon nė Prizren -Prishtinė dhe pėrfundon nė Merdare. “Ėshtė analizuar zgjerimi i rrugės ekzistuese, por ajo kalon nėpėr shumė vende tė banuara nė njė gjatėsi prej 130,50 kilometrash dhe nevojitet tė plotėsohen edhe kushte tė reja teknike qė tė zhvillohet prej 120 kilometrash nė orė”, pohohet nė studim pėr variantin e tretė. Grupi punues i udhėhequr nga Drejtoria e Rrugėve tė Kosovės ėshtė shprehur “se jemi pėrcaktuar pėr variantin e parė sepse i mundėson Kosovės tė inkuadrohet nė rrjetin e rrugėve transevropiane tė komunikacionit, ndėrsa rruga ekzistuese duhet tė mbetet alternativė e autostradės sė re”.

    Rruga do tė ndėrtohet me koncesion

    Studimi pėr pjesėn kosovare tė korridorit Durrės-Prishtinė-Merdare Nish, i ėshtė dorėzuar institucioneve mė tė larta nė Kosovės, tė cilat kanė vlerėsuar punėn e grupit punues. “E vlerėsojmė shumė studimin e kryer nga ekspertė vendas, sepse ne iu besojmė atyre”, ėshtė shprehur kėshilltari i kryeministrit, Bajram Rexhepi, Ramadan Avdiu. Ai tha sė ėshtė i befasuar nga ky studim, tė cilin edhe kryeministri e ka pritur shumė mirė dhe brenda njė kohe tė shkurtėr do ta bėjė publik. “Momentalisht nuk kemi asnjė vėrejtje. Kryeministri do ta prezentojė projektin nė Kosovė dhe do tė diskutohet edhe me institucionet ndėrkombėtare”, tha z.Ramadan Avdiu. Edhe nė Ministrinė e Transporteve thanė se vlerėsojnė projektin e kryer nga ekspertė tė Drejtorisė sė Rrugėve dhe ekspertė tė pavarur. “Studimi ėshtė shumė i mirė dhe ai do tė inkorporohet nė studimin qė ėshtė duke e kryer Ministria e Transporteve. Presim qė studimi i fizibilitetit pėr kėtė rrugė tė kryhet deri nė fund tė vitit dhe ky studim tė inkorporohet”, tha zėdhėnėsi pėr media nė Ministrinė e Telekomunikacioneve dhe Transporteve, Kurtesh Devaja. Lidhur me gjetjen e mjeteve pėr ndėrtimin e kėsaj rruge drejtoresha e Drejtorisė sė Rrugėve, Kaqusha Jashari, ėshtė shprehur se ajo mund tė ndėrtohet vetėm me konsesion. “Besojmė se kjo rrugė mund tė ndėrtohet vetėm me koncesion. Arsyeshmėria ekonomike dhe teknike ekziston. Nė bazė tė matjeve qė kemi bėrė rruga ėshtė shumė e frekuentueshme me njė mesatare prej 8.600 automjetesh nė ditė”, shprehet znj.Jashari duke pėrjashtuar mundėsinė e ndėrtimit tė rrugės pėrmes donacioneve, apo kredive tė ndryshme pėr shkak tė efikasitetit mė tė dobėt. Ndėrsa kėshilltari i kryeministrit tha se pėr gjetjen e fondeve pėr ndėrtimin e kėsaj rruge do tė diskutohen mėnyrat. “Njė mėnyrė pėr ndėrtimin e rrugės ėshtė edhe dhėnia me koncesion, por vendimi pėr mėnyrėn sesi do tė ndėrtohet rruga ėshtė njė vendim politik dhe ai do tė diskutohet”, u shpreh z.Avdiu.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bisedimet pėr statusin e Kosovės nė tetor 2005
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  2. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •