Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Tregu i perbashket Shqiperi-Kosove

    TREGU I KOMBIT 7 MILIONĖSH


    Gjergj Buxhuku

    Tashmė qė nė takimin e Vjenės u shėnua zyrtarisht edhe fillimi i procesit tė pavarėsimit tė Kosovės, kemi rastin tė shohim se ēfarė kemi bėrė pėr tė pėrfituar si komb nga ngjarja mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt pas 1912-ės. Kur flasim pėr pėrfitime, duhet tė pranojmė se sot dhe gjithmonė nė llogari tė fundit, ato bėhen duke pasur parasysh pėrfitimet ekonomike. Nuk ka kuptim sot tė flitet pėr ndryshim kufijsh politikė, ndonėse edhe njė gjė e tillė nuk ėshtė tabu. Por fitorja do tė ishte e plotė nėse ne do tė mund tė krijonim tė gjithė bashkė si komb tregun 7 milionėsh, qė ėshtė rruga e vetme e zhvillimit dhe pasurimit tė shqiptarėve edhe nė kushtet e pseudoglobalizmit dhe integrimit. Nėse nuk kuptojmė rėndėsinė e jashtėzakonshme tė krijimit tė tregut mbarėkombėtar, shumė shpejt do tė pėrballemi vetėm me iluzionin e fitores sė Kosovės dhe zhgėnjimin e shpresave tė brezave. Deri mė sot nuk ėshtė bėrė asgjė pėr qėllimin e mėsipėrm. Tė mos harrojmė se lufta moderne bėhet pėr vetėm pėr tregje. Nėse njė treg pushtohet, nuk ka asnjė problem qė vendi formalisht tė jetė i pavarur, pėr zotėruesin e tregut. Fakt ėshtė qė Kosova ka kohė qė ėshtė vėnė nė fokusin e “zaptimit” ekonomik tė tė huajve. Qėllimi i tyre ėshtė qė shqiptarėt tė jenė tė pėrēarė ekonomikisht, duke e pasur shumė tė lehtė kėshtu zotėrimin e secilės pjesė tė ndarė. Goditja ka kohė qė jepet nė Shqipėri sipas kėtij skenari dhe ka filluar edhe nė Kosovė. Nėse do tė gjykohet se kush e ka fajin pėr mungesėn e njė strategjie tė ribashkimit tė tregut kombėtar, pa dyshim qė gishti nuk mund t’i drejtohet Kosovės. Tė paktėn deri mė tash ajo nuk ka pasur shtet tė vetin. Shteti shqiptar e kishte dhe e ka kėtė detyrė strategjike. Fatkeqėsisht, pėr arsye objektive dhe subjektive, nuk kemi mundur tė bėjmė asgjė.
    Koha e kaluar prej ēlirimit “de facto“ tė Kosovės nė vitin 1999 prej bashkėsisė ndėrkombėtare nuk ėshtė shfrytėzuar aspak nga politika shqiptare. Faji kryesor natyrisht bie mbi vendimmarrjen politike tė Shqipėrisė. Vetėm fjalėt janė tė pamjaftueshme pėr tė realizuar shpresėn e vetme pėr tė qenė minimalisht dinjitozė nė mes tė kombeve tė Evropės, pėrfaqėsimin si njė komb 7 milionėsh! Themi shpresėn se edhe sikur ne shqiptaret tė kishim bėrė gjithēka, qė tė kishim nė dorė, zgjidhja pėrfundimtare e ēėshtjes sė Kosovės nuk varet plotėsisht nė dorėn tonė. Interesat dhe konjukturat strategjike ndėrkombėtare kanė peshėn e tyre tė rėndėsishme nė pėrgjigjen pėrfundimtare. Por ne duhet tė kishim bėrė dhe duhet tė bėjmė gjithēka qė ėshtė nė dorėn tonė, pėr tė pėrfituar nga mundėsitė e shkėlqyera tė fundshekullit tė 20-tė.
    Duhet pranuar se faktori ndėrkombėtar gjatė periudhės tė administrimit tė tij i ka dhėnė shanse tė shkėlqyera shtetit shqiptar tė jetė aktiv nė integrimin ekonomik dhe shoqėror tė bashkėkombėsve tė tij pa marrė parasysh kufirin imagjinar tė ndarjes. Por shumė pak ėshtė bėrė. Kanė kaluar 6-7 vjet qė do tė ishin plotėsisht tė mjaftueshėm pėr tė lidhur fizikisht me akse rrugore pjesėt e trungut shqiptar nė tė dy anėt e kufirit. Mbetesh keq kur shikon se asnjė aks rrugor, qoftė edhe ekzistuese, nuk plotėson ende nga fillimi deri nė fund emėrtimin, qoftė edhe minimalisht rrugė normale. Nga e gjithė kalaja e rėrės sė patriotizmit tė fjalėve tė deritanishme tė politikės shqiptarė, kanė mbetur vetėm iniciativa e ndėrtimit tė rrugės Durrės- Prishtinė, e konkretizuar nė disa dhjetėra-milionė dollarė te grumbulluar dhe tė harxhuar nė mėnyrė tė paturpshme mė pas tė kushedi se nė ēfarė xhepash korrupsionistė qeveritarėsh. Kėshtu mund tė vazhdohet gjatė me shembuj, qė tė bėjnė tė ndjehesh keq.
    Mungesa e politikave tė zhvillimit mbarėkombėtar tė shtetit shqiptar shpjegohet me shumatoren e paaftėsisė dhe mosdashjes. Duhet ta pranojmė me dhimbje se elementi i dytė ka qenė nė mėnyrė tė pėrhershme i pranishėm nė tė gjithė historikun e zhvillimeve tė fundit politike dhe ekonomike. Grupe tė fuqishme politike shqiptare, tė lidhura me interesa tė fuqishme ekonomike me vende aleate historike tė Serbisė, kanė paralizuar tė paktėn deri mė tash nė vazhdimėsi ēdo iniciativė pėr ndėrtimin e politikave mbarėkombėtare. Do tė urojmė qė mė nė fund tė veprohet ndryshe dhe tradhtia tė mos jetė mė vendimmarrėse pėr shqiptarėt. Tė kuptohet se vlera e Kosovės pėr shqiptarėt ėshtė mė e madhe se ēdo ēmim, qė kemi paguar dhe do tė duhet tė paguajmė pėr lirinė e saj tė pritshme.
    Kjo ėshtė arsyeja se pėrse politika shqiptare nė Shqipėri, para sė gjithash, duhet tė mbajė me ēdo kusht stabilitetin e shtetit dhe tė pėrgatitet qė bashkė me politikėn e Kosovės sė pavarur nesėr tė krijojė kushtet qė tė gjitha kostot e paguara pėr ēlirim tė kalojnė nė zhvillimin e kombit. Komb, qė pavarėsisht kufijve tė vendosur, do tė duhet tė zhvillohet si njė i tėrė. Pėrfitimet duhet tė jenė tė pėrbashkėta, ashtu sikurse edhe kostot i kemi pėrballuar tė gjithė bashkė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė kusht pėr demokracinė dhe zhvillimin e Shqipėrisė dhe tė gjithė shqiptarėve. Ashtu sikurse edhe e kundėrta ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Tė mos harrojmė se nuk mund tė shpresojmė tė ndėrtojmė standarde demokratike, qoftė edhe nė vlera minimale nėse nuk do tė mund tė arrijmė njė shkallė tė caktuar tė pasurimit ekonomik tė kombit. Nuk mund tė ketė shtet demokratik nė kushtet e varfėrisė. Varfėri qė sot, fatkeqėsisht, na ka mbėrthyer prej fyti kudo qė jemi. Shkurt, duhet tė fillojmė tė pėrgatitemi, qė tė shfrytėzojmė tė gjitha mundėsitė e jashtėzakonshme qė na janė dhėnė dhe do tė krijohen edhe mė shumė nė tė ardhmen e afėrme me ligjėrimin e pavarėsisė sė Kosovės. Mundėsitė e pothuaj tė dyfishuara njerėzore dhe gjeografike, nė fakt, janė shumė herė mė tė mėdha nė sinergjinė e zhvillimit ekonomik tė kombit.





    24/02/2006
    Shekulli
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Nese shqiperia ka 3 milione banore dhe kosova ka 2, nga del ky numri 7 milione? 3+2+x=7?

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shqiperia ka afer kater milione e Kosova dy milione e gjysme, Maqedonia afer nje milion shqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Regjistrimi i fundit e nxorri Shqiperine 3.23 milione, dhe Maqedonia ka 1.8 milione banore nga te cilet 24.38 jane Shqiptare (CIA factbook). Per kosoven nuk e di por tek Economist thuhej qe provinca ka nje popullsi prej 1.6 milion banoresh.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kosova eshte nje shtet qe ka mbi dy milione banore sipas regjistrimeve te fundit dhe tani kete vit do behet Censusi i popullsise, ashtu edhe ne Shqiperi kete vit do behet Censusi i popullsise. Ne Maqedoni, CIA (factbook) nuk e paska bere update, sepse zyrtarisht e pranuar edhe nga sllavo-maqedonet, shqiptaret e perbejne 32% te popullsise, por ketu nuk jane te llogaritur ata shqiptare qe kane shkuar atje gjate viteve te 80-ta, sepse ne kohen e ish-Jugosllavise shume shqiptare nga Maqedonia jane zhvendosur ne Kosove e pjeset tjera, e shume shqiptare jane zhvendosur nga vendet tjera ne Maqedoni. Keta qe jane zhvendosur ne Maqedoni nga vendet tjera si Kosova, Mali i Zi etj. nuk kane ende nenshtetesine e Maqedonise dhe keshtu nuk llogariten ne ato statistika, por jane ne proces nenshtetesie dhe shpejt do nenshtetesohen, pra me keta numri i shqiptareve ne Maqedoni shkon deri ne nje milion, apo shume afer nje milionshit. Pra, shqiptare ne Ballkan, jane diku rreth shtate milion.

    Gjergj Buxhuku, nese jo me shume, te pakten numrin e shqiptareve e di me mire se ty Lunesta, per kete te jeshe e bindur.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une skam pse ti referohem Buxhukeve kur kam faktet e mija ne dore. Nese Maqedonia ka mbi 1 milion shqiptare atehere qenkan mbi 50% e popullsise!? Ti vete the qe jane 32% nderkohe qe censusi i fundit me 2000 tregon 24.38%.

    Asnjehere sme ka pelqyer kjo shfryrja provinciale qe i bejme numrit tone te popullsise. Fuqine nuk ta jep numri por mendja, shkollimi dhe civilizimi. 2 milion ka Sllovenia por eshte ne BE. Le pastaj danimarka e me tej..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shqiperi + Kosove = afro 5.2 milione banore, shifer e respektueshme. Shqiperia dhe Kosova "fryhen" pak ne vere per aresye te ardhjes se emigranteve. Shifra kap 5.4 milione ne javet e korrikut.

    Asnjeri nuk flet per nje hekurudhe Tirane-Prishtine, qe do ishte vepra me e rendesishme dhe me e dobishme per transport mallrash, njerezish dhe energjie. As Buxhuku. E pra hekurudha eshte gjeja nga e cila duhet filluar gjithcka.

    Une kam nje ide. Te marrim gjithe ish spiunet e komunizmit e t'i veme te punojne ne hekurudhe, :-). Keshtu do kishte nje cike drejtesi. Vetem se s'i ke per pune ata dreq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 26-02-2006 mė 22:42
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lufta e shqiptareve ne Maqedoni kishte nje nder kerkesat kryesore qe te mos manipulohej me numrin e shqiptareve ne Maqedoni. Ajo shifer 24.38% eshte para Marreveshjes se Ohrit, marreveshje qe e ndali luften ne Maqedoni, ne vitin 2001. Pas kesaj eshte bere nje regjistrim me i paanshem i popullsise ne Maqedoni (i detyruar per sllavo-maqedonet), i cili ve ne dukje nje perqindje dukshem me te madhe se 24.38% i manipuluar i 2000-tes, dhe kjo perqindje ishte mbi 30%, nuk e di sakte por ishte mbi 30%. Pervec kesaj, ne Maqedoni ka shume shqiptare te zhvendosur qe jane ne proces nenshtetesie sepse jane zhvendosur nga Kosova e vendet tjera te banuara me shqiptare ne ish-Zhugosllavine e viteve te 80-ta, sikur qe ka shume shqiptare nga Maqedonia qe jane zhvendosur ne Kosove e vendet tjera gjate atyre viteve. Me keta, numri i shqiptareve i afrohet nje milionshit, apo eshte diku rreth 800 mije te pakten.

    Poashtu, disa te dhena me te fundit e japin Kosoven me dy milione e gjysem banore (ketu perfshihen shqiptaret qe kane qene ne perendim e qe jane kthyer ne Kosove pas luftes, poashtu edhe nga vendet tjera si Shqiperia, Serbia, Maqedonia, Turqia etj.), por per kete do behet censusi shpejt e do kemi te dhena me te sakta.

    Autorruga Tirane-Prishtine eshte e nje rendesie shume te vecante per gjithe shqiptaret sepse:
    -Nen nje, do rriste aktivitetin tregtar te Kosoves me Shqiperine sepse per momentin shumica e tregtise ne Kosove behet me Maqedonine e Serbine, per shkak te mungeses se kesaj rruge. Nga kjo do perfitojme si Kosova ashtu edhe Shqiperia.
    -Nen dy, do rriste numrin e turisteve nga Kosova ne Shqiperi, nga c'gje do perfitonte shume me shume turizmi shqiptar.
    -Nen tre, do kishte me shume te huaj qe vizitojne Shqiperine, e kam fjalen per te huajte qe rrijne ne Kosove, njoh shume raste kur nganjehere per fundjava keta te huaj ikin ne Maqedoni, Greqi, Mal te Zi, Kroaci, Bosnje, por jo aq ne Shqiperi sepse nuk ka rruge te mire.
    -Nen kater, do rriste bashkepunimin dhe lidhjet ndershqiptare ne te gjitha aspektet.

    Poashtu, edhe hekurudha do ndihmonte shume ne kete aspekt, por eshte e nje prioriteti me te vogel se autorruga.

    Gjergj Buxhuku, po flet per nje treg gjithekombetar, sikur psh. kemi sot tregun e muzikes, librit, dhe artit ne pergjithesi shqiptar. Nje artist ne Shqiperi qe nxjerr librin apo CD-ne ne Shqiperi, e shet ate edhe ne Kosove e Maqedoni, e njashtu edhe artisti i Kosoves apo Maqedonise, pra qe ky treg te jete jo vetem per artet por edhe per mallrat tjera e ne te gjitha fushat tjera.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 26-02-2006 mė 22:51
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Dodon gjithmone behet nje hekurudhe, pastaj behen ca rruge te sakta, ne fund behet autorruga. Keshtu te pakten ka qene eksperienca e vendeve evropiane. Tani ne s'kemi hekurudhe, kemi nje rruge e gjysem, po ne si te zgjuar qe jemi per cfare do mendojme? Per autorrugen, a thua se i kemi te gjitha te tjerat ne rregull.

    E pra une them se nje projekt i vogel zviceran apo austriak per nje hekurudhe malore nuk do ishte shume i shtrenjte, po plotesisht i realizueshem. Njerezit do kishin mundesine t'ia fusnin gjumit ne vagon ne darken e Prishtines e te nesermen te gdhiheshin ne Tirane. Kjo do e zvogelonte distancen shume. Udhetimi me tren eshte shume me i rehatshem sesa me automjete. Ne Evrope hekurudha ka histori dhe te ardhme, jo si ne SHBA, ku distancat jane shume me te medha dhe e bejne te paleverdisshme.
    Ignore List: Den Bossi

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ke te drejte Zombie. Mirepo, autorruga vecse ka filluar te ndertohet dhe poashtu edhe Banka Boterore ka pranuar qe te ndihmoje financimin e saj. Edhe hekurudha duhet te behet dhe bile kjo behet me shpenzime edhe me te ulta. Nje nga menyrat si mund te behet hekurudha eshte psh. me kapital publik ashtu si i kane bere edhe vendet europiane sepse hekurudha eshte nje investim profitabil sidomos kjo qe lidh Shqiperine me Kosoven. Pastaj ky borxh do lahej nga te ardhurat qe do gjeneronte kjo hekurudhe. Megjithese jam i sigurte qe edhe Banka Boterore, Bankat Europiane etj. do ndihmojne financimin e saj.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •