Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Qeveria: Plan për riatdhesimin e emigrantëve

    Faqja 4 - POLITIKE Shkurt 23, 2006


    Berisha kërkon toka të lira që emigrantët të ndërtojnë shtëpi




    Biznes pa taksa emigrantit Rrezik kaosi për tregun

    Qeveria: lehtësira për 3-5 vjet





    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta
    a.meta@gazetashqiptare.com

    Çdo emigrant shqiptar i cili do të investojë në Shqipëri, do të përjashtohet për një periudhë nga 3 deri në 5 vjet nga taksat. Ky është projekti më i fundit i qeverisë, projekt i cili pritet të shkaktojë shumë debate në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Por “privilegjet” për emigrantët, duket se nuk mbarojnë këtu, pasi Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Ministrisë së Punëve Publike, që në të gjitha studimet dhe planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe qyteteve të mëdha, “të ndajë parcela për t’ua afruar emigrantëve kundrejt dëshirës për të ndërtuar shtëpi”. Berisha ka vendosur ta vërë në shinat e zbatimit projektin për taksat, me gjithë kundërshtitë e këshilltarëve të tij për ekonominë, të cilët mësohet se janë shprehur kundër një nisme të tillë, me arsyetimin se ajo mund të çojë në një deformim të tregut, madje deri dhe në një situatë apokaliptike falimentimi për biznesin aktual. Një vendim i tillë, natyrshëm do të çojë në një deformim krejt pa arsye të konkurrencës ndërmjet investitorëve vendas apo të huaj që operojnë aktualisht dhe atyre të rinj të ardhur nga radhët e emigrantëve. Kjo ide sipas analistëve ekonomikë, duket interesante, por parë vetëm në rrafshin propagandistik, sepse në rrafshin praktik, është thjesht utopike dhe e parealizueshme. Sipas tyre, përjashtimi nga taksat i investimeve të huaja për një periudhë kohe, ka qenë përfshirë edhe në legjislacionin e qeverisjes së parë të PD-së, por ajo nuk dha ndonjë rezultat të matshëm dhe ndikim në thithjen e investimeve të huaja.

    Detyrimi
    Kryeministri deklaron se duke krijuar kuadrin e përshtatshëm ligjor të bashkëpunimit të lehtësirave, emigracioni dhe diaspora mund të shndërrohen në një nga levat më të fuqishme të zhvillimit të shpejtë të vendit. Për Kryeministrin duket se më shumë se baza ligjore e zhvillimit të ekonomisë së tregut, është baza morale e zhvillimit të tij. Berisha e quajti këtë nismë një masë të domosdoshme edhe si një detyrim moral ndaj emigrantëve, që punën e tyre ta kthejnë në Shqipëri, kontributi i të cilëve në prodhimin kombëtar, është llogaritur në rreth 1 miliard euro. “Duke i përjashtuar 3-5 vjet nga taksat, në këtë mënyrë u japim mundësi të krijojnë biznese për familjet e tyre, t’i punësojnë ata dhe të krijojnë pasuri në Shqipëri”, - ka theksuar Kryeministri. Por edhe pa vendim qeverie, sipas analistëve ekonomik, prurjet e emigracionit kanë siguruar mbijetesën dhe zhvillimin deri tani të ekonomisë sonë kombëtare. Ky vendim sipas tyre, nëse merret në terrenin praktik, do të krijojë probleme akoma më të mëdha duke pasur parasysh se ka një shkallë shumë të lartë të ekonomisë informale, ka fshehje në shkallë të gjerë të taksave, si dhe arbitraritet fiskal nga ana e qeverisë.

    Bankat
    Berisha kërkoi që Ministria e Financave dhe Ministria së Ekonomisë të vendosin një bashkëpunim të ngushtë me bankat, me Bankën e Shtetit e me të gjitha bankat e vendit, që të lehtësohen transfertat për këtë qëllim dhe askush të mos mund ta përdorë këtë lehtësi përveçse emigrantëve. Kjo, nënvizoi Kryeministri, është plotësisht e kontrollueshme, në mënyrë që të mos krijojmë vështirësi për biznesin ekzistues. Por nga ana tjetër, duke qenë se transfertat nga jashtë të emigrantëve në më shumë se gjysmën e tyre bëhen jashtë kanaleve bankare, humbet mundësia e kontrollit mbi burimin e parave që mendohet të investohen. Nga ana tjetër, është e pranishme mundësia që vendi të shndërrohet në një parajsë fiskale për pastrim parash. Analistët ekonomik janë të mendimit se politika të tilla mund të përdoren në sektorë specifik dhe vetëm për periudha të caktuara kohore. “Problemi kryesor aktual i ekonomisë në fushën e investimeve, është përmirësimi i mjedisit ekonomik e ligjor, që do të thotë heqja e barrierave dhe krijimi i kushteve për thithjen e investimeve pavarësisht nga burimi tyre: vendas, i huaj apo nga kursimet e emigracionit”, - është shprehur për median analisti për çështjet ekonomike Zef Preçi.

    Prapaskena
    Duke marrë parasysh problematikën që do të shkaktojë për biznesin aktual nisma për përjashtimin e emigrantëve nga taksat, si dhe pamundësinë sipas analistëve për realizimin e kësaj nisme në rrafshin praktik, parë në një vështrim të ftohtë, ajo nismë duket se ka vlerë vetëm elektorale për zgjedhjet lokale. Po të kihet parasysh se qeveria ka në program që “reforma zgjedhore do të mundësojë të drejtën e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, për të marrë pjesë në zgjedhje”, mund të shpjegohet pak më qartë qëllimi i një nisme të tillë që tingëllon për analistët ekonomik pak “utopike”, por që duket se është qartazi për avantazhe elektorale.

    Përjashtimi
    Çdo emigrant shqiptar i cili do të investojë në Shqipëri, do të përjashtohet për një periudhë nga 3 deri në 5 vjet nga taksat.


    Privilegji
    Në planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe qyteteve të mëdha, të ndahen parcela për emigrantët për të ndërtuar shtëpi.

    Vlerësimi
    Berisha e quajti këtë nismë një masë të domosdoshme edhe si një detyrim moral ndaj emigrantëve, të cilët punën e tyre ta kthejnë në Shqipëri.

    Zgjedhjet
    Pamundësia sipas analistëve për realizimin e kësaj nisme në rrafshin praktik, parë në një vështrim të ftohtë, duket se nisma ka vlerë vetëm elektorale për zgjedhjet lokale.

    Këshilla
    Analistët ekonomik janë të mendimit, se politika të tilla mund të përdoren në sektorë specifik dhe vetëm për periudha të caktuara kohore.

    Kundërshtitë
    Berisha ka vendosur ta vërë në shinat e zbatimit projektin për taksat, me gjithë kundërshtitë e këshilltarëve të tij për ekonominë, të cilët mësohet se janë shprehur kundër, me arsyetimin se ajo mund të çojë në një deformim të tregut, madje deri dhe në një situatë apokaliptike falimentimi për biznesin aktual.

    Përvoja
    Sipas analistëve ekonomik, përjashtimi nga taksat i investimeve të huaja për një periudhë kohe, ka qenë përfshirë edhe në legjislacionin e qeverisjes së parë të PD-së, por ajo nuk dha ndonjë rezultat të matshëm dhe ndikim në thithjen e investimeve të huaja.

    Leva
    Kryeministri deklaron se duke krijuar kuadrin e përshtatshëm ligjor të bashkëpunimit të lehtësirave, emigracioni dhe diaspora mund të shndërrohen në një nga levat më të fuqishme të zhvillimit të shpejtë të vendit.

    PRIVILEGJET
    1. Inkurajim i investimeve të emigracionit shqiptar në Shqipëri, duke i përjashtuar nga taksat për një periudhë kohore 3 deri në 5 vjet.
    2. Ministria e Punëve Publike duhet që në të gjitha studimet dhe planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe qyteteve të mëdha, të ndajë parcela për t’ua afruar atyre kundrejt dëshirës për të ndërtuar shtëpi.
    3. Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë të vendosë një bashkëpunim të ngushtë me bankat, me Bankën e Shtetit me të gjitha bankat e vendit që të lehtësohen transfertat për këtë qëllim dhe askush të mos mund ta përdorë këtë, lehtësi përveçse emigrantëve.

    OPONENCA
    1. Ide interesante në rrafshin propagandistik por utopike në rrafshin praktik.
    2. Sëmundjet e ekonomisë: shkalla e lartë e ekonomisë informale; fshehje e taksave në shkallë të gjerë; arbitraritet fiskal nga ana e qeverisë.
    3. Mundësia që vendi të shndërrohet në një parajsë fiskale për pastrim parash. Ka deformim pa shkak të konkurrencës ndërmjet investitorëve që punojnë aktualisht dhe atyre të rinj të ardhur nga radhët e emigrantëve.


    GAZETA SHQIPTARE

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Besoj se pavarsisht pengesave dhe rreziqeve mendimi eshte teper pozitiv!

    Biles mire do ishte qe te jepen sa me shume shkaqe kthimi tek emigrantet sepse kjo do shtoj investimet, kapitalet, krahet punetore, njerzit e shkolluar ne Shqiperi. Dhe dicka e tille mund te jet vetem rrugedalje (sidomos nese krijohet edhe treg i perbashket me Kosoven) per problemet ekonomike shqiptare!

    Gjithashtu rikthimi eshte edhe zgjidhje per vet emigrantet, sidomos ata te Greqise -ku per mendimin tim nuk duhet te mbetet kembe Shqiptari!- dhe Europes pergjithesisht ku nuk duket se jane edhe aq te mikpritur!

    Sidoqofte e di qe eshte teper shpejt dhe pa vend te flasim per riatdhesim! Por thjesht e duartrokas kete levizje, sado te vogel, te qeverise Berisha dhe uroj qe te ket sukses!

    faleminderit

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ky Sala po me ngjet gjithnje e me shume me Miloshevicin.Luan rolin e patriotit dhe kryen veprime gjasme-atdhetare ,por ne fakt po con ekonomine shqiptare drejt gremines.Edhe dikur Miloshevici nen petkun e nacionalismit shkaterroi Serbine.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    ej kush e vuri ket kryeminister mor amani.

    S'po ben nje ligj persembari qekur ka ardhur ne pushtet. Futja kot dmth. Emigrant vete jam dhe mua me intereson por ideja qe ky delja po e hedh gjithe ekonomine shqiptare poshte me acaron nervat.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sigurisht ne teori eshte nje nisme qe duhet duartrokitur.
    Dhe me mire vone se kurre qe dikush kujtohet per ata qe me mundimin e tyre po i japin dinjitet nje shteti.

    Nga ana ekonomike kam dyshim qe nje nisme e tille te kete sukses.
    Per faktin qe nese dikush don te kthehet e ka gjetur mundesine per te siguruar nje te ardhme.
    Sa per token nuk e di se per çfare tokash flitet kur akoma nuk kemi zgjidhur çeshtjen e pronave.Kjo eshte me kryesore se te premtosh toka emigranteve.
    Pak na ndane neper bote e duan te na ndajne edhe ne vendin tone duke krijuar parcela per lagje emigrantesh.E marrim si diçka pozitive.
    Biznesin nuk e ndihmojn leket e emigranteve por nje proçes stabiliteti qe eshte akoma abstrakt ne Shqiperi.
    Ti heqesh taksat emigrantit dhe ti shtosh biznesit vendas eshte paradoks.Do te behemi te gjithe emigrante serish,edhe ata qe nuk ishin do te behen qe te perfitojne nga jo-taksat.
    Emigrantet nuk kane milion euro per te shpenzuar ne atdhe sepse situata jashte vendi nuk eshte me fushe me lule.Punohet dhe jetohet simbas standarteve te vendeve ku jetojme.
    Kur ne Shqiperi te normalizohet situata politike dhe ekonomike,te kete nje fare sigurie per te ardhmen ndoshta shume emigrante edhe do te kthehen.
    Por qe nje emigrant te leje sigurine relative e te marri familjen per tu rikthyer serish ne atdhe,eshte akoma disi e brishte si ide.
    Pune te mbare qeverise.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Berisha gjat fushates i eshte referuar nje ligji qe kane Izraelitet qe kur kthehet dikush ne izrael i japin nje paket te tille.

    E kuptohet, cifutet, po pati si baze kete ligj, e pervoje kur e kane bere i kane mare persiper te gjitha gjerat e kane mare masa ne ligj e kane percaktuar cdo gje.

    Nje specialist e quajti ne lajme, edhe po ka deformim do jete nje deformim pozitiv per tregun , se ne pergjithesi po te llogaritesh parane qe nje familje mund te kthej ne shqiperi e hap nje biznes, e sa te tilla mund te vine, do ris fuqine blerese ne treg e biznesin ne vend e te gjithe do fitojne.

    Po mendoj po e bene, ti referohen atij izraelitit.

    Po mendoj se kjo duhet te nisi nga ambasada perkatese, ne forme pakete per cdo familje e individ qe do te aplikoj per kete, duke verifikuar cdo gje e bazuar masa per te shmangur abuzimet.
    Per kete ka shume menyra, qe te vertetosh qe nje njeri qe ri ne kete vend do levizi ne shqiperi e parate qe i ka ne filan bank aty, me vertetim do ti coj ne shqiperi e hap aktivitet e fitoj nga favoret qe do japi qeveria.

    Po sido qofte cdo mase eshte pozitive, po qe te kete rikthim te shqiptareve, duhet te vazhdoj me masa te tjera, se rikthimi eshte kompleks po qeveria me te vertet po e nxiti me disa masa fillestare mund ta nxiti kete reaksion se dhe shume shqiptar jashte jane te interesuar.

    Ne greqi duhet te japim shancin gjithe shqiptareve aty, KJO NE VECANTI , te RIKTHEHEN NE VENDIN E TYRE, se qendrimi i shqiptareve ne ate vend antishqiptar eshte si i cifuteve ne gjermanine antisemite e naziste te njekohe mepare.

    Sido qofte , nje mas nxitese nga qeveria si fillim duhet, te nxis rikthimin, me vone kur ky proces te eci ne kahun e rikthimit njerezit do levizin ne shqiperi se aty do jete dhe interesi e puna.

    Po qeveria shqiptare duhet te shikoj dhe afatgjat, ca ta bej kete vend te jetushem , e qe njerezit te duan te vine ne shqiperi punojne investojne e fitojne aty.
    Pra ne vemi ne vende te tjera per nje jete me te mire , si shqiperia te jete ajo terheqese, kjo ne planin e perhereshem.
    Se ka njerez qe dhe sot ikin nga shqiperia, pra duhet te jete kompleks kjo gje, po dhe masat nxitese per rikthim duhen mare se kjo jo vetem nxit fenomenin e rikthimint po zhvillon dhe shqiperine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 23-02-2006 më 17:51

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Sa qesharak bohen keto merr jahu.....cdo shtepi sot ka emigrant jashte spo e marr vesh kujt ja bo kete favor ky robi. Pale kur thote parcela ma heq trunin...huh... enderra ne beze

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si ide eshte nje mrekulli..
    por a e zbaton dot berisha kte ..hm.. kjo eshte e pabesueshme..sepse mafia ka zaptuar cdo gje..

    Megjithate kjo ide do sjell ide tjera qe do e kerkojne nje revolucion ne ceshtjet e prones..

    te shohim..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-02-2006 më 15:30

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    C'fare turpi kjo nisme!!!

    Kthehuni djema se Kryeministri ka hapur kosheret per ju, ka sa te doni mund te merrni edhe pronaret tuaj andej se u be deti kos ketej, Se mos harroni te merrni luget me vete te uruar se pastaj ska faj kryeministria qe s'do keni te hani.


    Dito.

  10. #10
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    I njëjti autor, por po përdor të tjera farsa për vjedhjen e parave të popullit dhe aq më tepër të emigrantëve, të cilt nuk panë asnjë lloj përkrahjeje nga qeveritë shqiptare.
    Përsëri po kërkon të formojë parabankat shqiptare...piramidat e famshme...të paktën, këshilltarët e tij ekonomikë, ja kanë kundërshtuar
    Ky njeri sikur e merr pushtetin që ta hedhi TUÇ populli...s'kanë fund buadallallëqet që nxjerr nga kafka boshe ky dështak.
    Nuk i ka lënë akoma mendja emigrantët të investojnë dhe mbajnë me lekë, bankat pa llogari të Berishës.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •