Për komb e për atdhe-lëshohet pe!
Edhe çka duhet të ndodhë që të njësohen dhe bashkohen shqiptarët ?!
”Gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, pajtimin ndërshqiptar e kanë brengën dhe preokupimin e tyre më të madh”. -Ismail Kadare.
-Këtë pyetje e parashtron secili individ nëpër damarët e të cilit qarkullon gjak shqiptari.
Edhe pas tërë atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike që përjetuan shqiptarët, akoma vazhdohet me avazin e vjetër, duke vazhduar shqiptarët të qëndrojnë të ndarë e të përçarë mbi baza politike, partiake apo fraksionare, në ate rajonale e fetare. –Dikush thumbit, dikush patkonit, siç thotë fjala popullore.
Edhe çka duhet ndodhur që të ofrohen shqiptarët me njëri-tjetrin?!
Vallë, a s’mjaftojnë më se njëzetë shekuj robërie që të njësohen, vëllazërohen dhe bashkohen shqiptarët rreth një ideali të përbashkët: - Çlirim një herë e përgjithmonë nga zghedha shekullore 2166 vjeçare!
I. Egriu
Këtë shkrim do ta vazhdoj me citatet e letrarit tone te Madh -Naim Frashëri, kushtuar
kombit e atdheut:
"Me i dashur e me i dhëmbshëm nga mëma e nga ati, nga biri e nga bija, nga miqët e nga njerëzia, nga gjithë mirësitë qe na fali Zoti i vertetë eshte Mëmedheu. Kombi i tërë eshte nje famolje dhe nje shtepi e memë e atë ka Mëmedhenë e tërë. Nje komb ka nje gjuhe dhe, te gjithë qe flasin nje gjuhë jane djemtë e nje mëme e te nje ati, kane nje gjak, nje veti, nje vetëdie dhe afro je fëtyrë dhe nje mënxyrë.
I pari i gjithe Evropes eshte kombi ynë. Shkjetë e te tjerë kane ardhur me pas nga vendet e huaja. Shqiptari ka qenë Zot' i lashtë i këtij vendi. Secili le t'i falet Zotit si te dojë, por kjo punë te mos na ndaje, te jemi vellezer dhe miq te dashur, sepse te gjithe jemi nje fis e nje farë; kemi je gjak e nje gjuhë, te perpiqemi te gjithë per Shqiperine, per shqiptaret e shumevuajtur dhe per shqipen.
Cdo komb duke u bashkuar shpeton Memedhene nga cdo rrezik, andaj duhet te kemi te gjithe dashuri te madhe per Memedhene, per kombin tone dhe deshire te flaket per
mbrojtejen e tij.Ashtu mund ta lartesojme, ta zbukurojme e ta nderojme Shqiperine, t'i nderojme e fatbardhesojme te gjithe shqiptaret, sepse keshtu kane vepruar te gjithe
kombet e qytetruar.
Zot i Madh e i vertetë, kos na lerë kurrë ne mundim, ne te keqe e ne nevoje;- Zot, fali Shqiperise e shqiptareve, qe i falen emrit tend gjithe te mirat qe ke ne jete dhe largoi
largoi nga gjithe te ligat"-Naim Frasheri.
Siç duket asgjë deri më sot s’kanë ndikuar as thëniet e Naimit të Madh në konsolidimin e radhëve e të konjukturave politike. As lotët e njoma të foshnjeve që u zvariten zvarë nëpër fëtyrë, as lutjet dhe ofshamat e nënave shqiptare, të cilat përjetuan çastet më të vështira të golgotës shqiptare; as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe maskarat e kryera nga ordhitë çetnike, as va rrezat masive të mijëra të ekzekutuarve edhe as tërë ato skena pikëlluese, që trishtuan mb rë opinionin liridashës botror.
Këtë shembull e kam marrë me rastin e ekzodit të shqiptarëve kur me qindra mijëra shqiptarë, siç qe rasti me Olokaustin e Bllacës:-fëmijë, pleq e nëna shtatëzane shqiptare, në të ftohtë, në borë, baltë e shi; pa ushqim e pa barna, në qiellin e hapët, kërkonin lëmosh nga Perëndia e nga Presidenti Klinton.Tërë këto skena trishtuese i shikonim në shkollë së bashku me një arsimtar hebre me emrin-Isak, i cili në ato çaste m’u drejtua e më tha:
Edhe ne hebrenjtë s’kemi përjetuar kësi skena trishtuese gjatë Luftës së Dytë botrore. Man dej vazhdoi:-Ne hebrenjtë kemi qenë populli më i ndarë, i përçarë e i shkapërderdhur para Luftës së Dytë, por pas asgjasimit të rreth gjashtëmilionë hebrenjëve, sot jemi kombi më unik e më i konsiliduar në batë; andaj, m’u drejtua ai, besoj se dhe ju shqiptarët pas gjithë këtyre pësimeve do të bëheni kombi i Dytë unik në botë. Mirëpo mjerisht thënia e tij dhe sot
e kësaj dite s’u realizua. Pse?-Shkaqet dihen!
Në një anë themi se jemi kombi më bujar, më mikpritës e më besniknë botë. Po, këtë e kanë deklaruar dhe të huajt, siç shkroi dhe diplomati amerikan, Robert Wiliams, më 1914, në librin me titull ”Shqiptarët”, në të cilin pasqyrohen tiparet më të mira të shqiptarëve; mendime të tillë kanë shfaqur edhe disa albanologë e letrarë, siç janë: -Jokli, Hani,
Pedersen, Bajron, Dora Distri, Stipçeviq, Shuflai etj. Mirëpo, poqe se e vërejmë dhe anën tje tër të medaljonit, tek ne shqiptarët ekziston një bacil me emrin egoizëm. Duam apo s’duam të pranojmë, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, këtë më së miri në veprën e tij, tij”Ferrëfenjëza”e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari dibran, Seid Najdeni, i cili, ja se ç’thotë për ndasitë që kanë ekzituar edhe në periudhën e Rilindjes:- ”Para Zotit e popullit do përgjigjen tërë intelektualët pse në mesin e tyre ka ekzistuar përçarja” –Fund i citatit.
Të arsyetohemi e të themi se për shkak të robërisë mijëra vjeçare ka dominuar përçarja tek shqiptarët, por parshtrohet pyetja, pse edhe në ditët e sodit, pas funksionimit të tre univerziteteve dhe dy akademive të shkencave, akoma vërehen simptome egoiste edhe në radhët e disa intelektualëve karrieristë e kolltukxhinj, të cilët, të verbuar nga epshet për pushtet, s’mendojnë fare se në një të afërme do të japin përgjegjësi para Zotit e popullit!
Shti ujë e shti miell, ç’bëhet ! (Proverbë dibrane)
Disa kënaqen kur shohin se në mesin e shqiptarëve ekzistojnë fërkime, kundër thënie, zënka, përçarje e ndasi brenda faktorit politik shqiptar.Vëllau kundërshton vëllaun, shoku shokun dhe miku mikun. Kjo i përngjan kohës së Luftës së Dytë botrore e më pas, kur pjesëtarët e Ballit kombëtar etiketoheshin në reaksionarë e tradhëtarë, ndërsa në ditët e sodit, të rinjtë e të rejat shqiptare, që derdhën gjakun për Kosovë e për vatan etiketohen si ”marksistë e leninistë”, ndërsa qëllimi i të gjithë atyre që merren me tashë e thëme e me shkrime të tilla dihet se cili është:-Të komprimitohet lufta heroike e shqiptarëve për liri e pavarësi dhe, të shkaktohet përçarje e huti midis subjektit politik e ushtarak shqiptar, kurse uji të derdhet në mulli të armiqëve barbarë. Ndaj personave të tillë që përçajnë, në gazetën
”Shekulli”, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, thekson:-”Përçarja është një veprimtari
antikombëtare. Mandej vazhdon:-E vetmja veprimtari që gjer më sot kanë bërë politikanët
shqiptarë me zemër, me përkushtim, pa hile, me përgjegjësi, si të thuash, të lartë, ka qenë
kacafytja. Kurse të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të larë gojën,
për të fituar ndonjë”bravo” nga Evropa ose për interesa thellësisht vetiake. Gjithë shqipta
rët që jetojnë kudo në botë, zbutjen, pajtimin ndërshqiptar e kanë sot brengën dhe preokupi
min më të madh. Në këtë pikë, thekson z. Kadare, nuk di ndonjë vend tjetër në Evropë, ku
klasa politike të jetë në kundërshtim me vendin e vet dhe kundër tij; andaj këtë veprim e
konsideroj si veprimtari antikombëtare”-Fund i citatit.
Krijoni Kontakt