Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Për komb e për atdhe-lëshohet pe!

    Për komb e për atdhe-lëshohet pe!

    Edhe çka duhet të ndodhë që të njësohen dhe bashkohen shqiptarët ?!
    ”Gjithë shqiptarët kudo nëpër botë, pajtimin ndërshqiptar e kanë brengën dhe preokupimin e tyre më të madh”. -Ismail Kadare.
    -Këtë pyetje e parashtron secili individ nëpër damarët e të cilit qarkullon gjak shqiptari.
    Edhe pas tërë atyre masakrave, vrasjeve dhe vuajtjeve biblike që përjetuan shqiptarët, akoma vazhdohet me avazin e vjetër, duke vazhduar shqiptarët të qëndrojnë të ndarë e të përçarë mbi baza politike, partiake apo fraksionare, në ate rajonale e fetare. –Dikush thumbit, dikush patkonit, siç thotë fjala popullore.

    Edhe çka duhet ndodhur që të ofrohen shqiptarët me njëri-tjetrin?!
    Vallë, a s’mjaftojnë më se njëzetë shekuj robërie që të njësohen, vëllazërohen dhe bashkohen shqiptarët rreth një ideali të përbashkët: - Çlirim një herë e përgjithmonë nga zghedha shekullore 2166 vjeçare!

    I. Egriu

    Këtë shkrim do ta vazhdoj me citatet e letrarit tone te Madh -Naim Frashëri, kushtuar
    kombit e atdheut:
    "Me i dashur e me i dhëmbshëm nga mëma e nga ati, nga biri e nga bija, nga miqët e nga njerëzia, nga gjithë mirësitë qe na fali Zoti i vertetë eshte Mëmedheu. Kombi i tërë eshte nje famolje dhe nje shtepi e memë e atë ka Mëmedhenë e tërë. Nje komb ka nje gjuhe dhe, te gjithë qe flasin nje gjuhë jane djemtë e nje mëme e te nje ati, kane nje gjak, nje veti, nje vetëdie dhe afro je fëtyrë dhe nje mënxyrë.
    I pari i gjithe Evropes eshte kombi ynë. Shkjetë e te tjerë kane ardhur me pas nga vendet e huaja. Shqiptari ka qenë Zot' i lashtë i këtij vendi. Secili le t'i falet Zotit si te dojë, por kjo punë te mos na ndaje, te jemi vellezer dhe miq te dashur, sepse te gjithe jemi nje fis e nje farë; kemi je gjak e nje gjuhë, te perpiqemi te gjithë per Shqiperine, per shqiptaret e shumevuajtur dhe per shqipen.
    Cdo komb duke u bashkuar shpeton Memedhene nga cdo rrezik, andaj duhet te kemi te gjithe dashuri te madhe per Memedhene, per kombin tone dhe deshire te flaket per
    mbrojtejen e tij.Ashtu mund ta lartesojme, ta zbukurojme e ta nderojme Shqiperine, t'i nderojme e fatbardhesojme te gjithe shqiptaret, sepse keshtu kane vepruar te gjithe
    kombet e qytetruar.
    Zot i Madh e i vertetë, kos na lerë kurrë ne mundim, ne te keqe e ne nevoje;- Zot, fali Shqiperise e shqiptareve, qe i falen emrit tend gjithe te mirat qe ke ne jete dhe largoi
    largoi nga gjithe te ligat"-Naim Frasheri.
    Siç duket asgjë deri më sot s’kanë ndikuar as thëniet e Naimit të Madh në konsolidimin e radhëve e të konjukturave politike. As lotët e njoma të foshnjeve që u zvariten zvarë nëpër fëtyrë, as lutjet dhe ofshamat e nënave shqiptare, të cilat përjetuan çastet më të vështira të golgotës shqiptare; as djegiet e qindra vendbanimeve, vrasjet dhe maskarat e kryera nga ordhitë çetnike, as va rrezat masive të mijëra të ekzekutuarve edhe as tërë ato skena pikëlluese, që trishtuan mb rë opinionin liridashës botror.
    Këtë shembull e kam marrë me rastin e ekzodit të shqiptarëve kur me qindra mijëra shqiptarë, siç qe rasti me Olokaustin e Bllacës:-fëmijë, pleq e nëna shtatëzane shqiptare, në të ftohtë, në borë, baltë e shi; pa ushqim e pa barna, në qiellin e hapët, kërkonin lëmosh nga Perëndia e nga Presidenti Klinton.Tërë këto skena trishtuese i shikonim në shkollë së bashku me një arsimtar hebre me emrin-Isak, i cili në ato çaste m’u drejtua e më tha:
    Edhe ne hebrenjtë s’kemi përjetuar kësi skena trishtuese gjatë Luftës së Dytë botrore. Man dej vazhdoi:-Ne hebrenjtë kemi qenë populli më i ndarë, i përçarë e i shkapërderdhur para Luftës së Dytë, por pas asgjasimit të rreth gjashtëmilionë hebrenjëve, sot jemi kombi më unik e më i konsiliduar në batë; andaj, m’u drejtua ai, besoj se dhe ju shqiptarët pas gjithë këtyre pësimeve do të bëheni kombi i Dytë unik në botë. Mirëpo mjerisht thënia e tij dhe sot
    e kësaj dite s’u realizua. Pse?-Shkaqet dihen!
    Në një anë themi se jemi kombi më bujar, më mikpritës e më besniknë botë. Po, këtë e kanë deklaruar dhe të huajt, siç shkroi dhe diplomati amerikan, Robert Wiliams, më 1914, në librin me titull ”Shqiptarët”, në të cilin pasqyrohen tiparet më të mira të shqiptarëve; mendime të tillë kanë shfaqur edhe disa albanologë e letrarë, siç janë: -Jokli, Hani,
    Pedersen, Bajron, Dora Distri, Stipçeviq, Shuflai etj. Mirëpo, poqe se e vërejmë dhe anën tje tër të medaljonit, tek ne shqiptarët ekziston një bacil me emrin egoizëm. Duam apo s’duam të pranojmë, ky bacil ka ekzistuar me shekuj, këtë më së miri në veprën e tij, tij”Ferrëfenjëza”e apostrofon rilindasi, patrioti dhe veprimtari dibran, Seid Najdeni, i cili, ja se ç’thotë për ndasitë që kanë ekzituar edhe në periudhën e Rilindjes:- ”Para Zotit e popullit do përgjigjen tërë intelektualët pse në mesin e tyre ka ekzistuar përçarja” –Fund i citatit.
    Të arsyetohemi e të themi se për shkak të robërisë mijëra vjeçare ka dominuar përçarja tek shqiptarët, por parshtrohet pyetja, pse edhe në ditët e sodit, pas funksionimit të tre univerziteteve dhe dy akademive të shkencave, akoma vërehen simptome egoiste edhe në radhët e disa intelektualëve karrieristë e kolltukxhinj, të cilët, të verbuar nga epshet për pushtet, s’mendojnë fare se në një të afërme do të japin përgjegjësi para Zotit e popullit!
    Shti ujë e shti miell, ç’bëhet ! (Proverbë dibrane)
    Disa kënaqen kur shohin se në mesin e shqiptarëve ekzistojnë fërkime, kundër thënie, zënka, përçarje e ndasi brenda faktorit politik shqiptar.Vëllau kundërshton vëllaun, shoku shokun dhe miku mikun. Kjo i përngjan kohës së Luftës së Dytë botrore e më pas, kur pjesëtarët e Ballit kombëtar etiketoheshin në reaksionarë e tradhëtarë, ndërsa në ditët e sodit, të rinjtë e të rejat shqiptare, që derdhën gjakun për Kosovë e për vatan etiketohen si ”marksistë e leninistë”, ndërsa qëllimi i të gjithë atyre që merren me tashë e thëme e me shkrime të tilla dihet se cili është:-Të komprimitohet lufta heroike e shqiptarëve për liri e pavarësi dhe, të shkaktohet përçarje e huti midis subjektit politik e ushtarak shqiptar, kurse uji të derdhet në mulli të armiqëve barbarë. Ndaj personave të tillë që përçajnë, në gazetën
    ”Shekulli”, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, thekson:-”Përçarja është një veprimtari
    antikombëtare. Mandej vazhdon:-E vetmja veprimtari që gjer më sot kanë bërë politikanët
    shqiptarë me zemër, me përkushtim, pa hile, me përgjegjësi, si të thuash, të lartë, ka qenë
    kacafytja. Kurse të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të larë gojën,
    për të fituar ndonjë”bravo” nga Evropa ose për interesa thellësisht vetiake. Gjithë shqipta
    rët që jetojnë kudo në botë, zbutjen, pajtimin ndërshqiptar e kanë sot brengën dhe preokupi
    min më të madh. Në këtë pikë, thekson z. Kadare, nuk di ndonjë vend tjetër në Evropë, ku
    klasa politike të jetë në kundërshtim me vendin e vet dhe kundër tij; andaj këtë veprim e
    konsideroj si veprimtari antikombëtare”-Fund i citatit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2006 më 12:51

  2. #2
    VAZHDIM

    Kurse, në rubrikën ”Kolumnë”, që botohet për çdo ditë në gazetën ” Fakti ”, ish nxënësja ime shembullore, Adelina Marku -Ibrahimi, thekson: -”Historinë vazhdojmë ta shkruajmë me lapsa të tillë, që më vonë do të kishim dashur t’i shlyejmë sa më shpejt për t’i harruar sa më lehtë”. Thënie e qëlluar, sepse, ne shqiptarët shumë shpejt shlyejmë e harroj më çdo ngjarje apo personalitet të historisë sonë kombëtare.
    Parashtrohet pyetja: -Kush është fajtor për të gjitha këto?
    Janë disa individë korrespondentë e gazetarë, të cilëve mendimet u rrjedhin nga gërmazi e që s’lënë personalitet të kombit tonë pa e përgojuar , duke filluar prej kryetrimit legjendar –Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Buletini, Fan S. Noli, Migjeni e të tjerë me radhë, mbretër e kryetarë të shtetit shqiptar; të mos flasim për intelektualët e personalitetet e ditëve të sodit, kundër të cilëve kryhet një nënvlerësim e kampanjë e paparë dhe e padëgju ar, duke thënë e shkruar:-S’bën simboli i rezistencës kosovare A. Demaçi, i cili 28 vjet i ka
    loi nën shufrat e hekurta të kazamateve serbosllave,s’bën akademik R. Qosja,i cili në vitet e 80-ta e më pas, me artikullin:”Prokurorë publik të një populli”, zhvilloi polemikë të ashpër me Akademinë Serbe të Shkencave e me shkrimtarët shovinist serb të”Francuska 7”, s’bën edhe letrari më i mdh i të gjitha kohrave, z. Ismail Kadare, s’bën kryeminstri Berisha, as presidenti i zgjedhur me konsesus, z, Alfred Mojsiu.Pra, ” s’bëjnë ”, s’na qenkan të mirë e të vyer tërë personalitetet më të shquar të kombit tonë! Secilit i gjinde t ndonjë mana. Parashtrohet pyetja :-Kush është i mirë për ne shqitarët?
    -Përgjegja na del se s’qenka i mirë askush!-Sa çudi! O Zot, ç’ndodh me ne?!
    Derisa armiqët tanë, prijësit e tyre i marrin në mbrojtje, u thurrin legjenda, i mbështesin kriminelët gjakpirës edhe pse kanë kryer krime më të rënda ndaj njerëzimit; disa individë, të cilët s’janë në gjendje ta vërejnë anën tjetër të medalionit, në vend se të merren e të shkruajnë diçka të mbarë për t’i ardhur në ndihmë popullin tonë të shtypur shekuj me radhë; apo, në vend që të apostrofojnë varfërinë e shtuar në të gjitha trojet shqiptare, kriminalitetin, korrupsionin, prostitucionin, narkomaninë etj. merren me thashethëme, me etiketime e nënvlerësime, thuaj se tërë punët i kemi në rregull, duke harruar se armikun akoma s’e kemi hequr qafe. Kësaj i thonë:”Shti ujë e shti miell”.
    Reflektim i ndasive
    Thënë troç, ndarja mbi baza politike si në Shqipëri, Kosovë e në trojet tjera shqiptare shprehet edhe në jetën dhe veprimtarinë e mërgimtarëve tanë. Mërgata shqiptare sot ka marrë ngjyrime partiake, klanore e grupore edhe ashtu e politizuar tej masës. Këto ndasi
    ndasi vërehen dukshëm edhe në aktivitetin e asociasioneve e të shoqatave në mërgim, të ci
    lat kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e ofrimit të ndihmave, të manifestimeve
    me karakter kombëtar, kulturol, sportiv e shkencor.
    Intelektuali ynë i shquar, miku im i çmuar, akademik Esat Stavileci, ndër të tjera thekson: ”Në ditët e sodit, faktet dëshmojnë se ne shqiptarët sot jemi ndarë në krahina e rajone. Mandej ndarjet tona çojnë deri tek ndarjet në qytete, në lagje e katunde. Kemi aq shumë
    ndasi sa që mund të kërcnohet edhe qenja kombëtare .-Vallë, a mund të lejohen ndarjet e tilla?!-Ndarjet e tilla vetëm se i thellojnë përpjekjet për të ndërtuar filozofinë e re politike:
    Një komb, një qëndrim, së cilës i mungon dhe këndi i tretë: -Një shtet gjithëshqiptar, e
    cila tingëllon si parullë boshe në hapsirën shqiptare.-Mandej vazhdon:
    Ne, si popull e si komb,sikur akoma nuk kemi mësuar shumë nga historia jonë plot 2166 vjet robërie, edhe pse lufta heroike e U Ç K-së në Kosovë, në Maqedoni dhe në Kosovën lindore na këndjelli kombëtarisht që t’i kthehemi njëri-tjetrit dhe vetvetes sonë, sepse o sot
    o kurrë duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë tona kombëtare, në mënyrë që të mos lejojmë përsëritjen e tyre
    Ne shqiptarët përgjithësisht i kemi kuptuar ”lojërat me vonesë që të tjerët ”kanë luajtur me ne”, andaj dhe kemi pësuar rëndë si popull dhe si komb në histori. Se si do të reagojmë sot,
    do të varet shumë e nesërmja. Eshtë e vërtetë se ”duhet jetuar duke shikuar përpara, por duhet t’i kthehemi të kaluarës për të ndërtuar të ardhmen, sepse vetëm kështu mund të korrigjohen gabimet e së kaluarës .” Të gabosh dhe të mos korrigjohesh, do të thotë të gabosh me të vërtetë”, ka thënë Konfuci. Ndërsa, Ajnshtan ka lënë një porosi të mirë:
    -Mësimet e hidhura të së kaluarës duhet të mësohen përsëri ” -E vetmja gjë, për të cilën njeriu ndjen nevojë të vazhdueshme, është mësimi.Edhe çka duhet ndodhur që të mësohemi e t’i korrigjojmë gabimet nga e kaluara. -Vallë, ç’ndodh me intelektualët tanë?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2006 më 12:51

  3. #3
    VAZHDIM

    Dikujt i flen në zemër ndjenja e afrimit, e tolerancës, e bashkimit dhe shtrirja e dorës së pajtimit. Kjo vlen më së shumti për intelektualët, sepse, siç thonte Mësuesi i popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu i ndjerë: ”Intelektuali i vërtetë, jo vetëm që lypset të jetë tolerant, por, për interesat e popullit të vet duhet të bëhet hambar”. Këtë shembëll e kam marrë, sepse, ditën që kreva studimet univerzitare, mësuesi im më i dashur, z. Abdiu, më përqafoi ngrohtë e më tha:-Urime diplomimin, Imi! Deri sot ke mund të fjalosesh e të kacafytesh me secilin dhe askush s’kishte me ta marrë për të madhe, por tash e tutje kij kujdesë, të tregohesh tolerant, të bëhesh hambar e të durosh!-Amaneti i tij dhe sot e kësaj dite më është ngulitur në kokë dhe kurrë s’e harroj. Andaj,mesazhi i tij është edhe një këshillë për çdo intelektual.
    Ndërsa, prof. im shumë i nderuar, Remzi Nesimi, ma lë këtë porosi:-Kudo që të jesh dhe, sa herë që të diskutosh, asnjëherë mos e ngre tonin e zërit, sepse, ngritja e tonit është shenjë e njeriut të pakulturuar dhe do të tregohesh i paarsyeshëm. Sot e kësaj dite kurrë s’e kam harruar dhe mesazhin e gjuhëtarit tonë të spikatur, prof. dr. Remzi Nesimi. Sa çudi, disa intelektualë shqiptarë gjat diskutimit në Kuvend e ngrenë zërin aq lart saqë na përkujtojnë Zhilinovskin e Sheshelin. Që do të thotë se edhe inati është një bacil që domnon tek disa
    intelektualë. Mandej, siç thekson edhe letrari Fatos Harapi: ”Për një fjalë goje, shqiptari-shqiptarit s’i fletë me muaj apo me vite të tëra”!
    Sot, më tepër se kurrë, e kërkon koha, e lyp nevoja, secili shqiptar, pa dallim feje, krahine apo ideje, për hir të popullit shqiptar të shumëvuajtur, të lodhur, syrgjinosur e katosur, i zhgënjyer e i ndarë në disa shtete, të shtrijë dorën e pajtimit e të ofrimit me njër i- tjetrin, të ulen në Sofrën e përbashkët, derisa sështë bërë vonë, sepse ora është 5 në 12 -të dhe tani
    qarqet diplomatike botërore vendosin për fatin e popullit tonë dhe për mëvtësinë e Kosoves.
    Ndaj, në këtë vazhdë, secili bashkëkombas që ia mendon të mirën kombit e atdheut, lypset
    që sa më pak të merremi me çeshtje qe s’na takojnë, , por sa më tepër t’i rrekemi aktivitetit e ta japim kontributin tonë, secili brenda mundësive që dispunon, kush më pak e kush më shumë, sepse të gjithë jemi argatë dhe shërbëtorë të popullit tonë të robëruar e të
    shkëputur padrejtësisht nga trungu amë. Pra, o sot o kurr, të gjithë tog të ngrisim zërin tek
    qarqet diplomatike botërore për lirinë dhe pavarësinë e plotë të Kosovës martire.
    Ndjenja e shpresës është akoma brenda nesh dhe, dashtë Zoti e të gjithë së bashku t’i përjetojmë çastet e vërteta të lirisë e të bashkimit kombëtar.
    Malme-Suedi, shkurt ’06 v. Me nderime,
    Këshilli Informativ i L SH B-Skandinavi
    E-mail: imi39@home.se
    Tel.&Fax046-40218228
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2006 më 12:51

Tema të Ngjashme

  1. Adelina Ismaili
    Nga The Dardha në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1208
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:06
  2. Fituesit e llotarisë amerikane për vitin 2008
    Nga tani_26 në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 01:21
  3. Leshohet linja Beograd-Zvecan
    Nga YlliRiaN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 15:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •