Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Ata që vdekjen e Rugovës e kanë konsideruar fitore personale.

    Ata qe vdekjen e Rugoves e kane Konsideruar fitore personale.

    Eshte demokracia ajo qe percakton se dikush mund te perdor pranin ne nje parlament per te dobesuar apo per ti qeruar nga politika kundershtaret e vet , por demokracia percakton dhe se ai mund te mos kete sukses ne arritjen e ketij synimi , keshtu qe perpjekjet e tij do te mbeten thjeshte ne kuadrin e nje revanshi dhe ai do te jete ne qender te vemendjes se elektoratit te nje vendi si nje revanshist , te cilit nuk mund t'ia largosh syte per asnje cast , sepse te ben te perberen ,Zhvillimi i se martes ne Kuvendin e Kosoves tregon sa te drejt ka pasur Presidenti Ibrahim Rugova , edhe ne kete drejtim , eshte nje pervoje e pagabushme , prandaj eshte e till qe te do te imponohet edhe ne rrethanat aktuale dhe me von per nje kohe te konsiderushme.

    Shkruan: Skënder Buçpapaj

    Pervojen e tyre te ''unitetit'' ne radhet e delegacionit shteteror ne bisedimet per Kosoven , si dhe ne grupet punuese prane ketij delegacioni e kan sjelle drejt e ne Kuvendin e Kosoves bastionin e drejperdrejt te perfaqesimit te votes se popullit te Kosoves , sovranit te Kosoves , institucionit qe jep autorizime dhe heq autorizime.
    Dihej se ''uniteit'' e tyre ata do ta kushtezonin me hile te natyres se tyre nga ato qe jan mesuar brez pas brezi te bejn , bab para djalit e djal pas babe. Dhe briret i kan nxjerre pikerisht ne seancen speciale kunder kyretarit te Kuvendit te kosoves duke pasur objektiv te qarte , nder te tjera ekspozimin sa me te diskreditues berjen e pasqyre ne sy te botes te institucioneve me te shenjte shtetror te Kosoves. Ata qe vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova e kan konsideruar fitore te tyre personale nuk kan pritur me gjat per te ndermarr revanshin e tyre per te perfituar sa me ngutas nga rrethanat e paperseritshme qe krijohen mendjer pas humbjes tragjike te figurave qe kan mbushur hapesir te madhe ne jteen e nje vendi dhe qe kan mbajtur peshe te madhe ne fatet e nje vendi sipas logjikes se baballarve te tyre , baballareve te baballarve te tyre , e keshtu me radh , te koheve te perandorive apo te miniperandorive ata mendojn se largimi fizik i Presidentit Ibrahim Rugova dike ne kreun e Kosoves e ka dobesuar e per rrjedhoje dike tjeter e ka forcuar. Dhe ky eshte nje cast sipas tyre qe duhet kapur e nuk duhet leshuar kurrsesi. Pavarsisht se ky revansh mund te jete ne denim fatal te Kosoves , atyre aq iu ben nese arrijne te perfitojn monedhen te ciles ia kishin vene syrin.
    Kryetari i Partis ORA e ka shnderruar seancen e se martes ne Kuvendin e Kosoves ne mesymje totale , ballore , krahamarrëse shpinmarrëse , rrethues , sipas tij per te pasur rezultate dermuese dhe asgjesusese kunder figures se kryetarit te Kuvendit te Kosoves taktika per te perdorur ka synuar qe te mos e lejoje kundershtarin ti zene kembet toke ne rrethanat menjehere pas vdekjes se Presidentit Ibrahim Rugova.Dhe mos e pasur me perball Presidentin Ibrahim Rugova duke e larguar nga rradhet e kundertshatrve dhe Kryetarin e Kuvendit , Nexhat Dacin. kryetari i partis ORA duke se mendon qe keshtu do ti hape rruget pandalshem per ti permbush ambiviet e karrieres. Ne intervista te Koheve te fundit , zoteri Nexhat Daci ka rrefyer se ai personalisht i ka zmbrapsur trysnite e pabazuara te faktorit nderkombetar te Kosoves qe kerkonte me cdo kusht katapultimin e kryetarit te tanishem te partis ORa ne pozicione ne krye te Kosoves. Ky i fundit mendon se, zoteri Nexhat Daci aq me te shtruar me qilima do ta kete ai vete rrugen drejt fronteve kryesore te Kosoves. Kjo lloj lufte per pushtetet jo vetem eshte e pahijshme , e paskrupullt , e padenje , nuk ka asgje te perbashket me demokracin por eshte forma me bizantieske evete bizantinismit origjinal , si dhe e bizantinismave te mevonshme aziatike apo kumuniste.
    Eshte demokravia ajo qe percakton se dikush mund te perdor pranin e nje parlamenti per te dobesuar apo per ti qeruar nga politika kundershtaret e vet , por demokracia percakton dhe se ai mund te mos kete sukses ne arritjen e ketij synimi keshtu qe perpjekjet e tij do te mbeten thjesht ne kuadrin e nje revanshi dhe ai do te jete ne qender te vemendjes se elektoratit te nje vendi si nje revanshist te cilit nuk mund t'ia largosh syt per asnje qast sepse ta ben te perberen.
    Zhvillimi i se martes ne Kuvendin e Kosoves tregon se sa te drejt ka pasur Presidenti Ibrahim Rugova ne qendrime e tij ndaj Veton Surroit te cilat kane qen gjithmon bashpunuese por gjithmon nga pozitat e distances se caktuar. Pervoja e trasheguar nga Presidenti Ibrahim Rugova edhe ne kete drejtim eshte nje pervoj e pagabushme prandaj eshte e tille qe do te imponohet edhe ne rrethanat aktuale dhe me von per nje koh te konsiderushme.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOSOVA NË MES DIPLOMACISË DHE REALITETIT

    Dr.Ismail BARDHI

    Çështja shqiptare është duke kaluar fazat e ndryshme dhe problemet e përsëritura që historia mirë i ka treguar, si të kohës së lashtë ashtu edhe ato të së tashmes. Në diplomacinë shqiptare lexuesi e ka vështirë që të hasë në realitetin dhe të drejtën. Siç dihet, diplomacia e re evropiane me sjelljet e veta ka dëshmuar se mbi të dobëtin është duke bërë eksperimente të ndryshme, duke filluar me shkatërrimin kombëtar, ndarjen territoriale dhe çrregullimin e brendshëm kulturor e fetar të një populli. Edhe pse koha nuk lejon që të merremi me histori ne në mënyrë shumë të shkurtë do ta paraqesim problemin e
    çështjes shqiptare, gjegjësisht segmentit të saj kosovar, të cilat
    argumentojnë trishtimin e ardhmërisë dhe mashtrimin zyrtar të
    diplomacisë evropiane. Kjo mënyrë fillon të vërehet në kohën e
    fundit të Perandorisë Osmane, kur fillon krijimi i shteteve të reja dhe pastrimet etnike të konfesionit islam.

    1876
    Për herë të parë kjo çështje nga diplomacia evropiane
    fillon të trajtohet në Konferencën e Ambasadorëve në
    Stamboll, e organizuar me nismën e Anglisë ku marrin
    pjesë 6 fuqi të mëdha të asaj kohe: Anglia, Austro-
    Hungaria, Gjermania, Italia, Rusia dhe Franca. Edhe pse
    kjo Konferencë u mbajt në Stamboll, fjala kryesore ishte
    ndarja territoriale e Perandorisë osmane, ashtu që pjesët
    si Bosna e Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia
    u ndanë ndërmjet Greqisë, Serbisë, Austro-Hungarisë,
    Bullgarisë dhe Malit të Zi. Ishte ky një pazarllëk shumë i
    lirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për ardhmërinë.

    1878
    Kongresi i Berlinit. Tezat e lartshënuara u verifikuan
    faktikisht pa i dhënë ndonjë rëndësi diplomacisë osmane
    të asaj kohe, ku kjo diplomaci e luajti rolin më të dobët
    sidomos kur ishte problemi i përkatësisë fetare dhe
    çështjes nacionale. Natyrisht këtu ishte insistimi i Kishës
    Ortodokse që përkatësia fetare islame të identifikohet
    me përkatësinë nacionale turke. Kjo tezë bëri që
    hapësira ballkanike të pastrohet na elementi islam, duke
    përdorur shpërnguljen masive të shqiptarëve,
    boshnjakëve dhe turqve. Natyrisht se kjo rodhi nga ideja
    se meqë të gjithë janë turq, atëherë duhet të shkojnë në
    Turqi.

    1912-1913
    Konferenca e Ambasadorëve në Londër.Në këtë
    Konferencë pa pjesëmarrjen e faktorit shqiptar u vendos
    që territori i shqiptarëve të ndahet në shtetin amë
    Shqipëri (gjysma e tokave shqiptare), ndërsa pjesë të
    tjera të territorit të mbeten nën Mbretërinë Jugosllave
    (Kosova dhe pjesë e Maqedonisë), Malin e Zi dhe
    Greqinë.

    1912-1945
    Mes dy Luftërave Botërore, shqiptarët e Kosovës dhe të
    vilajetit të Shkupit dhe të Manastirit nuk gëzonin
    kurrfarë të drejtash shkollimi në gjuhën e tyre, çdo
    mësim në gjuhën amtare dënohej me masa drakonike.
    Përpos izolimit kulturor ishte i pranishëm edhe
    shkatërrimi ekonomik e etnik. Në këtë kohë filloi
    praktikimi i Memorandumit të njohur të serbit Vasa
    Çubrilloviq. Në këtë kohë shpërngulja e shqiptarëve
    bëhej në masa të gjera për shkak të gjenocidit ndaj
    muslimanëve shqiptarë. Për këtë historiografia ka
    dokumente autentike.

    Në Jugosllavinë e Titos siç dihet teza e "vëllazërim-bashkimit" dhe e "barazisë" duke paraqitur ideologjinë marksiste-komuniste filloi destabilizimin shpirtëror dhe mashtrimin e "bukur" të cilit iu nënshtrua një masë e madhe e popullatës shqiptare e boshnjake. Për këtë fazë është folur dhe shkruar mjaft nëpër forume të ndryshme të të drejtave të njeriut. Është fakt se populli i Kosovës në këtë kohë ishte më i paarsimuari dhe më i paorganizuari, i njohur për nga burgimet politike të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ajo që duhet theksuar këtu është se çështja e Kosovës me sakrificat e mëdha të shqiptarëve filloi ta marrë kahjen e vet tëzyrtarizimit, me
    një fjalë të bëhet faktor për vetveten, ashtu që Partia komuniste e Jugosllavisë iu detyrua t'ia japë autonominë. Ishin këto vitet 1968 e këndej kur vetëdija kombëtare filloi gjithnjë e më tepër të zgjohet.

    Një dridhje tjetër që shkaktoi faktori shqiptar në Kosovë ishte
    periudha 1981-1991, kur kërkesat shqiptare u bënë maksimaliste për Kosovën Republikë të barabartë me republikat tjera jugosllave.
    Në këtë periudhë kohore i tërë arsenali i ish-Jugosllavisë u derdh në mënyrë të padrejtë dhe anti-ligjore ku u shkelën të gjitha normat ndërkombëtare, natyrisht ushtria e ish-Jugosllavisë me arsenalin e vet ushtrak filloi ushtrimin e forcës ndaj Kosovës duke shkelur mbi trupat e njerëzve të pambrojtur dhe duke bërë burgosje masive.
    Sipas të dhënave të Forumit për të Drejtat e Njeriut të Kosovës
    600.000 shqiptarë nga Kosova kaluan nëpër duart e policisë
    jugosllave. Burgjet në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje e
    Hercegovinë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi ishin përplot me
    shqiptarë. Në këtë kohë fillon edhe shpërngulja e të rinjve nëpër Evropë, numri i të cilëve edhe sot është mjaft i madh. Ndodhitë në Kosovë faktori ndërkombëtar i kaloi kinse fare gjë nuk ndodh, edhe pse kërkesat e Kosovës ishin minimalisht për kohën që kërkonte zhvillimi ballkanik-evropian. Në këtë kohë republikat e ish-Jugosllavisë, të cilat sot janë shtete të pavarura, përpos disa intelektualëve nuk i dhanë përkrahje politike e morale, saqë edhe disa politikanë shqiptarë të asaj kohe iu bashkangjitën fushatës anti-Kosovare.

    Kosova ishte ajo që gjenin serb më së miri e njihte, ajo u përpoq në çdo mënyrë të tregojë se faktori serb është shumë i rrezikshëm dhe i lig, i fëlliqtë për kulturën dhe civilizimin e sotëm dhe i destabilizimit në Ballkan dhe më gjerë. Ai është në gjendje të bëjë çmos, por fatkeqësisht u hesht ndaj këtyre paralajmërimeve. Të flitet për sindromin serb është e tepërt, racionalisht është çmenduri, sepse faktet, fotografitë, numrat e viktimave dhe gjaku i cili akoma rjedh në troje si Bosnja e Kosova nuk lejojnë tjetër përpos që diplomacia evropiane të mendojë mirë kur bashkëpunon me lugatin e shekullit XX.

    Në këtë kohë në Jugosllavi ndaj Kosovës filluan të krijohen metoda të reja të përndjekjes dhe presionit, si p.sh. të ndiqet "armiku" gjithkund: në fushën e arsimit, kulturës, fesë, ekonomisë, shëndetësisë etj. Kësisoji duhej që shqiptarët kudo që paraqiten të konsiderohen si armiq. Ndërgjegjja e ish-Jugosllavisë faktikisht ishte e këtillë. Paramendoni vështirësinë e këtij momenti. Në këtë kohë vatra kryesore e arsimimit - Universiteti i Prishtinës me mbi 30.000 studentë u shpall si kështjellë e nacionalizmit shqiptar,fundamentalizmit islam dhe vatër e separatizmit. Vjedhja dhe shkatërrimi i resurseve natyrore të Kosovës filloi të bëhet në mënyrë shtetërore; kultura filloi të zhduket dhe të asgjësohet, ashtu që ky
    shtet (i cili inshall-llah do të krijohet) nesër mos të ketë mbështetje të vet kulturore e historike. Në shëndetësi u bënë helmime, eksperimentime të ndryshme dhe pasiguri mjekësore, faktikisht ai që kishte nevojë të shërohet nga spitali dilte akoma më i sëmurë dhe me frikë psiqike të tmerrit.

    Temat kryesore të cilat i përdorte propaganda për ta përkufizuar raportin e shqiptarëve ndaj serbëve të Kosovës ishin - sipas shkallës së nxehjes së makinerisë së saj - "presioni" për t'i detyruar serbët që ta braktisin Kosovën, pastaj "terrori" e madje edhe "gjenocidi". Të dhënat që përdoreshin për t'i provuar inkriminimet merreshin nga përditshmëria e Kosovës, së pari të gjitha trajtat e konflikteve të rëndomta midis shqiptarëve dhe serbëve transformoheshin përmes
    kësaj propagande në konflikte ndëretnike. Pastaj mediumet e
    impononin në gjykim të formuar a priori për çdonjërin prej këtyre rasteve, para çfarëdo hetimi gjyqësor, e në të gjitha rastet roli i fajtorit ishte i rezervuar për shqiptarin, ndërsa ai i viktimës për serbin.
    Po të bëhej një analizë sado e sipërfaqshme e prezentimit të kësaj teme në mediume gjatë një decenieje, ajo që bie në sy është në njërën anë shpeshtësia me të cilën përmendet fenomeni i dhunës e në anën tjetër mungesa e të dhënave që do të mund të vërtetonin inkriminimin.

    Shoqatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Komiteti i
    Helsinkit dhe Amnesty Internaional, sa herë që kanë kërkuar fakte nga faktori jugosllav rreth "terrorit shqiptar", ata mbetën duarthatë edhe pas disa vjet pritjeje. Por, diplomacia dhe politika evropiane heshti, fare nuk tregoi interesim të duhur.

    Jugosllavia çështjen shqiptare në çdo mënyrë përpiqet ta heshtë dhe ta paraqesë në dritë shumë të rrezikshme të lëvizjeve të ndryshme të botës, duke vënë shenjën e barazimit me atë të IRA-së në Irlandë, të kurdëve e të ngjashme. Me paraqitjen e luftës në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë çështja e Kosovës edhe më shumë u hesht dhe u margjinalizua. Jugosllavia edhe pse kishte përvojë të madhe të dhunës ndaj popullit të Kosovës, ajo kohëve të fundit po e përsos
    këtë duke krijuar metoda të reja, të cilat në mënyrë të paparë i kreu në Bosnje e Hercegovinë, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe duke shkatërruar kulturë fetare. Ilustrim për këtë është edhe masakri në Drenicë, ku gati dy muaj asnjë faktor humanitar e ndërkombëtar nuk ka mundësi të hyjë për ta verifikuar masakrin e bërë. Është më interesant se Jugosllavia luftën është duke e fshehur nga çdokush, madje edhe nga vetë kosovarët.

    Në këtë drejtim u vërtetua konstatimi i strategëve dhe plnifikuesve të ardhmërisë siç janë qendrat më të njohura informative të SHBA-ve dhe të Anglisë kur parashikuan se lufta në Kosovë është e paevitueshme. Është fakt se lufta e brendshme në Kosovë ka ndodhur që moti. Çështjes së luftës i ka ndihmuar si ana shqiptare, po ashtu edhe ajo serbe; ana shqiptare për shkak të rezistencës paqesore e jovendosmërisë, e sidomos për shkak të qëndrimit të paunjësuar e në anën tjetër Serbia për shkaqe të diskriminimit dhe
    padrejtësisë që të ketë mbisundim mbi këtë territor dhe popull të Kosovës. Historikisht, Kosova asnjëherë nuk i ka takuar Serbisë. Këtë e kanë dëshmuar edhe të dhënat historike të etnologëve e sidomos momentet ekzistuese e dëshmojnë autoktoninë e këtij populli.
    Siç dihet, me vetë shpartallimin e Jugosllavisë dhe krijimin e
    shteteve të reja edhe populli i Kosovës (në vitin 1991) me
    referendum në kushte të çuditshme dhe të vështira shpalli pavarësinë e Republikës së Kosovës, të cilën e njohu si shtet vetëm Republika e Shqipërisë; faktori ndërkombëtar heshti dhe në mënyrë private e përkrahu hapin e këtyre dhe politikën paqësore të Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën.
    Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i saj Rugova bëri keqpërdorime të shumta dhe atë me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.
    Ajo nuk mbrojti statusin që vet e inicoi - pavarësinë e Kosovës, nuk i krijoi institucionet tjera që kërkohen nga vetë ajo që përmban Republika e Kosovës, siç janë Ministria e brendshme, Ministria e jashtme dhe ajo e mbrojtjes. Edhe pse Ministria e mbrojtjes disa herë u paraqit me disa kumtesa, në realitet ajo nuk ekzistoi. Kjo politikë e udhëhequr bëri që në mesin e partive të ndryshme të krijohen
    mosmarrëveshje dhe konflikte të shumta për shkak të mosrespektimit të Kushtetutës së Kosovës (të shpallur po të
    njëjtin vit). Faktikisht, në mesin e tyre u krijua forcë çlirimtare e cila në mënyrë kategorike kërkon mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës, krijimin e kushteve të Republikës së Kosovës dhe largimin definitiv nga Jugosllavia e udhëhequr nga Millosheviqi. Siç dihet, në mënyrë të natyrshme erdhi deri te paraqitja edhe e forcës ushtarake të quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila akuzon faktorin e brendshëm politik shqiptar me tradhti dhe mashtrim të gjithanshëm popullor.

    Ndërsa është e vërtetë se LDK-ja duke krijuar një heshtje universale njollosi gjenin shqiptar me atribute shumë të rrezikshme për një të nesërme më të mirë. Ajo metafizikisht e çrregulloi popullin shqiptar. Ajo nuk është në gjendje as të koordinojë sadopak pushtetin të cilin mundohet ta ketë, koordinimin e brendshëm të qeverisë dhe të kryetarit të Kosovës..

    -Politika e Rugovës me mashtrimet e shumta, prezenton rregullimin e çështjes së Kosovës në mënyrë paqësore dhe e cila me vite të tëra ka lejuar, ose në prezencën e saj dhe me përgjegjësinë e vet politike e morale ka ndodhur tmerr i madh nga ana e Jugosllavisë ose
    Serbisë, duke filluar nga gjenocidi, zhdukja misterioze e njerëzve, vjedhja e pasurisë shtetërore të Kosovës e kështu me radhë

    vazhdon
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tema Politike - Rekuiem per pacifistin

    Nga Avdi Ibrahimi



    Sot ju paska tekur njeriut vdekja,një e drejtë e patjetërsueshme e çdo njeriu për të vdekur i’ha! Dergja nuk pyet, Xhebraili nuk pret ta merr shpirtin në çdo kohë. S’është shaka më të or vëlla! Temperatura shumë të ulëta dimërore qëlluan për tarafët e pikëlluar partiashë. Dhjetor të shqetësuar për ata, janar i pikëlluar për partiashët.

    Kish vdekur njeriu i partisë më të “madh” në botë!

    Tarafët e partisë ranë në hall.Ata u mblodhën kokë më kokë.” Si i’u desh të vdiste kaq paturpshëm, në kohë kaq të ligë dhe akoma pa u bë pavarësia!”

    E habitshme apo jo?! Kishte vdekur pa pyetur njeri të partisë.Vdekje e pa vend pra, në këtë dimmër të acartë?!

    Pse se mori vdekja dike tjetër po Pacifistin tone?! O Zot sa i padrejtë dhe i pamëshirshëm u tregove kësaj here. Po kush do na sjellë pavarësinë formale?! Heshtni thonë tarafët e partishë se udhët e të madhërishmit janë shumë. A nuk e keni ditur se mashtrimi dhe paraja ka në dorë pushtetin. Para vdekjes së Pacifistit u bë një bastisje në folenë e tij, dhe e dini mire, shuma të mëdha eurosh, dollar e dinar u gjetën. Po sa mund te ketë ende të pazbuluara? Një trashëgimi e madhe parash të plaçkitura nga populli.Përveç kësaj trashgimie ai ka lënë një mekanizëm veprues shfrytëzimin të të mirave tjera që sjell gënjeshtra, mashtrimi dhe demagogjia, për ta rrjepur edhe më tej popullin e varfër në Kosovë. Dhe ja vdekja është vdekje, sepse është ngurtësuar trupi në jo levizje, i ka dalur edhe shpirti dhe s’dihet se ku ka tretur.

    Pa një, pa dy u shtrua sofra e zisë partiake, pa një, pa dy erdhën të ftuarit e të paftuarit, për çudi kishin qenë të parapërgaditur për këtë rekuiem të Pacifistit. Erdhi po kush nuk erdhi?! Erdhi dhelparaku dhe dhelpëra, gjeldeti dhe gjeldetja, çakalli dhe çakallja, kameleoni, maskarënia e turpërëni… Sa lot krokodilli u derdhën! Dhimbje kish guri dhe druri. Fundjava e janarit dhe fillim java e shkurtit ranë në zi partiake. Ky ka qenë edhe kushti për popullaritetin e tij, ai ka shërbyer devotshëm në radhët e titizmit gjakatar me përunjësi të pashembullt. U ka shërbyer pastaj të huajve, për ta gëzuar emrin e tij personal deri në ngritje të kultit, sepse ishte e domosdoshme të përdorte shumë fytyra, me përsëritje të refenit si kënga e gjelit. Mirëpo kjo i duhej më së shumti, për të bërë pa pengesa dashuri të rreme, aventura të pashembullta duke gëzuar heshtjen e miqësisë së Hënës, vetëm për të qenë i pari!

    Madhështore apo jo! Dhe pas vdekjes, prap vdekje, trashëgimi e apasionuar për një rekuiem edhe më madhështor, që ia bëri pacifisti tarafëve te tij të pikëlluar!

    Mendoj se ata që nuk bënë pjesë në tarafin e pikëlluar janë, Lidhja e shkrimtarëve, Garda kombëtare, Veteranët e luftës çlirimtare, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve të kombit,Levizja Vetëvendosje,LKÇK-ja e sa të tjera, populli i pafajshëm, të cilët ai, personazhi i këtij rekuiemi, i kishte braktisë në kohë lufte për të shpëtuar prapanicën e vet në Beograd, Vatikan e gjetiu. Pacifisti që se vizitoi as edhe një herë Prekazin heroik të legjendarit më në zë të botës shqiptare Adem Jasharin dhe familjen e tij, ai që një fjalë të mirë kurrë nuk arriti të nxjerrë nga goja e tij për Ushtrinë Çlirimtare, ai që bëri për vete dhe tarafët e tij një stemë, një këngë, së cilës më së miri do t’i përshtatej titulli: ”Kur ka ra dimri në Kosovë”. Ai që u përpoq me mish e shpirt për një flamur të paligjshëm me formë e përmbajtje sikurse shervetja tij mbërthyer rreth qafe, me qëllimin e vetëm për t’i përqarë e vrarë vllezërit shqiptar mes vete, që kurrë mos e dhashtë Zoti .

    Tarafët e partiashë çirren e ulërijnë se, do të udhëtojnë në rrugën e territ që e la Pacifisti mbrapa, sikurse dikur titistët jugosllav kur përjageshin e përqurreshin, për Titon dhe rrugën e tij që la pas ai. “Pas Titos-Tito..!” çirreshin të tillët e dikurshëm.

    Rrugë të mbarë, pra, taraf i partisë!

    Kam bindjen se historia nuk mund të shkruhet nga Pacifisti tashmë i vdekur. Historinë e kanë shkruar që moti heronjtë dhe dëshmorët e kombit. Shqiptarët kanë të trashguar lirinë dhe dashurin për atdheun, dhe jo për parti tarafësh. Historia e jonë me tradit brezash prej luftëtarësh të paepur për bashkim kombëtar rrëfen se, ka hequr qafe perandorë e monarkë, e jo më pacifizma, rrënjët e së cilave janë të cekta po aq sa mund të jetë thellësia e një moçali të tharë brektosash të ngordhura.

    Populli shqiptar tashmë po merr në duar të veta çështjen e jetës dhe ekzistencës së tij, çështjen madhore kombëtare shqiptare, sepse në themel ka gurë, mund e gjak të ri. Ka në themel ata, të cilët vërtetë po dëshmojnë çdo ditë se janë në gjendje të sakrifikojnë për vetvendosjen e tij, por në asnje mënyrë me “muhabete” e “llafe” liderësh, të pagëzuara tashmë si negociata me Serbi, për Serbi dhe nën Serbi.

    *Autori është anëtarë i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E GJITHË VEPRIMTARIA E RUGOVËS M’U TRANSFORMUA NË NJË AKT PATRIOTIK ! Shkruan: Ibrahim Kelmendi




    Reagim ndaj shkrimit të Naser Aliut, të titulluar: Rugovizmi nuk është gandizëm

    E GJITHË VEPRIMTARIA E RUGOVËS M’U TRANSFORMUA NË NJË AKT PATRIOTIK!

    Shkruan: Ibrahim Kelmendi

    I nderuari z. Naser Aliu,

    Fillimisht më lejoni të Ju shpreh ngushëllime për vdekjen e Presidentit Rugova. I ngushëlloj edhe gjithë të tjerët e kësaj liste të faqes “www.alb-shkenca.org” - që ndjehen të pikëlluar. Sa për shkrimin Tuaj të titulluar “Rugovizmi nuk është gandizëm”, do të thosha se është interesant, i mbështetur kryesisht në një sajesë të fantazisë Tuaj tepër origjinale. Konstatimi Juaj i vënë në titull qëndron.
    Gjatë këtyre ditëve kam lexuar e dëgjuar madhërime nga më të ndryshmet, ndonjëherë të tepruara, që tingëllonin të shpifura, por edhe kundërshtuese. Mendime si Tuajat, përpjekja që të identifikoni filozofinë politike të të ndjerit Rugova me besimin e Jezu Krishtit/ Hasreti Isasë, nuk kisha lexuar e dëgjuar deri tani. Edhe pse nuk Ju njoh, më habitët për njohuritë dhe përkushtimin Tuaj ndaj besimit kristian, pavarësisht se mbani emrin e mbiemrin mysliman! E pranoj se nuk duhet t’i kem njohuritë Tuaja për besimin kristian, por për aq sa e njoh, marr guximin të ju shkruaj, se identifikimi që i keni bërë z. Rugova me Krishtin/Isën çalon, për të mos thënë: është banal.
    Kam përshtypjen se Ju nuk e njihni veprimtarinë politike të Ibrahim Rugovës, ose nuk dëshironi ta njihni në këtë atmosferë pikëllimi.
    Edhe pse nuk është momenti që të polemizoj me Ju, megjithatë nuk po përmbahem, sepse nuk ndjehem pjesëtar i ndonjë sekti, e as i sektit imagjinar që duket i improvizuar nga ana Juaj, të cilin sekt do ta quaja “rugovizëm”.
    Sa për informim, z. Rugova është marrë me veprimtari politike që në rininë e hershme, të paktën që kur ishte student në Prishtinë. Atëherë ai ishte aktivist i dalluar i Lidhjes se Rinisë Socialiste në Fakultetin Filozofik dhe u bë edhe anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ). Meqë ishte komunist i angazhuar, i qe besuar redaktimi i Organit “Bota e re”. Më vonë, me urdhër të Komitetit Krahinor të LKJ-së, ai u fut në Institutin Albanologjik në Prishtinë, paçka se nuk i plotësonte kriteret që përmbante Rregullorja e Institutit. Aty ai formoi Organizatën e LKJ-së, edhe pse e kundërshtuan bashkëpunëtorët shkencor të Institutit. Duke qenë themelues i Organizatës se LKJ-së në Institut, Rugova u imponua edhe si Sekretar i Partisë në këtë Organizatë. Në këtë funksion mbeti deri sa u shpërbë LKJ-ja. Themelimi i kësaj Organizate të LKJ-së në Institut kishte për detyrë kontrollimin dhe disiplinimin e bashkëpunëtorëve shkencorë të Institutit. Në gjysmën e dytë të vitit 1981 Komiteti Krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës/ LKS (degë e LKJ-së), e emëroi z. Rugova Kryetar të një Komisioni për luftimin ideopolitik të “nacionalizmit e irredentizmit” shqiptar.
    Me urdhër të Komitetit Krahinor të LKS, Ibrahim Rugova u emërua Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Kjo ndodhi pas Kongresit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, në të cilin Rexhep Qosja, Hasan Mekuli e Azem Shkreli (delegacion i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës) dolën hapur kundër politikës serbomadhe në Kosovë. Në fakt shkrimtarët e Kosovës donin Anton Pashkun për kryetar të Lidhjes, por Komiteti Krahinor nuk ua miratoi, meqë Anton Pashku nuk ishte anëtar i LKJ-së dhe stigmatizohej si “antikomunist”. Që kur Ibrahim Rugova u bë Kryetar i Lidhjes (ndoshta në vitin 1986), deri në vitin 1999, kjo Lidhja e Shkrimtarëve pushoi veprimtarinë e saj, nuk u mblodh ndonjëherë. Në emër të saj flisnin vetëm Kryetari Rugova dhe Sekretari Milazim Krasniqi, por ndonjë veprimtari të mirëfilltë, si deri atëherë, nuk bëri. Ndoshta kishin të drejtë disa anëtarë të Lidhjes që Rugovën e vlerësonin si “kryetar të përdhunshëm” (praktikë kjo e njohur e LKJ-së: emërim të kryetarëve të përdhunshëm në organizata që nuk respektonin vijën e Partisë...).

    Nacionalistja e kamufluar serbe Ranate Flotau

    Në qershor të vitit 1989, nacionalistja e kamufluar serbe Ranate Flotau (me gjasë vajzë e një çetniku serb të emigruar në Gjermani), bëri intervistë me Ibrahim Rugovën me rastin e mitingut famëkeq në Fushë-Kosovë që i dedikohej 600-vjetorit të Betejës se Kosovës. Këtë intervistë e botoi revista gjermane “Der Spiegel”, e njohur si revistë antiamerikane. Kështu startoi afirmimi ndërkombëtar i Rugovës (përmbajtja e intervistës nuk kishte ndonjë karakter intelektual e “kristian”, gjithsesi as patriotik...).
    Nismën për themelim të LDK-së (dhjetor 1989) e ndërmori shkrimtari e gazetari Jusuf Buxhovi. Për angazhimin e tij subversiv le të flasin ata që dinë (sa për cilësi prej krijuesi letrar ia heq kapelën, siç praktikohet të thuhet). Kurse për informim më të kompletuar rreth themelimit dhe veprimtarisë disavjeçare të LDK-së, ju sugjeroj të lexoni librin e bashkëthemeluesit të dytë të LDK-së, shkrimtarit e publicistit Mehmet Kraja. Libri mban titullin “Vite të humbura”. Vetë titulli i librit tregon se vitet e para të LDK-së kanë qenë të humbura. Nëse nuk gabohem, libri është shkruar e botuar në vitin 1994. Z. Mehmet Kraja në ato vite ishte funksionar në “ambasadën” e Republikës se Kosovës në Tiranë.
    Pasusi i parë i Statutit të LDK-së së sapoformuar përmbante një gënjeshtër të rëndë historike (perifrazim i lirë: “Shqiptarët në Jugosllavi kanë shprehur vullnetin e lirë të tyre të lirë pas Luftës se Dytë Botërore për të jetuar në Jugosllavi...”). Sipas njoftimit në librin “Vite të humbura”, këtë Statut e kishte sjellë në gjuhën serbishte Jusuf Buxhovi dhe i njëjti e kishte përkthyer në gjuhën shqipe. Në libër përshkruhet edhe mënyra se si ishte emëruar Ibrahim Rugova kryetar i LDK-së (nuk ishte zgjedhur). LDK-ja nuk u regjistrua në Prishtinë, sipas ligjeve e kushtetutave përkatëse të Kosovës, Serbisë e Jugosllavisë, por qe regjistruar në Beograd. Atë regjistrim LDK-ja nuk e ka abroguar asnjëherë, dhe tek në vitin 2000 është detyruar të regjistrohet në Kosovë! Për mendim timin, tani për tani të paargumentuar, themelimi i LDK-së ndodhi në momentin kur Lidhja Komuniste e Kosovës, Lidhja Socialiste e Popullit Punues të Kosovës, Lidhja e Rinisë Socialiste të Kosovës, Lidhja e Grave Socialiste të Kosovës etj., po rebelonin kundër sundimit serbomadh të Beogradit. Meqë Beogradi nuk po i sundonte e kontrollonte si deri atëherë këto subjekte të Kosovës, atëherë dikush shpiku formimin e LDK-së për të kontrolluar e shuar rebelimin aktiv të shqiptarëve në Kosovë dhe ata që mbajnë mend, pothuajse e gjithë popullsia aktive e Kosovës protestonte rrugëve të Prishtinës në dhjetorin e acartë të vitit 1989 kundër politikës serbomadhe të Beogradit...
    Brenda pak muajsh anëtarësimi në LDK në fillim të vitit 1990 kaloi shifrën prej 800 mijë anëtarëve (Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë LDK-ja mori vetëm rreth 294 mijë vota!). Ndodhte ky fenomen euforik, sepse shqiptarët e Kosovës mendonin se duke u anëtarësuar të gjithë në këtë Lidhje, do rezistonin në mënyrë të organizuar politikën serbomadhe. Por analizimi i zhvillimeve politike pasuese do të dëshmonte se brenda një kohe të shkurtër rebelimi popullor u shndërrua vetëm në “protesta të rrepta” të disa liderucëve, të cilët veten e quanin “alternativë kosovare”...
    Funksionimi i brendshëm i LDK-së ishte një hiç. Tek pas shumë vitesh LDK-ja mbajti Kuvendin e parë në lokalet e medresesë së Prishtinës (ndoshta në 1995), kundër çdo rregulli statutar. Ibrahim Rugova nuk mund ta shtynte më tej mbajtjen e atij Kuvendi, sepse anëtarësia e pakënaqur po i ikte nga LDK-ja dhe po fillonin organizimet tjetërfare (edhe klandestine). Kam pasur mundësi ta shoh incizimin video të atij Kuvendi dhe më rezultoi se Ibrahim Rugova nuk pati asnjë angazhim e paraqitje kristiane në atë Kuvend, por autoritare, që i ngjante vetëm një sekretari të rreptë të LKJ-së. Ai paraqet listën me emra të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë se LDK-së. Tentativën e të ndjerit Halil Alidemaj për të kundërshtuar atë listë, z. Rugova e pengon brutalisht duke mbyllur Kuvendin pa asnjë diskutim rreth mënyrës së zgjedhjeve ose rreth listës së tij. Vërtet, si i formulonte listat z. Rugova? Ai nuk kishte mbajtur ndonjë mbledhje me strukturat drejtuese të LDK-së që të njihte njerëzit dhe pastaj të bënte përzgjedhjen për lista. Ia bënin shefat e bodigardet e “kabinetit”! Në bazë të cilit kriter? Apo ndoshta listat hartoheshin diku tjetër?
    Megjithatë, edhe ai Këshill dhe ajo Kryesi nuk mbajti asnjëherë mbledhje, deri në Kuvendin e Dytë! Anëtarësia e LDK-së ushtronte veprimtari si të ishte një si lëvizje e gjerë popullore, kurse vetë LDK-ja si subjekt, ishte shndërruar vetëm në “funksionim” të z. Rugova. Derisa anëtarët e shumtë të LDK-së, sidomos të rinjtë, përndiqeshin nga policia për veprimtari të tyre patriotike, arsimore e humanitare, z. Rugova dhe “kabineti” i tij i ngushtë mbrohej nga policia serbe: Qindra dëshmitarëve duhet t’u ketë rastisur të shihnin kalimin e kufirit në Bllacë (se si policia serbe ia hapte kufirin z. Rugova). Dhe përse të mos shtrohej pyetja, prej nga gjithë ai mirëtrajtim e përkujdesje e policisë serbe për udhëheqësin (z. Rugova) që angazhohej e që “drejtonte” popullin për të pavarësuar Kosovën?

    Rugova dhe ithtarët e tij fanatikë në Prishtinë bënin sehir

    Ju, zotëri Naser Aliu, tani me gjasë i transformuar në sektin “kristian” Rugova, paçi jetëgjatësi për të mësuar, se si disa herë gjatë këtyre viteve Ibrahim Rugova ka kaluar netët në rezidencë presidenciale të Dedinjës në Beograd, si mysafir i familjes Millosheviq. Këto (dez)informata i kam nga njerëz seriozë të Kosovës, të cilët i kanë dëgjuar nga njerëzit e “kabinetit” të Rugovës dhe nga survejuesit e tij?!
    Në vitin 1997 gjendja po eskalonte drejt konfliktit të armatosur. Bashkësia ndërkombëtare po detyrohej t’ia drejtonte prozhektorët Kosovës. Që ajo të pengohej për të mos e parë gjendjen reale, Rugova organizon “zgjedhje të lira e demokratike” (nën pushtim brutal serb), kur Drenica e Dukagjini po gjakoseshin nga junta e Millosheviqit. Mbase është keqinterpretim i ngjarjeve. Kandidat i vetëm për president të Republikës së Kosovës: Ibrahim Rugova!
    Në Mars të vitit 1998 fillon kryengritja e armatosur popullore. Shkak i shpërthimit të kësaj kryengritjeje ishte Familja Jasharaj në Prekaz të Drenicës! Rugova dhe ithtarët e tij fanatikë në Prishtinë bënin sehir, për të mos thënë se bënin qejf, sikur në Drenicë e Dukagjin nuk kishte shpërthyer kryengritja popullore dhe atje nuk po ndodhnin masakra. Edhe në këto situata, z. Rugova, gjithsesi jo në bazë të moralit kristian, apelonte që të vinin FBI-ja amerikane (Polica Federale Amerikane) dhe Interpoli, për të hetuar kryengritësit e armatosur, që po mbronin ekzistencën fizike të tyre dhe të familjeve të tyre, të cilët z. Rugova i etiketonte si “pjesëtarë të UDB-së”...
    Zhvillimi i ngjarjeve eskaloi në ato përmasa, sa z. Rugova humbi pushtetin shpirtëror (diktatorial) mbi qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesit ndërkombëtarë (C. Hill, Volfgang Petriç, Ishinger etj.) po përpiqeshin të riorganizonin liderucët e Prishtinës, por hasnin në sabotimet e z. Rugova. Detyrimisht përfaqësuesit ndërkombëtarë u detyruan të pranonin faktorizimin e UÇK-së...
    Në kohën kur Kosovës po i ndodhte eksodi biblik i shqiptarëve nga Kosova, z. Rugova në “rezidencën e tij presidenciale” e mbronte junta e Millosheviqit...
    Bashkësia ndërkombëtare imponoi Konferencën e Rambujesë. Meqë më ka rastisur të jem pranë mureve të Kështjellës së Rambujesë, kam mundur të vëzhgoj për së afërmi pijanecllëkun e z. Rugova, që kishte marrë formën e një mumie...

    Ndodhi fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi juntën e Millosheviqit!

    Çuditërisht nacionalistja serbe (kështu përflitej në qarqet gazetareske gjermane në Hamburg), Renate Flotau, gazetarja e revistës gjermane “Der Spiegel”, u gjend në “arrestin shtëpiak” të Ibrahim Rugovës dhe aty “bashkëvuajti” këtë “arrest” disa ditë. Doli dhe publikoi në “Der Spiegel” ditarin e saj. Mesazhi i ditarit të saj ishte përçarja e NATO-s, por, fatmirësisht, në pushtet nuk ishte më Kancelari Helmut Kol, tek i cili Millosheviqi dhe Rugova po shpresonin se do bllokonte bombardimin e NATO-s...
    Ndodhi takimi i z. Rugova me Millosheviqin në Beograd. Nuk dimë nëse z. Rugova shkoi vullnetarisht apo përdhunisht. Rugova nuk iu rrëfye popullit (se mos i është rrëfyer ndonjëherë)! Takimi u transmetua nëpërmjet televizionit shtetëror serb. Ambasadori i Francës në Këshill të NATO-s menjëherë kërkoi ndërprerjen e bombardimit, me arsyetim se Millosheviqi dhe Rugova po gjenin zgjidhje politike për Kosovën. I famshmi Gjenerali amerikan, i merituari në përjetësi për shqiptarët, z. Clark, kundërshtoi ambasadorin francez...
    Shefit të “kabinetit” të Rugovës iu mundësua të lëvizë lirshëm për të jetësuar urdhrin e Millosheviqit, që në Kosovë të formohej “Qeveri kalimtare”. Flitet se shefi i “kabinetit” të Rugovës takoi fillimisht të ndjerin dhe të madhin Fehmi Agani. Ushtroi presion mbi te që të pranonte të bëhej kryeministër i kësaj “qeverie”. I lavdishmi Agani nuk pranoi. Refuzimin e pagoi me jetë! Pastaj shefi i “kabinetit” të Rugovës udhëtoi për në Maqedoni nëpër flakët e bombave të NATO-s, por i mbrojtur nga junta e Millosheviqit. Ai, në emër të “presidentit” Rugova, takoi atje disa liderë e liderucë të Kosovës, ndërkohë të arratisur, për t’i përvetësuar që të bëhen anëtarë të asaj “qeverie”...
    Fatmirësisht ndodhi dështimi i formimit të asaj “qeverie”, gjegjësisht dështoi truku i Millosheviqit kundër bombardimit të NATO-s. Duhej gjetur një truk tjetër për të bindur Gjeneralin Clark, se nuk e kishte bërë Rugova apelin duke qenë i detyruar ta bënte. Millosheviqi i telefonoi Ministrit të jashtëm të Italisë që të dërgonte aeroplan për Rugovën, i bindur se Rugova edhe nga Roma do kërkonte ndërprerjen e bombardimit të NATO-s. Me të arritur në Romë z. Rugova përsëriti thirrjen për ndërprerje të bombardimit, por kjo thirrje u izolua në përmasa të mundshme. Intervenojnë gjermanët dhe ky intervenim ngjau në kidnapim (të Rugovës). Gjermanët e vendosen Rugovën në Bon, duke ia ndaluar komunikimin me media. Z. Rugova gati sa nuk u çmend. Vazhdimisht kërkonte lirimin e tij nga ky lloj “arrestimi shtëpiak” që ia imponuan gjermanët...
    Në mbarim të bombardimit, pasi Millosheviqi nënshkroi kapitullimin, gjermanët e “lirojnë” z. Rugova. Ai me përkujdesje dhe financim të sektit “kristian” San Egjidio, pushoi për disa muaj diku në Itali dhe iu kthye Kosovës i rreshkur nga dielli i vakancave të gjata...
    Meqë ra llafi për sektin San Egjidio, ndoshta nuk teprohet nëse spekuloj, se ky sekt i fuqishëm ka bërë lobing të madh ndërkombëtar për z. Rugova. Më ka rastisur të dëgjoj se ky sekt, që njihet për intervenimin e tij që të bëhej “marrëveshja për arsimin në Kosovë” në mes të Millosheviqit e Rugovës (por që nuk u zbatua asnjëherë), është ndihmuar financiarisht edhe nga Beogradi...

    Turmëzimi i qytetarëve

    Z. Rugova bëri gjestin befasues kur dha dorëheqje nga Kryetari i LDK-së, për t’u bërë President i të gjithë qytetarëve të Kosovës! Përpara dhe pas atij gjesti nuk është mbledhur ndonjëherë Këshilli Drejtues ose Kryesia e LDK-së për të harmonizuar vendime të mëdha politike, siç ishte vendimi për koalicion me AAK-në, për të zgjedhur ministrat, për të zgjedhur Kryetarin e ri të LDK-së!? Asnjëherë! I thonë kësaj kulturë e drejtim demokratik?
    Po sjell një mendim domethënës të të madhit Jusuf Gërvalla, bashkëpunëtor i të cilit e kam pasur shansin dhe nderin të jem: “Shpesh UDB-ja ka formuar organizata “patriotike” e “revolucionare” shqiptare për të identifikuar e për t’i burgosur patriotët shqiptarë, të interesuar për angazhim çlirimtar. Dëmi ka qenë i madh, por edhe dobia gjithashtu, pasi ashtu na e ka ndërmendësuar se duhet të organizohemi për të çliruar Kosovën. Dhe jo vetëm që ka themeluar organizata, por ka prodhuar edhe “patriotë”...” (Perifrazim i lirë nga kujtesa.) Bazuar në këtë mendim, unë kam vëzhguar e vlerësuar veprimtarinë e z. Rugova dhe jam bindur se angazhimi i tij ideo-politik nuk ishte autentik, por i prodhuar ...
    Kam dëgjuar nga pleqtë të thonë se burrit i rastisë të jetoj një jetë për një minutë, gjegjësisht që një jetë të tërë ta jetojë si qenie biologjike dhe për një veprim prej një minute të marrë kuptim e gjithë jeta e tij si qenie njerëzore e shoqërore...
    Gjatë historisë kemi pasur fatkeqësinë dhe fatin, njëherësh, që personalitete historike nga pozita e tradhtisë të kalojnë në pozita heroizmi. Osmanlinjtë na e grabiten të madhin Gjergj Kastrioti si fëmijë, e tjetërsuan në Iskander, e graduan për merita luftarake në Beg, dhe Ai prapë, pas shërbimit shumëvjeçar që i bëri pushtuesit, u rikthye në origjinë - Gjergj Kastrioti, për t’u bërë Hero yni legjendar. Edhe të mëdhenjtë Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, për të mos përmendur të tjerë, ishin vite të tëra në shërbim të pushtuesit, ju kthyen kombit dhe u bënë personalitete të shquara. Sigurisht se secili nga këta shembuj është tipik dhe mbase nuk kanë funksionalitet për të shpjeguar filozofinë time.
    Unë i paraqita disa segmente të veprimtarisë politike të Ibrahim Rugovës, duke mos e parë të nevojshme të paraqes përshtypje e mendime të këqija nga bisedat e ndejat me te në Bruksel, në Bon e gjetiu...
    Nga zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e çliruar, Ibrahim Rugovën e kam respektuar si President të Kosovës, pavarësisht kundërshtive demokratike ndaj Tij. Por tani, duke e përcjellë aktin shtetëror të varrimit që ju bë Atij sot, vendosa t’i kërkoj falje për urrejtjen që kam ndjerë për të, meqë akti i sotëm i varrimit të Tij mu shfaq si kurban i pavarësisë së Kosovës. E gjithë veprimtaria e Ibrahim Rugovës, të cilën unë e kam vlerësuar si armiqësore, sot, nëpërmjet vdekjes së Tij në momentin më të përshtatshëm për Kosovën, m’u transformua sot në një gur të madh në kalanë e pavarësimit të Kosovës. Që sot e tutje ai u fut në qenien time si Personalitet i lavdishëm, për të cilin do kem respekt.
    Duke u bazuar në këtë transformim të përcaktimit tim, po marr të drejtën t’i bëjë thirrje ish-bashkëveprimtarit tim Hashim Thaçi, që të mos spekulojë me udhëheqjet e Shoqatave të Dala nga Lufta jonë, sepse kontributin kombëtar që dha vdekja e Ibrahim Rugovës është madhor dhe duhet çmuar. Nëse më dëgjojnë, dëshiroj t’u bëjë apel edhe kundërshtarëve të tjerë politikë të Ibrahim Rugovës, që të fillojnë sot e tutje ta respektojnë siç e meriton.
    Sigurisht, duke analizuar angazhimin e pikëllimin masovik të turmave, duke parë e kuptuar keqpërdorimet që i bënë disa liderucë vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, druaj se pasoja mund të kemi. Sjelljet e turmave të manipuluara e të eksituara më ngjanin në sjellje të turmave në varrimet e Stalinit, Mao Ce Dunit, Titos, Enverit. Turmëzimi i qytetarëve mund të manipulohet e imponohet nëpërmjet diktaturës së “proletariatit”, por edhe nëpërmjet diktaturës “demokratike”. Lotët e masave më ngjanin në sjellje të sekteve, të cilave u vdes shpresa kur u vdes prijësi (krijuesi)...
    Së fundi më mbetet të shpresoj që “flamuri” i Rugovës, i cili nuk ngjan pothuajse fare me Stemë të Dardanisë antike, të mos bëhet mollë sherri për t’u përçarë populli ynë. Kjo vlen edhe për “himnin” e Rugovës. Le të qetësohen emocionet pro e kundra dhe Kuvendi të vendosë që të bëhet referendum, nëse këtë do ta kërkojnë ithtarët e Ibrahim Rugovës. Duhet të lirohemi nga klishetë se flamurët dhe himnet janë të shenjtë, ose se mund t’i imponon kujt t’i teket. Popujt i kanë “prodhuar” flamujt dhe himnet. Mendimi primitiv, se duke sajuar komb, flamur e himn “kosovar”, do t’i pranohet Kosovës më lehtë pavarësia nga Bashkësia Ndërkombëtare, është vërtetë naiv. Kurse ndjesitë dhe bindjet e njerëzve, pavarësisht rrethanave që ato krijohen, duhet marrë në konsideratë. Dhe kur ato marrin përmasa për t’u kthyer në përcaktim konkret dhe në veprim, atëherë duhet praktikuar mjetet demokratike e institucionale për të vendosur për to. Dikush vë “flamuj” kokë në vete, pa vendosur për të Kuvendi ose qytetarët, të tjerët digji brutalisht, janë veprime primitive që nuk duhet të ndodhin në të ardhmen, siç nuk do të duhej të ndodhte që arkivoli i të ndjerit Rugova të mbulohej me “flamurin” e tij personal. Gjithashtu druaj se liderët e liderucët e LDK-së, të çliruar nga sundimi autokratik i z. Rugova, do fillojnë të grinden, se cili do zë vendin e të madhërishmit Rugova. Shpresoj t’i kenë dëgjuar mesazhet, lutjet e thirrjet e të mrekullueshmit Petersen, të Solanës, të Xheksonit, të Dacit, të Kosumit, të Berishës...
    - I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
    (Tetovë, më 26.01.2006)

    *********************

    Opinion

    Rugovizmi nuk është gandizëm

    Shkruan: Naser Aliu

    Politika e Rugovës në thelb ishte politikë e frymëzuar nga Krishti. Ai nuk i dha kësaj politike kurrë emrin, ndoshta pse shumica e popullsisë ishte myslimane, ndoshta kishte frikë se po ofendonte ndjenjat e tjerëve, ndoshta për arsye tjera, mirëpo në fakt me gandizmin nuk ishte gati asgjë të përbashkët. Të gjithë që njohin lëvizjen gandiste, e dinë se Rugova dhe gandizmi janë dy lëvizje gati të kundërta. Perëndimi po e quan herë Gandi i Ballkanit, herë Gandi i Prishtinës, madje u quajt edhe Mandela i Kosovës. Emra të mëdhenj dhe nuk është keq kur njeriu krahasohet me ta. Mirëpo Perëndimi e njeh Gandin mirë dhe e njeh mirë edhe dashurinë krishtere, pse këta po gabojnë qëllimisht?
    Gandi bënte një politikë aktive dhe sakrifikuese; me rreziqe dhe sfidonte përditë pushtuesin. Rugova i ikte konfrontimit direkt me shtetin serb: ai ishte idealist i madh dhe besonte se liria mund të arrihet edhe me humanizëm. Ai parapëlqente institucionin dhe jo rrugën dhe presionin nga rruga. Ai ishte idealist dhe ndoqi një politike pasive, jo provokuese, jo ngacmuese, e ngadalshme, por fund e krye ndërtuese dhe peshërëndë! Politikë shpjeguese, eksplicite, me ide të filtruara dhe të menduara mirë. Ai nuk linte gjë në duar të pasigurta dhe stihisë! Ai e dinte se kishte punë me serbët dhe se presioni i rrugës pos humbjeve në njerëz, nuk do të sillte gjë. Atij ia kishin vrarë babain serbët, po ata që i kishin helmuar edhe babain Nënë Terezës. Ne, me zakonet pesëqind vjeçare, kanunin, do ta kemi vështirë ta kuptojmë, prandaj atë do ta braktisin bashkëthemeluesit e partisë njëri pas tjetrit, sepse edhe ata nuk po e kuptonin misionin e tij. Nuk do ta kuptojmë sepse na mungonte kultura krishtere, dhe qëndrimi i tij po na dukej i huaj!
    Ka shumë paralele që mund të tërhiqen, të shohim më poshtë.
    Ai pati deri diku fatin e Krishtit: Krishti lindet në dhjetor, edhe Rugova.
    Krishti nuk pati ndërmend të bëjë një fe të re, por ta plotësojë Biblën. Edhe Rugova nuk e pati ndërmend të bëjë një shtet të ri në fillim, por republikën në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, pra ta plotësojë atë që po ekzistonte. Politikën nuk do ta këtë vokacion, por valët e jetës do ta hedhin në ballë të saj. Ai do të nisë ta drejtojë titanikun Kosovar që kishte humbur orientimin në detin e tërbuar ballkanik. Ai nuk do të veprojë si Moisiu biblik për ta tërhequr popullin nga pushtuesi, por do të ndikojë që pushtuesi të tërhiqet nga populli i tij.
    Rugova do t´i mbetet besnik humanizmit, në fakt ai kurrë nuk do të bëhet politikan, por gjithmonë do të mbetet një humanist i përulur dhe respektplot, dhe kështu në botën politike kishte dalë një njeri i veçantë. Ai në cirkusin politik do të jetë krejt origjinal, i pashembullt: do të shikohet herë me admirim dhe herë me huti. Në fakt ai ishte me profesion humanist dhe shkencëtar, jo politikan. Rugova ashtu modest si u fut në politikë, ashtu modest eci nëpër këtë korridorin politik dhe ashtu modest dhe krejt i veçantë braktisi jetën. Kur mori timonin e Kosovës në dorë, Kosova nuk kishte asnjë mik në botë. Sot, vdekja e tij është informatë e karakterit planetar.
    Krishti do të dërgohet të Pilati, Rugova te Millosheviqi. Krishti do te vdesë pa mbaruar misionin e tij, Rugova pa mbaruar detyrën e tij.
    Krishti do t´i lë pas vete dishepujt dhe Shën Pjetri do ta marrë përsipër ta përfundojë misionin e Mësuesit të madh. Me Mësimin e madh që kishte lënë, Shën Pjetri rrumbullakoi planet e Mësuesit të tij. Rugova ka trasuar një rrugë të pashembullt në historinë shqiptare të Kosovës. Pasardhësit e tij e kanë lehtë nëse mbeten konsekuentë dhe ndërtues dhe nëse ndjekin rrugën e tij. Rugova ishte i tillë dhe ne u habitëm me një politikë të re shqiptare e cila nuk bazohej në hakmarrje tradicionale, por në zgjidhje me kompromis, në rrugë paqësore. Krishti kurrë nuk do të flasë me urrejtje ndaj romakëve. Rugova kurrë nuk do të flasë me urrejtje ndaj kombit serb. A nuk thoshte Krishti: “Çka jeni ju, nëse i doni vetëm miqtë e jo edhe armiqtë...!) Kështu spikatej epërsia biblike!
    Rugova do të ofronte faqen tjetër, por nuk do të frymëzonte ushtrimin e dhunës. Çka thoshte Krishti? Ai thoshte përafërsisht kështu : “Çka jeni ju, nëse i doni vetëm miqtë, e jo edhe armiqtë.”
    Ai vazhdimisht kërkonte pavarësi, por vazhdimisht ishte i painfektuar nga urrejtja. Në Ballkan bënin gara se kush do te jetë më i çmendur; kush do të kërcënojë më shumë dhe, kush do të vrasë më shumë. Rugova ua kthente shpinën atyre, dhe vazhdonte rrugën më të sigurt që dinte. Ne nuk ishim si ata, ata nuk ishin si ne, dhe ky nuk pranoi që ne të bëhemi lodër e tyre! Ai i njihte këto mësime historike dhe dinte se shqiptarët patën luftuar edhe në Bosnje dhe Vojvodinë!
    Ai shmangi konfliktin nga Kosova dhe ky konflikt u bart në veri, i cili planifikohej që nga 81 kundër nesh: ky konflikt u përplas pikësëpari në Slloveni, për të djegur nëpër Kroaci, për ta shkretuar Bosnjën dhe dënimin mori në Kosovë, aty ku nuk e priste fare!
    Qetësia e Rugovës, modestia, urtia, mosprovokimi, mosofendimi i tjerëve kishin një rrezatim profetik. Rugova kritikohej, por kurrë nuk kundërsulmonte. Ai këtu respektoi thënien e Krishtit: “Ai që mendon se është pa mëkate, le ta hedhë gurin i pari!”
    Ai ishte shumë i sinqertë. Ai nuk u bë kurrë politikan i kallëpit që njeh shkolla politike. Ai kudo që fliste në fillim për Dardaninë, për Ulpianën, Laurin dhe Lorin, martirët e parë të Krishterimit në Dardani: ai e shpjegonte kudo domethënien e fjalës Dardani.
    Ata nuk po vërenin se kishin pranë vete një misionar të vërtetë, i cili ishte këtu për të ngritur nga gërmadhat e vjetra një ndërtesë të madhe. Ai kishte mirësinë e Nënë Terezës, përulësinë e Papës Benedikti, durimin e Dalai Lamës dhe shpresën te Krishti. Atëherë pse nuk quhet politika e tij frymëzim krishter, pyeta një mik pasi i numërova këto paralele?
    -Do ta kundërshtonin pikësëpari tanët, pastaj edhe serbët, më tha ai! Pastaj Rugova do t´ishte i pari që vuri në praktikë mësimet krishtere, dhe kjo mund të mos u pëlqejë shumë njerëzve që mendojnë se krishterimi është i tyre! Mirëpo Papët në Vatikan e dinë këtë!
    Rugova ndërroi jetë në muajin kur zakonisht vdesin kolosët shqiptarë: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Isa Boletini, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, e Mark Sopi...
    Janarit iu shtua edhe një emër i madh. Lavdi!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky kelmendi thuhet se eshte moti i mesuar me vrasje..
    ka vrare Jusuf Gervallen.. thone..

    Dhe ne kto vrasjet e viteve te fundit ka dore ky ibrahimi i LPK-s.

    Cdon ne Tetov..

    Apo kushedi c'loj po luan..

    Ky shkrim eshte bere perpara se te cfaqeshin protestuesit anti europian e anti- amerikan ne shkup..

    Ti ket kurdisi mjeshtr ibrahim qe merr rrog ne disa spiunazhe.. ato cfaqjet muxhahidine atje?

    ???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-02-2006 më 16:21

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari qa je kan ti per Prokuror edhe ate jo Shtetror por nji prokuror nderkombetar per krejt europen azin afriken per amerik e australi se di a i din vrasesit ndersa ne keto kontinentet tjera ti krejt i din kush kan e vrau kush ken e ka dhe e ka pas ne list etj pun te mbar te deshiroi o prokurori nderkombetar
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kot po i fus hundet ne kete teme, por desha te them vetem qe ai artikulli me lart i atij anetarit te Shoqates se shkrimtareve te Kosoves, Avdi Ibrahimi, mua personalisht nuk me pelqen aspak. Nje stil qe nuk do te merrja mundimin ta lexoj dhe nje here te dyte.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    ahahahahahahahahahahahhahahahaahhahah


    shih titullin e temes
    dhe menjeher postimet e llapit,varg...


    Hapesit te temes nuk i eshte nevoitur te mbledhe
    me shume informata per ta kompletue temen.
    Llapi-gjithhere ne gjendje gadishmerie per "sherbime" te nevojshme.





    Mos e vet,se t`kallxon vet.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    per qfare teme jeni kah folni kush eshte i qka eshte ai per kon po folni
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Emri dhe varri i Ibrahim Rugovës po shfrytëzohet për interesa vetjake nga disa anëtarë të LDK-së - Shkruan : LEONARD KERQUKI - (Gazeta "LAJM)


    Emri dhe varri i Ibrahim Rugovës po shfrytëzohet për interesa vetjake nga disa anëtarë të LDK-së

    Mauzoleu, për respekt apo interes politik

    Që nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po e përdorin emrin e tij për interesa të ngushta klanore. Ndërprerja e punimeve për ndërtimin e Mauzoleut të presidentit të ndjerë ka prapavijë politike. Burime të gazetës thonë se zhargitja po bëhet me qëllim që nga ky objekt të fitohet politikisht. Zyrtarisht, anëtarët e Kryesisë së LDK-së i kanë hedhur poshtë këto spekulime, duke pohuar se “zvarritja” është çështje procedurale

    Shkruan : LEONARD KERQUKI - (Gazeta "LAJM)

    Prishtinë, 15 mars – Ende pa përfunduar ditët e zisë kombëtare për nder të ish-presidentit Ibrahim Rugova, zyrtarë të Presidencës kishin iniciuar ndërtimin e një Mauzoleu tek varri i tij. Ishte caktuar edhe firma që do të merrej me punimet, e cila për disa ditë ka mbjellë rreth 70 pisha përreth dhe disa ulëse skaj rrugës që të çon tek varri i Rugovës.
    Por, shumë shpejt këto punime janë ndërprerë, ndërkaq zyrtarët kompetentë nuk kanë dhënë asnjë sqarim.
    Edhe një muaj e gjysmë pas vdekjes së Rugovës, të martën disa qytetarë po bënin homazhe tek varri i tij, i cili ruhet 24 orë nga Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).
    Sipas një burimi të “Lajm”-it, pa dashur t’i japë emrat e tyre, prapa ndërprerjes së punimeve për ngritjen e Mauzoleut, qëndrojnë disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
    “Punimet janë ndërprerë me qëllim që të fillojnë pastaj diku kah fundi i verës, në mënyrë që LDK-ja ta shfrytëzoj këtë varr dhe këtë Mauzole si objekt të fushatës zgjedhore”, tha një zyrtar i lartë i LDK-s, në kusht anonimiteti.
    Sipas këtij burimi, në shumë zhvillime të fundit në parti, zyrtarë të caktuar e kanë përdorur emrin e Rugovës për të përfituar politikisht. Ndërkaq me Mauzoleun, sipas tij, tentohet që t’u kthehet edhe një herë në kokë njerëzve emri i Ibrahim Rugovës dhe me këtë rast, LDK-ja të fitojë pikë në opinion.
    “Ju jeni dëshmitarë të asaj që njerëz të caktuar, që nuk dua t’u përmend emrin, tentojnë që të paraqiten si pasardhës të denjë të Rugovës, duke përmendur emrin e tij dhe duke iu adresuar atij vazhdimisht”.
    Nga ana tjetër, ish-njerëz të afërt të Rugovës dhe zyrtarë të lartë të institucioneve nga LDK-ja, e mohojnë një gjë të tillë.
    Astrit Haraqija, ministër i Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente, jep arsye tjera të ndërprerjes së punimeve.
    “Nuk kisha thënë se ka prapavijë politike, më shumë do të thosha se këto ditë ne jemi marrë më shumë me vetveten për shkak të këtyre ndërrimeve në institucione”, tha Haraqija.
    Por, ai beson se shumë shpejt ndërtimi i Mauzoleut do të fillojë. Kjo çështje, sipas tij, duhet të shkojë përmes institucioneve, ku puna më e madhe do të bjerë mbi Qeverinë e Kosovës.
    “Projekti duhet të realizohet përmes Ministrisë së Shërbimeve Publike dhe besoj se shumë shpejt ata do ta sjellin projektin dhe gjitha ato që i kemi thënë edhe do t’i realizojmë”. Sipas tij, kjo Ministri është në përfundim të projektit.
    “Jemi duke i shikuar dy-tri modele të mundshme dhe besojmë se deri në fund të muajit kjo çështje duhet të jetë pikë e rendit të ditës së Qeverisë, pastaj duhet të shkohet në Parlament...”.
    Por, një arsye tjetër të ngecjes së punimeve e ka dhënë Sali Cacaj, ish-këshilltar i presidentit të ndjerë dhe njëri ndër njerëzit që fillimisht ishte marrë me ndërtimin e Mauzoleut.
    “Ende nuk ka asgjë konkrete, derisa të rregullohet çështja e pronësisë së vendit. Pa u rregulluar çështja e pronësisë, nuk mund të lëvizet asgjë në atë drejtim”, tha Cacaj për “Lajm”.
    Ai nuk pranon se ka rënë interesimi tek njerëzit kompetentë për ndërtimin e Mauzoleut. Sipas tij, këso ndërtime zakonisht nuk bëhen menjëherë.
    “Fillimisht duhet të rregullohen proceduarat, tash janë ngjarje më të rëndësishme që po ndodhin dita-ditës dhe kjo nuk është aq e ngutshme. Në kushte normale, kah muaji maj, duhet të iniciohet procedura e ndërtimit të Mauzoleut”.
    Disa nga arsyet e lartpërmendura, sipas zyrtarëve të Kadastrës, nuk janë aspak të vërteta. Sabedin Haxhiaj, drejtor i Drejtoratit për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Prishtinës, tha për gazetën se deri më tash askush nga institucionet nuk iu ka drejtuar atij që ta bëjë ndërrimin e destinimit të parcelës ku është i vendosur varri i ish-presidentit. Madje ai nuk ka mundur të thotë as edhe se në pronësi të kujt janë Varrezat e Dëshmorëve në Velani, aty ku prehen eshtrat e Ibrahim Rugovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Perfundoi gjykimi në Hagë i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  3. Elbasani do rikthejë femrat në stadium
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Shifrat e "kokëkuqes", të frikshme
    Nga VAZELOS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:26
  5. Ka dikush te me tregoj domethenjen e Kryqit
    Nga Mision në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-01-2004, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •