Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 86
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Blushi: Protesta popullore si në ’97-ën nëse Berisha vazhdon të përçajë
    i pashe tek top channel disa intervju te disa politikaneve ( saliu, blushi, majko ) si dhe te disa analistave nqft se mund ti quaj keshtu........
    dhe mua me beri shume pershtypje intervista e blush ....pa ju dridh syri dhe buza i permendi revoltat e 97......skandal te zoti.......ne qofte e atyre ju djeg athere le ta hudhin salen ne gjygj aq avokate dhe leke i kane besoj ...por sdune me ja dit fare kush e di si i kane planet .....
    dhe me ate shkollen ne himare ka disa gjona qe nuk shkojne ..........

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Si u be vendosja e djeshme e skuadres Ps

    Te podiumi dmth Portieret e skuadres

    Pandeli Majko
    Petro Koci
    Namik Dokle
    Gramoz Ruci

    Para ministave dmth Mbojtesit

    Albert Caci
    Arben Isaraj
    Tom Doshi
    Marko Bello

    Bilbilat dmth Mesfushoret
    Ndricim Hysa
    Bashkim Fino me karton te kuq
    Erjon Brace
    Taulant Balla i perjashtuar per sharje albitri

    Sulmuesit
    Fatmir Xhafaj
    Ben Bilushi
    Kastriot Islami
    Taulant Dedja


    Tranjer i ekipit Fatos Nano ne mungese Edi Rama


    Sa te organizum qe jane keta kodosha.....

  3. #63
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Shoh qe permendet termi "DIKTATURA E PROLETARIATIT" per gjoja presionin qe po i behet opozites nga pushtetaret e sotem.Opozitaret e sotem duhet ta dine mire qe diktaturen e proletariatit dhe luften e kllasave e permendte ish udheheqesi i tyre shpirterore shoku Enver,keshtu qe nuk kane se pse ia dedikojne te djathtes si menyre sundimi.E keqa e ish komunistave qe sot jane te vete quajtur socialista eshte se nuk rrine dot ne opozite,ata nga 45 deri ne 92 sunduan ne kete vend duke vrare burgosur dhe internuar me mijera njerez te pafajshem nen moton e diktatures se proletariatit. Mbasi humben pushtetin ne 92 arriten te organizonin revolucionin e 97 ku per te ardhur ne pushtet i vune zjarrin Shqiperise,tani kerkojne te kapen si ai qe po mbytet mbas fijes se kashtes me problemin e Jozefina Topallit.
    nuk me kujtohet

  4. #64
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Per gene dhe te tjeret qe ngrejne veshet, hapin syte e na vijne ne forum sa here qe PS i therret e u bie bilbilave.

    Ligjvënës të majtë adoleshentë, në pritje të Godosë

    Nga Pirro Prifti - Kush e ka parë apo dëgjuar një nga pjesët e famshme të teatrit absurd, ‘Në pritje të Godosë’ (jo të S. Godos), e ka kuptuar se ç’do të thotë të presësh për diçka që nuk dihet se kur vjen, ose nuk do të vijë fare, por shpresa gjithmonë e mban gjallë njeriun. Po kështu. kjo ndodh në Parlamentin shqiptar, opozita e së cilës po luan një rol që nuk e ka luajtur më parë ndonjëherë që prej 15 vitesh demokracie në tranzicion. Një rol të tillë nuk e ka luajtur asnjëherë përveç momenteve të veçanta në muajt e parë të 97-ës, kur situata ishte krejt ndryshe dhe faktorët objektivë dhe subjektivë luajtën një rol determinues në precipitimin e ngjarjeve të atëhershme të cilat justifikuan sjelljen e ashpër. Po sot? Çfarë i shtyu socialistët që të hidhen kaq papritur kundër një kryetareje të Parlamentit, e cila përveç disa mangësive te vogla që ka më tepër për shkak të mungesës së një përvoje pozitive, (sepse nuk ka patur ndonjëherë grua, në drejtim kaq të lartë në Shqipëri) në drejtim të këij përlamenti – asnjë arsye madhore nuk mund t shpinin opozitën në një veprim kaq të nxituar, një veprim prej adoleshentësh të pakënaqur (nga sasia dhe llojet e qejfeve në të cilat cfiliten plot zell), përveç se rasti kur mëndje dhe përvoja po aq diabolike sa ato të së majtës ekstreme që na udhëhoqi për 50 vite mund të kenë shtyrë në këtë veprim të nxituar. Këtu gjithashtu nuk shtrohet problemi që edhe pozita gjatë punës së saj, në disa raste ka zgjedhur metodikë të përshpejtuar dhe jo të rastit për të zgjidhur problemet e rënda që kërkojnë zgjidhje të shpejta si energjia elektrike dhe ajo alternativë, papunësia, shkurtimet nga puna. Problemi shtrohet që opozita nëpërmjet seriozitetit që duhet ta karakterizojë, nuk duhet të merret me përçarjte amatorësh por duhet të bëjë një oponencë konstruktive për të gjetur zgjidhje problemesh në dobi të komuniteteve që jetojnë në Shqipëri dhe jo të rrijnë majë më majë kundër pozitës që “për inat të sime vjehre do të fle me mullixhinë”. Kjo nuk i shërben askujt. Sepse nuk e ka askush fajin (përveçse politikanëve të nomeklaturës së kuqe) që në politikë si në të majtë ashtu dhe në të djathtë u ricikluan politikanë amatorë me mentalitet fshataresk të cilëvë, drejtuesit e partive të mëdha (por edhe ato të vogla), për interesa të çastit i mbajtën, i përkrahën dhe i bënë drejtues këta meskinë e intrigantë, që tani po lënë nam me sjelljet e tyre amorale (ndoshta dhe imorale) si në Parlament ashtu dhe në qeverisjen e djeshme, (ka nga ata dhe në të sotmen), duke lënë pas dore inteligjencën e vërtetë që punonte dhe punon (ata që kanë mbetur) për shkak të frikës së konkurencës. Nuk është e rastit që për të bërë një profesionist të lartë, një diplomat të mirë, një jurist të kujdesshëm, një pedagog dhe profesorat serioz harxhohet jo vetem kohë, jo vetëm punë, jo vetëm mund e djersë, por edhe është një ivestim i mirë social; megjithatë sot çfarë kemi në politikë, çfarë parlamentarësh kemi në altarin e demokracisë, çfarë ideologësh, patriotësh, e akademistësh kemi? Çdonjeri me mënt në kokë e sheh me hidhërim dhe fatalitet që, të propozuarit për tu bërë paria e vëndit apo më mirë sojlinjtë e këtij vëndi të varfër, na dalin ca individë që nuk kanë asgjë të përbashkët me ato investime që ka bërë shoqëria shqiptare, me atë përvojë që ka dhënë shkenca dhe shkolla shqiptare, me atë moral, pastërti e skrupuj shpirtërorë me të cilin janë edukuar populli shqiptar pra, këta individë kanë anashkaluar hierarkinë e nevojshme për të bërë një shoqëri serioze dhe një shtet serioz, dhe këto shkallë të domosdoshme i kanë anash-kapërcyer me ndihmën e tutorëvë të ish komunizmit duke sjellë një amulli të rëndë, pra mbajnë një përgjegjësi të madhe në moszgjidhjen e problemeve që po na rëndojnë që prej 15 viteve. Një shëmbull të hidhur kemi dhe nga historia e lindjes në të cilën bënim pjesë dikur. Kur Klara Cetkin, një politikane prestigjioze e social-demokracisë e pyeti Leninin se me çfarë metodash e fitoi revolucionin, ai u përgjig : Me fshatarë analfabetë, sepse duke qënë të tillë kanë besim absolut tek mua. Atëhere ajo i tha : E’po do t’a kesh shumë vështirë për të ruajtur fitoret e revolucionit me këta njerëz..’ Kjo histori, por në një kohë tjetër po ndodh në politikat e miratuara nga të majtët pas Nanos. Duke mos hyrë në hollësirat se si, për çfarë arsye, dhe çfarë përfitohet nga gatimi pa shije i mocionit të mosbesimit për të shkarkuar, duke mos u përpjekur as për të justifikuar pozitën. e cila përveç gjetjes së vehtes pëpara një sulmi që nuk mund quhet ndryshe se një sulm prej adoleshenti të nevrikosur (sepse prindi nuk i ka blerë patatinat), mund të them që opozita ka gabuar rëndë në përzgjedhjet e taktikës së përballjes në parlament sepse, në asnjë rast dhe në asnjë parlament demokratik me intelektualë të përzgjedhur nga populli për ta përfaqësuar nuk mund të udhëzohen ligjvënësit që të qëndrojnë majë më majë me kundërshtarin. Kjo gjë mund të ndodhë veçse kur deputetetet janë të ndonjë partie ekstremiste, sepse në një parlament demokratik nuk mund të shkaktosh krizë parlamentare duke sulmuar qorrazi kryeparlamentaren dhe duke nënvlerësuar problemet e vërteta me të cilat nëse Pozita nuk i zgjidh, atëhere mundet të realizosh taktikën e futjes së parlamentit në krizë. Këtu jemi përpara politikanësh adoleshentë që kërkojnë të duken në TV duke u zënë, për tu treguar para popullit të habitur : -‘ ja se çmund të bëjmë ne.. ne bëjmë të pabëra në të thatë pa le në të njomë se çmund të bëjmë’.. Por një filosof ka përmëndur një thënie që duhet ta vënë vath në vesh (në fakt, disa nga politikanët e kanë të vënë vathin në vesh) : ’Sapo ndjejmë zemërimin e një diskutimi, atehere nuk fillojmë të diskutojm për të vërtetën por për vehten tonë’ (T. Karlaji) sepse, ‘njerëzit e edukuar kanë turp të thonë më shumë se sa bëjnë’ (Konfucius). Së fundi këta politikanë të përkëdhelur nga hierarkia ish komuniste janë bërë dyfish të rrezikshëm për të ardhmen, sepse siç thuhet ne Bibël ‘Këta tipa qëndrojnë tek dera dhe as nuk hyjnë vete aty ku duhet të hyjnë por as lënë të tjerët që të hyjnë’. Mesa duket atyre u pëlqen roli që kanë marrë në tundjen e dyervë të shoqërisë shqiptare. Le t’i tundin dyert që të shpien në Europë këta fshatarë me kollaro dhe me shkollë partie; populli që i ka zgjedhur, ai popull që është akoma këtu në Shqipëri do të vuajë nga këta hipokritë, derisa të kuptojë që nuk duhet të përzgjedhë më produkte që u ka kaluar afati i skadimit. Ka akoma shpresë.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Gazeta Shekulli

    -Ben Blushi, sekretar politik i Partisë Socialiste:
    shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër për ta shporrur njëherë e përgjithmonë nga politika Sali Berishën, veçse duke dalë në rrugë
    Kujtojini ketij shpellarit se ne demokraci vepron vota.
    Si rrugaçe e injorante xhahile sillen ne Parlament.
    Ngelen tue kercenue me 97. Fundrrina, si gjithmone!
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 28-02-2006 më 13:27

  6. #66
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mëkat i madh u bë kur trojet etnike shqiptare u ndan por mëkati i dytë u bë kur Shqipëria u bë shtet në vete në vendë që të bëhet Kosova.Sikur Kosova të bëhej shtet më 1912, tani veq seriozisht ishte biseduar për bashkim të trojeve shqiptare.por më duket se ka shkuar mbrapsht se elementi grek ka shtri rrënjë të thella në Shqipëri,ja deri tek akademia e shkencave etj.
    ----------------------------------------------------------------------
    Mendoi se kemi hyrë në tynelin e pakthim sepse kemi fjetur shum kur të tjerët nuk kan fjetur as natën.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Senatorja e New York-ut Hilari Clinton i rezervoi një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit në zyrën e saj. Znj Clinton e përgëzoi znj.Topalli për zgjedhjen në krye të Parlamentit.

    “Kjo ështe një sfidë, tha ajo, po ne gratë dimë t’ia dalim mbanë. Qënia e një gruaje në krye të Parlamentit Shqiptar nderon Shqipërinë dhe i sherben përmirësimit të imazhit të saj si shprehje e nje dimensioni të ri të demokracisë në Shqpëri.”

    Znj.Topalli e falendëroi përzemërsisht senatoren për pritjen e rezervuar.
    “Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës për mbështetjen që Ju dhe Presidenti Klinton i keni dhënë forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë për ndalimin e genocidit në Kosovë.”

    Të dy bashkëbisedueset u ndalën në momentin vendimtar që po kalon Kosova, duke shprehur bindjen se gjithçka është në rrugë të mbarë.

    Meqenëse takimi u zhvillua pa praninë e medias, znj. Clinton e ftoi znj.Topalli për një foto në kujtim të vizitës, jo vetëm me znj.Topalli por edhe me delegacionin që e shoqëronte.

    Duke u përshëndetur, senatorja Klinton i shprehu Kryetares Topalli kënaqësinë për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me të.

    http://www.parlament.al/

    http://www.parlament.al/nnen.asp?id=204
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 03-03-2006 më 15:06

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Përfaqësues të Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit deklarojnë përkrahje të plotë për integrimin e Shqipërisë në NATO


    SHBA-të, mbështetje për qeverinë dhe parlamentin


    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përfundoi vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara, duke marrë mbështetje të plotë për qeverinë dhe parlamentin shqiptar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

    Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën bindjen se qenia e zonjës Topalli në krye të Kuvendit i shërben përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në demokratizimin e saj, ndërsa theksuan angazhimin për ridimensionim të marrëdhënieve të Kuvendit shqiptar dhe Kongresit Amerikan. Përfaqësuesit e Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit deklaruan përkrahje të plotë për integrimin e Shqipërisë në NATO.

    Në vijim të vizitës në Uashington, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u prit në mëngjesin e së premtes nga kongresmeni amerikan Earl Pomeroy, i rizgjedhur për të gjashtën herë në Kongres. Në qendër të bisedës ishin zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ecuria e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.

    "Dëshiroj t'ju siguroj, i tha zoti Pomeroy Kryetares së Kuvendit, se si mik i Shqipërisë pres me kënaqësi të shoh progresin e qeverisë së re". "Shqiptarët kërkojnë integrimin dhe qeveria po punon seriozisht për zbatimin e reformave të domosdoshme", vuri në dukje zonja Topalli. Kryeparlamentarja shprehu vendosmërinë e mazhorancës së djathtë qeverisëse për të ndryshuar realitetin, sepse vetëm kështu sipas Topallit, mund të ndryshojë imazhi i Shqipërisë.






    Topalli, takim me kongresmenët Smith dhe Hand


    Zëdhënësja e parlamentit njofton se kryetarja Topalli, gjatë takimit me kongresmenin Christopher Smith, bashkëkryetar i Komisionit të OSBE-së (Komisioni i Helsinkit) dhe zotin Bob Hand, këshilltar kabineti në Komitetin e Helsinkit, kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe rajon, dhe u ndalën në çështjet e luftës kundër krimit, korrupsionit dhe veçanërisht kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

    "Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore kërkon angazhim, ndaj dhe dera e bashkëpunimit mbetet e hapur. Keni mbështetjen tonë të plotë si në asistencë ligjore, por edhe në financime të projekteve që i shërbejnë luftës ndaj këtij fenomeni. Jam i gatshëm personalisht të angazhohem për të ndihmuar qeverinë shqiptare, për të hapur një qendër për viktimat e trafikimit", vijoi kongresmeni Smith, i cili është autor i ligjit të parë kombëtar për viktimat e trafikimit njerëzor.

    Kryetarja Topalli shprehu bindjen se qeveria shqiptare do të ketë rezultate të matshme në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, rezultate që tashmë kanë filluar të duken. "Eliminimi i fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore është një nga prioritetet e qeverisë, e cila i ka kushtuar një vëmendje maksimale gjetjes së mekanizmave të duhur për këtë qëllim", tha zonja Topalli

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përfundoi vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara, duke marrë mbështetje të plotë për qeverinë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe trafikimit. Në të gjitha takimet u ra dakord për vijimin dhe ridimensionimin e marrëdhënieve të parlamentit shqiptar dhe Kongresit Amerikan përmes projekteve konkrete. Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën bindjen se zgjedhja e zonjës Topalli në krye të Kuvendit i shërben përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në demokratizimin e saj. Përfaqësuesit e Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit deklaruan përkrahje të plotë për integrimin e Shqipërisë në NATO.

    Lajmi i marre nga RD

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Gazeta Shekulli

    --

    Sekretari politik i PS-së tha se thashethemet për familjen e Berishës janë vërtet interesante kohët e fundit

    Blushi: Protesta popullore si në ’97-ën nëse Berisha vazhdon të përçajë
    D. Ndrenika

    TIRANË- “Rruga” mund të jetë e vetmja “shpresë” që shqiptarët të “shporrin njëherë e përgjithmonë nga politika Sali Berishën”, sikurse është shprehur dje Ben Blushi, sekretar politik i Partisë Socialiste. “Nëse kryeministri vazhdon ta përçajë Shqipërinë sikundër filloi duke e ndarë në demokratë dhe në hajdutë, atëherë shumë shpejt konfliktet sociale do të ngjizen se mesa duket shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër për ta shporrur njëherë e përgjithmonë nga politika Sali Berishën, veçse duke dalë në rrugë”, - ka thënë Blushi, duke rikujtuar të njëjtat politika për të cilat PS-ja gjykon se kanë ndarë shqiptarët për shkak të ish-presidentit. “Tonet dhe gjuha e drunjtë e kryeministrit besoj se u kujton njerëzve padyshim vitet ‘95-’96. Kjo është një gjë që ne e kemi paralajmëruar në fakt. Në këto vite ishte hakmarrja primitive ndaj opozitës që solli një kolaps të përgjithshëm, politik, social dhe ekonomik në Shqipëri”, - ka kujtuar Blushi. Ndërkaq, Kuvendi do të mbetet i bllokuar dhe askush nuk do të “bëjë mbrapa”, nëse nuk ka rivotim të kërkesës-mocion për kryetaren Jozefina Topalli. “Parlamenti shqiptar do të vazhdojë të jetë i bllokuar për sa kohë që legjitimiteti i votës së lirë nuk kthehet në Parlament. Ky është një qëndrim nga i cili nuk ka asnjë prapa kthehu”, -tha Blushi. Sekretari politik, i akuzuar nga kryeministri për përfitime të familjarëve të tij me tendera, ka thënë se këto janë akuza që nuk meritojnë vëmendje, por kurrsesi që të mos kenë një cak. “Unë për shkak të moralit tim nuk kam ndërmend të merrem me familjen e Berishës, por sigurisht që edhe kjo ka masë. Çështja këtu qëndron që të mos e vulgarizojmë politikën, të mos ulim nivelin e etikës përballë opinionit publik duke e futur politikën në familjet reciproke, pasi thashethemet për familjen e Berishës janë vërtet interesante kohët e fundit. Megjithatë, u ftoj të shkoni në Gjykatë dhe të kërkoni informacion për mënyrën sesi nuk ka mbaruar gjyqi me një padi timen personale për të gjithë këto akuza para tre vjetësh për kryeministrin, i cili e vetmja gjë që bën herë pas here (jo vetëm me mua, por edhe me gjyqtarët që kanë obortuar çështjen), është që i lutet njerëzve që të prishin këtë gjyq, i cili mesa duket ka ardhur koha të vazhdojë e të japë drejtësi deri në fund”, - ka deklaruar deputeti Blushi.




    28/02/2006


    --




    Nuk rri Blushi pa e pare vendin te djegur e me mijra te vrare.
    Per tenderat e se Shoqes eshte gati tja nxije jeten cdo shqiptari.
    Kanibal e bir kanibali.. ne se te ecen bravo te qofte. .
    Blushi: Protesta popullore si në ’97-ën nëse Berisha vazhdon të përçajë
    PO I GENJEN MENDAJA BLUSHIT,SE DO KET PRAP 97: POR DO KET EDHE SHTATOR 98 DHE DO VISHENI SI GRA KETE RRADHE PER TE KALUAR NGA MAQEDONIA ,"NE RASTE SE JU PREMTON KOHA" JU BASDARD MOS U KRUANI ,,,,,


    ___Per kete -97 enderron prap ky legeni ,,,,,po keta skan turp



    Shënim i redaksisë:

    Jemi të hapur për një debat lidhur me këto fakte dhe trajtime. Bashkë me shkrimin, autori është dakort sipas një shënimi të tij që të përballojë çdo lloj replike me fakte të reja, duke krijuar kështu një transparencë të plotë.
    Jeni të lutur të kundërshtoni.

    Kështu iu vu emri këtij batalioni për Jugun. Këtë ditar e kemi mbajtur gjatë kohës dhjetor 1996 deri në maj 1997 si gazetar ushtarak. Ky ditar është shumë i saktë, në të disponohen dokumenta shumë të sakta dhe iseda të inçizuara nëpër kasetat tona që ne i kemi marrë gjatë kësaj kohe. Kasetat janë në dy kopje, një kopje i mbajmë ne si gazetar dhe një kopje i disponojnë shokët kryesorë të batalionit.
    Unë që po shkruaj jam oficer ushrie, jam marrë me propogandën ushtarake ku dhe kam shkruar shumë shkrime për ushtrinë dhe për literaturën ushtarake. Ftesën mua ma bën një miku im nga fisi Brokaj ku më sqaroi se ishte krijuar një shtab dhe më tha që ti do të punosh si gazetar me që e ke këtë profesion. Më në fund unë pranova këtë detyrë. Por unë e pësova të keqen kur m'u vra djali, kur humba dhe kunatin me gjithë gruan e fëminë e tyre. Dhe unë pranoj që jam fajtor ndaj popullit shqiptar.
    Ja disa të dhëna nga ditar i batalionit për organizim dhe veprimtarinë e batalionit të parë sulmues Labëria.
    Në datën 12 dhjetor 1996 ne jemi mbledhur për herë të parë në selinë e partisë Socialiste Vlorë në orën 17 mbasdite, ku në këtë mbledhje kishin ardhur të gjithë ata që ishin njoftuar. Në mbledhje u bë edhe apeli dhe mungonte vetëm përfaqësuesi i Gjirokastrës. Mbledhja vazhdoi me përbërjen e shtabit në të gjitha strukturat ushtarake dhe me propozimin, vendet dhe detyrat e gjithsecilit nga ne. Për komandant batalioni u propozua shoku Zabit Broka, shef shtabi, shoku Neritan Ceka, shef sigurimi shoku Namik Dokle, komisar shoku Skënder Gjinushi, sekretar Eduard Alushi, komandant aviacioni shoku Perikli Teta. Për komandant marine u thirr një ish oficer i lartë, por ai nuk pranoi dhe u largua. Dhe në vend të tij për komandant marine u vendos shoku Albert Shyti, ndërsa unë për propagandën dhe gazetar batalioni.
    Mbas këtij organizimi u vendos edhe organizimi i kompanive dhe u ndanë në katër kompani. Kompanie a parë në Vlorë, e dyta në Tepelenë, e treta në Gjirokastër dhe e katërta në Sarandë. komandant i komapnisë së parë u vendos shoku Zan Çaushi, i kompanisë së dytë shoku Gjolek Malaj, në të tretën shoku Imami dhe në të katërtën shoku Koçiraj. Po kështu u bë edhe struktura për çdo kompani. Të gjithë shokët që u caktuan nëpër detyra e pranuan me kënaqësinë më të madhe. Pasi u diskutua shumë gjërë problemi kryesor ishte grumbullimi i ushtarëve të batalionit. Në këtë pikë o hodhën shumë mendime dhe më në fund u gjend zgjidhja me mendimin e shokëve Z. Broka, N. Ceka dhe P. Teta për të thirrur shokun Fitim Gërxhalliu, drejtor i financës Gjallica në Vlorë dhe për të punuar me shokun Fitim, shoku Skënder Gjinushi propozoi që të caktohet P. Teta meqë edhe Fitimi kishte qenë oficer me Tetën dhë si financier u caktua A. Malaj. Dhe kështu u vendos.
    Në datën 20 dhjetor 1996, në mbledhjen e shtabit të batalionit erdhi edhe shoku F. Gërxhalliu. Në mbledhje u bënë pyetje dhe ai pranoi që së bashku me ne të ndihmonte batalionin nga ana financiare për të paguar oficerët dhe ushtarët. Kjo gjë iu komunikua Gërxhalliut që ai të ndalonte dhënien e kapitalit kreditorëve të tij. Ky vendim u pranua dhe nga Gërxhalliu dhe vendimi hyri në fuqi menjëherë.
    Në datën 13 janar 1997, ora 15.00 u mblodh përsëri shtabi i batalionit për të raportuar se si ishte gjendja për grmbullimin e ushtarëve. në mbledhje raportuan komandantët e kompanive se sa ushtarë kishin grumbulluar.
    Në Vlorë 67, në Tepelenë 52, në Gjirokastër 38, në Sarandë 41 ushtarë. Në këtë mbledhje u mor dhe një vendim që pas datës 20 janar Fitim Gërxhalliu të pezullonte dhe dhënien e interesave për kreditorët dhe të shtynte gjoja fillimin e dhënies dita ditës, derisa në 5 shkurt, ku të jepte dhe falimentimin e firmës, që më 6 shkurt të fillonte demonstrata e popullit të Vlorës, për të cilën u bë dhe organizimi në këtë qytet.
    Në lagjen Skelë organizator ishte Eduard Allushi dhe Zini Taqe dhe në Vlorë Skënder Fera dhe shtabi i batalionit që të grumbulloheshin para filialit të Gjallicës dhe të niseshin në drejtim të Bashkisë së qytetit me parullën Duam paret tona deri në shkatërrim të saj (bashkisë) dhe kështu u bë.
    Dhe ky organizim nga shokët e Shtabit të batalionit dha rezultat të mirë, që kompania e Zan Çaushit ia arriti në një kohë të shkurtër. Rreth 93 ushtarë, ku u organizuan dhe oficerë të liruar, kështu që u rrit edhe numri në të gjitha kompanitë e batalionit të Jugut.
    Në datën 8 shkurt 1997 jemi mbledhur si shtab në mesnatë në selinë e PS-së në Vlorë. Në mbledhje u bë analiza e batalionit, se sa ishin realizuar detyrat e caktuara. Pas raportit të çdo oficeri doli se rezultatet ishin shumë të mira. Po në këtë mbledhje u propozua nga Skënder Gjinushi dhe Namik Dokle që të forcohej akoma më shumë organizimi, të acaroheshin akoma më shumë demonstruesit.
    Të ushqehej urrejtja më e egër ndaj Sali Berishës dhe Aleksandër Meksit, në mos po do të duhej të asgjësohej ndonjë nga demonstruesit. U propozua nga drejtues të rëndësishëm që të qëllohesh me një snajper nga lart poshtë, me qëllim që të mos bëhet dëm shumë në demonstruesit dhe arma është siguruar. Duhet të caktojmë edhe vendin ku do të qëllojmë, duhet të jetë vend i hapur dhe u vendos te sheshi i Xhamisë. Dhe kjo detyrë iu caktuar A. Shytit, Z. Çaushit dhe iu la gjithashtu detyrë të caktohej edhe pallati nga do të qëllohej dhe u zgjodh ai me numër 1174. Pasi u vendosën të gjitha u la që në datën 10 shkurt 1997 të asgjësohej një nga demonstruesit dhe në mënyrë të veçantë të ishte demokrat që të krijoheshin shqetësime në të dy krahët dhe për këtë qëllim u vu në shenjestë Artur Rustemi.
    Dhe kështu acarimi u ndez edhe më shumë deri në përleshje me policinë dhe ushtrinë. Pas varrimit të Artur Rustemit, pasdite demonstruesit u mbodhën te Sheshi i Flamurit ku ishim edhe ne si batalion dhe shoku Skënder Gjinushi ka hedhur parrullën Odjem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri , për të rrëzuar oushtetin berishian. Ne jemi mbledhur në shtëpinë e Eduard Allushit ku u komunikua edhe urdhëri ushtarak i Shtabit Qendror që mbahesh shumë sekret. Na e tha Komandanti i batalionit së bashku me shefin e Shtabit, pasi ne kishim korrur fitore deri tani.
    Batalionin e pret një detyrë me shumë rëndësi dhe kjo detyrë është e realizueshme. Kjo detyrë është hapja e depove ushtarake.
    Ne heshtëm të gjithë dhe shikonim njeri-tjetrin në sy se na dukesh e pabesueshme, por në këtë kohë ndërhynë N. Dokle, S. Gjinushi: Mos u duket çudi se janë marrë të gjitha masat për të cilat është biseduar dhe me oficerët e disa reparteve që janë të Shtabit tonë, të idealit tonë, ku dhe janë caktuar në shërbim shokët tanë. Meqënëse u bë dhe instruktazhi se si do të veprohet. Duke marrë dhe disa fëmijë për t'i vënë përpara që ushtarët të mos qëllojnë dhe kështu kur shkuan atje me gruan pamë disa nga shokët tanë, oficerët L.M., B.H. etj që ishin në dijeni. Mbasi u hapën depot dhe umor armatimi e municioni batalioni u forcua ushtarakisht, situata u muar nën kontroll nga ana e jonë. Gjendja e shtetit berishian u rëndua shumë. u përdorën të gjitha mënyrat, si dhe strategjia ushtarake për urrejtje sa më të madhe në popull. Deri në nisjen e urdhërit luftarak nga komandanti Aviacionit, shoku Perikli Teta për ngritjen e dy avionëve luftarakë drejt jugut dhe uljen e tyre në një nga aerodromët e Italisë, ata u ngritën jashtë rradhe.
    Dhe harta që u tregua në ekran të televizionit shqiptar, këtë hartë e disponojme edhe ne, jo vetëm kaq, por kemi edhe hartën për veprime ushtarake të tjera. Si fillim ishte ura e Mifolit që ruhej nga një togë ushtarësh të Kompanisë I. Një ditë u njoftuam nga qendra se në Vlorë do të vinte Sali Berisha, prandaj u dha urdhëri që ura e Mifolit të forcohej nga të dyja anët. Me një togë tjetër ura të minohet nga një togë tjetër nga të dyja anët, pra në hyrje e në dalje me mina elektrike, që kur të hynte Sali Berisha me makinat e tij ura të hidhej në erë dhe kështu të arrihej asgjesimi.
    Por të dhënat nuk ishin të sakta, Sali Berisha kishte shkuar në Shkodër, ura qëndroi e minuar për shtatë ditë dhe ruhej deri në një urdhër të dytë. Ajo u çminua, por vazhdonte të ruhej nga ushtarakë që ishin gjithnjë në gadishmëri. Po kështu u veprua edhe në Tepelenë, në disa kodra të larta në Tepelenë duhet të instaloheshin armatim i rëndë, municion dhe radio lidhëse. po kështu dhe në Gjirokastër, Sarandë. Më vonë u bë edhe organizimi i oficerëve të liruar dhe ata të sigurimit të regjimit komunist dhe deri tek tragjedia e Otrantos, ku u mbytën shumë shqiptarë. keto barbëri dhe disa të tjera po me rëndësi deri në ditën e zgjedhjeve do të shkruajmë në numrin tjetër.
    Kush të dojë nga këta shokët e mi të bëjnë replikë, unë mund të vij në Vlorë dhe vetë ai t'i dëgjojë të inçizuar nga kasetat në qoftëse nuk i kanë vetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 04-03-2006 më 22:44

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Eshte turp per moderatoret qe sillen ne kete forum keshtu. Une kisha postuar ca mendime jo fashiste(sic posto mr brari) si te dikujt ketu po fatkeqesisht ky forum nuk eshte lire. Prape po u them turp tu vij moderatove qe jane te njeanshem.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  3. Berisha: Largohem nga politika nëse PD humb zgjedhjet
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 04:41
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06
  5. Mocioni rrezohet, opozita braktis sallen e kuvendit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •