A di kush me m'thane ça ka ba mar kjo Zhozi ? E hapa qysh prej postimit te pare dhe nuk mora gja vesh ça ka ba vaki, me ndihmoni pak, thjesht per te ba apdeitin![]()
A di kush me m'thane ça ka ba mar kjo Zhozi ? E hapa qysh prej postimit te pare dhe nuk mora gja vesh ça ka ba vaki, me ndihmoni pak, thjesht per te ba apdeitin![]()
kurrgja ska ba Jozi or zog riket.. kur thon shkodranet..
paska nji rregull ne kuvend.. qe ne se don me votue nji mocion ka dy menyra..
1- me buton.. ku rezultati del ne tabel
e
2- me copa letre qe hjedhen me nji kuti.. e ku numrohen me nji komision..
ne fakt ka ndodh qe shpesh ka pas grindje per variantin "butoni" .
jo e shtype jo se shtype.. jo e shtypi hasani per hysenin qe nuk ish prezent..jo po defekt elektroteknik jo po u dhez e nuk u dhez drita.. etj..
bile bile edhe ne votimin e fundit per ose jo.. shkarkimin e jozit si krytare ndodhi nje cudi.. e cila po debatohet..
ne tabel u cfaq mes tjerash se berisha ka votue per shkarkim.. kurse 70 deputet per Jo shkarkim..
kam shtyp dy her tha berisha.. se mendova qe me te paren nuk funksionoj butoni.. dhe sipas topit.. po te shtypesh dy here ne tabel te del se nuk ke shtyp fare..pra te del nje JO..
e kur kryetarit te PD-se i vete huq vota (po mendojme se ska hile ne kte pune) athere mendon njeriu me te drejte se ky varianti butoni nuk ka siguri..
plus te mendosh se kushedi cfar futbolli bejn me butonat krahu socialist..
eshte fakt se shpesh ne disa votime me buton.. per raste tjera votimi ka ndodh qe ka votuar dhe nano megjithse ai fiziko-mullaqoisht ka qene ne ndonje pllazh tuj rrezit hallatet.. kur thojn kosovaret..
pra ne kte rast varianti "butoni" behet i debatushem.. dhe nga asnjianesit e jo me nga mashtruesit socialist qe skan turp te sajojne ngatrresa.
prandaj PS me kte rat i unifikoi opozitaret me preteksin se na u shkel e drejta per variantin "letra" ..e se varianti "butoni" na u imponua.. e keshtu gjeten rast te bejne palacolleqe ne parlament..
Prandaj nuk mbetet tjeter mendoj une vec te perseritet votimi me varianti Leter-Kuti..
Keshtu i mbyllet goja te gjithve dhe fillon normaliteti ne kuvend..
tani dihet se PS perseri edhe mbas kesaj do bej gjullurdi por ama PD del ballhap para Ambasadave.. Ja thot e bera sic deshen kta socialistet..
Ne kto pune ska nevoj per kokfortesi por mencuri..
Dhe mencuri do te thote qe diten kur votohet cdo pale ti kete aty prezent te vetet.. qe te marri maksimumin.. e mundshem te pikve..
burun..
a jam a sjam per nje deklarat kunder krimeve te Komunizmit.. thua ti..
degjo..
ne krimet e komunizmit hyn dhe persekutimi i Kico Ngjeles e Tak ngjeles nga PPSH-ja..
por ti menjihere dje i permende biografine Takut.. pra u bere Ruc..
edhe para 3 korrikut te thash.. duke te menduar se je atdhetar e jo kaposh.. pak a shume keshtu..
--Burun.. bashkoje Voten me Pd e Vlores.. mo u bej loj e kanibaleve.. ruco zabitoiste..
nuk me degjova
po vazhdove e
megjithse nuku fitove..
ama voten PD-s ja hollove ..
e kjo do te thote se cove
Uje ne mulli te Dredho
Caush luiz Ruc edvinove..
e nashi dashke komunikat ti kunder krimeve..
Vota eshte komunikata-deklarata.. me e mire.. or cjap .. se vota te jep MJET kurse me komunikata fshin b...n PS-ja..
o skupton ti ose ben theatro..
ste le hunda te thuac.. brar keshe te drejte kur me the mo u bej vegel e Ps ne para 3 korrik po un kok cjapi nuk te degjova.. se po te ishim tere me PD kish marre me shum vota PD e do kishim vetem deputet Pd-je nga Vlora ne parlament.. dhe ashtu me mire do luftonim krimin.. e do sheronim pasojat e epokes staliniste..ne qarkun e Vlores..
E vlora qe i pa ne 97 kanibalet ..vetem 2 deputet demokrat i coj ne parlament..
sepse duallet ju shuntuesit e votes demokratike.. kurse e mira do ta donte ti kish te 6-te deputetet Vlora.. jo zabitoisteo dredho-dardhoiste..
behu burre..
Kur ke voten nuk i trembesh butonave as letrave.. as ankesave.. as pesh pesheve.. dhe e celnikos 3 korrikun qe te mos u bjere mendja me per 97 kanibaleve.. jo nga se u humb deshira per 97 por sa ja pret te tera ganxhat oktapodhit PS.
--
shkoder..
Mask.. do te thote te luash ne Skene te parlamentit ate Rol qe nuk do e donte PS.
PS do qe Jozi te cfaqet e partishme qe ata ti thone Marizes ne llozhe..e shikon si na persekutojne keta..
Prandaj do kujdes ajo pune..
shiko si i dalin miqte kanibales Ps mu ne uashington..
kur i duheshin miq ne kremlin i gjente.. i duheshin ne paris..i gjente..i duheshin ne bruksel i gjente.(lexo bekimin) ..tani i duhen ne Amerik..tak fak i gjen..
lexo.. keto dy artikuj..
njeri qe tregon sa ne gatishmeri i ka PS-ja kanibale te paguarit ..te bleret e saj deri ne vashington..
dhe shkrimi tjeter ..secsa kompaktesi ka grupimi berishian..
pra ne se do duhej sot nje votim me letra aleatet e berishes i kan bere munë frontit..
E aty do duket aftesia e Jozit qe ti mbaje grusht njerzit e jo ne llafe te bukra ne skene te kuvendit..
GSH:
--
INTERVISTA/ Flet këshilltari I Komisionit të Helsinkit në Kongresin amerikan
“Berisha të bëjë kujdes me mediat”
KKRT, Hand i kujton kryeministrit të kaluarën me shtypin
Kryeministri Sali Berisha duhet të jetë shumë I kujdësshëm në marrëdhëniet me mediat. Bob Hand këshilltari i Komisionit të Helsinkit i Kongresit amerikan dhe një njohës I mirë I Shqipërisë, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, I ka kujtuar kreut të qeverisë shqiptare imazhin negativ që ka patur për marrëdhëniet me shtypin kur drejtonte vendin deri në vitin 1997. “Kur ishte më parë në pushtet, zoti Berisha e manipuloi shtypin. Prandaj shpresoj që ai të jetë plotësisht i vetëdijshëm për këtë dhe të veprojë me kujdes”, ka deklaruar Hand. Pothuajse të njejtat paralajmërime ai ka dhe për luftën ndaj korrupsionit e cila nuk duhet të sjellë në poste sipas tij “besnikët” e zotit Berisha. Zoti Hand, ju keni qënë disa herë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet, përfshirë edhe zgjedhjet e korrikut të kaluar. Si e shikoni ju atmosferën politike në Shqipëri. “Më shqetësuan disa prej vonesave menjëherë pas zgjedhjeve, por që prej atëhere gjërat kanë ecur relativisht mirë. Dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Kam krijuar përshtypjen se në Shqipërinë e sotme, krahasuar me Shqipërinë e viteve të mëparshme, do të ketë një përqëndrim më të paktë tek karakteret e njerëzve dhe se kush është në pushtet dhe më shumë vëmëndje tek institucionet dhe funksioni i tyre. Shpresoj që kjo prirje të vazhdojë edhe në të ardhmen”. Këtë vit Shqipëria duhet të mbajë zgjedhjet lokale, jo më vonë se shtatori. Sa e përgatitur është Shqipëria për këto zgjedhje? A ka zbatuar ajo reformat e duhura elektorale? “Mendoj se në zgjedhjet parlamentare të 2005-s, Shqipëria bëri përmirësime të ndjeshme në përmbushjen e standarteve, duke mundësuar vazhdimin e procesit drejt integrimit në institucionet evropiane, diçka që e shikoj me kënaqësi. Në të njëjtën kohë, është më se e qartë se ka probleme për zgjidhjen e të cilave janë të nevojshme reforma elektorale. Misioni i OSBE dhe ODHIR-i janë përpjekur të ndihmojnë në angazhimin e Shqipërisë në këto reforma. Shumë gjëra duhet të zgjidhen brënda një kohe relativisht të shkurtër para zgjedhjeve lokale, veçanërisht në regjistrimin civil, në listat e votuesve, aspekte që janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet lokale. Por, reformat duhen zbatuar për një kohë edhe më të gjatë dhe Shqipëria duhet të përgatitet për të pasur një atmosferë të vazhdimit të reformave elektorale jo vetëm për zgjedhjet lokale të këtij viti, por edhe për zgjedhjet në të ardhmen. Në këtë proces duhet të angazhohen, jo vetëm dy partitë më të mëdha, demokratët dhe socialistët, por edhe partitë e vogla, në mënyrë që reformat të arrihen nëpërmjet konsensusit”. Zoti Hand korrupsioni ka qënë një shqetësim i madh në Shqipëri për të cilin ka reaguar shumë edhe komuniteti ndërkombëtar. Sa përparim ka bërë Shqipëria në këtë drejtim? “Mendoj se kryeministri Berisha ka përpara një sfidë të madhe për sa i përket korrupsionit në qeveri. Dhe nuk ka asnjë dyshim që korrupsioni në vitet e fundit mori përmasa të mëdha. Prandaj zoti Berisha duhet të jetë agresiv në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, ai duhet të provojë se respekton shtetin ligjor dhe se përpjekjet e tij për të luftuar zyrtarët e korruptuar nuk mund të jenë sulme politike kundër njerëzve që u vunë në pozita të caktuara nga socialistët kur ata ishin në pushtet. Gjithashtu ai nuk mund t’i zëvëndësojë këta njerëz me njerëz besnikë të tij, që do të angazhoheshin në të njëjtat aktivitete. Pra ai duhet të tregohet shumë i kujdesshëm se si vepron në këtë aspekt. Kryeministri Berisha ka bërë përpjekje në disa fusha për të luftuar korrusionin dhe në përgjithësi jam i kënaqur me këto përpjekje, megjithëse e them këtë me rezervë, sepse lufta kundër praktikave korruptive është një proces i gjatë e i vazhdueshëm”. Dhe në kontekstin e luftës kundër korrupsionit, një çështje e madhe kohët e fundit ka qënë mosmarrëveshja që kryeministri Berisha ka me Këshillin Kombëtar të Radio-Televizionit, KKRT. Ai kërkon t’i zëvëndësojë ata, ndërkohë që janë shprehur shqetësime se me këtë përpjekje kryeministri ndërhyn në pavarësinë e medias. “Si shumë gjëra në Shqipëri, nuk është e qartë se sa legjitim është vendimi i kryeministrit dhe i qeverisë nga njëra anë dhe shqetësimet e opozitës apo kritikëve nga ana tjetër. Është e qartë se mjetet e shtypit, ashtu si shumë aspekte të shoqërisë në Shqipëri, mund të ketë nevojë për reforma, dhe kjo mund të kërkojë zëvëndësimin e disa njerëzve. Si kryeministër, zoti Berisha e ka për detyrë t’i shikojë gjërat dhe të bëjë ndryshime, nëse është nevoja, por në të njëjtën kohë dihet se kur ishte më parë në pushtet, zoti Berisha e manipuloi shtypin. Prandaj shpresoj që ai të jetë plotësisht i vetëdijshëm për këtë dhe të veprojë me kujdes. Në se arrihet në përfundimin se ai po manipulon median dhe përpiqet ta kontrollojë atë, do të ketë kritika nga opozita në Shqipëri, por edhe nga shoqëritë civile dhe komuniteti ndërkombëtar.”. Zoti Hand, javën e kaluar në Ëashington ishte ministri i jashtëm i Shqipërisë. Ai u takua me zyrtarë të lartë amerikanë. Si i shikoni ju marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. “Do të thosha se në përgjithësi këtu në Ëashington dhe në gjithë Shtetet e Bashkuara ekziston një vullnet i mirë ndaj Shqipërisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të forta. Pas ndryshimit të qeverive në Shqipëri, marrëdhëniet me Amerikën janë shumë të mira tashti siç kanë qënë dhe duhet thënë se marrëdhëniet janë mes dy vendeve dhe jo midis partive apo elementëve politikë. Qeveria amerikane vazhdon të jetë e angazhuar ndaj integrimit euro-atlantik të Shqipërisë, veçanërisht anëtarësimit në NATO, dhe integrimit evropian. Që këto aspirata të Shqipërisë të bëhen realitet, vendi duhet të zbatojë reforma, të përmbushë standarte prandaj edhe dua t’u bëj thirrje autoriteteve shqiptare si dhe popullit të Shqipërisë që, nëse duan të anëtarësohen në NATO dhe në Bashkimin Evropian, t’i shikojnë me seriozitet këto reforma dhe sa më parë që ato të zbatohen aq më shpejt Shqipëria do të integrohet në këto institucione”.
--
shekulli
--
Kryeministri iu telefonon krerëve tw partive aleate. Takon vetëm Xhuvelin, Lesin dhe Alibalin
Berisha thërret aleatët në takim, Mediu e Pollo jashtë shtetit
N.Perndoj
TIRANE - Në kushtet e bllokimit të punimeve te Kuvendit nga ana e opozitës, Kryeministri Sali Berisha kërkon që të fillojë puna sa më parë për reformën zgjedhore. Për fillimin e punës, kreut të ekzekutivit i nevojitet patjetër mbështetja e partive të vogla të mazhorancës, për të dalë në një qëndrim të përbashkët. Dje, Kryeministri Sali Berisha u ka telefonuar krerëve të partive politike të koalicionit qeverisës për të zhvilluar një takim pikërisht për reformën zgjedhore. Por dy krerët e partive politike, PR dhe PDR kanë qenë jashtë Shqipërisë, duke bërë që takimi aq zyrtar të shndërrohej në një takim kafeje mes tij, kryetarit të PAA-së, Lufter Xhuveli, atij demokristian, Nikoll Lesi dhe nënkryetarit të PR-së, Neritan Alibali. Burime nga takimi i djeshëm thanë dje për “Shekullin” se gjatë ”kafes” së shkurtër palët kanë diskutuar mbi mundësinë e gjetjes së rrugëzgjidhjeve për të filluar nga puna me qëllim përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Gjatë takimit të djeshëm që ka qenë krejtësisht formal, secili prej përfaqësuesve ka dhënë opsionet e tij për qëndrimin që duhet mbajtur kundrejt reformës zgjedhore. Duke qenë se drejtuesit kryesore të takimit mungonin, kryeministri Sali Berisha ka vendosur të zhvillojë një takim të dytë, mes krerëve të partive politike, atëherë kur të gjithë të jenë në Shqipëri. Çështja e reformës zgjedhore është një ndër problemet kryesore që ende nuk ka marrë zgjidhje. Para disa ditësh, Presidenti Alfred Moisiu ka shprehur keqardhjen për mos ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, ndërkohe që Partia Demokratike u prononcua më pas se faji ishte vetëm i Partisë Socialiste. Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të PS-së fajësuan kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli për zvarritje të procedurave, ndërkohe që nuk dhanë asnjë qëndrim konkret lidhur me kërkesat e partive të vogla.
Aleanca
Një tjetër çështje e diskutuar dje në takimin mes kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësuesve të partive aleate ishte edhe bashkëpunimi i deritanishëm mes partive të koalicionit qeverisës. Mësohet se kryeministri Sali Berisha ka kërkuar mbështetjen e tyre me qëllim që qëndrimet të jenë unike lidhur me çështje të rëndësishme. Në takimin e zhvilluar është prekur edhe inisiativa e fundit e partive të vogla për krijimin e një grupimi mes tyre që do të cilësohet si “mazhoranca përcaktuese”. Por rreth kësaj çështje nuk është diskutuar gjatë për sa kohë që në takimin e zhvilluar nuk ishin vetë inisiatorët e kësaj lëvizje. Përfaqësuesit e partive politike në takim u shprehën për “Shekulli”-n se takimi i zhvilluar ishte frutdhënës dhe se ajo do të pasojë me të tjera takime në nivel drejtuesish të partive politike.
25/02/2006
--
..pra bariu sdi ku i ka delet..
shum keq..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-02-2006 më 04:06
E po mjerr popullit shqiptar me keta rrypa qe ka zgjedh. 100 vota si numrojne dot tani bo hesap kur te vijne zgjedhjet ca bohet. Pak halle ka shqiperia dhe shqiptaret qe keta pisa merren me budalliqe.
Dy llafe per brarin...
Brari mund te jete cte doj po kurr qysh jo DEMOKRAT. Brari o rob qe urre te tjeret ai o fashist. Ai te kete pushtet te shtyp te djeg te kalb neper burgje nese je kunder pd. brari eshte soj i enver hoxhes. shife lexo gjithemon kur shkruan shkruan me fryme fashiste vrasese. Une do isha kurrioz ta dij nese dikush e njeh personalisht ketu kete burr. Nese dikush e njeh le te thoj e njoh eshte djal i ri apo ka qene shef sigurimi ne kohe te komunizmit apo ne krah te djathe te gazidedes ne 97. Shumica e forumistave shkruajne mendime se ca mendojme po brari shkuan pjella ne cdo teme qe shkuan(dhe tema dashurie) permend te njejta fjale ruco dado majko etc. Une te urroj shendet brari po kurr se pranoj se ti je demokrat.
Problemi qe ka parlamenti shqiptar eshte jashtzakonisht i thjeshte.
Neni 75 (i Kushtetutes)
1. Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet.
2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve.
------------------
Neni 60 (i Rregullores se Kuvendit)
Votimi i fshehtë
1. Votimi i fshehtë bëhet për çështje që kanë të bëjnë me personat.
2. Votimi i fshehtë, përveç rasteve kur nuk lejohet të kryhet sipas Kushtetutës, ligjit ose kësaj Rregulloreje, mund të kërkohet nga të paktën 7 deputetë dhe vendoset me votim nga Kuvendi. Kërkesa për votim të fshehtë duhet të formulohet në kohën që drejtuesi i seancës mbyll diskutimet, deklaron se do të kalohet në votim dhe përpara se të ketë ftuar deputetët të votojnë me ngritjen e dorës ose nëpërmjet mjeteve elektronike.
3. Votimi i fshehtë bëhet duke hedhur në kutinë e votimit fletën e votimit ose në mënyrë elektronike.
4. Fleta e votimit të fshehtë duhet të përmbajë të paktën objektin e votimit dhe alternativat e votimit pro, kundër dhe abstenim. Në fletën e votimit deputeti shënon me një shenjë të dallueshme dhe të qartë për zgjedhjen e bërë në alternativën për të cilën është dakord. Në rast se fleta e votimit përmban më shumë se një kandidat, përbri emrave të tyre vendoset një kuadrat, në të cilën deputeti duhet të vendosë shenjën për zgjedhjen e bërë.
-------------------------------------------
Pra pika 3 e Nenit 60 te rregullores se kuvendit njeh votimin e fshehte me elektronik dhe me kuti.
Percaktimi i menyres se votimit behet me votim te hapur dhe fiton ajo menyre qe merr 50% +1 te votave te deputeteve qe ndodhen ne salle.
--------------------------------------------------------------
Mazhoranca e kreu kete votim, vendosi me shumice votash per votimin elektronik.
Nga 132 deputet te pranishem votuan 70 pro Jozefines (nga 66 +1=67 qe i duheshin) .
---------------------------
Opozita bertet: Duam votim te fshehte me kuti.
Pse duhet ta bejme keshtu???!!!
Sepse bertisni me te madhe dhe me shume se te tjeret?!
Ne demokraci vendimet merren ashtu si vendos shumica.
Asht ashtu si thote Antimafia. Ka dy menyra te fshehta votimit brenda rregullores. Problemi s'ka asnji baze.
Brar, i ndaj gjitha shqetesimet tueja, por mendoj se damin e bajne jo thirrjet e mafiozave socialista, por fjalet e papergjegjeshme te Ngjeles. Fjalet e tij munden me u perdore. Ashtu si ne 97 ishin mjaft prej atyne afer Berishes qe krijuen rrenen per "diktaturen e re". Keto zana te brendshem bajne qe me u legjitimue sulmet prej jashte. Qe Korabi bertet ne parlament e ai tjetri zhgul telat e komputerave dihet, por jane fjalet e Ngjeles qe munden me u perdore prej dashakeqeve.
Oiseau en vol, Topalli e meriton shkarkimin, simbas socialistave, se ka shprehe opinionin se prokuroria duhet mos me myke dosjet e trafikantave te droges. Ka thane qe prokuroria duhet me punue e jo me lane ne harrese krimet. Kjo asht e pafaleshme per to.
Shife cka ndodh:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=61947
Aresyeja eshte e thjeshte: sepse ujku mjegull do. Votimi elektronik eshte shume transparent per ata qe gjithçka e mbeshtesin tek manipulimi, genjeshtra dhe presioni.Postuar më parë nga Antimafia
Fakti eshte qe PS nuk ka numrin e duhur te votave per ta rrezuar Jozefina Topallin. Atehere votimi i fshehte ka dy qellime:
1. manipulimin e rezultatit sepse PS-istet jane mjeshtra te kutive te votimit dhe te procesverbaleve te votimit
2. ndonje katovicar i PD-se i cili me votim elektronik nuk guxon te votoje pro mocionit per te mos u vete-demaskuar, me votim te fshehte mund t'i bashkoje votat me opoziten pa problem.
Realisht PS-ja nuk e rrezon dot Topallin sepse nuk i ka numrat.
Nese Topalli shkarkohet, kjo do te vije vetem nga PD-ja.
E drejta vonon, por nuk harron!
Mos e ka idene se ç'eshte Parlamenti me mire deputeti i PS-se Bello qe vete ulet ne vendin e qeverise dhe nuk e leshon?Postuar më parë nga peshkaqeni33
Mos e ka idene me mire ai tjetri qe vete shkul kabllot e kompjuterit sepse s'i pelqen rezultati?
Mos e ka me mire idene minatori i detit Majko qe vete te heq kryetaren e Kuvendit nga vendi?
Asnje nga keta nuk e di ç'do te thote Parlament e jo me ta respektoje kete institucion.
Por ke te drejte kur thua se Prlamenti eshte kthyer ne teater kukullash.
Eshte tamam teatri i kukullave te Ramiz Alise.
E drejta vonon, por nuk harron!
Kryeministri shprehet për vijimin e jetës parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit
- Zoti Berisha, keni patur një takim me aleatët për reformën zgjedhore. A mund të na thoni diçka më shumë?
Ne jemi shumë të vendosur për reformën zgjedhore. PD është e vendosur të jetë konçensionare, të bëjë lëshime. Nuk bëjmë lëshime për "Dushkun", sepse jemi kategorikisht kundër dhe e kemi shprehur. Jemi dakord të ulemi në tryezë për të gjitha të tjerat; për sistemin, përbërjen e atij komisioni. Mendoj se dy partitë e mëdha mund të lëshojnë, të mos kenë nga 6 anëtarë, do të jemi të gatshëm të qëndrojmë edhe me 3 anëtarë në komision. Dy partitë e mëdha e kanë të domosdoshme të mendojnë edhe për përfaqësimin e partive të tjera politike, sepse asnjëra nga këto parti të tjera nuk kërkon ndryshime që nuk përputhen me një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
- Do të pranoni votimin me mënyrë të fshehtë në parlament për mocionin e zonjës Topalli, siç e ka kërkuar edhe opozita?
Së pari, dëshiroj të theksoj këto elemente: Në vlerësim dhe respekt ndaj opozitës, mazhoranca pranoi, në kundërshtim me vetëdijen e saj, brenda 7 ditëve, të votohej për kryetaren që ajo e pati zgjedhur, ndonëse kishte të gjitha prerogativat ligjore për ta hedhur poshtë kërkesën. Nuk e bëri këtë. Dhe mendoj se u bë një konçension maksimal ndaj atyre që e quajnë veten opozitarë. Mirëpo ky konçension u lexua kokëposhtë, u lexua si një mundësi për t'i imponuar mazhorancës çdo gjë; për të marrë rolin e saj të pushtetit, karriget e saj dhe u gjykua se mund t'i diktohet mënyra e votimit. Edhe njëherë e kam theksuar, mënyrat e votimit janë të përcaktuara në ligjin e parlamentit. Kushtetuta e parlamentit është Rregullorja e tij. Gjithçka është vepruar në përputhje me Kushtetutën e parlamentit. Ne do t'iu faktojmë shqiptarëve se çështja është jo tek zonja Topalli, as dhe tek ligji i parlamentit, çështja është tek Luiza Hoxha. Unë dua të them këtu, me sinqeritetin dhe vendosmërinë më të madhe, se nuk do të përdoret, në mënyrë absolute, lufta kundër krimit për qëllime politike. Sikundër do të dështojnë shumë keq të gjithë ata që duan të përdorin politikën për të mbrojtur krimet dhe krimin e tyre. Kur bien maskat, del pudra. Kategorikisht nuk mund t'i imponohet pozitës, pozita e ka të shenjtë shtetin ligjor, po zbaton shtetin ligjor.
- Parlamenti mund të hyjë në krizë kështu, zoti Berisha?
Në asnjë krizë nuk hyn parlamenti. Ai i ka të gjitha hapësirat për opozitën. Ata që duan të votojnë për karriget, kanë bërë zgjedhjen e tyre të gabuar.
- Pas këtij votimi, koalicioni juaj a është solid?
I tërë koalicioni është tërësisht solid. Nëse mendon se Arta Dade dhe 4-5 socialistë kanë votuar për zonjën Topalli, kjo është punë tjetër.
- Cili është raporti me Presidentin Moisiu për çështjen e ambasadorëve?
Nuk ekziston asnjë kontradiktë. Absolutisht. Konventa e Vjenës, e cila përbën ligjin ndërkombëtar të diplomacisë, kërkon që të qartësosh përpara çështjen "grata" apo "non grata". Në përputhje me Konventën e Vjenës je i detyruar të testosh vetëm kaq, personi që do të dërgosh është "grata" apo jo. Përndryshe, krijohen incidente. Asgjë nuk ka ndryshuar në procedurën dhe emërimin, dhe nuk ndryshon, sepse kjo është një procedurë e qartësuar në Kushtetutë dhe në ligjet e vendit. Është plotësuar ky boshllëk për të mos rënë në një rast që mund të krijojë probleme të mëdha. Është një detyrim që buron nga Konventa, që është edhe ligji ndërkombëtar i diplomacisë.
Partite e majta neneshkruajne nje dokument te perbashket drejtuar presidentit Moisiu: te rikthehet legjitimiteti i parlamentit.
Partite e opozites te mbledhura sot ne nje nga sallat e hotel Tirana, kane firmosur nje dokument qe do tia dorezojne presidentit Alvred Moisiu. Ne takim merrte pjese sekretari i Pergjithshem i PS Pandeli Majko, kryetari i LSI Ilir Meta, kryetari i PSD Skender Gjinushi, kryetari i PDS Paskal Milo, dhe kryetari i PAD Neritan Ceka.
Me anen e ketij dokumenti opozita e majte kerkon nderhyrjen e presidentit per rikthimin e legjitimitetit te parlamentit.
Nderkohe ne nje njoftim te mengjesit presidenti Alfred Moisiu u shpreh sot i shqetësuar për zhvillimet e ditëve të fundit që kanë vënë në një përplasje direkte pozitën dhe opozitën, si dhe kanë bllokuar punimet e parlamentit. Shqipëria dhe populli shqiptar ,u shpreh kreu i shtetit presin zhvillime të tjera e jo ngjarje si këto që po ndodhin, duke përsëritur edhe një herë thirrjen se të dy kampet politike duhet të kenë komunikim e marrëdhënie mes tyre për të ndihmuar në ecurinë e vendit.
I sapokthyer nga një vizitë dy ditore në Itali ku u takua me presidentin italian Karlo Axelio Ciampi dhe në Vatikan me papa Benediktin XVI presidenti Alfred Moisiu ka komentuar shkurtimisht zhvillimet e vrullshme dhe kthesën e papritur që mori rrjedha politike në vend pas seancës së mocionit për shkarkimin e kryetares së parlamentit Jozefina Topalli.
Kreu i shtetit tha se i kishte ndjekur këto ngjarje dhe shprehu keqardhjen që pak ditë pas siglimit të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, të gjithë prisnin gjëra të tjera dhe jo zhvillime të tilla.
Presidenti ishte i kursyer në komentet e tij dhe evitoi që të jepte vlerësime se nga cila anë ishte e drejta. Ai i qëndroi pozicionit të tij si kryetar shteti duke u mjaftuar me thirrjen e përsëritur se pozita dhe opozita duhet të kenë një komunikim e marrëdhënie shumë të mira që të ndihmojnë ecurinë dhe zhvillimin e vendit.
Ai kujtoi se Shqipëria ka mjaft probleme me të cilat duhet të përballet cdo ditë dhe se “populli pret që politikanët të merren seriozisht me hallet e tyre”; por thirrjet e presidentit Moisiu duket se disa herë kanë rënë në vesh të shurdhët dhe se partitë shqiptare janë më shumë të zëna me përplasjet mes tyre. Aktualisht të dyja palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. Opozita e majtë e cila gjatë gjithë kësaj periudhe që nga zgjedhjet e 3 korrikut ka qenë e përcarë, për herë të parë u bashkua në protestat kundër mënyrës së votimit për mocionin e shkarkikimit të zonjës Topalli.
Të majtët janë të vendosur që të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare dhe as në mbledhjet e kryetarëve të grupeve parlamentare, ndërsa do të tentojnë që cdo seancë të bllokojnë punimet e parlamentit derisa të përsëritet votimit për mocionin. Por nga ana e tyre, demokratët e konsiderojnë tashmë këtë cështje si një kapitull të mbyllur dhe i kanë bërë thirrje opozitës që të kthehet e të marrë pjesë në punimet e komisioneve.
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë demokratike Bamir Topi, "nga ana e opozitës ka pasur jo vetëm një dhunim të atmosferës parlamentare, por është krijuar edhe një situatë e papranueshme në një kohë kur pritet një reformim i ndjeshëm i Kodit Zgjedhor".
Kush i "ngrefi" socialistët në Parlament
Edi PALOKA
Skenat e fundit në Parlament nuk janë në fakt të reja as për Parlamentin shqiptar e as për parlamente të tjera në botë. Ndryshimi në këtë rast vjen tek arsyet që sollën atë situatë dhe tek personazhet që e krijuan.
Sipas socialistëve, atyre iu mohua e drejta e votës së fshehtë e për këtë arsye u krijuan dhe incidentet. Kjo është totalisht gënjeshtër dhe këtë e kanë të qartë shumë mirë dhe ata vetë. Asnjë mohim të drejtë dhe asnjë shkelje nuk kishte gjatë seancës që u votua mocioni ndaj kryetares së Parlamentit. Rregullorja, që vetë socialistët kanë bërë kur kanë qenë mazhorancë, parashikon votim të fshehtë dhe këtë votim e parashikon me dy mënyra: me kuti ose me elektronikë.
Për katër vitet që unë kam qenë në Parlament, votimet e fshehta janë bërë me elektronikë për arsyen e thjeshtë se janë më të shpejtë dhe më të qartë, ndërsa fshehtësia është krejtësisht e garantuar. Të paktën kështu deklarohej nga socialistët, deri ditën që u votua për Jozefinën, se pas kësaj dëgjuam prej tyre që votimi i fshehtë me elektronikë nuk qenka shumë i fshehtë. Atëherë pse për gjithë kohën që kanë qenë ata mazhorancë në Parlament nuk e paskan përmendur ndonjëherë?! Këtu, minimumi, kemi të bëjmë me një hile dhe poshtërsi socialiste, nga ato poshtërsitë prej legenash që vetëm njerëz pa pikë dinjiteti mund t'i bëjnë.
Sidoqoftë, problemi nuk qëndron aspak tek "e drejta e shkelur" e socialistëve, por tek fakti që gjithçka ka qenë e përgatitur pikërisht për të sjellë një situatë të tillë. Pse e them këtë?
Socialistët, duke filluar nga Blushi që është ideatori i saj, e kanë ditur shumë mirë që asnjë votë më shumë nuk kanë ata në Parlament nga sa kanë pasur. Ata e dinë gjithashtu që kërkuesit e mocionit duhet të marrin 50+1 pwr qind të votave te Parlamentit, pra 71 vota që mocioni i tyre të quhet i fituar, shifra që socialistët nuk i shohin as në ëndrrat e tyre më perverse kur janë në gjumë. Fakti është që kundër mocionit ishin 70 vota, pa llogaritur gabimin teknik të Berishës, mosvotimin e Ngjelës dhe mungesat e disa deputetëve të koalicionit (Babasi ishte i pezulluar, ndërsa për Vangjel Dulen votoi Peçi i PS). Vota kundër ishin vetëm 8, ndërsa socialistë pa votuar mbetën 54. Pra, asnjë aritmetikë nuk i jepte fitore mocionit. Atëherë pse u kërkua ky mocion?
Dikush nga socialistët tha se votimi (që ata nuk e "njohin") tregoi "krizë" brenda PD. Nuk e di ku e shohin krizën këta, sepse PD nuk ka asnjë votë mangut nga sa ka marrë më 3 korrik. Nëse LSI-në dhe Paskal Milon socialistët e fusin në llogarinë e PD e jo të opozitës, kjo është çështje e aritmetikës së tyre. Megjithatë, prapë qëllimi i mocionit nuk ishte që të zbulohej ndonjë "krizë" brenda PD, sepse socialistët e dinë se sa vota kanë. Ndonjë ide që x deputet i PD mund të votojë kundër Jozefinës dhe kështu numrat e PD do të bien, prapë nuk paraqet sukses për PS, sepse është iluzion ose ndryshe quhet masturbim me fantazi socialistësh. Pra, shkurt, socialistët kanë qenë të qartë për rezultatin, se përndryshe do të kërkonin rrëzimin e qeverisë e jo mocion për Topallin. Atëherë pse?
Shumë e thjeshtë, për të krijuar atë situatë.
Të menderosur keq më 3 korrik, të vënë në pozitën e një opozite pa moral (sepse shqiptarët i kaluan në opozitë si hajdutë) me probleme të brendshme të ardhura nga largimi i Nanos dhe ardhja e ylberëve në PS, duket e çuditshme që këta deputetë të "ngrefen" kaq shpejt.
Më '93, unë kam shkruar një artikull për bllokmenët, ku i kërkoja shtetit të atëhershëm të mos tregohej tolerant, sepse tolerancën kriminelët do ia merrnin për dobësi. E ashtu ndodhi. Gjithë kriminelët e diktaturës që pas fitores së PD ishin fshehur e larguar, të ndërgjegjshëm për urrejtjen që kishin shqiptarët ndaj tyre, papritur u ngjallën. Kur panë që nuk i preku kush, filluan të shfaqen fillimisht rrugëve e pastaj dhe në shtyp, duke mbrojtur krimet që kishin bërë në 50 vjet. Kjo ndodhi sepse u krijua ideja që përderisa nuk u dënuan, atëherë pushteti dhe krimet ishin një e drejtë që u takonte.
E njëjta gjë po ndodh me krerët e korruptuar të PS. Shumica e tyre janë për t'u plasur nëpër burgje për krime dhe korrupsion. Por në vend që të shkojnë atje ku u takon, ata janë në Parlament dhe marrin guximin pikërisht të mbrojnë dhe ushtarët e tyre që akuzohen për të njëjtat gjëra. Nuk e bëjnë këtë thjesht për të mbrojtur veten, jo, por po u duket se korrupsioni paska qenë një e drejtë e tyre, bile dhe pushteti është një e drejtë vetëm e tyre.
Shihni personazhet që dalin në krye, të gjithë, ish-ministra apo funksionarë të akuzuar e me dosje korrupsioni. Ishte dhe Petro Koçi që mendoi se i erdhi dita të djegë dhe një herë si më '97-ën. Kjo është pasoja e "tolerancës demokratike" ndaj kriminelëve dhe të korruptuarve. Nuk janë vetëm bandat që duhen luftuar, por ata që të gjithë e kemi ditur dhe e dimë që kanë drejtuar bandat, kupola.
Ata janë "ngrefur", sepse atyre po nuk u re kokës, po t'ua fërkosh kokën, ky fenomen u ndodh.
RD
Krijoni Kontakt